• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRI URAT E LABËRISË

August 31, 2017 by dgreca

Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës/1 Ura e DrashovicesNga Gëzim Llojdia*/1 Ura Laberi
Ku gjendet kufiri i Labërisë?Këtu nuk ka asnjë shenjë. Nuk ka konture, që tregojnë gjurmët nga fillon kufiri i krahinës më të madhe të vendit,Labërisë. Kufiri këtu humbiste në hapësirë. Diku e ruante profilin e vet. Në memuare,apo në rodhanët e zhubrosur të krijimit popullor e folklorik. Por silueta e tij rishfaqej e plotë .Në studime të hollësishme. Në një vend ekzistonte vetëm si nocion. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: Labëri. Por qartazi,rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta përshkruash imazhin e atij rripi toke me qindra km në jug të vendit .Kufiri i krahinës jugore, që quhet Labëri. Ai është veçse një udhë-kalim,në të gjithë hapësirën që përshkruhet në mot të motit,si krahinë e Labërisë.
Ura e Drashovicës

Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajne të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë është: Urat e parë u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit përfshin drurët e prerë apo pika dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë.Rrapet e Drashovicës monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.

“Labëri sa i dua….

Pasqyrimi me gjuhën e folklorit më tej dhe në studimet historike në fillesë ,na lejon të qartësojmë, thellësinë nën suprinën e të cilit gjindet emërtimi i një krahine.
Çajupi ka shkruar ekzaksisht kështu:”“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka , ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).

Sami Frashëri:”Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. S. Frashëri, ka thënë: se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.
Rrok Zojzi, etnograf i cili në vitet 50-të 60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë ,në vitin 1962 ka përcaktuar se:“Labëria , i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.
Nga veriu Labëria ka si kufi krahun e majtë të lumit Vjosa. Emërtimi,me sa duket lidhet me emrin e hershem etnik të shqiptarëve “arbër”.Ajo është treva e Kaonve te periudhës ilire që e përmend Tuqidi në vitin 629 p.e.s. “fis ilir i Epirit” ndërsa në mesjetë e fiseve arbëreshe të Krisejve,Kirilisejve,Plesejve (Plesati i sotëm)….
N.Myrta:ethymologjia e emrit Labëria:Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën (Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘
Të tjerë:Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës), Korvesejve (Kurveleshi i sotëm) dhe Plesejve (Krahina e Kardhiqit ku bën pjesë edhe fshati Plesat në Cepo). Labëria ka qenë në një shtrirje më të gjerë nga sa njihet sot, me unitet gjeografik, ekonomik dhe kulturor, ka pasur të drejtën e vet zakonore, mbi bazën e së cilës në tërësi edhe është vetadministruar para krijimit të shtetit shqiptar, pavarësisht pushtimit osman.
Njëra ndarje e iso-polifonisë shqiptare dhe shtrirjes gjeografike të Labërisë,E. Çabej: me këtë emër quhet ajo pjesë tokë jugperëndimore, kufiri i së cilës fillon te katundi Lazarat në jugë të Gjirokastrës. Kufiri lindor shkon prej Lazaratit për së gjati Malit të Gjerë dhe pjesës jugore të Malit të Picarit gjer në Tepelenë. Kështu vazhdon në perëndim të Vjosës kurse në të djathtë të lumit shtrihet vendi toskë në kuptimin e vërtetë të ngushtë të fjalës. Kufiri zë në veri katundin Mesaplik afër Vlorës dhe vazhdon gjatë një vije ideale që shkon prej Mesaplikut në Kudhësin e afërm; kufirin perëndimor e përbën deti. Zonat kryesore etnografike që përbëjnë Labërinë janë Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhësi, Lopësi, Kardhiqi, Rrëzoma, Bregdeti, Dukati. Labçe këndohet gjithashtu në Zagorie, Lunxhëri, Malëshovë, Rrëzë e Tepelenës, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastër, zona të cilat mund t’i konsiderojmë si rrethinat të Labërisë. Popullsia labe, nëndahet në “labë kristianë” (Rrëza e Tepelenës, Zagoria, Bregu i detit) dhe në “labë muhamedanë” (blloku qendror i popullsisë). Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në Labëri bëjnë pjesë rrethet e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës. Lidhur me iso-polifoninë labe ekzistojnë mënyra të ndryshme të portretizimit dhe të shpjegimit muzikor të saj. Vetë të kënduarit polifonik nga populli konsiderohet misterioz dhe instiktiv, e në përgjithësi si një dukuri që mbart brenda reflekset e natyrës, zërat e natës e ato të tokës së Labërisë.
N.Zhupa libri “Fterra në shekuj ”:“Labëria dallohet mbi të gjitha, nga origjinaliteti folklorik në veshje e në të folur. Qylafi i bardhë me majë, tirqet e bardha, opingat me xhufka, fustanella me pala, llabania, sharku e guna e punuar me duar të arta, melodia baritore e culës dyjare, fyelli, trupi lastar, shkathtësia, guximi, trimëria, besa, mikpritja, krenaria, ballëlartë e mal në këmbë, diva me shikim të thellë e të ashpër si shqiponja, zgjuarsia natyrale e admirueshme etj.
Rapsodi F.Brahimi:Labëri të dua shume/si të gjithë Shqipërinë,/ti je bukë nga ai brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te rrinë,/mbi shkëmbinjtë e mbi Rrathune/rritet bar dhe trëndeline./Fole shqiponjash ke qenë/je dhe do mbetesh e tille,/sorkadhe përmbi shkëmbinjtë/flake dyfeku vetëtimë./Për Gjoleken kane thënë,/për Gjoleke mandile zinë;/luftonte me palle ne këmbë/shkurtonte pashe e vezirë./Ata burra hije rende/Zigur Lelo me Saline,/çepe gjatët dy pëllëmbe/mbi italianet ç’u grinë.

Ura
Ura e Drashovicës nga ana e vet ka histori të tjera treguese. Duke rrëmuar memuaret e historisë dhe duke rendur nëpër fletët e zverdhura të folklorit të krahinës emrin e urës së Drashovicës e ndesh shpesh. Kështu, që nga lufta e parë, në Luftën e Vlorës dhe më tej, në luftën e dytë Botërore,ura e Drashovicës shënohet tregues i qëndresës të shqiptarëve karshi pushtuesve fashistë dhe nazistë .Luftimet në Drashovicë shkruhet në një material të para viteve ’90, filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një kapiten. Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.U shtruan gunat mbi telat me gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.
‘43 lufta e dytë njohu tek ura përleshjet ku formacionet partizane goditën ashpërsisht nazistët duke u shkaktuar humbje në forca,njerëz dhe armatime. Beteja e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943.

Folklori

Folklori lab:”Cet’ e Rrezes u vërvinë,/Kapetan kishne Saline,/Të keq trimn, vetullaziëe/Majave vreshtave ryne/Me bomb’ ne mes e godinë/ Tha : Në tel corra kërcine, /Për të mos trembur shokërin….
Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
.Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtrices,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty flete gjithë Labëria,/ Flet epopeja përballë, / Ne balle tu skalit lavdia./ I rri bukur Labërisë,/ si floku bores mbi supe,/ O vendi ku piva sise,/ o djepja,që dhe me tunde….

Si përfundim

….Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…
Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Si përfundim, prekëm vetëm kufirin e fillimit të krahinës së madhe Labërisë,me shtrirje simbolike ndërmjet tri urave: Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës…

*Studiues

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Urat e Laberise

INTERVISTA E RRALLË E NËNËS SË MBRETËRESHËS GERALDINË

August 31, 2017 by dgreca

1 Nena e GeraldinesPARIS-SOIR (1939) : INTERVISTA E RRALLË E NËNËS SË MBRETËRESHËS GERALDINË, ZONJËS GIRAULT. NDARJA E VËSHTIRË ME TË BIJËN DHE LARGIMI DRAMATIK NGA SHQIPËRIA./

1aurenc

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

Gazeta franceze, « Paris-soir », ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqet n°1dhe 3, rrëfimin e nënës së mbretëreshës Geraldinë, e cila gjendej në Tiranë në momentin kur Italia fashiste nisi të pushtonte Shqipërinë.

Zonja Girault**, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në vendbanimin e saj, në Nice të Francës, ka dhënë një intervistë në të cilën ka shpjeguar qëllimin e vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, po ashtu edhe arsyet e ndarjes me vajzën e saj dhe largimin e përshpejtuar nga Shqipëria.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :« Rroftë Daladier ! Rroftë Franca ! », bërtisnin në Tiranë, ndërsa aeroplanët italianë vërtiteshin në qiell – tha Zonja Girault – nëna e mbretëreshës Geraldinë. Kështu, ajo na rrëfeu vuajtjen e vajzës së saj, e cila duhej të arratisej nga Shqipëria me fëmijën e saj të porsalindur.(Nga ana e korrespondentit tonë të veçantë) – Nice, 16 Prill.

– Tërë jetën time, unë do t’i mbaj mend këta njerëz të Tiranës, të mbledhur, në prag të pushtimit, para ambasadës së Francës. Unë ende i dëgjoj thirrjet e tyre : « Rroftë Franca ! Rroftë Daladier ! »

Zonja Girault, kolonele, ish-kontesha Apponyi, nëna e Mbretëreshës së vogël Geraldinë, e cila na mirëpriti gjatë kthimit të saj në Nice, vazhdoi rrëfimin e orëve patetike që ajo kishte jetuar në Tiranë, pranë vajzës së saj.

NA JEPNIN ULTIMATUM PAS ULTIMATUMI

–  Më 16 mars, u largova nga qyteti i Nicës me fëmijët e mi për në Tiranë, ku prisnim një ngjarje të lumtur. Sapo arritëm në pallatin mbretëror, ndjeva se ankthi ishte i përgjithshëm. Merrnim, me sa duket,  ultimatum pas ultimatumi !

– Kaluan dy javë në pritje të ngjarjeve. Më 5 prill, më në fund, herët në mëngjes, mbretëresha lindi një princ të vogël.

– Qe një situatë shumë e vështirë. Vajza ime iu nënshtrua një operacioni tepër delikat që zgjati më shumë se një orë. Ndërkohë që dridheshim për jetën e saj, qarkullonin thashetheme, në fillim alarmuese, pastaj qetësuese : « Italianët zbarkuan… Ata janë zmbrapsur… ». Kaluam një natë të tmerrshme. Sapo u siguruam për gjendjen shëndetësore të mbretëreshës, erdhi urdhëri që të largoheshim menjëherë nga qyteti.

FLUTURIMI I TMERRSHËM I AVIONËVE ITALIANË

Kolonelja Girault, në një gjendje emocionale, të cilën e përmbante me vështirësi, vazhdoi rrëfimin e saj :– Urdhëri ishte i formës së prerë. Burri im dhe unë duhet të ndaheshim nga mbretëresha. Si do ta gjenim ? Çfarë do të bëhej me të ? Aeroplanët italianë rrotulloheshin mbi çatitë e Tiranës. Në rrugë, shqiptarët, të merakosur e të hutuar, vraponin, burrat për të marrë armët e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët maleve. Avionët e zhurmshëm italianë, gjatë fluturimit, lëshonin trakte nga qielli. Ne ishim të kërcënuar nga një bombardim që, në pak minuta, e rrafshoi kryeqytetin… Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, mendoja për vajzën time që ishte në një gjendje tejet të dobët… Më në fund, ne u larguam, me zemër të thyer, për në kufirin jugosllav… Ne arritëm atje më 7 prill.

– Ndërkohë, vajza ime, më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas lindjes, e shtrirë mbi një barelë të instaluar në një ambulancë, udhëtoi në rrugë të mjerueshme, gjatë 400 kilometrave, përpara se të arrinte në Greqi.

Kolonelja Girault, pas një momenti heshtjeje, na rrëfeu më në fund :

PAMJE LUFTE

– Kur burri im dhe unë po afroheshim pranë kufirit jugosllav, ne pamë, të tronditur, dëmin që kishin shkaktuar predhat italiane në portin e vogël të Shëngjinit. Nga këto shpërthime të jashtëzakonshme kishte diçka absurde dhe barbare. Me të vërtetë, pyesnim veten se si një gjë e tillë mund të ishte e vërtetë !

– Burri im dhe unë jemi në gjendje të themi se asnjë italian nuk është ngacmuar në Shqipëri. Ndërsa largoheshim nëpër këto fshatra të frikësuar, ku mbretëronte një panik i tmerrshëm, ne nuk mund të kuptonim, dhe askush nuk mund t’i kuptonte thirrjet italiane që flisnin për tradhtinë e mbretit Zog. Të gjithë shqiptarët, njerëz krejtësisht paqësor, e adhurojnë mbretin e tyre dhe janë të gjithë patriotë.

Pasi e pyetëm Zonjën Girault, nëse ajo kishte lajme për vajzën e saj, ajo u pëgjigj se një telegram nga Larisa i ka sjellë lajme të shkëlqyeshme për shëndetin e ish-mbretëreshës.

Le të shtojmë se mbretëresha Geraldinë gjendet e shoqëruar në Larisa, jo vetëm nga burri i saj dhe një gjinekolog i mirënjohur grek, por edhe nga nëna e saj e dytë, kontesha Szarthos – që e ka rritur në Budapest – e cila, siç e thamë, ka arritur dje pranë saj.

 *  –https://www.darsiani.com

 

** Gladys Virginia Stewart (1891 – 1947), pas vdekjes së burrit të saj (1924), Kontit Gyula Rudolf Apponyi, u martua me ushtarakun francez Gontran Girault (1926).

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Girault, Intervista e Nenes Mbretereshe

MUSTAFA KRUJA,BURRË SHTETI,ANTIKOMUNIST I VENDOSUR

August 30, 2017 by dgreca

1 Mustafa Kruja

Shkruan:Eugen SHEHU/

1 eugjen shehuNë plejadën e burrave të shquar të shtetit shqiptar,të atyre burrave që muarën mbi vete përgjegjsi të mëdha në kthesat kulmore të jetës të kombit të tyre,është shkruar me germa nderi edhe emri i Mustafa (merlikës) Kruja.Ky personalitet i madh,ngjit sot shkallët e lavdisë në historinë e kombit shqiptar jo si tradhëtar (kështu e quajnë ende komunistët e shtetit amë) por si protagonist i ngjarjeve më kulmore të Shqipërisë ç’prej vitit 1912 e deri më 1944.Ai është pjesë e historisë së këtyre viteve dhe pamvarsisht se ende sot anatemohet prej disa mjeranëve,pseudohistorian ideologjik,kjo asesi nuk mund t’ia fshehë vlerat,ashtu sikundër ndonjë re e zezë,kalimtare,nuk mund të fsheh dritën e diellit. Mustafa Merlika,lindi në qytetin historik të Krujës më 15 mars 1878.Aty i mori edhe mësimet e para në gjuhën turqishte,por duke u mëkuar me legjendat e famshme të kalasë së qytetit, ku qindra vjet më parë,kryetrimi,Gjergj Kastrioti pat ngritur flamurin e lashtë arbëror.Qytetin e vet e desh me mall dhe kur shkoi në Janinë për të vazhduar gjimnazin,kish dëshirë ta thërrisnin Mustafa Kruja.Këtë mbiemër ai e mbajti me nder,deri në ditën e largët kur dhe mbylli sytë.Në qytetin shqiptarë të Janinës,tanimë në moshën 16-17 vjeçare,nga shqiptarët e atyshëm do të njihte trimërinë e Ali Pashait të Tepelenës,i cili la gjurmë në kohra sa për trimëritë,aq edhe për rrebelizimin e tij. Falë rregullave të forta të gjimnazit,Mustafa Kruja do të paisej me kulturë të madhe për kohën e vet. Ndërkaq ai do të dallohej ndër gjimnazistët e tjerë,për etjen e madhe që shfaqte në rrafsh të përvetsimit të kulturave të lashta si edhe atyre të kohës.Me nxitjen e prindërve të vet,pasi ka mbaruar mjaft mirë gjimnazin e qytetit shqiptar të Janinës,Mustafa Kruja,sikundër qindra e mijëra bashkëkombas të atyre viteve,merr rrugën për në Stamboll,në kryeqendrën e perandorisë Osmane.

Më 1905,filloi studimet e larta në Universitetin Mylkije të Stambollit,në shkencat politike dhe administrative,aty sigurisht tejet enregjik,biri i Krujës do të jetë i preferuar në shoqërinë e atdhetarëve shqiptarë,të cilët patën filluar përpjekjet për një lëvizje madhore të kombit të tyre,në kahjen e ideve të pavarsisë.Qysh herët,Mustafa Kruja,shquhet për prirjet e tij në fushën e publicistikës.Ndonëse student,mësimet nuk e pengojnë asapk të marrë lapsin dhe të shkruaj në shtypin osman të kohës,mbi problemet e mëdha që patën kapluar në fillim të shekullit 20-të perandorinë osmane.Por guximi i birit të Krujës,do t’i kalonte idetë e shprehura në faqe të gazetave. ”Atdhetari i flaktë dhe përkrahës i pamvarsisë së kombit të vet,u gjind do s’do,i përfshimë në ngjarjet politike,tue marrë pjesë aktivisht në përpjekjet për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi osman.Në 1909 u përjashtua nga Univeristeti si protagonist i një demonstrate të rreptë të studentëve në favor të minoriteteve kombëtare të perandorisë osmane”.( Mustafa Kruja “Antologji historike “ Sejko 2001 , faqe 8 ).

Edhe pas kësaj,Mustafa Kruja nuk do të rreshtete përpjekjet atdhetare për të ndihmuar çështjen tone kombëtare.Shkrimet e tij në vite 1909-1910,(me pseudonimin Asim Xhanani) do të tronditnin ate system të kalbur të autokracisë osmane,duke bërë thirrje për më shumë të drejta ndër popujt e vegjël,të rrobëruar.Në këto vite,pos të tjerave,Mustafa Kruja do të njihet edhe me atdhetarin tjetër të shquar Mid’hat Frashërin,me të cilin do ti lidh miqësi burrash të përkryer.Në verën e vitit 1910,Mustafa Kruja merr titullin në shkencat politike dhe administrative të Universitetit të Mylkijes dhe detyrën për të punuar në qytetin e Durrësit. 23 vjeçar,me dëshirën e madhe për t’i shërbyer atdheut,me aftësi të dukshem në punët e administrates,çuditërisht Mustafa Kruja nuk do të pranonte ofertën e Esat Pashë Toptanit,për të punuar si nënprefekt i Durrësit.Biri i Krujës,në shum pak takime që pati me Esat pashën,dyshoi në atdhetarizmin e tij,në të kaluarën disi të errët,ndaj edhe la pezull dorën e shtrirë për bashkëpunim të Esatit.Përkundër “Ndereve” të propozuara nga Pashai i Shqipërisë së Mesme,Mustafai u punësua në Durrës,por në detyrën që vet e dëshironte të thjeshtë dhe modeste,si mësues i matematikës.”Në këtë qytet,u lidh me Don Nikoll Kaçorin dhe Abdi bej Toptanin me të cilët zhvilloi veprimtari kombëtare”( B.Gaçe,”Ata që shpallën pavarsinë kombëtare” – Tiranë 1997 , faqe 98 ).

Në vitet 1911-1912,ndonëse jepte lëndën e matematikës në gjimnazin e Durrësit,ai kurrsesi nuk mund të ishte indiferent për gjithshka ndodhte në trojet shqiptare.Ngase bashkëpunonte me atdhetarin Abdi bej Toptanin (kushëriri i Esat Pashës) në pranverën e vitit 1912, e le gjimnazin dhe i përkushtohet me gjith shpirt ngjarjeve nacionale që po tentonin pavarsinë e trojeve tona.Me nismën e tij shkon në qytetin e Krujës falë emrit të nderur të familjes,por edhe emrit të tij,organizon çetat e para luftarake kundër sundimit osman.Më pas kalon edhe në rrethina të Matit dhe duke i shtrirë dorën e bashkëpunmit 17 vjeçarit Ahmet Zogu,arrin të ngrejë edhe aty formacionet vullnetare popullore në dobi të çështjes shqiptare.Kështu që,kur në verën e vitit 1912,forcat e garnizonit turk të krujës,donin të bënin reprezalje në qytet e rrethina,kinse flitej hapur kundër qeverisë së Stambollit,Mustafa Kruja mblodhi disa qindra luftëtarë të armatosur dhe duke rrethuar garnizonin lëshoi ultimatumin se batarja e pare e osmanlinjëve,do të ishte fillimi i luftës,mandej le të fitonte kush të ishte më i zoti.Komandanti i garnizonit të qytetit,ftoi Mustafanë në bisedë dhe pas këtij kuvendi të dy palët ulën armët.Por askush prej osmanlinjëve nuk e ndjente në ato momente vehten të sigurtë,ndërsa nacionalistët krutanë parashihnin tek figura e Mustafa Krujës,prijësin e tyre energjik dhe syçel.

Në tetorin e vitit 1912,Mustafa Krujën e shohim në Shkup,për të biseduar me udhëheqës të tjerë të lëvizjes kombëtare shqiptare siç ishin Bajram Curri,Mid’hat Frashëri,Rexhep Mitrovica,Bedri Pejani,Sali Gjuka etj.Në emër të popullit të Krujës,Mustafa Merlika çoi në Shkupin e lashtë shqiptar,mesazhin e madh të bashkimit të krejt shqiptarëve,për arritjen e pavarsisë së tyre.Ai çoi gjithashtu në zemër të Maqedonisë shqiptare,besën e madhe krutane për të luftuar deri në fund për kufijtë e rrezikuar të vilajeteve shqiptare.Ndërkaq në Krujë e rrethina,emri i Mustafa Krujës,po përcillej me respekt të madh.Nën shembullin e tij,ishin me dhjetra atdhetarë,të cilët lanë bangat e shkollave për të rrëmbyer armët në mbrojtje të flamurit kuqezi.Është kjo arsyeja që populli i qytetit të Krujës dhe rrethinave,së bashku me Abdi bej Toptanin,zgjodhi si përfaqsues në kuvendin kombëtar të vlorës(28 nëndorë 1912) edhe Mustafa Krujën,birin e vet që pat dhënë prova të pashembullta të heroizmit.Firma e tij,në listën e madhe të firmave të dhjetra patriotëve dhe atdhetarëve të tjerë ;”është shënuar me emrin,Mustafa Asim Efendija”(Lef Nosi “ Dokumente Historike – Elbasan 1924 , faqe 119 ).Në ditët historike të kuvendit të Vlorës,fjala e Mustafa Krujës u dëgjua me respekt,pamvarsisht moshës së re të tij.Në proces verbalin e mbledhjes së parë të këtij kuvendi,pasi u vërtetuan kartat e kandidatëve : “Fjalën e mori z.Salih Gjuka e tha që,duke qenë se Korça ndodhet sot e qarkuar nga ushtria e nuk mund të dërgojë delegatë dhe duke qenë se atdhetaria e Korçës është njohur,kërkon që të pëlqehen si përfaqsonjës të Korçës zotërinjtë : Pandeli Cale,Athanas Floqi e Spiro Ilua.Mbledhja me plotsinë e zerave e pelqeu kete vendim.

z.Mustafa Asim Efendiu kërkoi edhe që për Shkodrën të pëlqehet Luigj Gurakuqi,i cili ka qenë edhe në mbledhje të tjera kombëtare përfaqsues i Shkodrës dhe është nga inisiatorët e mbledhjes së sotme.Kuvendi me plotësi zërash e pelqeu z.Luigj Gurakuqi përfqsonjës i Shkodrës”.( Gazeta “Përlindja e Shqypnis” viti II,nr 6-7, datë 31 janar – 4 shkurt 1913 ).

  Ngase dallohej për ndershmëri dhe korrektësi në punët e administratës shtetërore,me propozim të Ismail Qemal Vlorës,Mustafa Kruja emërohet si nënprefekt i qytetit të Vlorës.Këtu duhet pasë parasysh se në atë kohë Vlora shërbente edhe si rezidencë e shtetit të parë shqiptar,me ç’rast detyrat dhe përgjegjsitë ishin tejet të mädha dhe të ndërlikuara.Nën trusninë e një finance të dobët,Mustafa Kruja u përpoq të bënte ç’të mundete për qytetin e Vlorës,të cilit i mungonin jo vetëm dritat,rrugët dhe shkollat por edhe buka e gojës.Po aq sa për punët administrative,Mustafa Kruja u përkujdes edhe për furnizimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë së prefekturës së vlorës,formacionet e të cilave ishin çdo ditë në përpjekje me armiqtë e shtetit të pavarur shqiptar.Disa muaj më vonë,Mustafa Kruja emërohet në detyrën e drejtorit të arrësimit në rrethin e Elbasanit.Ai gjen përkrahje të madhe në personalitetin e Aqif Pashë Elbasanit ( asaj kohe prefekt i qytetit) dhe ndërrmer nisma të mëdha për përhapjen e arësimit dhe shkollave shqipe jo vetëm në qytet por edhe në fshatra.Energjik nga natyra por edhe njohës i mirë i mentalitetit shqiptar,Mustafa Kruja punon ditën dhe natën për shkollimin e bashkëkombasve të vet,i bindur në idenë se pavarsia e një kombi mbrohet me pushkë dhe pendë.Shtypi shqiptar i asaj kohe duke pëlqyer cilësitë e birit të Krujës,shkruante: “Një nga nënpunësit më të shkathtë dhe puntor që ka Elbasani,asht zotnija e tij Mustafa Asim Kruja,drejtor i arësimit”.(Gazeta “Përlindja e Shqynies “ 1914 ).

Ndërkaq ngjarjet në Shqipëri sa vinin e përkeqësoheshin,qeveria e Ismail Qemal Vlorës,po goditej nga të gjitha anët,si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm.Fuqitë e Mëdha,duke paraparë në horizont interesat e tyre,dërguan në Shqipëri,Princ Vidin,i cili do të përpiqej ta kalonte krizën shqiptare.Ndër elementët turbullues më të rrezikshëm,u shfaq në vitin 1914,Esat Pashë Toptani,i cili nëpërmjet lëvizjes së Haxhi Qamilit,donte të rrëzonte Princ Vidin për të vendosur në krye të Shqipërisë së coptuar një princ tjetër.Me porosi të Aqif Pashë Elbasanit,Mustafa Kruja le detyrën e drejtorit të arësimit dhe shkon në qytetin e lindjes.Aty bashkëpunon ngushtë me Abdi Bej Toptanin dhe atdhetarë të tejrë,duke mos lënë që lëvizja rebele e Haxhi Qamilit të depërtonte në Krujë.Pas largimit të Princ Vidit,Esta Pashë Toptani u vetshpall si kryetar i parisë së Durrësit,Tiranës,Krujës e rrethinave,duke patur sigurisht ndihmën e të huajve e sidomos Italianëve.Me urdhër të tij,Mustafa Kruja internohet në Itali,në fillim në qytetin e Barit e mandej në ishullin e Favinjavës në perëdnim të Sicilisë.Dy vjet ai do t’i kalonte në këtë ishull,sigurisht larg atdheut dhe familjes,por pranë librave e studimeve që i kishte aq fort në zemër.Në verën e vitit 1917,biri i Krujës lirohet nga internimi dhe shkon në Romë.Aty bie në kontakt me atdhetarin e njohur shqiptar Sotir Gjika,me ç’rast të dy së bashku botojnë gazetën politiko-letrare “Kuvendi”. Në detyrën e kryeredaktorit të kësaj gazete,Mustafa Kruja do të shpallosë ide të shquara për ardhmërinë shqiptare.Ai do të përpiqet me çdo kusht të ringjallë tek bashkëkombasit e vet,ate ndjenjë të shquar nacionale si në vitin 1912,për të rikthyer atdheut besimin e humbur.

Në vjeshtën e vitit 1918,i ndikuar sidomos nga Sotir Gjika,Luigj Gurakuqi dhe Abdi bej Toptani,shkon sërish në Krujë dhe 1 muaj pas shkuarjes atje,populli i qytetit e zgjedh përfaqsues të tij në Kongresin e Durrësit.Siç dihet,më 25 dhjetor 1918,në Durrës u formua qeveria e përkohshme shqiptare nën drejtimin e Turhan Pashës.Falë reputacionit të madh që gëzonte,Mustafa Kruja në këtë qeveri,emërohet në detyrën e ministrit të Postë-Telegrafeve.Më pas,në vitin 1919,ai do të ishte në delegacionin shqiptar për Konferencën e Paqës në Paris ku së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë do të ngrinin zërin në mbrojtje të fateve të vendit të vet. Me dhjetra telegrame, memorandume e peticione të qeverisë shqiptare në konferencën e Paqës,mbajnë pikërisht nënshkrimin e Mustafa Krujës.Një ngjarje tjetër që flet për vizionin e gjërë dhe atdhetar të Mustafa Krujës,është Këshilli Kombëtar i dalë prej zgjedhjeve parlamentare,të lirë,në vitin 1921.Në këtë Këshill Kombëtar,Mustafa zë vend si përfaqsues i popullit të Kosovës,i cili,duke u mbështetur në vetitë më të vyera të burrit e pranoi ate si zërin e vet në ngjarjet kulmore që kalonin viset shqiptare.Të dhënat e shumta arkivore,provojnë se ndër shqetsimet e mëdha të këtij Këshilli Kombëtar,ishte dhuna serbosllave në Kosovë dhe Maqedoninë shqiptare.Në diskutimet që këshilli bëri në korrik 1921,Hasan Prishtina,kërkoi që të dërgohej një komision parlamentar në Romë,Paris e Londër,dhe deri në Vashington,për t’i bërë të qartë botës  se çfar po ndodhte me shqiptarët jashtë kufijve politike të shtetit amë.Menjëherë pas fjalës së Luigj Gurakuqit,diskutoi deputeti i Kosovës,Mustafa Kruja i cili jo vetëm përkrahu Luigj Gurakuqin,por propozoi për ta vënë problemin mdhahorë të Kosovës në urdhër të ditës.Propozimi i deputetit Kruja u pranua nga të gjithë të tjerët,mandej u lexua edhe urdhëri i ditës i punuar prej Mustafa Krujës ku hidhej ideja e formimit të një komisioni parlametar prej tre vetash,për të shkuar pranë parlamenteve të kombeve kryesore “Me qëllim që të mundohen me i shty ata,për me detyru qeveritë e tyre me mjete që kan në dorë,për krijimin e të drejtave njerzore e kombëtare të vllezërve tanë”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë. Fondi 246, dosja 43 , fleta 19 ).

Në vitet 1922-1924,mërgon nga Shqipëria dhe lidhet sidomos me atdhetarët Aqif Pashë Elbasanin,Azis Çamin,Halim Pashë Derallën dhe Hajdin Dragën.Ndjen së brendshmi se ka mospërputhje të mendimeve të tij me Ahmet Zogun dhe për këtë arsye nuk pranon të bashkëpunojë me të.Vetëm 6-7 muaj shkon në Shqipëri në vitin 1924 dhe largohet po në fund të atij vitit së bashku me familjen,për t’u kthyer në atdhe në vitin 1940.Në periudhën kohore 1925-1940,më së shumti ai qëndron në Itali e Zvicër.Studiues i apasionuar,njohës i shkëlqyer i greqishtes,italishtes, turqishtes,frengjishtes dhe gjuhës sllave,punimet e tij,në këto vite do të drejtoheshin në rrafshe të ndryshëm,por kurdoherë brenda historisë dhe gjuhës së shqiptarëve.Do të ishte interesant,sjellja në këto radhë, e mendimit të thellë të Mustafa Krujës,lidhur me etimologjinë e emrit shqiptar.E them këtë,pasi Kruja,futet nëpër labirintet e gjuhës,duke patur parasysh sidomos historinë e kombit të vet.Ja çka thotë ai tekstualisht.”Mue as emri i mbretit të shpendëve s’ma mbush mendjen per etimologjinë e shqiptarit.Ma parë nuk ma rezulton që populli shqiptar,flas për popullin,për turmën,natyrisht dhe jo për poetët e shkrimtarët,t’i kenë dhënë ndonjëherë atij zogu,ndonjë farë rëndësije të veçantë,për të zgjedhur emrin e tij,per emën e vet.E quem shqipe ose shqype,shiponjë e shkabë,shkabonjë.Mundohet me e  vrame kudo që ta shohë,pra s’ka ndonji simpati të madhe për te… S’mjafton simpathija,admirimi poet edhe adhurimi per diçka,ose një trill çfardo,per me lanë nji   emen të vjetër,të trashiguem brez pas brezi,per me marrë nji të ri.Për këte duhen shkaqe me të thella,duhen shkaqe historike e psykologjike shumë të rëndësishme”.(M.Kruja “Antologji Historike” – “Sejko” 2001 , faqe 122 ).

Gjatë kohës së qëndrimit në Itali,dijetari dhe atdhetari Mustafa Kruja,pos të tjerave arrin të hulumtojë edhe në dorëshkrimet e rralla të bibliotekës së Venedikut.E cila ruante në arkivat e saj mjaft të fshehta për derën e princërve të Kastriotëve.Mendohet se pikërisht mbi bazë të këtyre dokumentave,por edhe prej hulumtimeve në Rumuni e Zvicër,Mustafa Kruja të ketë dalë në konkluzionet e mëposhtme ; “S’ka gja që s’bahet.Por me faktet historike e gjeografike që kemi sot në dorë,une them se Kastrijotëve tanë,troje me të vjetër se ato të Kastriotit të Dibrës nuk mund t’u caktohen.Dynastija e Kastrijotëve i ka pasur rranjët në Dibër të Poshtme.Origjina e Hasit lyp prova shumë ma të sigurta se ato që permenden në veprën e Fan Nolit… Gjoni,i ati i Skenderbeut,i permendur nder dokumenta qyshe prej datës 1407 ka sunduem krahinat e Dibrës,Matit, Krujës , Tiranës,Shijakut,Kavajës,Bregun e Mates deri afër Lezhës”. (M.Kruja”Antologji historike” –“Sejko” – 2001 , faqe 254 ).

Sidoqoftë,ajo ç’ka do të përflitej gjatë lidhur me personalitetin e Mustafa (Krujës) Kosovës,është padyshim detyra e tij si kryeministër i qeverisë shqiptare në vitin 1940-1941.Duke shkuar nga Zvicra për në Shqipëri,në vitin 1940,Mustafa Kosova (kështu ka qenë edhe i njohur),vendoset në Tiranë dhe me propozimin e disa intelektualëve shqiptarë inicon çeljen e Institutit të studimeve shqiptare.Tri muaj më pas,emërohet drejtor i këtij Instituti dhe në nëndorin e vitit 1940 ngarkohet me detyrën e kryeministrit të Shqipërisë.Historiografia shqiptare e dalë prej pelenave të arkitekturës bollshevike,ende sot, e merr funksionin e Mustafa krujës në ato vite,si shembull i bashkëpunimit me Italinë.Dhe ku bashkëpunimi nuk mohohet.Po Mustafa Kruja nuk hypi askurrë në atë fron për të përfituar për vehte.Ai parashihte rreziqet e mëdha që i kanoseshin krejt trevave shqiptare dhe Italinë e parshihte vetëm si instrument me anë të të cilit do të realizonte Shqipërinë Etnike dhe të rimëkëmbte sadopak ekonominë e rrënuar shqiptare.Por vlen të mos harrohet edhe diçka tjetër.Mustafa Kruja ka qenë ndër ata intelektualë shqiptarë,të cilët më tepër se kushdo,ndjenin së largu dhe parashihnin rrezikun komunist që i kanosej Shqipërisë.Tejet energjik,në detyrën e kryeministrit shqiptar,ai do të drejtonte me dorë “të hekurt” luftën kundër komunizmit,si rrymë ideologjike jashtë kontinuitetit shpirtëror e moral të shqiptarëve.Janë dhjetra lëvizje të menduara të tij,për të goditur qysh në rrënjë,pemën e helmuar të komunizmit.Mjafton të sjellim në këto radhë një prej qindra urdhërave të tij,të cilat gjenden në arkivat e shtetit shqiptar,për tu bindur pse historiografia komuniste ka dashur të nëpërkëmbe emrin dhe veprën e Mustafa Krujës. “Urdhnoj forcat tona të gjindarmërisë,të marrin masa sa ma të rrepta e t’domosdoshme,kundra gjithfarë levizjesh të komunistëve shqiptar,të shitun tek sllavo-bullgarët”(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë. Fondi Kryeministria, dt.6 maj 1941 ).Po aq sa ish i rreptë me komunistët shqiptarë,po aq ishte i afërt me nacionalistët e krejt trevave shqiptare.Kujdesi i Mustafa krujës,veçanërisht për Kosovën,shihet edhe në një varg zgjedhjesh që ai kreu në funksionin e Kryeministrit,sidomos për çeljen  e shkollave shqipe si edhe organizimin e mbrojtjes sonë kombëtare.Edhe mbas dorëheqjes së tij si kryeministër (kjo donte të thoshte se bashkëpunimi i tij me italianët ka patur parakushtet e veta) Mustafa Kruja nuk e ndërpreu veprimtarinë e vet atdhetare.Anipse,nuk mori më funksione shtetërore,biri i krujës do të bahskëpunonte me Rexhep Mitrovicën,Azis Camin,Bedri Pejanin, Mid’hat Frashërin dhe Fuad Dibrën duke dhënë ndihmesë të çmuar në krejt lëvizjen nacionale shqiptare.Me nismën e tij,Mustafa Kruja,ky intelektual i madh dhe i shquar,ndonëse i kishte rrugët dhe dyert e hapura në krejt Evropën,preferoi më mirë të grumbullonte dhjetra burra e të të luftonte kundër forcave komuniste,të cilat,që në traktet e para të hedhura tinëz nëpër rrugë kishin dënuar me vdekje birin e Krujës.Në verën e vitit 1944,atëherë kur forcat gjermane po e linin të detyruara Ballkanin,komunistët shqiptarë muarrën zemër dhe u vërsulën mbi nacionalistët shqiptarë.,në bashkëpunim me serbosllavët.Në këto momente,Mustafa Kruja ndodhet kurdoherë pranë mikut të vejtër të tij ,Mid’hat Frashërit,duke u përpjekur t’i bëjnë ballë sulmeve të hapura të komunistëve.Vetë historiografia shqiptare është e detyruar të pohojë se : “Kreu i Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri,ish kryeministri kuisling Fiqri Dine,Mustafa kruja e të tjerë,vinin rrotull zonave të veriut,binin në kontakt me bajraktarë e krerë tradhëtarë duke i bërë thirrje popullit që të qëndronin duke i mbajtur me shpresën se së shpejti do të zbarkojnë ushtritë anglo-amerikane”.(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar” vëllimi 4 , faqe 511 ).

  Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve,në shtatorin e vitit 1944,Mustafa Krujën e lajmërojnë se biri i tij,Besimi,student në Vienë,ishte sëmurë rëndë.Biri i Krujës ngarend drejt Vienës,por me gjithë kujdesin e madh,Besimi 19 vjeçar vdes.Vdekja e djalit,sidoqoftë do të shpëtonte jetën e atit.Në fillim të vitit 1945,Mustafa Kruja shkon në Itali ku rri disa vite.Më pas,në vitet e 50-të të shekullit që lamë pas e shohim në Egjypt ku ndjehet sigurisht më mirë në shoqërinë e Ahmet Zogut.Nga Egjypti shkon në Francë për tu prehur në vitet e 70 në Amerikë.Gjatë tërë kësaj kohe,ai punoi me vullnetin dhe intelegjencën që e karakterizonte,për të hedhur sa ma shumë dritë mbi fatin e mjerë të popullit shqiptar.Botoi me dhjetra artikuj në shtypin evropian dhe ate amerikan për çështjen shqiptare por meraku i tij,deri në varr,ishte “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i cili mbeti pa botuar dhe kishte mbi 2500 faqe.Një mikut të vet,më 1949 do t’i shkruante ; “Kam lanë në Shqipni nje mori dokumentash të jetës seme,që sigurisht janë bamë hi e tym ose pluhun në duer te komunistëve.S’mujshim me i bartun me vete,kur u ndava i deshpruem prej atdheut dhe familjes.Atje lash edhe dorshkrimin e fjalorit”.

  Me këtë brengë si edhe me dhimbjen e madhe për fatin e zi të kombit të vet,Mustafa Kruja,ky burrë i madh i shtetit,shkenctar,studjues e antikomunist i vendosur,mbylli sytë përgjithmonë më 27 dhjetor 1958 në qytetin Niagara Falls të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bern-Zvicër

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: ANTIKOMUNIST I VENDOSUR, burre shteti, Eugen Shehu, Mustafa Kruja

Kongresi i parë i shkrimtarëve dhe kur letersia hymnizonte Stalinin

August 28, 2017 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA

 Gezim Llojdia

 Nga Fakti i periodikut. Letërsia e vërtetë ishte e kurthuar.Murre dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët  duken se kanë filluar të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën  e muskujve.A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie?Përveç se do tu shtonin  :” Qani moj çobanka qani ….u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe,kur Lasgushi apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti ishin heshtur e shtrënguar të heshtnin.Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet që nuk prodhonin kurrë fare prodhimi përveçse ca mbeturinave që askush nuk i përtypte dot.Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist.Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek Krahasimet:”Flamuri,ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.

fotoc

Gazeta Flamuri”,shkruan :”Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë .Ndërsa në vitin 1948,ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime,gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime,80 harmonizime e punime këngësh për kor,bandë kanto,pianoforte, orkestër etj. Me gjithë këtë B. K ankohet se i ashtë këndue hekurudhës,Punës dhe Planit dyvjecar.Në vijimësi shkruhet 21 copëz tekste këngësh nga Aleks Caci,tek fletorja Bashkimi që I kushtohen Stalinit.”Dhuratat e Stalinit,Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralismit Stalinit.

Fjalet nga Aleks Çaçi,Muzika K.Kono:Dielli ka dalë/cpo këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rine/I ke parë tinë/o zambak  i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam pare Rine/ gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje  moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë)/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra,hurra.hurra. 

Mirëpo çfarë ka nxënë mëndja dhe penda e Naimit.

U malet e Shqipërisë! ‘e ju o lisat e gjate!Fushat e gjera me lule! q’u kam ndermend dite e nate.

Ju bregore bukurcshe! e ju lutnenjt e kulluar!Cuka, kodra, brinja, gerrxhe, dhe pylle te gjelbe:uar!

Do te kendonj bagetine, qe mbani ju e ushqenilO vendethit e bekuar! ju rnendjen ma deYreni.

Ti Shqiperi me ep ndere, m’ep em­rin Shqipetar,Zemren ti ma gatove plot me deshi­re dhe me zjarre.

Shqiperi! o mema ime! ndonese jam i merguar,Dashurine t’ende kurre, zemra s’e ka harruar.

Lahuta e Malëcis e at Gjergj Fishtës:”Te nj mrriz,te nji lejthi/kishin ndodhur tre barinj/dy me dhen e një me dhi.njëi plak e dy të rinj//marash Uci e të bijtë e Calit/ dy djem të lehte si shpezt e malit/Marash Uci I Uc Mehmetit.an e mban I kish rënë detit/kishte pa pronat e mbretit/cak prej Hotit tuj xane filli/der kur piqet buka n’diell/……….

-Vjersha “Vajtimi”qe po ju lexojmë tash, hartue nga GRUDA dhe botue në të përkohshmen Hylli i I Dritës shume vjet ma pare, i përshtatet shumë bukur gjendjes së sotshme to Atdheut tone to robnuem:

Kemi mbete si vend pa zot, Keni vojte si pralla mot:Nji krajl hin e t’jetri del, Aj na rrahe, t’jetri na shkel; Toka e forte e qieila e nalte, Kemi xnbete si kali n’balte! Njeh por t’ramet, strukuxnbrende, S’ kerni bux’ra m’ u-permende, Hiq kanu e mos ven ligje,

Kemi mbete si vath pa grigje.T’ gjithe sa jemi deke per s’gjallit! Besa e burrave, ndera e grues Lane mbas doret pa namuz.

Kemi mbete mo Zot ma keq! Porsi t’ kem’ per bri ndoj dreq, Qi pret diten me na marre, Pa na lanun kurkund fare;Pa lane fare as rod Shqyptarit, Tuj na hupe gjuhen e t’parit!

7-Çfarë do ti shtonim fundit të kësaj Jude Makabre të at Gjergj Fishtës.Kjo gazetë këtë  e bënë për të treguar si ishte rrëzuar letërsia në kohën e atij regjimi

-O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët  na lan pa Atdhe, E Ti rrinë e gjuen me rrëfe,/ Lisat n’per male kot!

Kongresi i parë i shkrimtarëve

Kronikat përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë,Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë .Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi…” Gjergj Fishat,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale,të shovinizmit,të misticizmit,apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor,që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare…Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua ,pyet kronikani?Shuteriqi thotë në këtë kongresë:”Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës  së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike,ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin,Majakovskin,ndofta edhe Shollohovin….

Sa për Sejfulla Malëshovën u paditë”për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe….

Ky kongres  do të ishte sëpata  e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën,ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin,por fillesat kanë qene me shkëndijat  e para me shqiptarin e pashkollë,me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta,Fan Noli, ,Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë,poezia,proza nuk pyet ku ka lindur dorëarti,por edhe sikur të pyesi do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme,dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme. Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës?Dhimitër Shuteriqi,Kol Jakova,Andre Varfi,Shefqet Musaraj,Aleks Çaçi.Pjesët  e tyre quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik .Por këto krijime nuk  e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës,Nolit që janë larg,por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsit e Prendushit,as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm  më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliq,Fatmir Gjata,Mark Gurakuqi….Cilat ishin tiparet  e këtyre veprave:frymëzimi i zbehtë,fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar. Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime:Çlirimtarët”,Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshatë”.Si do të duhej të ishte proza,ja çfarë u tha në këtë kongres:”Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste…Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz,por edhe kur ka vështirësi të mëdha…”Kronika përmende si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle,hasmi s’fle””Tana”,Zini Sako me “Bereqetin”,Naum Prifti,Veis Sejko,Dhimitër Xhuvani,Moisi Zaloshnja,Spiro Xhai,shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën  e fshatarisë së lumtur,luftën,por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit,M.Kokalarit,A.Logorecit,,dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre. Kronika përmend se pa ndihmën  e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj,Mihal Grameno në Korçë,Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar..Në kohën e rilindjes qene shkrimtarët e mërgimit Frashëri,Peci,Konica,De Rada,Skiroi që bënë gjuha në zgjimin dhe shkundjen  e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta,Mjeda,Gurakuqi,Prendushi,Nikaj,PoStoli,Grameno .

Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët  e vjetër kanë vdektë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes  e veprave marksiste,të rinjtë pjekin vjersha të pagueme…

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, hymnizonte Stalinin, Kongresi i parë i shkrimtarëve dhe kur letersia

GJENOCIDI KOMUNIST

August 28, 2017 by dgreca

MARTIRI  DON MARK HASI (1920 – 1981)/

1 Don Marku

GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ RADOVANI, SIMBAS KALLZIMIT TË D.M.HASIT – 2011)/
“KRYQZONJE!.. KRYQZONJE!..”

PILATI, MARKSI, LENINI, STALINI, TITO,

ENVERI, RAMIZI…

GJENOCIDI  KOMUNIST

KUNDER KLERIT KATOLIK DHE

INTELIGJENCËS ATDHETARE SHQIPTARE

ASHT VEPRA“MË E SHKELQYER”E

PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE (PPSH),

E KRYEME NGA TERRORISTËT DHE TRADHETARËT E

POPULLIT SHQIPTAR, ANADOLLAKËT KOMUNISTË

ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA,

NGA VITI 1943 – 1991.

KLERIKU KATOLIK SHQIPTAR

DON MARK HASI

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT

KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.

DON MARKU ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946.

TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBAS

ARRESTIMIT TË DYTË, ME „REVOLUCIONIN KULTURAL“

ME 7 PRILL 1967, IA KTHEJNË DËNIMIN ME VDEKJE NË

25 VJETË BURGOSJE DHE, E MBYSIN ME 11.IX.1981

NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

NË 30 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.

Melbourne, 2017

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, MARK HASI (1920 – 1981)/, MARTIRI DON

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 384
  • 385
  • 386
  • 387
  • 388
  • …
  • 739
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT