• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dua Lipa: Sa shumë të dua, Prishtina ime!

August 11, 2018 by dgreca

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mahniti mbrëmë të gjithë.1 Dua LIPA

Ajo u ngjit në skenë rreth orës 00:40 e cila befasoi publikun shqiptar teksa ishte e veshur në kuq e zi.

Ndërsa tani, përmes disa imazheve të shkrepura nga festivali, Lipa përshkruan momentet e paharruara gjatë kësaj nate, shkruan Lajmi.net.

“Një herë për vendin tim!! Prishtina jeme sa shumë të du. Natë e paharruar! Faleminderit për mirepritjen edhe energjine! Shumë gjëra kanë ndryshuar prej herës së fundit para dy viteve vetëm me 35 minuta prej këngëve të mia edhe pse nuk kam album dashuria është e njëjtë! Shumë krenare që ia dhashë titullin vetes turi i koncerteve dhe që ju dhashë juve gjithë shoun që gjithnjë dëshiroja! Faleminderit Sunny Hill Festival, e emocionuar të vrapojë pas festivalit sot vetëm për tu kënaqur! Dashuri, Dashuri, Dashuri”, është përshkrimi që ia ka bashkangjitur imazheve.

Dua mbrëmë ka argëtuar një numër të madh të njerëzve që e duartrokisnin vazhdimisht.

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, Prishtine, sa te dua

Dita e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza

July 30, 2018 by dgreca

2-katedralja-vat-300x1671 Marjani

Në 1 gusht kremtohet Dita e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza/

2-katedralja-vat-300x167

-Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në 26 gusht 2017, ka vlerësuar lart të gjitha kontributet/Untitled

-Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik/1 Kardinali

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 29 Korrik 2018/Të mërkurën, në 1 gusht 2018, Kisha Katolike në Kosovë organizon Ditën e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Tashmë disa vjet kjo datë, në Kishën në Kosovë, është caktuar të jetë ditë, e cila i bashkon besimtarët e diasporës me besimtarët në rezidentë në Kosovë.

Mesha solemne në Katedrale do të jetë në ora 11:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët tanë që shërbejnë në diasporë.

Pas meshës do të jetë një koktej rasti për të gjithë pjesëmarrësit në ambientet e qendrës nën Katedrale.

Njoftimi thekson edhe këtë: I thërrasim të gjithë besimtarët tanë dhe dashamirët e Kishës sonë të na bashkohen në këtë ditë, që ta lusim Zotin së bashku e, me ndërmjetësinë e Shën Nënë Terezës, ta falënderojmë për dhuratat e shumta që na i ka dhënë  e vazhdon të na jep.

Gazeta DIELLI me korrespondentin në Prishtinë ka raportuar se, në Kosovë një nga ngjarjet e rëndësishme të vitit 2017 ishte  shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Madje, ishte edhe pjesë e celebrimit në meshën solemne të shugurimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Shumë solemne dhe madhështore ishte festa.

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë në 5 shtator 2017, në ditën që ishte e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.

Brenda Katedralës në meshën solemne të shugurimit nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botonte së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në 31 gusht 2017, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i ka pritur në takim në Ipeshkvi dhe i ka shoqëruar në vizitë Katedrales  anëtarin e Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Zef Balajn, me bashkëshorten Lina, anëtarin e Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, si dhe Nue Balajn, nip i Zefit, që ishin së bashku.

Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në 26 gusht 2017, ka vlerësuar lart të gjitha kontributet.

“Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë në 5 shtator”, është shprehur Ipeshkvi Gjergji.

Mbrëmjen e 4 shtatorit 2017, pas meshës Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në kryeqytet, Ipeshkvia e Kosovës ftoi edhe në darkën e falënderimit për donatorët e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

 

Edhe në ditën e 16 gushtit 2016 një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Ipeshkvinë e Kosovës  dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Në delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA ishin Agim Rexhaj, zv/kryetar i Vatrës, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj.  Gjatë gjithë kohës isha edhe unë – korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra,  të gjithë vatranëve.

“E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës.

 

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Dita e diaspores shqiptare, ne katedralen, Prishtine

Ambasada e SHBA ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së

July 3, 2018 by dgreca

-Ambasada Amerikane ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së që ofroi ndihmën e parë mjekësore të lënduarve në aksident komunikacioni/

1 FSK

PRISHTINË, 3 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Me një ceremoni modeste në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer,  në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.

Ndërsa, gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama, duke iu drejtuar të dekoruarve, e vlerësoi lartë iniciativën e kolonelit Fischer, në emër të ambasadorit, për ta vlerësuar punën  dhe angazhimin e pjesëtarëve tanë. Ky akt, tha gjeneral Hazrolli është edhe një dëshmi tjetër se mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve tanë jemi duke e vënë në jetë konkretisht. “Për me qenë hero nuk duhet që patjetër me ndodhë një emergjencë me përmasa të mëdha, nuk duhet që edhe me patjetër të ndodhë luftë, heronjtë janë edhe të paqes, dhe shpëtimi i një jete është gjithmonë një akt që duhet vlerësuar”, tha gjeneral major Gëzim Hazrolli.

 Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, major Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.Gjithashtu, major Vishi e vlerësoi lart edhe angazhimin e Ambasadës Amerikane në kujdesin dhe mbështetjen me trajnime të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos me trajnimet mjekësore, të cilat u vunë në jetë në rastin konkret.Certifikata e mirënjohjes për katër pjesëtarët e FSK-së, të Njësisë për Reagim në Kriza, e dhuruar sot nga koloneli Fischer në emër të SHBA-ve, ka këtë motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për reagimin tuaj me vetiniciativë, në përgjigje të situatës nga aksidenti rrugor, Ju demonstruat përkushtim dhe profesionalizëm si pjesëtarë të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave.  Reagimi juaj reflekton sukses për ju, FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, çmime per FSK, Prishtine

Prishtina kryeqytet libri, bashkon 100 botues shqiptarë

June 6, 2018 by dgreca

-Hapet Panairi i 20-të jubilar i librit në Prishtinë me 100 botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë/

1 panairi 1 Bel1 edhe ramushi lexon1 ramushi ekspozonCameria1 ramushi fjalim1 ramushi lib

-Kryeministri Haradinaj: Ta vazhdojmë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zot në atë çfarë bëjmë në jetë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 6 Qershor 2018/ Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap mbrëmjen  djeshme Panairi i Librit e vijon sot edicioni i 20-të, jubilar, në të cilin deri në 10 qershor prezantohen mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, qe e bën Prishtinën edhe kryeqytet libri,  organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se, “qeveria është e vendosur që të përkrahë botimin, shpërndarjen e librit, duke bërë lehtësira në taksa, me TVSH zero, por edhe me zbatimin ligjit, i cili do ta garantojë këtë, e që do të jetë funksional në muajin shtator”.

Kryeministri e cilësoi këtë vit jubilar, duke thënë se panairi i 20-të i librit meriton porosi të çmuar nga qeveria.“Porosia ime për ju sot, për ata që shkruajnë është: ‘shkruani se dilni në dritë’”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Më tej, ai tha se si brez i lirisë ka lexuar, është frymëzuar, ka marrë nga rilindësit, nga heronjtë, patriotët, burrat e zonjat e mëdha që ka dhënë kombi ynë për qëllimin më të madh, qëllimin e lirisë.
“Mendoj se njeriu që lexon është i lirë, ka liri. Ai që lexon është vetvetja, është sovran, sepse merr vendime dhe si i tillë lexuesi është fitues çdoherë. U bëjë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave që ta vazhdojnë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zotë në atë çfarë bëjmë në jetë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Qeveria  udhëhequr nga ai, me të marrë mandatin ka vendosur që të zbresë taksën e TVSH-së në zero për botuesit e librit, si nismë për të përkrahur shkrimtarët, botuesit dhe për të nxitur lexuesit për blerjen e librit.

Në hapje të panairit të librit, ku morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se kjo është ngjarja më e madhe kulturore e organizuar në Kosovë, ngjarja dhe organizimi më stabil për 20 vjet rresht. Duke kujtuar vitet e vështira kur është organizuar edicioni i parë i Panairit të Librit, ai porositi të gjithë që ta mbrojnë pastërtinë e gjuhës shqipe.

Duke qenë tashmë me traditë të konsoliduar, në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, panairi i librit në Prishtinë ketë vit do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me jubile të mëdhenj të personaliteteve të historisë e letërsisë shqiptare:550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Vitin e Skënderbeut; 300 vjetorin e lindjes së Teodor Kavaliotit; 200 vjetorin e lindjes së Zef Jubanit; 100 vjetorin e lindjes së Tajar Hatipit, Vorea Ujkos, Spiro Çomorës dhe Pashko Gjeçit.Me aktivitete gjatë panairit të librit shënohen edhe jubile të personaliteteve  letrare  botërore: 200 vjetori i lindjes së Turgenjevit dhe 100 vjetori i lindjes së Moris Dryonit dhe i Solzhenicinit.Para 19 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

SHËNIM DUKE VIZITUAR SHTËPITË BOTUESE NË PANAIR

Derisa vizitojmë shtëpitë botuese pjesëmarrëse në Panairin e Librit Prishtina 2018 takojmë shumë të njohur e miq. Ndalem ca më gjatë edhe te “Çamëria”, ku botuesi e shkrimtari, Arben Kondi, nga Shqipëria, ishte bashkë me shkrimtarin e gazetarin nga Kosova, Rrustem Geci, i cili më dhuron  librin ku është bashkëautor me Festim Lato, me titull “Republika e Çamërisë”.  Tek bisedojmë, flasim edhe për një reportazh timin futuristik shkruar e botuar para më shumë se 20 viteve me titull “Kufiri i ëndrrës”, që do ishte nga Çamëria te Molla e Kuqe, të ribotuar këto ditë te Gazeta DIELLI, organ i VATRËS në SHBA…

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, panairi i librit, Prishtine

Kosova në 2018-tën, fëmija i parë djalë, edhe në Shqipëri

January 1, 2018 by dgreca

-2018-ta në Kosovë, vit i pritjes për liberalizim vizash dhe aplikim për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian/
1 Gezuar
-Emrat e fëmijëve më të shpeshtë nëpër vite në Kosovë/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 1 Janar 2018/ Në Kosovë Viti i Ri 2018, në të cilin pritet liberalizim vizash dhe aplikim për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u prit me koncerte në sheshe plot njerëz në festë, në një natë me dritë hëne e fishekzjarrësh, me shumë stoli e bredhe.

Në kryeqytet Prishtinë djalë lindi fëmija i parë në Qendrën Klinike Universitare, në këtë vit të ri, në momentet e ndërrimit të moteve. Bëhet e ditur se nëna ka vendosur që djalin ta pagëzojë me emrin Ajn.

Sipas Statistikave të Lindjeve, të publikuara në verën 2017 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, brenda një viti – në 2016-tën në Kosovë ishin 23.416 lindje,  kurse jashtë vendit 6.915. Binjakë u lindën 722 foshnje ndërsa trenjakë e më shumë u lindën 30 foshnje.

Në Kosovë, emrat më të shpeshtë, të rekordit, për fëmijtë e lindur në vitin 2016, për vajza ishte Alea me 169 pagëzime dhe Sara me 134, ndërsa për djemtë Ajan me 218 dhe Noar me 195 pagëzime.

Edhe për fëmijtë e lindur në vitin 2015, emri më i shpeshtë për vajza ishte Alea me 223 pagëzime, e pastaj ishte Erina me 146, ndërsa për djemtë Diar me 214 dhe Ajan me 205 pagëzime.

Dy emrat më të shpeshtë për vajzat ishin të njëjtit edhe në vitin 2014, por nën një ishte Erina me 199 pagëzime e nën dy Alea me 182.

Në 2015-ën emri për vajzat Alea rikthehet në vendin e parë ku ishte edhe në 2013-ën me 154 pagëzime, e që pasohej nga Tuana me 118.

Për djemtë edhe në 2014-tën emri më i shpeshtë ishte  Diar me 215 pagëzime, e pas tij Amar me 180. Edhe në 2013-tën për djemtë emërat e njejtë Diar me 122 dhe Amar me 117 pagëzime ishin më të shpeshtit.

Statistikat për 2017-tën priten në verën 2018.

Kosova në 2018-tën, në 17 Shkurt, feston 10 vjetorin e pavarësisë së njohur deri tani nga 115 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Në 17 Shkurtin historik 2008 në Kosovë fëmija-vajzë që lindi pesë minuta pas shpalljes së shtetit të ri – pavarësisë u pagëzua me emrin Pavarësia.

***

Edhe në Shqipëri fëmija i parë lindi djalë. Në natën e vitit të Ri në dy maternitetet e Tiranës lindën 16 fëmijë. Dy fëmijëve të parë në dy maternitetet përkatëse kryetari i Bashkisë Erion Velia dorëzoi nga një çek shpërblyes.

Filed Under: Politike Tagged With: djale, Lindja e pare, Prishtine

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT