Nga Arben Llalla/
Krypeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka patur lidhje të ngushta me Mitropolitin e Konicës, Sebastianon, njeriu që ka promovuar për shumë dekada propagandën për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit.
Në fund të viteve 1950 Kryepeshkopi, Anastas Janullatosi, Mitropolit i Konicës, Sebastianos, Mitropoliti Stagon dhe Meteoron, Serafeim Stefanu, Kryepeshkopi i SHBA, Dhimitris Trakattelis, dhe shumë figura të larta kishtare ishin anëtarë të organizatës Vllazëria e Teologëve “JETA”. Në vitin 1960, Krypeshkopi Anastasio, Mitropoliti i Konicës Sebastiano, u shkëputën si fraksion nga Vllazëria e Teologëve “JETA”, dhe themeluan Vllazërinë e Teologëve “SHPËTIMTARI”.
Hakmarrja e Vllazërtisë “JETA”, ndaj Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, nuk vonoj. Me zgjedhjen Kryepeshkop i Greqisë, Jerominos Koçoni, i cili vinte nga organizata
Vllazëria e Teologëve ”JETA”, shumë anëtarë të nga Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, u dërguan me detyra jashtë Greqisë për hakmarrje. Kështu, Anastas Janullatosi u dërgua me mision në Afrikë, Dhimitriso Trakattelis, u dërgua në SHBA, Efthimiu në Kore, etj. Në vitin 1974, erdhi në krye të kishës së Greke Serafeim, një tjetër anëtar Vllazërtisë “JETA”, dhe kështu shumica e drejtuesve të Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, mbetën jashtë Greqisë, duke ju mbyllur rruga e karrierës së tyre për shumë vite.
Ishte Patriarkana e Stambollit që rehabilitoj disa figura të Vllazërisë së Teologëve “SHPËTIMTARI”, duke ju mundësuar që të bëhen kryepeshkop si: Anastas Janullatosi u dërgua Kryepeshkop në Shqipëri, në SHBA,u emërua Dhimitris, etj. Nxitësit e themelimit të Vllazërisë e Teologëve “SHPËTIMTARI”, në një farë mënyre ende janë të internuar duke shërbyer jashtë Greqisë, asnjeri prej tyre se kishte menduar dhe dëshiruar që të jetonin dhe punonin jashtë saj. Lufta midis Vllazëria e Teologëve ”JETA” dhe Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, vazhdon edhe në propagandë duke akuzuar dhe kritikuar figurat qendrore të këtyre dy organizmave. Një rast i freskët kemi kritikën e publicistit Panajoti Televandu,i cili një ditë pasi u inaugurua me aq propaganda Kisha Ortodokse në Tiranë, botoj një shkrim të ashpër kundër Kryepeshkopit Anastasios dhe kryepeshkopit të SHBA, Dhimitrios. Titulli i shkrimit ishte poshtërues: Nuk keni turp z. Annastasios! Autori sillte të dhëna se kisha në Tiranë si arkitekturë i ngjanë më shumë një Xhamie pa minare se sa një Kishe Ortodokse. Publicisti Panajot Televandu është një kritikues i Kryepeshkop Anastasit, ai atë e quan Profesor, pra pa asnjë titull të lartë fetar.
Në përfundim dua të shtoj se Vangjel Dule dhe kryetari i ri i OMONIA, Leonidha Papa, janë njerëzit e rekomanduar nga Mitropoliti i Konicës, i ndjeri Sebastianos, sepse që të dy këta vijnë nga organizata që punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë, SFEVA, themelues i së cilës është Mitropolit Sebastianos.
Shqipar Çam says
Mos na merzisni me kete figure te DJALLIT JANULLO TE ASFALISE MESJETARE GREKE
SHKRIMET E PUBLIKUARA JANE AQE TE QARTA SA FIGURA E DJALLIT ME VEPRIMTARINE E TIJE ANTISHQIPTARE NUK PO DUKET NE ASNJE GAZETE TE TIRANES?! PSE???
andoni says
Për shqiptarët të shenjtë janë Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, e jo njerëz që kanë luftuar gjuhën shqipe e kombin shqiptar
Në qershor 2014 kreu i kishës ortodokse që vetëm autoqefale nuk është, z.Anastas Janullatos zhvilloi një replikë publike në formën e meshës brenda selisë së kishës. Në këtë replikë – mallkim në gjuhën greke ai akuzoi shqiptarët që mbrojnë gjuhën shqipe, mbrojti karakterin “shqiptar” të kishës ortodokse, etj. Ndër të tjera, z.Janullatos mbrojti edhe bashkëpatriotin e tij, ish klerikun Kozma Etoliani, një prift të shekujve të kaluar, i cili ndonëse nuk ka kurrkund “shenjtëri” është shpallur “i shenjtë”.
Kasnecët e z.Janullatos rendën të shkruanin kolektivisht se në kohën kur ka ekzistuar Kozma Etoliani, nuk shkruhej gjuha shqipe. Është një replikë djallëzore pasi pikësëpari Kozmai i tyre i ndalonte shqiptarëve ta flisnin gjuhën shqipe e jo më të mendonte ta shkruante atë. Për të gjuha shqipe as që duhet të ekzistonte. Në të njëjtën binar ecën sot edhe z.Janullatos teksa pavarësisht se e di mjaft mirë gjuhën shqipe, meshon vetëm në gjuhën greke. Edhe peshkopët e Gjirokastrës dhe Beratit meshojnë në greqisht.
“Martiri”
Synimi kryesor ka qenë që shqiptarët të mos nderojnë figurat e tyre të historisë, por të nderojnë figura të një populli tjetër, e aq më tepër persona që i kanë bërë dëm të madh çështjes shqiptare. Në një fshat të Fierit është ndërtuar një kishë për nder të “martirit”.
Më 24 korrik deri më 5 gusht 1995 erdhi në Shqipëri një grup arkeologo-priftëror i cili kreu një ekspeditë në rrethin e Fierit ku ndodhet kisha e quajtur “Shën Kozmai”,në fshatin Kolkadas (që për grekët është “Kolikonaq”).
Gjatë gjithë kohës që ata qëndruan këtu u morën me gërmime në themelet e kishave të Fierit, për të provuar “rrënjët greke” të këtyre kishave. Në përfundim të misionit u duk se gërmuesit nuk kishin gjetur atë që shpresonin dhe që mendonin të reklamonin me të shpejtë.
Punët janë rregulluar që të ekzistojë një organizatë e quajtur “Miqtë e Shën Kozmait”.
Dëshmi historike
Është quajtur prej historianit Hamer “shkathtësi politike” emërimi i patrikut grek Genadios si patrik i Stambollit nga ana e sulltan Mehmetit II. Sulltani i dha Genadiosit të drejta të shumta. Patriarkana në bashkëpunimin e ngushtë që kishte me Portën e Lartën merrte përsipër të kryente si detyra të saj urrejtjen e Perëndimit si dhe moslejimin e kryengritjeve kundër regjimit osman.
Vasil Krapsiti në librin “Historia e Paramithisë” shkruan se “Shën Kozmai, ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe.
“Më urrejnë çifutët”
Në letrën që Kozmai i dërgonte vëllait të tij më 2 mars 1779 i shkruan: “Të përqafoj ty dhe dhespotin e shenjtë dhe uroj vëllezërve të Krishtit shëndet shpirtëror dhe trupor. 10.000 të krishterë më duan dhe një më urren. 10.000 turq më duan dhe një jo. Mijëra çifutë më urrejnë dhe asnjë nuk më do (Vasil Krapsiti, faqe 40).
Urrejtjen ndaj hebrenjve, Kozmai e përçon me këto fjalë:
“Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Europës, sepse në atë raki, çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit”.
“Mos flisni shqip në shtëpi”
Sipas revistës “Agora”, Janinë 1984, faqe 20, Kozmai ka thënë:
“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.
Ja pra sikurse shihet, Kozma “martiri” nuk ka qenë gjë tjetër veçse një urrejtës i gjuhës shqipe.
Kozma Etoliani (1714-1779) “pagëzuari” nga kisha greke si “Shën Kozmai”, ishte një prift nga armata e priftërinjve që dërgoheshin në Shqipëri nga kisha greke për të mbajtur gjallë frymën helenizuese që e karakterizonte dhe e karakterizon këtë kishë.
Sipas tij, Kozma Etoliani është veshur prift në vitin 1759 në Stamboll. Shërbesat e tij ndahen në “katër periudha”.
Kudo ku shkoi, Etoliani ishte një misionar i përkushtuar i kishës greke si të gjithë klerikët tjerë të kësaj kishe. Për grekët, Etoliani kishte pengesën e vazhdueshme të hebrenjve dhe të njerëzve pasurve.
Etoliani e kreu misionin e tij helenist në jugun e Shqipërisë, periudhë e cila sipas historiografisë greke quhet “periudha e katërt e tij”, duke predikuar vazhdimisht se gjuha shqipe ishte gjuhë e djallit dhe se gjuha e vërtetë për ortodoksët ishte vetëm greqishtja. Një propagandë të tillë pseudoprifti Kozma nuk e bënte vetëm me shqiptarët por edhe me vllehët. Në të gjitha meshimet e tij theksohej se raca shqiptare ishte racë greke prandaj ajo duhej “të kthehej në origjinë”. Nisur nga kjo edhe një historian grek si Vasilis Krapsiti në librin e tij “Historia e Paramithisë” e quan me të drejtë Kozmain “luftëtar të vendosur të helenizmit”.
Helenist i përkushtuar
Kozma Etoliani propagandonte vazhdimisht në trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte një kishë vetëm greke. Është për t`u përmendur gjithashtu se në meshimet e tij ai i kërkonte të pranishmëve që jo vetëm në kishë por as në shtëpi të mos flisnin shqip se “vetëm greqishtja është gjuhë e Zotit” dhe se vetëm duke folur greqisht “laheshin mëkatet e bëra në këtë botë”. Kjo veprimtari e Etolianit pati suksesin e duhur tek një pjesë e vllehëve të cilët u greqizuan.
Për shkak të përkushtimit të tij ndaj greqizmës, Kozma Etoliani ai u prit kudo keq nga shqiptarët.
Për t`u veçuar janë dy fjalime të Kozma Etolianit, njëri nga të cilët në Himarë pak ditë para vdekjes. Në takimin e parë të Himarës Etoliani ndër të tjera ka thënë:
“..Vëllezër, të ndihmoni të gjithë për çështjen e shkollave greke, sepse kështu i ndihmoni çështjes së helenizmit”.
Ndërsa në fjalimin tjetër në një vend të Shqipërisë që nuk jepet konkretisht Etoliani ka thënë:
“…Vëllezër, 40 vjet luftova për t`i mësuar të tjerëve germat e gjuhës greke. Mësoni pra fëmijëve këto germa të helenizmit. …Në qoftë se nuk mësoni greqisht vëllezërit e mi, nuk mund të kuptoni çështjet e kishës. Më mirë të keni një shkollë greke në vendet tuaja sesa të keni ujë dhe bukë në shtëpi. Kush i mëson fëmijëve gjuhën greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishën dhe ndriçon njerëzit”.
Fundi
Etoliani u vra më 24 gusht 1779, pikërisht për punët e tij të pista kundër kombit shqiptar dhe në mënyrë urrejtje simbolike trupi iu hodh në lumin e Osumit. Megjithatë askush nuk ndaloi varrosjen e tij në kishën e Panagjias. Fundi i Etolianit ishte jo vetëm i merituar por edhe i logjikshëm, pasi ai kudo u prit keq në Shqipëri.
Më 20 prill 1961 në mbledhjen e 260-të Sinodit të Shenjtë grek, ndër të tjera për Kozma Etolianin u tha:
“…Ka luftuar për çështjen e helenizmit…”.
Po ashtu në mjaft aktivitete “vorio-epirote” në Greqi, në mjaft parulla shkruhet se “Shën-Kozmai ishte një luftëtar i vendosur i çështjes së Vorio-Epirit”. Në librin në fjalë jepet edhe një foto e një aktiviteti të zhvilluar në Konicë nën drejtimin e mitropolitit Sebastianos me temën “Vorio-Epiri dhe Shën-Kozmai”. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha shoqatat “vorio-epirote” dhe politikanë të lartë grekë.
Ne duam martirët tanë
Shqiptarët duan që të nderojnë klerikët e tyre. Njëri prej tyre është Papa Kristo Negovani, një klerik që u vra nga kisha greke pse kërkoi të meshonte në gjuhën shqipe.
Petro Nini Luarasi u helmua për shkak se kërkonte të shkruhej e lexohej gjuha shqipe.
Pse kaq urrejtje ndaj gjuhës shqipe? Dej në mesjetë nga Kozmai me shokë, e sot nga të tjerë që nuk duan ta këndojnë nëpër mesha edhe pse ia dinë shumë mirë të gjitha fjalët.
Është e drejtë e patriotëve grekë të kujtojnë bashkatdhetarin e tyre Kozma, për punët e bardha në dobi të grekëve e punët e zeza në dobi të shqiptarëve. Por këtë gjë ata nuk duhet t’ia imponojnë atyre që veç e mira nuk i ka lidhur me këtë njeri.
Sic shihet prifti i sotem grek ne Shqiperi,Janullatua eshte vazhduesi i misionit te te fameshmit shen Kozmai,shejtan Kozmai.
Rasim says
Janullatosi, vete e gjykoi se fronti me i mire per t’i sherbyer Greqise eshte Shqiperia. Kryeministri i Greqis e vleresoi larte besnikerine e tij ndaj Greqise, sepse i ka kryer mire detyrat ne sherbim te kombit grek. Ai ka miratuar nje statut kishtar, ku nuk figuron kombesia shqiptare. Greket mburin Janullatosin qe hodhi ne dore Kishe ortodokse Autoqefale Shqiptarer. Janullatosi vazhdon me keq per kundra Shqiperise se Murgu Kozma dhe per kete u denua me vdekje. Neve nuk na duhen vleresimet e tij kur ai eshte armik i kombit shqiptar. Prandaj te largohet nga Shqiperia bashke me ty,