• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sir Noel Malcolm – Mbrëmje në Ambasadën Shqiptare

February 12, 2014 by dgreca

Me datën 4 shkurt, Ambasada Shqiptare ne Londër në bashkëpunim me Shoqatën Anglo – Shqiptare, organizuan një mbrëmje për nder të Profesorit, Sir Noel  Malcolm, Presidenti aktual i nderit i shoqatës.

Profesor Malcolm ka marrë vetëm pak javë më parë nga Madhëria e saj Elizabeth II, titullin Kalorsiak Sir i cili përbën një ndër nderet më të mëdha dhe titujt më të nderuar që një individ mund të marrë  në Mbretërinë e Bashkuar.

Sir Noel Malcolm është nderuar me këtë titull për  kontributin e tij të çmuar në fushën e botimeve, gazetarisë, studimeve historike, analizave të thella që ai ka botuar në vazhdimësi. Ambasada shqiptare, duke vlerësuar punën e tij të madhe, e nderoi atë në veçanti për kontributin e jashtëzakonshëm dhe nderin që i ka bërë historiografisë shqiptare, me studimin e tij “Kosova, një Histori e shkurtër”.

Ne fjalën e tij Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar theksoi rëndësinë që ka për vetë bashkësinë shqiptaro – britanike vepra e një studjuesi kaq të shquar të historisë së shqiptarëve në Ballkan dhe për më tepër një miku si Sir Noel Malcolm.  Ai shtoi se sa ndikim të madh ka pasur libri i Sir Noel Malcolm në njohjen e së vërtetës mbi Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Në fjalën e tij, Kryetari i Shoqatës Anglo – Shqiptare, ish-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Stephen Nash vuri në dukje kontributin e Sir Noel Malcolm në dobi të çështjes shqiptare në Ballkan. Po ashtu ai ftoi antarët e shoqatës që të vazhdonin përpjekjet në njohjen e kontributit të anglezëve në dobi të çështjes shqiptare.

Më pas, Sir Noel Malcolm, në një përshendetje dhe falenderim shumë elokuent falenderoi Ambasadën e Shqipërisë, Shoqatën Anglo – Shqiptare si dhe Ambasadën e Kosovës në Londër nëpërmjet pranisë së zv/Ambasadorit të saj, studjuesit dhe botuesit z. Bejtullah Destani.

Nderimi për Sir Noel Malcolm, edhe në cilësinë e Presidentit të Nderit të Shoqatës Anglo-Shqiptare ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme e organizuar nga miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë në Londër.

Sir Noel Malcolm, vetëm pak ditë më parë ka përfunduar një studim të plotë për historinë e Shqipërisë me titull “Ernesto Cozzi (1870 – 1926).  Një figurë e lënë pas dore në Studimet dhe në Historinë e Shqipërisë”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbremje, ne ambasaden, shqipare, sir Noel Malcolm

Edhe Valon Behramit, si Gatusos, Beckham dhe John Terryt ia vjedhin veturën

February 12, 2014 by dgreca

Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League/

 Nga BEQIR SINA, New York/

NAPOLI –  ITALI : Portali i shqiptarëve të zvicrës Albiinfo shkruan sot se :” Mesfushorit zviceran, Valon Behrami, i është vjedhur makina. Futbollisti i Napolit, e ka bërë vet publik lajmin në rrjetin social Twitter. Aty ai ka  shprehur pakënaqësinë e tij, por mediat italiane kanë njoftuar se vetura e tipit Smart ishte marrë me qira nga Behrami.”Sipas saj  “Smarti” i Behramit, u “avullua” nga parkingu, derisa ai me gruan e tij ishin në shopping. Behrami ishte dukshëm i shqetësuar për shkak se dy vjet më parë në Napoli i ishte vjedhur dhe një orë, duke e parë si pjesë e një serie grabitjesh të lidhura me futbollistin e Napolit,

E djaloshi nga Mitrovica ka shkruar në Twitter: se “një herë orën, tash edhe veturën. Me të vërtetë jam nervoz” transmeton Albinfo.

Në rrjetet sociale po shkruhet se “Makina e vjedhur futbollisitit shqiptarë me pashaportë zvicerane është vjedhur nga Shqiptarët, por për arsye të hetimeve policia italiane, nuk po jep detajet e vejdhjes deri sa të kap hajdutët” .

Ky lloj tipi autoveture është i vogël dhe dy-vendësh është nga llojet e automjeteve që harxhojnë pak gaz dhe shumë të manovrueshem për në punë dhe janë të lehtë për të parkur. Qasja në kabinën është shumë e lehtë, dhe vendet janë të rehatshme. Ajo kushton nga 20 mijë deri në 30 mijë Euro

Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League
Vitin e kaluar ishte policia e shetit shqiptarë që njoftoi se kishin konfiskuar në Tiranë makinën e tipit “Range Rover”, që i ishte vjedhur John Terry, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League. Mjeti luksoz i Terryt, që ishte vjedhur në vitin 2008, ishte gjetur i parkuar në një nga rrugicat e zonës së ish-Bllokut, pasi disa banorë të zonës, të shqetësuar se mjeti nuk kishte lëvizur prej disa ditësh, kishin lajmëruar policinë. E pas verifikimeve kishte rezultuar se ajo me të vërtet ishte makina e mbrojtësit anglez.

Policia, e shtetit shqiptar pati deklaruar  se” nuk e dinte ekzaktësisht se kur mund të kishte hyrë në Shqipëri, mjeti i pajisur me GPS. Gjithashtu, policia pati thënë se targa ka qenë  po ajo e lojtarit të Chelsea, LT 55 EUO.

Policia deklaroi se “Ajo që dihej ishte me siguri se makina kishte mundur të mbërrijë në Shqipëri, përmes një emigranti shqiptar, që banon në Angli dhe që është me origjinë nga Burreli, por poliicia s’mundi të thoj atëhere  nëse ai ka qenë vjedhësi i “Range Roverit”. Megjithëse, policia kishte nisur hetimet për të gjetur autorin e vjedhjes, ndërkohë që pas verifikimeve Policia e shetit shqiptarë thuhet se automjetin ia dorëzojë  policisë britanike.

Po kjo nuk është hear e parë që mjeti i një futbollisti evropian gjendet brenda kufijve Shqipërisë. Të njëjtin fat të grabitjes nga shqiptarët pësuan edhe dy fotbollist të tjerë. Në shkurt të 2009, po ashtu u gjet në Shqipëri “Range Rover” që në 2006-n i ishte vjedhur lojtarit të Milanit, Gennaro Gattuso. Makinës, që iu kap një të riu shqiptar, i ishte ndryshuar numri i shasisë dhe targa.

Kurse në vitin 2005, autoritetet maqedonase pikasën në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Thanë një makinë të vjedhur në Madrid, që i përkiste futbollistit anglez David Beckham

 

Filed Under: Kronike Tagged With: B Sina, Berhamit, i vjedhin Veturen

Dëshmitë e para kundër grupit të dyshuar për terrorizëm

February 12, 2014 by dgreca

Nga Zijadin GASHI/

Gjashtë të arrestuarit nga grupi prej shtatë personave të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, kanë dalë të martën vonë para Gjykatës në Prishtinë, ku përmes një video lidhje janë dëgjuar dëshmitë e dy shtetaseve amerikane.
Ato pretendojnë se ishin rrahur në mënyrë brutale nga të arrestuarit. Dy shtetaset amerikane shërbenin si misionare të Kishës së Jezusit të Shenjtë të Ditës së Fundit dhe ishin pjesë e një misioni me seli në Tiranë në kuadër të Misionit të Adriatikut Jugor, i cili përfshin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Prokurori i EULEX-it, Robert Kucharski është në krye të këtij hetimi.
Të dyshuarit, sipas hetimeve të para dyshohet se ishin duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar.
Avokati Bajram Tmava, i cili mbron në këtë rast të dyshuarin, Nuredin Sylejmani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij, mes tjerash, po ngarkohet edhe për përgatitje për terrorizëm.
“Klienti im ngarkohet për përgatitje për terrorizëm, ngarkohet për sulm fizik dhe për përçarje, nacionale, fetare e tjera…janë gjetur disa armë, një sasi e armëve te klienti im, mirëpo ne e kemi tezën e mbrojtjes se për çka ato armë janë gjetur dhe për çka kanë qenë të dedikuara”, ka thënë Tmava.
Gjatë arrestimit dhe bastisjeve te këta persona, të cilët dyshohet si i takojnë një grupi të organizuar janë gjetur armë, municione e mjete tjera që janë klasifikuar si dyshime për terrorizëm.
Provat që janë siguruar, sipas pretendimeve të Prokurorisë tregojnë se të dyshuarit ishin duke u përgatitur për të kryer vepra të ndryshme penale me motiv doktrinën radikale fetare, tipike me xhihadin.
Avokati, Nikë Shala i cili mbron klientin e tij, Valon Shala ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ai dyshohet për përgatitjen e akteve terroriste kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Sa i përket kësaj veprës penale për të cilën dyshohet ai e ka mohuar në mënyrë kategorike se nuk ka të bëj fare me të. E vërteta është që në shtëpinë e tij me rastin e bastisjes është gjetur një armë ajrore dhe sasi municioni. Për këtë vepër penale, armëmbajtje pa leje, do të thotë klienti im e ka pranuar, por sa i përket veprës tjetër që dyshohet për përgatitje të veprës terroriste ai e mohon në mënyrë kategorike”, ka thënë avokati Shala.
Të arrestuarit nën dyshime për terrorizëm janë; Genc Selimi, Nuredin Sylejmani, Valon Shala, Ardian Mehmeti, Musli Hyseni, Bekim Mulolli dhe Fidan Demolli. Ky i fundit është ende në arrati.
Ata janë arrestuar më datën 5 nëntor 2013. Këta 6 persona janë përgjuar në telefon si të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë.
Ky grup në mesin e të cilëve njëri është i kthyer nga Siria, janë të rinj nga Prishtina dhe Gjilani.
Deri më tani, ndaj tyre ende nuk është ngritur aktakuzë dhe se ata janë nën veprime hetimore.
Një zëdhënës i EULEX-it në Prishtinë, Blerim Krasniqi ka prezantuar një pasqyrë të rasteve të dyshuara dhe hetuara për terrorizëm në Kosovë.
“Prokurorët e EULEX-it momentalisht janë duke u marrë me tetë raste të terrorizmit prej të cilave tri janë në fazën preliminare, ndërkaq deri më tash prokurorët e EULEX-it kanë ngritur dy aktakuza për rastet e terrorizmit”, ka thënë Krasniqi.
Krahas formave tjera të terrorizmit, në Kosovë po bëhen përpjekje të parandalohen dhe luftohen aktet që kanë të bëjnë me formën e karakterit fetar.
Një nga indikatorët që autoritetet kanë vlerësuar se mund të ndikoj tani në shtimin e akteve dhe veprimeve terroriste është fenomeni i pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në luftën e Sirisë.
Së fundit, qeveria e Kosovës ka proceduar për miratim në Kuvend edhe
Projektligjin me të cilin u ndalohet qytetarëve të Kosovës që të përfshihen në konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit.
Projektligji e përcakton si veprën të dënueshme penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Deshmite, kunder grupit, te dyshuar, terrorizem

Nga debati i KS i OKB-së për gjendjen në Kosovë

February 11, 2014 by dgreca

Këshilli i Sigurimit i dha mbështetje procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar atë thelbësorë për qëndrueshmërinë në rajon/

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, e ka vlerësuar vitin 2013 periudhë të përparimit thelbësore në marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Komentet e tij ishin pjesë e raportit mbi situatën në Kosovë në periudhën nga 16 tetori i vitit 2013 e deri më 20 janar të këtij viti, që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm thuhet mes tjerash se “nisur nga marrëveshjet historike të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe përparimit thelbësor politik sa i përket Kosovës”.
Debatet mbi raportin vunë theksin tek përfshirja në zgjedhjet për pushtetin lokal në Kosovë të komunave veriore të saj të banuara me shumicë serbe, përfshirë edhe sfidat që ndoqën këtë proces.  Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje u bë e mundur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja e 19 Prillit të vitit të kaluar ka hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit dhe paqes së ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që ta rrisë përkushtimin  e saj ndaj zbatimit të marrëveshjeve. Kryeministri Thaçi tha se Kosova pret hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për të.
“Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian është synimi ynë parësor dhe i pa-alternativë, si rrugë e modernizimit dhe konsolidimit të rajonit në familjen evropiane. Ne jemi duke zhvilluar negociata me Komisionin Evropian për të përcaktuar përmbajtjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht zonën Schengen”, tha ai.
Kryeministri Thaçi, bëri thirrje për njohjen e Kosovës e cila për pak ditë shënon përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së saj të njohur nga mbi 100 vende të botës.
“Falënderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe gjithashtu iu bëj thirrje vendeve të tjera, duke përfshirë anëtarët e këtij Këshilli të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin ketë hap dhe të bashkohen me botën demokratike në përkrahjen e Kosovës si anëtar i barabartë dhe i plotë i bashkësisë ndërkombëtare. Njohja formale e Kosovës do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha ndërkaq se në Kosovë, duhet krijuar kushtet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së muajit prill të vitit të kaluar. Ai tha se hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian është një dëshmi se Serbia ka përmbushur me kohë detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ai tha se Serbia dëshiron paqe afatgjate, por që ajo të jetë e tillë, duhet të jetë e drejtë.
“Të jem tërësisht i qartë. Serbia është e gatshme për normalizim marrëdhëniesh dhe pajtim në rajon, para së gjithash në interesin e qytetarëve të zakonshëm. Serbia është po ashtu e gatshme në bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, por nuk është dhe nuk do të jetë e gatshme të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. I tërheqim vërejtjen Prishtinës që gatishmërinë e Serbisë për bisedime dhe kompromis të mos e interpretojë si dobësi dhe ta shfrytëzojë për afirmimin e pavarësisë së vetëshpallur”, tha kryeministri Dacic.
Ai kundërshtoi edhe çdo mundësi të shkurtimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
“Mendojmë se për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve është me rëndësi prania ndërkombëtare në Kosovë, për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë dhe kjo ka të bëjë edhe më Misionin e Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, EULEX-in dhe misionet tjera ndërkombëtare. Çdo propozim për shkurtimin zvogëlimin apo ndryshimin e mandatit të tyre, duhet të jetë temë debatesh dhe marrëveshjesh serioze që të mos lihen pasoja për paqen e sigurinë në Kosovës dhe rrjedhimisht në të tërë rajonin”, tha ai, i mbështetur nga përfaqësuesi rus i cili përsëriti qëndrimin e Moskës për siç thuhet, ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samantha Power, vlerësoi përkushtimin e të dyja vendeve për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa nënvizoi se bisedimet mbeten thelbësore për qëndrueshmërinë në rajon. Ajo ritheksoi mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës.
“Ne i trimërojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, që të shtojnë përpjekjet duke ju bashkuar mbi 100 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të njohur realitetin e një Kosovë të pavarur”, tha ajo.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të mërkurën pritet të vazhdojnë raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Të dy kanë shfaqur besimin se procesi i bisedimeve nuk do të pësojë nga zgjedhjet e parakohshme serbe që mbahen më 16 mars e as nga zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në Kosovë gjatë këtij viti.(VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dacic, Debat, Keshilli i Sigurimit, per gjendjen ne Kosove, Thaci

NDËRROI JETË NË NEW YORK TAHIR HYSA

February 10, 2014 by dgreca

Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA dhe miqtë e të njohurit në vendlindje se ka ndërruar jetë në New York, Tahir Hysa. I ndjeri është shumë i njohur për komunitetin shqiptar për shpirtin e tij poetik dhe qëndrimet antikomuniste. Në shumë tubime ai improvizonte poezi satirike kundër diktaturës dhe fshikullonte ringjalljen e fantazmave të së shkuarës. Po ashtu ai ishte një ndër përkrahsit e Monarkisë dhe ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha tubimet, ku recitonte poezitë e krijuara nga ai vetë.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë nga e cila ndërroi jetë. Të Hënën(10 shkurt)  nga ora 6 pm deri në 8 pm dhe të Martën(11 shkurt) nga ora 6 pm deri në 9 pm do të zhvillohen shërbimet funerale në :

Albanian American Islamic Center-  Queens

7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385

Tel: (718) 386-4720)

Arkivoli me trupin e të ndjerit do të përcillet për në Atdhe. Kush ka mundësi mund të kontribuojë për lehtësimin e shpenzimeve të përcjelljes në Atdhe duke u paraqitur në shërbimet funerale në Albanian American Islamic Center of Queens. Le ta përcjellim të ndjerin me nderimet që i takojnë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, nderroi jete, Njoftim, Tahir Hysa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • 482
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT