• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Me Hasan Prishtinën lidhet kauza shtetndërtuese e shqiptarëve

December 16, 2021 by s p

Mehmet Prishtina


Përshëndetje dhe mirë se po takohemi në këtë aktivitet përmbyllës në nderim të 100 vjetorit të Kryministrit te 8-të të Shqiperisë, Hasan Prishtina. Ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, në shenjë të jutimit të emërimit të tij Kryeministër i 8-të i Shqipërisë (7 dhjetor 1921) , që po e shpalosim sot para jush këtu në Librarinë e qytetit në Ulqinin e bukur, vjen si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm në mes të ITSHKSH dhe Arkivit Qendrior të Shtetit Shqiptar, me ç’rast i falenderoj të dy drejtorët. Z. Skender Asanin dhe z. Ardit Bidon për përkushtimin e tyre professional që kjo ekpozitë të del sa më e plotë dhe sa më autentike. Me këtë rast faleminderoj posaçrisht edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi për mikëprtjen dhe për dëshirën që të jetë nikoqir i kësaj ekpozite.Jemi të vetëdijshëm se jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës ka qenë shumë më e bujshme dhe më dinamike se sa që del në këto fotografi dhe në këto dokumente, për vet faktin se rruga jetësore e këtij kolosi të kombit nuk ishte e shoqëruar gjithmonë me fotograf, por përkundrazi ajo ishte e shoqëruar me momente sfidash dhe rreziqesh ku ishte vështirë të fiksoheshin në objektivin e fotoaparatit.Megjithatë historiografia jonë, sidomos arkivistika, arriti të grumbulloj një pjesë të fondit me dokumente dhe fotografi mbi jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës dhe pjesë e atij fondi është edhe kjo ekpozitë që po shpaloset sot në Prishtinë. Veprimtaria e lavdishme Hasan Prsihtinës kap periudhat më delikate të historisë së popullit tonë, që nga vitet e bujshme në prag të shpalljes së Pavarësisë, deri te momentet e fundit të jetës së tij. Ai ishte jo vetëm pjesëmarrës i ngjarjeve kryesore që formësuan idenë e lirisë dhe pavarësisë së popullit tonë,përfshi edhe ditët sa ishte kryeministër i Shqipërisë, por ishte edhe një nga protagonistët kryesor të asaj ideje.Jeta dhe veprimtaria e Hasan Prishtinës ishte e lidhur edhe me këtë zonë, konkretisht ndërlidhet me përkrahjen që mori edhe nga Malesia e Traboinit-Tuz , Ulqini dhe Malsia e mbishkodres, Krajës per te negocijuar direkt ne emrin me autoritet e Stambollit.Hasan Prishtina ka qenë kryeminstri i 8-të i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës, deputet në parlamentin shqiptar, 3 herë deputet në parlamentin osman.Me Hasan Prishtinën lidhet kauza shtendërtuese e shqiptarëve, e cila u bë edhe platformë e lëvizjes sonë kombëtare, e njohur ndryshe si 14 pikëshi i Hasan Prishtinës.Me Hasan Prishtinën lidhet edhe një dimension tjetër mjaft i rëndësishëm që ka të bëjë me profilin moral e patriotik të politikanit. Hasan Prishtina është shembulli më unikal i i politikanit i cili asgjë nuk mori nga politika, por vetëm i dha asaj. Ai është i vetmi politkan që nuk hyri në politikë për t’u pasuruar dhe ky virtyt i tij ndoshta ishte pengesë për ato qarqe që nuk iu konvenonte pastërtia morale e njerëzore e tij, prandaj bënë ç’mos që ta eliminojnë edhe fizikisht nga skena politike.Hasan Prishtina e shkriu pasurinë e vet të madhe për Shqipërinë, shtetin shqiptar që sipas tij ishte një shtet me të gjitha trojet, përfshi edhe Ulqinin. Pasurinë e shkriu dhe për arsimimin dhe dijen e shqiptarëve. Për të vënë në shërbim të kryengritjes për çlirimin e Shqipërisë nga osmanët, serbët, grekët ai shiti shumë nga pasuria e tij dhe e përdori në shërbim të kryengritjes. Ai ndau një buxhet të caktuar nga të ardhurat dhe pasuria e vet dhe financoi shkollimin e shumë djemve nga Kosova për të studiuar në Normalen e Elbasanit. Një profesor i kësaj shkolle (Luigj Gurakuqi) u thoshte nxënësve se:ju djemtë e Kosovë duhet të mësoni tre fish për shkak se ua mundëson arsimin Hasan Prishtina.Fatkeqësisht, Hasan Prishtinën e eliminuan fizikisht, por jo edhe shpirtërisht, sepse emri dhe vepra e tij vazhdon të jetë pjesë e pandashme e idealit të njerëzve të ndershëm të popullit tonë. Emri dhe vepra e Hasan Prishtinës rron në zemrën e çdo shqiptari dhe ata që nuk e deshën të gjallë, sot mund ta shohin të ringjallur në shpirtin liridashës të çdo shqiptari.Ekspozita që po shpalosim sot në Ulqin argumenton disa copëza udhëtimesh jetësore e politike të Hasan Prishtinës, dhe kjo ndoshta mjafton që të krijojmë një përfytyrim më të përafërt mbi imazhin e këtij udhëtimi, i cili ka qenë i mbushur me ngjarje e ide në të cilat Hasan Prishtina ka qenë protagonist kryesor.Kjo ekpozitë më 6 dhjetor është shpalosur në Shkup dhe në Prishtinë, kurse më 7 dhejtor në Tiranë. Arsyeja se pse po e sjellim këtu në Ulqin këtë ekspozitë lidhet drejtpërdrejt me kauzën madhore të Hasan Prishtinës për një Shipni etnike, ku nuk do të ngelte asnjë cep i territorit jashtë saj.Megjithatë aneksimi i dhunshëm i Ulqinit edhe përkundër rezistencës heroike të kryengritësve shqiptar, dëshmoi se historia megjithatë u tregua shhumëe hileqare ndaj interesave të shqiptarëve. Hasan Prishtina me aktivitetin e tij diplomatik e patriotik e kundërshtoi fuqishëm këtë aneksim dhe deri në minutat e fundit të jetës së tij luftoi për një Shqipni që do ta kishte brenda edhe Ulqinin.Krejt në fund iu shpehi mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan në organizimin e kësaj ekpozite, sidomos drejtuesit e Librarisë së Ulqinit dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe mbetemi me shpresë që në ekpsozitat e ardhshme të kemi detaje të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.Ju faleminderoj për vëmendjen!

Ulqin, 14. 12. 2021

Filed Under: Politike

URIME SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË NË 20 VJETORIN E KRIJIMIT

December 13, 2021 by s p

Nga Dalip Greca

Në pamundësi për t’iu përgjigjur Ftesës për të qenë fizikisht në veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të Dielën me 12 Dhjetor 2021, u përcjell urimet më të sinqerta në përvjetorin e 20-të të krijimit. Ndjehem mirë që në këto dy dekada të udhëtimit të shoqatës kam qenë bashkë me shoqatën në shumicën e veprimtarive të organizuara, në panaire, në promovimet e shumta, madje dhe bashkëorganizator me Vatrën e Diellin në disa prej promovimeve siç ndjehem mirë që në bibliotekën më të pasur të komunitetit, në bibliotekën e Vatrës është krijuar këndi i krijuesëve të diasporës.Ndërkohë gazeta Dielli ka qenë e hapur online dhe në print për Shoqatën siç ka qenë Vatra një shtëpi libri me dyer të hapura për promovime.Në këtë përvjetor festiv i përcjell urimet më të sinqerta të gjithë shkrimtarëve dhe artistëve shqiptaro-amerikanë, themeluesit Prof. Gjek Marinaj, President Nderi i Shoqatës, Poetit Adnan Mehmeti-President i Shoqatës, Kryetarit-Mhill Velaj, shkrimtarit të njohur Visar Zhiti-anëtar Nderi I shoqatës, dhe të gjithë pjesmarrësve në këtë festë. Urime: Ta gëzoni Përvjetorin e 20-të!

Filed Under: Politike

TRUMPIZMI PA TRUMP-IN

December 13, 2021 by s p

Nga MASSIMO GAGGI

“Corriere della Sera”, 3 dhjetor 2021     Përktheu Eugjen Merlika

Donald Trump-i vazhdon të ushqejë pritmërinë e një kandidature të tij për në Shtëpinë e Bardhë më 2024. John Kelly, ish shefi i Kabinetit të tij, tregohet i sigurtë se kur të vijë koha do të tërhiqet mbrapsht: “Nuk mund as të konceptojë që të kalojë në histori si një i mundur”. Ka bindur njëherë popullin e tij se ka qënë i vjedhur. Per herë të dytë do t’ishte e vështirë edhe për të. Por nëse të gjithë sytë janë të përqëndruar mbi lëvizjet e personazhit, mekanizmat e politikës amerikane po ndryshojnë – me rrezikun e të tjerë dëmeve për demokracinë – në një nivel që rrëmben më pak kujdesin e publikut të gjërë.

Mbas votës së një muaji më parë në Virxhinia (ku fitoi një konservator që e ka drejtuar fushatën e tij pa ndërhyrjen e ish presidentit), shumë republikanë kanë filluar të mbajnë parasysh mundësinë e një trumpizmi pa Trump-in: vijë e ashpër, aspak kompromise, teknika komunikimi të paskrupullta dhe retorikë përçmuese, siç u pëlqen idhtarëve të The Donald, por pa një kthim të tij në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj shumë, që nga guvernatori i Floridës Ron De Santis deri tek Chris Christie, kuturisin lëvizje përgatitore për një zbritje në fushë duke sfiduar zëmërimet e shefit të madh.

Sot Partia republikane, ajo që pothuajse sigurisht do të rifitojë konrollin e Kongresit mbas 11 muajsh, është një krijesë e çuditëshme politike. Në dukje është nën kontrollin e plotë të Trump-it: deri pak kohë më parë i vetmi zë që e kundërshtonte hapur ishte ai i Liz Cheney-t, që partia e Shtetit të saj, Wyoming, ka kërkuar në të gjitha mënyrat t’a shkishërojë. Megjithatë, në të vërtetë shumë parlamentarë të moderuar heshtin nga frika e hakmarrjes politike, ose të dhunave fizike: kërcënime tashmë shumë të përhapura.

U pa në konferencën e fundit të guvernatorëve republikanë: gazmorë e të bashkuar në mbrëmjet zyrtare, në të vërtetë t’alarmuar nga sulmet e Trump-it shumë prej tyre dhe shumë parlamentarëve konservatorë  jo mjaftësisht të rrjeshtuar. Shumë kanë vendosur të mos kandidohen më (i fundit, dje, guvernatori i Massachusetts Charlie Baker), ndërsa të tjerë duhet të maten në parapraket me ndonjë besnik skajor të Trump-it, që kërkon t’i çrrënjosë. Prandaj beteja e vërtetë politike djathtas, më shumë se në zgjedhjet e mid term të nëndorit, do të zhvillohet në parapraket e pranverës e të verës.

“Corriere della Sera”, 3 dhjetor 2021     Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike

POROSIA E FUNDIT E SENATORIT ROBERT DOLE: KOMPROMISI SI PARIM POLITIK

December 12, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidenceIsh-Senatori republikan, Hero i Luftës së Dytë Botërore, ish-Kongresist, ish-Senator, ish-Kryetar i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve më të mëdhej i shqiptarëve në Amerikë, ish-Senatori Bob Dole ndërroi jetë javën që kaloi në moshën 98-vjeçare. Frank Shkreli: Pushofsh në paqe Bob Dole, miku ynë i shtrenjtë përjetësisht në kujtesën tonë! | Gazeta Telegraf.  Ai njihej për dekada si kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshir shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, por jo vetëm.  I ndjeri Senator Robert (Bob) Dole njihej, përveç tjerash, edhe si një politikan praktikues dhe promovues i artit të kompromisit parimor në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara.

Në artikullin e fundit botuar në gazetën, USA Today, i cilësuar tani si “mesazhi i fundit publik” para se të ndërronte jetë me 5 Dhjetor, 2021, ish-Senatori Dole thekson rëndësinë e atij që ai e ka quajtur si “kompromis parimor”, Sen. Bob Dole’s final column: ‘Too many of us have sacrificed too much’ (outline.com), në diskursin politik në Washington, por edhe më gjërë.

Në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara, kompromisi politik është praktikuar dhe respektuar si parim, duke filluar nga baballarët e këtij kombi që në fillim të themelimit të Amerikës — që nga Xhejms Madisoni e deri tek Presidenti Ronald Reagan.  Gjatë periudhave të ndryshme të historisë amerikane, mund të gjënden shumë raste, kur në politikë është përdorur parimi i kompromisit për të arritur fitore ndërtuese me rëndësi historike dhe jo si një shenjë dobësie ose dorëzimi para një kundërshtari politik.  Por, me largimin nga skena politike, të personaliteteve të njohura të politikës amerikane, si senatorët Robert Dole dhe Xhon Mëkejn, kompromisi parimor në politikë, përdoret pak ose aspak, midis dy partive kryesore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, madje përdoret shumë pak edhe brenda partive, sikur “ka dalur mode”. I vetdijshëm për këtë realitet politik këtu në Amerikë dhe në botë,  para se të kalonte në atë jetë, Senatori Dole la pas, porosinë e fundit për politikën amerikane në  një artikull të botuar në gazetën kombëtare USA Today duke bërë thirrje që të mos hiqet dorë nga kompromisi parimor në debatet politike, sidomos në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Bashkpunimi është sot më i nevojshëm se kurrë në Washington”, ka shkruar Dole, disa ditë para se të ndërronte jetë. “Gjatë viteve që kam shërbyer në Kongresin amerikan në Washington, republikanët dhe demokratët ishin kundërshtarë politikë, por ishin gjithashtu edhe miq e kolegë, me njëri tjetrin.  Mësova heret” — në karrierën time politike, vazhdon Senatori i ndjerë — “se ishte pothuaj e pamundur të arrije gjë ose të realizoja ndonjë fitore politike, nëse nuk bëja kompromis – jo kompromis me parimet e mia, por ishte e nevojshme të bëja kompromis me gatishmërinë time, për të parë anën tjetër të argumentit, argumentit të kundërshtarit. Ata që sugjerojnë se kompromisi është një shënjë dobësie, keqkuptojnë krejtësisht forcën themelore të demokracisë tonë”, ka shkruar Senatori Robert Dole në artikullin e fundit, botuar në gazetën USA Today, pak ditë para se të ndërronte jetë, javën që kaloi.

“Të mbështesim meritat dhe vlerat e demokracisë amerikane, duke provuar se nuk është e nevojshme që të jemi dakort për çdo gjë, për të arritur marrëveshje për disa gjëra”, ka porositur Dole, duke shtuar se, “Historia jonë është plot me debate politike dhe përçarje të thella, por, kolektivisht, ne ndajmë objektivin e përbashkët, për një Amerikë më të mirë” për të gjithë dhe pa dallim, ka nënvijuar ai në kryeartikullin e fundit të jetës së tij. “Ne nuk duhet të lejojmë që ndryshimet politike të pengojnë realizimin dhe sigurimin e të mirës së përbashkët” si objektiv arritjeje, ka theksuar Robert Dole në artikullin për gazëtën USA Today, sikur t’a dinte se ishte amaneti i fundit lënë bashkombasëve të tij.

                    See the source imageDy burra të mëdhej të Amerikës — nga dy parti me parime dhe politika të ndryshme – me kompromis midis tyre dhe me të tjerët — siguruan mbështetjen e Washingtonit zyrtar dhe të aleatëve përendimdorë, që tragjedia e Bosnjës të mos përsëritej në Kosovë, duke autorizuar më në fund bombardimin e Serbisë nga NATO, (1999) për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat policoro-ushtarake terrroriste serbe.(Foto- Presidential debate, 1966)

Sot, më shumë se kurrë më parë, jo vetëm Amerika por e mbarë bota e sidomos, shqiptarët, kanë nevojë për burra, por edhe për gra, si Bob Dole — burra të njohur për nder, heroizëm dhe karakter, por edhe të gatëshëm për kompromis në politikë, si një parim i rëndësishëm politik.   Presidenti Joe Biden, i cili ka shërbyer në Senat me Senatorin Dole për 25 vjetë, e cilësoi ish-Senatorin Diole, një patriot të madh, si “në fushtë të betejës ashtu dhe në sallën e Kongresit amerikan.  Bob Dole, tha Presidenti Biden, jetoi tërë jetën e tij, bazuar në një kod nderi. Senatori Dole, shtoi ai, ishte “burrë i fjalës, i cili donte atdheun e tij e të cilit i shërbeu me përkushtim të plotë, terë jetën e tij.”  Z. Biden e cilësoi Senatorin Dole, si një “gjigant të historisë tonë”.

Gjatë gjithë jetës së tij, Senatori Bob Dole ndërtonte ura komunikimi e kompromisi në politikë dhe për të mirën e Amerikës, të cilën e donte aq shumë dhe për të cilën sakrifikoi edhe më shumë, ndërkohë që si individ dhe si politikan shembte muret që ndanin dhe përçanin politikanët amerikanë nga njëri tjetri.  Për Senatorin Ribert Dole, fjala kompromis nuk ishte një fjalë e ndyrë në diskursin politik amerikan, por është diçka që përveç gatishmërisë për të bërë kompromis nevojit edhe cilësitë e Senatorit Dole, si: sinqeriteti, besueshmëria nderi, burrëria dhe karakteri.  Por, që kompromisi të përfundojë në marrëveshje ose sukses, duhet që interlokutorët kundërshtarë, të kenë cilësitë dhe vlerat që posedonte i ndjeri Robert Dole – cilësi dhe vlera që, fatkeqsisht, vështirë të gjënden më, kudo qoftë. Prandaj, bota është në gjëndjen që është sot. 

Falënderojmë të Madhin Zot për nderin dhe privilegjin që në jetën tonë kemi njohur miq të shqiptarëve, burra të fjalës të këtij vendi të madh e të bekuar – Amerikës tonë të dashur. Shqiptarët do të thonin burra të besës, të nderit e burrërisë, por edhe trima e guximtar si Senatori Bob Dole, që na ka dhënë mundësinë, privilegjin dhe nderin ta njihnim. Uroj që mikut tonë të dashur e të nderuar, mos t’i ketë shkuar mundi bosh për të shpëtuar shqiptarët në ditët më të vështira të tyre! Si përfundim i punës dhe kontributit të Senatorit Dole dhe rolit të  politikanëve të tjerë të dalluar amerikanë në mbrojtjen e shqiptarëve nga të huajt, pyetja më e rëndësishme sot është se kush do i shpëtojë shqiptarët nga vet-vetja. Pushofsh në paqën e merituar miku i ynë Bob Dole, promovues i frymës së parimit të artit të kompromisit në politikë, si një mjet për arritje të mëdha. Përgjithmonë në kujtesën tonë!  

Frank Shkreli      

A picture containing person, group, people, standing

Description automatically generated

Sipas patriotit dhe aktivistit të dalluar të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, shqiptaro-amerikani, Z. Jim Xhema (i pari majtas), Senatori Dole kundërshtonte fuqimisht ndarjen e Kosovës  LETTER OF APPRECIATION FOR SENATOR BOB DOLE – Dielli | The Sun (gazetadielli.com), duke ndryshuar kufijt dhe duke çkëmbyer territore me Serbinë.

                                 A person in a suit smiling

Description automatically generated with medium confidence                                Presidenti demokrat, Joe Biden e cilësoi Senatorin republikan Bob Dole, një “gjigant të historisë tonë”

A group of people in uniform

Description automatically generated with low confidence

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Z. Joe Biden me bashkshorten Jill Biden para arkivolit të ish-Udhëheqsit të shumicës republikane në Senatin Amerikan, ish-Senatorit të shtetit Kansas dhe mikut të madh të shqiptarëve, Robert DOLE –

PAS ÇIFTIT PRESIDENCIAL BIDEN, DALLOHET AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE NË AMERIKË PREJ DEKADASH — SIDOMOS TË ÇESHTJES SË KOSOVËS — SHQIPTARO-AMERIKANI I MADH, (KRENAR TA QUAJ MIK E DASHAMIR), Z. JIM XHEMA, MIKU I NGUSHT I SENATORIT ROBERT DOLE DHE I FAMILJES SË TIJ –PËRFAQSUES I DENJË I KOMUNITETIT SHQITARO-AMERIKAN PËR T’I DHENË LAMTUMIRËN E FUNDIT SENATORIT DOLE, NË EMËR TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË

See the source image

Foto pas debatit me rastin e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara midis kandidatit të Partisë Republikane, Z. Robert Dole dhe kandidatit të Partisë Demokrate, Z. Bill Clinton, 1966 – garë që e fitoi Bill Clinton.  Megjithë ndryshimet e tyre parimore politike mbi shumë çeshtje, ata mbetën miqë të përjetëshëm — një miqësi kjo — midis dy personaliteteve të mëdha të politikës amerikane të shekullit të kaluar – nga e cila përfitojë shumë, jo vetëm politika amerikane, por edhe fati i shqiptarëve mori një drejtim tjetër historik, duke ndryshuar, për më mirë, epokën e shqiptarëve! Kosova, shtet i lirë dhe i pavrur, si përfundim i gatishmërisë së dy politikanëve amerikanë, me pikëpamje të forta dhe shpesh të kundërta, për të bërë kompromis mbi çështje me rëndësi të paqës dhe sigurisë në botë! 

See the source image
See the source image

Ish-Presidenti republikan, Z. Ronald Reagan me ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqsuesve, demokratin Z. Tip O’Neill – praktikuesë të artit të kompromisit në politikën amerikane për të mirën e përbashkët të atdheut – siç duket në një moment marrëveshje kompromisi midis tyre.  Ish-Presidenti Ronald Reagan dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit, Z. Tip O’Neill – dy amerikano-irlandezë, njëri siç cilësohej si, “ekstremist i djathtë” dhe tjetri “ekstremist i majtë”, sidomos sa u përkiste çeshtjeve të brendshme të Amerikës, njihen si dy politikanë amerikanë – që bënin kompromis për të arritur ndonjë sukses për vendin.  Megjithë pikëpamjet e tyre politike, shpesh krejtësisht të kundërta me njëri tjetrin, ata njiheshin si, “miqë pas orës 6 në mbrëmje”, kur takoheshin për ndonjë gotë “scotch”.

Frank Shkreli

Filed Under: Politike

Djerrina morale dhe djerrina e autoritetit

December 11, 2021 by s p

Agim Baçi

“Një shoqëri postmoderne e njeh veten nëpërmjet imazhit që vjen nga syri i kamerës”, shprehet një nga njohësit dhe shpjeguesit më të rëndësishëm të filozofisë së komunikimit të sotëm, francezi Zhan Baudrillard. Ai parashikon një botë që do të vijë gjithnjë e më shumë të mbushet me imitime, ku njeriu shpesh rrezikon të jetë veçse pasqyrim i aktrimit të tij dhe ku idetë nuk do kenë dot vendin e tyre në përditshmërinë tonë. Kjo situatë i kthen shumicën e qytetarëve jo në individë që mendojnë vetë, por në enë që kërkojnë të mbushen, të riformatohen. Këtë situatë e ka përdorur më mirë se kushdo politika, e cila i trajton shumicën e qytetarëve si soditës të zellshëm të imazhit që ajo prodhon në median tradicionale dhe në rrjetet sociale.Përballë një situate të tillë nuk mund të flasim lehtë as për të drejtën e as për një perspektivë morale. Madje, profesori i Sociologjisë në Universitetin Ilinois, SHBA, Norman K. Denzin, thotë se “shoqëritë sot rrezikohen nga një pornografi e së dukshmes dhe një përjetim i fuqishëm i formuar nga ankthi, tjetërsimi dhe pakënaqësia”. Sipas tij, shkëputja nga provincat apo vendlindja e shumë njerëzve për t’iu drejtuar metropoleve ka koston e imitimit dhe kësaj pornografie të së dukshmes, një “pornografi” që ka lulëzuar sidomos në fundin e shekullit të kaluar dhe në dy dekadat e këtij shekulli. A nuk janë shumica e familjeve në dilemë të madhe sot se ku mbaron ajo që duhet t’i ndalojmë dhe ajo që duhet t’u lejojmë fëmijëve, duke parë se sa presion ushtron mbi ta kjo pornografi e së dukshmes? A nuk janë në dilemë sot dhjetëra e dhjetëra prindër për mënyrën sesi duhet t’u flasin fëmijëve për të vërtetën, për të drejtën, për të moralshmen dhe të ndaluarën?Kjo shoqëri që i është nënshtruar fuqisë së imazhit, rrezikon që më së pari të nëpërkëmbë ata që nuk arrijnë të kuptojnë problemet serioze, me të cilat ndeshen në përditshmëri. Mjaft prej atyre që janë nën efektet e imazhit që vjen nga syri i kamerës shfaqen të paaftë për të kuptuar nëse janë përgjegjës përpara së vërtetës apo duhet të jenë të tillë përpara pushtetit.Por, kush mund ta ndalojë këtë fuqi të imazhit, që, në vend të informimit, ka qëllim nënshtrimin, manipulimin? A janë intelektualët ata që duhet të na drejtojnë, apo nevojitet një gërshetim mes tyre dhe elitës fetare, që zgjimit të ideve të mos u mungojë e moralshmja, e drejta, e vërteta?Fatkeqësisht, elitat, prej shumë kohësh, janë në atë djerrinë morale, që filozofi dhe kritiku francez, Zhylien Benda, e cilësoi njëqind vite më parë si “Tradhtia e intelektualëve”. Ai parashikoi se e keqja e shoqërive do të kulmonte me shkatërrimin moral të atyre që paguhen për të edukuar breza. Dhe sot, në vend të debatimit për nevojat morale e kulturore të shoqërisë, debatohet për treg, për blerje dhe shitje, duke kaluar në plan të parë argëtimin. Kjo “tradhti intelektuale” ka sjellë më pas edhe djerrinën e madhe të autoritetit të tyre. Shoqëria shqiptare të paktën ka kohë që nuk i referohet ndonjë kënaqësie të debatit intelektual e as nuk i drejtohet më atyre për zgjidhje. Aq më pak duket e i merr në konsideratë politika, pasi autoriteti i tyre për të përballur jetën me dinjitet ka rënë, duke i dhënë fuqinë botës së spektaklit.Në këtë betejë kanë kaluar në thuajse në mosqënie edhe autoritetet fetare, të cilët nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’u përballur publikisht me shqetësimet e sotme të shoqërisë. Ata kanë mbetur peng i së shkuarës së fitoreve historike dhe thirrjet e tyre janë si në fundin e një shpelle, ku i dëgjohet jehona, por jo fuqia e vërtetë e asaj që dëshirojnë të thonë. Madje, me përfaqësuesit e institucioneve të së shenjtës është krijuar një situatë cinike, pasi janë kthyer në koncepte muzeale të shoqërisë, pasi në mënyrë krejt të hapur kthehen në panair vizitorësh vetëm në raste festash, ndërkohë që në përditshmërinë tonë zëri i tyre është i papërfillshëm.Pra, në këtë kryqëzim, ku as elitat intelektuale e as ato fetare nuk mundet dot të frenojnë këtë dëshirë për argëtim – që nuk është veçse një dëshirë për t’iu larguar realitetit dhe vetes- manipulimi i mendjes do bëhet një art gjithnjë e më i lehtë nga ata që duan të dominojnë jetët tona. Kjo, edhe për faktin se mosdëgjimi i zërit të tyre i ka zhdukur kufijtë mes së mirës e së keqes dhe mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Një zhdukje e tillë kufiri na sjell në skenë atë njeri të parashikuar nga shkrimtari i madh Dostojevski, “njeriun që nuk do të ketë turp nga asgjë”. Dhe njeriu që nuk ka turp nga asgjë, është njeriu që me shumë kënaqësi i ikën së vërtetës për të jetuar në argëtim, në harresë. Për një njeri të tillë, debati moral nuk ekziston dhe pyetjet që kanë dominuar që në fillesat e saj botën, si “Përse ia vlen të rrojmë?”, “Përse të vdesim?”, “Çfarë është e shenjtë?”, “Çfarë është e drejtë?”, rrezikojnë të përfundojnë në një muze të së shkuarës.Për të shpëtuar nga kjo djerrinë, është e rëndësishme të gjejmë shtegun e pyetjeve morale. Kjo nuk do të thotë të shmangim komunikimin, por në syrin e kamerës të mos lejojmë të fitojë imitimi, por të bëjmë çdo përpjekje që të triumfojë bindja se njeriu është i lirë. Të paktën, elitat fetare kanë detyrë që të gjejnë çdo hapësirë për t’i kujtuar njeriut se nga çdo krijesë tjetër e dallon liria për të vendosur, liria për të gjykuar. Dhe këto elita duhet t’u drejtohen sidomos atyre që paguhen për të edukuar brezat.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT