• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I BASHKISË PUKË Z.RROK DODAJ VIZITOI VATRËN

July 27, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 27 Korrik 2024 – Kryetari i Bashkisë Pukë z.Rrok Dodaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u prit nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, anëtari i Këshillit të Vatrës z.Dritan Haxhia dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes z.Berisha përgëzoi z.Dodaj për lidershipin dhe transformimet në zonën e Pukës dhe u ndal te kontributi historik i Federatës Vatra në dobi të çështjes kombëtare, lobimin në Uashington, angazhimin për të drejtat e shqiptarëve në trojet etnike, bashkëpunimin institucional me shtetin e Kosovës e Shqipërisë, zhvillimin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizioni për zhvillimin e Vatrës. Kryebashkiaku i Pukës z.Dodaj në fjalën e tij theksoi se Vatra që nga koha e pavarësisë iu gjend afër çështjes kombëtare, Vatra nxori në pah vlerat më të mira të kombit tonë ato të lirisë e demokracisë. Kryebashkiaku Dodaj foli ndër të tjera edhe rreth projekteve zhvillimore të Bashkisë së Pukës ku ndër më të rëndësishmit është turizmi, shkolla e Migjenit dhe rreth vlerave artistike, kulturore e kombëtare të trevës së Pukës. Anëtari i Këshillit të Vatrës z.Dritan Haxhia përgëzoi kryetarin Z.Dodaj për fushatën, menaxhimin dhe administrimin në Bashkinë e Pukës. Takimi vazhdoi me biseda miqësore rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm në të ardhmen.

Filed Under: Featured

#SiSot, më 27 korrik 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare

July 27, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Figura e Nolit pranë atdhetarëve të tij në Amerikë po fitonte rritje te menjëhershme duke i përfaqësuar ata si kryeredaktor i gazetës “Dielli” në Boston. Noli, themelues i revistës “The Adriatic Review” dhe kryetar i Federatës “Vatra” (1917-1918), do të merrte edhe administrimin e drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Nën mbështetjen e Sinodit rus dhe nën ovacionin e bashkatdhetarëve të tij, të cilët kumbonin me parrulla si: “E duam sot Peshkop, mjaft duruam talljet e të tjerëve. Tani të vishet Peshkop!”, Noli u zgjodh i pari peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Imzot Noli nuk reshti së punuari për komunitetin e tij, jo vetëm si klerik, por edhe duke milituar për çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Bashkëngjitur më poshtë, paraqitet Noli me veshje klerikale.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#FanNoli

#Vatra

#Dielli

#TheAdriaticReview

#KishaOrtodokseShqiptare

#AQSH

#FototekaAQSH

Filed Under: Politike

Bota njeh forcën shpirtërore të Frida Kahlo, Arbëria duhet të krenohet me Mariantonia Braile

July 27, 2024 by s p

Historia rrëfen se shumë artistë, shkrimtarë botëror, dhimbjen e tyre psikike dhe fizike e kthyen në art: Ankthin Edvard Munch e trasformoi në “Ulurimë”, Betohven bashkjetoi me “shurdhimin” e tij dhe nxorri vepra gjeniale, Francisco Goya i dha formë “lezioneve iskemik”, Leopardi, malinkoninë e tij e ngjeu në romanticizëm, ndërsa poetesha arberesha, Maria Antonia Braile, poetesha e parë arbëreshe, fati i së cilës nuk ishte treguar aq bujar, dhimbja e saj bëhet ikon, trishtimi fatal- tragjik kthehet në një zhurmë tingujsh, duke i dhënë shpirtit një burim arti në vargje.

Autorët, prof Francesco Perri dhe prof Genaro De Cicco,me nismën e Federatës Arbëreshe e quajtur FAA, risollën për botën arbëreshe teksitn” I Canti\Këngë” të cilët riprodhuan poezitë, i përpunuan ato dhe publikuan këtë tekst, pa ndihmën e askujt. Promovimi u krye në mbrëmjen e ditës së enjte, datë 25 \07\2024 në qytezën arbëreshe Shën Mitri\ San Demetrio Corona në Kalabi\ Itali Teksti I Canti\ Këngët, ishin shoqëruar me kontributin e; Kryetarit të Federatës FAA Z. Damiano Guagliardi, kritikut letrar Mario Guido, poetit Dante Maffia si dhe me pjesëmarrjen e professorit Giuseppe Gardilone.

Dy fjalë për fëmijërinë e Mariantonia Braile

Mariantonia Braile lind në Shën Mitër\ San Demetrio Corona, qytezë arbëreshe, më 13 Korrik 1894 dhe ndërron jetë më, 10 prill 1917 në një familje arbëreshe dhe është motra e poetit Salvatore Barile. Martohet me Rocco De Benedetto. Nga lidhja e tyre lind një fëmijë, i cili ky engjell së shpejti do ti përkasi qiellit.

I shoqi i saj merr pjesë në Luftë(jemi në periudhën e Luftës së parë Botërore) dhe figura e tij nuk është shumë pranishme. Kjo vetmi ndihet furishëm dhe fuqishëm sa në dozën malinkonike aq edhe të trishtueshme në tragjedinë e jetës së saj.

Në vargjet autobiografike Mariantonia i ngjan asaj flete vjeshte që lëkundet, dridhet, dhe nuk rrëzohet edhe pse tufani është i egër. Mbahet në atë fillin e një klorofile që i jep linf jetës. Ndërron jetë në moshën 23-24 vjeçe.

Vargjet e Mariantonies

Mariantonia ishte vetëm 15 vjeç kur nis dhe hedh në vargje fjalët më të bukura, me të ndezuara nga dashria për nipin e saj Dukagjini, i cili është vetëm tre vjeç, dhe pëson një incident të vogël. Pëson një djegje pranë prushit të vatrës, që ajo menjeherë e fik, por shpirti i ndjeshëm e Mariantonios nuk është indifirente përballë faktit dhe ajo thur vargjet nga më të ngrohta duke mbajtur si një kamzhik preokupimin e saj, përballë këtij fëmje, krijues, pjesë e gjakut të saj. Me nota delicate dhe atë tonin përkëdhelës fjalët e saj i kalojnë sensibilitetit të një katërmbëdhjet vejeçareje:“Me ata Syzës të helmuar” Ruan Zjarrin ç’ë i shuar”. Janë vargje të brishta që do të trasformohen si zinxhira, do të mbërthejnë e do të “mbajnë në robëri” atë shpirti të djegur, të përvëluar, në vite, ku bloza do të kthehet në një humus në rrjedhjen e jetës plot trishtim të saj. Jeta e Mariantonios është “perpendikulare”. Ditët, muajt, varen mbi shpirtin e saj si ai plumçi, dhe mat murin ”guralec” të shpirtit të saj, poret ende frymojnë tinguj, ato bashkëtingëllore të zhytura në Zemrën e saj të njomë, nisin e i këndojnë birit të saj të vdekur, vetëm tetë muajsh:

“ Bir i par,çë Zëmëren ma shpove, ike e më fjuturove” . Jeta që shkon kundër natyrës së saj.

Çdo gjë e vuajtur ku shpirti i saj onomatopeike, herë i gjynjëzuar, herë me vullnetin implorues, i drejtohet Universit me esklamcionin: O ditë e mjegullur( vargjet kushtuar Dukagjinit, krijuar 1909) Në poezinë: Bir i par,çë zemërën ma shpove, ike e më fluturove”. Autorja shpesh herë e dorëzuar nga fati që i ra, nuk psherëtinë por krijon dialog, sikur biri i sai është gjallë.( poezia Krijuar 1915)

Kompozimi i broshurës” Kanti”, të Mariantonia përmbanë gjashtë poezi e ndarë në tre kapituj, shkruar në gjuhën Italiane dhe në Arbërisht: I bjerr i biri Paar, Tek e Keshja semund, Shën Cosmait dhe Shën Damjanit, Për Gljuftën\Luftën, Sciapk-cuar Vepra e saj..

Ndërsa lexon ato pak poezi të saj të vijnë ndërmend shprehja e pajisur me ironi të madhe, të Frida Kahlo e cila deklaroi: “U përpoqa t’i mbyte hidhërimet, por ata mësuan të notonin”. Vëllai i saj Salvatore i boton këto poezi menjëherë dy muaj pas vdekjes së saj në gazetën “Il Popolano” më 24 Qershor 1917. Në shënimin e tij ai shprehet kështu: “Dëshiroj që nga ai shpirti yt i bukur të ngelet një fragrancë arome në botë”. Është një profum ku trishtimi dhe dashuria bashkëjetojnë në një kosmo që quajmë” Jetë”.

Artistikisht në formë edhe në përmbajte qëndron shumë lartë.

Gjuha e saj është e folmja e arbëreshëve të SanDemetrio Corona\ Shën Mitri. Vargjet e saj nuk janë fantazi, janë jetë e jetuar, janë tinguj të shpirtit të saj të kodifikuar, janë pjesët e trupit të saj plot me ematome dhimbje, janë venat e saj që shëndërrohen si flatra të drobitura, gjaku i saja e me pikatore iu jep frymë, për tu ngjitur në një kosmo. Në dejet e saj, lëvrojnë si “gjëmba- dielli”, grimcat e shpresës që i dhanë frymë deri në çastet e fundit. Vargjet e saj meritojnë dritë dhe dinjitiet , dhe FAA në Kalabri ua dha!!

Ky eveniment u krye në dy gjuhë:

Poezitë u lexuan në Italisht dhe në Arbërishten e Shën Mitrit\ San Demetrio. U shoqëruan me këngë arbëreshe në sfond. Ky riprodhim i vargjeve në libër na vjen me një tekst është shumë i qartë, ka nuk mungojnë as edhe rubrika të veçanta si ajo “Quadri komarativ midis alfabetëve”, faqja e gazetës “ Il Popolano” ku u publikun në 1917 poezitë e Mariantonia.

Personalisht Falenderoj FAA, këtë federatë që për të dytën herë sjellë për publikun libër të rënësishëm e fatkeqësisht të harruar në pluhurin e harresës. Për herë të parë FAA erdhi më me 2017 me ribotimin e veprës “La risposta di Filalete..” të dyja këto vepra kaq të veçanta dhe të rëndësishme meritojnë një dinjitet nga istitucionet të cilat si gjithmonë përqëndrohen në katër autor, sikur bota arbëreshe të ketë qenë e ngrirë, në katër kardinale, e të rrotullohet si një disk rreth tyre. Në kalabri Dy federatat e saj bëjnë më shumë punë se sa istitucionet. Arbëreshët e Calabrisë janë gjallë vetëm për hirë të dy Federatave

Morën pjesë në këtë takim

Në këtë mbrëmje merrnin pjesë Pino Sangermano Zv\ Kryetar i komunës të Shën Mitri\ San Demetrio, Emanuele D’Amico këshilltar dhe përgjegjës mbi kulturën, si dhe Alessia Ponte, recituesja e poezive në italisht.Merrnim pjesë gjithashtu edhe nga Qëndra albnaologjike A.Bellusci, me pjesmarrjen e Avv Tomaso Bellusci President,Emmanuele Rosanova Sekretar i Bbibliotekës si dhe unë drejtuesja e Qëndrës mbi kërkimet dhe gjuhën dhe kulturën arbërshe Ornela Radovicka. Evenimenti u krye pranë Kolegjit Shën Adriano. Janë emocione të forta kur mendon që në ato mure u stërvitën si profesionalisht dhe politikisht figura të shquara, vëllezër të të njëjtit gjak por të destinuar për të qenë larg fizikisht. Ndërsa qëndron në atë oborr ndien sikur shpirti i tyre si një puhizë vjen e të prek, e të kujton misionin fisnik që secili do të ketë për të mirën e kombit. I urojmë këtij libri Rrugëtim të mbarë, në botën arbëreshe dhe shqiptare dhe Falenderojmë FAA me Drejtuesin e saj Damiano Gualiardi!

Ornela Radovicka

Qëndra albanologjike kërkime gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci

Frasnitë\ Kalabri

Filed Under: LETERSI

Në kujtim të Adem Demaçit, simboli i lirisë së Kosovës

July 27, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Askujt më mirë se sa Adem Demaçit dhe veprimtarisë së tij, nuk i rri, ky përshkrim i Presidentit Regan, që në nderim të Ditës s Përkujtimit të ushtarëve të rënë amerikanë, më 1988, tha: “Për të mbajtur besimin me të vdekurit tanë të shenjtë, le të jemi të sigurt dhe shumë të sigurt, sot dhe çdo ditë të jetës sonë, se ne e ruajmë kauzën e tyre, shpresën e tyre, lutjen e tyre, përgjithmonë të vendit tonë

Kosova e lirë të mbetet borxh, Adem Demaçi, Partitë politike, një pjesë e tyre, pa një strukturë të mirëfilltë kombëtare, duke u sunduar nga njerëz të fuqishëm e që nuk ishin në shërbim të Kosovës, por në sundimin e lirisë se saj, nuk denjuan, nuk deshën a nuk patën guxim, një Zot e di, që ta propozonin e lëre më ta zgjidhnin president të Kosovës, simbolin tonë të rezistencës, Adem Demaçin.

Liria i verboi dhe për më keq i bëri të harrojnë edhe të kaluarën, duke vrapuar pas përfitimeve personale dhe duke krijuar rrethe servilësh, që iu thurnin lëvdata se ju jeni vetë historia e Kosovës.

President u zgjodh askushi e gjithkushi, e kërkushi por jo veprimtari më i pathyeshëm i lirisë së Kosovës. Shumica e krerëve te partive politike nuk e kishin përjetuar as edhe një ditë burg të pushtuesit serb, por kjo nuk ishte arsyeja se pse nuk e donin Adem Demaçin president, ju pengonte qëndrueshmëria e bindjeve të tij dhe e idealit të tij, për Kosovën sovrane!

Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria politike e Adem Demaçit, ishte farkuar me kohë dhe e gjejmë të ndërlidhur me idealin e shqiptarizmës, që qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur udhëheqësit e Organizatës Nacionale Demokratikë Shqiptare, filluan aktivitetin politik për liri e Kosovës, u vranë, u ekzekutuan, e u burgosën dhe u ndoqën nga Kosova, shumë anëtarë të saj do të vazhdojnë aktivitetin politik e patriotik në organizata të tjera.

Edhe pse parimet politike, strategjike dhe organizative të ONDSH-së nuk do të kenë ndikim të madh në organizatat e mëvonshme ilegale në Kosovë, megjithatë idetë dhe qëllimet politike do të mbesin të njëjta; çlirimi i tokave të robëruara shqiptare dhe bashkimi i tyre në një shtet shqiptar.

Baza e riorganizimit të veprimtarisë ilegale në Kosovë ishin vendosur në vitet 1956-1963. Në këtë periudhë veprojnë dy udhëheqësit më të shquar të lëvizjes ilegale në Kosovë,

Adem Demaçi dhe Metush Krasniqi. Që të dy, pavarësisht nga trysnitë ideologjike, aktivitetin e lëvizjes kombëtare ilegale e mbështesin në platformën kombëtare, duke krijuar një strategji të re për një luftë a rezistencë më afatgjate të popullit shqiptar të robëruar, duke mbajtur gjallë idenë e lirisë, gatishmëria e flijimit për të dhe besimin e pathyeshëm në çlirimin e pjesës së ndarë të popullit shqiptar.

Kështu, Adem Demaçi, u shndërrua në simbol, në shpirt dhe në shpresë të lëvizjeve ilegale. Përkundër dhunës dhe burgosjeve ndaj anëtarëve të lëvizjeve ilegale e patriotike të kohës, veprimtaria e tyre ishte e pandalshme drejt lirisë.

LAVDI VEPRËS SË ADEM DEMAÇIT

Filed Under: Komente

Dëshmia e historianit grek Apostolo Vakalopulos: Çamët apo grekët, ja kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist?

July 27, 2024 by s p

Arben Iliazi/

Gjatë pushtimit nazi-fashist të Greqisë, një pjesë e njerë zve politikë dhe oficerëve në Greqi hynë në shërbim të pushtuesit. Edhe kleri i lartë grek, me në krye kryepeshkopin e Athinës e të Greqisë , i shërbeu pushtuesve, duke respektuar kështu një traditë të hershme të kishës greke e cila, në shumicën dërrmuese të rasteve, i ka pritur me lule pushtuesit që kanë shkelur tokën greke. Nuk është rastësi që ish-komandanti i armatës në Shqipėri, në luftën italo-greke, Gjeorgjio Çolakoglu, u bë më vonë kryeministër i qeverisë kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake që kryen masakrat kundër popullsisë së pafajshme çame, e cila u masakrua dhe u dëbuan me dhunë nga vatra amtare. Ishin repartet e gjeneralit të ushtrisë greke, N.Zerva me shokë, që vranë 2900 çamë të pafajshëm dhe 450 burra i vdiqën në tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikės së Shqipërisë e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit ndaj popullsisë çame.

Se kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist e sqaron historiani i njohur Apostolos Vakalopulos në librin “Historia e Greqisė Moderne”, botim i Horvathit 1991. Për këtë çështje ky akademik grek, në faqen 275 të librit të sipërcituar, shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet ndërmjet grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet e disa personaliteteve greke, vunë në zbatim, me shumë shkathtësi, të pavdekshmen strategji “përça e sundo”, duke shtuar kështu mosmarrëveshjet ndërmjet grekëve, në dobi të tyre. Populli grek u nda, njëra palë denonconte palën tjetër si tradhtare dhe kështu u çfarosën grekët, në çastin kur dukej në horizont fitorja dhe pushtuesi bëhej gati të linte vendin tonë“. Pra, se kush është fajtor për bashkëpunimin me gjermanët, na e sqaron ky historian i dëgjuar grek. Në fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinë, vuri në veprim Traktatin e Varkizės (12 shkurt 1945), që shpallte armëpushimin dhe lejonte kthimin e vendit në jetën normale. Në Greqi, shumë bashkëpunëtorë të armikut u bënë spekullatorë të popullit grek, duke qenë përgjegjės para tij. Ata gjetėn rast dhe u bënë nacionalistë dhe shtylla të regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjësuan. Më 18 maj të vitit 1945, në Athinë, në gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Çolakoglu dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë në shërbim të nazifashistëve, prokurori Papradakis vuri nė dukje gjatë pretencës së tij, se pushtuesit kishin pushkatuar në Greqi 10000 vetë, shkatërruar 70000 shtëpi dhe 883 katunde. Me fakte tė pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit të Kryeministrit kuisling, Ralis, shokët e tij dhe organet që kishin krijuar për të famshmen mbrojtje të vendit, kishin luftuar pa mëshirë kundër rezistencės greke. Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministër i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë e Ralisit, nënshkruan urdhrin e turpshėm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nėn urdhrin e nazistėve gjermanë ”.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1018
  • 1019
  • 1020
  • 1021
  • 1022
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT