• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazh ngushëllimi për vdekjen e Akademikut Jorgo Bulo.

November 27, 2015 by dgreca

Prof. Ass. Dr. Thanas GJIKA/
Media në Shqipëri përhapi më 26 nentor lajmin e vdekjes së papritur të  Akademikut Jorgo Bulo, mikut dhe mentorit tim të dashur.
U shqetësova shumë mbasi jo vetëm unë humba mikun e mentorin tim, por edhe gjithë bota shqiptare humbi një nga studiuesit më të mirë të fushave filologjike, ku ai punoi për gjysëm shekulli me pasion e dashuri. Ndonëse shteti monist nuk e dërgoi jashtë shtetit për specializim, por ai punoi me këmbëngulje për kualifikimin e tij dhe arriti në nivelet më të larta të mundëshme të asaj kohe. Ai nuk nguroi kurrë të ndihmonte punonjësit e tjerë shkencorë brenda dhe jashtë Institutit për kualifikimin e tyre, për të përmirësuar artikujt shkencorë, disertacionet, etj. Në ato ambjente gati mesjetare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë punova dhe unë për më shumë se 26 vjet. Mund të them me plot gojën se sukseset që arrita në fushën e shkencës, gradat shkencore që mora në ato vite pune janë refleks edhe i ndihmës së tij të pakursyer.
Studiuesi Bulo do të mbetet i paharrueshëm për veprat e tij cilësore që shkroi e botoi, për ndihmën që na dha ne nxënësve të tij, por edhe për karakterin e durueshëm e tolerant.
Mbas shkërmoqjes së diktaturës, kur bindjet politike të ne shqiptarëve u shfaqën hapur dhe ai e unë u pozicionuam në krahë të kundërt. Ai mbeti me bindje socialiste dhe simpatizant i PS-së, kurse unë u pozicionova si demokrat dhe nisa rrugën e evoluimit politik drejt së djathtës. Mirëpo edhe pse u ndamë për nga bindjet politike, ai asnjëherë nuk më refuzoi kërkesat e mia për ndihmë në fushën e shkencës, jo vetëm deri më 1996, kur vijuam të punonim në po atë Institut, por edhe pasi unë u shpërngula prej ardheut dhe u vendosa në SHBA. Për të tre monografitë e reja që hartova në vitet 2007, 2012, 2014, ai dha vlerësimet e tij me shkrim, të cilët u botuan në kapakët e prapmë të tyre dhe gjatë promovimeve e takimeve shkencore dha gojarisht vlerësime më të zgjeruar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Prof. Ass. Dr. Thanas GJIKA.

Filed Under: Featured Tagged With: akademik Jorgo Bulo, mesazh ngushellimi, Thanas Gjika

Artikujt e fundit

  • Me lot, dhimbje e respekt, familja, farefisi e shqiptarët e Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit
  • Shqiptarët, një histori midis Lindjes dhe Perëndimit
  • 100 vjet nga fillimi i gërmimeve arkeologjike të Luigi Maria Ugolinit në akropolin e Finiqit
  • NDRE MJEDA (20 Nëntor 1866 – 1 GUSHT 1937)
  • Homazh për fëmijët e vrarë në Kosovë nga regjimi gjenocidal serb
  • PROF. DR. REXHEP KRASNIQI NJË JETË NË SHËRBIM TË ARSIMIT, KOMBIT DHE LIRISË
  • Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër
  • “Vështrim psikologjik mbi çështjen çame”
  • Prof. Gjovalin Gjadri – Personalitet i shquar i inxhinierisë shqiptare dhe themelues i shkencës moderne të konstruksioneve në Shqipëri
  • Konsullata serbe, apo kur historia troket përsëri në portën e Shkodrës
  • Vatra homazhe nderimi pranë shtatores së Shenjtores Nënë Tereza dhe Dr.Ibrahim Rugovës në Klinë të Kosovës
  • Lugina e Preshevës meriton vëmendje maksimale. Mediat Publike shqiptare të akreditojnë reporterët zyrtarë në zonat ku jetojnë shqiptarët etnikë
  • Seminari XIX Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë
  • Sulmet ndaj UÇK-së, fyerje ndaj historisë dhe cënim i themeleve morale e shtetformuese të Republikës së Kosovës
  • Kujtojmë ditën e themelimit të Klubit “Bashkimi” të Manastirit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT