Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic.
Para mesnate, protestuesit përfunduan protestën e organizuar në shenjë revolte kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanv për faljen e plotë të të gjithë politikave dhe ndërprerjen e proceseve gjyqësore që janë pjesë e aferës së përgjimeve.Protestuesit nisën marshin nga Prokuroria Speciale, më pas drejt Qeverisë, duke u ndaluar para një zyre të presidentit Ivanov në qendër të qytetit, e cila u sulmua me vezë dhe sende të tjera.Pas kësaj, protestuesit e revoltuar iu afruan selisë së VMRO-DPMNE, por prania e shtuar policore nuk lejoi depërtimin e tyre.Ata për disa orë kanë qëndruar aty duke brohoritur kundër Ivanovit por edhe partisë VMRO-DPMNE, duke i konsideruar si fajtor për vendimin e sjellë për falje.Protestuesit thanë se nuk pranojnë një vendim të tillë dhe se ai duhet të anulohet, ndërsa Ivanov duhet të jap dorëheqje.Por një protestë tjetër nga përkrahës të VMRO-DPMNE u mbajt në afërsi të selisë së LSDM.Protestuesit kanë brohoritur kundër LSDM duke e akuzuar se ajo po krijon krizë të thellë në vend. Para mesnatë edhe turmat e këtyre protestuesve janë tërhequr.Opozita maqedonase ndërkohë ka bërë thirrje për protesta dhe mosndalimin e tyre, duke qenë kundër vendimit për zgjedhje më 5 qershor, pasi që nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e tyre.