• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Kosovë përkujtohen heronjtë

January 31, 2022 by s p

– Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha ishin lajmëtarët e lirisë…/


PRISHTINË, 31 Janar 2022-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë përkujtohen sot tre heronjët e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 25 vjetorin e rënies.Në homazhet te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjëve dhe te shtatoret e tyre e në veprimtari tjera përkujtimore marrin pjesë përfaqësues institucionalë e politikë.Para 25 viteve, në 31 Janar 1997, në fshatin Pestovë – në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, rrugës Prishtinë-Mitrovicë, drejt realizimit të një misioni të veçantë, ranë heroikisht në krye të detyrës heronjët e lirisë e pavarësisë së Kosovës, komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, tre nga drejtuesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu së bashku me Kryeministrin, Albin Kurti, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.Presidentja Osmani ka thënë se sot në përvjetorin e vrasjes së heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu jemi këtu së bashku me kryeministrin, me kryetarin e komunës dhe me bashkëpunëtorë për të shprehur nderimet tona më të larta për veprimtarinë, për punën dhe për sakrificën që këta heronj kanë bërë për lirinë e Kosovës.
“Zahiri me shokë ishin pararoje të UÇK-së, ata ishin lajmëtarët e lirisë sonë. Ishte pikërisht angazhimi i tyre dhe pastaj edhe rënia e tyre për lirinë e Kosovës në një pritë që më vonë frymëzoi edhe mijëra gra e burra t’i bashkohen luftës çlirimtare që më në fund kulmoi edhe me çlirimin e vendit tonë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka theksuar se ky frymëzim nuk ka përfunduar në vitin 1999 me çlirimin e vendit tonë, por vazhdon edhe sot, e për shkak të punës, veprimtarisë, sakrificës dhe luftës së tyre çlirimtare ata do të mbesin udhërrëfyes të brezave që do të vijnë edhe pas nesh.“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta, sepse do të vazhdojnë të jetojnë në zemrat dhe mendjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët sot bashkërisht e gëzojnë lirinë për shkak të sakrificës së Zahirit, Edmondit, Hakifit dhe shumë e shumë vajzave e djemve që ranë për lirinë e Kosovës”, ka theksuar Presidentja.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit, dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare, e rritën edhe besimin e popullit në UÇK, por edhe vetëbesimin e popullit”, ka thënë Kryeministri Kurti. Më pas, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë vendosur kurorë lulesh dhe kanë bërë homazhe edhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan, në 25 vjetorin e rënies.

Filed Under: Opinion

PROFESOR JUSUF BUXHOVI VIZITOI VATRËN

January 31, 2022 by s p

Dielli/

Sot, në ambientet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA patëm nderin e veçantë dhe privilegjin të presim shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi. I shoqëruar nga Milaim Abdullahu, bashkëbotues dhe donator, Prof. Buxhovi u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja dhe Anëtari i Kryesisë Mark Mrnaçaj. Në një ditë stuhie e dëbore dhe në kushte atmosferike të jashtëzakonshme, takimi vëllazëror me Prof. Buxhovin e z.Abdullahi ishte shumë interesant dhe mbresëlënës në zbulim të historisë së Vatrës, gazetës Dielli dhe shqiptarëve të Amerikës. Profesor Buxhovi dhuroi për Bibliotekën Shkencore të Vatrës disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova” i botuar në 3 volume, dhe dy romanet e tij: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Dosja B”.

Filed Under: Vatra

ME MIKUN TONË JOSEPH J. DIOGUARDI NË NEW YORK

January 31, 2022 by s p

Nga Jusuf Buxhovi/

Takimet me mikun tonë, ish kongresmenin amerikan dhe kryetar shumëvjeçar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, arbëreshin Joseph J. DioGuardi, paraqesin një përjetim të veçantë, meqë ato ndërlidhen me rolin dhe rëndësinë e personalitetit që i dha impulset më të fuqishme agazhimit të SHBA-ve për çështjen e Kosovës nga fundvitet e tetëdhejta, ato të nëntëdhjeta e deri te pavarësia e saj. Në këtë zhvillim historik ndër më të rëndësishmit, DioGardi, bashkoi komunitetin shqiptaro-amerikan në dobi të çështjes së Kosovës dhe, njëherësh, ndikoi që një numër i madh senatorësh dhe kongresmenësh amerikanë të sensibilizojnë politikën amerikane në përkrahje të saj në të gjitha fazat, gjë që u pasqyrua me ndërhyrjen ushtarake të marsit-qershorit të vitit 1999 ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave si dhe në proceset që çuan të pavarësia e saj, ku politika amerikane pati fjalën kryesore. Miku ynë DioGuardi, nuk reshti së punuari për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë së saj.Gjatë takimit të sotëm, theksoi se roli i lobit shqiparo-amerikan edhe mëtutje mbetet i rëndësishëm, që të ruajë, po edhe të thellojë lidhjet me senatorët dhe kongresmenët amerikanë, në mënyrë që ata t’i ketë përkrah kur po përballohet me sfidat e dialogut me Serbinë.

Filed Under: ESSE

VATRA NGUSHËLLON DANNY BLLOSHMIN PËR HUMBJEN E BABAIT

January 31, 2022 by s p

I dashur Danny

Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë. Jemi pranë jush në këto momente trishtimi e lamtumire. Patrioti Hysen Blloshmi pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë. Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë babain tuaj të dashur e të pa harruar Hysenin. Lusim Zotin për shpirtin e tij. Pushoftë në Paqen e përjetshme.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra

ENDERR URBANE

January 31, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

….Pastaj u pa se nuk kishte me vend jo me per sheshe ndertimi qe jo e jo, por as per pallate mes pallateve. Tokat te xanuna te tera. Pallatet ishin aq prane, ngjeshur ngjitur brinje me brinje. Atehere u vendos te bashkoheshin pallatet me ca si tip urash si ato te komplekseve te medha te magazinave, e mbi keto ura te ngriheshin prape pallate. Qyteti u kthye sipas projektit te analistit Ljuba, ne nje fjetore te ngrohte gjigande. As era nuk kish nga hynte me brenda pallateve sup me sup e gjoks me gjoks bashkuar. Enveri dergoi nje pershendetje te çelikte nga varri. ……Ne nje epoke me vone u vendos se edhe rruget e automobilave nuk para duheshin. I madhi kishte thene se “ne kemi me shume kembesore se shofere, prandaj te mendojme me shume per trotuare”. Rruget u makinave u mbuluan me pallate. Trotuaret me vone. Per nder te kembesoreve. Por nuk kishte nevoje me as per kembesore. Kjo ngase transporti urban behej nga taraca ne tarace. Me hobe-taksi qe i hidhnin njerezit nga taraca e tyre, te e komshiut( per nje kafe), nga taraca në taracë, e deri ne taracat me te largeta ku kishin zyrat. Kadareja shkroi romanin “ Taraca te largeta” e me pas “ “Pallatet e taracave te enderrta”. Në ato kohe të lume, njerezit zunë e punonin vetem ne zyra. Se fushat ishin zene prej kohesh me pallate kurse malet që nuk i mposhti as turku, kishin rënë dhe ato së fundmi. I kishte grryer e pastaj rrezuar per toke, Bim Çaçasi (e ca miq te tjere te federatave te guroreve e zhavorreve). Pastaj dhe transporti publik mes pallateve, doli i tepert se njerezit nuk kishte nevoje te leviznin. As te punonin. Pra as edhe te hudheshin nga njera godine ne tjetren. Ata vetem hanin letra dhe flinin se punet i bente qeveria. Dhe pastaj mbi taraca u mendua te ngrihen prape pallate te tjera… …Vendi po ngrihej la e më la dhe se bashku me te dhe lavdia e tij. Te huajt po shkruanin gjithnje e me shume per ne. Nje enderr e kahershme e vendalinjve kjo. Nder gazeta, ca filluan ta quanin vendin Ngrehina e me pas Ngrehinia. Ca te tjere Shkemb Granit Ngrehinia ose Foleja e Ngrehinave. Ca te tjere Shteti i Nje mbi Nje Pallateve. Dhe ndodhi nje dite që duke mos e mbajtur dot mbi supe gjithe ate lavdi, ra e gjithe Njembinje kalaja. U shua nen rrenoja e gjithe Ngrehinia e me te bashke edhe gjithe njerezia. Por mbeti ama… lavdia…(nga Cikli:” Ne eeeecim perpaaara”…)

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2616
  • 2617
  • 2618
  • 2619
  • 2620
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT