• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zhgënjimi i ambasadës amerikane në Prishtinë

November 14, 2017 by dgreca

Ambasada e SHBA në Kosovë: E zhgënjyer nga raportimi i komisionit të ri për kufirin/

-Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974/

1 logo ambas amerik Kosove – Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje/

1 Komisi Kufirit PRISHTINË, 14 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë delaratë: Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve për Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane. Pohimet e tij janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshmeMarrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar.

Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.

14 November 2017

U.S. Embassy Statement on Border Demarcation Agreement

The U.S. Embassy was disappointed by the new border commission’s report to the Assembly committee on European Integration yesterday. Its assertions are unsubstantiated, misleading, and wrong.

The existing agreement reflects an accurate process of determining the border, confirmed by Kosovo’s state commission and numerous internationally recognized experts.  In 2015, the State Department confirmed that the original agreement accurately reflected the boundary that has existed between Kosovo and Montenegro since 1974.  No facts have emerged since to call that decision into question.  Questioning the agreement and dragging out the process of ratification threatens Kosovo’s relationships with its neighbors and the EU, and leaves Kosovo and its citizens isolated.

It is time for Kosovo’s institutions to work to promote the interests of Kosovo’s citizens in this matter. We urge Kosovo’s politicians to look beyond their personal partisan interests and party politics and focus on the needs of their citizens by ratifying the existing agreement as soon as possible.

 

NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR INTEGRIME EVROPIANE

Zyra e Shtypit e Kuvendit të Kosovës në 13 Nëntor 2017 ka dërguar këtë njoftim nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane:

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka raportuar sot në Komision lidhur me të gjeturat rreth demarkacionit me Malin e ZiNë mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja e Komisionit Blerta Deliu-Kodra, ka raportuar sot Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe anëtarë tjerë të këtij Komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu, fillimisht sqaroi faktin se ratifikimi i Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është kusht nga bashkësia ndërkombëtare për liberalizimin e vizave, duke kërkuar në vijim të dhëna nga z. Bulliqi, lidhur me ecurinë e punës së këtij Komisioni përkitazi me këtë proces.Me këtë rast, Bulliqi dha sqarime në detaje lidhur me punën e Komisionit që ai drejton, vizitat që ata kanë realizuar në terren, duke ofruar kështu materiale të ndryshme para deputetëve. Ai po ashtu foli edhe për vizitat në Kroaci e Slloveni.

Sa i përket punës së Komisionit të mëhershëm për demarkacionin, Bulliqi tha se nuk ka pasur një proces të qartë, profesional dhe transparent. Ndërkaq, sa i përket ecurisë së punës së Komisionit të cilin e kryeson ai, Bulliqi tha se janë në proces të përfundimit të raportit dhe se po bëjnë përpjekje që sa më shpejtë këtë çështje ta procedojnë në qeveri e më pas në Kuvend. Anëtarë të Komisionit dhe deputetë tjerë të pranishëm në këtë takim, kërkuan sqarime të shumta rreth të gjeturave nga ky Komision, me theks të veçantë për punën e tyre të deritanishme, të dhënat që ata posedojnë nga terreni, duke kërkuar edhe një mori argumentesh të tjera për çështjen e kufirit.Pas një debati të gjatë, disa nga anëtarët e Komisionit, kërkuan të dhëna më konkrete për gjetjet që u prezantuan në mbledhjen e Komisionit, ndërsa disa nga deputetët opozitarë theksuan se të dhënat janë të qëndrueshme.Krejtësisht në fund, u kërkua nga përfaqësues të këtij Komisioni që të kryejnë punë profesionale, të pavarur dhe tërësisht të paanshme. Për këtë u zotuan përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke shtuar se do të ketë përgjegjshmëri në faktet që ata ofrojnë dhe se serioziteti i këtij ekipi është në nivelin më të lartë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasada amerikane, Komisioni i Kufirit, Prishtine, zhgenjim

Mirupafshim, Prishtinë !

November 14, 2017 by dgreca

eglantina

NGA EGLANTINA MANDIA /

Prej kohësh e kam pritur takimin me Prishtinën, si një ëndërr apo zhgjëndërr. ai ka qenë pjesë e pandarë e vetvetes. Ka gjëra që nuk shpjegohen asnjëherë, rrënjët i kanë në themelet e honeve të thella të shpirtit njerëzor, si në bazamentin e një ndërtese, që ngre katet një e nga një.

Vite e vite të shkuara, u nisëm nga brigjet e liqenit të Shkodrës, një delegacion nga Lidhja e Shkrimtarëve; Dritëro Agolli, Shefqet Musarai, Zija Çela, Helena Kadare dhe unë.E kaloja për herë të parë në jetë kufirin me Malin e Zi.

Liqeni kishte atë ngjyrën e plumbtë, ngjyrën e fjetur të përgjumur të ujërave në fund të vjeshtës, kur nisin shirat. Shavarët e shelgjet përkulnin ballin. Zogjtë e vonuar iknin të trembur në shtegtime të largëta.

E ne qëndronim në kufijtë e TOKËS, të lashtë përtej lashtësive.

Në anën tjetër të kufirit prisnin, Shkrimtari i njohur kosovar Nazmi Rahmani dhe poeti i ri Sabri Hamiti. Shiu na pengonte të shihnim fytyrat. Ai binte aq i dendur, si të donte ta bënte më të gjatë hapësirën e shkurtër, ku hidhnim hapat drejt njëri-tjetrit. Ishte e pamundur të fiksoje njeriun në atë rrjetë të dendur shiu. Fytyrat rrëshqisnin nëpër ujë si shtatore të ngujuara. Vetëm kur u afruam fare pranë, kur kaluam KUFIRIN dhe shtrënguam duart e njëri-tjetrit, mbushur me një ndjenjë plot dhimbje e dashuri të thellë vëllazërore, vetëm atëherë menduam se do të qemë edhe ne po aq të zbehtë, të lagur nga shiu e të malluar, të dy palët të sforcuar në buzëqeshjen tonë të ngrirë nga akujt e Jutbinës, mot stërmoti.

Ajkuna ishte dhimbja e madhe e ndrydhur në kullat e Jutbinës. Ajkuna ishte pritja e gjatë pa mbarim. Priste Mujin, priste të birin. Ajo e donte kreshnikun dhe kishte frikë për të birin. Diçka janë të afërta këto Ajkunat e Lugjeve të Verdha. E bora e madhe rëndonte ahet e çetinat për t’i thyer. Njeriu ngrinte në atë akullnajë. Ishte me të vërtetë dimër i madh, si dimri i Jutbinës i Shqipërisë e i botës. Kosova vlonte në luftë. Këto mendime më shoqëruan gjithë ditën deri në mbrëmje, kur befasoi Prishtina me formën e zgjatur në hapësirë, dhe reklamat e HOTEL GRAND PRISHTINA.

Këto po mendoja atë mëngjes (që, për çudi, kish të njëjtën datë, 27 tetor 2017), kur vraponim plot gëzim në një udhëtim privat me motrën time Edith dhe dy mbesat, Shqipe e Liri, në autobusin urban PRISHTINË-TIRANË.

Katër orë rrugë në autostradat tona moderne, pa kaluar fare male të larta të thepisura dhe kufij me pasaporta…

Kjo qe mrekullia vetë.

Prishtina me afër se Shkodra dikur!?

Më kish marre malli sa s’thuhet për miken time të shtrenjtë, Sanije Gashin, së cilës iu luta të na rezervonte dy dhoma në GRAND.

Sanija me takt, si përherë, tha se nuk ish GRANDI si dikur.

Unë nuk e harroja se reklamat vetëtitëse së largu të atij hoteli, ishin grishja e parë e Prishtinës, për ne të përtej largësive, ku na ndante vetëm një vijë e hollë kufiri, si të qenë telat me gjemba të një kampi të madh përqendrimi.

Ishte dhimbje e jashtëzakonshme të copëtoje jetën e një Kombi në atë farë feje.

Po ne të katërta ishim shumë të gëzuara që po shkonim në një ditë të bukur me diell, me urban, në Prishtinë.

Prishtinasit e donin shumë diellin, apo gjeneralin e mirë diell, siç e quante motra ime, Edi. “Gjenerali” na qëndroi besnik i mirë, në ditët e Prishtinës. Na ngrohu shpirtin e zemrën.

Prishtinën asnjëherë nuk mund ta shohësh të tërën, ngaqë ka konfiguracion kodrinor. Veçse Diellin e gjen kudo. Që nga Arbëria, Dardania, Kodra e Diellit.

Sanije Gashi, Zonja e Madhe e Kulturës Shqiptare, ishte edhe ndryshimi më i bukur, i atij takimi të përmalluar.

Kultura unifikon.

Rrugët shkurtojnë distancat, që të mos ketë më ndarje me lot në sy.

Koha ka punuar për ne, që pamë tmerret e luftës gjenocide dhe mbijetesën e pavdekësisë, të një shpirti më të thellë se oqeanet e detet, ku morën njerëzia arratinë nga sytë këmbët.

Takimi u bë në hotel grand Prishtina.

Sanija erdhi së bashku me vajzat e saj, Rina e Nera, vajza të thjeshta, plot finesë, mençuri e hijeshi. Dy BUKURI TË RRALLA. Vajza sa moderne aq edhe tradicionale, bashkëpunëtore e botuese të Revistës më cilësore në Ballkan, “TEUTA”

Çdo prind do të ishte krenar, po edhe miq të vërtetë, përjetësisht, do ta mbanin ballin lart.

Motra e mbesat e mia u miqësuan menjëherë dhe e ndien veten si në shtëpinë e tyre.

Prishtina i rrëmbeu në krahët e saj të butë gjithë dhembshuri.

E ne dolëm nëpër rrugë, si të qemë takuar prej vitesh.

Asnjëra nuk po e besonte se në orën 7 të mëngjesit të asaj dite ishim në stacionin urban të autobusit Tiranë-Prishtinë, e në orën 2 po hynim në shëtitoren e Prishtinës.

E bukur është Prishtina, sidomos në mesnatë, veçanërisht kur lulëzon bliri. Po edhe të dielave, herët, kur nuk ka qarkullim, kur mund të bësh një shëtitje për qejfin tënd, mbushur me imazhe dielli e zëra fëmijësh të gëzuar e çamarroke është ajo shëtitore-ai shesh rrethuar me restorante, prindër të rinj të kujdesshëm prapa makinave lodra, sheqerxhinjve, gështenjapjekësve, akulloreve e librarive.

Në Prishtinë lexohet e blihen librat, veçanërisht ata që tregojnë të vërtetën lakuriqe të jetës.

Shiten edhe librat e Sanijes, në dy gjuhët, shqip dhe anglisht. “Histori të tmerrit,1998-1999, Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave”, dhe “MONOGRAFI UNIKE – PRISHTINA”.

Për këta libra Sanija mori titullin e lartë, Zonja e Madhe e Kulturës Shqiptare, për të cilin as që ka dëshirë të flasë.

Ajo beson si çdo krijues serioz, që libri e bën rrugën vet, jeton krejtësisht i pavarur nga autori.

Rrugëtimi ynë vijoi edhe të nesërmen. Dielli nuk na u nda për asnjë çast. Që nga Memoriali i Heroinave, Universiteti, Biblioteka, ku dhuruam edhe ne, ardhacaket, ca libra.

Nuk e dinim dhe as e merrnim me mend, kur bëmë ca foto tek Memoriali i Heroinave, që Sanija ish bërë një zë i fuqishëm i atyre që heshtnin, ajo pati ngritur zërin për një shtatore (një pllakë përkujtimore në shenjë nderimi për gratë e përvuajtura, që përjetuan Luftën 1998-99.)

Të paktën një herë në vit, të përkulemi para dhimbjes së GRUAS, për t’i dhënë një fllad shpirtit të lënduar, me pak imazhe dielli!

Edhe ne u larguam nga Prishtina, mbushur shpirtin me imazhe dielli, falur miqësisht nga Prishtina. Kjo qe edhe:  “LAMTUMIRA PA LAMTUMIRË”.

MIRUPAFSHIM, PRISHTINË!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Eglantina Mandia, Mirupafshim, Prishtine

Qytetaret e Kosoves mbi 60 vjec mund të aplikojne për Viza amerikane në Prishtinë

December 16, 2016 by dgreca

Kosovë-Ambasada e SHBA, njoftim për vizat/

statuja-e-lirise

 KOSOVARËT E MOSHËS MBI 60 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN AMERIKANE NË PRISHTINË/

PRISHTINË, 16 Dhjetor, 2016-Gazeta DIELLI/ Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi sot se ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në:https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në PristinaVisas@state.gov

VINI RE:

Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

  • Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
  • Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
  • Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

 

—-

16 December 2016

 

U.S. EMBASSY PRISTINA TO ACCEPT B1/B2 VISA APPLICATIONS FROM KOSOVARS AGED 60 AND OLDER

The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning January 5, 2017, it will accept first-time B1/B2 visa applications from Kosovars aged 60 and older.  Previously, only B1/B2 applicants aged 80 and older, or those renewing visas, were eligible to apply in Pristina.  Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.

Prospective visa applicants must fill out the DS-160 visa application (found on the U.S. Embassy website:  https://xk.usembassy.gov/visas/) and list Pristina as their place of application.  Applicants can then make an appointment on the website.  On the day of their appointment, they will pay the required visa fee (dollars or euros only) at the Embassy and be interviewed by a consular official.  Please note that these procedures differ from the visa application procedures at the U.S. Embassy in Skopje.  All applicants must still demonstrate their qualifications for the visa at the time of the interview in order to receive a visa.  In most cases, approved visas may be picked up at the Embassy two working days after the interview.

The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year.  Please follow the Embassy on Facebook for news and updates.  Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.

 

IMPORTANT POINTS

 

  • Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview.  Large bags or weapons are prohibited at the Embassy.  To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
  • Access to the Consular Section involves steps and uneven surfaces.  Because of space limitations, individuals who are not applying for visas may not enter the Embassy.  Visa applicants with limited mobility or who require the assistance of a family member should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.
  • Married couples may apply together as long as one member of the relationship is over the age of 60.  All other first-time B1/B2 visa applicants between the ages of 14 and 59 must apply at the U.S. Embassy in Skopje.
  • The Consular Section has limited appointment capacity.  Applicants should be patient if their desired application date is unavailable.  Visa applicants with urgent travel should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.

Filed Under: Komente Tagged With: kosovaret, Prishtine, vizat amerikane

Prishtinë-Konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm

October 25, 2016 by dgreca

prishtina-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-20-tetor-2016-1

PRISHTINË, 25 Tetor 2016/ Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të organizojë konferencë ndërkombëtare dyditore  me temë “Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm”, e cila nis nesër në mëngjes në Prishtinë. Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë.

“Konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, deklaroi sot Ministria e Brendshme kosovare.

Konferenca do hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa fjalë rasti do të mbajnë ministry kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Konferencë ndërkombëtare, kunder ekstremizmit, Prishtine

Meshë Falënderimi për Shën Terezën në Prishtinë

September 11, 2016 by dgreca

 

katedralja-nene-tereze-prishtinePRISHTINË, 10 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator 2016, nga Papa Françesku, Kisha Katolike në Kosovë ka ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë në Meshën e falënderimit dhe në shugurimin e dy meshtarëve të rinj (dy diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj) në Katedralen tonë të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza, këtë të shtunë, dt. 10 shtator 2016.Mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, nga ora 11:00, është udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.“Nderimi ynë për Nënë Terezën është i shumëfishtë. Nuk kemi dhuratë më të madhe se Nënë Tereza. Nderimi i saj është nderim i të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë, i shqiptarëve kudo dhe në botë”, tha ai.Imzot Gjergji theksoi se Nëna Tereza është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë. “Ndihemi të lumtur që populli jonë i ka dhënë botës në grua si Nënë Tereza”, tha ai./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: meshë, Prishtine, Shen Tereza

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT