• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VARRE ILIRE NË FORINË TË GOSTIVARIT

August 8, 2017 by dgreca

“Do të ishte mirë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi të na tregojë për fatin e pllakës së varrit të gjetur në verën e vitit 2007”./

1 Arben Llalla, Forine, Korrik 20072 Pllaka e gjetur ne Forine

Nga Arben LLALLA/Në Korrik të vitit 2007, në Forinë të Gostivarit gjatë punimeve të kanalizimeve të fshatit i zbulua një pllakë varri e shek.4-5. Atë periudhë kryetari i sotëm i Kuvenit të Maqedonisë Talat Xhaferi më bëri telefonatë për të shokuar këtë pllakë si historian.Sapo mora vesh këtë lajm u nisa për në vendin ku ishte gjetur ky fakt historik. Në Forinë më priti z.Talat Xhaferi i cili më tregoi ku ishte pllaka antike. Aty ishin edhe shumë banorë të fshatit të cilët e ruanin si gjë të shtrenjtë.

Cilës periudhë i përket? Në ç’gjuhë është shkruar?

Këto janë pyetjet që mundojnë banorët e këtij fshati.

Përsa i përketë kësaj dëshmie kemi të bëjmë me një pllakë mermeri në të cilën pasqyrohet një figurë njeriu dhe poshtë saj gjendet mbishkrimi: ΑΝΝΙΑΤωΥΙω, ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ, ΜΗCΧAΡΙΝ.Në lashtësi njerëzit shkruanin me shkurtesa, mirëpo me kalimin e kohës çdo gjuhë u zhvillua duke na bërë të vështirë për të kuptuar sot mbishkrimet e tyre.

Sipas meje Pllaka e gjetur në Forinë, është një pllakë varri e vjetër ndoshta e kohës së Bizantit shk. IV-V. Mbishkrimi është i shkruajtur me shkronja që sot njihen si shkronja greke. Në pllakë pasqyrohet figura e një vajze të re. Ku e përcaktojmë nga paraqitja, me një qafë të hollë dhe të gjatë, me ballë të ngushtë dhe flokë më të lartë se balli.Për mbishkrimin siç e dhashë më lartë është me shkronja të sotme greke, por ka edhe një shkronjë e cila nuk i përketë alfabetit grek, por alfabetit latin, ajo është shkronja C.

Mund të shtrohet pyetja: Prej nga në Forinë na del një gur varri me mbishkrim grek!?Shqiptarët e lashtë që njihen me emrin ilir shkruanin pothuajse me alfabetin e sotëm të përvetësuar nga grekët. Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë shkencëtarë të huaj që janë marrë dhe merren me shkencën e Albanologjisë. Ndër ta përmendim albanologun austriak Johann Geog Von Hahn 1811-1869, i cili është shpëtuesi i ABC Pellazgjike të Teodor Haxhifilipit Elbasanit i njohur dhe si Dhaskal Todri.Pra, grekët e morën alfabetin e shqiptarëve duke e zhvilluan dhe përvetësuan. Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve. Çdo shqiptar që e njeh dhe merret me studimin e gjuhës greke këtë fenomen do ta vërejë me lehtësi.Duhet të dimë se deri më 1937 shqiptarët ortodoksë në ritet fetare përdornin gjuhën dhe shkrimin grek, derisa më 12 prill 1937 Sinodi i Shenjtë i Fanarit njohu zyrtarisht autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare (KOASH), që në të gjitha ceremonitë fetare të përdoret vetëm gjuha dhe shkrimi shqip.

Çështja është pas 10 vitesh ku gjendet kjo pllakë? Kush u morë me studimin e saj? A ka në Forinë varrezë ilire dhe u betonua pas zbulimit të saj?

Nga bisedat që kam bërë me pleqtë e fshatit Forinë ata më treguan se është gjetur një varrezë e vjetër me pllaka të tilla, por e mbuluan me pllaka betoni, më treguan për banorët shqiptar të dikurshëm të Forinës që i përkisnin besimit ortodoksë, por tashmë ishin asmiluar në sllavo-maqedonas dhe kishin themeluar një fshat të ri.

Do të ishte mirë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi të na tregojë për fatin e pllakës së varrit të gjetur në verën e vitit 2007.

Kjo është vetëm njëra nga ato historitë tragjike të shqiptarëve të cilët ndër shekuj kanë humbur gjurmët e trashëgimisë së tyre, kulturore e fetare, etj.

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, NË FORINË, TË GOSTIVARIT, VARRE ILIRE

Kur ortodoksët shqiptarë anti-Janullatos përkraheshin nga PS dhe PD

August 7, 2017 by dgreca

Histori-Ndodhi 25 vjet më parë/

2 Janullatos

Një protestë e rëndësishme ka ndodhur si sot 25 vjet më parë, kur një grup besimtarësh ortodoksë të Tiranës, tentuan të ndalin shpalljen e priftit grek, Anastas Janullatos, Kryepeshkop të Shqipërisë. Protesta e nënshkruar nga besimtarët ortodoksë mbërriti në parlament pasi mori mbështetjen e 28 deputetëve të PD-së dhe 20 deputetëve të PS-së.Në deklaratën e besimtarëve ortodoksë evidentohej se disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima, po mbështesin përpjekjet e kishës greke për të emëruar  Janullatosin në krye të kishës ortodokse shqiptare.

Në emër të deputetëve të PD-së, i ndjeri Perikli Teta lexoi deklaratën e besimtarëve ortodoksë duke i kërkuar parlamentit të marrë vendimet e duhura dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë.

Deklarata e Perikli Tetës u mbështet edhe nga ajo e Namik Dokles i cili tha se 20 deputetët socialstë të pranishëm në sale, e mbështesin protestën e besimtarëve ortodoksë.

Seancë parlamentare, e hënë, 3 gusht 1992, ora 17:00

Perikli Teta – Zoti Kryetar, Në emër të një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialdemokrate, desha të shpreh përkrahjen për një protestë që na ka ardhur nga një grup ortodoksësh shqiptarë me këtë përmbajtje:

P r o t e s t ë

Ne, besimtarët ortodoksë, të mbledhur sot në Kishën Ortodokse të Tiranës protestuam dhe protestojmë energjikisht ndaj përpjekjeve të kishës greke, të ndihmuar dhe nga disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima për të shpallur Kryepeshkop të Shqipërisë, priftin grek, Anastas Janullatos.

Këto janë atentate që i bëhen Autoqefalisë së Kishës Shqiptare, e cila është arritur me gjakun e sakrificat e atdhetarëve tanë të shquar, si: Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Fan Noli etj.

Megjithëse opinioni ynë e ka ngritur zërin kundër ndërhyrjes brutale të kishës greke, të njohur për qëndrimin e saj dhe sot e kësaj dite antishqiptar, ata përsëri sot u përpoqën të realizojnë vendosjen e Janullatosit si Kryepeshkop të Shqipërisë, gjë që është në kundërshtim të hapur me statusin e kishës autoqefale shqiptare.

Ne, besimtarët e ndershëm ortodoksë, të fyer në ndjenjat tona fetare, kombëtare, i bëjmë thirrje mbarë opinionit ortodoksë shqiptarë të dënojë me forcë veprime të tilla dhe të bashkohet me ne për të mos e njohur as sot , as kurrë peshkopin e importuar. Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar klerikët e zotë, të ndershëm dhe atdhetarë. Të mos mendojnë shovinistët grekë se tashmë u erdhi koha për të realizuar synimet e tyre satanike.

Tiranë, më 02.08.1992.

Teta vazhon… Përveç kësaj, zoti Kryetar, unë në emër të këtyre deputetëve dhe të protestuesve, i sugjeroj Kryesisë së Kuvendit Popullor që të interesohet dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë. Ju faleminderit!

Pjetër Arbnori – Ju faleminderit edhe unë, zoti deputet Perikli Teta për fjalën tuaj që thatë edhe në emër të disa deputetëve të tjerë dhe mendoj që i gjithë Kuvendi Popullor duhet të jetë dakord me këtë shprehje të patriotizmit të ortodoksëve shqiptarë dhe të patriotizmit të të gjithë deputetëve tanë që janë kundër ndërhyrjeve të huaja në kishat tona.

Namik Dokle – Meqenëse zoti Teta nuk përfshiu asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste në këtë deklaratë, unë po them që të shtojë edhe 22 emrat e deputetëve të pranishëm socialistë që janë këtu.Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/ 

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vet, kunder Janullatosit, Ortodoksit

LE FIGARO (30 NËNTOR 1912) : SHKRESA E ISMAIL QEMALIT…

August 5, 2017 by dgreca

…DREJTUAR MARKEZIT TË SAN – GIULIANO-S/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017/

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 Le FigaroRomë, 29 Nëntor/

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »https://www.darsiani.com/

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Le Figaro, Shkresa e Ismail Qemalit

Sportistë shqiptarë të mundjes në Amerikë në vitin 1925

August 4, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x3001 foto

DIELLI-Sportistë  shqiptarë të  mundjes në Amerikë në vitin 1925/

Nga Gëzim Llojdia/

 Në gazetën Dielli të Bostonit ditë e martë  të 6 janarit të vitit 1925 gjejmë një artikull interesantë mbi sportistët shqiptarë të mundjes në Amerikën e atyre viteve. Charlers Mitrua ,champion shkruhet në dy kolona. Gazetari i Diellit më poshtë shkruan:Në mundjen  që u bë njëditëzaj të enjten ditën motit të ri ,midis të dëgjuarve mundës shqiptarë Charles Metro dhe Peter Snirgis, i pari dolli  i fituar dhe u deklarua kampion i mundësve shqiptarë të SHBA.Mundja ishte një nga më të pastërta që janë bërë në Boston,sikundër dëshmuan me një zë të gjithë spektatorët amerikanë dhe shqiptarë. Të dy mundësit herë në gjakftohtësi të plote herë me një ashpërsi të disiplinuar vazhduan mundjen gjer në fund pa dalë as njëri as tjetri nga rregullat e mundjes dhe pa i dhënë kur shkak mësuesit referent që ti qortonte. Kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme për ne shqiptarët dmth që të hahemi ose në bisedim ose me duar dhe të mos humbasim kontrollin mbi ndenjat. Po edhe kjo disiplinë është një pemë e lodrës e atletikës dhe ushtrisë. Kjo është një tjetër arsye përse duhet ta  zhvillojmë dashurinë tonë për lodrat dhe atletikën. Që të kthehemi në mëndje. Opinioni im personal ishte që Strugi është shuam i fortë. Është për të çuditur lehtësia më të cilën i shpëtonte Mitros,nga zaptimet që nga këmbët  e lartë. Mitrua si një mundës i vjetër e dinte pikën  e dobët të Strugit dhe ju vu ta mundte kundërshtarin në atë mënyrë. Në një mundje sipas stilit greko-romak i cili është më i bukur dhe më human s’mund të gjendet shok i Strugit në peshën e tij. Po është puna këtu Mitro fitoi dhe duhet ti japim krediten që meriton. Ai është sot kampion i klasit të mesëm në mes të mundësve shqiptarë të Amerikës. Strugi fitoi të parën ne 32 minuta me zaptimin e quajtur ,Mitrua fitoi të dytën dhe të tretin sic thamë më sipër në 20 min të dytën dhe 30 min të tretën.

Duke përmendur mundësit e organizmit të këtij evenimenti për shqiptarët emigrantë në tokën  e largët autori shprehet se:Financialisht mundja ishte një humbje madhe për garantonin Z,Koli Panche i cili për të mbushur këtë dëshirë të shqiptarëve harxhoi sic marrim vesh 1000dollarë nga të cilat mblodhi në mundje një shumë që është për të zënë në gojë fare 300 dollarë.

 Brezi nuk u bë gati që ti jepej fitimtarit në mundje edhe nga shkaku që nuk kishte kohë dhe se të ardhurat  ishin më pak se të prishurat. U hap një listë ndihmash në mes të  spektatorëve c brezi me të vërtet një dhurate  popullore dhe u mblodhën 47 dollarë dhe ca senca. Të hollat janë në duar të editorit të Diellit i cili do të vazhdojë fushatën me anë të gazetës deri  sa të mbushën 100 dollar që t blihet brezi dhe ti dhurohet Mitros një ditë të caktuar. Ata që kanë dëshirë të ndihmojnë le të dërgojnë shuma të vogla të adresuara te Dielli. Z. Tom Pappas (Nasi Prifti)një mundës i vjetër shqiptar nga Ëorcester kërkojë fitimtarin  në mundje për chempioshipin edhe brezin. Z. Ëaino Ketonen, campioni i botes në klasin emesme nuk mundi të ndodhet në mbledhje  sikundër ishte zotuar Zoti Tomas S. Anastas,promotorin e mundjes  në një letër në të cilën i shkruante se do ti jap rast fitmitarit që të mundet me të për chempioshipin  e botës

Në mundjen e pare, Z. Tommv Record  dhe ai vajtën  barabar.   Mundja qe e kufizuar në 15 minuta.  Ne mundjen e dyte, Z. Nick Bozinis dhe  Jack Ibrighit u deklaruan dhe këta barabar.   Mundja qe e kufizuar në 30 minuta

Filed Under: Histori Tagged With: Gazeta Dielli, Gezim Llojdia, ne Amerike viti 1925, Sportistet shqiptar

LE TEMPS (1914) : SHKODRA KËRKON TË BËHET KRYEQYTET !

August 3, 2017 by dgreca

TELEGRAMI I SHKODRANËVE DREJTUAR PRINC VIDIT/

1 Aurenc BebjaNga Aurenc Bebja*, Francë /Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të dielën e 8 marsit 1914, në faqen n° 2, telegramin e shkodranëve drejtuar Princ Vidit me qëllim që qyteti i tyre (djep i historisë, kulturës dhe traditës shqiptare) të bëhej kryeqendra e Shqipërisë.Çfarë përmban më konkretisht ky telegram ? Si e kanë justifikuar këtë kërkesë shkodranët ? Kush e ka firmosur ?

Në vijim do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 Scutari

« Ne kemi marrë nga Shkodra telegramin më poshtë :Sot, të bashkuar në mënyrë spontane në qytetin tonë prej 30 000 banorësh të Shkodrës, të zonave dhe maleve përreth dhe duke pasur parasysh vetëm interesin dhe të mirën e kombit dhe të shtetit shqiptar, zhvilluam një takim për të kërkuar që Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë. Pasi dëgjuam fjalimet e oratorëve të ndryshëm, ne kemi vendosur njohjen e plotë të Princ Vidit si mbret të Shqipërisë, i cili sapo është zgjedhur nga Evropa dhe kurorëzuar mbret nga populli shqiptar.Ne i urojmë mirëseardhjen mbretit tonë në tokën shqiptare, i ofrojmë atij shërbimet e shqiptarëve besnikë dhe të virtytshëm, i betohemi për nënshtrim, bindje dhe besnikëri.

Në emër të banorëve të Shkodrës, të zonave malore të Malsisë, Mirditës, Dukagjinit, të një pjese të Kosovës, të zonave përreth Shkodrës e deri në dalje të detit, që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të Shqipërisë, kërkojmë që Shkodra të bëhet kryeqytet i shtetit tonë për arsyet në vijim :Qyteti, i famshëm dhe historik kujtimesh dhe luftëtarësh të vjetër shqiptarë, është më i forti, më i madhi, më i bukuri dhe më i shëndetshmi nga të gjitha qytetet e Shqipërisë aktuale. Shkodra është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka ndërtesat më të nevojshme për sovranin, për zyrat e shtetit, për ushtrinë kombëtare, për ministrat dhe konsujt e huaj, për ministritë e qeverisë, etj. Në mënyrë spontane, ajo vë këto ndërtesa në dispozicionin e shtetit, pa qenë nevoja që ky i fundit të shpenzojë miliona për ndërtimin e godinave të cilat janë të domosdoshme.

Shkodra, me të cilën janë të lidhura të gjitha malet e Shqipërisë luftëtare, është strategjikisht qyteti më i madh i Shqipërisë, rrethimi i fundit i saj e ka dëshmuar si qytetin më të famshëm në botë për forcën dhe rezistencën luftarake, sepse ajo rezistoi më shumë se çdo qytet tjetër dhe nuk ra me forcën e armëve në duart e armikut.

Shkodra, kryeqytet i Shqipërisë, e fortifikuar ashtu siç duhet, ushtarakisht dhe strategjikisht, do të jetë, me liqenin, lumenjtë dhe kodrat që e rrethojnë, aq e fortë sa asnjë ushtri e madhe nuk do të mund ta pushtojë, qoftë edhe pas shtatë vjetësh rrethim, ashtu si nuk mundën ta merrnin, pas shtatë muajsh, ushtritë e dy vendeve ballkanike.

E gjithë Shqipëria është sot dhe do të jetë gjithmonë katër herë më e lehtë për t’u pushtuar, nga kushdo, se qyteti i Shkodrës, i mbështetur dhe i përkrahur nga besnikëria e të gjithë shqiptarëve.Shkodra, nëse nuk bëhet kryeqytet, do të jetë në rrezik për t’u shkëputur nga atdheu. Me qytetin e Shkodrës, do të shkëputen të gjitha zonat përreth, të cilat me të formojnë pjesën kryesore të Shqipërisë.

Natyrisht, ndarja dhe shkatërrimi i të gjithë atdheut tonë është në dyshim. Kryesisht, për këtë arsye, Shkodra dhe banorët e saj të bashkuar u bëjnë thirrje qyteteve të Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, të gjithave krahinave shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që e duan atdheun e tyre që të jenë mbështetës të kësaj kërkese.Prandaj, ajo i lutet Madhërisë së Tij Mbretit të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar që të marrë parasysh në mënyrë favorshme këtë kërkesë.Rroftë mbreti i shqiptarëve ! Rroftë Shqipëria e pavarur ! Rroftë Shkodra kryeqytet !Ky telegram është nënshkruar (firmosur) nga komiteti organizues, i cili përfshin Kryepeshkopin, Kryetarin e Komunës dhe parësinë e Shkodrës. » https://www.darsiani.com/

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, LE TEMPS, Telegram i Shkodraneve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 388
  • 389
  • 390
  • 391
  • 392
  • …
  • 739
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT