• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEDE GJO LULI, PRIJESI I KRYENGRITJES SE MALESISE

December 9, 2012 by dgreca

Ded Gjon Luli, udhëheqës i Kryengritjes se Malesise  dhe gur themeli i Pavarësi së Shqiperise/

NGA AGE IVEZAJ/

….Kontributi i   Malësisë  së  Madhe  ne  shtetformimin e shtetit shqiptare dhe shpadhjes se pamvarsise  me 28 Nentor te vitit  1912,  u  drejtua  me largpamësi  e  guxim   të  pa  shoq  nga  krye-trimi  i  këtyre  zonave  malore,  Dedë  Gjon  Luli,  i  cili  u  mbështet   fuqimisht  nga  luftëtarët  e  tijë  trima.  Kjo  ishte  përpjekja  mbinjerëzore  e  burrave    kryengritës  që  luftuan  si  luanë  ditë  e  natë,  duke  u  hedhur  nga  njëri  shkëmb  në  tjetrin   për  të  dëbuar  pushtuesit  e  hordhive  osmane.  Ata  ishin  të  vendosur  dhe  luftuan  me   trimëri  duke dhene edhe jeten e tyre,  të  frymëzuar  prej  idesë  së  madhe  të  Plakut  të  urtë  të  Vlorës  për  pavarësi  të  trojeve  tona  Etnike;  duke  vënë  të  gjithë  së  bashku,  gurë-themelet   në  shtetin  e  parë dhe  të  lirë  demokratik  Shqiptar.  Kjo  datë  e  shënuar  historike  i  bën edhe  më  krenarë  malësorët  e  Malësisë  së  Madhe,  nga  që  e  kaluara  e  tyre  është  e   mbushur  me  shumë  trimërira  të  pa  shoqe,  por  edhe  disi  ndryshe,  me  një  dhimbje  të  thellë;  sepse   ndihen  të  ndarë  nga  vëllezërit  e  tyre,  të  cilët  janë  shqiptarë   dhe jetojne ne trojet e tyre etnike , por jane nen peshtet te huaj,  të shkëputur  nga  shteti   amë. Ne  shqiptarët  kemi  historinë  të lavdishme. Cdo pellembe toke eshte mbrojtur me gjak, kemi bere lufte te pabarabarte , por te drejt per te mbrojte me cdo kusht, trodhin dhe gjakun tone shqiptare. Pushtuesit,  armiqte  tonë  shekullorë  osmane  ishin te  pa   mëshirshëm  ndaj  nesh, edhe me te tmerrshem ishin fqinjet tone sllavë, te cilet uzurpuan trojet tona dhe lane te parealizuar  te  amanetin  e  të  parëve  tonë,  që  ranë   dëshmorë  për  bashkimin  e  trojeve  tona  duke  u  flijuar  për  këtë  tokë  e  flamur  të  kuq  me shqiponjën  dy  krenare  në  mes. Sepse   Malësia  e  Madhe  e Dede Gjon Lulit  dhe   gjysma  e  të  gjitha  trojeve  shqiptare,  mbetën  të  shkëputura,  apo  sikurse  thuhet:   « Pjesët  më  të  mëdha  të  trupit  që  rrethojnë  zemrën  shqiptare,  janë  të  shpërndara  nëpër   shtete  fqinjë  të  ballkanit.”

“Dedë  Gjon  Luli,  asht  pushkë  e  ngrehun  për  shqiptari”;  kështu  e  pati  quajtur   Ismail  Qemali  në  ditën  e  shpalljes  së  pavarësisë  në  Vlorë.  Ndërsa  Bamir  Topi   (Presidenti  i  Shqipërisë)  në  kremtim te  jubileu te 100,  vitin  e  kaluar  në  Shkodër,  i dha epitet te ri  udhëheqësit  te  shquar  të  Malësisë  së  Madhe:  “Shtizë  e  Flamurtë”.  Kryengritja   e  Malësisë  së  Madhe  nuk  ishte  një  kryengritje  lokale,  e  5  ose  7  maleve  të  malësisë,   por  e  të  gjitha  maleve  të  mbi  Shkodrës  e  nën  Shkodër,  e  cila  u  krye  sipas  idesë  së   madhe,  rreth clirimit dhe bashkimit  të  trojeve  tona  shqiptare,  duke  koordinuar  bashkëluftimet  me   forcat   kryengritëse   të   Kosovës,   të   udhëhequra  nga  Isa  Buletini,  Bajram  Curri,  Hasan   Prishtina,  Idriz  Seferi,  Shota  e  Azem  Galica  etj;  të  prirë  edhe  nga  intelegjeca  patriotike   shkodrane  me  në  krye:  Hilë Mosi,  Luigj  Gurakuqi,  Risto  Siliqi,  At  Gjergj  Fishta,  Ndre   Mjeda  etj.

Dedë  Gjon  Luli  ishte  organizatori  i  parë  i  kryengritjes.  Që  në  fillim  të  sajë,   njëzetë  djemtë  e  përzgjedhur  për  luftime  nga  zonat  hotjane,  sulmuan  me   shpejtësi të   rrufeshme  postet  kufitare  në  Traboin  e  Rapsh  dhe  i  muarën  ato  brenda  një  kohe  të   shkurtër.  Këta  trima  ishin  të  prirë  nga  vendosmëria  e  luftës  për  Liri  e  pamvarsi,  ushëtima  e  krismave  të  pushkëve  të  tyre,  çoi  menjëherë  grumbullimin  e  mbi  3.000   burrave  të  maleve  tona,  të  cilët  u  reshtuan  që  në  fillim  në  rradhët  e  trimave  të    Malësisë  së  Madhe.  Lufta  në  Bratilë , Shipshanik,   Qafë  të  Ugles,  Rapsh  e  Qepur,  ishte  vetëm  një   pjesë  e  fronteve  të  përgjithëshme  që  kishin  përfshirë  të  gjitha  malet  e  malësisë  veriore   të  Shqipërisë.  Bëhet  rezistencë  e  vazhdueshme  edhe  kundër  sulmeve  të  Durgut   Pashës,  i  cili  kishte  sulmuar  në  prapa-shpinë  Këlmendin  e  Shalën.  Nëpër  shkëmbijtë  me   thepa  të  këtyre  maleve  të  larta  të  Shqipërisë   bënin  luftime  të  rrepta  edhe  kryengritës  të  tjerë,   sikurse  ajo  e  udhëhequr  nga  “Gjenerali”  Shqiptari  i  vendosur  për  të  fituar  Lirinë;  Trimi  i   pamposhtur  i  Dukagjinit,  Mehmet Shpendi.

“Kenkan  nisë  e  n’Shkodër  ra,  /  Kenkan  nisë  po  n’ Plan  me  shkue.  /  I  paskan  gri   edhe  coptue,  /  Me  dorë  t’vet  i  ka  tradhtue!  /  T’enjten  mbrama  u  ba  kërdija;  /  Mbet   Mehmet  Shpendi  e  Marash  Delia.”

Në  kuadër  të  kryengritjeve  të  mëdha  që  populli  ynë  i  zhvilloi  për  çlirimin  dhe   bashkimin  kombëtarë,  u  udhëhoqën  nga  idetë  e  çmuara  te  Ismail  Qemalit  dhe  Dedë   Gjon  Lulit.  Kryengritja  e  Malësisë  së  Madhe,  kishte  kurdoherë  para  syve  të  vet,  boshtin   e  sajë  kryesor  për  rishpalosjen  e  flamurit  të  Gjergj  Kastriot – Skëndërbeut,  i  cili  u  valëvit   përsëri  i  lirë  e  krenar  dhe  ribashkoi  të  gjithë  shqiptarët  pas  robërisë  së  gjatë  467   vjeçare;  me  qëllim e  mirë  që  jo  vetëm  të  mbahej  lart  morali  i  udhëheqësve  dhe   malësorëve  trima  të  Shqipërisë  veriore,  por  edhe  t’iu  tregojë  pushtuesve  barbarë  turq   dhe  armiqve  të  shteteve  fqinjë  që  ishin  bërë  si  bisha  të  tërbuara,  për  të  na  vrarë   e  për  të  na  shkëputur  pjesët  më  të  mëdha  nga  trojet  tona  etnike;  të  cilat  janë  të  vërteta  të  pa  mohueshme  të  popullit  shqiptar;  troje  tona  të  lashta  Pellazgo-Iliriane.  Dedë  Gjon    Luli  e  udhëhiqte  vegjelinë  e  vet  dhe  arriti  fitore  pas  fitoresh  në  sajë  të  ideve  dhe  bashkëpunimit  me   lidhje  e  kordinime  të  forta  e  të  sakta  në  të  gjitha  revoltat  e  krahinave  të  Shqipërisë;  gjë   që  më  së  miri  e  dëshmon  edhe  Kuvendi  historik  i  Greçës,  i  mbajtur  me  23  qershor  të  vitit   1911;  në  të  cilën  u  dëshmua  zhvillimi  i  lëvizjeve  në    kordinim  me  formimin  e  ndërgjegjes   nacionale,  e  cila  u  shpreh  qartë,  nga  përgjigja  që  i  dha  prijësi  i  tyre  përfaqsuesit   diplomatik  të  turqisë  në  Cetinë,  Sefedin  beut,  në  kohën  kur  diplomatët  turk  dhe  ato  serb   kërkonin  t’i  largonin  malësorët  nga  synimet  e  çlirimit  të  kësaj  krahine.  Kryengritësit  ishin   për  me  ruejt  te  pa  prekuna  trojet  e  Malësisë;  sikurse  për  të  gjitha  zonat  e   Shqipërisë.    Rritheksojmë  se  triumfi  fitoreve  u  udhëhoq  me  zgjuarsi  e  trimërira  të  pa  shoqe  nga  Ded   Gjon  Luli,  dhe  se  kryengritja  ishte  e  zjarrtë  dhe  e  pa  ndërprerë  nga  përpjekjet  e   vazhdueshme  të  luftëtarëve  malësorë  dhe  u  përkrah  pa  mëdyshje  nga  i  gjithë  populli   Shqiptar  për  të  jetue  të  lirë  në  trojet  tona  të  trashëguara  nëpër  shekuj.  Për  këto  arsye,    morën  pjesë  edhe  paria  përparimtare  e  Shkodrës,  si:  Luigj  Gurakuqi  dhe  Im  Zot  Bumçi   etj,  por  kishte  edhe  përfaqsues  nga  lidhjet  dhe  kuvendet  e  Kosovës.  Erdhi  vetë  Ismail Qemal  bej  Vlora, i cili  një  vit  më  vonë,  e  shpalli  botërisht  Pavarësinë  e  Shqipërisë  në   Vlorë.  Kuvendi  i  Greçës  doli  me  një  plan  mbarë  kombëtarë,  i  hartuar  nga  Ismail Qemali,  Hasan  Prishtina  e  Luigj Gurakuqi,  dhe i’u  paraqit  qeverisë  xhonturke,  (turqëve  të   rrinj)  pushtuesve  sllave dhe  fuqive  të  mëdha.  Madje  shtypën  një  broshurë  më  vehte,  të   cilën  më  vonë  e  quajtën:  ”Libri  i  Kuq”.  Memorandumi  i  Greçës,  pati  jehonë  të  madhe,   sepse  doli  dhe  u  vulos  nga  vetë  populli  për  tu  dalë  zot  trojeve  shqiptare.  Kryengritjes së  Malësisë  së  Madhe,  i’u  caktuan  t’i  prijnë  në  krah  të  Dedë  Gjon  Lulit  edhe  Mehmet   Shpendi,  Nikë  Gjelosh  Luli,  Marash  Gjeloshi,  Dedë  Luli,  etj.  dhe    kishte  në  gjirin  e  vet,  gati  10,000  luftëtarë,  të  cilët  çliruan  Tuzin,  Koplikun  dhe  më  pas    u  afruan  drejt qytetit  të  Shkodrës.  Ngritja  e  Flamurit  Shqiptar  në Deciq  të  Malësisë,    ishte  kulminacioni  i  kryengritjes  në  Malësi  të  Madhe.  Ajo  kishte  për  qëllim  kryesor,  ti  jipte  fund  robërisë  shekullore,  për  të  gëzuar  lirinë  dhe  pavarësinë territoriale shqiptare si  Komb  e si  Shtet  i  pavarun  Shqiptar.

Dedë  Gjon  Luli  luftonte  për  Liri  bashkë  me  trimat  e  vet  të  pa  thyeshëm,  së   bashku  me   trimëreshat  e  Hotit e Grudes,  të  cilat  luftuan  krah  për  krahë  me  burrat,  si:  Tringa   e Smajit  e  Nore  Kolja. Me trimeri te pashoqe luftonin  Baca Nika, Tome  Nika  e Gjel Caku nga Trieshi,  dy te fundit bien deshmore ne fushe te betejes bashk me shume luftare malsore te tjeren qe

Qe u perjetsuan ne altsrin e atdheut. Betes se pergjakshme ju bashkangiten djemte  e  rinj  të  Grudës;  Dedë   Nika  e  Zef  Prela  me  shokë bashk me trimat hotjan, por  edhe  malësorë  të tjerë  që  u  flijuan  afër  Koplikut e te  Prroni  i  Thatë  dhe  Qafa  e  Ugles.

Trimat  e  Kojës,  shtatë  prej  të  cilëve  ranë  në   përleshjen  e  betejës  së  Deçiqin  legjendar.  Trima  të  Kelmendit,  Kastratit,  të  Shkrelit  e   Shalës  me  prijësat  kryengritës  të  pa  mposhtur;  Mar  Lulen,  Dasho  Shkreli,  Vocerr  Bala  e   të  tjerë.  Për  të  mbrojtë  këto  troje  shqiptare,  ishin  betuar  prijësit  e  bajraqeve  të   Malësisë,  Hot  e  Grudë,  në  Kastrat  e  Këlmend,  Shkrel,  Triesh  e Kojë; ne kryengritje popullore ishin  perfshi  edhe  viset   te tjera si:  Shala,  Shoshi,  Krasniqe  dhe  Nikaj  e   Merturi.  Shpalosja  e  flamurit  kombëtar  të  kuq  me  shkabën  dy  krenare  mbi  shkrepat  e   Deçiqit  me  6  prill  të  vitit  1911,  ishte  një arritje e  përbashkët, ishte  kulminacionin vetdijes dhe  rilindjes  sonë   kombëtare.  Më  vonë  me  kryengritësat  malësorë  u  bashkuan  edhe  shumë  shkodranë,   dukagjinas,  mirditorë  e  kosovarë;  dikush  me  pushke  e  dikush  me  pendë,  dhe   disa  me   të  dyja,  sikurse;  Risto  Siliqi,  Hil  Mosi ,  Luigj  Gurakuqi, Nikolle Kacorri  dhe  shumë  e  shumë  të  tjerë,  që   e  lartësuan  epopenë  e  kryengritjes  së  Malësisë  së  Madhe qe coi ne pamvarsine e Shqiperise nje vit me vone, me 28 Nentor 1912.  Atë Gjergj  Fishta  në   kryeveprën  e  tijë  letrare,  “Lahuta e Malësisë”  i  kushtoi  njërën  nga  poezitë  më  të  bukura,   Kryetrimit  të  Malësisë  së  madhe,  Dedë  Gjon  Lulit  dhe  bashkë-luftëtarëve  të  tijë.

 

Karakteri  çlirimtar  i  kryengritjes  ishte  kryesisht  i  drejtuar  kundër  regjimit  Otoman,po e edhe shteve fqinje.   Me  këtë  kryengritje  popullata  shqiptare  e  këtyre  viseve,  tronditi  përfundimisht  themelet  e   Perandorisë  Otomane,  e  cila  ishte  në  çastet  e  fundit  të  jetës,  dhe  kur  po  jepte  shpirt;  i’u  shtuan  edhe  goditjet  e  pa  ndërprera  të  këtyre   kryengritësve   trima   të  viseve  shqiptare.  Vetë  Shefqet  Pasha  ishte  i  detyruar  të  pohonte  me  anë  të  një  shkrese  para   padronëve  të  tijë  se:  “Edhe  përkundër  represales  sonë  të  vazhdueshme,  dhe  në   mënyrën  më  të  vrazhdët  për  të  mbytur  zërin  e  kryengritësve   shqiptare;  ata  i  kanë  dalë   zot  çdo  shtëpie  e  çdo  shkëmbi.  Shqiptarët  e  bashkuar  po  na  habisin  për  ditë  e  më   shumë  me  gatishmërinë  e  tyre  për  të  rënë  kurban  për  lirinë  dhe  vatanit  të  tyre!”.

Të mos harojmë  për  as një çast  se  kryengritësit  malësorë  ndodheshin  në  mes  dy   zjarreve.  Në  njerën  anë  bënin  luftë  të  pabarabartë  me  taboret  e  ushtrisë  së  madhe  turke,  e  cila   kishte  armatimin  më  të  përsosur  për  kohën,  dhe  në  anën  tjetër,  Mali i Zi me  në  krye   mbretin  dhelpnak  të  quajtur  Nikollë,  bënte  ç’mos  për  te  sabotuar  këtë  kryengritje;  duke  përdor  premtime  e  dredhina, duke  futur  përçarje  në  mes  shqiptarëve.  Pasi  nuk  ia   arriti  me  lajka  këtij  qëllimi,  mbreti  Nikollë  gjoja “u  urtësua”  i  bëri  thirrje  Dedë  Gjo  Lulit,  që  të  hynin  bashkë  në  luftë,  por  me  flamurin  e  tyre  serbo-malazes  dhe  së  bashku  ta  sulmonin  Turqinë.  Dedë  Gjon  Luli  e  njihte  mirë  politikën  dredhuese  të  shteteve  fqinjë,  dhe  kësaj  thirrje,  Burri  i  Malësisë  i  dha  përgjigjen  e  merituar:  “Jo  besa,  pa  ju  e  kemi  fillua  luftën   dhe  pa  ju  do  ta  mbarojmë,  se  nuk  duam që  lirinë  t’ia  kemi  borxh  kërkujt;  duam  me e fitua  me  gjak  dhe me e  gëzuar  vetë !”… Qeveria  e  Sërbisë  mbajti  qëndrim  edhe  më   të  ashpër  e  armiqësor.  Ajo  ushqente  lakmitë  dhe  aspirtat  e  kahershme trritoriale   për  trojet  tona   etnike.  Kishte  qëllime  më  të  zeza,  që  ti  zbrazë  ato;  ti  përzente  shqiptarët  nga  trojet  e  tyre mijvjecare;  ti  pushtonte,  e  ti  zhdukte  udhëheqësit  shqiptarë,  dhe  pastaj… t’i  uzurponte  lirshëm  të  gjitha  ato   troje  që  i’a  kishte  lakmi dhe me cdo kusht done ti marrte, me vone, fatkeqsisht ,ketij qellimi do t’ja arrij me diplomaci.Për  këto  intriga  e  plane  gllabëruese,  ata  i  bënin  llogarite  mirë   me  sulmime  befasira  të  t’merrshme;  makabre!  Dhimbje  e  sakrifica  të  pa  numërta  që  populli  ynë  i  perjetoi   me  shume  vuajtje.  Armiqtë  dëshironin  të  na  ngulnin  thikën  në  palcë  pas  shpine,  dhe  së   fundi,  shpresonin  se  do  të  vinte  ajo  ditë  ku  gjoja  në  emër  të  paqes,  do  të  vendoseshin   edhe  kufijtë   “e  rinjë”  të  një  marrëveshje  që  mizorisht;  na  coptuan  pjesën me  të  mëdha te   trojeve  tona  shqiptare, ndane gjysmen e territoret shqiptare ne mes te shteteve fqinje.

Kryengritësit  e  Malësisë  arritën  të  valvitin  të  lirë  Flamurin  Kombëtar  kuq  e  zi  me shqiponjën  dy  krenare  në  mes,  në  një  pjesë  të  territorit  të  tyre  që  u  çlirua  me    sakrifica  të  mëdha.  Edhe  pse  për  një  kohë  të  shkurtër,  lufta  mori  hov  në  të  gjitha  trojet   shqiptare,  dhe  nuk  u  ndal  derisa  një  vit  më  vonë,  plaku  i  urtë,  Imail  Qemal  beu  i   Vlorës,  nga  ballkoni  i  godinës  pranë  sheshit  të  skelës  detare  në  Vlorë,  ngriti  Flamurin  Shqiptar  të Gjergj Kastriotit-   Skënderbeut  dhe  e  shpalli  Pavarësinë  e  Shqipërisë.

Amaneti  i  të  parëve  tonë;  Naum  Veqirharxhit,  Kristoforidhit,  i  Petro  Nini  Luarasit,  i   tre vëllezërve Frashëri, Fan Nolit e Konicës, Ismail Qemalit e Dedë Gjon Lulit, Isa Buletinit e Luigj  Gurakuqit, Nikolle Kacorrit, Hasan  Prishtinës  e  Bajram Currit,  Smail  Martinit  e  Baca  Kurtit,  Ndre   Mjedës  e  At  Gjergj  Fishtës,  Çun  Mulës,  Ali  Pashë  Gucisë  e  Haxhi Zekës,  Idriz  Seferit, Shote  e  Azem  Galica,  Prenk  Calit  e  Jakup  Ferrit,  Bajo  e  Çerçiz  Topullit, Isa Boletinit  dhe  i  shumë  e  shumë  burrave  të  tjerë  që  u  flijuan  në  altarin  e   atdheut;  fatkeqsisht  as  sot  pas  100  vjetëve,  nuk  u  është  përmbushur  qëllimi  i  idealit  të   tyre,  për  deri  sa  trojet  shqiptare  janë  ende  të  shkëputura  nga  trungu  i  Shqipërisë.

Në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë  së  Shqipërisë,  shqiptarët me gjithe hallet  e shumta qe ballafaqohen,  kanë  përparuar  dhe jane krenare per te arriturat e tyre si më kurrë  me  parë, po shkojne perpara me hapa te sigurte kah Evropa e perparua pjese e se ciles jane, me Shqiperin ne Nato si dhe krijimin e shtetit te ri Kosoves se lire, e te pamvarun.Le te shpresojme qe se shpejti ndergjegja dhe politika shqiptare, ne te dy shtetet shqiptare Shqiperine dhe Kosoven, te bashkpunojne, bashke me  diasopra shqiptare neper bote, dhe te realizojne  bashimin e kombit shqiptare, njehere e pergjithe te korrigjohen gabimet historike qe eshte bere ne kurriz te popullit tone.Ne shej nderimi perulemi para herojtë  te te gjitha kohrave,që u flijuan dhe me gjakun e tyre vune gur themelet e atdheut tone, Shqiperise, lavdi u qofte dhe i perjetshem qofte kujtimi i tyre. Gezuar 100 vjetori i Pamvarsise se Shqiperise. Gezuar dita e flamurit . Uroje qe ne nje te ardhme shpejt te festojme bashkimin e kombit tone.

Age Ivezaj (Univeriteti i Prishtines. Fakulteti: Gjuhë – Letërsi) New,York,2012

 

FUQIZUAR  NGA  LITERATURA:

Libra nga “Historia e Shqipërisë”.

Libra nga “Historia e Kosovës”.

Nga koleksioni:  Revista “Jeta Katolike”. NY.

Nga faqet e gazetave:   Gazeta; “ILLYRIA”. NY.

Nga faqet e gazetave:   Gazeta ; “Dielli” NY.

Nga faqet e gazetavet:  Gazeta; “Bota Sot”. NY.

Libri:  “Kombi”.  NY.

“Visaret e Kombit”. Tiranë,  vëllimi parë, 1937.

*Kumtese e paraqitur ne Konferencen e organizuar nga Akademia e Shkencave shqipetare-amerikane  ne NY, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise

Filed Under: Histori Tagged With: Age Ivezaj, Dede Gjo luli

100 VJETORI I SHQIPERISE NE KONGRESIN AMERIKAN

December 8, 2012 by dgreca

Në Kapitol Hill festohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe urlidhja e miqësisë në mes dy popujve Shqitar e Izraelit/

 Nga Zef Balaj/

Uashington, 28 nëntor, 2012/

Në ambjntet e kongresit Amerikan, në sallën madhështore Kendi, në Uashington u festua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë bashkë me urëlidhjen e miqësise në mes popujve Shqiptar dhe Hebrej. Festa u organizua nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nën udhëheqjen e ish-kongresmenit dhe Presidentit themelues Joe DioGuardi dhe Këshilltares për Çështjet Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Me ftesë të veçantë nga zoti DioGuardi, në festim mori pjesë edhe Organizata Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane.

Gjatë cermonisë mbresëlënëse përshëndetën disa anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan. Kengresmenia Ileana Ros-Lehtinen, Kryetare e Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Kongresin Amerikan, bëri një përshkrim impresionues të historisë së Shqipërisë. Ajo theksoi faktin që kombit shqiptar i janë bërë padrejtësi të mëdha nga fuqitë e kohës në Luftën e Parë Ballkanik, por ndërhyrja e presdientit Amerikan Willson ndaloi synimet përfundimtare të tyre. “Vendosmëria e popullit shqiptar për të qenë i lirë nuk u lëkund kurrë, megjithë koston e lartë”. Tha ajo. Fjalët e kongresmenes u shoqëruan me ovacione të gjata.

Kongresmeni Dana Rorabeher, Kryetar i Nënkomitetit të Mbikqyrjes dhe Hetimit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, zëdhënës i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracisë në botë, si dhe një mbështetës i madh i demokracisë në Shqipëri, e filloi keshtu fjalen e tij: “Jam krenar që ndodhem këtu mes jush në këtë festë për të falenderuar popullin shqiptar, i cili i tregoi botës se qëniet njerëzore në kohë krizash janë në gjendje të veprojnë me guxim”…, më tej pasi përshëndeti me urimet më të mira të pranishmit, foli rreth  rezolutës që kishte paraqitur në Kongres bashkë me homologun Xheri Nadler i Manhatanit. Rezoluta thekson faktin që Shqipëria është vendi i vetëm që gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi jetën e çdo hebreu që jetoi në Shqipëri apo kërkoi strehim atje. Prapa rezolutës qëndron puna e palodhshme e plot përkushtim e çiftit Joe dhe Shirley Dioguardi.

Senatori i Nju Jorkut Çarls Shumer ju drejtua të pranishmëve me urimet më të mira. Ai tregoi se kishte paraqitur si bashkë-sponsor të njetën rezolute në Senatin Amerikan bashke me homologun repuplikan Xhon Mëkein i shtetit te Arizonës, ku përgëzonte popullin shqiptar për mbrojtjen e jetës të gjithë hebrenjve që jetonin në Shqipëri apo kërkuan azil gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tha: “Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur përpara fillimit të luftës”.

Anet Lantosh në emër të bashkëshortit, të ndjerit Kongresmen Tom Lantosh u nderua për përpjekjet e bëra gjatë këtyre njëzet vjetëve për të sjellur paqe e shpresë në Evropën Juglindore si dhe për të ndritur të vërtetën e shpëtimit të hebrenjve në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët. Por para se t’i jepej fjala zonjës Lantosh, u shfaq një vidio e vizitës së ish kongresmenit Lantosh në fillimin e vitit 1990 sëbashku me kongresmenin Joe DioGuardi në Kosovë. Momenti ishte takimi i tyre me qytetarët e Gjakovës, në një dite të bukur me Diell. Mbas mbarimit të drekës në një ambjent tepër mikpritës z. Lantosh ngrihet në këmbë, i afrohet një vogëlusheje të bukur, me fytyrën që rrezaton gëzim, e merr në krahë dhe vallëzon nën tingujt e një kënge shqiptare. Zonja Lantosh mes  emocionesh të forta kërkon falje që nuk i përmban lotët. “Tomi që patë ishte ai i vërteti” tha ajo. Mbasi fshiu lotët uroi per 100 vjetorin e pavarsisë dhe falenderoi popullin shqiptar për mbrojten që i bëri popullit hebre.

Po atë vit në muajin prill, L.Q.Sh.A.-ja organizoi dëshminë tronditëse në Kongresin Amerikan me delegacion e Kosovës dhe të Serbisë. Ajo qe FILLIMI DHE MBARIMI i pushtimit të Kosovës nga Serbia. Pjesa tjetër është histori për hstorianët.

Ambasadori Baruk Binah, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Izraelit, Rikard Ston, Kryetar i Konferencës së Kryetarëve të Organizatave Çifute në Amerikë, Rabi Xhozef Potasnik i Bordit të Rabisë së Nju Jorkut; Rabini Levi Shemtov i Shoqërisë Amerikane të Lubavitcit, Bob Levi, i sapo zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të të Rinjve Izrailitë, Rabi Varen Ston, Rabi Leonard Gutman shprehën falenderimet dhe mirnjohjet më të thella për familjet shqiptare, muslimane dhe krishtere, që shpëtuan hebrenjtë në Shqipëri e Kosovë. Ata theksuan një fakt tjetër të rëndësishëm që kalimi i hebrenjve në Shqipëri nuk mund të ndodhte pa ndihmën e shqiptarëve të Kosovës.

Cermoninë e përshëndetën edhe folës të tjerë të shquar si kongresmeni Eliot Engel, Kongresmeni Tom Rid, kongresmeni Houard, Kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura në Kongresin Amerikan, Kongresmenia Nan Hayworth,  Lekë Rezniqi, sekretari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, Xhoana Njuman, zëdhënësja  e Muzeut te Holokaustit ne Uashington, e cila tregoi polt emocion se si familja e saj ishte larguar nga Gjermania dhe kishte gjetur strehim në Shqipëri dhe i kishte shpëtuar Holokaustit.

Ezra Friedlender Drejtori i Pergjithshëm Ekzekutiv i Grupit Friedlender që ishte edhe kordinuesi i cermonisë ndër të tjera tha: “Populli hebre do t’i jetë përjetë mirënjohës shqiptarëve dhe në emër të komunitetit hebre nuk gjej dot fjalë të mjaftueshme të falenderoj Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi për angazhimin e tyre madhor për të sjellë në dritë këtë kapitull të historisë së pabesueshme të Holokaustit “.

Agim Aliçkaj i biri i Arif Aliçkajt, njërit prej shqiptarëve që shpëtuan hebrenjt në Kosovë ndër të tjera në fjalën përshëndetëse të tij tha: “Babai im do të ishte shumë më i lumtur nëse shteti demokratik i Izraelit do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”. Shirley DioGuardi e përforcoi kërkesën e zotit Aliçkajt duke shtuar: “Izraeli akoma nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës, gjë e cila duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë për atë që shqiptarët kanë bërë gjatë Holokaustit”.

Manifestimi përfundoj me përshëndetje në mes njëri tjetrit. Disa u nisën për në shtetet nga kishin ardhur ndërsa një pjesë e madhe qëndroi dhe të shoqëruar me ish kngresmenin DioGuardi vizituan disa dhoma të Kongresit, ku edhe takuan shumë kongresmenë të tjerë. Aty rreth orës 7 të mbrëmjes kanë darkuar në ambiejntet e godinës madhështore tek klubi repuplikan. Të nesërmen pas vizitës në Muzen e Holokaustit pjesëmarrësit lanë Uashingtonin me mbresa të pashlyeshme.  Të gjithë falenderonin  çiftin DioGuardi për punën heroike në shërbib te kombit tonë.

Filed Under: Histori, Kronike Tagged With: 100 vjetori, ne Konresin Amerikan, Zef Balaj

FIQIRI DINE, KRYEMINISTRI I 30 I SHQIPERISE

December 6, 2012 by dgreca

Shkruan: Eugen SHEHU/

Si një lum madhështor që ngarend të derdhet në det,ashtu edhe istoria e trevës së Dibrës,kërkon të zgjohet nëpër kohë.Ky zgjim,ndonëse i dhimbshëm,ndonëse me të vërteta befasuese,kurdoherë është i mirëpritur prej shqiptarëve,kudo ku ato gjallojnë.Ky zgjim klith jo vtëm histori por na sjell në kujtesë të ditëve të sotme edhe emra të bijve të shquar dibran,Fiqri Dine e meriton të kujtohet përherë me nderim.  I lindur në marsin e vitit 1898,Fiqiriu do të ishte një ndër djemt e shumtë të kësaj familjeje të njohur në krejt Maqellarën.Dine Maqellara,miku i ngushtë i Elez Isufit,Sufë Xhelilit,Sadulla Strazimirit e Nazif Grazhdanit,u shqua sidomos në lëvizjen e madhe kombëtare shqiptare për shpalljen  epavarsisë.Një varg betejash në vitet 1910-1911,provuan jo vetëm trimërinë e Dine Maqellarës,por edhe urrejtjen shekullore të tij ndaj serbosllavëve.Mendoj se është me vend të kujtojmë se qeveritë shqiptare të pas viteve 1915,disa herë e patën kërkuar Dine Maqellarën në Durrës e Tiranë,duke i bërë propozime për poste e funkdione konkrete,por burri trim u mjaftua me detyrën provinciale të kryetarit të komunës së Maqellarës,detyrë të cilën e mbajti deri ditën që vdiq.

Më i madhi i djemve të tij,Fiqiriu,mbaroi në vitin 1914,shkollën e mesme,në Dibër të Madhe ku edhe u shqua ndër shokët për rezulltate të larta në mësime.Është kjo arsyeja që Dine Maqellara,ndërhyn tek disa miq të tij në Austri dhe Fiqiriu tanimë 17 vjeçar,merr rrugën për në akademinë ushtarake në Austri.Këtu,bien në sy zgjuarsia dhe talenti i spikatur ushtarak i fiqiriut i cili ndonëse arrinte rezulltate të larta në mësime,mendjen e kish në turbullirat ballaknike të viteve 1915-1918 e sidomos në Dibrën  eshtrenjtë të tij. Me të mbaruar akademinë ushtarake,në vitin 1919,Fiqiri Dine kthehet në atdhe.Në fillim ai punon për disa muaj në funksionin e nëntogerit,në Shkodër e madje,me formimin e Qeverisë atdhetare dalë prej Kuvendit të Lushnjës,Fiqiriu inkuadrohet në radhët e xhandarmërisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,me gradën e togerit.Arma e xhandarmërisë shqiptare,e ndihmuar edhe nga disa misionarë angleze e hollandeze,njohu përparime të shpejta në vitet 1919-1924.Është e kuptueshme që në këto zhvillime,ndërthuren edhe talenti,trimëria,dhe ndershmëria e kuadrove shqiptare ndër të cilat militonte edhe Fiqiri Dine. Ngase shihnin në personalitetin e Fiqiri Dines,ushtarakun e rreptë por të ndershëm,komandantët direkt të tij dërgojnë relacione të njëpasnjëshme në zyrat eprore duke e propozuar ate në funksione të larta. Kështu në vitin 1920, e shohim birin e Maqellarës në funksionin e qarkomandantit të qytetit të Shkodrës.Orvatjet serbo-malazeze në fundvitin 1920,për të shkelur territoret shqiptare,kanë dështuar disa herë radhazi,falë organizimit luftarak të persosur të xhandarmërisë dhe ushtrisë kombëtare shqiptare në qarkun e Shkodrës.Janë dhjetra burime arkivore të xhandarmërisë shqiptare të cilat na bëjnë me dije mbi veprimtarinë atdhetare dhe ushtarake të Fiqri Dines.Flitet mbi operacione të shumta dhe dalin në pah,trimëria e birit të Maqellarës.;”Mbramë,rreth mesnatës, në vendin e quajtur Tamare,forcat tona janë përpjekë me disa çetnikë serb të armatosur që patën shkel kufirin shqiptar.Reparti ynë asht rrezikue se tepërmi por asht dash ndërhyrja e kapiten Fiqri Dines i cili ka drejtumun me sukse operacionin ku kan metë të vramun 4 ushtarë serb e janë plagosur disa të tjerë”.( Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi Qeveria e Lushnjës,dokumenti 37/a fleta 13 ).

  Në fund të vitit 1921,janë forcat serbe të ndihmuara nga bjellogardistët rus,të cilët mësyjnë në malësitë e Mirditës gjoja për të ngritur aty flamurin e pavarsisë së shqiptarëve.Ahmet Zogu,(ate kohë në detyrën e ministrit të mbrendshëm shqiptar) njofton pos të tjerave edhe Fiqri Dinen i cili në krye të 300 burrave niset drejt Mirditës.Ai lufton trimërisht në krye të xhandarmëve shqiptarë duke vënë në vend nderin e qeverisë shqiptare të dalë nga Kuvendi  historik i Lushnjës.Të nxitur nga ky qëndrim,në një prej luftimeve të kryera në Dibër,forcat serbe i djegin shtëpinë Dine Maqellarës dhe ngase burrat ishin të gjithë nën armë për mbrojtjen e atdhut,serbët i marrin gratë dhe fëmijët e Dinajve dhe i internojnë në Manastir.Fatmirësisht,në gjoja kryengritjen e Mirditës,ushtria kombëtare shqiptare zuri mjaft robër si serb,ashtu edhe bjellogardist.Me urdhër të Ahmet Zogut,robërit serb u ndëruan me familjet dibrane të internuara në Nish dhe Manastir,me ç’rast përfitoi edhe familja e Dine Maqellarës.Në fillim të viteve-30-të,Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu,u përpoq të luaj një politikë sa më të hapur në ballkan e më gjërë,por duke bërë gjithmonë kujdes të vazhdueshëm si më parë për sigurimin e tërësisë tokësore shqiptare politike.Duke mos haruar rrezikun nga fqinjët,ai vazhdonte gjithmonë me reformimin të ushtrisë kombëtare shqiptare,ai mundi të modernizojë ate si në koncepte edhe në armatime.Mendoj se ka qenë vlersimi i drejtëpërsëdrejti i tij,i cili në krye të katër grupimeve më të mëdha ushtarake vendosi , Muharrem Bajraktarin,Preng Previzin,Fiqiri Dinen dhe Hysni Demën.Në komandën e grupimit të vet ushtarak,Fiqiri Dine u shqua jo vetëm si prijës ushtarak i rreptë por edhe politikan shumëdimensional.Ashtu sikundër bëri përpjekje të gjithanshme për ruajtjen e kufijve detare e tokësore,ç’prej Shëngjini deri në Lurë,ashtu ndërmori edhe mjaft veprime politike për të lejuar që shqiptarët e këtej kufijve politke të vitit 1913 të mundenim të gjenim ngrohtësi në vatrat tona, në pronat tona,kur shkonin ktej në shtetin amë,të ndjekur prej forcave pushtuese serbosllave,kullat e tij në Maqellarë,por edhe shtëpitë ku banonte në Shkodër,Burel e Tiranë,ishin oda që rrinin kurdoherë të mbushura plot e përplot me trima.E vërteta është se Ushtria Kombëtare Shqiptare,nën komandën e Fiqiri Dines,Muharrem Bajraktarit,Hysni Demës dhe Preng Previzit,jetoi jo vetëm me shqetsimin e mbrojtjes së kufijve të shtetit amë,por ndërmori nisma konkrete ushtarake në disa raste,edhe në mbrojtje të shqiptarëve të trevave të tjera etnike.”Askurrë na nuk e kena pranue Shqypninë e ndame,ka thënë Fiqiri Dine më 28 nëndorin e vitit 1938,në fjalën e mbajtur përpara efendive të garnizonit të Dibrës,…se ajo asht ndamun jasht vullnetit të popullit tonë dhe çka bahet e vendoset jashtë këtij vullneti,nuk reziston dot gjatë”.

  Pushtimi fashist i Italisë,do të brengoste burrin e mençur të Maqellarës,por gjithsesi nuk do ta mposhte.Të katër Kolonelët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,të lidhur me njeri tjetrin në besë malesh,vijuan luftën e tyre kundër okupatorit italian.E vërteta asht se Fiqiri Dinen,ashtu si kundër edhe miqtë e tjerë të tij,komanda e lartë ushtarake e thiri disa herë duke i premtuar grada e detyra më të larta.Por biri i Maqellarës asesi nuk pranoi.Përgjigja e tij,ishte krijimi i çetave nacionaliste dhe lufta me armë kundra çdo okupatori. Përkundër asaj çështë thënë e shkruar për “tradhëtarë” Fiqiri Dine (prej historiografisë komuniste enverotitiste),misionarët anglez që ndiqnin me sy luftimet në Shqipëri,në vitet 1943-1944 shprehen ; “Gjithashtu tre krerë fisnorë kishin ngritur qendra rezistence kundër italianëve.Fiqiri Dine në Dibër,në kufirin me Jugosllavinë,Muharrem Bajraktari në Lumë,në luginën e thyer të Drinit të Zi dhe pas arratisjes nga burgu italian, kryezinjtë në Kosovë”.( Julian Amery “Kujtime që nuk shlyhen “ Tiranë 1995, fq 80 ).

  Janë me dhjetra beteja madhore të zhvilluara në Malet e Dibrës,të cilat,të udhëhequra nga Fiqiri Dine,përcaktuan fatet e mëtejshme jo vetëm të Dibrës por krejt trevave veriore të Shqipërisë.Në këto beteja të pakompromis,biri i Maqellarës ishte kurdoherë në radhët e para,i heshtur por tepër i dashur me bashkëluftëtarët e vet,rreptë me ata që shfaqnin mendime anarkike dhe tepër largpamës në politikat ballkanike që luheshin në kuriz të shqiptarëve.Në vitet 1942-1943,ai gjithashtu u shfaq hapur kundër komunizmit sllav,mandej jo rrallë në malet e Dibrës pat qarkulluar simbolika e shprehjes së tij se ;”Kryet e Dibranëve s’ka mujt me i ul kurrë serbi e malazezi,por po don me i perkulun komunizmi”.

  Në korrik-gushtin e vitit 1943,lidhjet e Fiqiri Dines me Organizatën e Ballit Kombëtar janë tejet interesante.Burri i maqellarës,ushtaraku vizionar,politikani me prirje perendimore,parashihte tek ky grupim politik një relizim konkret të aspiratave shekullore të shqiptarëve.Për më tej ideja e Shqipërisë Etnike e cila gjallonte në konstitucionin moral të krejt popullit tonë, e ftonte Fiqiri Dinen të bashkëpunonte realisht me këto forca politike.Kështu në korrik 1943 me porosi të Mit’hat Frashërit,Fiqiri Dine mbledh në katundin Homesh të Dibrës,krejt prijësat e Veriut.Në këtë tubim,pos të tjerave merrnin pjesë edhe Ali Këlcyra,Hasan Dosti,Isuf Luzaj të cilët në fjalën e tyre u ndalën rreth bashkimit të formacioneve nacionaliste të kësaj treve në një komandë të vetme.Më pas,ka qenë vetë apsotulli i shqiptarizmës,Mit’hat Frashëri,i cili ka propozuar në krye të komandës ushtarake,Fiqiri Dinen.Burime relevante flasin për ate,se ndërsa në Homesh zhvillohej tubimi i krerëve nacionalistë,forca të shumta italiane marshuan drejt Maqellarës dhe pas rreprezaljeve të shumta në popull,bënë shkum e hi,shtëpinë e Fiqri Dines.Ky me të marrë vesht lajmin,në krye të 700 dibranëve,rrethon Maqellarën dhe pas dy ditë luftimesh të rrepta e çliron plotësisht ate.

“Përsa u përket forcave italiane,ato të sulmuara nga forcat dibrane të Fiqri Dines,u detyruan të tërhiqen në lagjen e tyre,në qytetin e Dibrës.Pa humbur kohë komandanti i Divizionit italian, gjenerali Diaz,dërgon me mision në Maqellarë prefektin e Dibrës Mehmet Hoxhën (ky ishte nga Gjakova.Prej një burimi të sigurt është njoftuar se ishte në shërbim të komunizmit serb.Më vonë u emërua ministër në qeverinë federative të titos)Prefekti në fjalë,i garantonte Fiqiri Dines se gjenrali Diaz do t’ia paguante gjthë vlerën e shtëpise në napoleona flori.Fiqiri Dine,i indinjuar për këtë propozim provokues,i thotë të dërguarit të gjeneralit se ai nuk ishte një njeri që mund të blihej me para dhe se nuk do të bëhej kurrë tradhëtar i atdheut”.(L.Radi “Rëfime për Dinejt e Dibrës” fq.46).Edhe në muajt gusht shtator 1943,forcat nacionalsite dibrane,të udhëhequra nga Fiqiri Dine,zhvilluan me sukses disa luftime,kundër divizionit italian të komanduar nga gjenerali Diaz. Ndonëse italianët përdornin rëndom artilerinë e rëndë si edhe teknikën luftarake moderne,nacionalistët duke shfrytëzuar maksimalisht terrenin,të prirë trimërisht prej Fiqiri Dines,në mjaft luftime ngadhnjyen kundër forcave italiane.Lidhur  me aftësitë e larta organizuese të birit të Maqellarës,misionarët anglez do të shkruanin tekstualisht : “Njeriu më i fuqishëm i Dibrës,ishte Fiqiri Dine,dikur pasues i Ahmet Zogut.Fiqiriu kish udhëhequr kryengritjen e famshme dibrane më 1943 dhe kishte dëbuar italianët nga Dibra… Fuqia e tij vinte jo nga numëri i pushkëve,por nga ndikimi i tij,mbi krerët më të mëdhenj,të cilët i admironin cilësitë e tij si burrë shteti.Kudo që shkonin në Dibër,ne ishihnim shenjat e ndikimit të tij të fuqishëm”.( Julian Amery. “Kujtime që nuk shlyhen “ Tiranë – 1995, faqe 104 ).

  Kapitullimi i italisë,solli konfiguracione të reja politike në Shqipëri.Tashmë ishte konturuar një vijë e ashpër demarkacioni midis forcave nacionaliste shqiptare të udhëhequra prej  Ballit Kombëtar dhe forcave partizane komuniste të udhëhqura prej komunistëve të Beogradit.Kjo vijë e ashpër demarkacioni,u shëndrrua në dimërin e egër 1943-1944 në një luftë të dhimbshme vëllavrasëse e cila frymëzohej prej guzhinave të ndyra serbosllavo ruse.Për të vërtetën historike duhet thënë se në fillim të vitit 1944,qeveria angleze pranoi që Hungraia,Rumunia dhe Bullgaria,të hynin në sferën e ndikimeve Sovjetike.Ata tërhoqën misionin e tyre ushtarak edhe nga beogradi,me çrast u kumtuan jugosllavëve se për ta,do të kujdesej Baba Stalini.Ky fatalitet,do të mbështillte më pas edhe tokat shqiptare,kur aty të lulëzonte terrorizmi bollshevik.

  Misioni Anglez në Dibër,i përfaqsuar nga Peter Kamp,që në fillimet e veta të veprimtarisë u bashkua me forcat nacionaliste të udhëhequra nga Fiqiri Dine.Anglezët kërkuan prej Fiqiri Dines që forcat e tij të vireshin në front për të luftuar kundër gjermanëve.E vërteta është se burri i mençur i Maqellarës pranoi këtë ide të anglezëve,vetëm nëse këta do të plotsonin kushtet e tij siç ishin furnizimi me veshëmbathje,armatime e municione të luftëtarëve si edhe zhvillimin e luftimeve larg zonave të banuara ku gjermanët të mos kishin mundësi të kryenin reprezalje në popull apo të digjnin qytetet shqiptare.Peter Kamp,në kujtimet e veta,flet pos të tjerave për vizionin e qartë të Fiqiri Dines i cili rrezikun më të madh për ardhmërinë shqiptare e parashihte tek vendosja e komunizmit dhe jo kalimi i përkohshëm në këto troje i forcave gjermane.Ka vizion,kjo ndjenjë e përgjegjsisë për fatet e vendit të vet,do të bënte që në fillim korrikun e vitit 1944,të pranonte besimin që Këshilli i Naltë i Shqipërisë,i dha,për të drejtuar shtetin shqiptar.Shumë është përfolur në 50 vitet e diktaturës komuniste,kjo përgjegjsi e madhe morale e Fiqri Dines.Shumë lart është hedhur mbi ato ditë kur ndritte si xhevahiri,mendimi nacionalist shqiptar,ai mendim i thellë që buronte prej dëshirës së shqiptarëve,për të jetuar kurdoherë së bashku në trojet e tyre etnike.Më poshtë, do desha t’u jap lexuesve të mij,vetëm disa rreshtat e parë që burri i Maqellarës,trimi i Dibrës,Fiqri Dine,mbajti në ceremonin e marrjes së detyrës së vështirë të kryeministrit shqiptar ;

“Zotnij të ndershëm ! Bashkë me shokët e mij,me të cilët sot kam nderin të paraqitem para Zotnisë suaj,mora përsipër në këto kohra kaq të vështira këtë barrë të rëndë që i shkëlqyeshmi Këshill i Naltë pati besimin e ma bani nderin të ma ngarkoje.

Para se t’u lutem me ma dhanë votëbesimin tuej,me lejoni të parashtroj në vija të përgjithshme,mendimet themelore që do të udhëzojnë veprimet tona në lidhje me mundësitë e dhanuna prej gjendjes së kesaj lufte që gjigandët po zhvillojnë ndërmjet tyre  e që drejtazi apo terthorazi kanë prek thellësisht edhe vendin tonë qoftë në fushën landore apo në ate shpirtërore. Ideali Kombetar mbi gjithshka.

  Mbi gjithshka Zotnij Deputet,qëndron Ideali Kombetar,kombi shqiptar,tanesia etnike shqiptare,vllaznimi shqiptar n’emnin e Atdheut,të rendit publik dhe të përparimit.Është detyrë e gjithsecilit prej nesh dhe e të gjithëve së bashku t’ia pershtasim metodikisht veprimet tona ketij ideali të perbashkët po deshëm t’ shmangemi çdo mosmarveshjeje që ven në rrezik gjendjen tonë të sotme dhe ate të një të nesërme më të bukur e më të shkëlqyeshme që e kemi për detyre e të drejtë ta parashikojmë.E nesërme që për ne asht Shqipëria Etnike,Shqipnia në sherimin e saj nga plagët e rënda shpirtërore e landore,Shqipnia në ndertimin e saj kulturor,shoqënor,ekonomik e financiar mbi themele më të shëndosha e më të sigurta. Tue pas gjithë këtë qëllim,na do t’i qendrojmë besnikë vetes sonë e njeni-tjetrit, e terthorazi do t’i qendrojmë besnik kushteve të shteteve të medha nder luftuese dhe do të jemi korrekt me fqinjët tanë.Gjithashtu,do të mundim te marrim,të pranojmë e të durojmë çdo barrë e çdo therrori qe na paraqitet,të kryejmë çdo veprim e detyrë që te na kërkohet”.

( Gazeta “ Bashkimi i Kombit “ më 21 korrik 1944 ).

  Që në ditët e para të qeverisjes,Fiqiri Dine mori një varg masash me të cilat donte të parandalonte luftën vëllavrasëse midis shqiptarëve të grupuar në dy formacione politike me kahje të kundërt.Në fjalimet,bisedat si edhe urdhërat e dhëna ato ditë,burri i Maqellarës ky antiserbosllav i lindur,u përpoq me çdo kusht të denonconte komunistët serb,për çorbën e hidhur që po gatuanin në Shqipëri.Ai vendosi qëndrime tejet korrekte me gjermanët mandej hyri në bisedime konkrete lidhur me fatet e trevave shqiptare në Kosovë e Maqedoninë perëndimore.Autoritar në vendimet e marra,Fiqiri Dine ka urdhëruar një pjesë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,të luftonin në kufijtë etnike shqiptare si kundër serbo-malazezëve,ashtu edhe kundër bullgar e sllavomaqedonasve. Madje një tjetër vlerë e pamohueshme e Fiqri Dines,gjatë periudhës së shkurtër të qeverisjes së tij,ishte pakti antikomunist që ai lidhi me Ismail Golemin në Jug,Abaz Kupin në Shqipërinë Mesme dhe Gjon Marka Gjonin e Preng Previzin në Shqipërinë e Epërme.Mik e bashkëluftëtar i ngushtë i tij mbeti deri në fund edhe Muharrem Bajraktari.Ndonëse lufta vëllavrasëse dukej se po shuhej,këtë gjë nuk mund ta pranonin komunistët.Herë herë,rrugicat e qyteteve kanë qenë mbushur me traktet e tyre duke sharë e fyer burrin e maqellarës i cili duke e kuptuar qëllimin e tyre provokues,nuk ka ndërmarrë asnjë aksion kundër bazave komuniste.Duke parë këtë  qëndrim të matur të nacionalistëve shqiptarë,në ate qerthull të rrezikshëm ngjarjesh,nacionalçlirimtarët  shqiptarë të përzier me serb,nuk kanë vonuar të shpallin luftën deri në vdekje midis shqiptarëve.Në një udhëzim të klikës komuniste të Tiranës pikërisht në gushtin e vitit 1944,është thënë ;

“Të hidhen  menjëherë trakte nga ana e korpusit,e divizioneve,ku përveç tjerave të thuhet edhe kjo,e cila të jetë kryesorja ; Mehdi Frashëri,Lumo Skendo,Ali Këlcyra,Fiqri Dine,Lef Nosi dhe gjithë bashkëpuntorët e tyre kuilinge,janë tradhëtarë të popullit,si të tillë do të shkojnë në gjyq për tradhëti,çdo manovër e tyre dhe e kujdo tjetër do të jetë e kotë.Të gjithë krerët e tjerë do të shkojnë përpara gjyqit…”( Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH. Udhëzimi dërguar shtabit të korp armatës I-rë më datë 5-9-1944.Vëllimi II , faqe 145 ).

  Në gushtin e vitit 1944,Stalini pat filluar kundërofensivat e mëdha.Tashmë ai nuk mund të pyeste për milionat e ushtarëve të rënë por kërkonte lavdinë e rrënuar nëpër gërmadhat e qyteteve që digjeshin.Fitoret e bollshevikëve po rrisnin radhët e nacionalçlirimtarëve në krejt Evropën Lindore,popujt e të cilës as nuk mund të imagjinonin,terrorin e kuq,ndarjet e përçarjet,që do të vinin paskëtej.Edhe në trevat shqiptare,ky ogur i zi,do të nderej përmes luftës vëllavrasëse.Tërheqja e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare prej kufijve etnike,mësymja e formacioneve komuniste në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,eleminimi i egër fizik që pat nisur ndaj figurave madhore nacionalsite,bënë që Fiqiri Dine të jepte dorëheqjen.E shoh me vend,tju rikujtoj,ato fjalë të mençura,që ky burrë pat thënë shtatë decenie më parë,ndërsa linte postin e kryeministrit shqiptar.

“Shkëlqesa ! Qeveria që kam nderin të kryesoj,ka ardhë me besimin tuaj në fuqi,me një program që në pikat e tij  kryesore  asht  përmbledhë në programin që parashtruam  përpara  parlamentit më 24 korrik 1944.

Sikurse asht në dijeninë e Zotnisë suej,pikat esenciale të ketij programi parashifnin mbrojtjen e tanësisë së kufijve t’Atdheut dhe sigurimin e rendit publik.Per me ia arrijtë ketyre qelimeve Qeveria mbështetesh në fuqitë e armatosura të Shqipnisë,ne vullnetin e mirë të popullit dhe në shpresën e pajtimit shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.

Mjerisht,rrethanat e jashtme dhe ngjarjet e trishtueshme të mbrendshme gjatë këtij muaji të veprimtarisë qeveritare,i kanë dhënë qeverisë provën e hidhët se nuk mundet ma të shpresoj me i dal per zot këtyre pikave kryesore të programit të sajë.Fuqitë e armatosura për mbrojtjen e Atdheut,të shkatëruara nga trashëgimitë e pushtimit të huaj,nuk janë e nuk mund të vihen në gjendje për me  e plotsue këtë detyrë.Sigurimi i rendit botëror i rrënuar nga propaganda e jashtme antikombëtare,nga kryengritjet dhe shkatërimet e shkaktueme nga vrasja,nuk mundet ma të vendoset me mjetet qe ka në dispozicion.Qeveria,vullneti i mirë i një pjese të popullit,për qetsimin e shpirtërave e për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në këto çaste fatkeqe për Atdheun,ka munguar fare.Para këtyre fakteve Qeveria që kam nderin të kryesoj dhe une vet,nuk mundemi mjerisht të vazhdojmë me mbajt barrën e përgjegjsisë të një gjendjeje që asht shkaktue jashta vullnetit ton e qe asht trashigimi i fatkeqsive,i mosmarveshjeve,i vullnetit të keq dhe i fuqive të huaja qe janë mbi mundesitë tona rregulluese.

  Per te mos i ndalue eventualisht ato fuqi kombëtare që e ndjejnë vendin më të zotit per me shpetue Atdheun nga rreziqet qe po e kercnojn sot e neser,Qeveria ua kthen mandatin qe Shkelqesia e juaj patët mirësinë me nga ngarkue”.                        Me nderime te nalta :

                                                                             KRYEMINISTRI

                                                                            FIQIRI  DINE

(  Gazeta  “ Bashkimi i Kombit “ më datë 29 gusht 1944 , ditë e martë ).

  Pas kësaj tavolina dhe zyra e tij  e punës,do të ishin,Nëntë Malet e Dibrës.Gur më gur e kep mbi kep,në krye të 400 trimave dibranë,pushka e Fiqiri Dines do të këndonte vetëm kundër komunizmit sllavoshqiptar,të kësaj pjelle të urryer.Bashkëpunon me ONDSH si edhe me “Lidhjen e Maleve” dy organizata që mbajtën të ndezur,përmes dhimbjesh të mëdha,shpresën dhe ëndrrën e shqiptarëve për bashkimin e trojeve etnike.Në vitin 1946,së bashku me vëllanë dhe bashkëluftëtarin e vet Dilaverin,le viset e shenjta të vendlindjes për të vazhduar në Botën e Lirë,luftën antikomuniste.Një varg takimesh,me personalitete të huaja,bisedat me ta,na bëjnë me dije se Fiqiri Dine kishte kurdoherë shpresa të mëdha në ardhmërinë e vendit të vet.Ai i gjendur përballë privacioneve të mëdha askurrë nuk u mposht e gjunjëzua,përkundrazi gjente forca të ngrihej duke luftuar për Dibrën dhe Shqipërinë.Fjala e tij zgjonte respekt. Ai do të duartrokitej në Bruksel më 28 nëndorin  e vitit 1959,në festën madhore të flamurit shqiptar,ku pos të tjerave do të kumtonte : “Motra e vllazën : Mbani lart moralin ! Kini kurajo e durim se dita e përmbysjes së komunizmit do të vije,asht vetëm çashtje kohe.Na do ta ngermë lart përsëri flamurin kuq e zi pa shenja të hueja në atdheun tonë”.

( L. Radi , “Rrëfimi për Dinejt e Dibër” faqe 92 ).

  Ndërsa një vit më pas,më 28 nëndor 1960,ndërsa varrosej po në Bruksel,bashkëluftëtari i tij Muharrem Bajraktari në fjalën e lamtumirës për Fiqri Dinen ,do të thoshte se “mbylli sot përgjithmonë,sytë e menduar të tij,dishepulli i Shqipërisë Etnike”.Kështu shkonte një trup i madh i Atdheut tonë Etnik,por mbetet amaneti i tij,në botën shqiptare,ata që Atdheun e vënë mbi gjithshka.

  Së fundmi me këtë rast,shprehi dhe ngushllimet e mia personale dhe mbarë familjes Shehu,për shuarjen e jetës të birit të Fiqri Dines,Xhelal Dines,familjarëve të tij dhe mbarë fisit Dine,si në SHBA ashtu dhe në Shqipëri.(NE FOTO: Nga e majta) – Fiqiri Dine – Preng Pervizi – Muharrem Bajraktari – Hysni Dema)

                                                                                                                                           Bern-Zvicër

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Eugen Shehu, Fiqiri Dine, Kryeminsitri i 32

KONGRESMENI ELIOT ENGEL, EMËROHET NËN-KRYETAR I KOMISIONIT TË PUNËVE TË JASHTËME TË DHOMËS SË PËRFAQSUESVE

December 6, 2012 by dgreca

     Nga Frank Shkreli/

Zyra e shtypit e Kongresmenit  Eliot Engel, mikut të vjetër të shqiptarëve në Kongresin Amerikan lëshoi të Merkurën një deklaratë për median duke njoftuar emërimin e tij në detyrën e rëndësishme si nën-Kryetar i Komisionit  të fuqishëm të Dhomës së Përfaqsuesve të Shteteve  të  Bashkuara.  Sipas rregulloreve,  detyrën e kryetarit e mban partia që ka shumicën në Kongres, që tani është Partia Republikane.   Kongresmeni demokrat Engel në njoftimin për media falënderon kolegët e partisë së tij të cilët votuan njëzëri për ta emërua nën-kryetar të Komisionit me rëndësi të Punëve të Jashtëme  të Dhomës së Perfaqsuesve në sesionin e 113- të Kongresit amerikan. Ç’prej vitit 2007, perveç detyrave të tjera, ai ishte demokrati kryesor  në nën-komisionin për Hemisferën Perëndimore  të Kongresit.

“Unë e ndjejë veten të nderuar dhe të privilegjuar nga mbështetja e kolegëve të mi dhe  jam shumë i kënaqur dhe me mëzi pres të përballem me kete sfidë të re.  Pres të punoj me të gjithë anëtarët e Komisionit  të Punëve të Jashtëme –qofshin ata republikanë apo demokratë — ndërkohë që duhet  të merremi me shumë çështje ndërkombëtare me të cilat përballet sot vendi ynë.  Kongresmeni  Engel tha gjithashtu në njoftimin e tij se ka “në plan që të jetë një udheheqës me konsensus, duke dëgjuar të gjithë zërat e parties  tonë dhe do përpiqem të punoj  edhe me palën republikane kurdoherë që të jetë e mundur”,  shtoi Zoti Engel.
Në njoftimin për media, ligjvensi Engel thotë se Komisioni i Punëve të Jashtëme të Dhomës së Deputetëve “ka nevojë të përqendrohet në promovimin e vlerave dhe të interesave amerikane anë e mbanë botës, dhe jam gati që gjatë vitit që vjen të punoj me kryetarin (republikan) Ed Royce, me qellim që të realizojmë këto objektiva”, duke shtuar se është i bindur se deputetët  republikanë dhe demokratë  mund të gjejnë mënyra për  të punuar së bashku.

 

Kongresmeni  Engel njihet mirë nga të gjithë shqiptarët kudo, pasi ai për pothuaj  një cerek shekulli tani ka vazhduar të jetë njëri prej përkrahësve më të vendosur të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, e sidomos të shqiptarëve të Kosovës.  Zoti Engel ka qeneë dhe vazhdon të jetë anëtar i Komisioneve të ndryshme të Kongresit, përfshireë nen-Komisionin per Evropë dhe Euroazi, dhe në të njëjtën kohë ai kryeson Grupin e përbashksët të kongresmeneve demokratë e republikanë që mirren me  cështjet shqiptare në Kongresin amerikan dhe njëherazi shërben në Komisionin që merret me zbatimin e të Drejtave të Njeriut.   Zoti Engel, është zëri kryesor në Dhomen e Deputetëve mbi politikën e jashtëme amerikane ndaj Amerikës Latine dhe Karaibeve.   Por bota shqiptare e njeh Zotin Engel për ligjet dhe rezolutat që ai ka përpiluar dhe paraqitur ose ka sponsorizuar me  ligjvenës të tjerë të Kongresit amerikan, në mbështetje të Shqipërisë  dhe Kosovës,  si edhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Preshevë.

Emërimi I Kongresmenit Engel  si numrë dy në Komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqsuesve është një lajm i mirë për vet Zotin Engel dhe për karjerën e tij pasi  tregon respekt  ndaj shërbimit të tij të gjatë si ligjvenës, dhe  është një mirënjohje dhe besim nga kolegët e tij në aftësitë e tija për atë detyrë te rëndësishme si nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Kongresit Amerikan.  Por është gjithashtu edhe një lajm i mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan, me të cilin ai ka vazhduar të punojë shumë ngushtë në përkrahje të drejtave dhe interesave të shqiptarëve kudo.  Pasi kam patur rastin të merrja pjese në shumë sesjone komisionesh të Kongresit mbi çështjet shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë, mund të them me bindjen më të thellë se Kongresmeni  Eliot Engel — ndoshta si asnjë tjetër ligjvenës që është marrë me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan —  e ka çështjen shqiptare për zemër, është i sinqertë në shprehjet e tija të mbështetjes  për  shqiptarët  dhe është njohës i mirë i historisë dhe halleve  tona.  Këjo është arsyeja që komuniteti shqiptaro-amerikan e ka përkrahur në të kaluarën dhe emërimi i tij si kryedemokrati në Komisionin e Punëve të Jashtëme, e bën këtë mbështetje  për  mikun tonë edhe më të nevojshme dhe më rëndësishme se kurrë më parë.

Filed Under: Histori, Politike Tagged With: Eliot Engel, Frank shkreli, Kongresisti, nenkryetar i Komisionit te Puneve, te jashtme

CILA ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT?

December 5, 2012 by dgreca

NGA RESHAT KRIPA/

Në këto ditë festive të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dëgjojmë edhe disa zëra korbash të zinj që, për ta errësuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar, nxjerrin në plan të parë një datë tjetër, një datë të turpshme për t’u përmendur, atë të 29 nëntorit, njëlloj si në vitet e errëta të sundimit të diktaturës komuniste. E di që ky shkrim do të ngjallë protestën e disa individëve të indoktrinuar nga propaganda jashtë kohe e atyre që i shërbyen me servilizëm diktaturës së kuqe. Për këta individë as që do të denjoja të bëja një shkrim apo t’u ktheja një përgjigje. Qëllimi i shkrimit tim janë ata individë apo, më mirë, personalitete të politikës dhe jetës shoqërore në vendin tonë që ende i bëjnë elozhe kësaj date. Por të mos zgjatemi me llafe dhe le të shtrohemi në rrugën e argumentave.

Çfarë është 29 nëntori? Për idhujt e kësaj date është çlirimi i Shqipërisë. Por a është e vërtetë kjo? Personalisht mendoj se çlirim quhet shkëputje e prangave të një pushtuesi të huaj apo një diktatori të urryer, qoftë ky edhe një individ i kombit tënd. A ndodhi kjo pas këaj date? Absolutisht jo. Shqipëria kaloi nga një pushtim i huaj në një tirani të pësuar nga vetë shqiptarët. Në këto çaste më kujtohet një kënga popullore që e këndonim dikur, kur ishim në burg, së bashku me disa luftëtar të tjerë të lirisë dhe demokracisë:

 

Shqipëri e vogël, plot një milion,

                                                Buzë Adriatikut edhe detit Jon,

                                                Seç hoqi e ç’vuan mjaft nga të huajt,

                                                Por dhe vetja jonë!

 

            Po, ne nuk vuanim nga të huajt se ata, me të vërtetë, ishin shporur nga vendi ynë por në vendin tonë ishte instaluar një regjim që ia kalonte  disa herë atij të pushtuesit. E pra ishin këta shqiptarë të atij shteti që na rrëmbyen mua dhe qindra fëmijë të tjerë,  të moshës 14-16, vjeç për të na përplasur në qelitë e errëta të ish sigurimit famëzi të shtetit apo kampet e tmerrshme të punës së detyruar duke na mohuar të drejtën e studimit dhe të jetuarit. Ju mund të thoni se këto janë mllefe personale. Jo, zotërinj! Ju e keni harruar atë kohë, apo bëni sikur e keni harruar, kur thërrisnit “kriminelët në litar” për ne, vetëm e vetëm pse luftonim “Për Liri, Për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

            Para se të hyja në burg historinë e Shqipërisë e njihja siç ma kishin mësuar në shkollën komuniste ku çdo komunist apo partizan ishe një “supermen” dhe çdo ballist apo zogist si Sali Protopapa i filmit tuaj “I teti në bronx”, apo ballistët e filmit tjetër “Kur zbardhte një ditë”. Por, fatmirësisht, hyra në burg. Them fatmirësisht sepse atje mësova kush ishte historia e vërtetë e këtij kombi. Këtë histori e mësova nga ata burra të rrallë që zor se do t’i vijnë më këtij vendi. E mësova nga ata burra që kishin studiuar në universitetet më në zë të botës perëndimore. E mësova nga të paharruarit Patër Mëshkalla, Gjon Shllaku, Kol Kurti, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Isuf Hysenbegasi, Fatosh e Kudret Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Meçan Hoxha, Haki Karapici e plot të tjerë. Këta burra më mësuan, ndërmjet të tjerave, se 29 nëntori 1944 është dita e zisë për kombin shqiptar.

Po, ajo nuk mund të jetë dita e çlirimit. Ajo është një ditë zije. Është e tillë pasi personifikon mbi 6.000 martirët e rënë në luftën për demokraci. Simbolizon mbi 17.000 të dënuarit politik nga regjimi i urryer. Simbolizon mbi 22.000 familjet e internuara nëpër kampet e tmerrshme, ku një pjesë e tyre gjetën  edhe  vdekjen. Nje datë  e  tillë  nuk  mund  të  jetë  data  e çlirimit të  Shqipërisë. Ajo është  data  e  një  robërimi  të  ri  të  saj dhe, për fat të keq, kësaj radhe, nga vetë shqiptarët.

Çfarë solli ky “çlirim”? Gjyqe pa fund kundër ajkës së kombit shqiptar. Ekzekutime burrash të shquar. Internime nëpër kampe të tmerrshme ku vdekja ishte shpëtimi prej tyre. Ndarje të popullatës në përkrahës dhe armiq të regjimit, gjë që bëri që të parët të ishin kundërshtare të tërbuar të palës tjetër që, po të kishin mundësi, t’i hanin të gjallë. Kjo ishte Shqipëria që solli “çlirimi” i 29 nëntorit. Në këto kushte a mund të quhet çlirim? Gjykojeni vetë të nderuar lexues.

Para disa ditësh dëgjuam një lider të një partie që thoshte se duheshin vlerësuar meritat e diktatorit Hoxha. Dua ta pyes zotninë:

–          A ka ndonjë meritë diktatori Hoxha?

Nuk e di se për çfarë merite flet zotnia në fjalë, por unë diktatorit i njoh vetëm vrasjet prapa shpine deri edhe të shokëve të tij më të ngushtë. Përmend këtu Qemal Stafën që flitet se e çoi pikërisht ai në atë pritë. Përmend Mustafa Gjinishin, Hysni Xhindin, Fejzo Gjomemën, Ramize Gjebrenë dhe plot të tjerë të vrarë me urdhër të tij kur luftonin gjoja për liri. Këto vrasje dhe burgosje do të vazhdonin me një ritëm më të lartë pas marrjes së pushtetit. Le të përmendim Koçi Xoxen, Pandi Kriston, Bedri Spahiun, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Beqir Ballukun, Hito Çakon, Petrit Dumen dhe deri te Kadri Hazbiun dhe të tjerë me të cilët kishte qenë “shok armësh”.

Kjo është vetëm njera anë e medaljes. Po për izolimin totalitar të vendit tonë nga e gjithë bota, qoftë ajo perëndimore apo ajo lindore? Po për rënien deri në pragun e katastrofës të gjendjes ekonomike të vendit? Mos vallë të gjitha këto janë merita që duhet t’i vishen diktatorit? Një gazetë e këtyre ditëve shkruante se një gjë e tillë ishte thënë për të fituar votat e spektrit të majtë. Unë do ta quaja një gjë të tillë flirtim me djallin. Në rast se një veprim do të gjykohej me “moralin e lartë” të një lideri, atëherë edhe unë do ta pranoja një “lajthitje” timen një veprim të tillë.

Përse ndodhën fenomene të tilla pikërisht në këto ditë historike të kombit tonë? Mendoj se shkaku kryesor ëshër shpërthimi i një ndjenje nacionaliste të popullit shqiptar në këtë përvjetor të madhërishëm, ndjenjë që kishte munguar për vite të tëra. Është pikërisht kjo ndjenjë që i tërboi idhujt i diktaturës komuniste dhe ndaj shpërthyen si një kor i çakërdisur në mbrojtje të idealeve të tyre të përmbysura nga mbarë populli shqiptar. Këtë e vërtetoi qysh njëzetetre vjet më parë përmbysja e përmendores së diktatorit dhe nuk mund ta ngjallë më askush sado të mundohet. Kjo është edhe një kërkesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i kërkoi Shqipërisë qysh në vitin 2010 të dënojë krimet e komunizmit. Dhe një gjë e tillë duhet, detyrimisht, të realizohet, në rast se duam, me të vërtetë të rreshtohemi në anën e kombeve demokratike të botës.

Si përfundim dua të them se kombi shqiptar ka vetëm një datë të shënuar të historisë së tij. Kjo datë është 28 nëntori 1912. Ajo është data e pavarësisë, është data e çlirimit kombëtar, është data që do të bashkojë kombin shqiptar në një të vetëm.

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: dita e Clirimit, reshat kripa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 709
  • 710
  • 711
  • 712
  • 713
  • …
  • 721
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community
  • Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi
  • Israeli kurrë nuk ka qenë e nuk është armiku i shqiptarëve!
  • Historia që Evropa nuk deshi ta tregonte
  • Kur protesta bëhet një tender politiko-intelektual…
  • SHKATERRIMI I EKOSISTEMEVE BREGDETARE DHE PYJORE NË SHQIPËRI
  • KUR E VJETRA VLEN MË SHUMË SE E REJA
  • Çanta e shpinës nuk është thjeshtë një çantë, është shtëpia e saj që e merr me vete
  • SHBA-të – aleati strategjik i lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës
  • Kur braktisja e mendimit e shndërron të keqen në normalitet, çdokohja e alarmit të Hannah Arendt
  • Apologjia e Sokratit – një mësim i madh i historisë
  • DURRËSI, VATERLOJA E LUFTËS ÇEZAR – POMPE
  • “NATO, Samiti i Tiranës sprovë fisnikërie për RSh”!
  • AACL BOARD OF DIRECTORS’ PUBLIC DECLARATION ON THE SITUATION IN ALBANIA
  • Njoftim Mortor për Manika Koci Malota

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT