• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TE DHENA DHE MASA MBROJTESE NDAJ KORONAVIRUSIT

March 13, 2020 by dgreca

Dr. PASHKO CAMAJ*/ 

Sic jeni njoftuar nga mjetet e informimit dhe paralajmërimet nga Qendra Botërore e Shëndetit (WHO) si edhe nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) Koronavirusi tashmë është “Pandemi” pra ka arritur përhapje globale. Kjo situatë krijon shqetësime të reja dhe serioze. Sigurisht, ka shumë arsye për shqetësim pasi deri më tani janë regjistruar 130, 000 raste me Koronavirus, dhe rreth 4, 700 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij infeksioni. Megjithatë, paniku nuk e ndalon infeksionin!  Këtu ju sjell disa të dhëna të cilat mund t’ju shërbejnë për informim edhe si sqarime të dobishme:

1-Tani për tani nuk ekziston vaksinë per ndalimin e infeksionit me COVID-19
2-Mënyra më e mirë e mbrojtes është mosekspozimi ndaj virusit.

Sipas informatave që posedojmë, virusi shpërndahet nge personi në person kryesisht në këto mënyra:
• nga kontaktet me njerëz të infektuar (në distancë 1.5 metra)
• përmes sekrecioneve nga kollitja apo teshtitja

Këto sekrecione mund të kalojnë nga një person tek tjetri përmes membranave të gojës, syve apo hundës si edhe përmes frymëmarrjes në mushkri.

Mënyra tjetër e shpërndarjes së virusit është kontakti me sipërfaqe të kontaminuara nga sekrecione që përmbajnë virus. Virusi mund të mbes ‘gjallë’ pra aktiv për disa orë në sipërfaqe të ndryshme me të cilat kemi kontakt. Prandaj, këto masa janë të domosdoshme:
-Larja e shpeshtë e duarve!
• Laji duart shpesh me sapun dhe ujë për 20 sekonda, në vecanti mbas qëndrimit në vende publike, mbas kollitjes apo teshtimës.
• Nëse jeni në vend ku nuk ka ujë dhe sapun, pastroni duart me xhel sanitar të  duarve që  përmban 60% alkohol
• Pastroni sipërfaqet mbi të cilat ka mundësi të kenë rënë sekrecione nga të infektuarit (alkohol ose klor për pastrime rrobash në kombinim 1:10 – 1 pjesë zbardhues dhe 9 pjesë ujë)
• Kurrsesi mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra!  Kjo është mënyrë shumë efikase në ndalimin e infektimit dhe shpërndarjes së virusit!
• Nëse je i sëmurë, rri në izolim ose kërko ndihmë mjekësore. Për shumicën dërmuese, simptomat e sëmundjes janë të lehta.
• Për njerëzit e moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose vuajnë nga sëmundje si diabeti, zemra, organet e frymëmarrjes, etj. kjo sëmundje infektive paraqet një rrezik të vecantë, dhe ata duhet të bëjnë shumë kujdes që të ruhen nga ekspozimi me këtë virus.
• Maskat nuk janë të rekomanduara për përdorim të përgjithshëm, ato mund të ndihmojnë nëse dikush është i sëmurë që mos të përhapin sëmundjen, ose për personat që kanë  në  ‘kujdestari’ persona të sëmurë (në spital apo shtëpi).
Dhe në fund, ju lutem ta shndërrojmë panikun në aksion serioz dhe konkret që secili prej nesh të mundohet ta ndaloj shpërndarjen e këtij infeksioni global dhe të paparë në botë që nga viti 1917/18 (gripi ‘spanjoll’).

  
Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

  • Publikuar së pari në faqen e fb të Dr. Pashko Camaj

Filed Under: Komente Tagged With: dr. Pashko Camaj, koronovirusi

VATRA PËRSHËNDET KOALICIONIN PARAZGJEDHOR PËR KOMUNËN E TUZIT

February 5, 2019 by dgreca

1 Pashko CamajNga Dr. Pashko CAMAJ/

Memorandumi

Shpesh e ndëgjoimë thënjen ‘ma mirevonë se kurr!’Kjo gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjen mbi formimin e koalicionit të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e sapoformuar të Tuzit (Malësis).  Eshtë ky një vendim i drejtë që ka potencial që t’u kontribuojë jo vetëm banorëve tëMalësisë, por dhe pozitës së gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Në opozitë sot apo dhe në pozitë nesër, një bashkëpumin i sinqertë dhe angazhim per te mirën shoqërore e kombetare, ështe e vetmja mënyrë që të ndihmojnë dhe përmirësojnë pozitën tonë në Malësi.

Memorandumi i bashkëpunimit i hartuar dhe nënshkruar nga forcat politike shqiptare: ASH, LDSH dhe UDSH i shërben drejtëpërdrejtë interesave Kombëtare. Në fund të fundit qëllimi i forcave politike nuk është qëllim në vetëvete marrja e pushtetit, por edhe mbrojtja e interesave kombëtare. Forumi Shqiptar i krijuar nga tri forcat politike shqiptare me qëllim të përbashkët, është një lëvizje e zgjuar që duhet të finalizohet me sukses me 3 Mars në ditën e  zgjedhjeve.

Prandaj, në emrin tim personal, dhe si perfaqësues i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, dëshiroj të përgëzoj udhëheqesit politik shqiptar nga Malësia, për vigjilencën politike dhe për angazhimin që  treguan ndaj Malësisë.  Ky hap i tyre dëshmoi se malësorët  duan dhe dijnë të bashkëpunojnë kur e lyp nevoja.  Mbetemi me shpresë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës dhe afatgjatë, e po ashtu edhe se do të sherbejë si shembull i mirë shqiptarëve kudo që jetojnë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i përkrahim dhe t’u dëshirojmë sukses në zgjedhjet e 3 marsit, dhe në administrimin e Malësisë dhe për tëmirën e gjith banorëve te saj!

Me respekt,

Pashko R. Camaj, Dr.PH

Shef i Kabintetit tëPresidentit të Fedrates Panshqipatre-Vatra

Filed Under: Politike Tagged With: dr. Pashko Camaj, Koalicioni parzgjedhor, Komuna e Tuzit, Vatra

VATRA & DIELLI PER HEROIN KOMBETAR

January 13, 2018 by dgreca

SI E PERKUJTOI VATRA 500 VJETORIN E GJERGJ KASTRITOTIT SKENDERBEU/

1 PashkuPregatitur ngaDr. Pashko Camaj, Shef i Kabinetit të Presidentit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra/*

Para 550 viteve, vdiq në Lezhë, Heroi ynë Kombëtar GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU. Atë ditë të ftohtë të 17, Janarit të vitit 1468, ai vdiq për të mos vdekë kurrë. Vdiq për tu bërë figura më e madhe e Kombit tonë, fama dhe lavdia e të cilit kapërcejnë shekujt, figura me të cilën ne shqiptarët me të drejtë duhet të krenohemi! Prandaj dhe ky simpozium sot në këtë vend, afirmon historinë tonë, ku bëjmë homazh dhe përulemi para figurës më të shkëlqyer të tokës arbënore!

Tema e kësaj kumtese që kam pregatitur për kët rast është: “Veprimtaria dhe aktivitetet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA për figuren e Heroit tonë Kombëtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Fedrata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në misionin e vet të shënjtë kombetar që nga fillimi i saj 105 vite më parë, ka synuar të jetë vatra e të gjithë Shqiptarëve ku së bashku të mbrojmë atë për cka, njeriu për të cilin flasim sot kishte luftuar vite dhe dekada me radhë. Në jetën e saj mbi 100- vjecare, Vatra gjithnji ka kultivuar dhe ka lartësuar në pjedestal të shkuarën dhe sakrificat e shumta të popullit tonë dhe heronjëve tonë, e në vecanti ajo ka ngritë figurën dhe rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në ndërgjegjën tonë kombëtare. Gjergj Kastriotin Skënderbeun Vatra e kujton përmes veparave the aktiviteteve të shumta të saj të cilat janë publiukar dhe ruajtur përmes Gazetës Dielli që nga fillimi i publikimit të saj në vitin 1909. Të flasim për kontributin e Fedratës Pan-Shqiptre Vatra, duhet të shfletojmë faqet e gazetës Dielli. Falë angazhimit dhe punës së madhe të Vatrës, secili numër dhe secili artikull i publikuar në gazetën Dielli që nga numri i parë i saj e der sot, është i ruajtur në arkivin e Vatrës. Ky arkiv organizohet, plotsohet dhe mbahet me kujdes të vecantë nga Editori i gazetës Dielli, Z. Dalip Greca. Ai me punë të perkushtuar jo vetëm që mbanë dhe ullëheq gazetën Dielli, por ai është personi që drejeton me një enciklopedi të pasur me libra dhe punime nga gjithë bota Shqipëtare, që nga fillimi i shkrimëve të para shqipe të autorve të ndryshem, të mëdhenj dhe të vegjël. Shfrytëzoj rastin që këtu nga kjo platformë ta falenderoj dhe përgzoj Editorin për punën e madhe që ai bën për Vatrën dhe me gazetën Dielli.

Kur flasim për veprimtarinë dhe aktivitetet e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi tek themeluesit e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, pikërisht tek Imzot Fan Noli, i cili në vitin 1921 publikoj veprën e tij madhështore “Historia e Skënderbeut” në Boston.

Më 1947 Noli botoi përpunimin e plotë  që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Neë York 1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit.

Një kontribut me plot vlerë e Fan S. Nolit është dhe përkthimi në gjuhën shqipe i peomës “Scanderbeg” të poetit Amerikan të shekullit XIX, Henry Ëadsëorth Longfelloë. Kjo poemë konsiderohet nga shumë studiues si poema më e denjë shkruar nga një autor i huaj, kushtuar heroit tonë kombëtar.

Një punim tjeter i rëndësishëm për veprën e Skënderbeut publikohet në punimin shkencor(“L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle” )-

“Shqipëria dhe Invazioni Turk në të XV-tin Shekull” nga Dr. Athanas Gegaj, i cili për një kohë 8 vjecarë ishte dhe Editori i gazetës Dielli. Me këtë vepër Zoti Gegaj  mbrojti temën e doktoraturës në universitetin Louvain në Belgjikë më 1937, pra 30 vite para se të merrte detyrën e editorit të Diellit. Imzot Noli, e kishte cilësuar këtë si një ndër veprat më të mira për heroin tonë kemi dhe një libër tjetër kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Vepër tjeter për figurën e Skënderbeut është dhe libri me titullin “Scanderbeg” botuar në vitin 1968 nga vatrani Nelo Drizdari, ish-Editor i Diellit në vitet 1937-39. Z. Drizdari ishte gazetari i parë Shqiptarë i diplomuar në SHBA, gjegjsisht në Universitetin Columbia, dhe si i tillë, themeluasi i Seksionit Shqip në “Zërin e Amerikës.” Ma në fund, një vepër tjetër e rëndëdsishme është nga Isa Ndreu (vëllai i Jonuz Ndreut, Vatranit qe shërbeu në ushtrinë Amerikane) i cili me patriotët tjerë lobuan pranë  Zhak Shirak-ut, kryebashkiak i Parisit i asaj kohe, i cili më datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vëndimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skenderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit. Pas marrjes së atij vendimi, ceremonia zyrtare për emrimin e sheshit “Skënderbeg,” u zhvillua me datën 6 Maj të vitit 1980, ku morën pjesë me qindra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të botës.

Për të treguar dhe më shumë për aktivitete  e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi në një kohë të vecantë dhe specifike. Kthehemi tek viti 1968, pra plot 50 vite mrapa. Revista Dielli që nga muajët e fundit të vitit 1967 e fillon fushatën për “Vitin e Skenderbeut’’, konkretishtë 500-vjetorin nga vdekja e Heroit tonë Kombëtare, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në numrat e njëpasnjishëm të gazetës Dielli, shkruhet me detaje më të vogla për organizimin i këti përvjetori historik. Fillimisht shkruhet për planet e dy manifestimeve madhështore: së pari një shtgëtetim madhështor të Vatranëve dhe shqiptarve nga e gjithë bota e lire ku do bashkoheshin në Romë me Arbreshet tonë të gjakut shqipëtare në Italisë.  Në Romë te Italisë do the bëhej një manifestim madhështor i organizuar nga Arbreshët të cilët në zemër e ruajnë atë shqipatri nga e cila parardhësit e tyre ishin largaur 5 shekuj më parë. Kuptohet, këti manifestimi nuk mundën tu bashkoheshin edhe shqiptarët nga shteti amë i Shqipërisë ngase qeveria komuniste kishte shpallë luftë pothuajse gjithë mërgatës, e vecenarishtë Vatrës së Nolit.  Dhe kremtimi i dytë, po aq madhështor, i organizuar në Boston me 5 Maj- ku u ftuan të gjithë shqipëtarët nga të gjitha vëndet e Amerikës dhe Kanadas te marrin pjesë, “në Kremtimin e Kremtimëve” siç shkraun faqja e parë e gazetës Dielli e datës 29 Nëndor të vitit 1967. Në kët shënim përmes të tjerash jepën sqarime që degët e Vatrës në shumë vënde të Amerikës, kanë mundësi të festojnë sipas dëshirës dhe planëve të veta, por “Kremitmi i gjith Kremtimëve” do të bëhej për gjith shqipëtaret në shtëpin e Vatrës, në Boston të Massachusetts, me 5 maj 1968.

Prëgatitje për këto kremtime, gazeta Dielli i mbuloi në secilin edicion që nga fundi i vitit 1967 dhe gjerë në fund të manifestimeve. Ështe i dukshëm pubilikim i një eseje të gjatë nga Vatrani, Xhavit Kallajxhiu, i cili një kohë ishte dhe Editor i gazetës Dielli. Kjo ese në vazhdimësi publikohet në 8 numrat e Diellit nga Dhjetori 1967 der në Shkurt te 1968, nën pseudonimin Gjin Shpata, ngase z. Kallajxhiu aso kohe ishte gazetar në seksionin Shqip të ‘Zërit te Amerikës.’ Në kët ese, ai publikon një pjesë të poemës të Longfelloë-it, të cilën Fan Noli e kishte përkthyer në gjuhën shqipe disa vite më parë.

Kështu e përshkruan hyrjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kalanë e Krujës Longfelloë (e përkthyer nga Xhevat Kallajxhiu):

“Dhe pastaj me salltanet,

Veshur armët si një mbret,

Shkon kaluar në kështjellë

Edhe hyn nga port’ e gjerë

Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmë-hënë

Edhe populli shikon

Që në vënt të tij valon

Flamur’ i Skënderit n’erë

Shkab’ e zezë me dy krerë.

Dhe një thirrje lart-u-ngrit,

Se çdo zëmër e çdo shpirt

U-mërzit nga Turku i lik,

Q’e kish bërë atë Krujë Zi, murtajë edhe rrëmujë.

Ai zë me gas e me bujë

Q’oshëton nga breg në breg

Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”

 

Editorialet, shkrimet historike dhe informacionet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, dominojn numra me radhë të gaztës Dielli gjatë të gjithë pjesës së parë të vitit 1968. Rëndesi të madhe i jepet shtegtimit në Itali me 23, 24 dhe 25 Prill, ku delagacioni i Vatrës i udhëhqur nga kryetari Anthony Athanas, iu bashkangjitën grupit Arbëresh për një manifestim madhështor. Numra me radhë të Diellit stolisën me shkrime, lajme dhe fotografi të bukura që e përshkruajnë një eufori dhe një manifestim të mrekulluashëm. Kështu 6 shkruan Dielli për suksesin e madh të shtegtimit në Romë: “Të nipërit e Skënderbeut u bashkuan në basiliken e Shën Pjeter dhe kënduan shqip dhe përshëndetën në gjuhën shqipe Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI-të. Nga Shën Pjetri Shqiptarët kremtuan 500 vjetroin në qëndrat e Romës rrethuar nga autoritet civile e fetare të qytetit te pavdekshëm.” Një ndër ceremonitë më madhështore u zhvillua në “Piazza Albania” pranë monumentit të Skënderbeut, ku në prezencën e mijëra njerzësh, u celebrua heroi ynë Kombëtare shkruan gazeta Dielli. Njëkohësisht,  Dielli i cilson të rëndesishëm dhe të sukseshëm takimet e delegacionit të Vatrës, Kryetarit Anthony Athanas, Prof. Ernest Koliqit etj. me Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI të si dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, me Kryebashkiakun e Romës etj. Dielli i 15 Majit 1968 publikon dhe letrën e falenderimit nga Kryeatri i Vatrës dërguar Shëjntrisë së Tij Papa Palit VI-të ku përmes të tjerash thuhet: “Që nga Faik Konitza e nga Peshkop Theofan Noli që tash 60 vite e themeluam këtë Federatë shqipëtaresh pa ndryshim feje e kemi të ditur se Selia e Shënjtë na dashuron e mbron sikurse na dashuroi dhe na mbroi në keto 500 vite e më tepër.” Mund të thuhet se manifestimi në Romë ishte një ngajrje e rëndësishme përmes së ciles i treguan botes së lirë jo vec të kaluarën tonë madhështore, por dhe qeverisë komuniste në Tiranë si dhe mbarë popullit shqipëtarë, se Vatra dhe mërgata shqiptëre janë të organizuar dhe kan fuqi dhe influence të gjërë, në aspiratat tona për ta parë popullin Shqiptarë të liruar nga telat me gjëmba që e kishin kapluar popullin tonë.  Manifestimi i dytë madhështore u zhvillua me 5 maj 1968, në Boston. Dielli i datës 22 Maj, 1968 shkruan “Qe një kremtin që nuk harrohet.” Në preznecën e qindra e qindra shqipëtareve nga shumë vende të Amerikës dhe Kanadasë, u përkujtua 500 vjetori i vdekjes së Heroiit tonë Kombëtare. Në të mes të tjerash, gazeta Dielli shkraun se Kryetari Anthony Athanas lexoi letrën përshëndetëse të Guvernorit të shtetit Massachusetts (Z. John Volpe) dhe deklaratën e Kryebashkiakut Kevin Ëhite, me të cilën ai e proklamoi 5, Majin si “Dita e Skënderbeut” në qytetin e Bostonit.

E përfundoj këtë kumtesë me fjalët e Dr. Athanas Gegaj, që në editroialin e botuar në gazetën Dielli me 20 Maj 1968 përmes të tjerash shkruan: “Skënderbeu qe përhere pranë popullit shqiptar në luftra e në mbledhje, në të vështira dhe në gëzime. Hieja e Skënderbeut ështe si një fuqi hyjnore, që udhëzon popullin shqipëtar tash 500 vjet e këtej. Ai ësht i shenjtë, është drejtonjës, dhe bashkonjës i të gjitha aspiratave ose dëshirave të popullit tonë. Ne e provuam këtë gjë në Boston me 5 maj 1968. E Arbreshët tonë, që jetojnë në Itali tash disa shekuj, e dëftuan me 24-25-26 Prill 1968 në Romë. Një gjë e vetme i bashkon shqiptarët e mirë: Skënderbeu. Ky do ti bashkojë kurdoherë!

Në zëmrat e cdo shqiptari, i përjetshëm qofte Gjergj Kastrioti Skëndebeu!

Ju faleminderit për vëmendjën!

 

  • Kumtese e mbajtur ne veprimtarine e organizuar aga Akademia e Nju Korkut me kryetar z. Skender Kodra

Filed Under: Featured Tagged With: 500 vjetori i Skenderbeut, dielli, dr. Pashko Camaj, Vatra

TAKIME NE PRISHTINË TË SHEFIT TË KABINETIT TE KRYETARIT TË VATRËS

September 6, 2017 by dgreca

1 Pashko CamajDr. Pashko Camaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës,z. Dritan Mishto,  gjatë qëndrimi në trojet amtare, ku mori pjesë në veprimtaritë kushtuar Nënë Terezës dhe Shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza “ në Prishtinë, është takuar me Ministrat në detyrë të qeverisë së Kosovës. 1 Cmaj KardinaliI pyetur nga Gazeta Dielli, Dr. Camaj informoi se  gjatë vizitës në Prishtinë gjatë  dy ditëve të qëndrimit në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës,ku mori pjesë në aktivitetet rreth Shugurimit te Katedrales “Nënë Tereza” ai pati nderin dhe kënaqesinë të vecantë të takonte në zyrat e tyre me Ministrin në detyrë të Qeverisë për Diasporën,si dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Qeverisë se Republikës së Kosovës Valon Muratin dhe Dr. Ferat Shalën. 1 Ministrin MuratajMe Ministrin Murati, dr. Camaj bisedoi për vazhdueshmërinë e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe përforcimin e aktivitetëve që afrojnë diasporën me vëndlindjen. Biseda u zhvillua në frymën e diskutimeve, të një takimi të mëparshëm organizuar disa muaj më parë gjatë vizitës të Ministrit Murati në zyrat e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Neu York.  Zoti Murati shprehu falenderimet e tij si dhe të Ministrisë që drejton për Diasporen Shqiptare në Amerikë, për kontributin e madh që ajo dha në ndihmë të Lirisë së Kosovës dhe vazhdon të jape dhe sot, si dhe vlerësoi veprimtaritë Kombëtare të Federates Vatra, e cila për  më shumë se një shekull,vazhdon t’I shërbej me devocion Kombit. Ai shfaqi dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm.

unnamed-3

Me Ministrin Shala, dr. Camaj bisedoi për ceshtje të lidhura me ndotjen e ambijentit dhe efektin e tij në shëndetin publik në Kosove. Dr. Pashko Camaj ka mbrojtur doktoraturën në Columbia University pikërisht të fokusuar me mjedisit në Kosovë. Njëkohësisht ai i dhuroi Ministrit Shala, kopjen e punimit të tij shkencor, realizuar në bashkëpunim me Universitetin Columbia ne Neë York. Bashkëbiseduesit gjatë takimit ranë në një mendje  se kërkohet më shumë punë dhe vëmendje në drejtim të ruajtjes së mjedisit në Kosovë. Ministri Shala i dhuroi Dr. Camaj punimin e tij shkencor lidhur me  “Trepçën” dhe Statujën e Hyjneshes në Fron, e gjetur ne afërsi te Prishtinës dhe e punuar rreth 4000 vite para Krishtit.Me Ministrin Shala u diskutuan edhe për menyra të zhvillimit për bashkupinim të ardhshëm në këtë drejtim me këtë ministri dhe me Universitetin e Kosovës.

Dr. Pashko Camaj u take edge me krerët e lartë fetarë , përfshi dhe me të derguarin e Papa Franceskut për shugurimin e katedrales , Kardnal Simon Troshanin.

Filed Under: Opinion Tagged With: dr. Pashko Camaj, ne Prishtine, Takime me ministrat

IKJA E PRELË SINISHTAJ

June 10, 2017 by dgreca

1 ok PreleNga Dr. Pashko R. Camaj/

Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në New York, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqën Pashkën, të bijat Noren dhe Linen, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjërë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte nje nder aktivistet me te dalluar te fondacionit “Vendlindja Thrret” e cila grumbulloj fonde te shumta per perkrahjen e Ushtris Çlirimtare te Kosovës.  Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo me angazhim për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu  intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi.

Prelë Sinishtaj i takon gjeneratës së parë të emigrantëve nga Malësia, të cilët erdhen pa njohur gjuhë as rrugë, u gjeten mjaft mirë, donëse me sakrifica të shumta, por arritën të mëkëmbin vehten dhe të ndihmojnë familjet e varfëra në vendlindje. Arriti në SHBA, së bashku me motrën Lezen e kushrirën Colen, si i ri pa i mbushur 20 vjetë, posa kishte kryer shkollen e mesme në Gjimnazin e Ulqinit në gjeneratën me Sabri  Gjonin, Zef Camaj, Ded Dedvukaj etjere dhe pas nji vit studimesh në Universitetin Kosovës ne Prishtinë-degen e Historise. Edhe pse i ri, Prela dijti të kujdeset për motër e kushrirë, t’i perkrahe e t’i ndihmojë ato, dhe në anën tjetër të jet prezent kudo që mblidheshin malësorët.

Edhe pse e mori botën në sy shumë i ri, ai ruajti dashurinë e pastër për Pashkën, të cilën e kishte njohtuar, qëkur kishte filluar studimet në Kosovë, e solli atë në Amerikë dhe krijoi një familje të mrrekullueshme, me të cilën patën dy vajza.

Personalisht Prelën e njoha qëkur isha fëmi, mirëpo njoftimin e plotë e arrita vetëm këtu në New York, ku na përpjeku fati i përbashket i mërgimit, fati i kërkesës së një jete më të mirë, por edh fati i ikjes nga një sistem totalitar, i cili shqiptarëve u jepte tepër pak shpresë. Te gjith ata qe e kan njoh Prelen, e dijn se Prela kurr nuk e duroi padrjetësinë. Kurr nuk u pajtua me atë që nuk i dukej e drejtë, kurr nuk mundi të përkrahë, apo edhe të thojnë një fjalë të mirë për atë që nuk i pëlqente, apo nuk ia donte zemra.  Prela nuk mshefte emocionet e veta, ishte shum i haptë në shoqëri dhe kjo njdonjëher edhe kushtoi me ‘humbejn’ e ndonjë shoku, por të cilët gjithnjë i ktheheshin mrapa, duke e njohur pastëritnë e shpirtit të tij. Duke  e njohur si njeri pa intriga dhe pa të keq ndaj askujt.  Te gjith e dinim se pamvarësisht nga situata dhe ceshtja per te cilen flitej, nje gje ishte e pakontestuashme, Prela mbi të gjithe e donte shqipatrine, punoj dhe u angazhua me gjitha mundësite e tij deri ditën e fundit te jetës së tij.

Prandaj, me mall kujtojmë sot këtë njeri, i cili shumë shpesh na bënte edhe të qeshim; lodhjen na e kthente në gaz. Por kur ishin temat serioze, natyrisht u jepte rëndësinë e duhur. Për Prelën do të ndihet mungesa shumë gjatë; me siguri deri sa të jetojë gjenerata jonë, gjenerata që e gjithmonë e dëshironte takimin me të.

Edhe me dukjen e tij, me paraqitje markante, Prela tërhiqte vemendjen, edhe të të panjohurve, saher gjindej në mesin e tyre, si në demnstrata ku tuboheshin edhe njerëz që nuk njihen ndër veti.  Ne udhëtimet e shumta të tij si dhe ne vendin e punës se vet, Prela gjithnji angazhohej të edukoj të huajit për shqiptarët dhe novojat e tyre.  Mund ta thom se Prela ishte një ambasodor i mrrekullaushem për gjith shqiptarët në trojet e veta etnike. I njohur në gjithë komunitetet e ndryshme të gjith shqiptarisë, kështu që kur përmendej emri i tij, medohej në malësorët besnikë,  e kur përmenëdshin malësorët, shumë nga të tjerët kujtonin burrin e thinjur para kohe, fjala e të cilit kishte pesh dhe zënte vend.  Prandaj, Prela do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm ne që e kishim mik, apo ne që e kishim bashkmalësor, por të gjithëve që e njihnin dhe paten pun me te.   

Në fund dua të ceki se brenda vitit Prela humbi nënën e pastaj edhe vëllain Kolën, me të cilin ishte i lidhur pa masë. Ndoshta kjo edhe e ligësoi edhe më, kështu që, edhe pse thonë se njeriu duron ma shumë se guri, si duket zemra e Prelës nuk mundi të duronte më, por dërëzoi betejen e tij te fundit.  

I perjetshem kjoft kijtimi ne tu Prel N. Sinishtaj-Pushfsh në paq!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dr. Pashko Camaj, Shuhet PRELË SINISHTAJ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT