POEZI DIMRI/
Foto- GABRIELE D’ANUNCIO 1863 –1938/
Gabriele D’Anuncio, d’Anuncio, (Peskara, 12 mars 1863 – Gardone Riviera, 1 mars 1938), ishte shkrimtar, poet, dramaturg, gazetar italian.
Është quajtur si “interpret i veçantë dhe i fundit i traditës më të qëndrueshme të poezisë italiane.
BORA
Zbrit e qetë
o borë: dhe mbro
rrënjët dhe mugujt
që do të japin akoma
shumë bar për grigjat,
dhe bukë për njeriun.
Zbrit qetësisht, që lumenjtë
të ushqyer nga ti,në motin e ri
të rendin nëpër fushat e gjallëruara
si grigja të bindur.
JACQUES PREVERT – 1900 -1977
Jacques Prévert (Neuilly-sur-Seine, 4 shkurt, 1900 – Omonville-la-Petite, 11 Prill, 1977) ishte një poet francez dhe skenarist.
NJERIU PREJ BORE
Natës dimrore,
trokon njeriu i madh, i bardhë.
Është njeriu prej dëbore
me një çibuk prej druri,
njeriu i madh prej bore,
mardhur së ftohti.
Futet në kolibe
Pa trokitur,
për t’u ngrohur
ulet pranë sobës së skuqur
dhe zhduket sa hap e mbyll sytë
duke lënë vetëm çibukun
dhe kapelen e vjetër
mes një pellgu me ujë.
ADA NEGRI POEZI
Ada Negri (Lodi, 3 shkurt 1870 –Milano, 11 janar 1945) ishte një poeteshë e shkrimtare italiane. Ajo kujtohet edhe sepse ka qenë gruaja e parë dhe e vetme që do të pranohej në Akademinë e Italisë. |
BIE BORË
Mbi fusha dhe mbi rrugë;
e qetë e lehtë, ngadalë,
thekon bora gjer në muzg.
Vallëzojnë cuflat, laskrat e saj
në qiellin e gjërë e gazmor
qetohet mbi tokë e lodhur pastaj
në mijëra forma të palëvizshme, atje
mbi çatira dhe oxhakë,
mbi gurë varresh dhe kopshte, fle.
Gjithçka rrotull është e qetë;
mbyllur në një harresë të thellë
bota indiferente e heshtur nuk flet.
Përktheu : Faslli Haliti