• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- DEPUTETËVE TË KOSOVËS: MOS RATIFIKONI ASNJË MARRËVESHJE QË DËMTON TROJET KOMBËTARE!

July 12, 2016 by dgreca

Deputetë të Kuvendit të Kosovës: Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare./

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, ashtu si shumë organizata e fondacione Shqiptaro Amerikane në SHBA, me shqetësim të madh ka përcjellë situatën e fundit të krijuar në Kosovë lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Pjesë të mëdha nga trojet shqiptare, përgjatë historisë, padrejtësisht i janë shkëputur trungut Kombëtar duke ua dhuruar fqinjëve tanë. Nuk kemi toka të tepërta për të dhuruar, qoftë edhe si “haraç” për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Federata “Vatra” për më shumë se 100 vjet ka qenë dhe mbetet edhe për këtë shekull avokatja e mbrojtjes së trojeve etnike. Askush nuk ka të drejtë që të “dhurojë” atë ç’ka brezat paraardhës e mbrojtën edhe me jetë. Nuk është vendi dhe koha të shesim patriotizëm, por me gjakftohtësi të dëgjojmë zërin e ndërgjegjes kombëtare, para se të merret një vendim, që nesër nuk mund të korrigjohet.

Vatra është kundër rrugës anarkiste të përdorimit të gazit lotsjellës në Parlament ashtu siç është edhe kundër demonstrimeve shkatërruse në rrugë, por ka mjete demokratike për ta kundërshtuar një vendim të padrejtë.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet Shqiptare.

Jemi kundër çdo pazari të bërë me tokat tona.

Rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian na dikton maturi, dhe t’i lëmë mënjanë politikat ditore, që nuk të çojnë asgjëkundi.

U bëjmë thirrje shtetarëve, deputetëve, politikanëve, që të mendojnë dhe të veprojnë me ndërgjegje kombëtare në ushtrimin e funksioneve dhe mandateve.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: demarkacioni, deputetet e Kosoves, ratifikimi, Vatra

Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mal i Zi: Të qartësohen dilemat…

July 12, 2016 by dgreca

Instituti Demokratik i Kosovës-KDI: Të qartësohen dilemat rreth Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi/

-Thirrja e kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin e ratifikojnë këtë formë të demarkacionit me Malin e Zi/

PRISHTINË,  12 Korrik  2016-Gazeta DIELLI/ Të qartësohen dilemat rreth Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi para se të procedohet për miratim, kërkon Instituti Demokratik i Kosovës.

Komunikata e KDI e sapodërguar sot thekson se, tashmë kur po bëhet gati një vit që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nevoja për një debat të hapur parlamentar lidhur me këtë çështje të hapur është e domosdoshme.
Shënjimi i kufijve të Kosovës është i rëndësishëm për të ardhmen politike të saj, si dhe për rritjen e nivelit të sigurisë në tërësi. Për më tepër, rëndësia për përmbyllje sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje është rritur me vendosjen si kriter për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga ana e Komisionit Evropian.

Pretendimet për gabime të mundshme nga Komisioni shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si nga qytetarët e zonës ashtu edhe ekspertë të kësaj fushe, kanë prodhuar kundërshtime nga subjektet politike opozitare, e që janë përcjellë me veprime jo parlamentare. Për pasojë, Kuvendi nuk është tërësisht funksional, gjë që po ndikon direkt edhe në mungesë të efikasitetit të institucioneve tjera shtetërore.
Kuvendi si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend, është i obliguar të mbajë qeverinë të përgjegjshme dhe llogaridhënëse por edhe të adresojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’u ofrojë atyre zgjidhje. Përkundër që ky proces kërkon zgjidhje të shpejtë,  kjo nuk përbën arsye të ndërmerren vendime të ngutshme që janë të pakthyeshme.

Nisma e deputetit Shpejtim Bulliqi, e përkrahur tashmë nga 20 deputetë për një ballafaqim ndërmjet Komisionit shtetëror me ekspertë të kësaj fushe meriton vëmendjen e udhëheqësve institucional dhe përbën një mundësi reale për një debat të mirëfilltë.

Në anën tjetër, shfaqja e gatishmërisë së subjekteve opozitare për t’u kthyer në Kuvend për të diskutuar çështjen e demarkacionit dhe për të hequr dorë nga veprimet me mjete jo parlamentare, është situatë e  re politike e cila duhet të merret seriozisht nga qeveria edhe koalicioni qeveritar. KDI beson që sfidat mund të tejkalohen nëse ato debatohen dhe adresohen bashkërisht dhe vetëm në interes të shtetit dhe qytetarëve.

KDI kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria që të mbështesin dhe inkurajojnë debatin parlamentar, organizmin e dëgjimeve publik apo formave tjera të ballafaqimit të argumenteve për demarkacionin para se të procedohet në Kuvend për ratifikim. Kjo do të siguronte një transparencë më të madhe të procesit dhe do t’i kontribuonte përmbylljes së kësaj çështje përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe një konsensusi të gjerë shoqëror. Në këtë kontekst, KDI pret nga deputetët, subjektet politike në Kuvend dhe Qeveria, pjekuri dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësitë dhe për të respektuar obligimet kushtetuese dhe shtetërore./b.j/

THIRRJA E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË AAK-së, PAL LEKAJ DREJTUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS QË TË MOS E PËRKRAHIN E RATIFIKOJNË KËTË FORMË TË DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI

Nga Grupi Parlamentar i AAK u dërgua sot thirrja e kryetarit të Grupit, Pal Lekaj drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës:Të nderuar kolegë deputetë, ajo çka është interes kombëtar as që do të duhej të negociohet.

Në fillim koalicioni u arsyetua, se janë bashkuar për të mirën e Kosovës, por doli se u bë thjeshtë për interesa personale…e ato po ju ndryshojnë çdo ditë…nëse është ndryshe, të na tregojnë një vendim e nënshkrim, në të mirë t’Kosovës.

Kolegë deputetë, gjykoni drejt, për hirë të interesave Kombëtare, lërini anash interesat e politikës ditore.

Mos tentoni të mbani pushtetin duke ju përshtatur të tjerëve, por bëjeni këtë duke qenë në anën e popullit dhe territorit të vendit, për çka edhe jeni betuar.

Nëse mendoni se duke e ratifikuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, do të qëndroni gjatë në pushtet, ndoshta në kuptimin politik edhe keni të drejtë, por natyra i ka rregullat e saj, e kur s’do të jeni më as në kolltukët e pushtetit e as në këtë jetë…gjeneratat do t’u gjykojnë për tradhtarë, me të drejtë.

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion, do të jetë më shumë se gabim do të jetë krim. Çdo vendim në favor të saj, vetëm sa do ta përkeqësojë rrezikun për diçka edhe më keq.

Kolegë deputetë, logjika e ftohtë e politikës, kërkon që politikanët edhe pasurinë ta sakrifikojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, ju po veproni në të kundërt.

Mos na i vërtetoni dyshimet tona, se ju nuk mund te funksiononi ndryshe pos mbi mashtrimin, dhunën dhe thyerjen e premtimeve. Na tregoni se keni edhe virtyte të mira.

Bëjeni njëherë në jetën tuaj për Kosovën, atë që keni bërë gjithmonë për veten… pasurone, zhvillone dhe mbrone atë.

E keni rastin, thuani jo Demarkacionit!

Pal Lekaj,

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së

Filed Under: Politike Tagged With: AAK, demarkacioni, dilemat, Pal Lekaj

FOTOLAJM NGA KUFIRI I KOSOVES

June 27, 2016 by dgreca

VV në kufirin e Kosovës me Malin e Zi vendos tabelën dhe flamurin kombëtar/

Sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi. Aty ngritën edhe flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

“Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VV.

Filed Under: Kronike Tagged With: demarkacioni, Vetevendosja vendos Flamurin

Grupi Parlamentar i AAK-së: Qeveria ta kthej Demarkacionin në pikën fillestare

June 24, 2016 by dgreca

Grupi Parlamentar i AAK-së është i shqetësuar me mosveprimin e Qeverisë dhe Kryeministrit, dhe mbajtjes pezull e pa zgjidhje të Demarkacionit me Malin e zi. Pas fakteve të reja dhe pas shndërrimit të kësaj çështjeje në temë të përmasave nacionale, si dhe pas hezitimit të një numri të konsiderueshëm të deputetëve për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit, i kërkojmë Kryeministrit dhe Qeverisë, që këtë çështje ta rikthejë në pikën zero.

Qeveria duhet që urgjentisht ta rihapë këtë temë me Malin e zi, në mënyrë që vendi, të merret me tema të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Grupi Parlamentar i AAK-së njëkohësisht u bën thirrje kolegëve deputetë të të gjitha partive, që ta ushtrojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që të zgjidhet nyja e Demarkacionit.

Çdo vonesë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, shkon në dëm të Kosovës.

 Grupi Parlamentar i AAK

 

Filed Under: Politike Tagged With: demarkacioni, Grupi Parlamentar AAK, Qveria

Fajon: Për keqardhje nëse humbet liberalizimi për shkak të demarkacionit

May 27, 2016 by dgreca

Raportuesja e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se e shqetëson gjendja në Kosovë rreth zbatiimit të kushteve të Komisionit Evropian për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi.

Ajo tha se do të ishte për “keqardhje“ nëse Kosova, për këtë shkak, do ta humbaste momentin për liberalizim të vizave.

Fajon tha se duhet bërë çmos që çështja e demarkacionit të zgjidhet, megjithëse e pranoi se me Komisionin Evropian mund të bisedohet për kushtet, meqë asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk ka patur një kusht të tillë.

“Derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kusht, mendoj se do të ishte mirë që të bëhet çmos që ky kusht të përmbushet”, tha Fajon.

“Në këtë moment unë nuk mundem që të them nëse mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse kjo nuk më takon mua, kjo i takon Komisionit Evropian. E di se ne Parlament kjo është një çështje e ndjeshme, e di se është e vështirë të arrihet një shumicë e garantuar, por në çfarëdo rasti, nuk e di se si mund të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste“, tha Fajon duke shtuar se do të punojë që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

Fajon theksoi se është e nevojshme e gjithë ndihma e autoriteteteve në Kosovë në këtë rrafsh, meqë as në Këshillin e BE-së nuk mbizotëron një atmosferë e mirë për shkak të gjendjes me emigrantët në BE.(Amra Zejneli)

Filed Under: Analiza Tagged With: demarkacioni, Fajon, liberalizimi i vizave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KRYETARI I VATRES TE “ZERI I AMERIKES”: Vatra, thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit  
  • MID’HAT FRASHËRI DHE PËRPJEKJET E TIJ PËR TË NDALUAR SPASTRIMIN ETNIK NË ÇAMËRI DHE TROJET E TJERA SHQIPTARE
  • Gjergj Fishta – Përsiatje pas rileximit
  • “AULONA FESTIVAL” DHE VLORA, SËRISH JA BËNË FORA
  • “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts
  • “ISMAIL QEMALI” VJEN NESËR NË STATEN ISLAND, NEW YORK
  • ´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´
  • Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell
  • SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”
  • Romanca e Aleksandrit
  • Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…
  • MIDHAT FRASHËRI DHE ALBANOLOGJIA*
  • TAKIM ME VARGMALET APALASHE
  • SERBIA MBETET FAKTOR DESTABILIZUES NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • Më 1 qershor 1850 lindi ideologu Sami Frashëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT