Një thirrje të hapur demokratëve të kuvendit
Nga Ilir LEVONJA/
Vendi e ka të domosdoshme një opozitë frontale duke filluar pikë së pari nga degratimi ekonomik. Dhe së dyti nga shenjat e qarta për një pushtet one man rule, (një njëri i vetëm që vulos e firmos, që qeveris etj) kjo edhe për shkak të erës politike në rajon. Ndaj i digjni mandatet…, i hidhni tutje.
Mos harroni që sapo u kremtua pak muaj më parë në Kremlin me një absolutizëm sarkaistik të votave me shumicë, car Putini. Ai që pikërisht kur Rusia ndeshej në futboll me Kroacinë nisi me dhjetra skuadrilje të bombardonin opozitën dhe qytetet të tëra të lira në Sirinë e Bashar al Asadit, tashmë në një luftë shkatërruese civile prej gati 8 vjetësh. Rusët por edhe europinët në përgjithësi sodisnin nën duhmën e ekraneve publike dhe birrave me gota të mëdha, futbollin. Ndërkohë sirianët bombardoheshin dhe i drejtoheshin kufijve a deti të Mesdheut, në një shtegtim të ri, për një jetë më të mirë. Eksode që sot e kanë përçarë totalisht Europën. Ndaj mos i kurseni, i hidhni tutje ato mandate.
Kurse një tjetër si ai, Erdogani po kurërozëohet sot… aty ku nuk do mungojnë edhe qeveritarët aktualë të shqiptarëve, popullit që për një a njëmijë arsye i detyrohen Turqisë me një fakt të vetëm historik, përçarjen apo ndarjen në pesë shtete aq sa sot shqiptari i Shqipërisë e quan kosovar dhe jo shqiptar të Kosovës vëllain e një gjaku. I hidhni menjëherë.
Edi rama dhe Hashim Thaçi do shkojnë me qejfin më të madh ose janë aty duke e adhuruar për shkak të ëndrrave perverse të pushtetit absolut, pra one man rule. Atij lloji që po e shohim të shfaqet tek qeveriu ynë aktual. Mendoni se ka shkuar numri i të burgosurve pse mendojnë ndryshe. Kujtoni se u shkarkuan nga administrata pak ditë më parë vetëm sepse nuk përkrahën idenë one man rul të Taip Erdoganit. Ndaj vërvitini tutje ato mandate.
Pse them ekonomia…, janë pagat e ulta dhe informaliteti që kanë thelluar dhe thellojnë përditë borxhin publik., Por mbi të gjitha e kanë bërë shqiptarin të flasi me vete. Borxhin e shqiptarëve…, siç sapo ndodhi edhe me këtë faturën gjyqësore për të mbrojtur qeverinë karshi një tjetër ish investitori Francesco Becchetti… janë para gjyqesh pafund që shtohen e shtohen, paratë e shqiptarëve. Ndaj për hatër të varfërisë së tyre digjini ato mut mandate. Do jetë një vendimmarrje e madhe dhe shqiptarët do ju besojnë me shpirt. Duan një provë të gjallë, një provë që jeni me të vërtetë me varfërinë e tyre. Jemi një popull i bjerrur nga propaganda dhe lufta dyshe. Një popull që bar hamë dhe ty nuk të besojmë më. Ndaj digjini, vërjuani flakën publikisht… ndihmoni të rriten shërbimet sociale me ato para mandati, bëhuni pjesë e grupit një e shtunë ndryshe. Se me keqardhje e them, me fraza si kjo, ngrini kartonat lart se me lart ia çoni Edi Ramës, nuk vjen në pushtet. Digjini publikisht, bëhuni një opozitë reale e publikut, e hallemëdhenjëve… por edhe atyre që nuk e gjenden kockat, të deklasuarve nga soji i Ruçit dhe familja e Edi Ramës.
Siguria kombëtare kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj!
AAWO”MOTRAT QIRIAZI” FL & VATRA NË TAMPA BAY ORGANIZOJNË SHFAQJEN E FILMIT”SKËNDERBEU”
– Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.-/

Redaksia e Gazetës “DIELLI” është njoftuar se AAWO”Motrat Qiriazi” -dega në Florida së bashku me degën e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Tampa Bay do të organizojnë shfaqjen e filmit artistik “SKËNDERBEU”-KRYETRIMI I SHQIPTARËVE- ditën e Djelë, me 15 Korrik 2018 në Captitol Theatre, që ndodhet në adresën: 405 Cleveland St, Cleaëater, Fl.
Organizatorët ftojnë të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay, që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie dhe të manifestojnë krenarinë e të qenit shqiptar.
Hyrja do të jetë falas. Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Dera do të jetë hapur që në orën 4.00 PM, ndërsa shfaqja fillon në orën 5.00 PM. Tregohuni korrket në respektimin e orarit.
Njoftimi i organizatorëve mbyllet me Thirrjen:” Le të përkujtojmë së bashku Heroin tonë Kombëtar në kuadrin e Vitit Jubilar të 550 Vjetorit të vdekjes së Tij.
Së bashku mund të bëjmë Mrekullira!
Kontaktoni për cdo sqarim në Tel: 941-951-1956
Shekulli i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Edhe gazeta “Dielli” pati rol në njohjen e çështjes shqiptare/
Duke marrë parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat u formua federata pan-shqiptare “Vatra”, mund të thuhet se ajo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e çështjes shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë, në përgjithësi e në veçanti, në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Falë angazhimit të Federatës pan-shqiptare “Vatra” dhe gazetës “Dielli” u lidhën miqësi të reja dhe çështja shqiptare u bë e njohur edhe përtej oqeaneve.

Shkruan: Xhylije IBRAHIMI
Para gati një shekulli, kur zënë fill marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, një superfuqie botërore dhe një shteti të vogël në Ballkan, por të rëndësishëm në pikëpamje gjeostrategjike dhe mbi të gjitha mik besnik i Amerikës. Për njohjen e realitetit shqiptar në SHBA, asokohe kishin kontribuar aq sa kishin mundur emigrantët si dhe përfaqësuesit diplomatikë amerikanë të vendosur në shtetet fqinje të Shqipërisë. Kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e popullit amerikan për trojet shqiptare, popullin shqiptar, jetën dhe ngjarjet që lidheshin me shqiptarët e Shqipërinë, dha edhe gazeta më e madhe për nga tirazhi “The New York Times”, që botohej në New-York. 1919-ta merret si vit që ndryshoi botën, që ndryshoi bërjen e politikave, shtrirjen e politikave, që më nuk do të përfshinin vetëm vendet dhe popujt e mëdhenj, por edhe ato vende të vogla dhe popuj të vegjël, siç ishte populli shqiptar. Që në janar të vitit 1919 ndizet një dritë e gjelbër për popullin shqiptar, një dritë në fund të tunelit, për të ardhmen e këtij populli të vogël, të përvuajtur, të ndarë e të copëtuar. Por, si u zhvilluan këto marrëdhënie mes këtyre dy vendeve, gjatë periudhës 1919-1939 dhe cili ishte qëndrimi i SHBA-së për çështjen shqiptare ?
Apetitet e fqinjëve
Në Konferencën e Paqes së Parisit (1919), Fuqitë e Mëdha, me aleatët e tyre ballkanikë për çështjen shqiptare si dhe në zgjidhjen e problemit të kufijve, zbatuan politikën e kompromisit, duke përdorur Shqipërinë si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e luftës. Në negociatat për zgjidhjen e ,,Çështjes së Adriatikut”, çështja shqiptare u diskutua pa marrë pëlqimin e shqiptarëve. Fqinjët ishin të interesuar që nga Shqipëria të marrin sa më shumë pjesë që të jetë e mundur, deri në ndarjen e saj. Delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për Vorio-Epirin, me qëllim të forcimit të Greqisë për t’i konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufijve të përcaktuar me Konferencën e Londrës (1913), me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare përball Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrje në Adriatik. Fuqitë e mëdha, për të ruajtur ekuilibrin e forcës, përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit 1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë, për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë, Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit W.Willson, problemi shqiptar u shkëput nga ,,Çështjes së Adriatikut”. Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri në vitet 1922-1928 rezultuan me njohjen e Shqipërisë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gusht 1922. Shqiptarët, të zhgënjyer nga lëkundjet e diplomacisë evropiane ndaj çështjes shqiptare dhe duke qenë të pafuqishëm përballë apetitet imperialiste të shteteve fqinje, vendosin t`i drejtohen Amerikës, me kërkesë që të pengojë përpjekjet për copëtimin e Shqipërisë. Zyrtarët amerikanë e arsyetonin nevojën për njohje të Shqipërisë nga qeveria e tyre edhe me faktin se Shqipëria, edhe në ato kushte, ishte vend pa borxhe të jashtme, posedonte rezerva të mëdha nafte dhe ofronte mundësi të mira për investime në hekurudha, rrugë dhe industrinë e drurit. Gjithashtu, ata insistonin që interesat amerikane të trajtohen sipas rregullave për kombin më të favorizuar, kusht ky që u pranua nga qeveria shqiptare, pas njohjes de jure, bashkë me dy kushtet tjera të marrëveshjes. Njëra prej tyre kishte të bënte me angazhimin e qeverisë shqiptare që të respektonte natyralizimin e shtetasve të huaj në SHBA, kurse tjetra – me një hua të madhe nga bankat amerikane, që do të përdorej për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, nën kontrollin e ekspertëve amerikanë.
Zemërimi amerikan me Shqipërinë
Periudha 1923-1925 karakterizohet me një ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, që ishte një goditje e rëndë në përpjekjet e forcave demokratike, për të çrrënjosur mbeturinat e feudalizmit në Shqipëri dhe për ta orientuar vendin në rrugën e demokracisë perëndimore. Me ndihmën e huaj, Ahmet Zogu rikthehet në pushtet në vitin 1924, duke shtypur me dhunë revolucioni demokratik. Favorizimi i interesave ekonomike të Italisë dhe Anglisë, bëri që marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë të ftohen dukshëm. Amerikanët mendonin se SHBA meritonte së paku një trajtim të barabartë, duke pasur parasysh shërbimet që i kishin bërë Shqipërisë përmes presidentit Uillson dhe Kryqit të Kuq. Në këtë mënyrë, Shqipëria kishte shkelur tri pikat e marrëveshjes në raport me SHBA-të. Pas në periudhe ftohje, në prill të vitit 1926, fillon të përmirësohet qëndrimi ndaj Amerikës, falë Faik Konicës, i shkolluar pjesërisht në Harvard, që ishte emëruar ambasador në Uashington. Në vitet 1928-1939, periudhën e Monarkisë në Shqipëri, Qeveria e SHBA-së, duke njohur Mbretërinë e Shqipërisë kishte parasysh marrëveshjen e lidhur nëpërmjet shkëmbimit të notave në qershor të vitit 1922, midis Maksvell Bllejkut dhe qeverisë shqiptare, e cila mbetej në fuqi. Ndryshimi ishte cilësuar “i rregullt” dhe që garantonte stabilitet për faktin se kreu i shtetit nuk ishte ndërruar. Njohja amerikane, edhe këtë herë lidhej me interesa ekonomike. Por, SHBA-ja nuk ndërmori asgjë, në vitin 1939, për të penguar pushtimin e Shqipërisë nga Italia, edhe pse Faik Konica, si përfaqësues diplomatik i Qeverisë Mbretërore të Shqipërisë në SHBA, kishte njoftuar Departamentin e Shtetit se Shqipëria gjendej para greminës dhe se së shpejti do të pushtohej nga Italia fashiste. Fajtore për këtë mos reagim të SHBA-së konsiderohet të ishte politika e Zogut. Më 10.06.1939, me udhëzim të Departamentit të Shtetit, mbyllet ambasada amerikane në Tiranë dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ndërpriten.
Një shekull më vonë, miqësia SHBA-Shqipëri, përfshirë tani edhe Kosovën, që falë përkrahjes amerikane, në rend të parë, u çlirua në vitin 1999, ndërsa shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, është në pikën e saj më të mirë.
…………………..
(Autorja është master i diplomacisë dhe dërgoi enkas për Gazetën “DIELLI”)
- « Previous Page
- 1
- …
- 476
- 477
- 478
- 479
- 480
- …
- 672
- Next Page »
