• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INTERVISTA IME E PARË ME PRESIDENTIN HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA PARA 27 VITEVE

September 23, 2021 by s p

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 22 Shtator 2021/  “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, ishte titulli i intervistës së parë ekskluzive që kam zhvilluar para 27 viteve me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në trevjetorin e Referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur me votim pro 99,87%/, të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991. Tani, në vitin 2021 shënohet 30 vjetori i Referendumit.

Referendumin që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990,  Presidenti  Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo ishte intervista e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja si korrespondent në Kosovë nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale, ndërsa intervista të tjera ekskluzive me Presidentin historik Rugova kam zhvilluar edhe kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja – intervista e fundit është botuar në numrin e jubileut të 60 vjetorit të gazetës – në 12 Shkurt 2005.

 Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë,  për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistën e para më shumë se çerek shekulli, të 22 Shtatorit 1994, janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në  vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008…

Intervista e Presidentit të parë të Kosovës marrë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në atë kohë u botua nga shumë media kombëtare e ndërkombëtare. Ashtu si u botua para 27 viteve, të hënen e 26 Shtatorit 1994,  në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia  të gazetës atëherë të vetme të përditshme shqiptare në Kosovë Rilindja, intervista me Rugovën e plotë është kjo:

Mbititulli: INTERVISTË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA DHËNË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Titulli: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

—

NËNTITUJT: Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit

—

Prishtinë, 25 shtator (ATSH)

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në)

PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës?

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën.

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?

-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes.

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë.

GREQIA NUK KA TË DREJTË

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht?

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.

PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë?

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese.

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës.

BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu?

-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh.

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë.

PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?

-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë,  atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët.

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces.

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.

POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?

 -Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë.

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.

DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?

-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.

NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni?

-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë.  Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare.

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare?

-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim.  Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare.  Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër.

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi.

VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës?

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.

REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.

-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.

INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë.

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.

***

SI DHE KU E ZHVILLOVA INTERVISTËN E PARË EKSKLUZIVE ME PRESIDENTIN HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar,  rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën.

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën.

Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë.

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 Shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë.

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

***

THEKSE ANGLISHT NGA INTERVISTA ME PRESIDENTIN HISTORIK RUGOVA E SHTATORIT 1994:

http://www.reteccp.org/kossovo/attivita/1994/antologia/passive.html


http://www.reteccp.org/kossovo/basic/sommario.jpg

“Not a passive, but an organized Resistance”
President Rugova says in interview with ATA.

DEMOCRATIC LEAGUE OF KOSOVA
Kosova Information Center – Kosova Daily Report n. 451
Prishtina, 26 September 1994

In an interview with the Albanian Telegraphic Agency (ATA), President of the Republic of Kosova Dr. Ibrahim Rugova assessed achievements of the Albanian democratic movement in former Yugoslavia, namely in Kosova, Macedonia (FYROM), Montenegro and southern Serbia (Albanian-inhabited municipalities of Presheva, Medvegja and Bujanovc) and the prospects for promotion of democracy, freedom and independence within the framework of integration processes in the Balkans and wider in Europe.

Dr. Rugova called the situation in Kosova “a massive-scale repression which has risen tensions in Kosova and in the region” pointing out that Serbian repression has stopped up following the expulsion by Serbia of the CSCE mission to Kosova. President Rugova of Kosova praised the close observation and recording of human rights abuses in Kosova by Amnesty International, Vienna-based Helsinki Federation and the US-based Helsinki Watch.

Asked to comment about the nonviolent resistance of the people of Kosova and the dangers of a conflict break-out, Dr. Ibrahim Rugova said: “a possible conflict has been possible to avert owing to the policy we have been pursuing, a peaceful and political resistance, thanks to the people of Kosova which has not restored to provocations”, Rugova, however,declined to call it a “passive resistance”, as it is usually labelled, preferring to call it an “organized resistance” which has made it possible for the people to survive on its own by organizing and sustaining its [public] life. “Kosova has contributed to preserving a kind of stability [in the region] and the Albanian human substance in Kosova”, said Kosova President.

Commenting on his call for an international protectorate over Kosova, President Rugova said the demand for an international civil protectorate, and civil administration, has been put forward a year and a half ago with a view to normalizing the life and facilitating talks with Serbs towards an eventual solution to the future of Kosova. “A protectorate or civil administration would not be the ultimate goal, but only a legal means within the framework of international law, pursuant to the UN Charter, so as to calm down a region and a territory, as is the case with Kosova, so as to ensure a settlement without war and conflicts”, Dr. Rugova told ATA.

President Rugova reiterated his position on a possible confederation between Kosova and Albania, “if confederal links between Bosnian Serbs and Serbia are legalized”, adding that this would be in complete harmony with option three of the Political Declaration of the Albanian Political Parties in the former Yugoslavia, adopted in October 1991, immediately after the September 1991 referendum of the people of Kosova for an indipendent Kosova, which was an act of declaration of the will of the people further affirming the independence drive in the short and the long terms. Such confederal ties would facilitate Albanian integrations within Balkan and European integrations, Dr. Rugova said.

Speaking to the ATA correspondent in Prishtina, Mr. Behlul Jashari, President Rugova spoke about what he called a “global Albanian policy” whose aspiration is, as he put it, “to tear down the wall between Albanians”.

“We have been committed to pursuing the solution of the Kosova problem through talks and dialogue with Serbia” said President Rugova of Kosova, adding that Serbia has not responded positively. Dr. Rugova recalled that Kosova has tried to use international fora and institutions, such as the London Conference and Geneva Conference on former Yugoslavia, which has a special group on Kosova, to solve some urgent problems but the attempts have failed. “Two years ago, we had talks on concrete problems, such as education, mass media, health-care, but no results yielded”, said Dr. Rugova, blaming the intransigence of the Serbian side.

Expanding on the prospects for a Kosova-Serbia dialogue, President Rugova told ATA: “The possibility of a dialogue has been talked about and with regard to this, I am grateful to the international community, the EU members, and other countries, such as Scandinavian countries, Austria, etc. In addition, the United States of America are interested to see talks, a dialogue, getting started. We have so far not had any indication from the Serbian side, but I hope that it will be one day be convinced and that we will have talks and find a solution, either within the framework of an international institution, such as the Geneva Conference, or some other forum. But we demand a third authorized party for the dialogue. When I say “authorized” I mean that this group or axis of states comprising currently the Contact Group of former Yugoslavia, for the time being concentrated on Bosnia, the USA, UN, EU, authorize a party which would guarantee both the dialogue and the results of the talks, and which, naturally enough, would conduct the talks. This is not a condition by the Albanian side, as Serbia interprets it in a bid to eliminate a third party, but it is rather a technique of dialogue, of talks, and nothing else. And we insist on this”.

Referring to the recent developments within the Democratic Legue of Kosova (LDK), the main political force in Kosova, led by Ibrahim Rugova himself, Kosova President said the rounding off of the election campaign which culminated with the LDK Second Election Convention [July 1994] and the election of the LDK presidency was successful. “LDK has the burden of a power in Kosova”, said Rugova, alluding to the fact that LDK is the most organized party not only in the Kosova but in the Albanian world in general, and that it has won most of the seats in the 1992 Kosova parliamentary elections. “The Political Declaration adopted by the Second LDK Convention outlines and further affirms the mode of the future organization of the state of Kosova – laid down in our [the Republic of Kosova] Constitution- a state of equal peoples and citizens, with a free market economy, and open to outside world” said Dr. Rugova, adding that none of the communities in Kosova would be treated a minority, and revenge would not be allowed.

Commenting on the recent developments in the Balkans, and the tensions between Greece and Albania, President Rugova of Kosova said he continuosly called on Greece to contribute to calming down the tensions in the region and better relations with Albania and the Albanian people in general. “Regrettably, Greece, besides Serbia, has for some time been a destabilizing factor in the Balkans”, said Rugova, adding that, if the Greek behaviour is to be seen in direct or indirect relation with Serbia, the goal is to “minimize the issue of Kosova on the international level”. Kosova has been recognized as a question which should find a solution based on the will of the people of Kosova, said Rugova, underscoring that by raising rows with Albania, “Greece is intent on minimizing the Kosova issue, thus playing in the hands of Serbia”, said President Rugova in his interview with the Albanian Telegraphic Agency, the official news agency of the Republic of Albania, carried today also by the Bujku newspaper.

TOP

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Ibrahim Rugova

Pretash Zeka Ulaj, Flamurtari famëmadh i Kojës së “vogël” me shqiptari të madhe

September 23, 2021 by s p

Nga Ndue  BACAJ

Hyrje

Malësia e Madhe, simbol i shqiptarisë ndër shekuj, ku trojet dhe banorët janë sinonim i njëri-tjetrit. Të mëdha janë malet në Malësi, po më të mëdha janë vlerat e banorëve për atdhedashuri e civilizim Evropian. Vlerat jetësore e njerëzore të Malësisë si besa, bujaria, mikpritja , nderi, trimëria e patriotizmi janë te njohura e vlersuara jo vetëm kombëtarisht, por edhe ndërkombëtarisht… Emrat e atyre burrave e burrneshave që i dhanë “mbiemrin” e Madhe- Malësisë me veprat e tyre patriotike ndër mote e shekuj  janë të shumtë, sa vetë historia e këtyre trojeve nga më shqiptaret dhe europianet e Shqipërisë Etnike. Nga kjo plejadë malësorësh patriot, që u lanë nderë e lavdi trojeve shqiptare e shqiptarisë, mendova të portretizoj Pretash Zeken Ulaj, Flamurtarin (Bjaraktain) famëmadh të Kojës së “vogël” me shqiptari të madhe.

Një curriculum i vogël për Flamurtarin e Madh Pretash Zeka Ulaj

Pretash Zeka lindi në në Kojen e “vogël” me shqiptari të madhe në vitin 1882, Ishte djali i Zekë Nikë Ulaj-t, shtepisë së njohur e me famë për besë, burrëri, bujari, urti, trimëri e mbi të gjitha për  atdhedashuri. Ndër mote kjo shtepi ka qenë shtepi prijësish e vojvode të Kojës e trashiguar kjo nga njëri brez në tjetrin. Kjo shtëpi e fisit Ulaj të Kojës ka qënë shtëpi piramidë e kufirit shqiptaro- malazez. Pretash Zeka kishte lindur vetëm katër vite mbasi Europa plakë kishte “ligjërue” me kongresin e Berlinit 1878, dhënien e trojeve etnike shqiptare të Malësisë Madhe – Malit të Zi, ku këtë “fat” të zi e kishte pasur edhe Koja, edhe pse kjo trevë e Malësisë ishte ajo çfarë kishte “tepruar” nga treva e madhe etnike shqiptare -Kuqi-Kuçi, që edhe ky i ishte dhënë më  heret Malit të Zi. Pretash Zeka Ulaj, do të rritej e burrërohej me traditat më të mira patriotike të shtëpisë dhe fisit Ulaj të Kojës, si dhe me traditat fisnike të Malësisë së Madhe me themel besen e atdhetarinë.. Pretash Zeka Ulaj do të burrërohej si patriot trim e i urtë me shkollen e votres familjare dhe në kuvendet e burrave të Kojës e Malësisë. Pretash Zeka do të trashigonte patriotizmin e shquar të burrave më atdhetar të fisit Ulaj, burra të cilët ndër mote kishin qënë pushkë e ngrehur në mbrojtje të trojeve shqiptare, të lirisë, të drejtave njerzore, shoqërore e zakonore , të gjuhës dhe  traditave më të mira të Malësisë e Shqiptarisë, në përballje diplomatike e luftarake me lakmues e pushtuese të trojeve shqiptare, si turqit , serbo-malazezët e tjerë. Ai që në moshë të re do të dallohej për urti e trimëri , por edhe pë fjalen e matur e me vend.  Për këto cilësi e virtyte burrash malësor e shqiptar, do të terhiqte vemendjen e kojasve e më gjërë, të cilet nuk do të vononin t’i besonin detyren fisnike e patriotike, por edhe të vështirë të Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës. Pretash Zeka në detyren e flamurtarit nuk i zhgënjeu asnjëherë kojasit , perkundrazi me veprimtarinë e tij shoqerore, “shtetrore” e patriotike i nderoi, u shtoi famën dhe lavdinë kojasve, Kojës e Malësisë, derisa Prertash Zeka këtë detyrë ja dorzoi  djalit tij  Gjokë  Pretash Ulaj…

Pak retrospektivë nga institucioni i  Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës , deri te Pretash Zeka:

Për trashigimin e Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës, në librin “Koja ndër Shekuj” të autorit Fran Gjeloshaj cilësohen  edhe disa  informata  të shkruara nga historiani  Stevan Duçiq në vitin 1931, nga i cili mësojmë se : “Preçot  Gjeloshin  e trashigoi Nikë Preçota i cili u vra…Niken e trashigoi vellai i tij Vatë  Preçota , pas tij bajraktar u bë  Preç  Vata  të cilin e vranë…. Preç  Vaten e trashigoi nipi i tij  Mirash  Luca ….”, Ndersa pas  Mirash Luces bajraktar u bë  Pretash Zeka Ulaj…1.  

Nëpër veprimtarinë patriotike të Pretash Zekës ndër vite…

Gjatë viteve që trojet shqiptare ishin në zgrip të mbijeteses Pretash Zeka do të ishte njeri ndër atdhetaret më të flaktë e të kulluar të shqiptarisë, si në luftën me pushkë dhe në atë me pendë për të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta etnike. Veçojmë nga kjo veprimtari atdhetare , pjesmarrjen aktive e heroike të Pretash Zekës në kryengritjen kundër turke-osmane të vitit 1911 të udhëhequr nga trimi i urtë i shqiptarisë, heroi i popullit Dedë Gjon Luli me shokët e tij të atdhetarisë. Pretash Zeka Ulaj do të ishte një ndër “pushkët” e para të trimërisë që do të rrjeshtohej në frontin e parë të malësorëve trima në kryengritjen kundër turke-osmane , duke qënë edhe  udheheqësi i çetës heroike  të Kojes e cila  me 6 prill 1911 rrezoi  per tokë bajrakun (flamurin) e turkut në Deçiq , per ti leshuar vendin flamurit autokton kombetar shqiptar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Ngritja e flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbe në Bratile të Deçiqit me 6 prill 1911, do të bënte që ky flamur të valvitej i lirë në driten e diellit, për herë të parë pas 432 vitesh errësirë turke-osmane.. Pretash Zeka gëzonte autoritet ne Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjese tjera të Malësisë. Vlenë të shënohet se nga kryengitësit trima të Kojës të udhëhequar nga flamurtari Pretash Zeka Ulaj, me 6 prill 1911, dhanë jetë si me lindë shtatë dëshmorët të flamurit, që nuk po mundem pa i ua cilësuar emrat:  Dokë Preç  Kërcaj, Tomë Ucë Ivanaj, Marash Lucë Gjokaj,  Cak Ucë Ivanaj,  Gjeto Tomë Kolçaj, Kolë Dokë Marashaj dhe Gjeto Gjekë Ivanaj , gjaku i të cilëve i shtoi ngjyren e kuqe flamurit kombëtar të ngritur në Deçiq…2.  Interesant është edhe “historia” e Flamurit të ruajtuar nga Pretash Zeka (bajraktari i Kojës), flamur të cilin Pretashi ja kishte nxjerrë e tregua prej arkët në vitin 1942 Prekë Grudës, duke i thënë se këtë flamur të shejtë ja ka dhanë Leandro Kastrioti në Kotorr dikur babës tij Zekë Nikës, dhe me këtë flamur gjak shqiptarësh e pati mësye Koja Majën e Deçiqit (me 1911). 3.  Pretash Zeka edhe pas kryegritjes kundër turkeosmane 1911 me jehonë kombëtare e ndërkombëtare , kryengritje që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Vlora (28 nëntor 1912), nuk qendroi i “qetë” , por tinzash shtetit malazez ku Koja bënte pjesë dhunshëm që nga kongresi i Berlinit, u mundua të ndihmonte mbrojtësit shqiptar të Shkodres nga ushtria pushtuese malazeze 1912-1913. Pretash Zeka Ulaj  ishte nga ata burra flamurtarë malësor , (mjersisht të paktë në atë kohë), që nuk u gënjyen aspak nga propaganda apo dhuratat e Kral Nikolles së Malit të Zi, me pretekstin se gjoja rrethimi i Shkodres  nga ushtaria Malazeze nuk kishte për qellim pushtimin e Shkodrës, por çlirimin e saj nga ushtria turke, gjë që nuk ishte e vertet, dhe këtë propogandë mashtruese e kishte denoncuar që në fillim Pretash Zeka , si dhe trimi i urtë i shqiptarisë Dedë Gjon Luli etj… Gjithashtu Pretash Zeka priti me indinjatë , por edhe i gatshëm të rrokë armët në mbrojtje të trojeve shqiptare nga vendimet famëkëqia të konferencës së Londres 1913 dhe veçanarisht të konferencës së fshehtë të Londrës 1915, që do të coptonin akoma më shumë trojet etnike shqiptare në favor të fqinjëve shoven e hileqarë.4.  Pretash Zeka do të shquhej për organizimin e malësorëve (nën kufirin politik të Malit të Zi) edhe në luftën mbrojtëse nga invazionet serbo- malazeze  , të njohur në histori si Lufta e Koplikut 1920. Në historinë e kësaj lufte mbrojtëse kundër shovenëve fqinjë, përkrahë organizatorëve dhe udhëheqësve të forcave vullnetare mbrojtëse të Malësisë Madhe si : Deli Meta, Lucë Nishi, Zef Prel Martini, Palok  Traboini, Tomë  Nikollë Hasanaj, Kolë Maçi–Hot, Gjokë Dodë  Preçi, Gjelosh Gjoka, Gjeto  Daka ,  Dedush Marashi –Kastrat, Zef Martin Ivezaj dhe Prekë Dedë Gjolaj-Grud do të shquhej edhe  Pretash Zeka Ulaj-Kojë.5.  Sipas trashigimive gojore të asajë kohe, për marrjen e informatave të fshehta e të nevojshme nga brenda armikut (Malit të Zi) , kishin deportuar forca zbuluese shqiptare në prapavijen e ushtrisë serbo-malazeze. Për arritjen e këtij  “objektivi” një ndihmë të madhe jepinin malësorët shqipatarë që kishin mbetur e banonin  (në trojet e veta etnike) andej kufirit të 1913, si grudasit, trieshjanët e veçanarisht kojasit të primun nga flamurtari i njohur i tyre Pretash Zeka Ulaj e tjerë.6. U dalluan gjatë luftimeve në luftën e Koplikut  shumë trima , prijes e flamurtarë të Malësisë , ndër keta edhe Pretash  Zeka Ulaj…7.  Edhe pas perfundimit të Luftës së Koplikut (14 shkurt 1921), Pretash Zeka me malësorët e Kojës e më gjërë edhe pse në Malin e Zi e Jugosllavinë , ato nuk hoqen dorë kurr nga të drejtat e tyre kombetare e jetësore. Edhe pse per këtë qëndresë , Pretash Zeka , Kojasit e tjerë u  përballën me një persekutim të egër sllavë, ata ruajten e trashiguan me “fanatizem” , identitetin, gjuhën, doket, etnografinë, historinë e zakonet fisnike  malësore e kombëtare shqiptare. Shembull i kësaj rezistence me permasa heroike ishte flamurtari i Kojës Pretash Zekë Ulaj, i cili shtepinë e tij e kishte kthyer në një “vatër kulture” e traditash shqiptare , ku dyert e kësaj shtepie ishin të hapura në çdo kohë, e veçanarsiht në raste festash fetare e kombëtare shqiptare, ku pritej, gostitej,  festohej e përcillej vetëm shqiptarisht , madje në këso rastesh perveç tjerave dhe veshjeve kombëtare , në ketë shtepi valvitej flamuri kombëtar shqiptar i ruajtur në arkat e traditës malësore… sigurisht jo lehtësisht nga syri vigjilent i spiunëve serbo-malazez… Me 6 prill vitin 1941 pushtuesit fashist Italian pushtojnë edhe Malin e Zi dhe Jugosllavinë, ku bënte pjesë pa emër që nga nentori i vitit 1918 Mali i Zi. Në keto kohë gjysma e Malesisë së Madhe lengonte nën pushtimin e Malit të Zi, që kishte filluar të pakten që nga kongresi i Berlinit e “finalizuar” me konferencen e Londres (1913).. Në keto kushte paria e kësaj gjysme të Malesisë Madhe (nën Malin e Zi) per të shpetuar çfarë mundë të shpetonte ( edhe pse perkohesisht), kishte vendosur të “therrasë” në ndihmë të keqen e përkohëshme, pushtuesit fashist… Pikirsht per ketë me daten 12 maj 1941; Hoti, Gruda,Trieshi, Koja, Tuzi,Vllana, Vrana dhe Matagushi u dergojnë autoriteteve qeveritare fashiste në Tiranë një Memorandum ku u kerkojnë bashkimin me Shqiperinë nënë të trojeve shqiptare të lëna padrejtesisht nën Malin e Zi. Memorandumi fillonte me disa levdata (të pa merituara) per fashistet, por ske çi bënë pasi ky është haraçi që duhet të paguash kur kerkon ndihmë nga një pushtues… Pastaj memorandumi vijonte..: “ Jemi shqiptar dhe duam Shqipninë. Me Malazezet kemi kenë dhe jemi armiq të perhershem, na ndanë kombesia, gjuha, traditat, doket, ligjet, pra na ndanë jeta… Piramidat e kufijëve të vume padrejtësisht mbi vorret tona qysh me 1878 e mbrapa lypim që të zhduken fare, tue kenë se viset e syperthanuna janë kenë edhe duhet të jenë pergjithmonë, në prehen të Nanes së vet Shqipnisë Natyrale… Rrnoftë Shqipnia… Këtë memorandum e   nënshkruajnë  perfaqesuesit e popullit të Hotit, Grudës, Trieshit, Tuzit, Vllanës, , Vranës  , Matagushit e Kojës. Në mes ketyre nënshkruesve patriot  që u ishte zhuritur zemra për bashkimin me nanën Shqipni ishte edhe patrioti i njohur  Pretash Zeka Ulaj… 8. Pushtuesit fashist italian edhe per qellimet e  veta propogandistike me dekretin e 7 gushtit të vitit 1941 shpallin ribashkimin e trojeve shqiptare që i mbanin të pushtuara Serbo-Malazezet…9.  U bashkuan me Shqiperinë shumica e trojeve të Kosoves, Dibres ,Tetoves,Gostivarit e më gjërë, u rikthye Malesia e Madhe Etnike, ku qendra e Nenprefektures kaloi nga Kopliku në Tuz… Në keto kushte per të ruajtur trojet e Malesisë së Madhe (Etnike apo natyrale) të ribashkuar, nacionalistët malësor i kishin venë vehtes per detyrë të mbronin kufijet etnik të rifituar.. Per të realizuar këtë detyrë atdhetare në Malësi u formuan 13 çeta vullnetare të armatosura..: Në Hot kishte tre çeta që komandoheshin; nga Smajl Haxhia ato të Drumes e Nënhelmit, nga Prekë Gjeto Marku çeta e Rapshes, kurse ajo e Traboinit nga Tomë Nika…Gruda kishte dy çeta që i komandonte Nikollë Zefi e tjer.. Shkreli kishte një çetë që komandohej nga Pjeter Gjoka. Kastratit një çetë që komandohej nga Pjeter Doda, Boga një çetë e cila komandohej nga Tomë Gjeri, ndersa çeta e Trieshit ishte nën komandë të kapidan Nikë Zekes, Fundnat i komandonte Selman Beqiri, Kojen e komandonte Flamurtari Pretash Zeka  Ulaj, Tuzin Sherif Hyseni , ndersa Vrana dhe Vllana kishin komandant Ali Zekun.., ndersa Kelmedi komandohej nga Prekë Cali etj…10.  Në vijim të ruajtjes të ribashkimit të trojeve shqiptare të Malësisë së Madhe, si dhe rendit e qetsisë për në kohë lufte , prijës, flamurtarë e burra patriot të urtë e trima malësorë do mblidheshin në kuvende e do të ndermerrnin beslidhje për të ruajtur sa më shumë nga Malësia , nga ajo që mund të ruhej në kohë luftrash me pushkë e ideologji… Me 23 mars 1943, Malsia e Madhe do të dergonte në Tiranë perfaqesuesit e vet me në krye Mul Bajraktarin per të paraqitur nevojat më të nguteshme të popullit … Kjenë mbledhe ne qytetin e Tuzit rreth dymijë vetë, ku kishin ardhur edhe të derguemit e qeverisë. … Ketu u mbajten fjalime të bukura nga burrat e urtë të Malsisë. Ndër folsat u shquen e do të mbeten të permendur Tomë Nika i Trabionit me shprehje aq burrnore, Prekë Cali i Kelmendit me aq flakë atdhedashunije, Nikollë Gali i Trieshit me baza historike, Mark Toma i Selces folës kreshnik, Pater Leonard Tagaj (pater Zefi) me thirrje të zjarrta shqiptareve per bashkim, Ndue Gjon Rapuka i Kelmendit tue i porositë vllaznisht njerzit e papunë,që të mos fusin hundet me prishë qetësinë e Malsisë, Marash Ujka i Grudes tue theksue detyren e shqiptareve me u bashkua per shpetimin e kombit. Folen shumë bukur edhe Ali Zeku i Vranjes, Pretash Zeka Ulaj i Kojes, Lucë Maxhi i Luharit, Dokë Martini i Tuzit, Mehmet Murati i Mileshit, Selman Juku i Dinoshes, Nikë Gjeloshi i Kastratit, Llesh Marashi i Shkrelit, Prekë Gruda dhe Pjeter Pretashi të Grudes. Pjetri në fjalim e siper u drejtua kah Deçiqi dhe i parashtroi bukur e me hollesi luftnat e Malsisë Madhe per liri të atdheut,tue thirrë Deçiqin Vlonë e Vlonen Deçiq, e tue vertetue çdo thanje me fakte historike mbasi Deçiqi me burra fatosë të Malsisë, në prill 1911 i hapi rrugen me guxim martiresh Vlones per lavdinë e Flamurit të Kastriotit në nandor 1912…”11.  Në Malësi të Madhe , në Tuz , do të mbaheshin disa kuvende e beslidhje si ato të 30 majit 1943, 19 qershorit 1943…12.  Per të vijuar me kuvendin  e 26 korrikut  (1943) në Çesme të Koplikut që në histori njihet me emrin “Lidhja e Çesmes”.13.  Vlenë të kujtohet se Malesia e Madhe gjatë pushtimit fashist nuk kishte qenë një “Ishull” i izoluar nga trojet e tjera shqiptare , pasi Malësia kishte pasur edhe perfaqesuesin e vetë, Pater Lekë Luli nga Kastrati…14.  Ndersa Beslidhja tjeter e më të gjerë, e cila u realizua me daten 12 nentor (1943) , ku pjesmarrësit u betuan: “Betohem në emën të Perendisë, mbi nderin tem dhe mbi flamurin kombëtar, se do të zbatoj me perpikmeri të gjitha pikat e beslidhjes dhe të program-veprimit të Malcisë Madhe, Rranxave e të Postribës, per mbarvajtjen e vendit, per nderimin e gjakut derdhur prej të parëve tanë, per liri dhe per të mirën dhe të mbaren e atdheut. Në Beslidhje u muaren disa vendime që duheshin zbatuar nga të gjithë dhe në marrveshje. Per ndjekur e zbatur vendimet e Beslidhjes u miratua Keshilli i Pergjithshem i perberë nga: Smajl Haxhia (Hot), Kolë Zefi (Grudë), Gjokë Doda (Kastrat), Prekë Cali (Kelmend),Pjeter Gjoka ( Shkrel), Nik Zeka (Triesh ), Pretash Zeka Ulaj (Kojë), Jonuz Sokoli (Reç),Osman Haxhia (Postribe)… Ky keshill mbeshtetej edhe nga disa forca vullnetare…15.  Kjo Beslidhje në Pranveren e vitit 1944 ishte perkrahur edhe nga Trevat e Dukagjinit, Gurit Zi, Anes Malit, Malit të Kolajve dhe thuajse nga e gjithë Nenshkodra me në krye Berdicen e Trushin.. Shkodra me 13 maj 1944 shpallë Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet “Lidhja e Shkodrës” të drejtuar nga patrioti i klasit parë Ndoc Çoba (ish kryetarin e konferences se Pezes)..16.  Data 28 nentor 1944 shenon Beslidhjen e fundit më të madhe per nga shtrirja teritoriale, e cila parashikonte edhe organizimin e luftes në mbrojtje te trojeve etnike shqiptare të Malësisë së Madhe nga rikthimi nën Malin e Zi e Jugosllavi…17.  Vlen të kujtohet se Beslidhjeve të trevave të Shqiperisë veriore e më gjerë u ishte bashkuar edhe Kosova martire që me kuvendin e saj historik të 16 shtatorit 1943, që u quajt “Lidhja e dytë e Prizrenit”, me në krye nacionalistet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhafer Deva e tjer…18.  

Malësorët në luftë me Çetnikët dhe partizanet Jugosllav: 

Kuvendet e beslidhjet e Malësorëve të Malesisë së Madhe, viheshin në zbatim duke mbrojtur kufijët etnik shqiptar , si nga çetnikët dhe nga partizanët malazezo-jugosllav të Titos, të cilët herë pas here sulmonin befasisht trojet shqiptare që ishin bashkuar me Shqëpërinë nanë. Veprimeve represive të çetnikëve dhe partizanëve komunist malazez-jugosllav (që nuk dallonin në antishqiptarizmin e tyre), u pergjigjeshin flakë për flakë trimat atdhetar malësorë të udhëhequr trimërisht e mençurisht nga prijësit e flamurtarët e tyre, ku veç të tjerëve do të dallohej flamurtari i Kojës Pretsh Zeka Ulaj.  Nga këto beteja mbrojtëse mendova të “veçoj” vetëm  dy, atë të datës 3 Nentor 1944, kur partizanet e Titos tue shkelë premtimet e bame, i kishin pas rrethue me tri brigade naten tinzisht, Kojen e Luharin tue mendue se në këso netesh të veshtira dorzohen pa kushte. Mirpo burrat e ketyne dy krahinave të vogla shqiptare të prime nga Pretash Zeka Ulaj  nuk kanë ndigjue për të gjallë me u nënshtrue. E kanë fillue luften e qitë kushtrimin per ndihmë  maleve te tjera… Partizanet e Titos  u thyen e u vunë në ikje, pa e pritë i pari të mbramin. Përsëri me 4 nentorit 1944, çetnikët, por edhe partizanët e Titos sulmojnë trojet shqiptare. Darsem pa mish nuk ka, humbje kemi pasur edhe ne, porse jo sa malazezet. Kah ana jonë u gjeten të vramë edhe Gjekë Preçi i Kojes dhe i riu guximtar Marash Ujkë Lulgjuraj…”.19. 

Në vend të epilogut !  

Pretash  Zeka i Kojes,  ndonse një prijës i madh, i fjalës dhe i veprës , ai kurr  sukseset dhe meritat si në kuvende burrash apo në luftë nuk ja dedikonte vehtes , por trimave të Kojës që i besonin , e donin , e dëgjonin dhe e respektonin. Ka mbetur proverbiale  nga një kuvend burrash në Kojë fjala e Pretash Zekes , kur atë e pyeten Bajraktar (Flamurtar)  prej ka vjen gjithë kjo fuqi e jotja ? –“Shumë lehtë , me që jetoj në mesin atyre burrave , sepse secila shtepi kojase mund të japë nga një bajraktar (flamurtar)”- u pergjigj Pretashi me buzqeshje”.20.  Edhe mbas luftës së dytë botërore dhe rikthimit të kufirit të viteve 1878-1913 , Pretash Zeka Ulaj ka qënë shembull e simbol i një burri patriot , i një burri të vertet të urtë e trim , që ruajti me fanatizem virtytet , vlerat , zakonet , doket e jetën fisnike të malësorve shqiptarë. Këtë ai e demostroi sa ishte gjallë në raste , festash , dasmash, fejesash,  gëzimesh , hillërimesh dhe në jetën e perditshme. Ai runate me  « fanatizën» në shtëpinë e tij flamurin kombëtar shqiptar, si dhe veshjen kombëtare të malësorëve , veshje me të cilën edhe u varros kur vdiq në vitin 1962…. Në perkujtim e nderim të vepres patriotike të flamurtarit të Kojës Pretash Zekës Ulaj , në Kojë, që nga viti 2004 i është ngritur një shtatore madhështore , ku aty pranë janë të perjetsuar edhe shtatë dëshmorët kojas të Flamurit të Deçiqit-1911… 

REFERENCAT :

1.Fran Gjeloshaj , “Koja ndër Shekuj” ,fq.149. 

2.Ndue  Bacaj ,Kryekryengritja e Malësisë së madhe kundër perandorisë Turkeosmane 1911, ,fq.35, botim i dytë, Fiorentia-Shkodër 2019. 

3.Prekë Gruda, sa kam shpresë kam shpirt, Ditari i një Zemre të Lendueme -1-, fq.205, Tirane 1995.  

4.Ndue Bacaj, Rrethimi i Shkodrës 1912-1913 dhe Malësorët, i pamë në rrethanat e atyre kohëve, Fiorentia-Shkodër 2019. 

5.Ndue Bacaj ,Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë…fq.96, Fiorentia- Shkodër 2020. 

6.Ndue Bacaj, Lfta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, fq.103-104.  

7.Ndue Bacaj , Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, fq.107-108.  

8.Më hollësisht me emrat e plotë të nënshkruesve shih : At Marin Sirdani “Ndricime te historise,kultures dhe artit shqiptare,fq.61-62. Prishtinë 2002. 

9.Fletore zyrtare 7 gusht 1941. 

10.Mul Deli Bajraktari,Beslidhjet e Malësisë, kujtime 1939-1945, fq. 32.Shkodër 2004. 

11.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.232-233.  

12.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.238-243.  

12.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.238-243.  

13.Mul Delia “Beslidhja e Malesise Madhe”,(kujtime 1935-1945)fq.45-54.

14.Uran Butka “Mukja shans i bashkimit,peng i tradhtise”,fq.25-29.Tiranë 1998.  

15.Mul Delia,po aty…fq.79-81, plus edhe deshmi gojoretë  mbledhura nga N.B.

16.Uran Butka “Ringjallja “,fq.116-117. Tetovë 1996.  

17.Lazer Zadeja “Dom Ndre Zadeja”,vepra.2.,Shkoder 1996,fq.137.  

18.Serge Metais “Historia e Shqiperise, nga Iliret deri tek pavaresia e Kosoves”,fq.319-320. Tiranë 2006. 

19.Prekë Gruda,Ditari i nje Zemres se Lendueme -1- 1937-1975,fq.329-330.  

20.Gjekë Gjonaj ,Gujrmëve të  kohës, fq.102-103 ,botim i vitit 2008 –Lezhë.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj, Pretash Zeka Ulaj

 26 Institucione fetare në Shkodër u kthyen në burgje të diktaturës komuniste

September 22, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

BURGU I KISHES FRETENVE 

SOT edhe ky bli  ju tregon se shka ka pa dhe provue nder degët dhe nen degët e veta, tue fillue nga Nandori i vitit 1946, kur Kuvendi i Fretenve të qytetit të Shkodres u kthye në hetuesi të Sigurimit të Shtetit komunist… 

A e dini se Shkodra asht nder qytetet ma të lavdishme të Asaj Shqipni që, asht masakrue e vuejtë si pak e aspak qytete të Europës komuniste? 

Vetem me kujtue diktatorët terroristë që mendonin me shfarosë dhe me e varrosë Shkodren time, prej momentit kur hypne në pushtet dhe kur aty u formue dhe asht vue në punë kriminale turpi antinjerzor i vetmi në Botë:  “Seksioni Katolik i Degës së të Brendshme”, po në vitin 1946 dhe, tue dijtë se kush e drejtonte ate nga kriminelët ma barbar në Europë, me etiketen “antifetare” dhe antikulturore e antihumanitare, tue fillue nga tiranët vrastarë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Nexhmije Hoxha, Fiqrete Shehu, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Nesti Kopali, Vaskë Koleci, Cuf Lohja, Ndrekë Nallbani, Qamil Gavoçi, Jonuz Dini, Kasëm Troshani, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Rasim Dedja, Elham Xhika, Vehbi Fishta, Zoi Themeli, Hilmi Seiti, Rexhep Kolli, Dhimiter Shkodrani e deri tek Shyqyri Çoku, të gjithë “heronjë” të Ministrisë së Mbrendshme, të zhytun deri në fyt në gjakun e Popullit Shqiptar. Këta kriminelë  terroristë e gjakatarë, kanë krye në Shkoder veprat ma të shëmtueme tue torturue në mënyrën ma mizore dhe, bashkë me trashigimtarë të sotem janë ata që po shfarosin tashti edhe gjurmët kulturore, historike e atdhetare në Shqipninë e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e të Nanës Tereze, shemelltyrat tona Botnore.

Kjo dokumentohet sakt vetëm me kenjen e këtyne qendrave të torturave, spijunazhi, hetuesie, vrasjesh e dhune, zhdukje e shpifje, burgje dhe shtëpi strehimi për të parainternuem që kishte qyteti i Shkodrës prej vitit 1946:

  1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.
  1. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
  2. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
  3. Konvikti “Malet tona”.
  4. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
  5. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
  6. Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
  7. Shtëpia e Ulqinakut.
  8. Kuvendi i Motrave Servite.
  9. Kisha e Motrave Servite.
  10. Shkolla e Çelës.
  11. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
  12. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
  13. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
  14. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
  15. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
  16. Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku interrnonin).
  17. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
  18. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
  19. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
  20. Shtëpia e Guljelm Sumës.
  21. Shtëpia e Sandër Saraçit.
  22. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
  23. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
  24. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
  25. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi. 

•Edhe zvoglimi i këtyne shifrave “dikujt” po i sherben prap sot! 

Gjyqet janë zhvillue në kinema “Rozafat”, kinema “Republika”, Teatri i Jezuitëve, në  shtëpi të Kadukut, Pogut, Dr. Prelës etj. Gjyqet e mbylluna janë zhvillue kryesisht tek Burgu i Kishës ose Kuvendi i Fretënve në Gjuhadol (në mensë), ndër dhomat e Shtëpisë së  Çiurçisë, ku shpesh, vriteshin, hudheshin nga dritarët dhe zhdukeshin kufomat e pafaj me proces-verbale false të gjyqeve gjoja të zhvillueme aty.

Qendrat e masakrave ma të mëdha që nuk harrohen kurrë janë kenë: Shtëpia e Çiurçisë, Burgu i Kishës së Fretënve (1946), Konvikti “Malet tona”, Dega e Punëve të Mbrendshme, Shtëpia e Lec Shkrelit, podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, shtëpia e Ulqinakut, etj., etj.

Ka me kalue një kohë e gjatë e ma e gjatë se ajo që kujtojmë na, për me dalë në dritë veprat terroriste e kriminale të Partisë Komuniste (të Punës  e asaj “Socialiste”) të Shqipnisë, të kryeme nga dora e Sigurimit të Shtetit gjakatar, shërbëtore besnike e Partisë sllavokomuniste të Jugosllavisë, B.R.S.S. Stalinist dhe Kinës komuniste.., që nga thëmelimi i saj në 1941.

Per krimet e torturat e bame nder këto 26 qendra masakrash duhen disa libra të shkruem nga Ata, që i kanë provue mbi trupat e Tyne… 

Edhe njëherë po persëris: Shkodra nuk do “Histori fallco”! 

Melbourne, 21 Shtator 2021.

Filed Under: Histori Tagged With: diktatura komuniste, Fritz radovani

FOINIKE – QYTET I KRONIT

September 22, 2021 by s p

Besnik Imeri

   C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg     Për qytetërimin e spikatur të Epirit, kryesisht në Kaoni, për pozitën gjeografike, burimet natyrore, si dhe përzgjedhjen diturore që i kanë bërë këtij vendi, kundrejt të tjerëve, pellazgët qysh në prehistori, ka edhe të dhëna të tjera, të cilat janë evidentuar me kujdes nga studiuesi Aleks Trushaj:

 “…Kjo trevë (përreth Foinikes), sot për sot, përmban gjurmët më të hershme të jetës njerëzore në vendin tonë që lidhen me stacionin e Xarës të paleolititit të mesëm (100 mijë deri 30.000 vjet më parë)… Është rajon me diellzim shumë të madh në vendin tonë, në Xarë, p.sh numurohen 343 ditë me diell në vit…temperatura mesatare 16-17 gradë Celsius, përsëri është më e lartë në të gjithë vendin…Është nga më të pasurat me burime ujore…Kaonia mbetet treva më e populluar në prehistori dhe antikitet në vendin tonë…Territori i Kaonisë me shumë elemente të pasura të kulturës prehistorike është sot për sot më interesanti në vendin tonë, ai është përcaktues i shumë aspekteve të prehistorisë në vendin tonë…”

        Tani, nga ky parashtrim mbreslënës i Aleks Trushajt, a mund të dyshojmë në faktin që pikërisht këtë vend ‘hyjnor’ zgjodhi Kroni, dhe pas tij edhe Zeusi, për të pasur stanet e tyre?!!! A ishte një rastësi, që pikërisht në këtë trevë pushtuesit romakë ngritën fermat e tyre, duke sjellë edhe kolonë romakë?!! 

        Ne kemi fortifikime prehistorike si Foinikja, të cilat duhet të jenë shumë të lashta. Kështu duke parë një trakt muri prehistorik të Foinikes ku “…I ndërtuar me blloqe drejtëkëndëshe gjigande ku përmasat e një guri arrijnë gjatësi 3,20 m, lartësi 2,20 m dhe trashësi 1,60 m…”, i cili datohet nga L.M.Ugolini jo më herët se viti 450 p.e.s, ndërsa N.G.L.Hamond keto mure me blloqe masive i daton midis viteve 325-300 p.e.s (Epirus, Oksford 1967, 713-716); të lindin dyshime për saktësinë e tyre.

        Foinikja përmendet nga arkeologu shqiptar Gjerak Karaiskaj, por unë nuk e gjej tek arkeologë të tjerë përshkrimin e saj, madje (qofsha i gabuar) nuk ka pasur ndonjë ekspeditë arkeologjike, siç ka pasur në Buthrot, Apolloni, Lisus, Bylis, Amantie, Olympe, etj.   Mos vallë Foinikja ka qënë e “mallkuar” për arkeologët tanë, apo ka qënë kaq e mitizuar, e frikshme dhe mistike si një vend i shenjtë që nuk duhej shkelur, sa që i ka mbajtur larg ata prej saj. Apo mos vallë nga një prekje e lehtë e saj prej  Ugolinit  ka bërë që prej “hijes” së këtij arkeologu të shquar italian të mos guxojnë të thonë një mendim ndryshe për të. Madje edhe vetë Ugolini, kur u rikthye në atë zonë me ekspedita të fuqishme arkeologjike në Buthrot, nuk shkoi më në Foinike. Përse?!!! A mos vallë Foinikja ishte një tabu që nuk duhej prekur?!!! Ndërsa ekspeditat pas viteve 90-të, të sponsorizuara dhe udhëhequra nga arkeologë të shteteve të huaja, kanë shkuar në Foinike për të “zbuluar” aty qytetërimin greko-romak, atë që thoshte edhe Ugolini në vitin 1924.

       Kalaja e Foinikes, nisur edhe nga legjenda se aty ka pasur stanet Kroni, ndërsa pallatin mbretëror në Dodonë, për mendimin tim duhet të jetë ndërtuar në mugëtirë të kohrave, ndoshta pesë mijë, tetë mijë, apo dymbëdhjetë mijë vjet më parë. Madhështia e këtij fortifikimi prehistorik ka mahnitur edhe një nga arkeologët më të shquar italianë që ka bërë gërmime arkeologjike në Epir, Luigi Maria Ugolini. Ndjekim impresionet e tij:

“Pjesa më e lartë e kësaj kodre ruan mbetje të tjera arkeologjike, që duken të një rëndësie më të madhe, në krahasim me ato që janë përshkrur deri më tani. E kam fjalën për mure rrethuese të forta.

        Duke folur për to, përjetoj emocionin që ndjeva kur pashë për së largu, mbi mal, diçka që tërhiqte pareshtur vëmendjen time, dhe duke u ngjitur aty me ngut nëpër rrugë të pjerrëta, arrita papritmas nën ato mure hijerënda…rradha e poshtëme e tyre ishte shumë më e lartë se shtati im. Mbi të, kundrejt një qielli të përndezur prej diellit perëndues, ngadhënjente një kaçubë e gjelbër , laurus nobilis (dafinë), e cila në atë heshtje të thyer nga tingulli i tenus avena (fyelli) i një bariu, m’u duk si një kurorë natyrore dhe mjaft e denjë.”

        Por kur shkon në Romë, siç e thotë edhe vetë Ugolini, ai i lë mënjanë impresionet e takimit me këtë fortifikim madhështor, dhe, duke gjykuar me një mendje “më të ftohtë” arrin në përfundimet e çuditshme mbi kronologjinë e ndërtimit të Foinikes të përmendura më lart,  ku ai nuk e çon atë më tutje se mesi i shekullit të V p.e.s. Shtojmë, se L.M.Ugolini kur e vizitoi Foiniken në vitin 1924, pasi vërejti tre tipe muresh, dy prej të cilave, ata megalitikë dhe ata poligonalë, çuditërisht i vendosi në të njëjtën periudhë të ndërtimit të tyre. Megjithatë, arriti në përfundimin se ky fortifikim përbëhej nga tri rradhë muresh rrethuese, ku, me të  drejtë, ato megalitikë i takojnë akropolit, pjesës më të lashtë të këtij fortifikimi. Ndjekim pohimin e tij: 

“…kam ndërmend tashmë të shpreh vlerësimin tim arkeologjik dhe kronologjik mbi muret e Finiqit. Kur, në momentin e parë, muret m’u shfaqen papritur para sysh me gjithë madhështinë e tyre, atëhere kur pashë traktet poligonale dhe u kujtova për toponiminë e vendit, unë krijova bindjen se i përkisnin një lashtësie të thellë. Qe ky një frut i një përshtypje fillestare. Megjithatë tani, duke reflektuar më mirë dhe duke u mbështetur në kritere objektive dhe krahasuese, kam ardhur duke pjekur një gjykim kronologjik më të matur, që do ta shfaq më poshtë.”

        Por edhe në këtë analizë të ftohtë, përsëri tregohet konfuz, pasi fillimisht muret megalitike të Foinikes i vendos në një kohë më të hershme se ato poligonale duke mos vendosur shenjën e barazimit për kohën e ndërtimit të tyre; por më vonë “pendohet”, dhe jo vetëm vendos shenjën e barazimit midis tyre, por çuditërisht, poligonalin, në ndonjë rast, e bën më të hershëm se megalitikun! Ndjekim disa nga pohimet e tij:

“…përparësinë e tipit poligonal ndaj megalitikut. Një përparësi e tillë do të rridhte nga krahasimet që mund të ofrojë poligonali në pamje të parë me “pellazgjikun”. Megjithatë, unë besoj se duhet përjashtuar një mendim i tillë, duke gjykuar, në rradhë të parë, se një ngjashmëri më tepër në dukje se sa në realitet, pasi “pellazgjiku” është një mur me blloqe pak a shumë të palatuara, të vëna në mur duke i lënë ato siç gjëndeshin rastësisht në natyrë, ose siç dilnin nga gurorja,  me sipërfaqe me disnivele të mëdha, pothuaj përherë të fryrë dhe ajo që është më e dukshme, duke i lënë vend hapësirave aq të gjera, sa do të duhej më pas të mbusheshin me blloqe të madhësive më të vogla…Kështu që barazia, apo vetëm edhe ngjashmëria, mes poligonalit të Finiqit dhe tipit mural të quajtur “pellazgjik” nuk ekziston, apo është vetëm në dukje të parë. Nga ana tjetër, edhe nëse merret si bazë vlerësimi kronologjik, ne nuk mund ta caktojmë poligonalin në një epokë shumë të mëparshme në krahasim me megalitikun…

       Këto vështirësi teknike më të larta në poligonalin se në megalitikun dhe të kapërxyera në mënyrën më të mirë, mund të zbulojnë një finesë ekzekutimi që shpjegohet vetëm në se gjykohet se poligonali është i një epoke jo aq të lashtë, siç mund të mendohet në çastin e parë. Jo vetëm kaq, por nëse tipologjia dhe teknika nuk mund të na thonë me siguri se cili prej dy ndërtimeve  është më i lashtë, një motiv tjetër mund të na shtyjë të arrijmë në përfundimin se megalitiku duhet të vlerësohet i një epoke të njëllojtë me atë që i caktohet poligonalit…Në të vërtetë pothuajse tërësia e trasesë së mureve rrethuese përbëhet prej ndërtimi megalitik, ndërsa poligonali gjendet i vetëm, ose në një apo dy pjesë, gjë që mund të na shtyjë të hamendësojmë se tërësia e mureve ka qënë ndërtuar me punim megalitik dhe se vetëm në ndonjë pikë, për rrethana të veçanta, është ndjerë nevoja për të lidhur më mirë murin me punim poligonal, i cili rezulton mjaft i qëndrueshëm…

        Vërtet, në kuptimin e ngushtë të fjalës, mund të hamendësohet, gjithashtu, se megalitiku në një kohë të dytë ka zëvendësuar pothuajse tërësisht poligonalin, me të cilin ishte ndërtuar fillimisht muri rrethues i qytetit…

        Besoj nga ky shqyrtim rrjedh se nuk mund të pohohet me siguri të plotë që poligonali i Finiqit është më i hershëm ndaj megalitikut apo anasjelltas. Prandaj mendoj se të dy tipat ndërtimorë janë të njëkohshëm mes tyre, ose pothuaj të tillë…

        Megalitiku është tipi mural përgjithësisht i përdorur për pjesën lindore të akropolit të Finiqit, me mikrolitikun gjejmë të ndërtuar pjesën perëndimore të mureve rrethuese. Kjo pjesë na duket si një zgjerim i akropolit që ka ndodhur në një kohë të dytë, nga që në fakt pjesa lindore është ajo që paraqitet si më e vjetra…megalitiku është i një periudhe shumë të afërt në prejardhjen e tij nga poligonali. E përkthyer kjo në vite, besoj se nuk gaboj duke përcaktuar si periudhë bazë shek.V p.Kr…Nuk jemi në gjëndje të pohojmë me siguri se sa mikrolitiku është i mëvonshëm kundrejt megalitikut, për sa kohë shkalla e dijeve tona mbetet kjo që është tani. Megjithatë mendoj se mund të ndërfutet hapësira kohore prej një shekulli e gjysëm, por nuk mendoj se duhet të zbritet më tej koha e mureve të këtij qyteti.”

        Të bën përshtypje në këto pohime të Ugolinit,  jo vetëm turbullira dhe mungesa e qartësisë lidhur me kronologjinë e mureve rrethuese të Foinikes, por edhe fakti, që kur do të argumentojë kohën e ndërtimit të tyre, përdor metoda sofiste, pasi megjithëse bën fjalë për tri tipe muresh (megalitik, poligonal dhe mikrolitik), mënjanon më të hershmin, megalitikun, dhe zgjedh për krahasim poligonalin, të cilin e krahason me muret e tipit poligonal të mureve të Mikenës dhe murin paralelopiped të Athinës, të cilët u takojnë shekujve të V dhe të VI p.e.s; për të arritur në përfundimin e sforcuar se Foinike është ndërtuar në shekullin e V p.e.s. 

        Megjithatë ndjekim pohimin e tij sofist mbi kronologjinë dhe etninë e Foinikes:

“Edhe për të përforcuar këtë pohim timin nuk do të ndalem të bëj një numërim të gjatë dhe për më tepër të lehtë, të shembujve të mureve të tjera të ngjashme, kronologjia e të cilave sillet rreth kësaj kohe. Do të përmend, megjithatë, ndonjë prej këtyre rasteve, e domethënë si tipi i murit poligonal në Mikenë shfaqet në pjesët më të vona të murit rrethues; se e gjejmë në përdorim nga shekulli i VI deri V p.Kr; se murin me paralelopipedë e ndeshim, në Athinë, tashmë të përkryer, në gjysmën e dytë të shek.VI, siç mund të dëshmojë “cisterna pisistratiane” e Akropolit; më në fund, se mure me shoqërim të njëkohshëm të sistemit poligonal dhe atij paraleopiped ndeshim edhe më vonë se shek.VI (për shembull në Athinë, në murin rrethues të Asklepieon, që është ndoshta i viteve të fundit të shek.VI, apo viteve të para të shek.V p.Kr.)…”

          Ndërkohë që S.Islami kur flet për qytetet ilire, të cilat kanë një shkallëzim kohor të ndërtimit, me dy dhe tri rradhë muresh fortifikuese, duke filluar i pari nga akropoli, si Lisi, Zgërdheshi, etj (pavarësisht se Foiniken nuk e përmend), i vendos ato në kohë të ndryshme; nga prehistoria deri në antikitetin e vonë, me një diferencë fillim e krye të jetës së tyre gati 1000 vjeçare.Me këtë, indirekt ai  ka kritikuar lehtazi Ugolinin, pasi e së njëjtës natyrë është edhe  Foinikja, se edhe ky fortifikim përbëhej nga tri rradhë muresh rrethuese, ku ato megalitikë i  takojnë akropolit, pjesës më të lashtë të këtij fortifikimi. 

        Krahasimi që bën Ugolini me muret e Mikenës dhe të Athinës, jo vetëm është pa vend por edhe i gabuar; pasi dihet se akropolet e Mikenës dhe Athinës nuk janë ndërtuar në shekujt e VI dhe të V p.e.s. Muret e tipit megalitikë Mikena i ka të shekujve XV-XIII p.e.s. Ndërsa Athina mund t’i ketë edhe më të hershme. Por ai qëllimisht zgjedh muret poligonalë të tyre, të cilat, siç duket, janë identifikuar si të shekujve të V dhe të VI p.e.s. Në këtë rast, muret megalitikë të Foinikes duhej të krahasoheshin me muret megalitikë të Mikenës, Athinës, por edhe të Tirintit, për të bërë një krahasim të denjë moralisht dhe profesionalisht. 

        Kujtojmë këtu se akropoli i Foinikes, siç pohojnë shkrimtarët antikë,  ka qënë shtatë herë më i madh se akropoli i Athinës. Si ka mundësi?!!! Vetëm nga ky fakt, përjashtuar gjithë të tjerët, a mund të themi, siç thotë Ugolini, se Foinikja është themeluar në shek.V p.e.s?!!!

        Por jo vetëm kaq, ai e quan Foiniken një qytet grek dhe ndërtimin e mureve të saj si pjesë e qytetërimit grek të shekujve të VI dhe të V p.e.s. Dhe, për këtë, në mënyrë sofiste, përmend pohimin e Polibit, që e quan Foiniken qytet të Epirit, pasi  Epiri për Ugolinin është grek. Ndërkohë që vetë Polibi, i cili fare mirë mund ta quante Foiniken qytet grek, nuk e quan si të tillë. Në këtë kuptim nuk është rastësi që ai nuk përdor emrin Foinike për këtë ndërtim madhështor, por përdor emrin e një fshati vllaho-grek që ndodhet në rrëzë të mureve të tij, Finiqit; megjithëse e di shumë mirë se ky fortifikim prehistorik quhej nga shkrimtarët antikë, Foinike, gjë që e pohon edhe vet: 

“Literatura na flet për një qytet të Epirit, të emërtuar Foinike, i cili, besoj unë, nuk mund të identifikohet tjetër veçse me rrënojat që unë kam parë në Finiq…Njoftimet për zbulimet arkeologjike që unë kam paraqitur tashmë tregojnë realisht se ky mund të ishte qyteti i Epirit mjaft i fortifikuar, për të cilin na flet Polibi. Straboni thotë qartë se qyteti i Fenikes ishte i vendosur pak në brendësi dhe në veri të Buthrotum…Prokopi na jep një përshkrim të mirë të qytetit dhe të akropolit të emërtuar Fenike.”

        Megjithatë ndjekim pohimin e tij sofist mbi etninë e Foinikes:        

“Duke kujtuar këta shembuj, unë e kam gjykuar me vend të mos dalë nga bota greke, apo paragreke, pasi kjo është më e afërt me lokalitetin, epokën dhe qytetërimin në tërësinë arkeologjike, që jam duke trajtuar. Unë në të vërtetë e vlerësoj këtë qytet si një qytet të qytetërimit grek, përveçse prej rrënojave arkeologjike që kam parë mbi sipërfaqe të tokës, edhe prej dëshmisë së Polibit (II, 5, 8). Ky na thotë qartë se Feniki ishte një qytet i Epirit.”

        Nuk është rastësi, që në vitin 2008, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në botimin e saj “Historia e Qytetërimit Shqiptar”, u përmbahet   pikë përpikë ideve të Ugolinit për Foiniken, madje duke u hequr më katolik se papa, pasi e quajnë atë koloni helene; por përtej kësaj, çuditërisht, edhe ata, ashtu si Ugolini, nuk e quajnë Foinike, por Finiq, me emrin e një fshati vllaho-grek që ndodhet në rrëzë të mureve të saj gjigande.    

         Identifikimi i Epirit si një territor helen është një gafë e rëndë e këtij arkeologu të shquar, në mos qoftë e qëllimtë, pasi ai, nuk mendoj se nuk ka dijeni për atë që kanë thënë shkrimtarët antikë grekë për Epirin, të cilin asnjëherë nuk e kanë quajtur helen apo grek, por gjithmonë e kanë quajtur atë të banuar nga barbarët.

        Foiniken, Polibi (II, 11, 7) e ka quajtur: qyteti më i pasur, më i fuqishmi dhe më i fortifikuari i Epirit. Por ai nuk thotë, qyteti më i fuqishëm dhe më i fortifikuar i Helladës, por i Epirit, duke bërë një dallim të qartë midis Helladës dhe Epirit. Polibi në një nga librat e tij, kur flet për sulmin e ilirëve të Teutës ndaj Foinikes, nuk e quan atë koloni helene, dhe, për më tepër nuk i zë ngoje ata, megjithëse ai vetë ishte grek. Ai banorët e Foinikes, por edhe të gjithë banorëve përreth deri në Antigone, i quan thjesht epirotë. 

     Ndjekim Polibin: “…Megjithatë, kur kjo flotë (flota ilire) qëndroi në Foinike në Epir, ata zbritën për të marrë furnizime. Atje ndeshën me disa ushtarë Galë, rreth tetëqind sosh, të vendosur (si garnizon mbrojtës) në Foinike, duke qënë në pagesë të epirotëve. Këta kontraktuan me ta, që ata të tradhëtonin e lëshonin vendin në duart e tyre. Pasi kishin bërë këtë pazar, zbritën nga anijet e morën qytetin dhe gjithshka në të me goditjen e parë. Kur ky lajm u bë i ditur, epirotasit bënë një rekrutim të përgjithshëm dhe erdhën me nxitim për t’i shpëtuar…”.

        Tani, në sqarim të lexuesit, lidhur me vendqëndrimin e Kronit, babait të Zeusit, mjaft autorë, por edhe Pilika i ynë, tregojnë trojet e Epirit pellazg, apo dy pjesë, Dodonën dhe rrethinat deri në bregdet. Madje thuhet se stanet e Kronit kanë qënë në Palavli, në Delvinën e sotme. Aty ku ndodhet edhe një nga fortifikimet pellazgjike nga më të stërlashtat, Foinikja. Dhe, po t’i referohemi toponimisë, aty ndodhet edhe një katund me emrin Krongji, pra vendi i Kronit. Madje, madje, edhe ‘Rheas Kolpos’, shtatzanë me Zeusin, lindjen e ka realizuar aty, në stanet e burrit dhe jo në pallatin mbretëror në Dodonë. 

        Kështu sipas legjendave Rea nuk e lindi të birin në Dodonë,  nga frika se mos e hante Kroni, pasi fatthënat kishin parashikuar që i biri do t’i merrte pushtetin, por në stanet e Palavlisë (fshat në Sarandën e sotme) në Foiniken e lashtë: “…Zeusi…u lind jo në Dodonë, në pallatet e t’et, Kronit, por në Palavli, ku qe një stan i Kronit. Prej andej u aratis nëpërmjet Onhezmit dhe u dërgua në Kretë, ku u rrit dhe mbretëroi në Epir dhe Thesali, e në gjithë Greqinë…”

Description: IMG_20180425_105953617_HDR

Gurë ciklopikë 20-30 tonësh. Foinike.

        Lidhur me këtë legjendë At Shtjefën Gjeçovi tek “Hylli i Dritës” shkruan: 

“…e ndër hyjni të panjehuna, po i përmendi nja disa të cilave s’ua shkulë rraja nëne prej tokës shqyptare…Për nder të Kronit shqyptarët (Kaonët) ngrehen nji kështiel në majë të Gurit të Kuq, i cili gjëndet në fushë t’Finikut ku u gjet edhe qytet i Kronit. Sot n’at vend asht fshati Krongji, në rrethinë të Delvinës. Përmbi fshat Krongji gjënden gërmadhat e montueme të kohës së pellazgëve.

        Zoti (Zeusi) pra, mbas gojdhanave epirote, nuk u lind në Dodonë në Pallat të Kronit, por në Palavli të Delvinës, ku ishin të banat (stanet) e Kronit, e prej këtu u dërgue në Butrint me lundër e në Kretë…shumë fshatna të Kretës kanë emnat e Toskënisë: Selinon, Selija e Delvinës; Svaqja, Sfaka e Gjirokastrës etj…le ta marr vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër i patën prej etënve t’onë Pellazgjve…”

        Ugolini në përshkrimet e udhëtimit që ka bërë nëpër Shqipëri në vitin 1924 kur flet për Palavlinë dhe Kamenicën pohon: “Nga ana arkeologjike, ashtu si më pohuan edhe vendasit e rrethinave, vërejta se kishte mjaft gjëra interesante. Rrënojat shtrihen pak minuta rrugë nga Palavlija, që në greqisht do të thotë “pallat mbretëror i lashtë”. Por me gjithë këtë nuk më rastisi të ndesh gjurmë muresh qoftë shumë të lashta, qoftë të epokës klasike.”

        Pohimi i Ugolinit në lidhje me Palavlinë na jep një informatë interesante, ku emërtimi Palavli do të thotë   “pallat mbretëror i lashtë”, gjë që indirekt vërteton mitin apo legjendën të përmendur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe Pilika, se në Palavli kanë qënë stanet  e Kronit, pra pallatet mbretërorë. Por po të shikojmë vetë fjalën Palavli, në përbërje të saj kemi pjesën ‘avli’, që në shqip njihet ‘avlli’, oborr apo pjesë e një pallati, trualli i tij. Çuditërisht kjo fjalë, sipas Zaharia Majanit, gjëndet edhe në etruskisht me të njëjtin kuptim si në shqip. Por ajo ndodhet edhe në turqisht, po me të njëjtin kuptim. Për rrjedhojë mbetja e kësaj fjale në greqisht, turqisht, shqip dhe etruskisht, nuk bën gjë tjetër, veçse vërteton se ajo është një fjalë e lashtë  e mbetur deri në ditët e sotme si një një pasardhëse “fosile” e fjalës në gjuhën pellazge. Të gjitha këto vërtetojnë faktin se kemi të bëjmë me një fjalë të lashtë pellazge, e cila në rastin tonë në greqisht, siç e thamë edhe më lart, tregon pallatet mbretërore të Kronit.  

        Por në vërtetim të legjendës, ashtu siç pohon Shtjefën Gjeçovi, na vjen edhe emërtimi i fshatit Krongji, pra vend i Kronit.  Gjithashtu, në këtë zonë ndodhet edhe një fshat tjetër, i cili, çuditërisht quhet Krane, pra vendbanim i Kronit. 

        Në vërtetim të legjendës, por edhe të lashtësisë së Foinikes ka folur edhe E.Zhakes, i cili sjell fakte kuptimplotë dhe të pakundërshtueshëm, të cilat indirekt hedhin poshtë përcaktimin kronologjik të saj prej Ugolinit: 

“Në vitin 1926 në Foinike janë gjetur dy çekanë ose koka sopatash prej guri-stralli të Kohës së Gurit…Arkeologët, poshtë shtresës romake, gjetën Epigrafe ose Mbishkrime, monedha, qeramikë. Ishte hera e parë që në Shqipëri zbuloheshin dëshmi të një qytetërimi të tillë të lashtë. Akropoli ishte më i madhi në botën antike- shtatë herë më i madh se ai i Athinës…Arkeologët mendojnë se ai kishte tre mure rrethues. Polibi: Thoshte se Foinike ishte qyteti më i pasur, më i fuqishëm dhe më i fortifikuar i Epirit.”

        Mure si këto të Foinikes  arkeologët, por edhe historianët i kanë quajtur, mure ciklopikë. Me këtë nënkuptohet që ato janë ndërtuar nga ciklopët. Legjendat, siç kemi treguar edhe në kapitujt e mëparshëm të këtij libri, i evidentojnë ciklopët në Epir dhe në Siçili, por edhe në Liki. Tani a i kanë ndërtuar ciklopët muret e Foinikes apo jo, këtë nuk mund ta dimë. Por legjenda na thotë se Kroni, pallatet i kishte në Dodonë, ndërsa stanet në Palavli të Foinikes. Madje, në të mirë të kësaj teze na vjen edhe emri i fshatit Krongji, i cili ndodhet në rrëzë të mureve ciklopike të Foinikes.  Gjithashtu legjenda na thotëse muret e Tirintit i ndërtuan ciklopët e ardhur nga Likia.

           Ky fakt e bën legjendën më të besueshme, pasi në Dodonën dimërkeqe të Homerit, nuk mund të dimërojnë bagëtitë, dhe, vendi më i përshtatshëm janë fushat bregdetare të Foinikes, prandaj aty janë ngritur edhe stanet dimërore. Gjithashtu, dimë se ciklopët punësoheshin për ndërtimin e kalave. 

         Por përdorimi i miteve dhe legjendave për saktësimin e kohës së themelimit të Foinikes kundërshtohet nga Ugolini. Ai nuk mund ta gëlltiste faktin që Foinike ishte me një histori më të lavdishme dhe më të lashtë se vetë Roma : “Apiani rrëfen një legjendë, sipas së cilës Kelti, Iliri dhe Gali ishin tre vëllezër, bijtë e ciklopit Polifem…po për shkak të babait Polifem, do të mund të gjykohej si i mbështetur besimi i përgjithshëm popullor – i pranuar edhe ngandonjë studiues i vjetër – që ia cakton ciklopëve ndërtimin e një lloji të tillë muresh të përhapur aty këtu nëpër Shqipëri. Nuk beoj se është rasti për t’u ndalur gjatë mbi këtë supozim, pasi kuptohet lehtë se gjendemi në një fushë tepër mitike dhe poetike, sa ajo mund të merret seriozisht.”

        Por çuditërisht, kur do të vërtetojë idetë e tij nacionaliste mbi sjelljen e kulturës dhe qytetërimit në Iliri nga Roma, Ugolini u referohet legjendave, mbi bazën e të cilave, sipas tij, vërtetohen faktet historike. Pra një përdorim i dyfishtë i miteve dhe legjendave. Ndjekim pohimin e Ugolinit:

“Edhe legjendat e lashta, të mbledhura herë nga poetë e herë edhe nga historianë të epokës klasike, sjellin një kontribut pohues për pikëpamjen e historianëve modernë.”             

IMG_20180425_104232
IMG_20180425_103420

Muret prehistorik, pellazgjikë të Foinikes së lashtë.

      Pra, edhe ne, mund të themi me plot gojën se legjendat për Foiniken, sjellin një kontribut pohues për mendimin tonë se Foinike ka një moshë, të paktën tre-katërmijë vjeçare. Gojëdhënat tregojnë se muret e Tirintit i ndërtuan ciklopët e punësuar nga Likia!!! Atëhere, pse Kroni, të mos punësonte ciklopët për të ndërtuar kalanë e Foinikes, ku të vendoste garnizonin e vet, për të mbrojtur bagëtinë nga grabitjet dhe rrëmbimet e fiseve përrreth. Po a ka pasur rrëmbime të bagëtisë atëhere? Legjendat, përsëri na vijnë në ndihmë: Herkuli rrëmbeu bagëtitë e mbretit legjendar të Thesprotisë, Geronit. Ja edhe fakti.

       Tani për të mësuar vjetërsinë e mureve të kalasë së Foinikes, nuk duhet të nisemi nga ato që thonë arkeologët, dhe, për më tepër, të tillë si Hamondi, apo edhe vetë Ugolini. Por duhet t’u drejtohemi historianëve, për të na gjetur kohën kur Kroni e ka ngritur këtë kala. Mund të thonë, që në këtë mënyrë, lashtësia mund të rritet në mënyrë progresive. Përsëri legjendat na ndihmojnë; sipas tyre muret e Trojës i ndërtoi Aiaku, Poseidoni dhe Apolloni. Nëqoftëse do të mësojmë se kur Aiaku shkoi si murator në Trojë; me siguri do të mësojmë edhe se kur është ngritur kalaja e Foinikes. Por jo në shekullin e IV p.e.s, siç na thotë Ugolini, por as edhe në shekullin e XIV p.e.s, por, ndoshta, shumë e shumë më herët. Për këtë, mbase duhet pyetur vetë Kroni, kur i ka ndërtuar! 

Besnik Imeri  (marrë nga libri  “Epiri Pellazgjik”)

Filed Under: Histori Tagged With: Besnik Imeri, FOINIKE – QYTET I KRONIT

“NE SHQIPTARËT JU NDEROJMË SEPSE SHIKOJMË TEK JU NJË BIJË TË POPULLIT SHQIPTAR”

September 20, 2021 by s p

Letra që Nënë Tereza i shkroi Ramiz Alisë
Letra që Nënë Tereza i shkroi Ramiz Alisë

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Po botojmë bisedën e zbardhur nga takimi kokë me kokë i Nënë Terezës me Ramiz Alinë më 4 dhjetor 1990. – Çfarë u bisedua në këtë takim? – Pse Nënë Tereza insistonte për të marrë tri dhoma në Shqipëri për murgeshat e saj? – Cila ishte arsyea pse presidenti shqiptar, Ramiz Alija, i përmend datën 4 mars 1991, si kohën reale kur mund ta hapte shtëpinë e motrave të saj? – Cili ishte roli i ndërhyrjës së islamikëve të Arabisë Saudite në ngurrimin dhe rezervat e persidentit Ramiz Alia? – Çfarë i tha presidenti Ramiz Alia, Nënë Terezës për parashikimet te tij, rreth ndryshimeve politike në Shqipëri? – Si do ndryshoheshin Kushtetuta dhe Ligjet në Shqipëri? – Çfarë folën Ramiz Alia dhe Nënë Terza rreth sëmundjes së shekullit SIDA dhe për drogën, të cilat sipas Ramiz Alisë, nuk kishin mundur të depërtonin në Shqipëri fal izolimit që zotëronte në vend. – Rrëfimet e Nënë Terezës për angazhimet e saj dhe të motrave në gjithë botën. – Bisedat plot interes rreth konceptit të dashurisë, sakrificës, besës… etj.

Nëpër duar po kalonim dokumente origjinale te mesjetës shqiptare, ato të cilat flisnin për gjendjen e popullit dhe fisnikëve të tij, për kushtet e rënda dhe tmerret që po përjetonin nga pushtuesi, duke mos kursyer as të rinj e të vjetër, as gra e fëmijë. Në pushimin e shkurtër prej një çerek ore, morëm vesh se në cortile në me të Archivio Segreto vaticano e Bibliteca Apostolica Vaticana do të qëndronte humanistja shqiptare, Nënë Tereza, për një pushim të shkurtër. Nuk kishim dëgjuar shumë për të më parë, mirëpo kureshtja na bëri që me çdo kusht ta prisnim ta shikonim në cortile (kortilja është një vend, shëtitore, në katin e tretë në mes të Arkivit Sekret të Vatikanit dhe Bibliotekës Apostolike, ku dalin për t’u çlodhur jo vetëm studiuesit dhe punonjësit e arkivit dhe të bibliotekës, por edhe prelatët dhe të tjerë, si kardinalët, sekretarët, prefektët e kongregacioneve etj., etj.). Nuk vonoi shumë, dhe e shoqëruar nga njëri prej kardinalëve doli aty ku ishte fontana e shekullit të gjashtëmbëdhjetë edhe Nënë Tereza, një grua e imët por shumë e shkathët. Pas disa momentesh patëm fatin që t’i flisnim duke i thënë se ishim shqiptarë. Ajo buzëqeshi me ëmbëlsi dhe shkëmbyem disa fjalë. Ky nuk ishte takimi i fundit dhe as i vetmi me Nënë Terezën. 

Meqë ky vit është vit i përvjetgorit të Nënë Terezës, ne vendosëm që të shtyrë nga botuesi ynë të përgatisim për botim një libër me burime dokumentare të panjohura ose fare pak të njohura si për studiues ashtu edhe për lexuesin shqiptar e të huaj, për Nënë Terezën. 

Ç’është e vërteta, lëndën dokumentare kishim filluar ta mbledhim në origjinal të skanuar ose riprodhuar, të mikrofilmuar ose të fotokopjuar sipas rastit apo mundësive që na ofroheshin. Patëm fatin të takonim shumë persona e personaitete të jetës kishtare, publike, politike, kulturoe, etj., që e kanë njohur nga afër Nënë Terezën, rrëfimet e të cilëve shpesh shoqëroheshin edhe me letërkëmbim apo me dokumente të tjera të cilat sot kanë vlerë të paçmuar. Gjatë këtyre kërkimeve arritëm të sigurojmë mjaft materiale, dokumente edhe në gjuhën shqipe, të cilat gjendeshin në Shqipëri dhe gjetiu, që nga koha e krijimit të tyre, përkatësisht që nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri, dhe deri tek e fundit e saj. 

Siç e pohuam edhe më parë, një pjesë e tyre janë botuar në mënyrë fragmentare ose janë cituar nga autorë e studiues të ndryshëm, por pjesa kryesore e tyre kanë mbetur të pabotuara si tërësi. Ideja jonë për t’i botuar të gjitha mbështetet në faktin se ato përbëjnë një burim të vërtetë të kohës kur u krijuan, respektivisht gjatë kohës kur ishte gjallë Nënë Tereza, të cilat në mënyrë reale pasqyrojnë momente të ndryshme të vazhdimësisë logjike të sistemit në të cilin ishte Shqipëria, ku Nënë Tereza nuk ishte lejuar për shumë vite të shkelte, për shkak të atij sistemi, i cili po vetë ia mundësonte tani një gjë të tillë duke e pranuar ‘me përzemërsi’ dhe duke i ndarë çmimin kombëtar, siç ishte ai “Naim Frashëri”. 

Nuk dëshirojmë që të gjykojmë apo të japim ndonjë përfundim për kohën kur Nënë Tereza e vizitoi Shqipërinë për herë të parë, dhe më vonë kur ajo takoi personalitete të ndryshme, duke filluar që nga presidenti i vendit, në atë kohë Ramiz Alia, personalitete të tjera të njohura, dhe deri te populli i thjeshtë. Megjithatë, nuk mund të lemë pa prekur pohimet e bëra nga ajo vetë, për përkatësinë kombëtare shqiptare, për faktin se kuptonte shqip, edhe pse nuk e fliste dot për shkak të kohës së gjatë që nuk e kishte folur atë, pastaj elementin e njohur shqiptar, besën, për të cilën ajo diskuton me presidentin Ramiz Alia në dhjetor të vitit 1990, kur ai i premton se do t’i mundësonte të hapte një shtëpi në Shqipëri. 

Dokumenti që po botojmë është transkriptim stenografik i bisedës që u zhvillua gjatë takimit të Nënë Terezës me presidentin Ramiz Alia, më 4 dhjetor 1990. Ky dokument ruhet në tri kopje identike, origjinale, nga ku ne disponojmë njërën prej tyre. Dy të tjerat ruhen, njëra në arkivin e shtetit në Tiranë, dhe tjetra te prelatët kishtarë. 

Përveç Nënë Terezës dhe presidentit Ramiz Alia, në transkript përmendet edhe shoqëruesja kanadeze e Nënë Terezës, pastaj Adelina Mazreku, Ciril Pistoli etj. Ndërkohë, redaktore stenografe është A. Hoxha dhe e daktilografoi L. Ilia, siç vërehet edhe nga faksimilet që po botojmë. 

Ky dokument do të jetë pjesë integrale e librit që siç e theksuam në fillim është në përgatitje e sipër për botim. Përgatitja po ndihmohet nga shumë bashkëpunëtorë e kolegë shqiptarë dhe të huaj, qoftë prelatë kishtarë, studiues apo persona të zakonshëm, të cilët na kanë ofruar dhe mundësuar botimin e dokumenteve të ndryshme siç është edhe dokumenti që po botojmë, letërkëmbimi i Nënë Terezës me të tjerët, kujtime të tyre, fotografi dhe gjëra të tjera. 

Dokumenti stenografik që po botojmë mban titullin “Ne shqiptarët ju nderojmë sepse shikojmë tek ju një bijë të popullit shqiptar” e kemi transkriptuar duke ruajtur grafinë origjinale, pa asnjë ndërhyrje në tekst, në shenja pikësimi apo të tjera. Së bashku me transkriptimin, po botojmë edhe faksimile të tekstit të stenografuar si dhe dy faqe të një letre autograf në anglisht të Nënë Terezës të shkruara më 4 dhjetor 1990, të cilën ajo e lexon para presidentit dhe përkthimin e saj gjendet brenda dokumentit të stenografuar. 

NE SHQIPTARËT JU NDEROJMË SEPSE SHIKOJMË TEK JU NJË BIJË TË POPULLIT SHQIPTAR

Më 4. 12. 1990 shoku 

Ramiz Alia priti bamërisen e mirë-

njohur me origjinë shqiptare, nënë

Terezën me të cilën zhvilloi këtë

bisedë:

Shoku Ramiz Alia: Unë ju kam ndjekur vazhdimisht sepse jeni jo vetëm nënë Tereza e Kalkutës po edhe nënë Tereza e Shqipërisë.

Nënë Tereza: Unë jam shqiptare dhe në të njëjtën kohë lidh Shqipërinë me Indinë. Kam 62 vjet që jetoj në Indi dhe kam shtetësinë indiane. Kam shkuar atje që në moshën 18 vjeç.

Shoku Ramiz Alia: Por Shqipërinë nuk e keni harruar.

Nënë Tereza: Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip.

Shoku Ramiz Alia: Fjalë shqip dini?

Nënë Tereza: Di, për shembull “lutu për mua” etj.

Ju kam shkruar juve disa fjalë në gjuhën shqipe për herë të parë pas kaq vitesh.

Shoku Ramiz Alia: I kam marrë letrat, ju falemnderit shumë. Ishin letra plot dashuri e ngrohtësi për popullin shqiptar edhe për mua.

Nënë Tereza: Kam sjelle diçka për ju (është një dhuratë e vogël fetare). Unë nuk kam ar e argjend. Mezi kam pritur që të sjell motrat e mia këtu. Ne jemi shpërndarë ne 94 vende të botës. Shqipëria do të jetë i 95-ti.

Sivjet ju me bëtë një dhuratë të veçantë për 80-vjetorin e ditëlindjes sime. Për vendin tim, për popullin tim unë dua të hap këto shtëpi, edhe për motrat e mia.

Shoku Ramiz Alia: Ju përshëndes për 80-vjetorin!

Nënë Tereza: Ju falemnderit! Ishte një dhuratë vërtet e bukur. Që të gjithë këtu janë sjelle me dashuri me mua.

Shoku Ramiz Alia: Dhe duhet të sillen me dashuri, se të rrallë janë njerëzit si ju. Jeni njeriu që keni një zemër të madhe. Ju keni dhënë shumë për njerëzimin duke u kujdesur për njerëzit, për ata që vuajnë, për ata që kanë shpresë dhe ata që nuk kanë shpresë. Prandaj dhe gjithë njerëzimi ju nderon, ju nderojmë ne shqiptarët, veçanërisht, sepse shikojmë tek ju dhe një bijë të popullit shqiptar.

Nënë Tereza: Prandaj thashë që kam qenë për botën dhe mezi kam pritur të vija edhe në Shqipëri. Prandaj ju thashë që nuk kam ar e argjend t’ju jap, po unë dua t’ju jap motrat e mia dhe se bashku të bëjmë diçka të bukur.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë! Dhe unë do ta marr si nga zemra dhe jam i bindur që ardhja juaj në Shqipëri ndiqet me vëmendje nga gjithë populli shqiptar.

Nënë Tereza: Njerëzit kanë shfaqur një dashuri të madhe për mua,

Shoku Ramiz Alia: Ne e kishim detyrim ndaj jush si bijë e popullit shqiptar. Ne nuk japim dot çmime Nobël.

Nënë Tereza: Ju më jepni një shtëpi.

Shoku Ramiz Alia: Çmime Nobël jo, por çmimin Naim Frashëri po, sepse ai ka qenë një poet i madh shqiptar, njeri i madh i kulturës shqiptare.

Nënë Tereza: Kishte shumë njerëz aty kur ma dhanë këtë dekoratë.

Shoku Ramiz Alia: Unë mund t’ju them një gjë, këta djemtë e televizionit e dhanë mbrëmë ceremoninë në televizion dhe fëmijët e mi u gëzuan shumë kur ju panë juve, gjithashtu, u gëzuan që kishte shumë njerëz kur e morët dekoratën.

Në Shqipëri ju nderojnë sepse dhe ju e nderoni Shqipërinë.

U lodhët pak këto ditë në Shqipëri?

Nënë Tereza: Jo, jo nuk u lodha.

Shoku Ramiz Alia: Dje ishit tek fëmijët e vegjël.

Nënë Tereza: Po, shkova në kopshtin “Nënë Tereza”. E botuan të tëra gazetat indiane dhe ishin shumë të gëzuar për këtë lajm. Indianët kanë dashuri të madhe për mua.

Shoku Ramiz Alia: Duhet te kenë dashuri, se edhe ju bëni shumë për ta. Keni bërë shume për të varfërit, për të sëmurët, por edhe për Indinë keni bërë shumë.

Nënë Tereza: Unë jam qytetare indiane.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është. Është mirë të bëni edhe për Indinë.

Nënë Tereza: Tani kemi hapur 6 shtëpi edhe në Bashkimin Sovjetik, në Çekosllovaki, në Rumani, Hungari, Kubë. Jemi miq me zotin Kastro.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë. Gëzohem shumë. Shqipëria ndryshon e ecën përpara. Ka të mira ka edhe të këqija.

Nënë Tereza: Si çdo vend.

Shoku Ramiz Alia: Bashkë shkojnë ato. E keqja dhe e mira janë motër e vëlla. Ka suksese edhe vështirësi.

Nënë Tereza: Ka edhe dështime.

Shoku Ramiz Alia: Ka edhe dështime ndonjëherë. Ndodh edhe kjo. Në  jetë çdo gjë ndodh.

Nënë Tereza: Par mjafton të mos bëhet me qëllim.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është. Me qëllim nuk bëhet. Ne, të paktën flas për ne drejtuesit, qeveritarët, përpiqemi te bëjmë mirë. Nënë Tereza është simboli i së mirës, simboli i bamirësisë. Ne përpiqemi që popullit tonë t’i bëjmë mirë.

Nënë Tereza: Megjithatë, unë nuk mund të bëja atë që bëj sikur të mos merrja ndihmën e të tjerëve.

Për shembull, tani që kemi ardhur këtu në Shqipëri unë nuk do të mund të bëja asgjë në rast se nuk do të më ndihmonit ju. Të gjithë thanë, po qe se presidenti thotë po, çdo gjë është në rregull, Prandaj kam ardhur t’ju them juve.

Shoku Ramiz Alia: Domethënë më vë mua përpara një përgjegjësie të rëndë.

Nënë Tereza: Motrat e mia presin në Rome për të ardhur këtu, Në rast se do të gjendet një vend, mund të vijnë që nesër. Vetëm tri dhoma duam.

Shoku Ramiz Alia: le nuk e kemi te keqen tek dhomat. 

Nënë Tereza: Në Rusi, në Moskë e filluam me tri dhoma, tani kemi një shtëpi tonën.

Shoku Ramiz Alia: Nënë Tereza është e Kalkutës, po unë do ta konsideroi si nënën e Shqipërisë, prandaj do t’i qaj hallet e Shqipërisë. Shqipëria ka disa halle, ka disa probleme që duhet t’i zgjidhë në rrugën e drejtë, nënë Tereza thotë në rrugën e zotit, unë po them në rrugën e drejtë, Që t’i bëjmë punët mirë nuk duhet t. nxitohemi. Unë mendoj nuk duhet nxituar. As në politikë nuk duhet nxituar, as në ekonomi, as në jetë.

Nënë Tereza: Jo, po për dashurinë nuk ka kufizime. 

Shoku Ramiz Alia: Për dashurinë nuk ka kufizime por sidoqoftë nuk duhet nxituar, se edhe dashuria duhet të jetë e fortë. 

Nënë Tereza: Dashuria shtyn përpara.

Shoku Ramiz Alia: Ashtu është, po edhe kësaj dashurie do t’i gjejmë kohën. Ka disa gjëra që duhet t’i rregullojmë me ligjet e shtetit. Nuk besoj që nënë Tereza do të më vërë mua në vështirësi. 

Nënë Tereza: Jo, në asnjë mënyrë.

Shoku Ramiz Alia: Domethënë ju doni që edhe unë si president të jem i rregullt.

Nënë Tereza: Po, patjetër.

Shoku Ramiz Alia: Duhet të jem i rregullt me ligjet dhe Kushtetutën.

Nënë Tereza: Njerëzit duan një president të drejtë e të mirë

Shoku Ramiz Alia: E shikon, edhe nënë Tereza kështu me do.

Nënë Tereza: Po ne duhet të bëjmë diçka për popullin, është diçka që është imja, juaja e të gjithëve. Është punë e dashurisë, e paqes.

Shoku Ramiz Alia: Ne do të vendosim bashkë. Sot është 4 dhjetor. Ne do ta hapim shtëpinë këtu me 4 mars.

Nënë Tereza: Është shumë kohë, fjala është për një shtëpi të vogël.

Shoku Ramiz Alia: Shtëpia është e vogël, po puna është e madhe.

LETRA E NËNË TEREZËS PËR PRESIDENTIN E SHIPËRISË, RAMIZ ALIA

Nënë Tereza: Kam një letër për ju, të thjeshtë.

“I dashur President,

Pasi pranuat ftesën për të ardhur në Shqipëri me qëllim që të rregulloj e të përfundoj hollësitë e nevojshme për të sjellë 4 prej motrave të mia në Shqipëri, unë i anullova të tëra angazhimet me shpresën që pas takimit me ju çdo gjë do të përfundohej.

A do të jem në gjendje t’i sjell motrat. Ato po presin në Romë dhe janë gati që nesër të nisen që është ditë e mërkurë. Vetëm doja t’ju sqaroja juve. Ne nuk jemi institucion prandaj nuk do të bëjmë ceremoni fetare publike. Tani për tani na mjafton vetëm një shtëpi fare e vogël e thjeshtë ku motrat mund të jetojnë një jetë të qetë private. Mendoj që gjithë përkrahjen financiare për motrat e mia tani për tani do ta përballoj duke u dhënë atyre vetëm një dorë ndihmë prandaj ju kërkoj juve përsëri një vend ku mund të sjell motrat nesër dhe së bashku të lemë kur do të fillojnë.

Për lavdinë e zotit e për të mirën e popullit tonë. Mirënjohja ime për ju është lutja për ju dhe për popullin që i shërbeni ju.”

Kur filluam të punonim në Moskë në Bashkimin Sovjetik shkuam në një spital ku bëheshin operacionet në shtyllën kurrizore. Aty mblodhëm tërë ndihmat që i duheshin spitalit. Pastaj qeveria na dha një shtëpi. Gjithashtu po punojmë me qeverinë në Moskë që të organizojmë një shtëpi me 600 vende për të moshuar që janë gjymtuar. Në atë shtëpi të madhe kemi tri dhoma ku jetojmë.

Shoku Ramiz Alia: Unë ju kam shkruar edhe në letër dhe e keni parasysh që të gjitha rastet e fatkeqësisë i merr përsipër shteti dhe ka doktorë, infermierë, ka shërbim për të gjithë të sëmurët e fatkeqët. Këtë që do të bëjmë për ju ne do ta bëjmë në mënyrë simbolike, për ne, ndërsa për ju është në tërë kuadrin e institucionit të bamirësisë që keni. Nuk ka dyshim që është gjë

shumë e mirë. Unë kam i porositur edhe organet e drejtësisë.

Nënë Tereza: Thjesht për t’u kujdesur e për t’u shërbyer këtyre njerëzve. As para, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Jam shumë e lirë.

Sh. Ramiz Alia: Edhe ne nuk kemi gjë’ jemi të lirë. Prandaj i thashë nënës, me do për president të mirë apo për president të keq.

Nënë Tereza: Unë lutem për ju!

Sh. Ramiz Alia: Që të jem president i mirë unë nuk kam rrugë tjetër.

Nënë Tereza: Po të me jepni mua një shtëpi ju do të jeni një president i mirë, jo i keq. Populli i Shqipërisë, shqiptarët më duan shumë.

Sh. Ramiz Alia: E di, po do të bie në kundërshtim me ligjet.

Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie dashuria nuk ka ligje.

Sh. Ramiz Alia: T’jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh që ka ardhur nënë Tereza në Shqipëri islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë?

Nënë Tereza: T’ju them unë do t’i jap nënë Terezës një xhami për një kishë.

Sh. Ramiz Alia: Jo, nuk i them dot ashtu se nuk më lejon Kushtetuta, nuk më lejojnë ligjet. Unë do t’u them atyre kur të ndryshojë ligji. Pse iu thashë juve për në 4 mars sepse parashikoj që në shkurt ne do te kemi zgjedhjet dhe do të ndryshojmë kushtetutën. Kështu që edhe ligjërisht unë jam ballhapur përpara te gjithëve dhe të parën gjë që do e bëj, do të jetë për nënë Terezën. Domethënë i pari favor do të jetë për nënë Terezën.

Nënë Tereza: Është kohë e gjatë shumë deri në mars.

Sh. Ramiz Alia: Janë vetëm 3 muaj. Do ta rregullojmë, ne kemi një institucion për fëmijë e të rritur, të hendikapuar. Ne kemi mjekë e infermiere, po motrat tuaja mund të japin një ndihmë atje. Kjo do të jetë gjë e mirë.

Nënë Tereza: Motra që më shoqëron është murgeshë dhe infermiere, do të vijë edhe një shqiptare, një italiane dhe një nga India. Motra që është këtu është nga Ishujt Mauricius. Janë katër motra nga katër kombe te ndryshme, po me një zemër.

Sh. Ramiz Alia: Shumë mirë. Edhe ne do t’i trajtojmë si njerëzit tanë.

Nënë Tereza: Ato po presin ne Romë dhe në qoftë se ju thoni “po” ato nesër janë këtu.

Sh. Ramiz Alia: Ju me 4 mars, mos me pyesni mua are, jepni urdhër të nisen në Shqipëri dhe to të vijnë këtu. Unë po ju jap fjalën në sy ë tërëve këtu. Ju si shqiptare e dini që kur japim fjalën ne e mbajmë.

Nënë Tereza: Besa shqiptare.

Sh. Ramiz Alia: Ju e kuptoni mirë gjuhën shqipe. Nënë Tereza: Sigurisht e kuptoj, po nuk mund të flas.

Sh. Ramiz Alia: Kështu do ta bëjmë dhe do të jetë më mirë. Do të jetë një gjë e mire. Edhe populli do ta presë mirë. Po unë jua them se edhe për mua është me lehtë.

Nënë Tereza: Unë dua të bëj atë që është më e mirë. 

Sh. Ramiz Alia: Atëherë më 4 mars.

Nënë Tereza: Po ju tregoj marrëveshjen që kemi bërë me BS, kemi dy shtëpi në Moskë, në Leningrad, në Gjeorgji, dhe një në Siberi, në Spitakë. Qeveria ka kërkuar të hapim dhe shtatë të tjera. 

Sh. Ramiz Alia: Bashkimi Sovjetik është vend i madh. 

Nënë Tereza: Na janë sjellë mjaft mirë. Gorbaçovi më ka dërguar dy letra dhe jam gëzuar shumë.

Sh. Ramiz Alia: Si jeni me shëndet tani?

Nënë Tereza: Mirë. U lutën të gjithë për mua. 

Sh. Ramiz Alia: Edhe ne jemi lutur në mënyrën tonë. Te gjithë donim të shëroheshit.

Nënë Tereza: Më kanë vënë peismeker në zemër. Çdo gjë kanë bërë pa pagesë.

Sh. Ramiz Alia: Shumë mirë, një nënë Terezë ka.

Nënë Tereza: Unë kam 2000 motra dhe ne kemi 440 shtëpi në 94 shtete. Dje kanë shkuar motrat në Kamboxhia. Na kanë kërkuar të hapim një shtëpi edhe ne RP të Kinës, ne Vietnam, në Japoni, në Kore.

Sh. Ramiz Alia: Kur të vini herën tjetër do t’i shikoni motrat në punë.

Nënë Tereza: Unë gjithnjë dëshiroj të fillojnë punën motrat sepse ne jemi një familje dhe jemi shumë afër njëra-tjetrës.

Sh. Ramiz Alia: Dhe ashtu duhet të jetë. Ky është një shembull i madh që jepni ju.

Nënë Tereza: Ne mund të vinim këtu në spitalin onkologjik.

Sh. Ramiz Alia: Doktoreshë Adelina ka disa ligje të forta është edhe ajo një nenë Terezë këtu. Është e rreptë shumë, nuk pranon njeri.

Këta të Kryqit të Kuq shqiptar kanë filluar tani javën e Kryqit të Kuq dhe kërkojnë ndihma në popull. Këtë po më thoshte Cirili (Pistoli) që njerëzit ndihmojnë shumë. Kryqi i Kuq ka rëndësi shumë të madhe për të zhvilluar sidomos bamirësinë e njerëzve.

Nënë Tereza: Ata dëshirojnë shumë që të na marrin.

Sh. Ramiz Alia: Po do t’ju pranojnë medoemos me 4 mars. Unë i thashë Cirilit që të mësoje nga këmbëngulja e nënë Terezës që edhe ai për Kryqin e Kuq të punojë shumë. Po Cirili nuk është “baba Tereza”, nuk e ka atë kërkesë.

A mbani kontakt me të gjitha motrat?

Nënë Tereza: Po kontakte shumë të mira. Jemi shumë të bashkuara. Përbëhemi nga 35 kombësi.

Sh. Ramiz Alia: Po shqiptare keni?

Nënë Tereza: Janë katër. Njëra është nga Prizreni, ajo është caktuar këtu.

Sh. Ramiz Alia: Mos është ajo që ka qenë këtu përpara?

Nënë Tereza: Është motra e saj. Ajo do të jetë përgjegjësja, është shumë e mirë.

Shoku Ramiz Alia: Të gjitha janë të mira derisa i janë kushtuar një çështje të tillë që është shumë humanitare.

Nënë Tereza: Një tjetër gjë që e kemi të veçantë, të gjitha jemi në një kongregacion fetar që betohen për varfërinë, bamirësinë kurse ne kemi dhe një betim të katërt, për të bërë me gjithë zemër shërbim pa para për më të varfërit e të varfërve. Ne nuk pranojmë asnjë lloj ndihme nga qeveritë, nuk kërkojmë të mbahemi nga kisha, as rroga, jemi si zogjtë e si lulet dhe asnjëherë nuk i lejojmë njerëzit të grumbullojnë para ose fonde ne emër tonë. Jemi komplet për bamirësinë për njerëzit.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë! Ishte një vepër shumë humanitare dhe vetëm një njeri me zemër të madhe mund ta bëjë këtë punë. Kjo punë ju ka mbajtur gjallë.

Nënë Tereza: Po është e vërtetë, edhe lutja.

Shoku Ramiz Alia: Edhe lutja, po në radhë të parë puna juaj dhe dashuria e njerëzve për ju.

Nënë Tereza: Është gjë shumë e bukur. 

Ne kemi edhe shtëpi për ata që janë në rrugën e vdekjes. Nuk kemi institucione të tjera. Nuk kemi spitale, nuk kemi shkolla, por kemi shkolla vetëm për fëmijët e rrugëve. Ne kemi shtëpi për ata që janë duke vdekur dhe kujdesemi për 1500 persona që janë lebrozë.

Në SHBA kemi 27 shtëpi, ne Nju Jork, në Uashington, në San Françisko kemi shtëpi edhe për të kuruar nga AIDS-i

Shoku Ramiz Alia: Ne këtu në Shqipëri kemi pasur një qendër për lebrozët.

Nënë Tereza: Ma jepni mua.

Shoku Ramiz Alia: Tani nuk ka më. U shëruan dhe më kanë thënë që ka mbetur vetëm një lebroz. Ai është shëruar dhe i bëhen kura nga mjekët në shtëpinë e tij. Kështu më kanë thënë, nuk e di.

Adelina Mazreku: Kështu është.

Nënë Tereza: Ne marrim medikamente nga Zvicra që mund t’i kurojmë ata brenda 6 muajsh. Dhe rastet pozitive kthehen në negative.

Tani duhet të lutemi dhe për AIDS-in, që shkencëtarët të shpikin ilaçin kundër kësaj sëmundjeje.

Shoku Ramiz Alia: Tek ne kjo sëmundje nuk ekziston. Por kjo botë ka të mira, ka edhe të këqija. Zhvillimi, ardhja e njerëzve nga jashtë në Shqipëri, kam frikë se do të na sjellë disa të këqija, do të na sjellë dhe drogën. Sot tek ne nuk ka drogë.

Nënë Tereza: Zakonisht kjo sëmundje vjen nëpërmjet drogës. AIDS-i ka ardhur nga Afrika. Atje kemi shumë shtëpi. Nga kjo sëmundje vdesin të gjithë. Nuk mund të mbijetojë ai që vuan se nuk ka ilaçe akoma.

Shoku Ramiz Alia: Juve (i drejtohet shoqërueses së Nënë Terezës) jetoni në Nju-Jork?

Shoqëruesja: Po, unë shumicën e kohës jetoj në Nju-Jork por kam lindur në Kanada

Nënë Tereza: Kjo ka bërë filmin.

Shoku Ramiz Alia: E kam parë filmin dhe më ka pëlqyer shumë.

Shoqëruesja: Doja t’ju sillja një kopje të tij, po nuk e mendova të përshtatshme t’jua jepja këtu. Një kopje të filmit e kam në shtëpinë ku po rrimë tani dhe do t’a lë nesër për ju.

Shoku Ramiz Alia: Ju falemnderit shumë. Ne njerëzit e mirë i kemi dashur dhe i duam gjithnjë. Punojmë që të zhvillohet e të përparojë vendi.

Nënë Tereza: Dhe njerëzit ju duan juve shumë dhe presin shumë prej jush.

Shoku Ramiz Alia: Po të punosh mirë duhet të të duan. Unë e di që presin prandaj nuk nxitohem shumë dhe u them të gjithëve që duhet kujdes se po ece shpejt te ngec këmba diku e vritesh.

Nënë Tereza: Dashuria nuk bën gabime.

Shoku Ramiz Alia: Unë jam për shtetin, për politikën.

Nënë Tereza: Unë nuk përzihem në politikë. Ajo që ju ofroj unë nuk ka të bëjë me politikën.

Shoku Ramiz Alia: E kam të qartë.

Nënë Tereza: Prandaj dua te vij sa më shpejt të jetë e mundur.

Shoku Ramiz Alia: Unë e dhashë besën.

Nënë Tereza: Unë i numëroj ditët. Do t’u them të gjitha motrave këtu të luten për ju. Kam shumë dëshirë, tani që kemi shkuar në aq shume vende, natyrisht motrat kërkojnë që edhe unë të vij në Shqipëri.

Shoku Ramiz Alia: Të vini medoemos. Zakonisht prindi i gëzohet fëmijës së fundit. Dhe ju do t’i gëzoheni shtëpisë sonë që do të hapet tani së fundi.

Nënë Tereza: Do të jem vërtet shumë e lumtur.

Shoku Ramiz Alia: Dhe ne ju presim të vini.

Nënë Tereza: Ne bëjmë gjëra të thjeshta, të vogla, nuk bëjmë gjëra të mëdha. Ne merremi me njerëz pa njeri, të vetmuar apo të gjymtuar nga ana mendore. Në këtë punën tonë kemi afruar edhe shumë njerëz të pasur, sepse nuk kemi paga. Çdo gjë vjen nga bamirësia e njerëzve. Shumë njerëz bëjnë sakrifica për të na ndihmuar, bile edhe fëmijët. Kjo i ka sjelle paqe shume njerëzve. Puna ka qenë një mjet paqeje për t’i bashkuar indutë, myslimanët, budistët etj., së bashku. Në shtëpinë tonë ku janë njerëzit duke vdekur nuk bëjmë asnjë lloj dallimi është kristian, mysliman apo i ndonjë feje tjetër, po u shërbejmë të gjithëve njësoj.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë! Ishte një kënaqësi e madhe për mua bile një nder i madh që u takova me ju.

Nënë Tereza: Më vjen shume keq që nuk mund të flas shqip.

Shoku Ramiz Alia: S’ka gjë, ato fjalë që thatë i thatë mirë.

Nënë Tereza i lexon letrën e saj drejtuar ambasadorit shqiptar në Itali.

Nënë Tereza: Unë do te lutem shumë për ju! Zoti qoftë me ju! Ju bekoj ju edhe familjen tuaj!

Shoku Ramiz Alia: Ju falemnderit shumë!

Marrë me stenogramë.

Redaktore-stenografe: A. Hoxha (Firma, autograf).

Daktilografoi: L. Ilia

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti, Nene Tereza, regjimi komunist

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 246
  • 247
  • 248
  • 249
  • 250
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT