• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi: Vonesat e BE-së dhe NATO-s në integrimin e Ballkanit Perëndimor krijojnë hapësirë për ideologji të rrezikshme

October 23, 2016 by dgreca

nato-08-Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi: Kosova, një rast i mirë për leksione të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare/

nato-07

-Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë një hap tjetër i madh në rrugën tonë në aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-s dhe BE-së/

nato-03 -Vonesat e BE-së dhe NATO-s në integrimin e Ballkanit Perëndimor krijojnë hapësirë për ideologji të rrezikshme/

PRISHTINË, 23 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova është një rast i mirë për të mësuar leksione të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare, tha Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, sot në seminarin e 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili ka nisur dje punimet treditëshe në Prishtinë.  “Kosova më nuk është burim i jostabilitetit, por përkundrazi është eksportues i paqes dhe dialogut. Kjo e bën Kosovën mundësi të mirë për të mësuar për rastet e ngjashme nga e tërë bota”, theksoi ai.

Presidenti Thaçi përkujtoi se, para 17 viteve Kosova ishte një vend i sapo dalur nga lufta, nga përpjekja për gjenocid, nga një dekadë e represionit dhe aparteidit shtetëror serb dhe nga dekada të tëra të diskriminimit. “Por, në ato ditë të rënda ishte bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht NATO, që u vunë në krye të rivendosjes së paqes dhe qetësisë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e pritën krahëhapur forcën paqeruajtëse KFOR, të kryesuar nga NATO dhe misionin e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Thaçi vijoi se, një mësim tjetër i atyre ditëve të menjëhershme të pas luftës, që është i vlefshëm edhe për një prej sfidave të mëdha me të cilat po përballet sot Evropa dhe Aleanca Veri-Atlantike, është edhe çështja e refugjatëve. “Me përfundimin e luftës dhe vendosjen e paqes, rreth një milion njerëz nuk pritën as UNHCR-në, as ndonjë agjenci tjetër, por u kthyen vetë në shtëpitë e tyre. Nuk u pengonte që i kishin shtëpitë e shkatërruara, që ekonomia ishte rrënuar, që institucionet e shtetit duhej ndërtuar prej zeros. Me rëndësi kishin paqe, ndonëse ende e rëndë, si dhe garanci për siguri dhe stabilitetit, që ishte NATO. Edhe sot kur shohim valët e refugjatëve, duhet të angazhohemi që të krijojmë paqe dhe stabilitet për ta. Ata nuk dëshirojnë asgjë më shumë se sa të kthehen në shtëpitë e tyre, të kenë paqe, të kenë stabilitet, sepse shtëpitë e shkatërruara, shtetin e shkatërruar, do ta ndërtojnë përsëri, siç kemi bërë ne në Kosovë”, tha presidenti kosovar.Më tej, presidenti Thaçi tha se para një viti kemi arritur të nënshkruajmë edhe Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me BE-në.

“Kjo erdhi si rezultat i reformave të shpejta dhe të suksesshme në instalimin e rendit dhe ligjit, në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në shtrimin e bazave të një ekonomie të lirë”, u shpreh ai. Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi tha se Kosova është e gatshme dhe në fakt kërkon që dialogu të ngritët në një nivel tjetër, të marrë një kualitet tjetër. “Jemi të gatshëm për një proces të mirëfilltë të bashkëpunimit, të marrëdhënieve miqësore dhe të pajtimit. Nuk kemi pasur asnjëherë rast më të mirë, si Kosovë, si Serbi dhe si rajon, se sa muajt në vijim, që të vëmë në binarë të sigurt bashkëpunimin tonë”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai vlerësoi se falë përkushtimit për dialog dhe bashkëpunim, sot marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më nuk janë kërcënim për stabilitetin në rajon, por janë shembull i fuqisë që nëpërmjet dialogut të kthehemi nga e ardhmja më e mirë për të gjithë.“Jemi krenarë edhe për sukseset në konsolidimin e brendshëm të Kosovës. Kemi ndërtuar institucione shumetnike në të cilat janë të përfaqësuar të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Thaçi. Ai shtoi se, edhe ata që dikur qëndronin në barrikada në pjesën veriore të Kosovës e madje sulmonin edhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it dhe NATO-s, sot janë pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës, në Parlament, në qeveri, në qeverisje lokale, ku angazhohen për të drejtat e komunitetit të tyre. “Me këtë frymë të bashkëpunimit për të ardhme më të mirë për Kosovën, po punojmë edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Dëshirojmë që vendimi për themelimin e Armatës së Kosovës të ketë miratimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Përvoja që kemi me Forcën e Sigurisë së Kosovës, që e kemi tani, na bën të jemi optimistë për këtë ambicie”, tha presidenti Thaçi.Forca e Armatosur e Kosovës, u shpreh ai, do të jetë një hap tjetër i madh në rrugën tonë në aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-s dhe BE-së.

“E kuptojmë që sot BE nuk e ka mendjen tek zgjerimi. Kriza financiare, vala e refugjatëve, BREXIT janë tema që kanë tërhequr vëmendjen e Brukselit nga Ballkani Perëndimor. Por, vonesa e BE-së dhe e NATO-s që të afrojë afër vetes rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk do të lë thjeshtë një vakum. Ideologji tjera, nga kontinente tjera, me axhenda tjera për botën, po përpiqen të depërtojnë në rajonin tonë. Këto mezi presin të mbushin vakumin që do të lë vonesa e BE-së dhe NATO-s”, tha presidenti Thaçi. Ai theksoi se, është qenësore për rajonin, por edhe për vetë BE-në, për NATO-n, për kontinentin, që mos të vonohemi në proceset integruese të rajonit në NATO dhe në BE.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nesër përmbyllë punimet treditëshe Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin u pritën më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.Perspektiva e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe në rolin evolues të NATO-s në rajon, po diskutohet në Seminarnin në Prishtinë që pason Samitin e Aleatëve, të  krerëve të shteteve dhe të qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.Ligjvënësit e NATO-s po shqyrtojnë zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Evropë.Seminari është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti, dhe me përkrahjen e qeverisë zvicerane.Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është që ta lehtësojë dialogun, që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere. Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit, të fituar që nga qershori i vitit 2014.Forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, është në Kosovë nga viti i lirisë 1999.

Filed Under: Politike Tagged With: ideologji te rrezikshme, Integrimi i ballkanit peendimor, Thaçi: Vonesat e BE-së dhe NATO-s

Gratë dhe lufta për në Shtëpinë e Bardhë

October 23, 2016 by dgreca

Më shumë se 200 gra kanë kandiduar përgjatë shekujve për postin në zyrën ovale. Ndërkohë SHBA-ja me sa duket është e gatshme për një presidente, mendon historania Ellen Fitzpatrick./

Ellen Fitzpatrick Geschichtswissenschaftlerin

Nga Helena Kaschel/DW/

DW: Ka mjaft literaturë për presidentët amerikanë, po ashtu si edhe për gratë në politikë – përse opinoni nuk ka thuajse aspak njohuri për shumë gra që kanë kandiduar në SHBA për postin e presidentes?

Ellen Fitzpatrick: Asnjëra prej tyre nuk e ka fituar ndonjëherë garën për të kandiduar për presidente, ndaj për historianët e psecializuar për presidentët amerikanë, këto kandidate nuk kanë paraqitur interes të veçantë. Ndërsa studiuesit e çështjeve të gruas nga ana tjetër kanë pasur pak interes sa i përket historisë së presidentëve në SHBA, sepse në të gratë nuk kanë luajtur ndonjë rol.

E para grua që ka kandiduar ndonjëherë për presidente në SHBA ka qenë Victoria Woodhull. Kjo ka ndodhur në vitin 1872, kur gruaja nuk kishte as të drejtën e votës. Sa të ndryshme kanë qenë armiqësitë që ka përjetuar asokohe Woodhull nga problemet që përjetojnë gratë sot?

Woodhull iu desh të luftojë me rezistencë të jashtëzakonshme, shumë më tepër se sa kandidatet sot. Ajo nuk lejohej të zgjidhte veten, por thoshte qartë, se të tjerët mund ta zgjidhnin atë.

USA historische Präsidentschaftskandidatin Victoria Woodhull Victoria Woodhull

Në kohën e rindërtimit pas luftës së recesionit në SHBA ka pasur një debat dinamik për rëndësinë e lirisë. Në Kongres debatoheshin nenet 14. dhe 15. të shtojcës kushtetuese, në të cilat bëhej fjalë për nënshtetësinë dhe të drejtën e votës për burrat afro-amerikanë.

Pikërisht në këtë moment Suffragette-t përfituan nga rasti për të kërkuar të drejtën e votës për gruan. Ndonëse ato nuk patën sukses, kandidatura e Woodhull-it dhe ideja e një gruaje presidente u respektua shumë. Disa u mrekulluan prej idesë, ndërsa të tjerët e refuzuan atë kategorikisht. Tonet seksiste në raportim ishin më pak të dukshme se sa gati 100 më vonë gjatë kandidaturës së Margaret Chase Smith.

Margaret Chase Smith ishte gruaja e parë në historinë e Kongresit, e cila u zgjodh në të dyja dhomat. Më 1964 republikania kandidoi në zgjedhjet paraprake për postin e presidentes, por ajo humbi sepse nuk kishte financim të mjaftueshëm. Çfarë roli luan Smith?

Smith bëri histori si gruaja e parë emri i së cilës u rendit ndër të nominuarit e një partie të madhe politike. Për më tepër, ajo erdhi në garën për nominim të republikanëve si senatore me shumë përvojë dhe shumë e respektuar prej dekadash në jetën politike kombëtare. Ajo ka qenë ndoshta ndër femrat më mirë të kualifikuara ndonjëherë për këtë kandidaturë përpara Clinton.

USA historische Präsidentschaftskandidatin Margaret Chase Smith Margaret Chase Smith

Disa vjet më vonë në vitin 1972, Shirley Chisholm ishte gruaja e parë që kandidoi për t’u nominuar nga Partia Demokrate. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë afrikano-amerikan për t’u zgjedhur në Kongres. Chisholm, duke bërë një përpjekje të dyfishtë si grua dhe me ngjyrë për të hyrë në garën presidenciale, hasi në penegsa jo vetëm prej kundërshtarëve të saj politikë, por edhe të kolegëve përparimtarë: Feministet, elita demokrate dhe burrat me ngjyrë hezitonin ta mbështesnin atë. Përse?

Midis të dyja grupeve aktivistëve të të drejtave civile dhe atyre feministe e sigurisht edhe tek Partia Demokratike ishte përhapur mendimi, se Chisholm nuk do të mund ta fitonte kurrë një garë dhe kësisoj energjitë e tyre ata donin t’i fokusonin për të luftuar Richard Nixon. Prandaj ata zgjodhën George McGovern, i cili sigurisht humbi vota në masë.

USA historische Präsidentschaftskandidatin Shirley Chisholm Shirley Chisholm

Si e ka ndryshuar seksizmi me kalimin e kohës në përballjen e femrave kandidate për presidente?

Ajo është bërë më pak i theksuar, më pak i dukshëm pasi amerikanë sot në përgjithësi pohojnë se nuk kanë në parim hezitim në lidhje me zgjedhjen e një presidenteje femër. Megjithatë, shumë thonë se ata thjesht nuk janë entuziastë për Clinton në vetvete.

Në të njëjtën kohë edhe sot ka sigurisht shumë jehonë nga e shkuara. Trump, për shembull, i ka mëshuar fort nocionit, se Clinton-it i mungon qëndrueshmëria, forca, energjia e madje edhe shëndeti për të kryer detyrat e presidencës. Kjo është thënë edhe për Margaret Chase Smith në vitin 1964, kur disa komentues dhe qytetarë nuk hezitonin të flisnin hapur, se kjo kishte të bëntë me gjininë e Smithit, që në sytë e tyre ishte në thelb e diskualifikuar.

Hillary Clinton in Nevada Hillary Clinton

A ka ardhur më në fund koha kur çdo grua mund të bëhet Presidente e Shteteve të Bashkuara?

Absolutisht. Unë mendoj se kjo është e mundshme. Por unë jam një historiane dhe mund t’ju them se çfarë ka ndodhur, por nuk mund të parashikoj në të ardhmen.

Ellen Fitzpatrick është profesore e historisë në Universitetin e New Hampshire. Libri i saj “The Highest Glass Ceiling” për kandidatet presidenciale femra në SHBA u botua për herë të parë në shkurt 2016.

Filed Under: Politike Tagged With: Gratë dhe lufta, Helena Kaschel, për ne, Shtëpinë e Bardhë?

Trumpit ne Getysburg: Ja cdo te beje 100 ditet e para

October 22, 2016 by dgreca

*Duke degjuar fjalen e kandidatit Donald Trump ne Getysburg Pennsylvania/

1-trump-getysburg-te-pennsylvania

*Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!

1 Pirro Mani

Nga Pirrro DOLLANI/ Las Vegas/

Jam duke degjuar fjalimin e  Trumpit ne Getysburg, te Pennsylvania, fjalen e tij programatike se çdo te beje 100 ditet e para pot e behet President: Ja çdo te beje:

E nisi me simboliken e Gettysburgu-t ku Linkolni mbajti fjalimin e famshem per te bashkuar popullin amerikan mbas Luftes Civile, dhe ky me kete fjalim do te bente thirrje per bashkim. Dhe ja sese vazhdon ta beje bashkimin: ka rreth dhjete minuta qe ka filluar vetem duke vjedhur akuza, pas akuzash ndaj Hilarise,  shtypit, sistemi qe eshte manipuluar, kompani te fuqishem qe s’paguajne taksa. Vertet ka fytyre te beje akuza Z. Trump, per kompani qe s’paguajna taksa sipas mendjes se nje njeriu qe ka vite e vite qe s’paguan asnje dollar taks, dhe krenohet qe ka disa vite qe nuk paguan taksa.  Dhe mbasi eshte marre edhe me gjithe ato qe gra qe e kane akuzuar, pastaj recitonn si gjithnje sesa “ e shkelqyeshme” qe do te jetee ardhmja e amerikes, pa treguar asnjehere, le ta perserise perseri, ASNJEHERE, sesi do t’I realizoje gjithe keto mrekulli qe thote dhe qe “planet e tij” mbarojne me frazen “ju do te habiteni vete sesi do te behet.” E njejta formule qe kur I thua qe pse shan emigrantet, pse i trajton femrat keshtu, pergjigja e ketij TRUMPI,  s’ka njeri qe I respekton femrat me shume se une; s’ka njeri qe i respekton emigrantet me shume se une. Dhe tani qe une shkruaj keto, ai vazhdon me citate sesi do ta beje te mrekullueshme ameriken, por me fjale, me fjale , me fjale, pa asnje plan. Dhe askush nuk duhet te harroje se ky njeri eshte I vetmi nga te gjithe kandidatet per president ne keto 40 vjetet e fundit, nuk pranon te tregoje taksat e tij. Pasi deklarimi i tyre do t’i zbuloje nje ane tjeter te karakterit te tij, ashtu siç video tregoji sesa shume ky  narcisist VLERESON FEMRAT. Po e mbyll me kaq kete shenim, nderkohe qe ai vazhdon me fraza boshe, te pa mbeshtetura me argumente sesi do te beje ameriken Great Again. Words, words, words. . . do te bej kete e do te bej ate, por sesi do ta bej vetem ai e di! Dhe simboliken e Gettynsburgut po perpiqet qe t’i jape nje kuptim te ri, jo ate te bashkimit, ate te perçarjes. Fatmiresisht dhe fjalimi i tij mbaroi. Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!

Filed Under: Politike Tagged With: fjalimi i Tumpit, Getysburg, Pirro Dollani

ANSAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s, SEMINAR NE PRISHTINE

October 22, 2016 by dgreca

*Prishtinë, Filloi punimet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s/

1-salle-nato

1-seminari-nato2-panel-nato1-ansambleja-e-natosSot në Prishtinë ka filluar punimet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Vlerësimi dhe Konfirmimi i Perspektivës euro-atlantike të Kosovës”, në të cilin po marrin pjesë deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.Seminari treditor i është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e qeverisë zvicerane.

Me një fjalë mirëseardhjeje, seminarin e hapin nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti.

Duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e secilit shtet anëtar të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës,nënkryetari Haliti tha se organizimi i mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, përcjell për jetën politike në Kosovë disa mesazhe qartësisht të kuptueshme, se: Asambleja Parlamentare e NATO-s ka në vëmendje raportin aktual me shtetin e Kosovës dhe synon të nxis dhe të rris mundësitë për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ajo vlerëson rolin, ecurinë dhe rëndësinë e politikës rajonale të Kosovës si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, si dhe u përcjell gjithë vendeve të Ballkanit, anëtarëve të NATO-s dhe të BE-së, mesazhin se qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës nuk është vetëm e nevojshme, por është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Haliti tha se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n do të thellohet edhe më tej në të ardhmen, deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë dominuese të sigurisë globale.

“Përkushtimi dhe përpjekjet e gjithanshme të Kosovës për anëtarësim në NATO, janë të vazhdueshme e të domosdoshme, ndaj sundohen nga serioziteti dhe sinqeriteti”, theksoi nënkryetari Haliti.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në fjalën e tij, vlerësoi se ndihma e Zvicrës për Kosovën shkon përtej këtij seminari. Ai tha se stabiliteti dhe siguria mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit.

“Shpresoj dhe uroj që me anë të shkëmbimeve dhe prezantimeve, do të fitohen pikëpamje të reja për tejkalimin e sfidave në rajon. Ky seminar ka një rëndësi edhe për njerëzit në këtë vend”, theksoi Jean-Hubert Lebet.

Paolo Alli, nënkryetar i AP-së së NATO-s, theksoi se Asambleja e NATO-s ka mbajtur shumë seminare, por këtë të sotmin e konsideroi historik.

“Unë besoj që ky seminar do të ndikojë në fuqizimin e arritjeve të ndërtimit të një klime politike të mirë në Kosovë. Asambleja jonë vazhdon të jetë e hapur për shumë sfida. Parimet demokratike duhet të mbizotërojnë, rendi dhe ligji duhet të respektohen”, theksoi nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ai shtoi se e ardhmja e Kosovës është në integrimin euroatlantik, pasi Kosova është stabile, edhe pse ka sfida.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli për angazhimet konkrete të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe demokratike, si dhe ngritjen e gjitha kapaciteteve dhe arritjen e standardeve të sigurisë.

Pasi konfirmoi orientimin e qartë euro-atlantik të Kosovës dhe aspiratat për integrim sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kryeparlamentari Veseli theksoi se dallimet etnike Kosova i konsideron pasuri dhe në asnjë mënyrë rrezik për të ardhmen evropiane të saj. Ai theksoi se siguria rajonale nuk cenohet vetëm nga mbetjet e së kaluarës apo nga stagnimi ekonomik, por edhe nga kërcënimet globale, sikurse është terrorizmi ndërkombëtar. Ai tha se Kosova fuqishëm në krah të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ka marrë masa të rëndësishme, përfshirë edhe ato legjislative, në fushën e luftimit të këtij kërcënimi global.

Në vazhdim, Veseli tha se Kosova ka arritur përparime në fushën e krijimit të kapaciteteve të sigurisë në nivelin e brendshëm, përderisa është e gatshme të marrë edhe përgjegjësinë e sfidave globale të sigurisë.

“Vendimi që presim të marrin më Kuvendin e Republikës së Kosovës, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, do të jetë edhe një shtytje më pozitive në këtë drejtim”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke folur rreth vlerësimit të perspektivës evropiane të Kosovës, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësuese Special e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se BE-ja nuk është duke shpikur kushte vetëm që Kosovën ta mbajë larg nga familja evropiane. Ajo tha se prioritetet përcaktohen sipas vendit dhe në Kosovë do të jenë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të drejta dhe të fuqishme.

“Kosova duhet ta ndihmojë vetveten, duke pasur storie pozitive që do t’i ndihmojë në përmirësimin e imazhit të saj jashtë”, tha Apostolova.

Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ajo tha se sundimi i ligjit është fjala magjike dhe në thelb të kësaj marrëveshjeje.

“Procesi i Stabilizim-Asociimit është prioritet i yni politik e ekonomik, i cili shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi. Nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj”, tha Apostolova.

Pas fjalëve hyrëse dhe përgjigjeve të panelistëve nga pyetjet e të pranishmëve, seminari vazhdoi punimet me sesionin e parë, në të cilin u diskutua për procesin e reformave në Kosovë, zhvillimet aktuale politike, në mënyrë të veçantë, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sfidat e brendshme politike, sundimin e ligjit, reformat në administratën publike, si dhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Sesioni u moderua nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, e cila falënderoi veç e veç të gjitha delegacionet parlamentare për pjesëmarrjen e tyre në këtë seminar.

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se qëllimi i këtij misioni nuk është që të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë. Ajo tha se reduktimi i EULEX-it është fakt i cili flet për përmirësim të institucioneve të Kosovës. Papadopoulou shtoi se EULEX-i nuk është këtu për të zëvendësuar institucionet e Kosovës, por është mbështetës i tyre. Bërthama e mandatit të këtij misioni është e njëjta, shtoi ajo, por shtrirja e tij do të jetë me e ngushtë.

Duke folur për rritjen e efikasitetit të institucioneve të Kosovës, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu, tha se institucionet e Kosovës janë të reja dhe ndërtimi i tyre merr kohë, i cili, sipas tij, është edhe thelbi i mandatit të OSBE-së. Ai tha se OSBE-ja ka ndihmuar edhe Kuvendin, ndërsa tani është duke punuar për fuqizimin e grupeve parlamentare jo shumicë, por edhe për gratë deputete dhe rolin e tyre.

“OSBE-ja ka përkrahur edhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë. Jemi të angazhuar edhe për institucionet gjyqësore në veri. Por mbeten ende shumë sfida”, theksoi Braathu. Ai tha se në vend që të importohen praktika nga vende tjera, gjëja më e mirë është që të gjinden forma që do t’i përshtateshin më së miri Kosovës. Format demokratike, shtoi ambasadori Braathu, nuk do të jenë të qëndrueshme nëse nuk burojnë nga shoqëria.

Ariana Qosaj – Mustafa, drejtoreshë e programit dhe hulumtuese e lartë, Instituti Kosovar për  Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), gjatë fjalës së saj, u fokusua te sfidat e brendshme politike në Kosovë. Ajo tha se Kosova sapo ka dalë nga një seri e përleshjeve e ndasive që kanë shkaktuar ngecje në procese të rëndësishme. Ajo përmendi një varg vështirësish të cilat i kanë përcjellë zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Pas diskutimeve, pjesëmarrësit shtruan pyetje në adresë të panelistëve.

Seminari po vazhdon punimet në sesionin e pasdites.

Filed Under: Politike Tagged With: ANSAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s, SEMINAR NE PRISHTINE

DASHAMIRET E RUSISE FORMOJNE USHTRI TE RE KAZAKE NE BALLKAN

October 21, 2016 by dgreca

Nga Julia Petrovskaja/

1-kadeli
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Kur komandanti i Ushtrise Kazake qe u formue rishtazi, Viktor Zaplatin mbajti fjalimin e rastit, iu desht nji perkthyes, pra ishte rus. Ky general rus, i veshun me nji uniforme tipike kazake, u zgjodh njizanit, udheheqes i kesaj dege te re,ne mbledhjen qe u mbajte me 11 shtator,ne qytetin-port te Kotorrit.
Gjate fjalimit te rastit Zaplatin tha se”Bota Otodokse asht nji bote mevehte.” Ketu na shfim Serbe,Malazeze,Ruse e Bullgare.
Mbledhja u kryesue nga prifti ortodoks Momcillo Krivakapic. Nder te tjeret , te pranishem ne ate mbledhje ishte edhe nji grup biciklistash dhe motoristash pro rus, qe bajne pjese ne organizaten ruse “Ujqit e Nates.”udheheqsi i te ciles asht Aleksander Zaldistanov, shoq i ngushte i Putinit.
Antare te 26 organizatave, te cilat thone se kane 50 “luftetare” kazake, moren pjese ne ate mbledhje.Ne ate mbledhje moren pjese edhe perfaqesues nga Serbia, Republika Serbe e Bosnje-Hercegovines,Malit te Zi, Maqedonise, Bullgarise dhe Greqise.
Qellimi i Ushtrise Kazake ne Ballkan nuk asht i qarte, dhe perfaqsues te degeve antare, nuk prenuen t’a shqyrtoshin kete ceshtje me gazetaret.
Kazaket ne fjale, e kane prejardhjen e tyne nga grupe luftetaresh te vete organuem, te bashkesive kufitare, te ish Perandorise Ruse, qe nga qindvjeteshi i 16-te e deri ne pjesen e pare te qindvjeteshit 20-te, kane shume pake lidhje me Ballkanin.
Organizata kryesore kazake, qe gjindet tash ne Serbi, njihet me emnin Kazak Stania, u formue me 2011-ten, nga Ushtria Kazake me qender ne Moske, komandanti i te ciles emnohet drejte per drejte nga Putini.
Dega serbe e kesaj organizate, ne nji deklarate me rrjetin social, tha se vlerat  perendimore jane te hueja, dhe si te tilla,  nuk perputhen me ato vendase, dhe se” Putini asht si nji drite ne nji erresine, ne te cilen gjinden tashti popujte e Ballkanit.”
Qellimi i ketyne organizatave asht per “t’iu kunder vu planit historik” qe ka per qellim shkatrrimin e Serbise.” Me i ra troc muhabetit, kundershtimi ndaj Perendimit.
Kottori i zgjodh si vend per mbjatjen e mbledhjes,per formimin  e deges se Ushtrise Kazake te Ballkanit; sepse ne ate vend kishte dikur konsullaten, Perandoria Ruse. Pervec kesaj, media pro-ruse ne Ballkan ka qene aktive per te krijue pershtypjen se porti i Kotorrit do te bahet baze ushtarake e NATO-s, mbasi Mali i Zi te perfundoje veprimet per t’u ba antare i aleances.
Udheheqsi i ushtrise kazake ne Ballkan Zaplatin, asht veteran i shume konflikteve qe pasuen shpartallimin e Bashkimit Sovjetik.Ai mori pjese ne luften e Bosnjes me 1992-93, ne ate te Gjorgjise,, te Abkhaias, Ostise jugore e te tjera.
Ne nji interviste me nji gazete te te ahtuquejtunes republika serbe e Bosnje-Hercegovines, Zaplatin kerkoi ndamjen e Bosnjes, dhe e cilsoi marreveshjen e Dejtonit te 1995-ses, qe i dha fund luftes ne Bosnje,:”nji e padrejte historike”. Ai Shtoi “Kombi Serb asht tuej mbrojtun veten, megjithse kjo gja interpretohet si nji qellim per ndamje dhe si krime lufte”Zapalin Shtoi, “une mendoi se pamvarsia e Republikes serbe te Bosnje-Hercegovines asht e pashmangeshme”.
Ne fruer Zaplatin mori pjese ne nji mbledhje te veteraneve serbe te luftave te ndryshme Balkanike, ku moren pjese edhe veterane ruse qe u mbajte ne Beograd, ai tha se, si ai po ashtu edhe shoket e tij, “jane ne pararojen e luftes kunder fashizmit ne Ballkan, dhe kunder imponimit te vlerave, te te ashtuquejtunit perendim””
Shtese nga perkthyes, po perdore nji shprehje vendase”Qebesa  e Zotit, Baca Putin, nuk ka qysh me e tregue ma qarte, se ku i ka qellimet ne Ballkan.”

Filed Under: Politike Tagged With: Gjon kadeli, KAZAKE NE BALLKAN, Rusia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 605
  • 606
  • 607
  • 608
  • 609
  • …
  • 671
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT