• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FC Dardania, ekipi i parë shqiptar në finalen e kupës së Bazelit

April 18, 2013 by dgreca

FC Dardania Bazel kualifikohet për herë të parë në histori për finalen e kupës së Bazelit, duke mposhtur kështu ekipin e ligës së dytë, FC Bubendorf me golin e shënuar nga Mehmet Rexhepi, para më shumë se 500 shikuesve.

Ky ishe ekipi i katërt me radhë i ligës së dytë që eliminohet në këtë edicion nga FC Dardania. Ndërkohë që ky sukses nuk mbaron me kaq, FC Dardania kryeson tabelën edhe në kampionat. Dhe është fare pranë ngjitjes në ligën e dytë. Këtë siguri ua jep fitorja e javës së kaluar  (0:1), duke „rrahur“ në fushë të vet para 700 shikuesve rivalin kryesor, FC Aesch, që ka në mesin e vet dhe ish-lojtarin e FC Bazelit dhe reprezentuesin e shumëfishtë të Australisë, Scott Chipperfield.

Trajneri i Dardanisë, Enver Hajdari, shprehet i lumtur për suksesin e ekipit të tij që në këtë prag të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të klubit janë pranë dy suksese të mëdha.

„Më 2 korrik festojmë 20-vjetorin e themelimit dhe për këtë ditëlindje dëshirojmë t‘i shpërblejmë shqiptarët e Bazelit e më gjerë me fitimin e Kupës së Bazelit dhe ngritjen në ligën e dytë rajonale, shprehet trajneri i Dardanisë që ka një karrierë të suksesshme futbolli deri në ligat e para të Zvicrës.

FC Dardania (3.) – FC Bubendorf (2.) 1:0 (0:0)

Golashënues: 90. Mehmet Rexhepi

Përbërja e ekipit:

Kajo Osmani – Avdyl Krasniqi, Shpend Mustafa, Mehmet Rexhepi, Shaban Kryeziu (91. Shenoll Dalipi) – Ismet Kastrati, Bajram Salihu – Bujar Fazliu, Nusret Rexhepi ©, Naser Murina (90. Ekrem Balaj) – Perparim Rafuna (52. Shqiprim Salihi) – Trajner Enver Hajdari.(AlbInfo.ch)

 

Filed Under: Sport Tagged With: ekipi shqiptar, FC Dardani, kualifikohet, ne Bazel

Kombetarja! Xhani De Biazi nis revolucionin 2.

April 18, 2013 by Administrator

ShqiperiaXhani De Biazi i ka realizuar të gjitha objektivat e tij në krye të Kombëtares  tonë, të paktën deri tani, pasi në një vit e gjysmë në krye të skuadrës ia ka dalë ta rinovojë në më shumë se 60% atë.

Italiani ka afruar shumë elementë të rinj të talentuar, lojtarë që kanë një formim europian nga pikëpamja taktike si dhe të ndërtojë një skuadër që mendon lojën kolektive dhe praktikon lojën kolektive.

Padyshim që edhe ngjitja me afro 40 vende në harkun kohor të 17 muajve në FIFA është deri diku edhe meritë e De Biazit, për shkaqet e lartpërmendura. Tashmë De Biazi është vënë në kërkim të disa elementëve të rinj shqiptarë që janë lindur e rritur në vendet perëndimore. Pra behet fjale per shqiptare te lindur jashte territorit te Republikes se Shqiperise, kryesisht me origjinë nga  Kosova apo edhe nga Maqedonia e Mali i Zi, raporton gazeta “Sot”.

Adnan Januzaj, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj, të cilët luajnë në ligat e para europiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese. Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do të pranojë të luajë për Shqipërinë në këtë periudhë. Bunjaku ka shanse, ashtu sikurse dhe Azemi, pavarësisht se ky i fundit është shprehur se nuk duhet ta llogarisin për momentin si një kuqezi.

Një punë të madhe trajneri De Biazi po bën për t’i mbushur mendjen Ergys Kaçes të veshë fanellën e Kombëtares tonë kuqezi, por se mbrojtësi i PAOK-ut ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë në të ardhmen, duke e lënë hapur mundësinë por pa shumë vendosmëri.

Vetë De Biazi është shprehur se problemi i Kaçes është familjar dhe se ai e kupton qëndrimin e futbollistit. Por De Biazi ka lënë të kuptohet e dëshira e futbollistit është të luajë për Kombëtaren tonë Kuqezi. Nisur nga objektivat që i ka vënë vetes, gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes me Norvegjinë. Shumë zëra në FSHF thonë se De Biazi do të bëjë një revolucion të dytë në muajt e ardhshëm,. Por kjo do të varet shumë nga rezultati që do të prodhojë takimi me norvegjezët, që do të luhet në Tiranë më 7 qershor.

Filed Under: Sport

Skandal ne Laç! Policia shkopinj gome ndaj lojtarëve.

April 18, 2013 by Administrator

Sot mediat sportive ne Shqiperi, hodhen drite mbi incidentet e ndodhura gjate dhe pas ndeshjes se Kupes se Shqiperise, Laci-Kuksi 2-1. Te vjen keq kur meson se kete rradhe protagoniste te dhunes jane uniformat blu. Një ngjarje e paza kontë ka ndodhur dje pas ndeshjes midis Laçit e Kukësit. Pas
përfundimit të ndeshjes, Forcat e Ndërhyrje së Shpejtë, të ardhura nga Shkodra,
kanë goditur futbollistët e kurbinasve, Valdano Nimani dhe Daniel Jubani, ndërsa
kanë shtyrë edhe kapitenin Erion Vucaj. Sipas lojtarëve, ata kanë dalë nga
ambientet e stadiumit për të hipur në makinën e Jubanit e për të udhëtuar më pas
drejt Shkodrës së bashku dhe janë goditur nga forcat e rendit.“Dolëm nga
stadiumi dhe u drejtuam nga makina për të hipur në të, që të shkonim drejt
Shkodrës. Jubani po fuste çantën në makinë, ndërkohë forcat e rendit na thoshin
të largoheshim shpejt. Në atë moment, një prej policëve ka goditur Jubanin,
ndërsa tjetri me shkop gome më goditi mua, duke zgjatur dorën brenda në makinë,
pasi xhami ishte hapur e më kanë ënjtur buzën. Gjithashtu, ata shtynë edhe
Vucajn, duke u sjellë në këtë mënyrë me ne sikur të ishim kriminelë. Gjithsesi,
tani që kemi shkuar në shtëpi jemi më të qetë e po mendojmë për faktin që jemi
finaliste të Kupës, duke u futur në historinë e ekipit kurbinas me këtë arritje,
e madje për të dytën herë, pasi unë dhe Vucaj kemi qenë pjesë e ekipit edhe në
sezonin 2009- 2010, kur morëm pjesë për herë të parë në kupat e Europës. Ai rast
normalisht na eklipsoi për një moment gëzimin e arritjes së finales, por ne kemi
treguar se jemi një ekip i fortë, me karakter, që nuk dorëzohet lehtë”, ka
shpjeguar dje për “Panorama Sport” Nimani. Në të njëjtën linjë me
sulmuesin, autor i golit të parë, kanë qenë edhe Vucaj me Jubanin, duke e dënuar
ashpër atë që ndodhi me ta. Sakaq, tepër i revoltuar është parë edhe presidenti
Laska, i cili me ta marrë vesh një fakt të tillë, ka ardhur në vendngjarje duke
kërkuar llogari ndaj policisë për diçka të tillë dhe duke u thënë: “Nuk e kuptoj
se si mund të godisni futbollistët. As në Afganistan nuk ndodh diçka e tillë.
Dikush duhet të përgjigjet për diçka të tillë, e cila nuk është parë e dëgjuar
të ndodhë në ndonjë vend tjetër. Policia ndoshta mund të konfliktohet me
tifozët, por të ndodhë që ata të godasin edhe futbollistët, është vërtet e
turpshme”, është shprehur i revoltuar kreu i kurbinasve. Sipas informacioneve,
policët më shumë sesa për të mbrojtur futbollistët dhe zyrtarët e klubeve, janë
munduar dje që të ruajnë rendin, me qëllim që të mos ndodhte asnjë përplasje.
Kjo edhe për faktin se në stadium ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm,
Flamur Noka.E djeshmja ka qenë unike, teksa është sulmuar mjeku i një ekipi, dhe i biri,
njëkohësisht mjek, është detyruar të shpëtojë babain e tij. Kanë qenë
minutat e fundit të ndeshjes në Laç mes Laçit dhe Kukësit, kur futbollisti Hoxha
i Kukësit është dëmtuar dhe dy mjekët e Kukësit, Pertef dhe Perli Rusi, babë e
bir, kanë hyrë në fushë si zakonisht për të dhënë ndihmën mjekësore.  Pas
ndihmës mjekësore, Hoxha, sipas rregullores, duhej të dilte jashtë fushës dhe
ndërkohë ishte kërkuar edhe barela. Por në atë moment që Hoxha po zhvendosej për
të dalë jashtë, mjeku Pertef Rusi u ka thënë dy personave që mbanin barelën që
nuk ka nevojë, pasi ka mundësi t’ia dalë vetë. Në atë moment, njëri nga dy
personat e barelës e ka goditur Pertef Rusin, duke e lënë pa ndjenja. Janë
dashur disa minuta për të sjellë në vete mjekun dhe këtë e ka bërë djali i tij,
Perli, i cili njëkohësisht është edhe mjeku i ekipit kombëtar
U-19. Ngjarjen e tregon vetë Perli Rusi, i cili ka qenë jo pak i
tronditur.”Kam disa vite që e ushtroj këtë profesion dhe nuk më kishte
ndodhur një situatë e tillë. Kisha dhënë ndihmën mjekësore për të tjerët, por që
të jepja ndihmë për babain tim në fushë, nuk më kishte shkuar ndërmend”.
Perli pohon gjithashtu se pothuaj gjatë gjithë ndeshjes janë hedhur
sende të forta në fushë, madje vinin edhe nga tribuna.  “Të vjen keq që
ngjarje të tilla përsëriten. Në fakt, në Laç nuk është hera e parë që ndodh.
Fatmirësisht, babai im ia hodhi paq, falë Zotit edhe pa pasoja, sepse menjëherë
vajta në Spitalin Ushtarak dhe bëra një skaner, ku specialistët mjekë më thanë
që vetëm i duhet të pushojë. Kur cenohet edhe profesioni i mjekut të futbollit,
imagjinoni ju se çfarë ndodh në tribuna apo në korridoret e stadiumet”, – mbyll
rrëfimin e tij, mjeku Perli Rusi.

Filed Under: Sport

Kombetarja e femrave! Shqiperia sfide Greqise.

April 17, 2013 by Administrator

Eshte hedhur sot shorti per Eleminatoret e Boterorit te Femrave qe do te
zhvillohet ne Kanada ne 2015. Sic dihet Kombetarja Shqiptare arriti nje
kualifikim historik nga shorti para-eleminator ku mori pjese per here te pare ne
nje ndeshje zyrtare dhe arriti dy fitore dhe nje barazim ne grup duke u renditur
ne vend te dyte.

Ne shortin e sotshem Shqiperia ishte ne vazon e fundit
pasi aty u futen te kater skuadrat qe vinin nga raundi para-eleminator. Goglat e
kane vene Shqiperine ne Grupi 5 te eleminatoreve ku do te kene nje detyre te
veshtire pasi niveli tani eshte shume me i larte.

Shqiperia qe renditet
ne vend te 125 ne renditjen e FIFA-s per femra, do te kete perballe Novergjine
(vendi i 11-te ne bote), Hollanden (14), Belgjiken (27), Portugaline (42) dhe
fqinjet e Greqise qe renditen ne vendin e 59-te ne renditjen e FIFA-s. Pra
Shqiperia eshte shume larg ne renditje nda kundershtaret dhe synimi i vajzave te
drejtuara nga trajneri Rraklli do te jete marrja e sa me shume pikeve te
mundshme, qe do te jete nje sfide e vertete. Mundesia me e mire do te jete
sigurisht ndeshja me Greqine, por dhe ajo pritet te jete nje sfide shume e
veshtire.

Ndeshjet ne grupe do te zhvillohen nga 20/21 shtator 2013 deri
ne 17 shtator 2014. Vendet e para nga shtate grupet eleminatore do te
kualifikohen automatikisht, ndersa kualifikohen edhe kater vendet e dyta me te
mira.

Deri tani Kombetarja e Femrave ka shvilluar ne total shtate
ndeshje, kater prej tyre miqesore, dhe asnjehere nuk ka pesuar humbje duke marre
gjashte fitore dhe nje barazim.

Filed Under: Sport

Furtuna Velaj! Krenaria jone ne Amerike.

April 17, 2013 by Administrator

Ajo ka emigruar në moshën 8 vjeçare drejt “tokës së premtuar”, e la vendlindjen në momentet më të vështira të jetës së saj.

[Read more…]

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 113
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pranvera e flamengove në Tiranë…
  • BILAL XHAFERRI, FIGURË E SHQUAR E LETËRSISË SHQIPTARE DHE MËRGATËS SË AMERIKËS
  • Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm sllav serbo-malazez
  • WHO WILL OWN ALBANIA’S FUTURE?
  • Pëshpërimë dashurie përtej përjetësisë…
  • Një reflektim mbi temat historike në filatelinë shqiptare
  • “Lezha (Lisi) gjatë sundimit të mbretit të fundit ilir, Gentit (181–168 p.K.): Roli strategjik, ushtarak, politik dhe ekonomik”
  • NË PALLATIN E BRIGADAVE, “AULONA FOLK FESTIVAL”, NJË ÇMIM QË NDERON VLORËN!
  • NATO pas Reduktimit të Pranisë Ushtarake Amerikane në Evropë
  • AMANETI I NAIMIT PËRBALLË SHQIPËRISË SË SOTME
  • KUR ZGJOHET RINIA, DRIDHEN ELITAT. A PO VJEN MË NË FUND NDRYSHIMI NË TROJET SHQIPTARE?
  • Tre pronësitë e Zvërnecit!
  • Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë edhe për një sekondë?
  • Albanians For America was pleased to meet yesterday for lunch with Chris Gober, Republican candidate for the U.S. House of Representatives in Texas’ 10th Congressional District
  • HIMARA NË STUDIMET ALBANOLOGJIKE TË PROF. DR. JUP KASTRATIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT