• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË KUJTIM TË PRIJËSIT TË MALËSISË SË MADHE – DED GJO’ LULI

April 5, 2018 by dgreca

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

6 prilli është përvjetori (6 Prill, 1911) i ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Heroi i kombit, Ded Gjo’Luli, për herë të parë në pothuaj 500-vjet të pushtimit Osman në trojet shqiptare. Ngritjes së Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve i pat parapri Kryengritja e Malësisë së Madhe, një kryengritje kjo që mund të thuhet se nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qyshë prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbe.

ded Gjo Luli

Në këngën e 28 të Lahutës së Malësisë, epopesë tonë kombëtare, i madhi i letrave, At Gjergj Fishta i këndon trimërisë së Ded Gjo Lulit dhe malësorve të tij, ndërsa shpjegohet në parathënien e kësaj kënge se Deda me një grusht malësorë niset për në Rapshë të Hotit, për tu takuar me plakun Marash Ucin, të cilin e njofton, me qëllim që të merrte edhe pëlqimin e tij për kryengritjen –sepse me djemtë që kishte me vedin, kishte vendosur t’i binte Turkut para afatit të caktuar nga paria e maleve.  Deda ngarkon Marash Ucin me detyrën që të lajmërojë, për këtë nismë, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtarët e tij ishin vetëm 20 — me shtatë pushkë e një allti.   Kryengritsit malësorë marrin nën kontroll postet e mbretit dhe nxanë rob 60 ushtarë anadollakë, të cilëve u marrin armët dhe i nisin për Shkodër. Luftimet pëlcasin aty këtu, ndërsa Fishta përshkruan me zotësinë e tij prej poeti, se si rojet turke bienë e dorëzohen anë e mbanë Malësisë.  Me të marrë vesh për luftën e malësorve, Sulltani dërgon në Shkodër 70-taborre, nën komandën e Turgut Pashës, por malësorët nuk dorëzohen.  Paria e maleve mblidhet me Luigj Gurakuqin në krye dhe vendosin t’i përgjigjen Pashës me barut. Msynë Turku me furi, e pret Malësia me trimëni, këndon At Gjergj Fishta në vjershën 28 të Lahutës së Malësisë. Vendi kallet flakë: gjëmojnë male e kodra, ushtojnë gryka e humnera, fishkëllojnë plumba e gjyle topash. Ethem Pasha msynë Kelmendin nga ana e Gucisë dhe malësorët tashti gjënden mes dy zjarreve, por nuk ligështohen. Forcat dërmuese anadollake fitojnë, por toka  lahet në gjak dhe shtrohet pëllëmbë për pëllëmbë me ushtarë të vdekur anadollakë.   Evropa habitet nga trimëria e malësorve dhe më në fund e sheh vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta, pas pushtimit Osman prej 500-vjetësh, interpreton Fishta.

“Në mend habitun kqyrë Evropa

Si kjo Malcia mixorre

Veç me ‘i pushkë, pa shujtë, pa topa

Mazull mban shtatdhetë taborre?!”

Në këtë 6 prill kujtojmë pra kryengitjen e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar për herë të parë në 500-vjet të pushtimit osman, tregoi guximin dhe trimërinë të sfidonte perandorinë më të madhe të asaj kohe dhe kolonializmin e institucioneve të saj në trojet shqiptare, duke ndryshuar përgjithmonë historinë e kombit shqiptar dhe duke e çuar atë drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë politike.  Megjithse ngritja e Flamurit Kombëtar nga Ded Gjo’Luli dhe malësorët ishte hedhur në harresë nga regjimi komunist për arsyet e tija ideologjike, gjë që nuk ka ndryshuar shumë as këto 28 vjet post-komunizëm – ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe,   sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të kombit shqiptar në përgjithësi kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve historikë të kombit, atëherë dhe sot.

Por rëndësia historike e Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar në Deçiq me 6 prill, 1911, nga Dedë Gjo’ Luli me malësorë, është se në një mënyrë, ajo ka meritën për konsolidimin dhe hovin që i dha idesë së Lidhjes së Prizrenit (1878) për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një Shqipëri që mbrenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë ata që e konsiderojnë veten nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj Kastriotit — Skendërbeu.  Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e harruar nga bota perëndimore, nga ajo botë ku e kishte vendin.   Ata i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjtë, lakmues të tokave shqiptare — nepër kancelaritë e Evropës — bërtisnin duke thënë se nuk ka komb shqiptar, Ded Gjo Luli me malësorët e vet, u tha atyre dhe botës: pak ma ngadalë, zotërinjë  se këtu — po –ka komb shqiptar dhe se nuk do të shitet kjo tokë e vjetër.  I tha lahutës mos vajto më dhe ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit e ri-ngjallli atë dhe në këtë mënyrë ndërroi përgjithmonë epokën e Shqiptarit.  Lëvizja e kryesuar nga prijësi i Malësisë së Madhe Ded Gjon Luli dallohet gjithashtu edhe nga lëvizjet e tjera kombëtare të deri atëhershme, pikërisht për nga jehona që trimëria dhe lufta guximtare e malësorëve bëri anë e mbanë botës së asja kohe, sidomos në Evropë.  Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet që paralajmëruan pavarësinë kombëtare të shqiptarëve, e cila u shpall një vit më vonë.   Ata ishin lajmëtarët e kombit që i njoftuan botës se toka e Gjergj Kastriotit, më fund, kishte zot.

Ismail Qemali e pat quajtur Ded Gjo Lulin pushkë të ngrehur të Shqipërisë. Trimëria dhe lufta serioze e malësorëve menjëherë gjeti ndihmën dhe përkrahjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorve kundër armikut, shkuan për tu takuar me Dedë Gjonin për të përpiluar Memorandumin historik që, ndër të tjera, përmbante kërkesat e Malësorëve dhe të  gjithë Shqiptarëve, për një Shqipëri me administratë në gjuhën shqipe dhe për buxhet të vetin.  Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta quanim “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare.”  Rëndësia e këtij Memorandumi qëndron gjithashtu në faktin se, kërkesat ekspozuan jo vetëm vullnetin e Malësorëve shumë të vuajtur, dhe historikisht, të diskriminuar por në të njëjtën kohë, me luftën e tyre, pasqyruan edhe dëshirën e të gjithë shqiptarëve për liri e pavarësi.  Ishin malësorët ata të cilët në emër të kombit shqiptar, i parashtruan botës së atëhershme të qytetëruar, kërkesat e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor e kombëtar.  Kryengritësit malësorë ishin pra, jo vetëm përfaqsuesit, por dhe vitrina e aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri e pavarësi. Lufta e Malesorëve, në vitet 1911-12 dhe ngritja e flamurit të Skenderbeut ne Deçiq, u bënë pra simbol i bashkimit të kombit shqiptar dhe njëkohësisht i shpalli botës se Shqiptarët kishin një atdhe që donte liri dhe dëshironte dritë për të dalur nga errësira shekullore e robërisë osmane.  Për më tepër, sipas historianëve, kryengritja e Malësorëve në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritje të tjera në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, duke çuar më në fund në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, me 28 Nëntor, 1912.  Ishte gjithashtu një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe sot se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet – pa ndërhyrje nga jashtë — në paqë e siguri me fqinjtë, si pjesë e familjes së madhe evropiane.

Në botën e sotëme shqiptare të koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të lloj-llojshme personale e partiake, përfshirë interesat e huaja — është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjeshtë për ideale të larta kombëtare. Nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje — për mbijetesën dhe lirinë e kombit shqiptar– dhe si e tillë kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë kombëtar.

Si e tillë pra, kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar nga Ded Gjo’Luli në Deçiq më 6 prill, 1911, nuk duhet hedhur në harresë zyrtare siç ka ndodhur deri tani, por të respektohet si pjesë e pandarë e historisë së vërtetë të shqiptarëve, ashtuqë të ruhet përgjithmonë në kujtesën e kombit.

Filed Under: Histori Tagged With: 6 Prilli, Dede Gjo luli, Frank shkreli

Lek Previzi, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës, replikon me Pëllumb Xhufin

April 3, 2018 by dgreca

Dëshmitari i mbijetuar, Lek Pervizi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin famëkeq të Tepelenës/*

lek-previzi-1-1Vizatimi origjinal nga Lek Pervizi si ishin stivosur të intenuarit ne kazermat e kampit të Tepelnës që tronditi opinionin,  instucionëtdhe të huajt, që flet më mirë se ç’do shkrim e fjalë. Krahasimi me Auschwitzit ështe se kjo gjendje ua kalonte atyre  të kampëve të gjermanisë, të pajisur me krevate, shtresa e mbulesa e veshje. Ku ta marrës që Xhufin ta futshe aty e pa të shihte trajtimin jo të keq ‘no bad)  që ai pati paftyrësinë të prallisë.

 –Si do ta konsideroni rastin e Xhufit?

Një ndërhyrje fare e pandërgjegjëshme. Si historian dhe intelektual duhej të ishte treguar kryesisht human. Sepse  kampet e interrnimit kane ekzistuar, ne forma te ndryshm.. Por ai i Tepelenës ka qene me i keqi, sepse ishte nje kamp i mbyllur me tela me gjemba, qe funksonoi gjasht vjet, 1948-1954 ( fundi i vitit 1953). Ku femijet të internuar me nenat në moshë djep,ata që i shpëtan vdekjës,  u rritën aty pa njohur se ç’eshte bota, pa njohur seç eshte veza, sheqerri, pema, lojrat etj. Mjafton fakti qe ishte kamp i mbyllur, ku shumica ishin pleq, gra e femije, familje te tera, te privuar nga liria. Nuk po flasim per trajtimnin, muingesat, vuejtjet, semundjet e vdekjet.   Që nënkuptohën. Xhufi na qenka bazuar mbi një dokument të CIA. Ku ka ditur CIA se ç’behej nen diktaturë në Shqiperi. Patjeter kane marre nje pergjigje nga Ministria e Brendshem e kohes, që s’kishte si të shkruante ndryshe, ndersa realiteti ishte krej perdreq. Pra Xhufi tregon, siç vinte nga trungu komunist ,  se nuk ka ndjenja humane. Gje që s’i lejohët një intelektuali. Nga ana tjetër ai tregon një prirje për të justifikuar atë që njihët si diktatura më egër e kampit komunist të Evropes Lindore. Kjo e pa pranueshme nga një historian i vërtetë. Krahasimin per Aushvitzin ai e ka marrë gabim . Ai është simbolik, për të treguar  se edhe ne Shqiperinë e vogël ka pasur një kamp të keq, të tmerrshem. Por jo në një krahasim madhësie dhe krimesh si kampet e gjermanisë. Kampi i Tepelenës i përgjigjej një popullsie prej një milion shqiptarë , ndërsa kampi Aushwitzit i përgjigjej një popullate europiane qindra milionësh, se aty u internuan nga gjithë vendet europiane). Vetëm viktimat e atyre kampëve ishin sa gjashtë herë  popullsia e Shqipërisë. Por për Shqipërinë e vogël, kampi i Tepelenës cilësohët si tmerr i madh, që kurrë s’kishte ndodhur në shqipëri, e veç diktatura komuniste e krijoi për të mbyllur aty vetë pafajsinë, që ishin familje të tëra të ndërshma e paqësore shqiptare e kryesisht fëmijët, që aty iu flijuan idhullit të komunizmit. Zoti Xhufi te gjitha këto i ka mohuar, duke treguar se se meriton fare atë titull të historianit.  Urojm të çvishet nga skorjet ideologjike me të cilat e ka mbuluar e kaluara komuniste, siç kanë berë kolegë të tij shqiptarë e të huaj. Duke fituar kështë përmasat e një historiani të vërtetë. Sidukët nuk e ka lexuar librin e zi të komunizmit të gjashtë inteletualëve francezë ish komunistë, ku diktaturakomuniste shqiptare me diktatorin e saj, radhiitën ndë më t‘ egrat. Kjo do t’ishte detyrë e një historiani të kërkojë të vërtetën  dhe jo të prallisë pa përgjegjësi e ndjenja humane.

Pamje e përgjthëshme e kampit të Tepelensë siç ishte, falë  vizatimit të Lek Pervizit, që e beri të njohur, që s’kishte mebtur gjurmë, përveç rrënojave të kazermave, ku janë shenuar dhe varret që janë zhdukur.  Mëndohët e po punohët të ngrihët një muzeum i shkallës kombëtare, me ndihmën e sponsorizuesve shqiptarë e të huaj.

lek-previzi-1-1

 -Ju e keni njohur atë kamp, çfarë kujtoni?

Ate qe kujtoj e kam treguar ne vizatimet e mija te gjendjes se kampit qe janë me të sakta se çdo fotografi,  

që në rastin kokret  ishte detyrë e vetë Shtetit komunist që t’i kishte si dokument.  Sa për vizatimet e mija rezulton se s’ka pasur të tillë ne asnje lloj kampi te Gjermanise as te  Rusise sovjetike, as te shteteve te tjerë komunistë .  Une ato vizatime i kisha berë per veti, si kujtim, dhe s’me ka shkuar  mendja kurrë t’i bej publike, Kjo u bë nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe ISKK, me drejtor Agron Tufën. Ishin ata që e krahasuan kampin e Tepelenës me Auschwitzi, sigurisht ne formë simbolike, sepse dihtj se tmerret  e Auschswitzit s’ishin kryer në shqiperi, me gaze e furra, por si vend i vogël ky krahasim ishte i natyrshem. S’ka më krim  se sa të ia presish e mohosh lirinë njerëzve të pafajshëm e t‘i kthejsh në viktima. Këtë duhët ta kishte mirë parasyshë Xhufi  e mos të kalonte thenje absurde., për të shfajsuar diktaturën e xhaxh, e tij i diktator.

-Si ishte  gjëndja ?

Se pari te dihët se kampi i Tepelensë, perfshinte tre qendra te tjera para se ai te krijohej  Në ISH kazermat italiane. Keto ishin Turani, Veliçoti dhe Memeliaj, ku të internuarit ishNi se sjellë nga Berat më verën 19148. Me 40 kamionë të ushtrisë.  Kushte miserbale ,primitve në baraka te vjetra pa dyer e dritare, drejt në çimento. Pa asnjë strukurra higjenike sa do të tjeshta. Vetëm bukë misri 500 gram per njeri qe vinte nga Berati e thermoqur dhe epjekur keq, që mykej shpejt.  Ujët të pijëshëm me nga një tas në ditë. Ujë për larhe hiç fare, veç një rreke e qelbur që kalonte aty. As mjek, as inferrmier, as ilaçe. Plasën semundjet infektive si colerë, e filluen vdekjet rrasive, nder femijë e pleq. Nga deshmitarët, ne tre keto qendra vdisnin nga shtatë vetë në ditë. Tmerri arriti kulmin  ne nje natë ne Turan ku vdiqen 33 femijë kërthiqe. Lemëria e nënave dhe krejt kampit. Komanda s’kishte fuqi për aqsgjë,, veç të hapte varre e digjte teshat e fëmijëve. Siduket beri rapor në Ministri. Ku erdhën disa oficerë me dy mjekë. Vunë duart në kokë, nga tmerri që panë. Kështu kjo beri që në tetor 1949 , të internuarit të grumbullohëshin në ish kampin  e ushtrisë italiane, poshtë kalasë së Tepelenës. Por ky kamp ishte i rrethuar me tela me gjëmba dhe i mbyllur. Konditat ishin me të mira se te kampeve te tjera, se kishte uje, per pirje e larje. Buka u kthye ne gruri dhe u jepej nga nje lugicë çorbë në ditë. Por infeksioni i sëmundjeve vazhdonte ,dhe vazhdonin vdekjët. Ku varrosëshi në fushën para kampît, që u mbush plot. Por një ditë kalon me makinë, për në Gjirokastër,  idhulli i Xhufit, xhaxhi Enveri, i cili kur merr vesh ç’ishin ato varre, dha urdhër të zhdukëshin. Komanda lejoi transferimin e varrëve dhe një pjesë u transferuan sipër urës së Bençës, por shumica mbeti aty. Dhe u zhdukën me bildozier e traktor, mbjellur me tesrsherë Keto Zoti Xhufi s’ka patur ku t’i merrte vesh. E ç’hyistorien na mbahët, pa shpirt human. As ka pasur mundësi edhe vete CIA, të informohej, veçse nga sigurimi e ambasadorët e diktaturës, që CIA kërkonte shpjegime.

U zgjata pse e shoh se s’dihët asgjë për kampët, e zoti Xhufi ka te drejë te prallisë  ashtu. Kampi Tepelenës

njihët si në një kamp i mbyllur, me familje, pleq, gra e fëmijë,  e kaq mjafton per ta quejt të tmerrshëm. Sa që megjithëse i mbyllur , behej apeli dy here ne dite, ne mengjes pa dalë drita dhe ne mbremje,  në ora tetë të mb që ishte ora e fjetjës. Njerëzit ishin vetëm me rrobat e tyre (siç tregohët në vizatimet e mia). Shteti nuk siguronte as shtresa as veshje, që ne kampet gjermane sigurohëshin. Kishte njerez qe flinin mbi derrasat., dimen e vere. Ushqimi nga nje lugicë çorbe ujore, me fasule,  oriz, bollgur te skaduar e krimba, mbeturina te depove. Punë e rende e detyruar, nga 15 deri 50 vjeç për grate, dhe 60 vjeç per burrat. Transport si kafshe lendesh drurore, shtylla, trupa lisash , pllaka guri etjera materiale. te renda, gjithe diten nga mengjesi deri ne mbremje.

 -Flitet për vdekje të panumërt fëmijësh, saktësisht çfarë mund të na thoni për këtë?

Në ato kondita që përshkrova më lart, sigurisht se vdekjet kanë qenë të vazhdueshme e kanë prekur më tepër fëmijët e pkleqte, por s’kanë ,kursyer as të nrritur, burra e gra. Shtoi se unë vetë u infektova aq rendë sa më dërguan urgjent në spuitalin e Gjirokastrës, në verë, 1952. Ku  qëndrova pesë javë, që infeksioni s’hiqej, dhe mjekët u u dtyruan t’i kërkojnë drejtorisë përdorimin e një ilaçi të jashtëm që mbahej veças dhe s’jepej pa autorizim. Shifra te sakta ne s’mund të japim, se s’mbate kush shënime. Kjo është detyrë e shtetit që i ka pasur listat e te internuarve, siç e tregon fakti  i apelit që bahej çdo mengjes, nga një regjistër, që mbanin në dorë kapterat e apelit, pra që e kishte komanda. Zoti Xhufi, si historian, te kishte kerkuar në Ministrinë e brendëshme e në degën e Tepelenës, etjera degë, listat perkatëse që të dilte ne të tilla konkluzione e e jo në deklarata bajate e keqdashëse, për të mohuar një të kaluar  kriminale të regjimit diktatorial, ku ishte rrit dhe edukuar, që përmatepër paskej qenë i afërt me vetë xhaxhin e tij, Enverin.Vizatim projekt për tabllo, kushtuar natës së masakrës së fëmijëve ne kampin e Turanit tëTepelenës, ku ne një natë të vetme  vdiqën 33 fëmijë, një e dhjeta e vdekjëve te tjera

 -A ishte urdhër direkt i Enver Hoxhës me prespektivën e një gjenocidi të pashembullet ky kamp, pse u mbyll aq shpejt, çfarë ndodhi?

Që ai kamp (dhe kampët e tjerë)  te jetë krijuar me dijeni të plotë të Enverit, kjo s’ka asnjë dyshim. Supzim të një sulm nga ana e Amerikës,  asnjë prej nesh nuk do të kishte shpëtue gjallë, të kositur nga armët kriminelëve të sigurimit e policisë, vrasës  të regjur. Shtoj diçka interesante, se kur nisën internimet, më maj 1945 në Berat për familjet e veriut e në krujë për ato të jugut, u hap një fjalë së shteti komunist po i mblidhte të internuarit për t’i çuar në Siberi. A ishte fjalë kote, thashetheme,  apo diçka e propozuar, kjo s’dihët. Por që u fol u fol. Gjoa anijet ruse që do ta benin ate punë, u bahej kontroll nga autorritetet turke, kur kalonin Bosforin, e kështu ajo punë nuk u realizue. Kështu regjimi komunist i Xhufit vendosi ta krijojë Siberinë në Shqipëri, ku kjo masë iu mbështet Tepelenes si zonë e mbyllur mes malëve.

Qëllimi i  Enverit ishte për të asgjësuar familjet e mëdha e të tjera familje të ndërshme e patriote, duke i degraduar në puintorë krahu,  skllevër e bujk-robër. Fëmijët e tyre të lindur e rritur ne atë kampe të mos kishin asnjë të drejtë veç të punës denigruese të bujqësisë  e në miniera. Mjafton fakti se alamet profësorësh që ishin diplomuar e dokturuar në univesritete me të mira të Evropës jo vetëm që i kishte pushkatuar e burgosur, por edhe ata që kishin shpëtuar  i internonte e çonte me prashit misër e hap kanale në fushat e bujqësisë. Ky sipas Xhufit paskej qene trajtim i mirë., ku mirë do të kishte qenë ta provonte vetë atë trajtiml që t’i kthehëj truri në vend.

Kështu trajtohëshin gratë e vajzat e kampit të Tepelnës, ngarkuar si kafshë bartës me pesha te renda drushë e materuialësh të tjera, me kilometra shtegime malore, nga mengjesi ne mbremje, pa pushim.  Gratë mirditore shtrengonin ne brez nga një plloçkë (rrasë guri) për të shuar urinë që u gërryente stomakun., të shoqëruara nga policë krriminelë të armatosur.

 -Çfarë ka ndodhur realisht në atë kamp, pse konsiderohet më famëkeqi në diktaturë?

E thamë se aty ndodhën vdekje të shumta për konditat miserable, mungesë usqhimi deri të vdekur  nga urija, semundje infektive, te ftoftit, punët e rënda. Veçse te merrët vesh mirë, se aty s’ka pasur tortura ne kuptimin  të saktë, as eshtë pushkatuar e varur kush. Ka pasur një tentativë ikje, ku personi është kapur e burgosur, e ka vdekur në burg. Një tentativë tjetë kanë ikur pesë vetë njëherësh, por jo shqiptarë, malazez, të cilët janë ndjekur e vrarë malëve.  Trahtimi më i keq i tepelensë ishte punet rënda, si kafshë bartës, së cilës i nënshtrohëshi të internuarittë aftë për punë, siç kemi shpjeguar.

Para se të krijohej Tepelena , nga  kampi Turanit, nja gjashtë të rinj, që ishin çuar të rregullonin një rrugë ushtarake, ku  gjetën rastin të ikin, e vetëm njeri mbei i vrarë, dhe të tjerët arritën të dalin në Jugosllavi e prej aty ne Amerikë e Belgjikë.  Nje ngjarje tjeter eshte arrestimi i pesë të rinjëve  nën 15 vjeç, që u denuan me nga dhjetë vjet burg politik. Pasi u liruan u internuan, dhe me vonë u dënuan përsëri me nga dhjetë vjet të tjerë. Ky ishte sistemi i ngritur nga Enver Hoxha, që ata që ishin të damkosur si armiq të dënohëshi përjetësisht.

Një e metë e madhe e Zotit Xhufi është kur ben krahasimin me kampin e Maliqit, që quen kam internimi. Kampi i Maliqit ka qenë kamp i të burgosurve politikë, krejt burra. Aty kushtet ishin të tmerrshme, me punë në baltë për hapje kanalësh vigane, Ku pati të pushkatuar, te varur, te vdekur ne llucë nën kepucët e policëve kriminelë, e vrasje gjoja për tentativë  ikje. Pra, krahasimi s’hyn fare. Kampi i Tepelenë, quhët i tmefshëm sepse aty u mbyllën shumica fami!lje, me fleq, gra e fëmijë,. Prandaj ky kamp esht krahasuar simboilikisht me Aushwitzin, e kjo s’i lejohët e s‘i ka aspak hije zotit historian Xhufi që ta hedhë poshtë. Kushte të mira apo të keqija, ai ishte një kamp i mbyllur që u mohonte lirinë jetën mijëra qenjëve njerëzore, të pafajshme, ku femijët janë pafajsia e sublimuar.  Këtë zoti Xhufi se ka pasur fare parasyshë ose s’ka dashur ta përmendë sepse shkonte në turpin e regjimit komunist prej ku ai vinte. Ka komunistë të nivelit intelektual që kanë arritë te pranojnë genocidin shqiptar të zbatuar nga diktatura e Enver Hoxhës me shokë, ku themi që edhe Zoti Xhufi duhët të arrijë të kuptojë, të reflektojë e të denojë krimet e komunizmit në shqipëri, ku kampi i Tepelenës është i damkosur me të drejtë si i tmerrshëm e Aushwitz i Shqipërisë.  

Burrat caktohëshin në trasportin në kurriz shtylalsh e trungje lisash  që rëndonin tepër, shtigjëve malore, karvan  skllevërsih  nën grykën e armëve të rojëve.

 -Ju keni realizuar skica dhe vizatime, ndër të parët që na dhantë fytyrën e atij kampi. …A janë vizatuar gjatë kohës në kamp, apo kanë qenë imazhe që i keni riprodhuar?

Fati që unë isha i inkuadruiar në radhët e piktorëve, ndonse i pa  zyrtarizuar, por faktikisht piktor. Përmatepëi i mbushur me mllef si i një familje antikomuniste e patriote   me vepra dhe jo me f jalë. I kalitun intelektualisht

nga studimët në Itali. Me këtë shpirt kundërshtimi unë gjeta forcë në vetvete dhe guxim,  sepse ishte e rrezkishme, ( siç është vërtetuar me të tjerë që e kanë paguar me jetën). Kështu arrita që të fiksoi me vizatime atë mjedis dhe ato njerëz, që rrinin të mbyllur aty si berre. Në ato kushte  unë nisa të bej potrete të nanës, vëllajt, të disa kushërijve dhe të internuarve të tjerë. Me një laps të tjesht dhe me thengjill zjarri, në copëza letre të rastit. Kështu mora skica dhe nga ndërtimi i brendshëm i kazermës ku  ishim caktuar të rrinim. Shtoi se kisha krijuar dhe poezi të forta denoncuese. Me këto gjëra unë shkoja drejt e para togës pushkatimit, po të mi gjenin. Një besnik që e mbain si spiun, sepse njihej me kapterët, e lajmëroi mamën se të dielën do të bahej një kontroll i madh në kazermat, e kujdes se e kam pa se Leka merret me shkrime e vizatime. Nana i mori  letrat e fhehurazi shkoin t’i djegë të zjarri i disa grave mirditore qe lanin teshat e fëmijëve. Kështu u zhdukën vizatimet e shkrimet. Kontrolli u be pa pasoja. Por nana, kishte arrit të shpëtonte me anë të grave disa vizatime, portretin e saj e të Valentinit e nja dy a tre të tjerë. Këto vizatime shpëtuan dhe u shtuan me të tjerë në kampe të tjerë.  Siç thashë vizatimet i kisha si kujtime të mia, e nuk i shfaqa asgjëkundi, veç në revistën time Kuq e Zi, për të kujtue shokët dhe vendet ku kishim kalue internimet. Sebep qe këto vizatime të bahëshin të njohun ishte Botimi i Albumit nga ISKK, me drejtor Agron Tufën, e Fonadacioni Konrad Adenauer, që organiezuan dhe takimin në kampin e Tepelenës, ku do të kishte qenë mirë të kishte qene i pranishëm edhe historiani Xhufi, që të njihej me ish fëmijët e kampi t tashti  pleq e plaka. Nga gjithë shokët e moshës sime që kanë qënë në atë kamp, vetëm unë kam mbetur mrekullisht i gjallë. Kështu që unë jam një dëshmitar okular shumë më i saktë e i besueshëm se sa CIA dhe historiani Zoti Pellumb Xhufi, që duhej të ishte me i kujdesur në deklarat e tij si flluska sapuni, mbi kampin të Tepelenës. Sepakut të ishte konsultura me njerëzit që ishin mbyllur në atë kamp e të tjerë.

–Vajzat sa mbushnin 15 vjeç, nxirrëshin në punë në bajtjën e barrëve të druve, krenare e të pamposhtura heroina të vërteta të mbijetesë  në ato kushte mizore.

Dhe nje pyetje personale, pse keni zgjedhur te jetoni jashte, ne cfare nuk besoni sot ne Shqiperi?

Kjo është më se e kuptueshme, sepse në Belgjikë ne fituem atë liri që na ishte mohuar e ndaluar. Gjetëm mundësinë e kultivimit të dijëve tona dhe të mundësive për të zgjeruar horizontin kulturor. Mundësinë e kërkimit e zbulimit të veprave  të vjetra që trajtonin historinë e shqiptarve. Ku, siç, dihet zbulova dhe përktheva librin e parë të shkruar për Skënderbeun,, nga shqiptari i parë, bashkëjetues Heroit e në shërbim të tij, Dhimitër Frangu, që atë vepër e kishte skruar e botuar latinisht më 1480, 12 vjet pas vdkejsë së Skënderbeut.,  dhe 25 vjet para librit të Marin Barletit. Ne këmi vuajtur nga padrejtësitë që na ishin berë, dhe dënimet që kishim pësuar pa qenë fajtor për asgjë. Sa që edhe sot e kësaj dite, mbi ne pëshon përsekutimi sepse, s’na është kthyer asgjë nga pronat e konfiskuara e te djegura, dhe s’kemi përfituar asnjë shpërblim nga vitët e dënimëve. Duke i venë kapakun kësaj pune, , që prej 73 vjet shtëpia jonë në Tiranë (në Bllok), mbetët  peng e qiraxhive komunistë që shteti i tyre i futi aty duke na perzene ne e duke e konfiskuar banesen. Gjashtë presidentë kane kaluar, si dhe disa qeveri, të djatha e të majta, që s’kanë qenë në gjendje të na kthejnë banesën , duke anulluar dekrete e vendimet komuniste e kthyer objektin pa asnjë lloj gjyqi. Ne jemi e vetmja familje e persektuuar 46 vjet, që s’ka përfituar as një dhomëz në Tiranë, për të fjetur kur vizitojmë kryeqytetin tonë të dashur, por që vazhdon të jetë i ndaluar për ne, kumirë e ka venë titullin një romani Ismail  Kadare, “E penguara“, që na pështatet neve plotësisht, në një kuptim e kontekst më të thellë.

Pse kemi zgjedhur të jetojmë  jasht e morët vesh. Por ka dhe më për të thenë.

Se pari për t’i ikur një mundësia të vazhdimit të diktaturës, e kampëve. Nga ana tjetër, për fëmijët, ku si shembëël marr djalin e madh Leonard. Ky djalë  lindur e rritur ne Pluk të Lushnjës që ishte dhe kamp internimi, u dallua per talentin artistik e tij natural dhe ku nën drejtimin tim u be piktor Arriti të mbarojë shkollën e mesme në Lushnje. Por ma tutje bllokim.  Instituti i lartë nuk iu lejua dhe e derguan ne institutin e ulët të fuishave të bujqësië, me hap kanale e prashit misra. Ku dolën në Belgjikë, që u paraqit në Akademine Mbretrore te Artve Fogurative, u pranua drejt pa konkurs, sa ia panë disa vizatime,. Ai e kreu Akademini si nxenës më i dalluar duke fituar çmimin e posaçëm të Akademisë,  dhe duke u reklamuar me 100 pmoster me firmën e tij,;te paguara 300 mije franga belge, si studenti më i mirë i atij viti Akademik. Sot ai eshte nder artistët me të njohur të Belgjikes, ku ftohët çdo vit të ekzpozojë ne Grand Palais të Parisit, ekzpozitë e promvuar nga vetë Presidenti i Francës. Prandaj zgjedja jonë ishtë e drejtë. Vendi ynë na mohoi  gjatë 46 vjet, dhe vazhdon në këtë drejtim, përsa nuk na njeh të drejtat që na takojnë, të drejta që bota ka shpallur në deklaratën e te drejtave universale të njeriut, ku siduket Shqipëria nuk denjon të përfshihët. Pra zgjdhja ishte për të jetuar e gezuar lirinë që siç thotë Dante Alighieri, që vetëm ata që kanë vuajtur për të, dijnë ta çmojnë. Destinacioni Belgjikë ishte dhe për faktin se aty kishte jetuar e vdekur im atë, Gjeneral Prenk Pervizi. Ku ne u mirëpritëm dhe gjetëm menjherë sistemim. Këtu na u dha mundësia për të rifituar jetën e  humbur, pjesën e fundit të saj, për ne pleqtë, dhe për t’u hapur përspektiva të shkeqyera fëmi!jëve , që sistemi komunist jo vetm s’ua jepte, por edhe kërkonte t’i nënshtronte dhe t’i kthente në argatë të thjeshtë pa asnjë të ardhme.

  • E falenderojme autorin qe pati miresine te na e dergonte dhe ta ndante kete interviste me lexuesit e Diellit

Filed Under: Histori Tagged With: Kampi i Tepelenes, Lek Previzi

Kalendar-Shkurt ’91- Rebelimi i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve

March 31, 2018 by dgreca

1 Kastriot DervishiNga Kastriot Dervishi/

Kur ushtria del nga binarët e merret me punët e politikës, ky veprim quhet grusht shteti. Edhe në të shkollën që përgatiste oficerë, në shkurtin e vitit 1991 u demonstrua një veprim i afërt me grushtin e shtetit, por që nga presioni i qytetarëve të Tiranës nuk e kapërceu dot murin e rrethimit të kësaj shkolle. Kryeqyteti në atë kohë ishte në shumicë antikomunist. 
Pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, shkolla kaloi në gatishmëri
 nr.1. Të nesërmen, shefi i Shtabit të Ushtrisë i kërkoi mendim trupës pedagogjike dhe komanduese nëse ishin për mbrojtjen e shtatores së shkollës që mendohej të vendosej në sheshin e kryeqytetit. 
Ngjarjet në këtë shkollë, si kërcënim ndaj demokracisë së re u zhvilluan më 21-23 shkurt 1991. Këto ngjarje hapën ciklin e shpërthimit enverist të fundit të shkurtit të zhvilluar në disa provinca të vendit. Kishte mbi 1 muaj që Ministria e Mbrojtjes, aparati ushtarak i Komitetit Qendror dhe krejt Dega e Sigurimit të Ushtrisë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit ishin vendosur në shkollë.
Në mëngjes të datës 22 shkurt krijohet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm komisioni për vendosjen e shtatores në qendër me ultimatume drejtuar forcave politike qeverise etj. Në orën 15.30 të kësaj dite nëpërmjet një mitingu të madh, nën vringëllimën e armëve e thirrjet “Shqipëri-Enver, jemi gati kurdoherë” e duke kënduar këngën “Enver Hoxha tungjatjeta”, u kërcënua në mbrojtje të emrit të diktatorit. Të gjithë folësit kërkuan rivendosjen e shtatores së diktatorit në shesh. Pas mitingut grupi u shtua edhe me ushtarakë nga shkollat e tjera ushtarake. Komisioni enverist kërkoi nëpërmjet një peticioni që “figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor dhe ajo të vlerësohet ashtu siç e do populli”.
Kundra grupit enverist kanë qenë pedagogët e shkollës që vlejnë të përmenden: Bujar Nishani, Hysen Arapi, Andrea Çupa, Bajram Hysa, Teuta Bubsi, Halil Hyseni dhe disa studentë, një grup i specifikuar si kundërshtarë edhe nga vetë autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë.
Në përfundim të këtyre ngjarjeve, u vranë një polic ushtar dhe 2 persona jashtë rrethimit të shkollës. U plagosën me armë zjarri 15 persona, një polic shërbimi në krye të detyrës, 10 persona jashtë rrethimit, 3 persona në banesat e tyre e 1 kalimtar. Të plagosur rëndë ishin 4 veta. Organet e punëve të brendshme ndaluan e kallëzuan në hetuesi 92 persona

Në foto mitingu i datës 22 shkurt 1991 në mbrojtje të figurës së diktatorit

Filed Under: Histori Tagged With: Kastriot Dervish, Rebelimi, Shkolla e Bashkuar

COMOEDIA (1927) : INTERVISTA EKSKLUZIVE E ALEKSANDËR MOISIUT

March 30, 2018 by dgreca

….NË LIDHJE ME DEBUTIMIN E TIJ NË PARIS/

1 La France

Nga Aurenc Bebja*, Francë /Gazeta pariziene, Comoedia, ka botuar, të dielën e 9 tetorit 1927, në ballinë, intervistën ekskluzive të zhvilluar asokohe me aktorin më të madh gjerman me origjinë shqiptare – siç e quan ajo – Z. Aleksandër Moisiun, të cilën, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“FRANCA KA NJË STIL”, “GJERMANIA ËSHTË NJË LABORATOR”, NA THA Z. ALEKSANDËR MOISIU/

  1. Aleksandër Moisi ka lindur në Trieste, nga një baba shqiptar dhe një nënë fiorentinase. Natën e kaluar, ai ishte duke luajtur “Hamletin” në Këln. Dje, ai mbërriti në Paris në orën pesë. Në orën gjashtë më priti në hotelin e tij

Një sallon i vogël me një tavan të artë dhe kolltuqe të kuqe. Ca valixhe të mëdha në cep, pranë një tavolinë e stolisur vetëm me një telefon, shkurtimisht, një dekor në harmoni të përsosur me këtë njeri ndërkombëtar, i cili pas dhjetë ditësh, do të niset për në Amsterdam, dhe pastaj për Amerikë.Moisi është gjerman i natyralizuar që prej 1918, dhe ai, pa dyshim, është aktori më i madh gjerman. E pyeta atë se cilat ishin situatat krahasuese të teatrit gjerman dhe atij france

Aleksandër Moisiu : – Franca është vendi i traditës. Gjermania, ajo e iniciativave moderne. Gjermania rrallëherë kthehet prapa. Ajo sheh të ardhmen. Franca ka dashurinë e së kaluarës. Ju keni një stil. Ne jemi një laborator provash dhe përpjekjesh të guximshme. Tradita juaj është gjithashtu një cilësi, një virtyt. Arti duhet të jetë i vazhdueshëm. Ne neglizhojmë traditën për të hapur rrugë të reja. Arti reflekton jetën. Jeta jonë është më e shpejtë, plot gulçim. Një shfaqje që zgjat tre orë e mërzit publikun tonë. Francezët kanë më shumë durim !

Pierre Lagarde : – Është herë e parë që do të luani në Paris ?

Aleksandër Moisiu : – Po. E megjithatë, kam dhënë shfaqje, në vitin 1913, në Vaudeville, në një pantomimë të “Një mijë e një netë – Mille et une Nuits” që solli Max Reinhardt : “Sumurun”. Por kujtimet kanë vdekur, ashtu siç ka vdekur ky teatër…Të hënën në mbrëmje do të jetë dita e debutimit tim këtu. Do të luaj rolin “E kufomës së gjallë – Le Cadavre vivant” në gjermanisht dhe, në frëngjisht, një pjesë tjetër të Tolstoit. “E gjithë e mira vjen nga ajo – Tout le bon vient d’elle”, në të cilën mbesa e Tolstoit do të luajë një rol të vogël e të heshtur. Kjo është hera e parë që do të luaj në frëngjisht…

Pierre Lagarde : – Çfarë mendoni për teatrin tonë bashkëkohor .

Aleksandër Moisi çohet. Shikimi i tij bëhet më i ndritshëm.

Aleksandër Moisiu : – Teatri juaj aktual ? Është shumë më cilësor se ai para lufte. Paul Raynal është po aq i madh sa dhe poetik. Më pëlqen Lenormand, Natanson, Jules Romains. Kur të kthehem nga Amerika, do të luaj në Vjenë “Varri në Harkun e Triumfit dhe Frikacaku –  Le Tombeau sous l’Arc de Triomphe et Le Lâche”.

Pierre Lagarde : – Çfarë roli preferoni nga të gjithë ato që keni lujatur ?

Aleksandër Moisiu : – Varet. Ne nuk jemi çdo ditë i njëjti njeri. Jeta për ne lind çdo mëngjes. Por kam luajtur më shumë se 1.200 herë “Hamletin”, dhe më shumë se 1.000 herë “Kufomën e gjallë”.Moisi u ul përsëri… Duket i shqetësuar 

Aleksandër Moisiu : – Mbi të gjitha, mos më bëni të them asgjë të pakëndshme. E dua Francën marrëzisht. Kanë thënë për mua shumë gjëra të çuditshme. A nuk kanë pretenduar, se gjatë luftës, kam fluturuar mbi Paris me një Fokker ? Çfarë absurditeti !

Aktori i madh u ngrit përsëri, i indinjuar. Ai ecën në dhomë, ndalet dhe më vështon drejt në sy :

Aleksandër Moisiu : – Nëse nuk do ta doja Francë siç e dua, me mendjen dhe zemrën time, a do të isha sot në Paris ?

Zilja e telefonit shkurton bisedën tonë. Z. Moisi duhet të përsërisë pas një çerek ore në Teatrin e Arteve. Duhet të na lë. Duke më shtrënguar dorën, ai shtoi :

Aleksandër Moisiu : – Ju jeni francezi i parë sot që u interesuat për mua… Faleminderit…

Pierre Lagard

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aleksander Moisiu, Intervista, Pierre Lagarde

Në një natë në kampin e Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë

March 29, 2018 by dgreca

1 Lek Previzi2 ok Tepelene1 Tepelene

LEK PREVIZI: Në një natë në kampin e Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë/“Po ua jap një shembull që ndoshta e keni harru  që ndoshta e mbajnë mend vetëm ata që kanë qenë aty që vetëm në një natë në kampin e Turanit të Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë të vegjël Lekë Pervizi i mbijetuari nga ky kamp.

“Bishin me flejt nanat dhe ngriheshin në mengjes me një fëmijë të vdekur edhe të ngrirë” Rudina Dema, e mbijetuara e këtij kampi.

“Ajo që është tragjike është sepse fëmijët edhe pleqët që vdisnin u varrosen jasht kampit ,jashtë telave .Kanë lëvizur tre herë i hoqën këtu dhe i ndërtun varrezat të “Ura e Bënçës”,nga ajo urë i dërguan buzë lumit mirëpo lumi dimrit vërshon dhe i ka marr eshtrat e tyre dhe sot të gjithë ata që kanë vdek në kampin e Tepelenës nuk kanë varrë”,Simon Mirakaj, po ashtu një i mbijetuar i këtij kampi famëkeq.

Lek Pervizi ,Rudina Dema dhe Simon Mirakaj janë tre të mbijetuarit e “Kampit të Tepelenes” ku gjateë viteve 1949-1954 vdiqën më shumë se 300 fëmijë. Kampi i punës së detyruar njihet si kampi më famëkeqi gjatë regjimit komunist .Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve autoriteti për Informim  mbi dokumentet e ish Sigurimit të shtetit bashkë me trupin diplomatik dhe të përndjekurit përkujtoj ata që humben jetën e eshtrat në Tepelenë.

Kujtimet e atyre që dolën gjallë hedhin dritë mbi vitet e errëta të dhunës .

“Po këtu në vitin 51 deri në vitin 54 kemi qëndrua 4 vjet deri sa u mbyllë kampi, pikërisht kjo kazerma këtu , quhet kazerma numër një se ishin katër kazerma rresht njëra pas tjetrës ,unë kam banu në numrin një me familjen time sigurisht me nënën e me vllahun tim këtu ka qenë dhe gjyshja ime po ajo ka vdekur këtu në kampin e Tepelenës bashkë me viktimat e tjera “,Leka.

Jetesa në kamp ishte e vështir mungonte ushqimi dhe ngrohja ,fëmijët mendonin se kjo ishte jeta ,një fushë e madhe me kazerma e rrethuar me tela me gjemba me policë që bënin apel dhe me tasa supe të ujit .

“Ftoftë ishte tmerr megjithatë nënat për me ruajt pak higjienën na lanin në një godinë e cila ka qenë pa çati pasi që ka qenë e bombarduar gjatë luftës Italiano-Greke, megjithatë në atë dimër të ftoftë pasi që dimrit në Tepelenë bënë ftoftë shumë na merrnin na lanin këtu duke u  mundu duke u përpjek me e ruajt pak higjienën “ thotë Simon Mirakaj.

Kjo godinë ka shërbyer si komanda e kampit të Tepelenës gjatë viteve të komunizmit , ky kamp ishte ndërtuar gjatë luftës Italo-Greke nga ushtarakët Italian ka shërbyer si kamp i përqendrimit të të internuarve dhe të dënuarve nga komunizmi .Secila prej kazermave ku në total ishin 5 kishte 500,600 të internuar që jetonin në kushte të tmerrshme .

“Ata që kishin mbaruar klasën e 6 dhe 7-tenë ,pleq apo gra që ishin dilnin në këto kodra për të pre dru për komandën që kishim ne .Te dera ku hynim ishte komanda e policisë që ruanin kampin,ajo çka e bënte më të rënd ishte mungesa e ushqimit këtu kishte dy herë që ndahej nga policia gjellë në drek dhe në dark ,dhe të duhej mikroskop që të gjeje një kokërr grosh apo një kokërr makaron “ shtoi Simon Mirakaj.

Në fushën që sot janë mbjell pisha në kujtim të shpirtrave dikur qëndronin të dënuarit .

“Ju jeni pak kjo fushë dikur ka qenë e mbushur plotë .Vetëm nga Mirdita janë internuar në një dit 2500 njerëz “, Leka.

“Ajo më e dhimbshmja për nënat tona se fëmija kujtonte se bota kjo është e rrethuar me tela nuk e ka idenë çka mund të arsyetoj një fëmijë 5 vjeç .Nuk ka më tmerr se sa fëmijët ti kërkojnë bukë nënës dhe ajo të mos ketë mundësin me i dhanë jo se ka qenë vetë e pa aftë  por nga dhuna që është ushtrua mbi të ,s’ka më tmerr .Unë dëgjoja në kazermë natën që bërtisnin fëmijët “ o nën du bukë”,thoshte Simon Mirakaj.

“Këtu ka qenë ndryshe tani është shembur ,kanë qenë krevat prej dërrase tre katërshe ,siç  i ka vizatuar z.Leka ,ne flejshim të gjithë pa dallim “,Rudina.

Prej aty perceptimi për botën jashtë mungonte përtej telave me xhëmba dukej se nuk kishte asgjë. Bepa Pervisi një e mbijetuar rrëfen se bota nga brenda dukej krejt ndryshe .

“Jo ne ishim të mbyllur po ku di fëmija se si janë gjanat e këqija ,të duken sikur janë normale kur je tepër e vogël ashtu është dhe s’ka tjetër. Mamaja ime ishte ajo që vuante sepse ajo e kuptonte s’kishim bukë , mungonin shumë gjëra sepse ashtu ishte ishte se vetëm për kampin mungonin ,ndoshta mungonin për tërë Shqipërinë ku e di unë në atë kohë se si kanë qenë punët . Unë kam jetuar nga viti 1948 deri në vitin 1954 isha vetëm 4 muajsh , vetëm me mamanë time kamë qenë këtu edhe kur kishte shumë fatëkeqësira që unë isha bebe nuk i kuptoja ,të tjerët pyesnin ua shihe atë zonjën me një bebe të vogël që nuk paska vdekur sonte sepse i zuri sëmundja “.

Dokumentet mbi kampin e Tepelenës ende nuk kanë dalë duke ngritur shumë pikëpyetje mbi ato vite të errëta ,informacionet për të vinë vetëm nga kujtimet që flasin për shifra të frikshme të zhdukurish.(Kortezi:News 24 Albania)

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 33 fëmijë, kane vdekur, Lek Previzi, Në një natë në kampin e Tepelenës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 354
  • 355
  • 356
  • 357
  • 358
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT