• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HISTORIA E NJË FLAMURI

April 4, 2019 by dgreca

-Është fjala për flamurin e Shoqërisë Sinicare “Përparimi” me qendër në Çikago-

                                                                                             Nga Fuat Memelli-Boston

Këto ditë isha në shtëpinë e Peshkop Ilia Ketrit në Boston, për t’i marë një intervistë për dokumentarin e Sinicës, fshati ynë i përbashkët. Krahas të tjerave, ai më tregoi edhe  flamurin që shikoni në foto, i cili është i Shoqërisë Sinicare “Përparimi” me qendër në Çikago. I përket vitit 1929, kur edhe është themeluar shoqëria. Ishte një surprizë e bukur për mua të shikoja e të prekja flamurin e sinicarëve të parë që erdhën në Amerikë. Në foton e tyre, ku janë gjithësej 30 veta, anash janë flamuri amerikan dhe shqiptar, ndërsa në mes është flamuri i shoqërisë. Një koncepim vërtet i bukur! Por, si u gjet ky flamur? Ka historinë e vet ai. Atë na i tregon Peshkop Ilia.-Kohët e fundit duke kontrolluar arkat me disa materiale familjare që kishim në shtëpi, gjeta këtë flamur. U gëzova pa masë , pasi kisha gjetur flamurin e Shoqërisë Sinicare “Përparimi”., pjesëtarë të së cilës kanë qënë edhe të afërt të mi. E lava, hekurosa dhe u bë si i ri. Trifon Sotua, i gjeti një mbajtëse dhe u bë për bukuri.

Ka ditë që krahas flamurit amerikan e shqiptar, në shtëpinë e Ilias është edhe ky flamur. Duke folur me të për historinë e flamurit, ai thotë se duhet t’i jetë dorëzuar babait të tij, Sotir Ketri, nga kushëriri i vet i parë, Kristo Cicani, i cili gjithashtu ishte në Amerikë dhe qe një nga veprimtarët e asaj shoqërie. Babai duhet ta ketë vendosur në një arkat e shtëpisë dhe kështu u gjet rastësisht.

Duke parë me kujdes flamurin, ve re se ai  ka datën e themelimit të shoqërisë, që është 3 nëntor 1929 dhe qytetin Akron, në shtetin Ohio të Amerikës. Ka gjithashtu të fiksuar edhe Çikagon, si qendër të shoqërisë. E pyes Ilian edhe për  dy qytetet që gjenden në flamur dhe ai më shpjegon :-Shoqata është krijuar në fillim në qytetin Akron të Ohios, pasi aty u sistemuan një pjesë e mirë e sinicarëve kur erdhën nga Shqipëria. Aty e krijuan edhe shoqërinë. Më vonë shumica e tyre shkuan në Çikago dhe aty mbeti qendra e shoqërisë. (Dua të theksoj se dy vjet më parë e konkretisht në vitin 1927, në Sinicë ishte krijuar Shoqëria Sinicare “Lulëzimi, e cila kishte si objekt përparimin e fshatit dhe mbrojtjen e pronës së fshatarëve,  pyjeve, kullotave, etj.) Sivjet mbushen 90 vjet nga krijimi i Shoqërisë Sinicare “Përparimi”. Ata që e krijuan, nuk jetojnë më, por jetojnë pasardhësit, jeton kujtimi i tyre. Nuk harroet kontributi që ata dhanë për vendlindjen. Me kontributin e tyre u ndërtua godina e shkollës, u bënë kalldrëme, çezma, ura, etj, krahas disa shtëpive të reja që ndërtuan për familjet e tyre në fshat.

Pas viteve 90, në Amerikë dhe sidomos në Çikago erdhën disa familje sinicare. Duke ecur në gjurmët e të parëve të tyre, ata vazhduan të kontribuojnë për fshatin.  Kështu ata dërguan fonde për murin e kishës  si dhe këmbanaren e saj, e cila ishtë dëmtuar në vitin 1967, si shumë objekte të tjera fetare. Vitet e fundit , kontribuan për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze, tok me shumë sinicarë të tjerë që janë në Amerikë, Greqi, Kanada dhe Shqipëri. 

Kur të shkojë në Çikago, Peshkop Ilia Ketri, do ta çojë flamurin aty ku e ka patur “folënë” për shumë vite. Në nëtor, kur mbushen 90 vjet nga krijimi i Shoqërisë Sinicare “Përparimi”. Mendoj se sinicarët e atyshëm që kanë edhe shoqatën e tyre, duhet ta përkujtojnë këtë ngjarje të shënuar. Pse jo, edhe sinicarët në Shqipëri mund ta përkujtojnë. Kështu mbahet gjallë një “copëz” historie. Ky do të jetë edhe një homazh për të kujtuar të parët e tyre si dhe një nxitje për të vazhduar kontributin për vendlindjen, zëri i të cilës na thërret të gjithëve.

Filed Under: Histori Tagged With: Fuat Memelli

In memoriam, në 30-vjetorin e kalimit në amshim

April 3, 2019 by dgreca

Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës, themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në SHBA (New York) mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989) /

Nga Klajd Kapinova /

Po kush ishte imzot Zef Oroshi, që për një kohë të shkurtë, u bë një nga personalitet më të shquar të diasporës shqiptare në Europë e ShBA?

Oroshi, është ish qendra e Mirditës, që ka gdhendur faqe të ndritura në historinë e popullit shqiptar.

Ajo, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, në qendër të maleve kreshnike të Veriut, duke u njohur me traditat e saj si një krahinë katolike, ka qenë ndër shekuj një kështjellë e fortë e shqiptarizmës, një epiqendër e fuqishme e tërmetit kundërosman për shekuj me radhë.

Ata që bënë historinë e Mirditës ndër shekuj, ishin kapedanët ose Dera e famshme shtatë shekullore e Gjonmarkagjonit dhe abatët, veçanërisht imzot Preng Doçi, ku, pasardhësit e të cilit jetojnë ende në afërsi të Rubikut.

Ai u shkollua në Shkodër dhe Itali. Shërbeu si misionar për shumë vjet në Kanada dhe Kalkuta (Indi). Më pas ringriti Abacinë e Oroshit. Ishte njeri, ndër figurat kryesore, që bëri shumë për të zhvilluar Mirditën dhe vendosur rregull në jetën e malësorëve të asaj ane.

Abati i shquar, kishte shpesh tendenca të forta pavarësie nga otomanizmi de-shqiptarizues. Ishte njeriu, që kishte ngritur një platformë të kjartë me bosht të theksuar politik, për krijimin e një Principate në Mirditë, duke u përpjekur, për ta vënë atë në jetë.

Për më tepër, krahina në fjalë, është qeverisur gjithmonë me dinjitet, në bazë të kanunit të maleve dhe për kohën e mungesës së shtetit dhe të drejtës (ligjeve ose kushtetutës) së shkruar.

Kanuni i Lek Dukagjinit (i mbledhur dhe kodifikuar më vonë nga atë Shtjefen Gjeçovi O.F.M. (1874-1929), ishte një nevojë e domosdoshme, për të drejtuar jetën e bashkësisë nëpër Malësi të Veriut, në të cilën, ka zënë vend në histori Mirdita, me qendrën e saj të hershme Oroshin.

Mbiemri Oroshi, që prelati mbarti me dinjitet edhe në SHBA, lajmëron sipas regjistrave të kishës, se ai kishte lindur më 24 nëntor 1912, në Tokën e Kathedraleve (deri në shek. XIX numëronte 200 kisha), limanin vigan të kryengritjeve për flamurin e lirë, që ishte e mbeti Mirdita.

15 vjet më pas, i riu Jozef Oroshi, gjendet në auditoret e Seminarit Papnor në Shkodër. Librat, me sa duket ishin dhe mbetën pasioni i tij i vetëm. Përkushtimi i përshpirtshëm ndaj fesë e shërbesave fetare, ishte një traditë e hershme e trashëguar nga të parët e familjes Oroshi.

Mësimet fillestare Zefi i vogël, i mbaroi në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme i nis në vitin 1927, në seminarin e mirënjohur të Jezuitve në Shkodër.

I etur për dije të thella e kulturë të pasur civilizuese dhe kristiane Perëndimore, vijon studimet e larta më 1936-1940, në degën admiruese të Teologjisë e Filozofisë në Romë (Itali) pranë Universitetit të Urbino-s në Propaganda Fide, sëbashku me 14 djem të tjerë të rinj shqiptarë asokohe. Mprehtësia dhe zgjuarësia, ishin të ngjizur thellë në mendjen e begatë të të riut.

Kardinali italian Shkëlqësia e Tij mons. Fumasson Biondi, Prefekt i Propoganda Fide, e shuguron, duke i dhuruar petkat dhe koletin e meshtarit.

Buzëqeshja e sinqertë dhe fisnike, lexohej lehtë në fytyrën e meshtarit të ri, që hynte me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë në vreshtën e madhe të Zotit. Fjala e Zotit, është fjala e popullit.

Meshtari, gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit.

Ai ndau me besimtarët gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion.

Abati i Mirditës dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur është dëbuar nga qeveria komuniste e Tiranës imzot Leone Nigris Delegat Apostolik në Shqipëri deri më 5 maj 1945, shënimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (1886-1948) e kishte don Zef Oroshin meshtar të ri në moshë dhe njëkohsisht sekretar të tij të përkushtuar, brenda famullive që administronte shpirtërisht (kishat sufragane).

“Edhe në jëtën baritore, ai s’ka pushue kurr pa përfitue nga përvoja kur ka pasë shembuj të shkëlqyeshëm.

Prej 1940-1942, p.sh. shërbeu si sekretar i Abatit të Mirditës n’Orosh, Imzot Frano Gjinit, të cilin e admironte për drejtimet e këshillat qi epte, për elokuencën e tij bindëse e për pervujtininë e dinjitetin fetar e kombtar qi e praronte.

Si në dhomen e pritjes dhe zyren e Abatit, ashtu edhe në zyren e sekretarit të tij, Dom Zefi, kishte varë pikturat e patriotit në za, Abat Preng Doçit.

Nji ditë i vjen nji mik prej Shkodre Imzot Gjinit, dhe kur ve re se titullari i avacis nuk kishte asnji pikturë, i kthehet Dom Zefit, tue e prozhmue: “Po si more Dom Zef, s’ia paskeni gjetë nji pikturë edhe Monsinjor Gjinit!?”

Per te mos e ngushtue priftin e ri, Monsinjor Gjini, i pergjigjet me të shpejtë: “Kur të vdes un, në qoftëse e meritoj, do t’ma venë pikturën krah për krah me Abat Doçin; përndryshe do të mbajnë vetëm t’Atijën. Si dihet Monsinjor Gjini, u ba martir e dha shum ma tepër se Abati i “surgjenum” për mase 20 vjet.” (1)

Mbas 12 vjetëve (1940-1952), pasojë e përndjekjeve të sigurimit dhe martirizimeve të vëllezërve në Krishtin, në kohën e ateizmit të gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotë meshën e pagëzon një fëmijë të porsalindur, hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës kundërkomuniste.

Kryqin, që kishte në qaf nuk e la në Kishë, por e mori me vete, për t’ia prirë të mbaren në udhëkryqet e botës.

E Zoti e deshti dhe e ndihmoi shumë. Ai ndihmoi në momentet më të vështira me qindra emigrantëve, duke u dhënë ndihmë papushim, në të gjitha drejtimet, deri sa kaloi në jetën e pasosun…

Për 8-9 muaj, qëndron mes maleve, në shpella, shi e borë, me bukë e pabukë, i veshur keq në dimër, duke provuar mundimet e Krishtit, që salvohet nga të pafetë.

Në ditën e Pashkëve 1952, për 15 trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku, Zoti i dëgjon lutjet, duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë…

Në gusht 1952, ai gjendet në tokat etnike shqiptare në Dardani për 3 muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe shkon në Beograd.

Dera e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, falë mikpritjes, zemërgjerësisë, bujarisë tradicionale, i dërgon garanci, për të shkuar në Itali.

Ishte viti 1953, kur ai gjendet sërisht para ëndrrës rinore. Tashmë 41-vjeçari Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte bluar në mendje e dëshiruar me zemër.

Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar dhe krenar si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji.

Këtë dëshirë zemre e përkushtimi, për dituritë, shumë vite më parë, ia kishte shprehur ish-eprorit të lartë abatit ipeshkëv imzot Frano Gjinit.

Dhe Zoti e ndihmoi, për t’i hapur me bujari portat e dijës universale, mbasi kishte ndjekur nga afër kalvarin e vuajtjeve, për të ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro në Itali.

Paralel me studimet e larta, i kërkoj Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkëatdhetarët mërgimtar politik, që gjendeshin në Romë.

Një pjesë e grigjës së tij, kishin shprehur dëshirën, për të emigruar në ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falë bujarisë të gjithë pa dallim feje.

Sikurse kujtojnë miqtë e tij prelati, ka ndihmuar me bujari një hoxhë shqiptar, për të ardhur i qetë në Tokën e Bekuar të Amerikës.

Me bindje të plotë tek e ardhmja, menjëherë iu përvesh punës dhe filloj veprimtarinë intelektuale e baritore, duke u marrë pikësëpari me shqipërimin e librave të rëndësishme, me të cilat, do të përhapte fjalën Hyjnore të Krishtit dhe ruajtjen e gjuhës së bukur amtare, shqipen.

Por në Tokën e Bekuar të Botës së Re, një tjetër prelat katolik, kishte qenë përpara imzot Zef Oroshit. Ai ishte bashkëvendasi e atdhetari i flaktë, abati i Mirditës e rilindasi i madh imzot Preng Doçi.

Kjo kishte ndodhur, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ai, meqenëse e kishte të ndaluar të kthehej në Shqipëri nga Perandoria Osmane asokohe (mbas 11 vjet burg, që kaloi në qelitë e ftohta të osmanllinjve), imzot Preng Doçi (duke e marrë miratimin nga Selia e Shenjtë), u nis për mision në Amerikën e Veriut në vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parë mirditor, që shkeli kontinentin e ri, si misionar klerik katolik.

Dy mirditas Doçi e Oroshi, në kohë të ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit në dy robëri: otomane barbare dhe diktaturën komuniste.

Studiuesi dr. Pjetër Pepa, saktëson: “Natyrisht, kleri katolik, që kishte qenë historikisht urë lidhjeje mes Shqipërisë dhe Europës, që kishte kulturën perëndimore, kishte miq në Perëndim e bashkëpunonte me Perendimin, sa herë e lypte çështja kombëtare dhe fatet e atdheut, ishte gjithnjë kundër orientalizmit dhe e luftoi atë, me të menduarin, mënyrën e jetesës, administratën e veprimtarinë shoqërore e prapë, gjithsesi ishte në epiqendër.”(2)

Falë pasionit e vullnetit të hekurt, për t’u marrë me libra dhe studime, që kërkonin shumë mund dhe kohë në përkthime, dr. Oroshi, përfundoi shqipërimin e librave: Katekizmi (1953), Ungjilli simbas Mateut (1953), Studimet e Bioshme (1953), duke mos lënë mbas dore studimin e leksioneve të disiplinave të universitetit në vitin e parë akademik (1953-1954).

Po më 1960, përkthen dhe boton Visarthin Shpirtnuer, një lloj katekizmi doracak, për familjarët emigrantë shqiptarë katolik.

Dashuria e respekti, për shkrimtarët e shkollës së traditës geg veriorë, që kishin vulosur me erudicionin e përkushtimin e tyre, u bënë objekt i studimeve të tij.

Për të qenë më konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shumëplanësh, në fushën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Një punim të plotë dhe dinjitoz: si vepër monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numër special), ai e botoi të plotë, në revistën autoritative, shkencore, kulturore Shejzat (1975), në përkujtim të mikut të tij të madh.

Në Universitetin e famshëm të Romës Angelicum (1958), vijon studimet e vitit të pestë në degën adhuruese të teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit.

Këtu merr si subjekt, për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor.(3)

Në komisionin e Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane.

Ekipi prej pesë profesorëve të njohur italianë dhe një nga Universiteti i Oxford-it në Angli, e dëgjonte me vëmendje dhe interesim shpiegimin e tezave, sipas një këndvështrimi dhe studimi të hollësishëm, që kleriku shqiptar, i kishte bërë punimit voluminoz shkencor të disertacionit shumëplanësh filozofik, teologjik, të cilin, e përshkonte një bosht i ngjeshur enciklopedik.

Kjo u duk dhe në literaturën e përzgjedhur shoqëruese, që autori i palodhur e këmngulës kishte renditur në fund të temës shkencor hulumtuese.



Kujtimet e hidhura nuk i fshihen…


Ai përpiqej, t’a largonte vemendjen nga ngjarje plot të papritura, që i kishin ndodhur në Shqipëri. Por sërisht, kujtime të një kohë të hidhur, që s’harrohen e ngacmonin, për të gjykuar sesi ka mundësi, që shqiptari komunist urren për vdekje bashkëatdhetarin atdhedashës dhe idealist.

Jemi në vitet e inkuizicionit të zjarrtë komunist, ku, proletarët, ishin gati të grinin në morsën e tyre cilindo, që nuk mendonte, ushqehej e këndonte vallen sllavo-ruse proletare kundërshqiptare…

Kështu, krimineli me nofkën sadisti i pamëshirshëm, i quajturi famkeqi Hodo Habibi (i vetëquajtur si Toger Baba), me urdhër të treshës: Rita Markos, Mehmet Shehut e Enver Hoxhës, e ndiqte këmba-këmbës don Zefin, për ta vrarë, ashtu sikurse kishin masakruar pa gjyq 101 vetë në Qarkun e Shkodrës sëbashku me Malësi të Madhe (Kelmend), sikurse në Lezhë dhe Mirditë.

Duke lexuar me kujdes, kujtimet plot plagë të imzot dr. Zef Oroshit, shohim se: “… Vetë Mehmet Shehu, pati deklarue, se Dom Zefit ia fali jetën, por në gjyq duhet me dalë. Nji e thanë tjetër, ishte e sigurt: “Sa t’i peshoj trupi i tij aq flori japim për atë që na e fut në kurth gjallë apo vdekun Dom Zefin”… Nga ujqit në qeveri e ujqërit e malit, kjem të detyruem të iknim, sepse të dyja palët turreshin mbas erës së gjakut… Preng Përdoda, po ecte pak përpara dhe u fut në gjirin e nji kepi sa rafti. Sapo vuna kamben e djathtë ndigjova zanin e tij: “O shkova megjith gur.” Menjiherë kapa degën e frashnit e e tërhoqa për xhakete, duke i shpëtue jetën…”(4)

Editorët e botimeve kulturore të kohës, me këmbëngulje i kërkonin eruditit të palodhur dr. Oroshit, artikuj të larmishëm me tematika të ndryshme.

Kjo duket gjatë letërkëmbimeve, që prelati katolik kishte me pendat e spikatura të mendimit elitar shqiptar në emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjeçaj O.F.M…

Kështu, në një letër që prof. Ernest Koliqi, i shkruan nga Roma imzot Oroshit, ndër të tjera nënvizon: “Ju falena nderës për letër. Presim si zogla verës ndoi shkrim t’Uejin. Shndet e punë të mbara.”

Gjithashtu ruajti një korrespondencë të rregullt, me shumë personalitete e njerëz të thjeshtë shqiptare dhe të huaja, ndër të cilët, ishin: Halim Begeja, dr. Henrik Gurashi (1914-1971), Tahir Kërnaja, A. Toto, K.Cakrani, J. Bresa, Gj. Bala, Terence Carinal Cooke D.D., Robert F. Kennedy, Teki Xhindi, Xhevat Kallajxhiu, Abdurrahim Kumbarçe, Gus Gorguze, dr. Hamdi H. Uruçi M.D., Kolec Pikolini, Rrok Maloki, Marash Ndoc Shkreli, Ymer Doda, reverend Baba Rexhepi, Ibrahim Kulla, Tahir Markaj, dr. Lec Zojzi M.D., Giovanni Cardinale Villot, msgr. James J. Murray, Cardinal Antoniutti, imam Salih Myftija, Edward E. Swanstrom, Harvey Rothenberg, veschovo (ipeshkëv) Giuseppe Perniciaro, Thomas F. Henegham, mons. Felice Cenci rettore, atë Andreaw Nargaj, doktor dhe zoja Dibra, Vahit Çika, dr. Andrew E. Elia, John J. Maguire D.D., episkopi Stefan lasku, imam Isa Hoxha, prof. Rexhep Krasniqi, dr. Tajar Zavalani, prof. Mhill Marku, prof. Zef V. Neka, don Prek Ndrevashaj, papas Teodoro Minisci arqimandrit, Lec Shllaku, Nesti Andrea, Roza Baba, dr. Agim Leka M.D., Kolë Preka Cacaj, fr. Emmanuel Kljajiç O.F.M., don Ivan Colakoviç, Preng Gruda, Sami Çaushaj, Isa E.Ndreu, Ndoc Vulaj etj.

Ajo që është interesante, është se ai ka nënshkruar si antar i Urdhërit të shën Françeskut, kur në fakt kishte mbaruar studimet teologjike si klerik jezuit.

Edhe sot komuniteti katolik shqiptar në New York dhe rrethina, meshtarin aktual (një prift dioçezan) të Urdhërit Jezuit don Pjetër A. Popaj, shpesh e thërret si frat.

Malësorët tanë, kanë pasur e ruajnë ende një respekt të veçantë, për antarët e Urdhërit të shën Françeskut, në Veri të Shqipërisë, të cilët, me përkushtimin dhe dashurinë e tyre për popullin, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në ndërgjegjën e kombit shqiptar ndër shekuj.

Don Zefi, ka celebruar meshë së pari në kishën sllovene të shën Cirilit në St. Morris Park 8th Street në New York, në kapelen e Universitetit të Fordham-it në Bronx, në shkollën e kishës së Mount Cornel në Bronx, në kishën e St Raymond’s në Costle Hill Avenue në Bronx.

Emigrantët shqiptarë në Amerikë, kishin ardhur nga kampet e refugjatëve të Italisë e Austrisë. Për më tepër, Lidhja Katolike, u formua në një mbledhje të mbajtur në kishën katolike Sllovene të shën Qirilit, në Saint Mark’s Pace, New York.

Në mbledhje, si mysafirë, morën pjesë, mes të tjerëve, prof. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipnia e Lirë dhe aktivisti i komunitetit Stavri Qiriako nga Bashkësia Orthodokse Shqiptaro Amerikane.

Asokohe Monsinjori, që ishte meshtar i emëruar, për shërbesa fetare në St. Raymond (East Tremont Avenue, Bronx, New York), megjithëse çonte meshë në Kishën amerikane, gjithnjë me shpirt e zemër rrinte pranë komunitetit të vogël katolik shqiptar.

Dhe më 1973, u realizua dëshira e madhe e klerikut të përkushtuar në trinomin Fe Atdhe Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej bashkëatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.

Kisha e re, qendroi për shumë orë e hapur, për vizitorët e shumtë shqiptarë e amerikanë.

Në një nga sallat e bukura të ambienteve të Fordham University, u mbajt programi i rastit dhe u shtrua darka madhështore, përgatitur nga Këshilli dhe Pleqsia e Lidhjes Katolike Shqiptaro Amerikane dhe tre komisione te formuara nga ata.

Ja sesi e përshkruan, Mark K.Shkreli, atmosferën festive të asaj dite gëzimi, për të gjithë bashkëatdhetarët, në faqet e revistës me të njëjtin emër, tek përcjell raportin:

“Saloni, megjithse me 400 vende, kje tepër i vogël, për të pranue të gjithë ata që dëshirojshin të merrshin pjesë në këtë solemnitet. Mbramjen madhështore e zamadhe me praninë e tyne dhe mysafirët e grishun, për ketë rast e nderonin ndër të tjerë (mbasi drejtori i ynë, At Zef Oroshi dhe kryetari i mbramjes z. Fran Sokoli, morën vendet e veta) edhe: Dr. H. Begeja, përqafsues i Ballit Kombëtar, z. Ago Agaj, përfaqësues i B.K.I., Dr. Rexhep Krasniqi, president i K.Sh.L., z. Imam Isa Hoxha i New York-ut, z.Peter Chickos, president i Vatrës, imzot Gustav Schultheoss, Vikar Episkopal i Bronx-it dhe perfaqësues i Eminencës Kardinal Cooke, Arqipeshkëv i New York-ut; Imzot Stefan Lasko, ipeshkëv i Kishës Orthodokse Shqiptare n’U.S.A.; Dr. Anthony Athanas, ish-Kryetar i Vatrës dhe përkrahës i çdo të mire shqiptare; Dr.Çesk Ashta, Kryetar i L.K.Sh.; z. Sami Çaushaj, i Org. Balli Kombëtar; Dr. Arnold, i shkollës Mjeksore “Eistein” Bronx; Dr. Brown, Drejtor i Projekteve Shëndetësore në Fordham Misericordia Hospital; Dr. Athanas Gegaj, editor i gazetës “Diellit”.

N’ora 5 mbas dreke, kryetari i darkës z. Fran Sokoli, shpalli fillimin e programit. Zonjusha shqiptare Lume Juka, këndoi Hymnin Kombëtar amerikan dhe atë shqiptar. Mbasandej lexuene referatet z.  Ndoc Vulaj, n/kryetar i L.K.Sh.A. dhe z. Pashko Deda, antar i të njajtës. Hymnet dhe referatet kjenë të pershëndetuna me duartrokitje të zjarrta.”(5)

Po të shikosh me kujdes fotot e botuar, në koleksionin e revistës Jeta Katolike asokohe, syri dallon menjëherë pamjen arkitektonike të projektuesit, ku, Shtëpia e Zotit, (Kisha), kishte formën e kryqit latin, me kumbonare, me hapësirë mbas lterit, me drita të zbukuruara shumëngjyrëshe, që ndriçojnë fuguret e shenjtorëve dhe afresket e shënjtorëve në pikturë.

Këtu shquhej një ballkon, brenda ambienteve të Kishës dhe në fasadet e saj, janë të vendosur truporet e shën Ndout, shën Nikolla, Nana e Këshillit të Mirë, etj., ndër më të adhuruarit me devocion të besimtarëve të krishterë e jokrishterë.

Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve, la një emër shumë të mirë në fushën e publicistikës e botimeve në gjuhën shqipe.

Ishte ai, që shqipëroi librin Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve (Romë, 1960, 1979), në gjuhën e ëmbël gegë, aq të nevojshëm për shqiptarët.

Pjesë nga materialet e para të shqipëruara prej Ungjillit, nisin të botohen për herë të parë, në revistën e komunitetit katolik Jeta Katholike Shqiptare (1966-1978), në numërat e para të saj, por pa nënshkrimin e vet.

Kjo rubrikë, vijoi rregullisht, në shumë numëra të së përkohshmes, për pesë vite me radhë.

 Monsinjori ishte tepër enërgjik, në kryerjen me saktësi deri në fund të çdo detyre, që merrte përsipër. Don Zefi, me modestinë tipike malësore, ishte një bibliotekë, që ecte me dy këmbë, sikurse shpreheshin të gjithë ato që e njihnin nga afër, “një enciklopedi vërtetë e gjallë”.

Ai nuk dinte të shterronte kurrë, për dijet akademike dhe bashkëkohore fetare dhe kulturore shqiptare që zotëronte. Për nga kultura e pasur dhe e gjerë, ai kishte përherë në zotërim, një thellësi e pastërti mendimi logjik.

Mbas Koncilit II Vatikanas (1967), mesha e shenjtë, u caktua me dekret papal asokohe të mbahet jo në gjuhën tradicionale latine, por në gjuhën respektive të çdo populli, që ushtron besimin katolik.

Eshtë bërë traditë në çdo shtet, për meshtarët, kur emërohen si barinj shpirtëror në shtete të ndryshme të botës, duhet të flasin gjuhën e popujve që u shërbejnë me sakramente e çojnë meshën në kishë.

Në këtë mënyrë, kuptohet e përjetohet më kjartë domethënia e doktrinës së krishterë.

Mbas 40 viteve (2007), papa Benedikti XVI, ka shprehur orientimin (sërisht me dekret papal), për t’u kthyer tek tradita e hershme kristiane.

Tashmë mesha, po mbahet në gjuhën e hershme tradicionale latine, për të qenë më pranë kohës së hershme, kur krishterimi u bë si fe zyrtare në botë.

Shprehja me fjalë të zgjedhura e mbresëlënëse, erudicioni dhe edukata e thellë ekumenike e imzot Oroshit, ishin ftesa e së dielës edhe për shqiptarët e besimeve të tjera, shumë prej të cilëve shkonin për të dëgjuar predikimin (homelinë) në kishë.

Si njeri me kapacitet human, si mjek i mirë me ilaçet e Krishtit, shëron shumë plagë ndër shqiptarë, mërgimtarë të infektuar nga dhuna e ushtruar nga rregjimet e njëjta totalitare.(6)

Dr. Oroshi, edhe gjatë meshëve në kishat amerikane, bëri apel, për të drejtën e popullit për liri civile, besimi, për të cilën vuante shpirtërisht e punoi me devocion me miqtë amerikanë e aktivistë të palodhur bashkëatdhetarë kudo nëpër botë, për lirinë e fesë në Shqipëri.

Projektues e aktivisti i flaktë, mbetet si frymëzuesi i bashkëatdhetarëve në organizimin e disa tubimeve kundërkomuniste dhe liri besimi në Shqipëri, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN) në Manhattan New York.

Respekt e mirënjohje për mësuesin Mjeda

Imzoti e adhuronte shumë mësuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar të përmasave botërore don Ndre Mjeden (1866-1937).

Oroshi, shpesh jetonte e vepronte, nën shembullin e edukatorit të zellshëm e frytdhënës pranë Seminarit Papnor në Shkodër (1843-1946, 1991).

Për të gjithë shqiptarët asokohe, Ishte një ndër njohësit dhe propaganduesi më i shkëlqyer i jetës dhe veprës së poetit të dashtur Mjeda.

Ai, e përkujtoi me respekt të madh mësuesin e tij, në shenjë mirënjohje e nderimi në New York, duke organizuar përkujtimin, në 40-vjetorin e vdekjes.

Mjedja e nxënësi i shkollës e adhurues i tij, kleriku emigrant imzot Oroshi, kishte miqësi me klerikët shqiptarë të besimeve fetare.

Don Ndre Mjeda e prifti Oroshi, ishin për dialogun ekumenik me ortodoksët, besimin islam, bektashit, protestantët e fetë e tjera.

Ai, kishte bërë shpesh takime me Kryepeshkopin Hirësinë e Tij imzot dr. Fan Stilian Nolin në Boston.

Për frymën e shëndosh në takimet ekumenike (midis kishave të krishtera), sikurse mësojmë nga studiuesi i rrymës shkencore të mjedjaologjisë prof. dr. Mentor Quku(7), “…autoriteti i Mjedës, në këtë drejtim ishte absolut. Personaliteti i poetit, shihej si njeriu më i përshtatshëm në të gjitha rastet kur lindëte nevoja për dialog.”(8)

Në mesin e shekullit XX, me rizgjimin e lëvizjeve për bashkimin e besimtarëve të krishterë në botë, filluan të thyhen shumë barriera e pengesa përmes ekumenizmit.

Kështu papa Pali (Paul) VI (1963-1978) e Patriarku i Konstantinopojës Atenagora I (1886-1972) me origjinë arvanitas, që jetojnë në Greqi, në takimin e tyre në vitin 1964 në Tokën e Shenjtë, u munduan t’i afrojnë zemrat e të krishterëve të ndarë (shkizma) në vitin 1054.

Diskutimet e gjata, të dy barinjve të grigjës shqiptare në emigracion, gjenin gjithnjë frymën e ngrohtë të mirëkuptimit e respektin e ndërsjelltë. Ata kishin menduar kohë të gjatë, për rikthimin dialogut ndërfetar (ekumenik), që kishin bërë pararendësit prelatë, për të afruar e më mbas bashkuar kishën e ritit oksidental (catholic roman) dhe oriental (orthodox east), si një vlerë e re shpirtërore e bashkësisë arbërore në ShBA.

Me sa duket, përvojën e kishte mësuar nga eruditi i gjërë e i thellë poliedrik i poetit don Ndre Mjedja shumë vite më parë. Fëmijëria dhe rinia asokohe, kanë qenë një bllok shënimesh në kujtesën e freskët të klerikut dr. Oroshi.

Në revistën 3 mujore të përkohshme të komunitetit katolik shqiptar në New York, ai do të shkruaj artikullin me titull: “Dom Ndre Mjedja me rastin e 40-vjetores së vdekjes”(9)

Ashtu sikurse për don Mjedjen e madh dhe bariun në emigracion imzot dr. Oroshin, “… feja dhe atdheu janë dy nocione, të cilat, nuk ishin në raporte përjashtuese me njeri tjetrin. Në çdo rast kudo dhe kurdo kishte vend për të gjithë… Devocioni fetar është brenda vetëdijës së Mjedës sëbashku me atdhetarizmin e flaktë. Ata nuk mund të përjashtonin njeri-tjetrin, sepse ashtu ishin dimensionuar; ata flinin bashkë brenda Mjedës”(10)

Kishte raste, që nga misionet e pambarim imzot Oroshi, gjente pak kohë të lirë, për t’u prerë në qetësi, vetmi e cila, i pushtonte mallin për atdhelindjen. Meditacionin e thellë si ushtrim shpirtëror e bënte dy javë në vit.

Vetmia e tij, ishte një adhurim i përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim me Zotin.

Ai shpesh i mbushte sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste.

Gjatë shëtitjeve të lira në park, që miku i afërt Tomë Mrijaj, ka bërë me kumbarën e katër fëmijëve të tij (Ardiana, Nikolla, Elizabeta dhe Donika, shënimi im K.K.), kleriku i nderuar dhe respektuar imzot dr. Zef Oroshi, vijueshmërisht, bënte biseda të lira për Oroshin, përsekutimin e klerit katolik në Shqipëri.

Një ditë, kujton studiuesi dhe publicist Tomë Mrijaj, disa vite para se meshtari të ndahej nga kjo jetë, ku, jetonte me shumë priftërinj të tjerë të moshuar, që kishin dalë në pension në Cardinal Spellman High School në Bronx, New York, thotë se, ai më thirri në telefon.

Dr. Oroshi, gjatë bisedës telefonike, i thotë mikut të vet: “Tomë, a keni mundësi të vini pak tek unë!?” Bashkëbiseduesi i përgjigjet prelatit, se në çdo kohë, jam i gatshëm të vi tek ju. Gjatë rrugës, duke udhëtuar me makinë Toma, mendonte, se don Zefi, duhet të jetë shumë i sëmurë.

Aktivisti i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës dhe miku i afërt i meshtarit Tomë Mrijaj, tregon: “Kur hyra brenda shtëpisë, Monsinjori, u ngrit në këmbë, me buzëqeshi gjithë humor, duke thënë: “Pashë në dritare një diell të bukur, që më ngacmoi në shpirt frymëzimin. Menjëherë, më shkoj mendja tek ju, e u telefonova, duke qenë i sigurtë se do të vinit për të shëtit sëbashku me mua.”

Iu përgjigja, se jam gati të shkojmë për shëtitje, ku, të dëshironi ju. Ai dëshironte që të shkonim në brigjet e plazhit Orchard Beach. Atë ditë, në bregdet nuk kishte asnjë vizitor, përveç meje, imzot dr. Zef Oroshit dhe qindra pulëbardha, që fluturonin dhe ecnin të qetë rreth nesh.

Prelati ynë më pyeti: 
“I dashtun Tomë, nëse ia qëlloj a më thua të vërtetën?”

Ai nga sëmundja e rëndë, mendonte se e kishte humbur vetëdijën. Monsinjori, e ngriti dorën e djathtë lart e shtriu drejt ujërave të pambarim të Oqeanit Atlantik dhe me drejtimin nga Jugu më tha: “A i bie të jetë në atë drejtim Shqipnia?”

Unë iu përgjigja menjeherë, se në atë drejtim, që tregoni ju me dorë është Shqipëria. Pashë se mënjeherë i erdhi nga thellësia e shpirtit një buzeqeshje shumë e gëzuar.

U ngrit në këmbë, i çoi duart përpjetë dhe tha fjalët: “E vraft Zoti Enver Hoxhën e at komunizëm të zi, që nuk na la me jetue në vendin tonë. Po ç’ka i bam na priftat, të cilët, u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht, e kena dasht dhe e dona vendin e popullin tonë, të cilit, i kena shërbye përherë me zemër e dashuni.”

Atij i plasi një vaj i madh dënese dhe përshpërti emrat e vëllezërve të tij Prenit, Ndout dhe motrës Luçies, për të cilët, kishte marrë lajme jo të mira, se gjenden të internuar në Gradisht të Lushnjës.

Ju drejtova imzot Zef Oroshit, se ju jeni një personalitet i madh, që po vuani, sikurse kanë vuajtur historikisht njerëzit e shquar të këtij planeti.

Librin tuaj të shqipëruar: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve”, e pashë në çdo Kishë gjatë vizitës sëfundit në Kosovë dhe meshtarët më pyesnin për ju. Ai u qetësua disi dhe mbas pak minutash u kthyem me makinë në shtëpinë e tij…”

Mons. Oroshi dhe numëri i parë i revistës Jeta Katholike Katolike (New York, 1966)

“Shekujt e parë letrarë shqiptarë, apo e thënë ndryshe, faza pararendëse e kulturës së shkruar shqipe, dallohet për një prani të gjithëpushtetëshme të autorëve klerikë katolikë… Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, nga 294 autorë që botuan të paktën një libër, 205 prej tyre ishin pjesëtarë rë komunitetit të krishterë shqiptarë…” – Prof. dr. Stefan Çapaliku. “Krishtërimi ndër shqiptarë”, Tiranë, 1999 f.440-444

Revista fetaro kulturore Jeta Katholike Shqiptare (Albanian Catholic Life) si organ shtypi, që në hyrje përcakton, se është organ i Lidhjes Katholike Shqiptaro Amerikane në New York.

Redaktorët e parë ishin: Dr. Çesk Ashta e Kolë Çuni, ndërsa drejtor përgjegjës Rev. Joseph J. Oroshi, D.D. Adresa e parë e revistës ishte: 261 South Broadway Tarrytown, N.Y., U.S.A.

Më poshtë në faqen e dytë thuhet, se dorëshkrimet dhe nëse nuk botohen nuk kthehen.

Karakterin demokratik dhe lirinë e debatit e shohim në përcaktimin se: “Artikujt me karakter polemik, duhet të nënshkruhen me emen”, një shembull ky për mediat “demokratike” shqiptare të shekullit XXI.

Në ballinë bie në sy dy shtegtarët arbëror, që shoqërojnë me vështrim ikjen në Genazzano (Itali) të fugurës së shenjt të Zojës së Shkodrës, mbas masakrave barbare të pushtuesve turq mbi popullsinë vendase.

Kjo vepër relgjioze dhe artistike njëherësh, gjendet sot në tavanin pranë elterit të kishës katolike Zoja e Shkodrës (1998) në Hartsdale New York.

Revista, në #1, viti I (1966), ka 26 faqe. Bie në sy në gjithë buletinin mungesa e gërmes ë.

Ajo hapet me editorial-in e shkruar nga drejtori përgjegjës imzot dr. Zef Oroshi, me pseudonimin Zodiaku (E më vonë do të përdorë pseudonimin Teologu, Redaksia).

Ai, mbasi bën një përshkrim të shkurtër të përsekutimit të intelektualëve në Shqipëri në vitet e errëta të komunizmit ateist, shton se përballë masakrave elita intelektuale në emigracion përkujton frytet dritëdhënëse të lëmeve të ndryshme të diturisë, duke përshkruar revistat që botoheshin në Shkodër, gjatë kohës që vetë meshtari Oroshi ishte student në shkollën private katolike.

Me një nostalgji të veçantë, kleriku Oroshi, kujton dy pleqtë të veshur me kostume tradicionale vendase, që shëtisnin derë më derë, për të shpërndarë me një krenari e zë të lartë revistat: Hylli i Dritës, L.E.K.A. etj.

Autori Zodiaku, shkruan:

“Natyrisht dhe per kete, megjithse do te dale tremujor dhe pa kurrfare mtese epersijet, na mungojnë mjetet dhe, ne rrethanat e sotshme, deri diku dhe pendat, sepse, secili asht i mbethyem ne tavoline ose fabrike me punen nga e cila nxjerr jetesen e perditshme.

Meshtaret shqiptare, dhe ata qe kane mbete gjalle dhe jetojne ne boten e lire, jane te shkaperderdhun e te lidhun me pune aty ku i ka hjedhe rrethana historike, nen urdhnin e auktoritetevet fetare vendase.

Megjithate, derisa ndjetin e kemi te mire, me te gjitha flijimet personale qe parashifen, kemi uzdaje te plote se disa penda ma prodhueset nder ambjente te e sidomos meshtarevet e te katholikevet kane me na mungue…

Sot per sot Lidhja Katholike Shqiptare Amerikane e New York-ut ka caktue me e qite per nji vjete buletinin.

Nese bamiresija, simpathija dhe penda e intelektualvet do te na perkrahin, u premtojme lexuesavet se grupit t’yne nuk do t’i mungojne vullndesa e flijimevet personale dhe e punes vullnedtare per vijimin e tij.” (f.2)

Artikulli vijues, në faqet 3-5, është shkruar nga Pader Andrew Nargaj, O.F.M., Ph.D., duke i lënë vendin më pas shkrimit redaksional: Rruga e Jone.

Një përkthim interesant, është bërë nga Prof. Martin Camaj, të titulluar: Adhurimi i Tre Dijetareve nga Lindja, ndërsa Kolë Nikoll Bajraktari, përshkruan atmosferën e Krishtlindjeve dhe vijon me poezinë Keshendellat.

Kol Çuni, në shkrimin e parë jep përshkrimin e Presidentit John F. Kennedy: Babe Familjet e Besimtare i Vertete.

Prof. Mhill Marku, paraqitet për lexuesit mërgimtarë me analizën: Gjuha Shqipe ne Amerike dhe më poshtë ka ofruar një poezi nga Pader Gjergj Fishta.

Zef Pashko Deda, trajton marrëdhëniet mes Vatikanit e Washingtonit dhe Papa Pali VI, ndërsa për Gonxhe Bojanxhiun e veprimtarinë e saj në dobi të të varfërve, At dr. Zef Oroshi, u tregon shqiptarëve ne mërgim për bijën e harruar në tokën e të parëve në Shqipëri.

Revista, në #1 të saj, ka kronikën shoqërore, zgjedhjet e reja të Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, si dhe stafin e shtypit, në të cilën janë emrat: Loro Stajka, Ndue Gj. Markaj, Nikoll Melyshi, Kol Nikoll Bajraktari, Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Zef Hasani, Fran Sokoli, Lodovik M. Bajraktari.

Ajo që është më interesantja, është se në revistë janë të shënuar meshët përkujtimore e mesha për deshmorët e Atdheut (pavarësisht se cilit besim i përkasin), duke u quajtur tradicionalisht më vonë si meshë Kombëtare çdo 28 Nëntor, kur është edhe kremtimi i Shpalljes së Pavarësisë.

Revista, falënderoi të gjithë për pagesën e rregullt të antarësisë, me anën e së cilës krijohet mundesia e vijimësisë së saj.

Filed Under: Histori Tagged With: KLAJD KAPINOVA-Monsinjor Oroshi

TONY MUSAJ DHUROI $ 500.00 PËR DIELLIN

April 1, 2019 by dgreca

Tony Musaj me zonjen

Gjatë ditës së sotme, e Hënë 1 Prill 2019, veprimtari i komunitetit, biznesmeni i njohur Tony (Tush) Musaj e thirri Editorin e Diellit dhe i dhuroi $500.00(Pesëqind dollarë) për 110 vjetorin e Gazetës “DIELLI”. Federata VATRA dhe gazeta e saj DIELLI e cmojnë shumë bujarinë dhe i shprehin falenderime të përzemërta z. Tony Musaj dhe familjes së tij atdhetare. Z. Musaj është i njohur për kontributet e tij në ndihmë të komunitetit.

 Faleminderit i dashur atdhetar!

***

THIRRJE E EDITORIT

Vatranë; është radha juaj të tregoni bujarinë dhe frymën vatrane. Dielli ka 110 vjet që mbahet me dhurime të nxitura nga fryma vatrane dhe shpirti bujar i shqiptarëve të Amerikës.Le të vedosim të gjithë nga një gur në kështjellën e shqiptarizmës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, Kështjellën me emrin e bukur VATRA & DIELLI. Secili kontribuon me aq sa mundet, por gur -gur bëhet kalaja. Kështu e kanë mbajtë Kështjellën e shqiptarizmës vatranët këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtues dhe Kryesi të Degëve të Vatrës
Vihuni në krye të degëve dhe kontribuoni në këtë fushatë që synon të përballojë veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të DIELLIT dhe Konsolidimin në këtë shekull të dytë të gazetës tonë të dashur.
Ju të zgjedhur në strukturat e Vatrës, tregojeni me vepra se dini t’u prini fushatave të Vatrës. Është koha të kryeni obligimet tuaja!
Ju biznesmenë, që ju akrakterizon shpirti i patriotizmit, mbështetni gazetën, që ka regjistruar 110 vite jetë të Kombit tonë. DHURONI!

Filed Under: Histori Tagged With: TONY MUSAJ-DIELLI

Kongresi Arsimor i Tiranës, Gusht 1924

March 30, 2019 by dgreca

NGA ENGJELL ZERDELIA/

Rexhep Mitrovica/

Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës (gusht 1924 ), në mes Bajram Curri.

Kongresi  Arsimor  i Tiranës, Gusht 1924

(në prag të 95-vjetorit)

         Ngjarjet klumore kombëtare, kanë bërë të mundur thirrjet e kongreseve arsimore në Shqipëri, S’kishte si të ndodhte ndryshe edhe pas fitores së Revolucionit Demokratik-Borgjez të Qershorit të udhehequr nga kryeministri i asaj kohe Theofan Stilian Noli në vitin 1924 u pa e arsyeshme që të organizohej një kongres kombëtar tjetër për arsimin, por ndryshe nga praktikat e ndjekura deri tani, që këto kongrese i afronte dhe drejtonte Ministria e Arsimit dhe qeverite përkatëse, ky kongres u pri nga vetë mësimdhënësit. Praktika dhe tradita e shndritshme fillon me nismën e arsimtarëve të Normales së Elbasanit; A.Xhuvani, A.Gashi, K.Lajrja, K.Ylli, S.Harri, Sh.Arra, A.Duhanxhiu, S.Sejdini, I.Xhaja, S.Paparisto, H.Zeka e të tjerë dhe gjen mbështetje të plotë edhe tek arsimtarët e Tiranës; Shadije Bogdo, J. Blakaçori, J.Minga, R.Zeko, M.Vokshi, J.Pano, J.Fekeçi, Z.Jarani e të tjerë. 

Kjo nismë gjeti mbështetje të plotë në të gjitha krahinat shqiptare. Po të veshtrosh  me vëmendje edhe përkatësia e emrave të mësuseve te saj shtrihet nga Zara e largët, Gjakova, Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Vlora, Korca, Gjirokastra dhe Pogoni ne Camëri. Tek kjo listë s’ka se si të mos ndalesh dhe të analizosh me krenari pjesëmarrjen e gruas apo femrës moderne dhe bashkëkohere shqiptare që arsimimin e shikon si të vetmen rrugë të zhvillimit dhe përparimit të kombit tonë.

Kjo armatë mësuesish cohet më këmbë dhe thërret dhe kërkon emëruesin e përbashkët: “Shqypnia, nëpër shkollë, pret dritë”. Të vetëdijshëm, të drejtë dhe shumë korrekt lajmërojnë organet kopetente për mbarëvajtjen e këtij misioni të rëndësishëm, largpamës dhe historik.

Ministrisë së Arsimit dhe Punëve të Brendëshme/Tiranë 

Këtu bashkangjitur kemi nderin t’ju paraqesim kopjen e deklaratës për mbledhjen e një kongresi arsimor në Tiranë, më 12 gusht; duke qenë se qëllimi i kongresit është zhvillimi i arsimit kombëtar dhe me anë të këtij, lehtësimi i barrës së rëndë që ka qeveria e sotme për zbatimin e parimeve të saj demokratike, lutemi të na jepni leje për çeljen e kongresit në fjalë dhe ndihmën morale të Qeverisë. 
Sekretari M. Vokshi 
Kryetari i Komisionit Nismëtar J. K. Minga

   Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës (gusht 1924 ), në mes Bajram Curri.

 Nënprefektura e Tiranës 
Nr.2063 Tirane, me 26.VII.1924 

Në mbështetje të urdhërit 1731/I, të datës 26.VII.1924 të Ministrisë së Punëve të Brendeshme ju jepet leje për mbajtjen e kongresit … dhe të na njoftoni vendin dhe kohën e mbledhjes për të dërguar përfaqësuesin e prefekturës në çdo mbledhje. 

***
Ministria e Arsimit 
Nr.960/I Tiranë, më 26.VII.1924 
Kryetarit të Komisionit Nismëtar Tiranë 

Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit duke çmuar dobinë dhe qëllimin e bukur që ka kjo mbledhje e këtij Kongresi, jep lejen e vet, duke shtuar se do të jetë gati kurdoherë për përkrahjen e tij moralisht e materialisht. 

                             Për zav. Ministrin e Arsimit Pertef Pogoni 

Deklarta e Arsimtarëve të Shqipërisë, me nismën e bukur të mësuesve të Normales së Elbasanit të prirë nga prof. A.Xhuvani dhe stafet pedagogjike të Tiranës gjeti mbështetje të fortë anekënd atdheut tonë të dashur. 

Komisioni Nismëtar parashtroi këto pika: 

1) Arsimi mbi parime demokratike drejt evolucionit të shpejtë të popullit, 

2) Njësia shkollore mbi thmele kombëtare, 

3) Përmirësimi i programit mbi baza të jetës reale, 

4) Mos me hapë shkolla të reja, pa rregulluar nga çdo pikëpamje plotësisht shkollat e sotme,

5) Krijimi i një komisioni permanent për botimet e teksteve shkollore e të tjera,

6) Formimi i një lidhjeje të përgjithshme të arsimtarëve me këto qëllime: 

a. Paralelizmi në rrogë me nëpunësit e tjerë; 

b. Sigurimi i pensionit;

c. Gradimi me mënyra legale; 

ç. Përhapja e jetës sportive 

d. Konfrenca, shëtitje, muzeu e shkollës e të tjera; 

dh. Lartësimi moral dhe intelektual i mësuesvet me libra, revista dhe botime të tjera në ndihmë të tij; 

e. Lehtësim ekonomik i mësuesve me të dhanme tokë të shtetit; 

f. Mbrojtja e të drejtave legale të mësuesit (emërime, transferime, ndëshkime e të tjera) 

7….12) Sigurimi i detyrimit të arsimit edhe për femra Komisioni Nismëtar Shadije Bogdo, Jonuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Zan Jarani.

       Kongresi i Arsimtarëve të Tiranës çeli punimet, më 12.08.1924 në orën 17:00, pra mbasdite në shkollën femërore  dhe merrnin pjesë 33 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në bazë të traditës mbledhjen e hap më i moshuari i delegatëve dhe e kryeson zoti Jani Minga, i cili mbajti një fjalim patetik duke falenderuar me ngrohtësi delegatët që iu pergjigjën thirrjes së Komisionit Nismëtor. Ndër të tjera vlerëson rëndësinë e kongresit dhe është plotësisht i bindur dhe thotë se do t’i vëmë arsimit themele të shëndosha për të bërë të mundur rrugën e qytetërimit dhe përparimit. Ne kemi titullin më të lartë dhe meritimi i të cilit është një lavdi për ne. Vlerëson arsimtarin që është i zoti të ndreqë, jo vetëm fatin e vet, por edhe atë të gjithë kombit… me shpresë që vepra e këtij kuvendi do të japë pemët e duhura, po thërres:

       A.Xhuvani                          J.Minga                              P.Pogoni

Rroftë kombi shqiptar! 

Rrofshin arsimtarët! 

***

Bisedimet e ditës së parë: 

1. Zgjedhja e kryesisë së kongresit me kryetar zoti Ahmet Gashi, nënkryetar zoti Jani Minga, sekretarë zotërinjtë Kiço Konomi, L. Kromiqi, Jonuz Blakaçori. 

2. U vendos dërgimi i një komisioni tek Kryeministri dhe tek Ministria e Arsimit për urim i përbërë nga zotërinjtë: Ahmet Gashi, Mihal Sherko dhe Xhevat Korça. 

U vazhdua me pikat e tjera; leximi i programit, veprimi i Kongresit në orën 8.00-12.00 dhe mbasdite 15.30-19.00 dhe së fundi mbas një diskutimi të gjatë u vendos: arsimi të jetë mbi baza demokratike kombëtare dhe që shkolla shqipe të jetë e përbashkët në çdo vend e në çdo pikëpamje. Ky debat ishte shumë i nxehtë, saqë prej anës së mësuesve katolikë të prefekturës së Shkodrës me nxitje dhe mbështetje të fuksionarëve fetarë dhe të disa qeveritarëve, zotërinjtë Ndue Paluca, Kol Margjini dhe prej myslimanëve dr. Xhevat Korça, Ismail Anamali u larguan nga kuvendi. Kongresi u vu në rrezik edhe për shkak të indiferencës së Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së kohës, për këtë arsye u thirrën në polici: Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Salih Ҫeka, Jani Minga dhe dy të tjerë. Për këtë ngjarje një grup delegatësh me në krye Ibrahim Fehmiun, vunë në dijeni ushtarakun, senatorin dhe atdhetarin e madh Bajram Curri që ndëryri energjikisht për mbylljen e këtij incidenti, ai erdhi vetë në Kongres,- thotë prfesor A.Gashi, – na përgëzoi për punën tonë dhe na dha zemër për të vazhduar më tej dhe bëri një fotografi bashkë me kongresistët.

          Ahmet Gashi                           Xhevat Korca                      Kico Konomi

Vendimet e Kuvendit Arsimor të Tiranës 

1. Arsimi në baza demokratike kombëtare. 

2. Shkollat e Shqipërisë do të jenë një e të përbashkëta në çdo vend e në çdo pikëpamje. 

3. Përmirësimi i gjëndjes kulturore të mësuesve që nuk kanë pasur fatin të bëjnë mësimet e nevojshme për mjeshtërinë e tyre duke i parashtruar Ministrisë së Arsimit si mjete të përmirësimit të këtyre organizimin e një shkolle normale për secilin sekt dhe dispensat. 

4. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit që të mos hapen shkolla të tjera, pa plotësuar ato që gjinden… të emërohen mësues të aftë me të tëra cilësitë e mësuesisë, ndërtesa të mira dhe mjete të nevojshme. 

5. Për formimin e Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve u zgjodh një komision prej shtatë vetash… 

6. U pranua që shumica e bursave të shtetit t’u jepej nxënësve që do të ndjekin degën pedagogjike duke parapëlqyer fëmijët e arsimtarëve dhe atyre që janë më në nevojë materiale. 

7. Detyrimi i arsimit fillor të sigurohet si për femra dhe për meshkuj duke filluar prej moshës 7 vjeç… 

8. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit, krijimi i shkollës Normale Femërore dhe ndihma arsimore për kulturimin e gruas. 

9. Stabilizimi i mënyrës së Internateve (konvikteve) mashkullore dhe femërore. 

10. Krijimin e një fjalori të vogël me kredite arsimi… 

Kongresi arsimor i Tiranës i vitit 1924 është i një rëndësie të veçantë në historinë e arsimit shqip, mendimit pedagogjik dhe shkollës shqipe, sepse nga njera anë tregonte shqetësimet, dobësitë dhe përpjekjet e armatës demokratike përparimtare, nga ana tjetër ndjehej ndikimi i vendimeve në lulëzimin e shkollës shqipe.

    Engjëll ZERDELIA-New York


                           
  


Filed Under: Histori Tagged With: ENGJELL ZERDELIA-Kongresi Arsimor i Tiranes

NJE VESHTRIM MBI VEPREN ” NEN HIJEN E ROZAFES “

March 30, 2019 by dgreca

Nga Ylli M. Dilo-Pater,Greqi/


Nisur nga deshira per te transmetuar tek lexuesi ndjenjat qe me ka shkaktuar leximi i vepres  “Nen hijen e Rozafes ” te Prof. Sami Rrepishti” , po paraqes ne kete shkrim mendimet e mia per vepren ne fjale. Brezat e sotem, por dhe brezat qe do te vine duhet te njohin ” inxhinjeret e tyre shpirterore ” dhe veprat e tyre. Nje nga korifejte e ketyre  ” inxhinjereve ” eshte Prof. Rrepishti. Vepra e tij “Nen hijen e Rozafes” eshte nje veper poliedrike;  ne ‘te konsolidohen ne menyre harmonike historia, filozofia, thesari leksikor i gjuhes shqipe, vitaliteti dhe zakonet e popullit tone. Te gjitha keto cilesi te vepres ne fjale, autori i pershkruan me nje gjuhe dhe stil hyjnor do ta quaja. Megjithese elementi historik ne kete veper kufizohet ne kohe ne ato vite kur ne Shqiperi sundonte diktatura komuniste, megjithese ngjarjet qe pershkruhen jane ne biruca, burgje dhe kampe pune ku  “ujqerit e uritur enveriane ” hanin mish njeriu, nuk gjejme ne asnje rresht te vepres fjale te ashpra.

 Kjo, per mendimin tim, i shton vlerat vepres dhe e radhit ne veprat hyjnore.
 ” Objektivi ” i autorit fokuson torturat e tmerrshme qe u behen te burgosurve, ku shpesh here eshte vete autori i vepres viktima , fokuson trajtimin mizor te tyre dhe te familjareve , tjetresimin e popullit qe diktatura po e kthente ne nje turme pa personalitet, shkaterrimin e objekteve historike, kulturale, fetare , etj.Pra nje shkaterrim i pergjithshem kombetar, shpirteror dhe materjal.                             

Kjo eshte e verteta, kete deshmon autori me ” objektivin ” e tij por, ” porsi i amli fllad i ere ” qe tenton te sheroje keto plage vdekjeprurese dhe te hapi horizonte te reja jane idete filozofike te autorit.              

Lexon vepren ” Nen hijen e Rozafes ” dhe gjen te koncentruar ne ‘te filozofine e Aristotelit dhe psikollogjine e Gustav Le Bonit.                                                            

             Ne disa raste gjate leximit ndjen, se dhe ti vete si lexues, je brenda atyre ambjenteve ku dara e hekurt e diktatures enveriane thyen kocka njerezish dhe merr jeten e disa te tjereve. Degjon britma femijesh dhe renkime nenash qe cizmja e ushtarit te kuq i shtyp pa meshire. Ne keto momente kur te duket se botes i erdhi fundi dhe cdo gje eshte pregatitur per ta hipur ne ” varken e Haronit te Mitollogjise “, autori zhduk ” erresiren ” ne kuptimin mitollogjik te fjales dhe hap shtigje te reja per vazhdimin e jetes.  Nje paralelizem te tille mund ta bejme ndermjet vepres ne fjale dhe Muzeumit Historik ne Berlin te Gjermanise. Ne kete Muzeum , vizitori pasi eshte futur ne dhomen e erret ku me zhurma, vibrim te sheshit dhe britmave te nazisteve, i eshte krijuar ideja se eshte i kapur nga ushtari nazist dhe, te hipur ne nje tren po e shpien ne dhomat e ekzekutimit; pasi del jashte dhomes se erret shikon sklupturen e dy ushtareve fitimtare qe buzeqeshin me shikim nga DIELLI.                             

    Rozafa, kjo keshtjelle madheshtore qe percjell ne kujtesen kombetare te nje populli te lashte legjenden e murimit, ka nderin t’ i percjelli ketij kombi dhe me gjere jo vetem virtutet, sakrificat deri ne vetmohim dhe ngjitjen ne piedestalin e lavdise por dhe  predikimin Kristian: fali ata qe nuk dine se c’bejne por , goditi me kamzhik ata qe me vetedije te shkaterrojne.                                           

 Gjithe keto ide progresive, edukative, filozofike transmetohen gjate leximit te vepres ” Nen hijen e Rozafes ” si nje rrefim magjik i  ” Vijes ”  se Getes. Nje  “Vije ” e Getes eshte perla qe na dhuron Prof. Sami Rrepishti.   Ajo del nga burgu i zi i diktatures me te eger ne planet dhe i tregon njerezimit se nuk ka dhune ne bote qe te shkaterroje virtutet e larta te nje kombi , se nuk ka pengese per njeriun kur i ka vene detyre vehtes te arrije maja te larte.  Autori i kesaj vepre brilante, nje ish student reformator, i burgosur dhe i torturuar rende ne burgjet enveriane , shpertheu telat me gjemba te inkuzicionit komunist dhe si shqiponje me shikimin pertej kohe ligjeroi me erudicion ne sallat e universiteteve dhe parlamenteve te shteteve demokratike.   Vepra e tij ne duart e brezave te tanishem dhe te atyre qe do te vine, eshte nje thesar i cmuar. Ajo do te mbetet nje pike referimi per historianet, filozofet dhe psikolloget por dhe nje etalon per gjithe ato shoqeri njerezore qe duan te edukojne gjeneratat me ndjenja te dlira dhe korekte.                  

                E kundruar ne kendveshtrimin letrar, vepra ne fjale, lexohet si proze poetike. Dialekti i veriut me gjithe koloritin e tij te pasur eshte nderthurur ne menyre prefekte me dialektin e jugut me nje disipline linguistike te rrepte, karakteristike kjo e personaliteteve erudite.  Nuk marr persiper nepermjet ketij shkrimi t’i bej analizen ose kritiken letrare kesaj vepre madheshtore por, ashtu si jam shprehur ne fillim te shkrimit, dua te transmetoj tek lexuesi cfare ndjeva kur lexova kete perle te krijimtarise tone kombetare dhe me gjere.

Filed Under: Histori Tagged With: - Nen Hijen e Rozaves-Sami repishti, Ylli M.DILO

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 320
  • 321
  • 322
  • 323
  • 324
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT