• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anton ÇEFA sjell Rabindranath Tagora në Sofrën Poetike të Diellit

July 9, 2017 by dgreca

1 Rabindranath

Rabindranath Tagora(1861-1941)/

“Kur mbasi të ketë dëgjuar të reçitohet një poezi imja, ndonjë më thotë: “Nuk e kam kuptuar’, unë jam i detyruar të hesht.

Në qoftë se i merrni erë një luleje dhe thoni: ‘Nuk kuptoj’ – përgjigjja ime është: ‘Këtu nuk ka gjë të pakuptueshme, është vetëm erë e mirë’.

Dhe në qoftë se, megjithëkëtë, ju ngulni këmbë duke thënë: ‘E di, po ç’kuptim ka?’, Atëherë nuk më mbetet tjetër veç të ndërroj bisedë ose të bëhem i pakuptueshëm, duke pohuar se era e mirë është forma që merr gëzimi i gjithësisë në një lule”.

Dashuria për natyrën

Cilido që të jesh ti, lexues i këngëve të mia

Pas njëqind vitesh,

Unë nuk do të mund të të çoj

As edhe një lule të vetme

Të kësaj pranvere të pasur,

Një fjollë të artë resh që shtrihen atje lart.

Hap dyert e shih jashtë,

Mblidh prej kopshtit tënd kundërmues

Kujtime të erandshme,

Të zhdukura njëqind vite më parë !

Në zemrën tënde do të mund të ndiesh

Gëzimin plot jetë

Që këndova në një mëngjes pranvere,

Duke të dërguar zërin tim të gëzueshëm

Të njëqind viteve më parë.

Përhumbje në Zotin 

Në duart tua, o Zot, koha është e pafund.

Asnjë nuk mund të numërojë minutat.

Kalojnë ditët dhe netët.

Moshat lulëzojnë dhe vyshken si lulet.

Ti di të presësh. Për ta përkryer një lulëz të egër

Shekujt Tuaj ndjekin njëri-tjetrin.

Na nuk kemi kohë me humbë . . .

Në muzg ngutem nga frika se dera Yte mbyllet,

Por . . . ka prap kohë.

Vëllazërim universal 

Hapi sytë e shih:

Zoti yt nuk është para teje.

Ai është atje ku fshatari lëron plisin e fortë

E gurthyesi punon.

Ai është me ta, në diell e në shi,

Dhe rrobët e Tij janë të mbuluara me pluhur.

Hiqe atë mantel dhe zbrit si Ai

Mbi truallin plot pluhur!

Lërim! Ku mund ta gjesh këtë lëërim?

Mësuesi ynë ka marrë mbi shpatullat e Tia

Dhimbjet e njeriut.

Është bashkuar me ne përgjithmonë.

 

Përktheu nga anglishtja: Anton ÇEFA

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, Rabindranath Tagora, Sofra e Diellit

Artikujt e fundit

  • “Doracaku i një tirani”, kur pushteti bëhet më i rëndësishëm se populli
  • Koreografi Bekim Murati: “Grupi i valleve “Besa”, kontribut në ruajtjen e rrënjëve shqiptare dhe edukimin e brezave të rinj në Florida”
  • “Vjeshta Arabe” në Europë dhe Shqipëria
  • 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗴𝗷𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁
  • Mark Gjonaj: Thirrje Kryeministrit Rama t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve dhe të japë dorëheqjen
  • 2500 euro për të ruajtur përbindëshin: Rama, Frankenstein- i dhe shpresa e një populli
  • Qeveritar i tmerrshëm që ka shkatërruar perspektivën dhe ka kriminalizuar çdo qelizë e policisë, qeverisë e parlamentit
  • KUR PËRDHOSET E SHENJTA, TRONDITET SHPIRTI I KOMBIT
  • “The Versailles Order and the Making of Albania, 1918–1926”
  • Political Power Is Temporary. The Soul of a Nation Is Not
  • STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE!
  • JO NJË KATOVICË TË DYTË! – SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË FILLIM TË RI, JO PËR RICIKLIMIN E PUSHTETIT!
  • “Humanoidët”, një çast në atelierin e Artur Muharremit
  • Life in “Time Shelter”
  • Akademia e Shkencave kujton sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta poetin e madh të kombit që i dha zë Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT