
NJOFTIM PER TE PAME

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca

Familja Blakaj njofton të afërmit, miqtë, komunitetin, se me datë 25 tetor 2019 ndërroi jetë Serbeze(Rexhaj) Blakaj e datëlindjes 1 Qershor 1936.
Funerali mbahet të Shtunën me 26 Tetor 2019 nga Ora 4 PM-9 PM në D’Bari Funeral Home në adresën:
605 East 188th Street, Bronx, NY 10458. Tel (718) 220-1009.
Varrimi do të bëhet ditën e Dielë me datë 27 tetor 2019. Nisja nga Funeral Home drejt varrezave Washington Memorial Park bëhet në Orën 9AM.
Adresa: 855 Canal Rd, Mt Sinai, NY 11766-3312.
Të pikëlluar-Familja BLAKAJ.
Tel kontaktues i familjes: 646-825-1427
* E ndjera ishte halla e nënkryetarit te Vatrës z. Agim REXHAJ.
by dgreca
-23 Tetor 1940- Ditelindja e At Gjergj Fishtes-/

Nga Frank Shkreli/
Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë. Këto veprimtari, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur Presidenti i atëherëshëm amerikan Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se “një zë do të kishte në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”. Shumë është shkruar në mediat shqiptare dhe shumë flitet për këtë rast si dhe për veprimtaritë lobiste moderne të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë 40-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve anë e mbanë të trojeve të tyre, sidomos në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.
Por falë urrejtjes, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës, për pothuaj një shekull nga bashkatdhetarët e tij gjatë komunizmit – përfshir 30-vjet-post-komunizëm , qoftë nga media ashtu edhe nga historiografia shqiptare e influencuar nga periudha komuniste , pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fushë të ndryshme si letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare. Jo vetëm në Konferencën e Paqës në Paris dhe në konferenca të tjera ndërkombëtare në Evropë, ku dhe kur flitej për Shqipërinë dhe për të drejtat e Shqiptarëve.
Me rastin e ditëlindjes së tij (23 Tetor,1871), e shoh të arsyeshme që të kujtojmë vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e tija lobuese në fillim të shekullit të kaluar, në mbështetje të interesave të Shqiptarëve, përfshirë edhe lobimin e tij gjatë vizitës së tij të parë në Washington, me zyrtarë të lartë amerikanë, për njohjen diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Këto shënime janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca në librin përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940.

Sipas korrespondencës të pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor për At Gjergj Fishtën midis Fishtës dhe At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj, Gjergj Fishta njofton Kuvendin françeskan se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”.

Vizita e Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: një, të “kujdesej për interesat e Shqipërisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris dhe objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë. Sipas të gjitha gjasave takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan kishte shkuar shumë mirë për Fishtën, sa që në një letër që i kishte dërguar atij Faik Konica nga Bostoni, i drejtohet Fishtës, pasi ishte këthyer në Shqipëri, me përshëndetjen: “I Shkëlqyer mik, Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë ndër shqiptarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që ka shuar gjithë moskputimet e shkuara”, i përgjigjet nga Bostoni, Faik Konica mikut të tij At Gjergj Fishtës.
Përveç takimeve me përfaqsues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922 nga korrespondenca e Poetit Kombëtar, që Fishta ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të urdhërit françeskan shqiptar në Atdhe, mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan. I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës që dërgonte nga Amerika më 1922 do tu interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet diplomatike të Washintonit, sipas të dhënave në këtë libër:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës. “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.” Në faqen tjetër të letrës, sipas At Pal Dodaj, Fishta ishte shprehur në letrën e tij se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.
Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija cituar më lartë. Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik , 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.” Sipas Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqsuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, thekësohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).
Thonë se njerëzit e mëdhej të një Kombi vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë. Fatkeqsisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën, madje as sot 30-vjet post-komunizëm. Unë e kam shumë të vështirë gjithnjë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tija përjetësoi çdo gjë me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj, qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç ishte kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fillim të shekullit të kaluar.
Kemi aritur në një pikë të historisë, që të themi me keqardhje të madhe, se me ketë klasë politike në Shqipëri dhe në Kosovë e cila kontrollon çdo akitivitet të jetës së shqiptarëve në një sistem që ata e quajnë “demokraci”– e kemi humbur shpresën se shqiptarët, si komb –madje edhe 30-vjet pas komunizmit — do të vlerësonin më në fund njerëzit e mëdhej të Kombit si At Gjergj Fishta. Me ketë nivel kulture bolshevike që tregon kjo klasë aktuale politike e shqiptarëve, ajo nuk është e denjë të përfaqësojë një komb të përparuar, që pretendon të jetë demokratik, në fillim të shekullit 21!
Edhe kini pretendime të integroheni në Evropë. Kot e kini se nuk futeni në Evropë, jo, pa Gjergj Fishtën!
by dgreca

By: Michael Anthony Mrnacaj/

Marash Mrnacaj was like Joe Dimaggio to me

He was my superhero,

my role model.
My ‘bab’
my grandfather did everything he could to make sure I got whatever I needed.

That I would not be at a disadvantage because I didn’t have a father.
He would not allow that… ever.

That’s the kind of man he was.
He was honest,
To others, and to himself, which is a rare.

He was brave,
He was the head of the house, who lead his families escape from Albania, in the middle of the night, risking his life, for the safety and future of his family
you just don’t hear stories like that anymore
He was Honorable
His word was his bond. If he told you he would do something or made a promise to you, you knew it was as good as done.
There was not one time where he did not do something that he said he was going to do….

That’s a Man of honor
He was Fair and a great Listener:
which are the characteristics of a true leader,
he never yelled… I never heard him yell once…. he didn’t need to,
he tried to see the best in people and he believed in second chances.
He had Patience:
I am telling you, I know this, because he was extremely patient with me.
It took me a long time to get it,
to understand,
and he was so patient.
He was a man of tradition, respect, he was strong, and firm.
But he also had the warmest heart.
He cared so much for his family. And he was not shy about it.
He showed us affection in every way.
He was his happiest when he was surrounded by his family.
Take a look at the pictures, watch his smile in the ones where he is with his family, he is at his happiest
Pure joy
He was a proud Albanian,
he loved his country, he loved his people.
He did everything he could to help his country,
From fighting in the army, or through protests and politics….
And he never stopped until the day he died.
In fact, his death was the only thing that could stop him from helping his country.
Trust me, he went through everything you could imagine, and it didn’t stop him.
He was charitable, donating to the school in his hometown, that was renamed after my father
And He made sure, that no one ever said a bad thing about my father to me.
He made sure that no one would even dare to.
He believed in me, not all the time…. I didn’t make it easy for him, but he believed in me he motivated me, pushed me, did all the things I, as a boy, needed from a fatherly figure.
We feared him,
Not because he would yell or hit us,
We feared him because we didn’t want to let him down,
because he taught us better.
He taught us to do what is right.
And he was not a man of talk or words, he led by example.
He always did the right thing,
and then when he couldn’t possibly do anymore,
he left it in God’s hands,
because he had faith,
which brought him peace.
He had presence
You noticed him when he walked into a room.
He had class and dignity.
He had self-respect,
It was the way he carried himself- in a suit, tie, the moustache-
You know, I don’t think it has set in yet just how much I am going to miss that moustache
He was funny
He had a great sense of humor.
He was full of jokes, none that I could repeat in here,
nor will I attempt to!
He was hilarious
He was so funny, in a good-hearted way, that he could say
whatever he wanted to anyone and they would just laugh or be
enamored by him.
He had charm, and charisma.
He didn’t have a bad bone in his body.
He was a great man, who lived a long, fascinating life
And behind every great man is a great woman.
And for 65 years, that great woman was his wife, Mria,
Who stood by his side.
He loved her so much
The only thing he loved more than his wife, was her cooking
her ‘bukalmouch me djath, mish n lkana’,
little salt and bread – and he was a happy man.
He was a smart man too, because he married the best cook.
She was by his side through the good times and the tough times.
Over the past 15 months his health had been declining,
he was in and out of the hospital,
and she stood beside him, day and night, every single day.
She never left his side.
She was so exhausted that I saw her fall asleep while standing up.
She would lose her balance because she was so tired.
But that was her man.
And she was there for him
They had a special bond
A true love
And a happy marriage
They had six children, who, led by my uncle Leka, made sure that ‘baba’ was never alone, not for a second, over the past 15 months.
His daughters, Lucy, Vera and Lisa, and Paul accompanied by his nephew Marku and his family, and his grandson Noah, made sure that someone was always there for him.
Do you know what a compass is? North, south, east, west…..
‘Baba’ was like a compass; he gave us direction.
Always, and not just to us, but anybody he met, the man was full of wisdom.
Someone, who didn’t want his name to be mentioned out of respect, described baba perfectly.
He said “I am sad today not because he died, but because we will never find men like him to take his place.”
Bab, I’m gonna be honest, I’m gonna miss you, even those little moments, hearing you walk up and down the hallway whistling,
Whistling his favorite music
Or wearing your UÇK beret,
Or even hearing that sneeze of yours.
His sneeze shook the walls of the house.
Even these little things Im gonna miss.
But I want you to know
That you did right by us.
You did everything you could and we are so thankful.
Everything is OK.
You raised us the right way.
We can take it from here.
We will take care of your wife and make sure your family stays together.
You have nothing to worry about.
It’s time for you to relax and be reunited with your son.
He’s been waiting a long time to hear those jokes of yours.
And now he finally can.
I love you, bab!
And thank you for being the greatest man in my life.
Written by Michael Mrnacaj
In honor of Marash Mrnacaj
by dgreca
