• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Nishani priti Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova

March 29, 2014 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani priti te shtunen me 29 Mars, në një takim Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s,Irina Bokova, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe UNESCO-s konkretizuar përmes zbatimit të projekteve konkrete, lokale, ndërkufitare dhe rajonale si dhe nënvizoi angazhimin tonë në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, jo vetëm si pjesë të rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një mjet për të promovuar turizmin kulturor, duke veçuar gjithashtu mjedisin, arsimin dhe ruajtjen e traditës si fusha ku ky bashkëpunim mund të thellohet më shumë në të ardhmen.Bokova u shpreh se ka ardhur me dëshirën e mirë për të hulumtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për një arsim më cilësor, për të kontribuar më shumë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe biodiversitetin, vlera shumë të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.Presidenti Nishani dhe Drejtorja e UNESCO-s Bokova ndanë mendimin se bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlera të çmuara të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të cilat duhen ruajtur dhe reklamuar si një shembull dhe kontribut për promovimin e tolerancës, paqes e mirëkuptimit në rajon, Evropë dhe në një botë, ku dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar duhet të zënë vendin e shfaqjes së fenomeneve të mostolerancës dhe keqkuptimit.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Irina Bokova, Nishani, priti

EMIGRACION:Të jetosh me frikë: Jeta e njerëzve pa dokumenta në Gjermani

March 29, 2014 by dgreca

Vlerësohet se rreth 400.000 njerëz pa dokumenta jetojnë në Gjermani. Ata jetojnë përditë me frikë, pa të drejta dhe pa një kujdes të rregullt mjekësor./

Kur Maria (emër i vënë nga redaktori) udhëtonte me metro blinte gjithmonë biletë. Ajo nuk do të kalonte në semafor të kuq edhe nëse në rrugë nuk duken makina. Në punë ajo ishte shumë e ndërgjegjshme: 12 orë në ditë ajo pastronte në gjunjë kuzhina, banja dhe dhoma ndenjieje të panumërta. Maria nuk ishte asnjëherë e sëmurë dhe gjithmonë korrekte, edhe pse ajo mezi mbijetonte me rrogën e saj.Për 15 vjet shkoi gjithëçka mirë, deri në një ditë vere të vitit 2009. Ekuadoriania nxitonte. Prandaj ajo hoqi dorë nga rruga e saj e zakonshme, që kushtonte më shumë, por ishte më e sigurtë. Në këtë ditë ajo kaloi përmes stacionit të trenave. Ajo u ndalua për një kontroll të personave të dyshuar. Policët i kërkuan asaj dokumentat, po ajo nuk mund tua jepete, sepse nuk kishte patur asnjëherë. Për 15 vite kishte shkuar gjithëçka mirë në atdheun e saj të ri Gjermani.

Deportim nga Gjermania pas 15 vitesh

Për shkak se ishte pak para pushimeve verore, u lejua që vajza e saj të mbaronte klasën e gjashtë. Nëse nuk do të ishte kështu ajo do të arrestohej menjëherë. Vajza e saj lindi në Gjermani. Me babain, i cili gjithashtu ishte pa leje qendrimi në Gjermani, Maria është ndarë prej kohësh. Ekuadorin, vendlindjen e së ëmës, vajza e kishte parë vetëm në hartë. Vajza fliste një spanishte jo të qartë. Përpara deportimit Maria i tha lamtumirë Sigrid Becker-Wirth. “Ishte shumë keq”, thotë 61-vjeçarja ndërkohë që tregon historinë. Ajo kishte ndihmuar shpesh Marian dhe vajzën e saj kur ishin të sëmura.

Sigrid Becker-Wirth është truri dhe zemra shoqatës MediNetzBonn. Sëbashku me Ulrich Kortmann dhe 10 kolegë të tjerë, ajo ndihmon refugjatët të cilët nuk kanë status legal në Gjermani të bëjnë vizita tek mjeku. Vizitat nuk bëhen në mëynrë burokratike dhe mbi të gjitha falas.Ndërkohë rrjeti i shoqatës përbëhet nga 80 mjekë të specialiteteve të ndryshme në Bonn dhe zonat përreth. Shoqata është e pavarur dhe financohet nga donacionet. Për shifra konkrete Becker-Wirth nuk do të flas. Ajo thotë vetëm diçka: në vitin 2013 “MediNetzBonn” pagoi 43.000 Euro për trajtime mjekësore dhe sërish buxheti i saj nuk ishte me shifra të kuqe.

Mosbesimi është i madh – Besimi mund të jetë fatal

Çdo të hënë refugjatët pa dokumenta nga ora 17.30 deri në 19, në një shtëpi që nuk bie në sy në pjesën veriore të Bonit, vijnë këtu për tu këshilluar. Në qytet dhe rrethinat e tij mendohet të jetojnë rreth 4000 të tillë.

Tre burra nga Filipinet flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin. Afër tyre një burrë nga Peruja i lexon djalit të tij një përrallë në Gjermanisht. Në pritje është edhe një çift nga Kosova me një zarf të madh më imazhet një grafie. Pak para orës 8 vjen edhe një sirian. Asnjeri këtu nuk do të flasë për historinë e tij në publik. Një detaj mund të jetë shumë, kjo është frika e tyre. Vetëm Sigrid Becker-Wirth ka fituar besimin e njerëzve.Çdo orë, vijnë mes katër dhe 15 refugjatë. Përvec sëmundjeve të zakonshme si gripi apo probleme me fshikzën e urinës, vijnë edhe njerëz me sëmundje të rënda si tumoret. Për shkak se kanë frikë se mos humbasin vendin e punës në rast sëmundjesh dhe se nuk dinë se ku të drejtohen, shumë vijnë kur është tepër vonë.

Nga jeta e fshehur refugjatët vuajnë nga sëmundje të rënda

“Një grua erdhi me kancer gjiri, kur sëmundja kishte avancuar “, tregon Becker-Wirth. Një tjetër erdhi me turbekuloz, çka është ngjitëse. Për ata që ajo trajton, duhet të interesohet edhe shteti thotë Becker-Wirth.Edhe ai është i gatshëm të ndihmojë, por sipas rregullave të tij. Në bazë të ashtuquajurit ligj për azil kërkuesit, njerëzit pa dokumenta në Gjermani përfitojnë vetëm disa shërbime. Vetëm në rastë sëmundjesh të rënda ligjërohet qendrimi në Gjermani, por me tu shëruar refugjatët duhet të largohen nga vendi.

Për shkak se “MediNetzBonn” nuk mund të paguajë trajtimin shumë të shtrenjtë me kimioterapi, Sigrid Becker-Wirth përfiton ndonjëherë nga ky tolerim, por nuk e bën me kënaqësi. Për shkak të frikës së vazhdueshme se si do të financohen në muajin tjetër, shumë refugjatë vuajnë edhe nga sëmundje psikologjike.(DW)

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dokumenta, emigracion, ne Gjermani, Të jetosh me frikë: Jeta e njerëzve pa

Prishtinë, deputete të Kosovës e Shqipërisë në “Java e Gruas”

March 29, 2014 by dgreca

 Në Kosovë u zhvilluan aktivitete me rastin e “Javës së Gruas”, ku në në takimin përmbyllës mori pjesë edhe kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ditën e pestë dhe atë përmbyllëse të javës së gruas, u diskutua lidhur me iniciativat ligjore si të nevojshme për arritjen e barazisë gjinore.Në këtë takim morën pjesë veç Grupit të Grave Deputete kosovare edhe Aleanca e Grave Deputete nga Shqipëria.

Kryeparlamentari I Kosovës Krasniqi tha se Parlamenti ka miratuar një varg ligjesh të cilat ndikojnë në fuqizimin e gruas, por gruaja ende nuk e ka vendin e merituar në shoqëri.Ndërsa, kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija, theksoi se Kushtetuta e Kosovës në nenin 7.2 siguron barazinë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik. “Kemi edhe shumë ligje të mira që përfshijnë masa afirmative për arritjen e barazisë gjinore, por ne duhet të punojmë shumë që të bëjmë legjislacion të përafërt për arritjen e barazisë gjinore dhe po ashtu duhet të punojmë që gruaja të jetë partnere e barabartë në të gjithë sektorët e shoqërisë”, theksoi Sahatqija.

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete nga Shqipëria, Mesila Doda, tha se “ne jemi komb i madh në shtete të vogla që duhet të harmonizojmë politikat me qëllim të krijimit të vlerave njerëzore, demokratike, para së gjithash është e rëndësishme që të kemi politika arsimore, ekonomike etj, si dhe të sigurojmë rol të rëndësishëm të grave në shoqëri”.Kurse, deputetja Flora Brovina foli për rolin e Gruas në çlirimin e Kosovës, si dhe në ditët e shtetndërtimit.

Një fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësueset nga Shqipëria, Mimoza Hafizi dhe Majlinda Bregu, si dhe deputetet e Kosovës Emiljia Regjepi, Alma Lama e Sala Berisha.

Krejtësisht në fund, u çertifikuan 100 gra pjesëmarrëse në javën e gruas.

Njofohet se, kryetarja e Aleancës së grave deputete të Shqipërisë, Mesila Doda, e shoqëruar nga deputetet e tjera të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të cilat morën pjesë në “Javën e Gruas 2014”, të organizuar nga Grupi i grave deputete të Kosovës, kryesuar nga Teuta Sahatqija, ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.Po ashtu është njoftuar se, në kuadër të manifestimit “Java e Gruas”, Grupi i Grave Deputete të Shqipërisë, bashkë me deputetet e Kosovës,  bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz.(B Jashari)

 

Filed Under: Rajon Tagged With: deputete të Kosovës e Shqipërisë, në “Java e Gruas”, Prishtine

Itali-Walesa: Të ndalohet Putini, por pa luftë

March 29, 2014 by dgreca

PALERMO, 29 mars /- Lech Walesa në një mbledhje në Palermo për Evropën dhe Mesdheun deklaroi se “sigurisht që nuk mund t’i falet Putinit ajo që bëri. Por njëkohësisht askush nuk mund të hapë një luftë”.

Ish-presidenti polak dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen, që nesër do të marrë çmimin ”Qytetar nderi” i Palermos, shtoi se “askush nuk do që të humbasë shumë, pra të përpiqemi të dialogojmë, duke vlerësuar dëmet që nuk duhet të lejohen absolutisht të ndodhin”.
Sipas Walesas “kjo ngjarje është një provim solidariteti për Evropën dhe botën. Nëse do të jemi të bashkuar, kjo gjëndje do të rregullohet. Jam optimist për këtë gjë pasi kam treguar me ‘Solidarnost’-in se mund të fitohet. Por në këtë rast nevojitet një tjetër tip solidariteti, duhet reflekuar mbi atë që mund të japë çdo vend”.

Filed Under: Rajon Tagged With: Itali-Walesa: Të ndalohet Putini, por pa luftë

“NJERËZ TË JERMUAR”?

March 29, 2014 by dgreca

Nga Fadil  LUSHI/ Dikur shumë herët, ca pjesëtarë të një familje ishin prekur nga tifoja e morrit dhe, mbasi gjatë kohë nuk ishin kuruar, ata kishin filluar të flasin jerm. I mjeruar nga kjo, kryeplaku i shtëpisë  kishte ulëritur duke thënë: “O milet, m’u mbush shtëpia me budallenj”! Në mungesë të njohurive të tij për këtë sëmundje ngjitëse, kryeplaku i kishte paragjykuar që në fillim këta “dertlinj të tij” si “halabakë”, si njerëz me lugë në brez, si “hazërxhinj” dhe fare pak si njerëz që kanë nevojë për një përkujdesje paksa tjetëfare. Aq shumë qe katandisur, sa që kishte harruar ta rikujtojë atë thënien biblike: “Edhe budallait i duhet hapur rrugë, deri ku nuk prish punë”! Se “të kllapiturve të tij a u kishte hapur rrugë”, kurrën e kurrës nuk u mor vesh.

Ne me këtë rast  do të shkruajmë derisa nuk e denigrojmë kureshtjen e lexuesit dhe deri aty ku nuk hetohen broçkulla dhe paralelizma.

Një ditë u gjenda goxha në siklet. Çupëza e shtëpisë, Erda, gjegjësisht ajo lozonjarja dhe e asdisura jonë, më kërkoi t’i shpjegoja se ç’do të thoshte “paragjykim”! Një herë më shkoi mendja t’ia ftilloj sipas asaj që jepet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, po pastaj thashë me vete se është e tepërt për moshën e saj mendore. Ta bëja shkurt edhe kjo s’ka kuptim didaktik. Në fund vendosa që këtij nocioni t’i bëj “sqarim” popullor: “të paragjykosh do të thotë, të flasësh jerm”!? Se a e mori vesh këtë a jo kjo çupëz , unë as që e kuptova!?

Që ky paragraf të mos e prishë “kuptimin e kësaj shkarravine” të radhës…, do të bëj përpjekje që e gjithë kjo thënie të mos dalë si ajo puna e “maces që kërkon të kapë bishtin e saj, por ama që nuk ia del dot”! Këtë “të folme tonën jerm” do ta fillojmë me një mesele të një mendjendrituri nga krahina jonë, i cili është zhgënjyer këmbë krye nga budallakitë e bashkëmendimtarëve dhe bashkëvendësve të tij. Ka shumë vite që nuk i vë gishtin kokës, ka vite që nuk mediton, ka vite që “nuk i ha palla” për katrahurat dhe pisllëqet që duken a hetohen pranë tij dhe përreth tij. Një ditë prej ditëve (të tij të bezdisshme), kur e pyetën se pse “nuk e vë” gishtin në kokë dhe pse “nuk vë” në funksion mendjen, ai u përgjigj: “Gishtin ma prenë folkpatriotët, ndërkaq mendjen ma hallakatën kalorësit e vonuar të çështjes kombëtare…, ata që në sabah të martojnë e në aksham të harrojnë”! Që e dha këtë përgjigje kështu, ai mbase këtë e tha me plot gojën dhe me të drejtë, sepse koka e tij është “shumë e vogël” në krahasim me budallakitë e mëdha të të tjerëve që (mbi)jetojnë dhe “veprojnë” aty pranë tij!… Ai do të vazhdojë të thotë se nuk kam kohë që juve t’jua tregoj rrugët që shpijnë në parajsë, nuk kam kohë ta “ushqej” atë çmendurinë tuajën “fiziologjike” gjegjësisht veprimet tuaja prej adoleshenti!?

Ne shqiptarët, a mos vallë edhe pas një shekulli nga mëvetësimi i shtetit të Ismail Qemal bej Vlorës mëtojmë të flasim jerm, ashtu njësoj si ai “haxhi baba i mëhallës sonë”, i cili sa herë që kishte vajtur në ndeja, aq herë e kishte prishur muhabetin…, sepse nuk kishte përfillur këshillat e plakës që kur i kishte thënë:… ti nuk je më për ndeja ku ka njerëz të shkujdesur, që gjykimet i ndërtojnë ashtu së prapthi…, ti “nuk mban avdesin dhe pordhën…, ti nuk mban as fjalën e as premtimin“!?

A mos vallë “shoqëria” postdiktaturiale na mësoi të flasim fare mirë jerm, të flasim jerm për njerëzit që kanë rënë në gjumë, do të flasim jerm për ish-komunistët të cilëve dikur u “dilnin fekalet nga goja në vend nga prapanica”… Edhe sa kohë do të duhet të flasim jerm për arsim, për kulturë, për drejtshqiptim, drejtshkrim po edhe drejtlexim, edhe sa kohë do të na duhet të flasim jerm për histori kombëtare, të flasim jerm për politikanë e lidershipë, të flasim jerm për futbollistë shqiptarë që “për lekë na qenkëshin konvertuar në tradhtarë”, edhe sa kohë do të na duhet të flasim jerm për figurën e Shemsettin beut (Sami Frashëri) përse ai kishte shkruar Fjalorin normativ të gjuhës turke- Kamusi-i Turki…, a mos vallë edhe sot e kësaj dite duhet të flasim jerm për Skënderbeun, pse ai duke vajtur në Krujë paskësh “tradhtuar Sulltanin dhe fenë e tij”, a mos vallë edhe sot (nuk) flasim jerm për Faik bej Konicën si dhe për flirtet e tij me zonjat joshqiptare (ai me një rast qe detyruar që një kundërshtari të tij t’i thotë: “Duhet ta dini se unë Shqipërisë ia kam falur nga kërthiza e sipër: nga kërthiza e poshtë bëj ç’të dua, si hyn në punë Shqipërisë”!)…, pse edhe sot duhet të flasim jerm për shqiptarin Mehmet Aqif Ersoj, pse ky paskësh shkruar himnin shtetëror të Republikës së Turqisë. Pse duhet të flasim jerm edhe për Ferid Muratin duke ia shtuar pyetjen: pse ti Ferid nuk e solle në Shqipëri Çmimin Nobel dhe viagrën…, së fundi, çka u duhej ca zhurmaxhinjve dhe thashemexhinjve të flasin jerm, duke parashtruar pyetjen idiotike, pse kryepari i VETVENDO-

SJE-s, Albin Kurti, për nuse kishte marrë norvegjezen Rita Knudsen e jo shqiptaren!?.. Vazhdojmë të flasin jerm për krijimin e Shqipërisë natyrale, e të tjera “jerm të folme”!? Si duket, ne shqiptarët e kemi shumë më lehtë të flasin “në hava”, të flasim jerm, me bërryl dhe me hundë, sesa me prova a argumente. Ndryshe nuk na shkon përshtati. Ku ta dijë njeri!

Se na u martua Albini me norvegjezen, se dikush dikur kishte thënë: “Çudi e madhe që Konica të jetë shqiptar…, sepse nuk gjendet një i tillë nga lloji i tij”(!??), se Samiu shkroi Fjalorin normativ të gjuhës turke, se Ferid Murati zbuloi viagrën dhe “nuk ua solli politikanëve në Tiranë”, se Skënderbeu kishte “tradhtuar” Sulltanin,  se shumë figura të tjera të ndritura shqiptare ç’kishin bërë, se haxhi baba “nuk mbajti avdesin dhe..,”, se ai mendjefemër dhe mendjendritur nuk e vuri gishtin në kokë, se politikani bëri gafën e radhës, se ateisti kërkoi rrugën që të shpie në parajsë fare pak është me rëndësi. E veçanta e gjendjes sonë shpirtërore është se ne shqiptarët sot e gjithë ditën e Perëndisë ku do vejmë, çka do bëjmë dhe a do vazhdojmë të flasim jerm, gjegjësisht a do të paragjykojmë dhe a do të paragjykohemi “toptan”, siç thuhet në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe…, apo do të na duhet ta parafrazojmë atë thënien paksa pesimiste të Konicës: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë”! I nderuar vëlla im, nëse në këtë shkrim nuk thash gjë të “mençur”, atëherë më ndje për kohën tënde të humbur!

Filed Under: Analiza Tagged With: “NJERËZ TË JERMUAR”, Fadil Lushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT