• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Opozita: 100 mijë protestues kundër qeverisë-Policia ishin 15 mijë protestues

February 17, 2016 by dgreca

-Rreth 15 mijë veta kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës/

-Protesta e opozitës përfundon me thirrje për 27 shkurt nëse nuk dorëhiqet qeveria/

-Mustafa e Thaçi: Qeveria nuk do japë dorëheqje, e ka mandatin e votës së lirë të popullit të Kosovës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Shkurt 2016/ Protesta e opozitës kosovare në Prishtinë u shpall e përfunuar dhe qetë me paralajmërimin për protestë tjetër në 27 shkurt nëse deri atëherë nuk dorëhiqet qeveria e nuk shpallen zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare. Por, protestuesit u ftuan në shesh edhe për të premtën, kur është seanca e Kuvendit të Kosovës, mbajtjen e së cilës e kundërshton opozita e bashkuar, e cila po bllokon seancat që nga fundvera e kaluar edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare e jashtë saj. Qytetarët u ftuan që të pamundësohet zgjedhja eventuale e Presidentit nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas komunikatës së përbashkët të tre partive organizatore, të dërguar pak më parë, më shumë se 100.000 qytetarë të Republikës së Kosovës dolën sot në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar, për shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese.

 “Pjesëmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anëve të Kosovës, prej qyteteve e fshatrave, e masivisht prej kryeqytetit, Prishtinës. Protesta nisi në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare dhe vazhdoi në formë marshimi deri te Sheshi Skënderbe. Aty qytetarëve iu drejtuan me fjalime deputetë e udhëheqës të subjekteve opozitare, Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, thekson deklarata.Populli i Kosovës, vijon opozita e bashkuar,  është ngritur në këmbë, masivisht, për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe për ta kundërshtuar këtë qeveri që me çdo kusht po i shtyn këto marrëveshje përpara. “Një qeveri që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e vendit, nuk ka legjitimitet e as legalitet ta udhëheqë vendin”, thuhet në deklaratën e opozitës.Sipas opozitës së bashkuar, marrëveshjet tashmë janë anuluar prej verdiktit popullor, dhe kësaj qeverie i mbetet vetëm të largohet, menjëherë. “Këtë po e kërkon sot populli i Kosovës, në sheshet e Prishtinës, në protestën më të madhe të pasluftës në Kosovë. Nëse qeveria nuk e dëgjon fjalën e popullit, atëherë protestat do të bëhen intensive e të pandërprera. Sot populli me prezencën dhe zërin e tij e ka shkarkuar qeverinë e Kosovës”, përfundon komunikata e opozitës.

 Rreth 15 mijë veta kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës, derisa sipas organizatorëve, opozitës së bashkuar, ishin mbi 100 mijë.

Policia e Kosovës thekson se protesta e sotme është mbajtur nga ora 14:00 deri 16:00. “Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues”, thekson komunikata e dërguar.

Kryeministri  Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një konferencë shtypi pas protestës së opozitës theksuan se qeveria nuk do japë dorëheqje se e ka mandatin e votës së lirë të popullit të Kosovës.

Ata u shprehën se, qeveria e Kosovës është e palëkundur në punën e saj, “duke respektuar votuesin dhe ata që u kanë dhënë mandatit që janë mbi 200 mijë votues të LDK-së dhe mbi 230 mijë të PDK-së dhe mijëra tjerë të partive tjera të koalicionit”.  

Foto- Prishtine 17 Shkurt 2016. Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 mije, apo 15 mije, ne Prishtine, PROTESTA E OPOZITES

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT