Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Gështenja të ban poet e, aq ma tepër, kur e kie kullën në rranjë, në hije, në flladin e tyne si Zenun Hysenukaj i Kerrnajës të Gashit të Gurit, kur në trevën tande – të Malësisë së Gjakovës – e kie masivin ma të madh në Ballkan. E, përndryshe, filozofia alpine e cilëson këtë dru-fryt të bekuar si “baçe e Zotit”, si “bukë në lis”, tek kanga: Po kuvend fisi me fis / – Ku jetohet ma mirë, o mik /- N’baçe t’Zotit te buka n’lis /Dhanë dhuratë prej Perëndisë/.
E në koft se nji i panjohur në qindrashekulloren “Rrugë të Gashit”, në ma të renë autostradë shqiptare “Udha e Kombit’, në të asfaltuarat bulevarde e rrugica as njiqind vjeçe të Tiranës, ka me dvetë ndokënd: Kush është Zenun Hysenukaj ?, ai, kur t’i lexojnë tri veprat e tij poetike, ka me e njoft përnjiherit si “Poet”. Ka me thanë troç, gojëplot: “Zenun Hysenukaj është Poet…”.
Ai nuk ka krye shkollë universitare e as mastera profesioal apo shkencor për letrat shqipe, po ai është qartas, thuktë – i tillë. Kjo i duket, i shprehet, i ndjehet në vargjet e tij, në poezitë e tij, tek metrika, tek rima, tek ritmi poetik. Kjo është e randësishme për me e pas titullin apo liçensen “Poet”. Kjo tregon se shpeshtas në magjen e tij poetike na jep nji poezi të pjekur mirë, të mbrrime.
Një sahat argjendi.
Pa akrepa, pa numra,
Por koha nuk mungon.
Nuk di, kishte rënë nga qielli.
Ai kishte vite që flinte në morg”.
E ky është një tjetër tregues që e dëshmon poet në gen e në udhë. E nji poezi e tillë e lartnon poetin dhe e kënaq fort e mirë lexuesin e saj.
Detajin poetik e ka në maje të penës, në krye të talentit poetik.
Për të gjetur fëmijërinë ku fshihet.
Por gjithçka ndal ritmin, masën,
Si numri i këmbës që një ditë,
më s’rritet.
E ka veçori, tregues poetik. E has shpesh në poezitë e tij.
E i shkruan bukur poezitë lirike, sidomos kur nuk ika të kërkuara, por i dalin prej vetes motivet, përjetimet, vargjet. Ai është i hapur, i gjanë, i prekshëm, i ndjeshëm, i sertë, i lumtur, i mërzitur…në poezitë e tij lirike, çka ia bajnë ato ma të bukura, ma të arrira, ma të kohës.
Poezitë e tij më ngjajnë me boçat e gështenjave në rrema: lulojnë, lidhin fryt, eshknohen, pikojnë e hapen me kokrra, tharkohen, porogaçen, bahen ambelsina.
në shtigje ku nesër ikën përseri.
Do të humb e aq herë do ta gjej,
Si kali i lirë që rrugën e di “.
Aty gjithnjë do të gjesh:
Bukuritë, legjendat, hyjnitë.
E ken ë dorë nëse do të jesh gjithnjë pranë tyre.
Pije ujin e burimit, mos rri dyshues,
Pi nga ai ujë i ëmbël,
Më i ëmbël se buzët e gruas…