Alfons Grishaj në Sofrën Poetike”Shqiptari-Malkoc*”
Nga Alfons Grishaj/
Shqiptari-Malkoc*/
“Ou”* dhe “Genusus”* , Zotat tanë të parë/
Lindur prej “Kaos”* tutje në mitologji,/
Të vërtet’n qiellore askush nuk ka të ngjarë/
As “Zeau”, “Mikon”, shpirt’ nuk është mitografi.*/
Rreken Grekët : “Illirus ndryshoi Pellazgjinë,/
Popullin e egër e shaloi Dardanus !”*/
Vitet nuk përkojnë me njoft “zotërinë”/
Se janë aq larg sa Toka me Neptunus!
Hesiodi*, emëroi Përenditë në skriptum,
Si Ovidi i Romës , fuqi i dha Jupiterit,*
Por Rozafa më e vjetër se Koloseum,
Që therorin antic ia dhuroi nderit!
“Zotat” e huaj , deshën të na bëhen Zota,
Përplasur në qiell e djallos në tokë.
Prej Kaosit lindur kaos në vite bota,
Këmbë e krah prerë , na lanë me dy kokë!
Gjithë jetën kemi ecur gjëmb mbi gjëmb,
Malet populluam për traditë e nderë,
Kockat “Arrnaut Kalldrëm”*gjëmë nën dhëmb!
Vozgat e gjakut rrokullis derë më derë.
Ca shitën shkabën dhe u bënë pashallarë…
Kllefin e shpatës stolisë me gurë e serm,
Qeleshen ndërruan me pupla çallmarë
Haremit të dushmanit trullos në jerm .
Qytetari u bë malkoc, shkëmbi u bë be!
Që dheu i të parëve mos mu da ndër Turq,
As një pëllëmb tokë ndër të huaj e Shkje !
Me i mbrojtë me shpata, pushkë e sfurq.
Na rrëzuan, na dogjën, sërish si Anteu shqim
Prej thirrjes të parëve që qenë Perëndi.
Malesh, qumshtin e Zanave patëm ushqim.
Prandaj mbete shqiponjë , o e shtrenjta Shqipëri!
Kam shpresë tek Zoti, që flet shqip si ne,
Si Krishti ngriti amshimin e shenjtërisë
Ashtu malkoci ka me mbetë mbi dhe,
Flamuri dhe gjaku i shqiptarisë !
***
Referime dhe shënime:
*Malkoc = Njeri që jeton ndër male . Koc i fortë si prej shkëmbi. Më vonë kjo fjalë u zëvendësua me malësorë , ku shpjegimi i parë në “Fjalorin Shqip”, nuk përkon me shpjegimin e dytë po në atë fjalorë:
Malok = 1. Malësorë 2. mospërf . Njeri i pagdhendur i trashë , torollak , njeri i paqytetëruar. Ironia e kohës komuniste… Gjuht’trutharët e gjuhës së njësuar . Tani pinjollët e komunizmit , i quajnë malësorët “Shpellarë!…”, Ata…, bash ata…, tallen pikërisht me trimat e shqipes që ruajtën doket e zakonet dhe trojet shqiptare…
*Mitografi= Pamje mitologjike, të gdhendura ose të pikturuara…
*“OU”=Zoti i Ilirëve i cili martua me Genusus.
*“Genusus”= Zoti-zonjë ,prej nga filloi dhe jeta e njeriut në tokë. “Ou” dhe Genusus patën fëmijë:
Zeau (Zoti i inteligjencës) ,Mikon (Zoti i miqësisë) , Karrotos (Zoti i luftës), Rodon (Zoti i deteve) Broket (Zoti i fatit dhe ushqimit) , Shkumbe (Zoti-zonjë i e bukurisë dhe dashurisë. Marrë nga “ The Ilyrians” , me autor Aleksandër Stipçevic, botuar në 1977 .
*“Chaos” = Rrëmuja para fillimit të jetës në tokë, marrë nga BULFINCH’S MYTHOLOGY .
*Illirus dhe Dardanus , që sipas “Mitologjisë Greke” (ishin dy vëllezër të lindur nga Cadmus dhe Harmonia sipas Herodotit, Cadmus , ka lindur 2000 vjet para Krishtit…), krijuan Illirukumin dhe Dardaninë, Por kjo bie poshtë në mënyrë kategorike, duke pasur parasysh, se Iliria përmendet rreth shekulli IV përpara Krishtit me Mbretin Bardhyl. Dardania njihet në shekullin I para Krishtit…Matematika është e thjështë…
Sipas Johann Georg Von Hahn (Studiues dhe linguist), shpiegon se fjala Dardan , mund ta ketë prejardhjen nga pema e dardhës …Dardhë , Dard’han…Po sipas etimologjisë shqipe , Dardania vjen nga kombinimi i fjales Iliro-shqiptare Dardhë. Pra , komentet e tjera, janë pa vlerë…
*Jupiteri= Zeus, sipas BULFINCH’S MYTHOLOGY , botuar 2014.
*Hesiodi, Poet Grek që ka jetuar rreth viteve 700 BCE, të cilit , iu referuan shumë autorë të mëvonshëm rreth Mitologjisë Greke…
*“Arrnaut Kalldrem”= Rrugë prej guri, e ndërtuar prej mjeshtrave shqiptarë . Këngë që këndohet dhe sot e kësaj dite në Stamboll, ku kam patur rastin ta dëgjoj vetë gjatë vizitës në Turqi…
Shënimet e mia.
Miçhigan me, 15, 05 , 2016