• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si dhe kur mbaron kjo Pandemi?

June 6, 2020 by dgreca

Si dhe kur mbaron kjo Pandemi?

Shkruan: DR. PASHKO CAMAJ*/

Disa muaj më parë, askush nuk e dinte që ekzistonte SARS-CoV-2 (Covid-19), dhe aq më pak, se do të kalojë në një pandemi të plotë, të përhapur në pothuajse çdo vend te botës, duke infektuar, deri më tani, sa dihet, 7 milion njerëz. Ajo ka rrezikuar ekonomitë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, zbrazi hapësirat tona publike dhe mbushi spitalet. Ajo ka shkaktuar një ndarje të njerëzve nga miqtë, familjet dhe vendet e tyre të punës. Me nje shpërthim, ajo ka trondit boten në një shkallë të cilën shumica prej nesh nuk e kemi parparë kurrë. Ashtu si dy luftërat botërore, ose Gripi Spanjoll i vitit 2018 më parë, kjo pandemi tashmë ka lënë një shenjë të pashlyeshme në mbarë botën.

Disa prej nesh mund të kenë dëgjuar ose mësuar se pandemia globale e kësaj shkalle mundë të ndollë. Ekspertë të shëndetit publik kanë shkruar dhe paralajmëruar për mundësinë e një shpërthimi të tillë. Por keto paralajmërime, ishin vetëm arsye e mirë për të bërë një prodhim në Hollywood (Contagion-2011). Dhe kështu, frika u bë realitet në pjesën e hershme të këtij viti, kur mbetem duke u përpjekur t’i përgjigjem pyetjes: “çka tani?”

Ndërsa shikojmë përgjigjen tonë fillestare dhe hapat që morëm për të “rrafshuar kurbën” dhe zvogëluar numrin e të infektuarve dhe për të zvogëluar numrin e viktimave, mësuam se edhe Shtetet e Bashkuara, me notën 83.5, më të larta në Indeksin Global të Shëndetit të Sigurisë, organizatë kjo qe vlerëson çdo vend në gatishmërinë pandemike. Megjithatë, tani e dimë se ne ende nuk ishim të përgatitur për një krizë të tillë. Në fakt, asnjë vend në botë nuk ishte. Qëllimi im nuk është që të përpiqem dhe të fajësoj asnjë vend, por është e vështirë të mos pyetësh “çka nëse?”, dhe se “çka nëse” duhet të fillojë me origjinën e kësaj pandemie globale! Kjo ese nuk do të merret me përpjekjen për të gjetur përgjigje për atë “çka nëse”, por do të flasë më shumë për fatin e një pandemie, veçanërisht se si mbarojnë ato.

Ne e dimë se si filloi pandemia Covid-19: kafshët, siç janë lakuriqët, në rajonin Wuhan në Kinë, janë një pellg natyrorë i llojeve të ndryshme të koronavirusit. Bazuar në ato që dimë, diku në vjeshtën e kaluar, një nga keto llojesh, ‘kapercei’ në një njeri, dhe me ketë vendosi në lëvizje pandeminë më të madhe globale, tash më shumë se 100 vjet. Ajo që ne nuk dimë, edhe pse shumë spekulojnë, është se si do të përfundojë pandemia. Kombinimet e faktorëve si transmetimi i lehtë i virusit, një sërë efektesh te njerëzit, me simptoma që shkojnë nga krejt e butë e deri në vdekjeprurës, bëjnë parashikim se si përfundon një pandemi kaq e ndërlikuar. Në këto kushte, ekzistojnë përfundime të mundshme: një që për këtë pandemi nuk është e mundshme; një e rrezikshme dhe vdekjeprurëse; dhe një që mund të zgjasë muaj dhe vite.

Mundësia e parë (që na ka kaluar tashmë) ishte një përgjigje e unifikuar globale për bllokimin, e njëkohësisht, për të menaxhimin e kontrolluar të virusit, si me SARS-in origjinal në 2003. Tani ne e dimë rezultatin e kësaj mundësie, pandeminë e përhapur të koronavirusit të vitit 2020, pothuajse çdo vend.

Mundesia e dytë për t’i dhënë fund një pandemie është që virusi të bëjnë atë që kanë bërë pandemitë e gripit në të kaluarën: kallje nëpër botë, duke lën pas viktima te shumta dhe pas imunitetin e mjaftueshëm që përfundimisht nuk lejon që virusi të gjejë strehues. Kjo do të krijonte një skenar “imuniteti të tufës”, por gjithashtu do të vinte me një çmim të tmerrshëm. Ky virus është më i transmetueshëm dhe më virulent se ai i gripit, dhe kishte lënë pas shumë miliona vdekje, në të gjithë globin. Vlerësimet vetem për ShBA ishin 1-3 milion vdekje.  Prandaj u detyruam të merrën masat per te cilat tashmë dijmë të gjithë!

E treta (dhe për këtë pandemi) mundësia e vetme bazohet në një kontroll dhe vaksinë: fundi i kësaj pandemie do të arrihet me një kombinim të masave qe kan qen efektive në kontrollin a pandemive të mëparshme-duke vazhduar kontrollin shoqëror, ilaçe të reja antivirale për të lehtësuar simptomat, dhe më në fund vaksina. Taktikat epidemologjike agresive, siç janë izolimi i të sëmurëve, karantinimi i kontakteve të tyre, zbatimi i kontrolleve sociale dhe përdorimi i mbulesave të fytyrës, mund të kufizojnë shpërthimet të jenë të lokalizuara. Këto janë taktika ‘të blejmë kohë’ derisa të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive! Por ne e dimë që kjo do të marrë kohë – disa parashikime optimistike janë deri në fund të këtij viti.  Kemi shum arsye për të besuar se vaksinë mund të funksionojë në mënyrë efektive, pra kur te jet gati. Në krahasim me virusin e gripit, koronaviruset nuk kanë aq shumë mënyra për të depërtuar ne qelizat njerëzore. Nëse kontrollojmë mekanizmin me të cilin ndërveprojnë me qelizat tona, virusi nuk mund të pushtojë dhe të replikohet në qelizat tona, dhe kontrolli i këtij mekanizmi është ajo që do të bëjë një vaksinë efektive. Ndërsa nuk jemi të sigurt nëse vaksina do të japë imunitet afatgjatë, si me fruthin, apo imunitet afatshkurtër si me gripin sezonal, ne e dimë se vetëm një vaksinë e sigurt dhe efektive do të jetë fundi i kësaj pandemie.

  • Nenkryetar i Federates Pan Shqiptare te Amerikes”VATRA”

Filed Under: Politike Tagged With: baron Pandemia, Dr.Pashko Camaj, Si dhe Kur

TË NDERUAR DIPLOMATË PERËNDIMORË NË TIRANË: KUSH PO E HUMB SHQIPËRINË?

June 5, 2020 by dgreca

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadore ne tirane, Frank shkreli, Kush po e humb, shqiperine

PSE PARTIVE POLITIKE NË SHQIPËRI NUK U INTERESON VOTA E DIASPORËS?

June 5, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA / DIELLI/

Vota e emigrantëve ka qenë ndër premtimet më të bujshme në fushatat elektorale të forcave politike shqiptare në tranzicionin politik 30 vjeçar. Edhe pse është pemtuar sa herë ka pasur zgjedhje, prapë se prapë, përfaqësimi i diasporës ka mbetur në vend numëro. Partitë në Shqipëri kanë bërë marrëveshje dhe emigrantët kanë mbetur gjithmonë të papërfaqësuar. Shqiptarët në diasporë kudo ku jetojnë e punojnë, një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të tyre jetësor ia kushtojnë atdheut. Komuniteti shqiptar bashkohet dhe organizohet në shoqëri patriotike, kulturore, historike, atdhetare, sportive e muzikore. Shqiptarët investojnë familjarisht në shkolla shqipe, në organizata kulturore e patrotike duke e mbajtur të ndezur zjerrin e atdhedashurisë të pasardhësit e tyre.Votën e emigranteve shteti shqiptar e ka detyrim dhe borxh moral të përjetshëm. Shteti shqiptar e ka për detyrë si çdo detyrë tjetër shtetërore që të garantojë të drejtën e votës të gjithë shtetasve shqiptarë jashtë atdheut. Pra çdo shqiptar që mban një pasaportë shqiptare, që ka mbushur moshën e për të votuar, që nuk ka hequr dorë nga nënshtetësia, që gjendet në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, që ka aftësi dhe zotësi për të vepruar ka të drejtën kushtetuese të ushtrojë vullnetin e tij politik. E drejta e votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë është një nga të drejtat themelore dhe të patjetërsueshme të njeriut, e garantuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Kushtetuta e Republikës dhe ligjet e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar e ka detyrim të panegociueshëm ofrimin dhe garantimin e të drejtës së votës shqiptarëve kudo gjenden jashtë kufijve territorialë shtetërorë. 

Pse partive politike nuk u intereson vota e diasporës?

Partitë Politike në Shqipëri nuk janë aspak të interesuara që shtetasve të tyre tu mundësojnë të drejtën e shprehjes së vullnetit politik me anë të votës. Partitë politike nuk e duan votën e diasporës pasi këtë votë: nuk e kntrollojnë dot, nuk e manipulojnë dot, nuk e shantazhojnë dot, nuk e blejnë dot. Liderët shqiptarë duan ushtarë të bindur, jo personalitete dhe individualitete që dalin kundër urdhërit të kryetarit të partisë. Kryetarët kontrollojnë gjithçka e vendosin për gjithçka. Një personalitet me kulturë oksidenti nuk do të mund të qëndronte gjatë në një mjedis politik orjentalist.Elektorati shqiptar në kohë zgjedhjesh është nën një presion të jashtëzakonshëm. Partia në pushtet kryesisht dhe ato që pretendojnë të vijnë kërcënojnë elektoratin me asistenca, bursa, kempe, heqjen e familjarëve nga puna, vërsulje mbi shpinë të strukturave shtetërore, ulje në detyrë, transferim në detyrë, e deri në shkarkime masive si pasojë e mos mbështetjes së forcës politike në pushtet. Fushatat karakterizohen me gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi. Zgjerimi i votës e bën pushtetin që të mos e ketë nën kontroll sjelljen e elektorarit dhe opozitës i jep një mundëësi më shumë që të përqafojë të pakënaqur. Partia në pushtet sa herë ka zgjedhje futet më e avantazhuar në betejë, ka administratën që e shtrëngon me anë të presionit, kontrollit, shantazhit e kërcënimit, ka frymën e krijuar e trashëguar prej qeverisjes disa vjeçare, ka buxhetorët që varen direkt prej financimeve të qeverisë, ka faktorin diplomatik dhe kryesisht shumicën e mediave në mbështetje. Një interferim nga jashtë pozitës kryesisht i prish mozaikun zgjedhor dhe kalkulimet për pushtet. Vota e diasporës do ta bënte pushtetin më të përgjegjshëm dhe opozitën më reale në premtimet e saj. Përfshirja e diasporës do rriste nivelin e përfaqësuesve në institucione. Diaspora do e zgjeronte alternativën politike dhe shtetformuese. Kontributi i diasporës do ishte jetik për vendin pasi vitet e fundit nga Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes janë larguar specialistët më të mirë: mjekë, infermjerë, arkitektë, inxhinjerë, mësues, ekonomistë etj. Çdo shtetas shqiptar në diasporë, nëse një ditë shteti shqiptar do vihej në shinat e vlerave dhe të meritokrcisë, nuk do e mendonte dy herë kthimin për të kontribuar në Atdhe. Me qëllim që Shqipëria të mos shpopullohet kombëtarisht dhe intelektualisht, pikë së pari ajo duhet tu mundësojë votën shtetasve të saj anëmbanë globit. Vota e diasporës është detyrim ligjor e patriotik i panegociueshëm.  

Filed Under: Politike Tagged With: nuk u intereson, Pse Partive Politike, Sokol Paja, Vota e Diaspores

PROTESTAT SI FORCË MORALE PËR TË BËRË NDRYSHIMET E NEVOJSHME

June 4, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli /

Protestat që filluan në shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia të një afrikano-amerikani u përhapën shpejt anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe në shumë vende të botës, ndërsa vazhdojnë gjithnjë në disa qyztete të mëdha e të vogëla amerikane.  Shumica e protestave ishin paqësore, por pati edhe shumë raste ku protestat u shfrytëzuan nga huliganë dhe grupe ekstremistësh, përfaqsues të ideologjive të ndryshme esktreme, të cilëtmorën pjesë në veprime dhune, vjedhje dhe thyerje dyqanesh.  Nga ana tjetër, në një shfaqje solidariteti të pa parë më përpara në Amerikë, e në botë jo se jo, disa prej këtyre protestave paqësore në shumë qytete të Amerikës, iu bashkuan edhe oficera të policisë, në solidaritet me kërkesat e protestuesve për drejtësi dhe kundër përdorimit të dhunës nga policia, siç u pasqyrua në Minneapolis të shtetit Minnesota para një jave, një ngjarje kjo që shkaktoi reagime të ashpra anë e mbanë vendit.  Për arsye të dhunës dhe shkatërrimit nga disa individë dhe grupe ekstremiste, disa qytete janë detyruar të shpallin orarin e ndalim-qarkullimit dhe disa governatorë shtetesh mobilizuan Gardën Kombëtare për të ruajtur qetësinë dhe për të mbrojtur pronat. 

Personalitete të njohura të jetës politike dhe shoqërore kanë komentuar vdekjen e afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në duart e policisë së qytetit Minneapolis, përfshir ish-presidentët Barak Obama, Xhimi Carter, Bill Clinton e Xhorxh W. Bush, ndër të tjera perosnalitete të fushave të ndryshme të shoqërisë amerikane.  Më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, deklarata e ish-presidentit republikan Xhorxh W Bush, i cili i shikon protestat paqësore – ndoshta jo si një kërcënim ndaj rendit e qetësisë – por edhe si një forcë morale për reflektim dhe si një shtytje të re për bërjen e ndryshimeve të nevojshme në shoqërinë amerikane, kur është fjala, sidomos, për trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia dhe nga forcat e rendit — – një trajtim ky që komuniteti afrikano-amerikan deri tani e ka konsideruar si të njëanshëm dhe të disfavorshëm ndaj afrikano-amerikanëve, sidomos ndaj të rinjëve të këtij komuniteti.

Megjithëse ish-Presidenti Bush dhe bashkshortja e tij Laura shprehen të pikëlluar për vrasjen brutale të Xhorxh Floyd-it dhe të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në vend si rrjedhim i kësaj vrasjeje, thonë se tani nuk është koha të japim mësime e leksione, por është koha që të dëgjojmë dhe të reflektojmë për “dështimet tona tragjike”.

“Mbetet një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinjtë afrikano-amerikanë, ngacmohen dhe kërcënohen në vendin e tyre të lindjes. Është një forcë morale”, theksoi ish-presidenti Xhorxh Bush, “kur protestuesit paqësorë, të mbrojtur nga forcat, përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe përzbatimin e ligjit, marshojnë së bashku me protestuesit paqësorë, për një të ardhme më të mirë.  Kjo tragjedi – e një serie të gjatë tragjedishë të ngjashme – shtron pyetjen që është dashur të bëhej shumë më heret:  Si t’i japim fund racizmit sistemik në shoqërinë tonë?  Mënyra e vetme për të parë veten në një dritë të vërtetë për këtë çështje është të dëgjojmë zërat e aq shumë personave të lënduar dhe të pikëlluar.  Ata që mund të kenë vendosur për t’i heshtur ato zëra, nuk e kuptojnë Amerikën dhe as mënyrat se si ky vend duhet të bëhet një vend më i mirë”, për të gjithë, u shpreh Z. Bush, në reagimin e tij ndaj vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në Minesota.  

Në deklaratën e tij, ish-presidenti republikan shkruan se, “Sfida më e madhe e Amerikës, për një kohë të gjatë, ka qenë dhe është se si të bashkojë njerëz me prejardhje të ndryshme nga e gjithë bota, në një shtet të vetëm drejtësie dhe mundësishë të barabarta”, për të gjithë.  Z. Bush paralajmëron se “Doktrina dhe sjelljet e bazuara në një superioritet racial që dikur gati kishte përçarë vendin tonë – kërcënojnë gjithnjë unitetin e këtij vendi”, ka deklaruar Z. Bush.

Ish-presidenti Xhorxh Bush u shpreh se shumë njerëz, me të drejtë, kanë dyshimet e veta në sistemin e drejtësisë në vendin tonë.  Afrikano-amerikanët, shtoi ai, janë dëshmitarë të shkeljes së përsëritur të drejtave të tyre, ndërkohë që nuk shohin ndonjë përgjigje ose zgjidhje urgjente dhe adekuate nga institucionet amerikane. Por Zoti Bush thotë se beson në drejtësinë e qendrueshme në Amerikë dhe se ajo do të realizohet me mjete paqësore, duke marrë një qendrim kundër dhunës së përdorur nga grupet dhe individë ekstremë, në protestat e ditëve të fundit. “Vjedhjet nuk janë çlirim dhe shkatërrimi i pronës nuk është përparim.  Por, ne gjithashtu jemi të vetdijshëm se paqja e qëndrueshme në komunitetet tona kërkon drejtësi të barabartë.  Sundimi i ligjit, në fund të fundit, varet nga drejtësia dhe nga legjitimiteti dhe kredibiliteti i sistemit juridik.  Vendosja e drejtësisë së barabart për të gjithë, është gjithashtu detyrë e të gjithëve” theksoi Z. Bush.   Kjo, sipas ish-presidentit Xhorxh Bush do të nevojit, “Përpjekje të qëndrueshme, të guximshme dhe krijuese.  Ne u shërbejmë më mirë fqinjëve tanë kur përpiqemi të kuptojmë hallet dhe përvojën e tyre.  Ne i duam fqinjët tanë si veten kur i trajtojmë ata si të barabart me ne, duke i mbrojtur dhe duke treguar dhembëshuri ndaj tyre.  Ekziston një mënyrë më e mirë – mënyra e mirëkuptimit, e angazhimit të përbashkët dhe veprimit të guximshëm dhe në paqën e rrënjosur në drejtësi.”, nënvijoi ish-presidenti Bush.  Ndonëse në deklaratën e tij me rastin e vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia në Minnesota, Z. Bush shfaqi shqetësimet e tija në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, e të cilat rezultuan në protesta të mëdha anë e mbanë vendit—ai prapseprap shprehu besimin e tij se vendi do bëhet më i mirë nga kjo përvojë sado e hidhët, ashtu siç ka ndodhur edhe në shumë raste të tilla në historinë e Amerikës.  “Jam i sigurt, se së bashku, amerikanët do të zgjedhin mënyrën më të mirë”, për të zgjidhur problemet e tyre, ka përfunduar deklaratën e tij, ish-presidenti Xhorxh W. Bush, duke thënë se, “Zgjidhjet e problemeve të shoqërisë amerikane mund të realizohen më së miri duke jetuar e vepruar në bazë të idealeve themelore amerikane – në bazë, pra, të vërtetës themelore se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta dhe të paisur nga Perëndia me disa të drejta të veçanta.

Ndërkaq, për zhvillimet e fundit në Amerikë – përfshir protestat gjithëpërfshirse kundër vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia e qytetit Minneapolis u shprehen të gjithë ish-presidentët që ende jetojnë – përfshir edhe ish-Presidentin Barak Obama — i pari president i Amerikës me origjinë afrikano-amerikane.  Në reagimin e tij, Z. Obama tha se ka ardhur koha që të nxirren në pah problemet raciale të shoqërisë dhe për të venë, njëkohësisht, “njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”, përsa u përket këtyre sfidave shoqërore.  Ish-presidenti demokrat u bëri thirrje protestuesve që të kenë “Shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar…se ndryshimi po vjen…ndryshime epike në vendin tonë”, që sipas tij, “do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time”.  Z. Obama e mbylli mesazhin e tij  duke thenë se këto protesta masive sot dallohen nga lëvizjet për të drejtat civile të 1960-ave, sepse sipas tij, kësaj radhe,“Këtu ka diçka ndryshe”, duke shtuar se ata që protestojnë e marshojnë sot, përbëjnë një përfaqësim shumë më të madh të Amerikës sesa 50 vjet më parë. 

Fuqia e të pafuqishmëve, do ta cilësonte ish-disidenti, aktivisti i të drejtave të njeriut dhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel!

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, per ndryshimin, protestat, si force moralie

ABDULLAH HOTI, ZYRTARISHT NE KRYE TE QEVERISE

June 4, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti zyrtarisht merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës

-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zyrtarisht mori pozitën e kreut të Qeverisë/

PRISHTINË, 4 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i zgjedhur dje në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Në një ceremoni shtetërore, ai ka parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ishte rreshtuar në nderim të Kryeministrit të ri, ndërsa Orkestra e FSK-së po intononte Himnin Shtetëror të Kosovës.

Pas marrjes së detyrës, Kryeministri Hoti në një mbledhje ceremonial të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka prezantuar objektivat kryesore të Qeverisë së re.

Filed Under: Politike Tagged With: Abdullah Hoti, ne krye et qeverise, zyrtarisht

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 359
  • 360
  • 361
  • 362
  • 363
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …
  • Lulash Nikë Palushaj – Gjuha dhe kujtesa e Malësisë së Madhe
  • KOSOVA, E VËRTETA DHE DREJTËSIA: NJË SFIDË QË KËRKON PËRGJIGJE INSTITUCIONALE
  • HAGA NUK ËSHTË MBI SOVRANITETIN E KOSOVËS!
  • PËRTEJ BASHKËJETESËS KULTURORE: A JANË SHQIPTARËT VËRTET TË BARABARTË NË MAL TË ZI?
  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT