• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Marrëdhëniet e Skënderbeut me Huniadin

August 23, 2024 by s p

Prof. Dr. Bedri Muhadri

Instituti i historis, “Ali Hadri”, Prishtinë/

Figurat më të shquara ne luftën e madhe të popujve të juglindjes së Evropës kundër zgjerimit të fuqishëm të perandorisë osmane nga mesi i shekullit XV ishin dy kolosët e kohës Janosh Huniadi, vojvodë i famshëm me origjinë rumune prej Transilvanie, që u bë regjent i Hungarisë, dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu princi i famshëm e Shqipërisë. Lidhjet e tyre të jashtëzakonshme është plotësisht e shpjegueshme po të kihet parasysh ngjashmëri e karrierës së tyre mahnitëse që pasqyrohet si në burime historike ashtu edhe në ato të shekujve të mëvonshme më botime të shumta e studime. Në fakt është fjala për dy protagonistët e një lufte me karakter epik kundër armikut të përbashkët, megjithëse në dy sektorë të ndryshme, brenda të cilëve ne konstatojmë sigurisht nga varfëria e dëshmimeve, kemi shumë më pak kontakte nga sa mund të pritej prej rrethanave historike, që duhej të krijonin një bashkëpunim shumë të ngushtë, madje në nivel të një aleancë të natyrshme. Huniadi si përfaqësues i popujve të sektorit Danubain, zhvillonte një luftë pothuajse të pareshtur, e cila synonte të dëboheshin feudalët osmanë, dhe për t’iu dhënë fund sulmeve shkatërrimtare të osmanëve. Në krahasim me këtë politikë kundërsulmi të Janosh Huniadit, programi i Skënderbeut në sektorin shqiptar, megjithëse i përshkruar nga një frymë e njëjtë, ndonëse më ushtri më të vogël e burime mjaft të kufizuara, bashkoi forcat e popullit të etur për liri dhe i dha një përpjesëtim të ri, me forcë e madhështi të jashtëzakonshme, luftës për pavarësinë e Shqipërisë, duke e udhëhequr për një çerek shekulli me trimërinë e vet legjendare këtë qëndresë kundër fuqisë së madhe osmane. Në analizë boshti i krijuara nga Skënderbeu dhe Huniadi qe një luftë për lirin e vendeve të tyre, por që pati ndikim në mbrojte të vlerave themelore të qytetërimit evropian, me të cilat ishin lidhur popujt e këtyre krahinave. Duket se heroi shqiptarë ishte plotësisht i ndërgjegjshëm për këtë rol të vet historik, kur i shkruante me 1460 një fisniku napolitan, princit të Tarentoes: “…Et se io fosse stato spontanto, certamente Italia se ne sentiria…” “Nëse do të isha i mundur, sigurisht se Italia do ta ndiente”.

Marrëdhëniet që Skënderbeu kishte me Huniadin provohen nga burimet të kohës. Sipas historianit bizantin Laonik Halkokondili, bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, Janosh Huniadi i dërgoi përfaqësues Skënderbeut dhe Arianitit, duke pasur qëllim të bashkohej me ta me një marrëveshje të vendosur që më parë. 

Për një aleancë të përfunduar pak kohë më përpara ekspeditës së re të Huniadit me Skënderbeun, flet gjithashtu Antonio Bofini, historiografi i oborrit të Matias Korvinit, (i biri i Huniadit dhe mbretit të Hungarisë, në vitet 1458-1490)  por sigurisht bazuar në shënimet e Halkokondilit. Sipas Bofinit, në përputhje me këtë marrëveshje, Huniadi, duke përparuar nëpër Serbi e Bullgari, do ta sulmonte armikun ballë për ballë, ndërsa Skënderbeu do ta godiste nga prapa, nga ana e Ilirikut do të thotë Shqipërisë. Sipas letrës së Pasqual de Sorgos, fisnik i njohur i Raguzës, që gjendej në shërbim të Brankoviqëve, letër e shënuar me datën 11 shtator 1448, pas kalimit të Danubit, përmes Serbisë, Huiniadi priti disa ambasadorë nga Shqipëria, që i premtuan ndihmë prej njëzet mijë vetash. . Pavarësisht se shifra duket e fryrë, misioni i ambasadorëve tregon se Skënderbeu kishte ndërmend të merrte pjese në luftën e madhe që po përgatitnin hungarezët. Drejtimi i ri i Hunidati i kundër me fushatën në Varna, tregon edhe për qëllimin e Hunaidit për tu bashkuar forcat me ato shqiptare. 1448. 

Huniadi edhe përkundër përpjekjeve nuk kishte gjetur përkrahje të duhur në shtetet italiane. Kështu, derisa Sulltan Murati II, në korrik të vitit 1448, sulmoi Shqipërinë me një armatë të madhe në luftë kundër Skënderbeut, Huniadi e pa këtë si moment të volitshëm për të marrë rrugën e ndeshjes me osmanët. Ai mblodhi një ushtri prej afër 50 000 ushtarësh, që ishin kryesisht hungarezë, dhe reparte të vogla vlakase (rumune), si dhe mercenarë gjermanë dhe çekë. Në depërtimin e ushtrisë hungareze nëpër Serbi e pengoi Gjergj Brankoviqi, i cili ishte në raporte vasaliteti me Sulltan Murtain II. Duke qenë besnik i Muratit II, Gjergj Brankoviqi, kishte arrit që përmes rrjetit të agjenturës së tij, në kampet ushtarake të Huniadit të informonte Murtain II për efektivat e ushtrisë së udhëhequr nga Janosh Huniadi. Nga fundi i shtatorit 1448, Huniadi hyri në Serbi, duke mos e përfillur fare Gjergj Brankoviqin, duke marshuar përgjatë luginës së Moravës. Gjatë depërtimit të ushtrisë së Huniadit nëpër Rashkë, Gjergj Brankoviqi lajmëroi Sulltan Murati II, duke i dhënë informata sekret mbi përbërjen e ushtrisë së Huniadit. Këto informata ishin dërguar nëpërmjet Pascuale de Sorgos, i cili ishte në shërbim të Gjergj Brankoviqit. Gjergj Brankoviqi i kishte pasur njoftimet më të hershme lidhur me kontaktet e Skënderbeut dhe Huniadit dhe ato njoftime i kishte marrë përmes të deleguarit të tij Pasquale de Sorgo, një bujar raguzan që kishte qëndruar në kampin hungarez. Sorgo, i kishte shkuar tri herë në bisedime me Huniadin, por nuk kishte arritur marrëveshje bashkëpunimi. Nga një letër, e datës 5 shtator 1448, e dërguar nga Sorgo prej kampit të Huniadit, kuptojmë se në Betejën e Dytë të Kosovës do të marrin pjesë edhe shqiptarët. “… Selgianech Turchus suo cum exercitu potimo ordine paratus est Panones vero, qiu et Hungari vicitantur, Appoliniique el Transilvani una simul et Albaneses unanimiter sancto patri fidelitatem iuvavere …”. Ky përfaqësues na del si i dyshuari kryesor që i përcjell informatat te Brankoviqit lidhur me qëllimet e Huniadit, të cilat pastaj ky ia përcjell Muratit II. Një letër e datës 11 shtator 1448 e dërguar nga Pasqualis Juni de Sorgo drejt Brankoviqit, jep hollësi për gjendjen e ushtrisë së Huniadit. Në raportin e Sorgos përfshihet edhe informacioni se te Huniadi kishin arritur emisarët e Skënderbeut të cilët i kishin premtuar atij 2 000 ushtarë. Sulltan Murati II, i informuar për lëvizjet e ushtrisë së Huniadit, me kohë u tërhoq nga rrethimi i Krujës që kishte planifikuar, duke grumbulluar ushtrinë e tij për të qenë në gatishmëri. 

Huniadi duhet te ketë mbërritur në Fushën e Kosovës diku në fillim  të muajit tetor. Sipas shënimeve të Matej Mazrekut, nga viti 1762, Huniadi kishte arritur edhe në Janjevë ku në shenjë falënderimi Zotit për fitoret e tija, kishte marrë pjesë në meshë në Kishën e Shën Nikollës. Mbi qëndrimin e tij në Janjevë tradita popullore kishte mbajtur gjallë këtë kujtim me shekuj.  

Në këtë kohë Skënderbeu ishte i zënë me luftime me Venedikun rreth çështjes së qytetit të Danjës, por, duke parë pamundësinë e zhvillimit të luftës në dy fronte, ai lidhte paqe sa më shpejtë me Venedikun më 1448, në mënyrë që t’i kishte duart e lira për të vepruar në Kosovë së bashku me hungarezët. Sipas Traktatit të 4 tetorit 1448, Danja i mbetej Venedikut, kurse Republika i siguronte Skënderbeut dhe më tej trashëgimtarëve të tij (pra vetëm Skënderbeut dhe jo zotëve të tjerë), një pension prej 1 400 dukatesh në vit, i cili do të paguhej në Ditën e Shën Mitrit (26 tetor);.

Në fund të tekstit të Traktatit, thuhet se në kampin e Skënderbeut zotët e Shqipërisë (i signori de l’Albania) vendosën që Skënderbeu të nisej sa më parë me një ushtri sa më të madhe për t’u bashkuar me Janosh Huniadin në fushatën që po ndërmerrte kundër ushtrisë osmane prapa krahëve. Për këtë qëllim krerët shqiptarë i kërkuan Sinjorisë që t’i jepte para kohe, brenda 15 ditëve, pensionin vjetor që prej 1 400 dukatësh. Pra, ekzistonte interesi strategjik dhe përpjekja Skënderbeut për bashkim të forcave ushtarake me ato hungareze në luftë kundër osmanëve.

Menjëherë pas marrëveshjes më Venedikun, Skënderbeu bëri përgatitjet për ti ardhur në ndihmë Jonosh Huniadit, që sipas Kronistit Bofini, Huniadi i kishte kërkuar Skënderbeut që më nguti me ardhë në fushë betejë. Por Skënderbeu arriti tek me 19 tetor, një ditë pas mbarimit të luftës ku Huniadi ishte mundur dhe kishte pësuar humbje të rënda nga ushtria osmane. Sipas kronistit Bofini, trupar hungareze u gjendën në situatë të rëndë dhe kishin marr arratinë anekënd. Një pjesë të atyre ushtarëve që kishin shpëtuar kishin marrë arratinë në drejtim të Shqipërisë, dhe nja tredhjet kilometra nga vendi i Fushë Kosovës, Skënderbeu  i takoi ata. Skënderbeu u ofroi strehë. Sipas kronikës  të Raguzasit, Giunio Restit e shkruar në shekullin XVIII ardhja e princit shqiptar në ndihmë të Janosh Huniadit qe penguar prej Brakoviçëve, aleat i dhëndrit dhe sovranit të vet Sulltan Murati II, i cili kishte zënë grykat midis Shqipërisë dhe vendit të vet. Prandaj, për të mos mbetur pa u dënuar për këtë krim, shkruan Barleti: “Skënderbeu i cili ndodhej në kufijtë e Misisë, e mori vesh me pikëllim shpartallimin dhe shkatërrimin e ushtrisë së hungarezeve dhe, “… për të marrë hakun për pabesinë e Gjergjit (Despoti Gjergj Brankoviçi), u vërsul kundër viseve armike të Despotit, u vuri zjarrin e i shkatërroi me shpatë anë mbanë”. Skënderbeu vë në pah Barleti, trupave ushtarake hungareze e poloneze të shpartalluara u ofroi ndihmë me ushqim e banim. Pasta, u ndihmoi në transportimin e tyre me anije në qytetin e Raguzës, prej nga ky ata kanë mundur të kthehen në vendlindjet e veta. Edhe një pjesë tjetër e ushtarëve të Huniadit, të cilët u gjenden në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vushtrrisë, iu ofrua ndihmë nga dukë Bogdani, një stërgjysh i Pjetër Bogadanit, të cilët pa vështirësi shmangën rrezikun nga ushtria osman që i ndiqte.

Është e ditur se Marin Barleti, ngjarjet e Betejës sw Kosovës në vitin 1448 i vendos në vitin 1444, duke e ngatërruar me betejën Varnës. 

Kjo ngjarje me karakter ndërkombëtar zë vend të dukshëm edhe në veprën e kronistit bizantin Dukas (1400-1470), “Historia turko-bizantine”. Dukasi shkruan për ardhjen e ushtrisë së Huniadit në Kosovë. “… Kur Jani mori vesh këtë, kaloi në bregun tjetër të Istrit, nga një rrugë tjetër dhe, mbasi kaloi të gjitha ngushticat erdhi në drejtim të Nishit ose drejt në Kosovë…”. 

Me informata të shumta vjen edhe kronisti raguzan me origjinë arbërore nga Lezha Giacamo Pietro di Lucari me veprën e tij “Capioso ristretto degli Annali di Ragusa” (Pasqyrë e gjerë e Analeve të Raguzës), të botuar në Venedik 1605. Ky autor, ndonëse ngjarjen për luftën e dytë të Kosovës e vë në vitin 1447, pra një vit para se të bëhej kjo luftë, jep përshkrim të gjerë rrjedhave të kësaj lufte. Ai flet për një luftë të rreptë, të cilën e fituan turqit. Po ashtu, edhe G. Luccari, si shumë kronistë të kohës, për disfatën e koalicionit kudër osman në Kosovë, më 1448, e fajëson despotin serb Gjergjin.

Për këtë ngjarje të rëndësishme, studiuesi N. Malcolm, shkruan: “Kjo, Beteja e Dytë e Kosovës, është një nga ato ngjarje që mund të kishin ndryshuar historinë e Ballkanit. Në qoftë se është e vërtetë se beteja zgjati tri ditë, atëherë ky është një tregues se forcat e të dyja palëve gati kishin qenë të barabarta. Ardhja e Skënderbeut, i cili kishte përvojë të luftës kundër osmane dhe kishte korrur suksese të konsiderueshme, me kohë do të kishte qenë vendimtar. Po të kishte pësuar ushtria turke në këtë betejë, “tërë historia e Ballkanit do të mund të ndryshonte””.

Rrethanat diktuan që trupat ushtarake të këtyre trimave të asaj kohe të mos ndodhen të bashkuar në fushën e betejës kundër trupave turke. Por, megjithatë angazhimi dhe heroizmat e njëmendta të mëdha të Skënderbeut dhe Huniadit, kundër të njëjtit armik – Perandorisë Osmane ia lehtësonin njëri-tjetrit detyrat historike që kishin marrë – çlirimin, pavarësinë dhe lirinë e vendit.

Filed Under: Opinion

Vjosa Osmani: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses!

August 23, 2024 by s p

Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.

Filed Under: Rajon

KONGRESISTI REPUBLIKAN KEITH SELF VIZITOI VATRËN

August 22, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 22 Gusht 2024- Kongresisti republikan Keith Self përfaqësuesi i Distriktit të 3-të në Teksas vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra i shoqëruar nga Gino Mulliqi, Këshilltar Bashkiak në qytetin Wylie në Teksas dhe aktivisti i komunitetit shqiptar në Texas, Doc Vranici drejtues i “Albanians for America”. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për Kongresistin Keith Self, lidhjen e tij me kombin tonë dhe diskutoi rreth kontributit historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë kombit shqiptar. Përgjatë fjalës së tij Dr. Berisha kërkoi mbështetjen e kongresistit Keith Self në aprovimin e ambasadorit amerikan në Tiranë David Kostelancik dhe ambasadorin amerikan në Mal të Zi Bix Aliu, emërime këto kaq të nevojshme dhe të domosdoshme në një kohë që po rritet ndërhyrja e trysnia ruse në Ballkan. Kongresisti republikan Keith Self shprehi kënaqësi e respekt për vizitën te Vatra i shoqëruar nga veprimtarë të komunitetit shqiptar në Texas. Ai kujtoi kohën e bashkëpunimit me gjeneral Wesley Clarc, takimin me presidentin e Shqipërisë e Kosovës, kryeministrin e Kosovës dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve përgjatë veprimtarisë së tij në Uashington. Gino Mulliqi, Këshilltar Bashkiak në qytetin Wylie në Teksas vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Vatrës dhe vlerësoi Kongresistin për ndihmën në çështjen e Kosovës ku renditi ndihmën në kohën e bombardimeve të Serbisë nga NATO ku kongresisti Self kordinoi ushtarë nga 37 vende të ndryshme të botës në kohën e luftës së Kosovës. Kemi nevojë për miq të fortë në Uashington për të kontribuar për çështjen kombëtare, tha ndër të tjera z.Mulliqi. Veprimtari Doc Vranici drejtues i “Albanians for America” e cilësoi takimin në Vatër shumë të rëndësishëm dhe emocio al në respekt të historisë së Vatrës dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Vatrës përbëhej nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, anëtari i kryesisë Ilir Cubi dhe veprimtari Anton Raja.

Filed Under: Featured

𝗔𝗹𝗳𝗮𝗯𝗲𝘁𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗶 𝘃𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗿 𝗼𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻𝗮𝗹 𝗶 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝘀: 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗿𝗶𝘁𝗲̈𝗻 𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗯𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶

August 22, 2024 by s p

Yll Rugova/

Alfabetet origjinale të gjuhës shqipe, megjithëse përfaqësojnë një fenomen të veçantë për kulturën shqiptare, janë pak të njohura në qarqet shkencore. Deri më tash, vetëm kalimthi është folur për origjinën e këtij fenomeni. Bazuar nga një burim i hershëm, është mëtuar në vazhdimësi se alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes vjen nga viti 1761, kur murgu tipograf Gregori i Durrësit e kishte shpikur një origjinal për gjuhën shqipe, dhe me të e kishte përkthyer praktikisht gjithë Biblën (të dy dhjatat), që do të përbënte edhe përkthimin më të hershëm të këtij libri në shqip. Një burim i ri, që ka dalë në sipërfaqe vetëm në dekadën e fundit, sjellë në vëmendje një skenar të ri sa i përket alfabeteve origjinale të shqipes, duke e përthelluar periudhën kohore deri në shekullin e XVII. Sipas këtij burimi, që ne do ta zbërthejmë këtu, një Kozma Mavrudi, që ka shërbyer edhe si Mitropolit i Durrësit me seli në Elbasan, përshkruhet si autor i një alfabeti origjinal të shqipes gjatë kohës sa ka verpuar në këtë hapësirë gjeografike. Duke qenë se Kozmai ka vdekur në dhjetorin e vitit 1702, alfabetin e tij doemos duhet vendosur si të para këtij viti. Në këtë artikull do të shpalosim shtigje të reja rreth këtij alfabeti, dhe nxitjen eventuale që mund ta ketë pasur në zhvillimin e mëvonshëm të dukurisë së shpikjes së germave të veçanta për gjuhën shqipe në mesin e shqiptarëve.

(Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare)

Filed Under: Kulture

SËMUNDJET INFEKTIVE, HISTORIA VAZHDON…

August 22, 2024 by s p

Dr. Shefqet Deliallisi/

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) para tre ditësh deklaroi shpërthimin në Afrikë të epidemisë së Lijës së majmunit (monkey pox) shkaktuar nga një varianti i ri ngjitës i virusit Mpox, dhe shpalli emergjencën botërore të shëndetit publik.

Disa orë me pas agjencia e shëndetit publik e Suedisë regjistroi rastin e parë jashtë kontinentit Afrikan…edhe pak më pas u deklarua një rast edhe në Pakistan.

Historia vazhdon…

***

Antibiotikët e rinj të fuqishëm dhe vaksinimi, krijuan iluzionin e gabuar se epoka e sëmundjeve infektive po merrte fund…

Në fundin e viteve 60′, nxitur nga mposhtja e lisë, poliomielitit dhe sëmundjeve të tjera infektive gjatë dy dekadave të mëparshme, komuniteti mjekësor në përgjithësi besonte se sëmundjet infektive ishin mposhtur, shkenca e kishte fituar luftën kundër mikrobeve, dhe mjekësia, duhej t’i kthehej luftës kundër sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Dr. Robert Petersdorf, ikonë në fushën e sëmundjeve infektive, në fundin e viteve 1970, me shkrimin e tij “Dilema e mjekëve” tërhoqi vëmendjen e opinionit mjeksor :

“Megjithë besnikërinë që unë kam ndaj sëmundjeve infektive, s’mund të mos pyes veten, ku janë sëmundjet infektive”?!

Dy vite më pas (1972), mikrobiologë me famë botërore për zbulimet e tyre, Macfarlane Burnet dhe David White, në librin “Historia natyrale e sëmundjeve infektive”, shkruanin: “Parashikimi më i mundshëm për të ardhmen për sëmundjet infektive është se do të jenë shumë të fjetura. Ndonjë sëmundje e re, edhe mund të shfaqet papritur, është shfaqur gjithmonë, por pesëdhjetë vitet e fundit asnjë s’kemi parë”.

Pasojat : strukturat gjigande në shërbim të sëmundjeve infektive u tkurrën, spitalet u kthyen në objekte historike, specialiteti dhe specialistët e sëmundjeve infektive u shvlerësuan…

***

Në verën e vitit 1981 u shfaqën rastet e para të asaj që do të njihej si SIDA, ndikimi global i të cilës ishte tronditës, më shumë se 84 milionë të infektuar me virusin HIV, dyzet milionë të vdekur. Kjo bëri që interesi për sëmundjet infektive të ringjallej, u bë e qartë se kërcinimi prej tyre do të vazhdonte…

Më pas gripi i shpendëve ; gripi i derrit (e para pandemi e shekullit të 21-të,); shpërthime të Ebolës në Afrikë; Zika në amerikë; sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) ; sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS)…

****

Në prill 2015, në kohën e epidemisë së Ebola-s , Bill Gate ngriti alarmin :

” Një epidemi e tmershme pritet të shpërthejë! Rreziku s’janë rraketat por viruset, s’është rreziku nuklear por epidemitë botrore. Virusevet mund të vrasin 10 milion njerëz…duhet të nxjerrim mësime nga epidemia e Ebolës”…por mësimet u haruan.

Pandemia covid -19 që shpërtheu në 2019, e gjeti botën të papërgatitur…

***

Aleksandër Fleming në vitin1928, ditën kur ishte duke marrë çmimin Nobel për zbulimin e penicilinës paralajmëroi : “Në të ardhmen bakteriet mund të evoluojë dhe të bëhen të afta për t’i mposhtin antibiotikët…”

Ka vite që rezistenca ndaj antibiotikeve bërben një kërcënim serioz për mbarë botën.

Gjithnjë e më shpesh mjekët luftojnë infeksione të cilët mund të shuhen vetëm me antibiotikët më të fuqishëm ose, në rastin më të keq, nga asnjëri prej tyre.

****

Në shekullin e 21-të sëmundjet infektive do të vazhdojnë të jenë të shumta.

Epidemi të përsëritura të sëmundjeve të shfaqura rishtazi me një ritëm të përshpejtuar, epidemi sëmundjeve që migrojnë në zona të tjera, sëmundje të vjetra të heshtura që s’janë të shërueshme,

bakteret patogjene që zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve…

***

Asnjë arsye s’ka që kërcënimi i sëmundjeve infektive të zbehet, aq më pak të zhduket, Shpërthimi i tyre s’është as rastësor, as kaotik as fatkeqësi natyrore.

Janë ndryshimet e kushteve sociale dhe mjedisore, ndëhyrja brutale e njeriut mbi mjedisin, pushtimi i habitateve të kafshëve, që krjojnë kushte të favorshme për mikrobet që të shumëzohen dhe përhapen lehtësisht…

Shtimi i popullsisë, udhëtimi i shpejtë midis kontinenteve, përdorimi i gabuar i antibiotikëve; luftrat lokale; të gjitha bashkë i kthejnë sëmundjet infektive në një kërcënim ekzistencial për racën njerëzore.

***

“Varka e Noes”

Një bashkëbisedim mes profesorit (një kirurg vaskular) me studentët e tij :

“Supozoni për një çast një përmbytje gjigante që do të shkatërrojë planetin dhe banorët e tij. Ka vetëm një varkë të madhe me të cilën mund të ruhet civilizimin. Në këtë varkë ka vend vetëm për 100 banorë mes tyre vetëm pesë mjekë.

Cilët mjekë mendoni që duhen marrënë anije?

Studentët diskutojnë, dhe përfundojnë : “Më të dobishmit për këtë mision duhet të jenë mjekë që mund të zgjidhnin shqetësimet e çastit, një mjek urgjence, një mjek familje, një anestezist, një kirurg i përgjithshëm, madje dhe një kirurg ortoped !”

Profesori ndërhyn : “Duhet të merrni parasysh që përzgjedhja juaj duhet të sigurojë ripopullimin e botës së re pas përmbytjes”. Rikthehet diskutimi, qetësia pas përmbytjes rriti vlerat e mjekut obstetër dhe pediatër…

Dhe ndërsa anija po bëhej gati për lundrim, profesori ndërhyn përsëri :

“Po sikur të ketë sëmundje infektive të reja, që nuk janë hasur kurrëndonjëherë më parë ?”

Studentët lëkunden, dikush propozon : ” të domozdoshëm janë një mjek infeksionist apo dhe epidemiolog…”

***

Ka vite që mjekët e rinj s’preferojnë më specialitetin e sëmnundjeve infektive.

Pasiguria për të ardhmen e këtyre sëmundjeve bëri 35 vjet më parë që unë të braktisja zgjedhjen time për specialitetin e sëmundjeve infektive, megjithë pasionin për to, sigurisht ndikuar edhe nga që babai im kish qenë mjek infeksionist…

***

Spostimi i specialiteti të sëmunjeve infektive humbi një ekspertizë unike për diagnostikimin, trajtimin e infeksioneve, humbi mundësinë e paksimit të rezistencës mikrobike, përcaktimin e çfarë mjekimi duhet, dhe më e rëndësishmja, çfarë mjekimi nuk duhet.

Për gjithë këto arsye, specialiteti i sëmundjeve infektive duhet të kthehet në një nga specialitetet tërheqëse për studentët dhe mjekët e rinj.

***

Sëmundjet infektive në shekuj kanë ardhur valë-valë, kanë marrë ç’kanë dashur, kanë ikur, për t’u rikthyer dhe për të riikur.

Ajo që duket si fundi i sëmundjeve infektive, në të vërtetë është vetëm përshtatja për të jetuar me to.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 963
  • 964
  • 965
  • 966
  • 967
  • …
  • 2951
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare…
  • “Ora e maleve”
  • Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa
  • Njeriu-Mozaik
  • Samiti i Diasporës, njё skenë pa aktorë
  • Kosova përballë një prove historike shtetërore
  • YLLI MEÇAJ I VLORËS – ARTIST KOMBËTAR SHUMËPLANËSH
  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT