• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtrirja e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës arrin në Amerikën e Veriut dhe Kanada

June 17, 2014 by dgreca

NGA BEQIR SINA, New York/
Në shtëpinë e Vatrës,me 13 qershor 2014,Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, u takuan me një grup të biznesmenëve amerikano shqiptarë, të cilët kan vite që po ushtrojnë bizneset e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Në mesin e pjesmarrësve ishte edhe një funksionar i lartë, i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj Assemblyman i shtetit dhe biznesmen e suksshëm amerikano – shqiptarë , zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve, dhe Ambasador Bekim Sejdiu – Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në SHBA
Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e mundësive për t’u bashkuar të gjitha bizneset shqiptare në Amerikë nëpërmjet Rrjetit të Biznesit të Diasporës për SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Ky takim u udhëhoq nga kryetari i kësaj organizate për SHBA z. Elmi Berisha, dhe zëvendës – kryetari z. Besim Malota, të cilët kërkuan duke shfrytëzuar këtë takim shtrirjen dhe bashkëpunimin me disa biznesmenët Shqiptaro-Amerikanë, regjistrimin e tyre nëpërmjet një formulari të posaçëm.
Z. Sejdiu dhe z. Gjonaj gjatë fjalës së tyre inkurajuan biznesmenët amerikano – shqiptarë për të rritur suksesin e tyre.
Zyrtari nga Ministria e Diasporës Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve, i cili edhe i udhëheqë forumet në diasporë, me këtë rast, theksoi se janë shtuar mundësitë dhe përparësitë e investimit në Kosovë, si dhe lehtësitë që rrjetëzimi i bizneseve u sjell tashmë afaristëve nga diaspora, prej se kur është krijuar ky Union. Ai mori si shembull regjistrimin e bizneseve shqiptare në Austri, ku simbas tij tani numëroheshin mbi 400 biznese.
Ndërsa, asambleisti i shteti të Nju Jorkut,, z. Mark Gjonaj një biznesmen i suksshëm amerikano – shqiptarë , gjatë diskutimit të tij – tregoi anën ligjore të bërjes biznes në SHBA, dhe sugjeroi mënyrat se si të bëhet një biznes të suksesshëm : “duke marr si shembull dhe model siç e quajti ai atë të biznesi nga komunitet e tjera dhe më i veçanti tha ai në këtë drejtim është komunitet hebrejë në SHBA”.
Kurse Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës z. Sejdiu tha se institucioni që ai përfaqëson do të ndihmojë çdo bizneses shqiptarë në SHBA nga ana institucionale, së bashku me përfaqësuesit e shtetit shqiptarë.
Kryetari i Unionit të Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zoti Elmi Berisha theksoi se :”Ky projekt madhor ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes biznesmenëve të Diasporës, jo vetëm duke inkurajuar por edhe duke nxitur kështu edhe investimet e tyre, në vendet tona, pra në vend origjinën tonë”.
Diaspora, tha zoti Berisha, tani ka në plan shtrirjen e këtyre rrejeteve të biznesit në Amerikën e Veriut dhe Kanada – ku koncepti bazë i këtij projekti të madh është forcimi i lidhjeve mes anëtarëve të komunitetit të diasporës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të diasporës dhe bizneseve nga vendorigjina vendin jonë.
Z. Nazar Mehmeti nga Dallas është zgjedhur kryetari i Unionit Global të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës dhe z. Yll Blakaj një biznesmen shumë i suksesshëm në Vjenë është zgjedhur kryetar për Evropën dhe z. Elmi Berisha nga New York-u është zgjedhur kryetar për Amerikën e Veriut dhe Kanada

Filed Under: Mergata Tagged With: Beqir Sina, ne Amerike, rrjeti i bizneseve, te diaspores

Mergata ne Europe- Gara e diturisë në Austri, festë mësimi e krenarie

June 10, 2014 by dgreca

Vendi i parë ekipi “Rozafa” dhe cikli i ulët ekipi “Mollëkuqja”. Y. Lladrovci: “ Nuk ka asgjë më të shenjtë e më të shtrenjtë, sesa ta duash gjuhën tënde, ta respektosh gjuhën tënde dhe ta njohës gjuhën tënde”.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në lokalitetin Rottenmann të Stairmarkut u mbajt gara e diturisë së nxënësve shqiptarë nga e gjithë Austria. Mori pjesë edhe zv. kryetari i Bashkisë z.Bernard Alfred , z.Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Teknologjisë së Kosovës, z. Ymer Avdiu nga Ministria e Diasporës. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri z, Ymer Lladrovci. Tubimin e hapi mësuesja nikoqire znj. Roza Ndrecaj, kurse për realizimin programatik u përkujdes z.Osman Ademi, mësues. Z.Ymer Lladrovci në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Të respektuar familjet e dëshmorëve, të respektuar përfaqurës nga Ministritë e Kosovës, përfaqësues të pushtetit vendor, mësimdhënës, nxënës, prindër. Ndihem i nderuar që jam në mesin tuaj dhe në emrin tim personal dhe ushtruesit të detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri z.Blerim Camaj, ju përshëndes duke ju sjell urimet e përzemërta. Ndjehem mirë në këtë eveniment i organizuar nga mësuesit në një shtet siç është Austria e cila në vazhdimësi ka dëshmuar se është një mike e madhe e popullit shqiptar. Është vetëm shteti austriak në Europë që e financon mësim plotësues dhe i krijon të gjitha kushtet për mbajtjen e tij me sukses. Por, këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë prindërit të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Është me rëndësi ruajtja dhe vazhdimi i këtij evenimenti brez pas brezi, sepse ruajtja e shkollës shqipe në diasporë është përpjekja e jonë e fundit që duhet bërë. Gjuha shqipe sikurse dhe kombi ynë kaluan stuhi e rrebeshe në histori shekujve nën pushtimin turk, serb, por kemi arritur të jemi sot këtu me gjuhën e nënës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe na detyron që mësimi plotësues ta mbajmë në nivelin e duhur, jo vetëm sa për të qenë, por të jetë mësim i respektuar. Jam i bindur se kemi edhe një armatë akoma më të madhe jashtë kësaj salle të cilët akoma nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ju të nderuar, do ta keni mbështetje time dhe të Ambasadës, të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Diasporës, të qeverisë së Kosovës. Të gjithë ne që jemi këtu e kemi mundësuar këtë manifestim, prandaj do thosha fjalët e rilindësve: “ Nuk ka asgjë më të shenjtë e më të shtrenjtë, sesa ta duash gjuhën tënde, ta respektosh gjuhën tënde dhe ta njohësh gjuhën tënde.”
Zv.kry. Bernard Alfred, në fjalën përshëndetëse, edhe në shqip, tha: ”Në vitin 1999 kur unë isha me ushtarët tanë në Shkodër, jam përshëndetur nga popullsia shqiptare të cilës i kemi ofruar ndihmë në atë kohë. “ Mirësevini në Rottenmann! E dashura mësuese Roza, jam shumë i gëzuar me ftesën tuaj dhe jam i befasuar me një kuiz, një “Milionen Shov” pa fitues të hollash. Unë ju dëshiroj një pasdite të këndshme, shumë faleminderit.” Ndërsa në emër të Ministrisë së Diasporës përshëndeti z.Ymer Avdiu. “Të nderuar mësues, prindër e nxënës, ju përgëzoj për punën e mirë që bëni, veçanërisht mësuesen Roza si organizatore. Ministria e Diasporës, Arsimit, qeveria, përfaqësia diplomatike këtu gjithmonë do jemi pranë jush. E falënderojmë shtetin austriak në të gjitha nivelet për këto kushte e mundësi që ua ofron dhe apeloj që edhe prindërit tjerë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.”
Risi e garës ishte forma moderne e parashtrimit të pyetjeve të prezantuara në ekran dhe mundësia e përgjegjës alternative. Kjo formë loje e lehtësoi garën, ishte më afër publikut i cili mund të mësonte edhe vet. Këtu një punë të madhe bëri z.Nuhi Gashi nga MASHT e Kosovës i cili kishte përgatitur pyetjet dhe anën teknike vizuale, tani hera e parë edhe në Austri krahas vendeve tjera. Pytjet ishin të gjitha përgatitura nga tekstet e reja mësimore për tri nivelet mësimore. Krejt këto mbi bazën e Kurrikulës për Diasporën.
Nga cili i ulët i fillores u paraqiten ekipet: “Mollëkuqja”, ekipi mësueses Fatime Imeri i zili zuri vendin e parë. Ekipi “Xixëllonjat” e mësueses Miradije Berisha, venid i dytë dhe ekipi “Milingonat” i mësueses Roza Ndrecaj u rendit i treti. Në ciklin e lartë ekipi “Rozafa” nga Rottenmann-i i mësueses Roza Ndrecaj u shpall kampion diturie dhe mori kupën e kuizit, me nxënësit/et: : Albjona Kicaj, Vjosa Bytyqi, Hyra Osaj. Vendi i dyte ekipi “DUKAGJINI” I mësueses Miradije Berisha dhe vendi i tretë “Dardanija” i mësuesit Mark Demaj. Në gara ishin edhe këto ekipe: “Yjet” e mësueses Feride Aradini “Afrim Zhitia” –Ibrahim Hasani, “Dituria” –Bukurije Limani, “Flamuri”- Ismet Sinani, , “Liria” Osman Ademi, “Sharri” Shefqet Gashi.
Programi artistik ishte i larmishëm ku nxënësit u paraqiten me valle, recitime, këngë, skeçe teatrale etj. U këndua kënga përshëndetëse nga Ulli Eder-Traxel në gjermanisht. Ekipeve fituese ju ndanë shpërblime. Ekipit fitues “Rozafa”, z.Imer Lladrovci, në emër të Ambasadës së Kosovë ua dhuroi kompletin e veprave të shkrimtarit Adem Dema (qi), kurse kupën e fituesit e dhuroi z.Ymer Avdiu (M e D). Z.Nuhi Gashi të gjithë nxënësve garues dhe moderatorit u dhuroi libra në emër të dikasterit që përfaqëson. Zv.kry. të Rottenmann-it iu dhurua Monografia e Mësimit Shqip në Austri nga autori, e cila u prit me kënaqësi dhe falënderim.
Gara e diturisë ishte një festë e vërtetë ku u vërtetua se jemi popull vital, me kulturë organizative dhe dimë t’i shërbejmë interesave kombëtare, se e duam kombin e mbi të gjitha gjuhën e shenjtë shqipe. Tani e dy vjet edhe Ministria e Diasporës e mbështetë financiarisht kuizin. Në këtë vit shkollor u botuan edhe 5 tekstet nivelit të tretë nga projekti i mikut tonë të madh Dr.Dr. Basil Schader nga Zvicëra i mbështetur edhe nga MASHT e Kosovës dhe M e D. Për nxënësit fillestar Ministria e Mësimit e Austrisë tani ka botuar Abetaren e parë në gjuhën shqipe e standardeve bashkëkohore krahas gjuhëve turke e kroate. Fjalori “Bota e fjalëve” i autorëve Dr.Rudolf Muhr e Ramiz Berisha tani e plotëson vëllimin e botimeve shumë të rëndësishme për mesmin e gjuhës shqipe. Faqja e internetit e përkrahur nga Ministria përkatëse e Austrisë siguron botimin e të gjitha fletëve mësimore në gjuhën shqipe nga mësuesit kreativ krahas gjuhëve turke e kroate. Këto arritje janë dëshmi e një qëndrimi dashamirës të Austrisë. Kjo na detyron të jemi vlerësues e kreativ në mësimin e gjuhës amtare. Mjerisht, akoma jemi larg me qëndrimin tonë si prindër dhe komunitet në gjithë përfshirjen e fëmijëve shqiptarë në mësimin amtar. Ndoshta nuk do bëhet vonë nesër!

Filed Under: Mergata Tagged With: e diturisë, Gara, Hazir Mehmeti, në Austr

AUSTRI-Turneu i Futbollit për nxënësit, një provim i suksesshëm talentesh

June 2, 2014 by dgreca

Z.Lladrovci:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..”…Vendet e para ekipet “Tullni” dhe “Dukagjin” të mësueses Miradije Berisha-Kabashi./
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, Kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i Shoqata Kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri. Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve.”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci mes tjerash tha:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtar, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”
Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollist të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë të cilët krahas gjuhës së shkollës mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositura nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.
Në gara morën pjesë këto ekipe nga Cikli i Ulët i fillores me renditje garuese: Tullni 9 pikë, 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe veni i katër (4.)Liria me 1 pikë. Në Ciklin e Lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë, 2.Gostivari 5 pikë, 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë, 4.FC Strasshof 0 pikë. Në të dy Ciklet shkollore vendin e parë e mrituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.
Shoqata Afrim ,,Zhitia” kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.
Shpërblimet i ndan mësuesit: Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasana, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.
Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi ,Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë.

Filed Under: Mergata Tagged With: i Futbollit, një provim i, për nxënësit, suksesshëm, talentesh, Turneu

SUEDI, SESION SHKENCOR I SHOQATES SE SHKRIMTAREVE SHQIPTAR

June 1, 2014 by dgreca

NË UDDEVALLA TË SUEDISË U MBAJT SESIONI I III SHKENCOR I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTAR NË SUEDI
– Një organzimin madhështor dhe me shumë përmbajtje/
Nga Sokol Demaku/
Në pranin e shumë bashkëkombasëve, miqëve suedez, mysafirëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Austria, Norvegjia e Finlanda në Uddevalla të Suedisë u mbajt Sesioni i tretë shkencor i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi ”Papa Klementi i XI Albani”.
Një organzimin madhështor dhe me shumë përmbajtje nga Këshilli organziativ me në krye anëtarin e Krysisë së kësaj shoqate me vendbanim në këtë qytete, pedagogut, mësuesit dhe shkrimtarit të njohur Fetah Bahtiri, Sesioni tretë shkencor përmbushi ate cka ishte vu në realizim nga ana e Krysisë së shoqatës dhe se kjo është një realitet me të cilin shihet se kjo shoqatë është një ndër më aktivet në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë.
Këtë tubim madhështor të poetëve dhe shkrimtarëve të mërgatës sonë e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryetari i komunës Uddevalla Rolf Sten, pastaj nënkryetari i kësaj komune Magnus Jakobsson, komunë e cila edhe ishte finansuese e mabjtjes së këtij sesioni. Ishte i pranishëm dhe pershendeti manifestimin miku i madh i shqiptarëve, mësuesi dhe humnaisti Anders Westman.
Sesionin prezentoi moderatorja mjaft sharmante dhe anëtare Krysisë së Shoqatës Saranda Iseni, e cila i dha fjalën Kryetarit të shoqatës Hysen Ibrahimit i cili shpalli të hapur punën e Sesionit të tretë shkencor të SHSHASH në Suedi. Në fillim Kryetari Ibrahim i përshendeti dhe u deshirpjë mirëseradhje mysafirëve nga Kosova Shani Hamitaga përfaqësuses i Ministrisë së Diasporës, Rrrahaman Paqarizi Kryetar i Bordit drejtues të RTK, Azem Bujupi, drejtor në Radio Kosova, nga Shqipëria Jaho Margjekaj, drejtor në Radio Tirana, Selajdin Skeja Kryetar i komunës së Strugës, Besim Xhelili përfaqësues i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar nga Austria, Hasan Qyqalla perfaqësues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar nga Gjermani, Hasim Hoti e atyre nga Finlanda dhe Ymeri Trena nga Norvegjia. Mirëseardhje të veqant iu deshiua nikoqirëve nga Komuna Uddevalla, krytarit dhe nënkryetarit të kesaj komuna e cila ishte edhe finansuese e mbajtjes së këtij sesioni.
Mbi punën dhe aktivitetin e shoqatës foli sekretari i shoqatës Osman Ahmetgjekaj, i cili në menyrë të detajuar prezentoj të arriturat e këtij asociacioni të shkrimtarëve këtu në Suedi, me cka sipas tij ata janë të kenaqur dhe flamurtar në Europë.
Mysafirët përshendeten sesion in duke ju deshirua këtyre penave entuziaste suksese edhe më të medha në të ardhmen dhe duke ftuar të njejtit që pas daljes në dritë të librit të tretë ”Thesari Kombëtar Shqiptar i mërgatës shqiptare në Suedi” që në vendet nga ata vinë të bëhet promovimi i Thesarit atje në menyrë madheshtore nën pëkujdesjne e tyre. Cka kjo kërkesë u pranua me dëshirë nga ana e anëtareve të kësaj shoqate.
U prezentuan libra të botuarë, punime artisitike, piktura si dhe revista e broshuara të publikuara nga ana e Shoqatës dhe anëtarëve të saj, cka ishte për lakmi. Ishte një prezentim i denjë i punës së paldhoshme të këtyre penave shumë frytëdhense në mërgatë për të rezentua dhe cua përpara ceshtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shiqpe në mërgatë. Eshtë për tu marrë lakmi një punë e tillë dhe të jetë shembull edhe për shoqatatë si motra në vendet tjera se si duhet punua dhe prezetnua gjuha dhe kultura jonë në mërgatë, dhe se besojmë me një bashkëpunim dhe kordinim të punëve mund të vehen në funksion edhe shoqtat tjera si motra në vendet e ndryshme Europiane dhe ato të jenë aktive në punëne e tyre.
Sipas organizatorëve të Sesionit u tha se ”Thesari Kombëtar i mërgatës Shqiptare në Suedi” është gati dhe se në qershor do dal inga shtypi ku edhe do bëhet promovimi tij në menyrë madheshtore në të gjitha trojet Shqiptare.

Filed Under: Mergata Tagged With: NË UDDEVALLA, Shoqata e shkrimtareve, Sokol Demaku, TË SUEDISË

BELGJIKE-Elona Zhana nuk zgjidhet deputete

May 29, 2014 by dgreca

Nga Nga Sonia Memoci/
“Nga rezultatet e zgjedhjeve rezulton që nuk do të jem deputete në Parlamentin e Brukselit. I falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më besuan voten dhe u kujtoj që vota e tyre do të mirëpërdoret nga nje ekip shumë i përgatitur. Për ata dhe te tjeret u rikujtoj që mund të më drejtohen për cdo gjë, në rast se nuk mund tu jap personalisht zgjidhje problemeve tuaja, do të mund të ju drejtoj drejt personave kompetent. Edhe një herë faleminderit përzemërsisht”.
Ky është mesazhi që Elona Zhana shkuante ne profilin e saj të “facebook”. Elona Zhana ishte kandite për partinë “Qendra e Demokracive Humaniste” në zgjedhjet rajonale të Brukselit. Këto zgjedhje përfshijnë 19 komunat e Brukselit. Partia që Elona përfaqësonte është një parti e qendrës së djathtë.
Sfida ishte realisht shumë e madhe. Ishin gjithsej 1 mijë kandidatë që merrnin pjesë në këtë garë. “Është një garë e fortë, por unë jam shumë optimiste pasi e kam analizuar mirë përpara se t’i hyj kësaj gare. Personalisht nuk jam tip shumë aventurier, ndaj edhe këtë herë jam me këmbë në tokë” deklaroi Elona para këtyre zgjedhjeve.
Edhe pse Elona nuk arriti ti fitojë këto zgjedhje ajo fitoi zemrën e shumë njerzëve, fitoi besimin e tyre ,fitoi mbështejen e tyre. Bashkëkombasit shqiptarë shprehen në “facebook” se dhe pse nuk i fitoi këto zgjedhje ajo për ta është fituese.
Janë më tepër se 120 mesazhe që Elona mori pas deklarimit që tha , se ajo nuk i fitoi këto zgjedhje. Janë fjalë e mesazhe të sinqerta e të gjith njerëzve që i qëndruan pranë, dhe e mbeshtetën Elonën gjatë gjithë fushatës të zgjedhjeve . Ishin më shumë se 50 njerëz që e ndyshuan foton e profilit të tyre për rreth 10 ditë, duke vënë foton e Elonës si shenjë mbështetje dhe duke u kërkuar bashkëkombasve të tyre të votojnë për të.
Ja nga disa mesazhe një prej tyre është dhe nga prindërit e saj:
Ibrahim Zhana shkruan: “Rrezatove shume dijnitet, kulture dhe elegance. Krenohem me ju gjithesesi je e fituar. Të përqafojmë ,mami babi “

Çobane shkruan : “Per ne je e fituar.Ke bere fushat te shkelqyer dhe gjate gjithe kohes ke treguar mençuri,maturi,force,kurajo,aftesi e krenari..Ke bere nje hap shume te madh ne një kohe rekord. Suksese ne vazhdim e faleminderit qe na ke bere te ndihemi krenar per TY!”

Hasime shkruan: “Ne të pergezojme per insiativen intelektin qe ke forcen per tu mat me te medhenjet dhe ti fitove ne te gjithe shqiperine se gjithmone ke qene nje fitore edhe tani qe u drejtohesh shqiptareve me ate thirrje qe do ti ndihmosh e ti orientosh kjo eshte fitorja jone te pergezoj per gjithe c’ka bere per ne shqiptaret.

Shpresa shkruan: Elona mos harro , të humbësh nje beteje nuk do te thotë që ke humbur luften……ajo eshte e gjatë e vështirë por nese je e vendosur ta vazhdosh, fitoren e ke përpara…..edhe nje here suksese ne rrugen e nisur e vështirë e gjatë , por dhe te bukur!”

Almona shkruan:“Bravo per kurajon dhe dinjitetin! Urime metej ne cdo sipermarrje tjeter. Nese ka pasur ndonjehere njeri qe i ka dhene kuptim nocionit te “emigrantit” qe ka perparuar ne Bruksel ke qene ti! Ti si vajze e paster, e zgjuar dhe qe guxon ta sfidosh te munduren dhe te pamunduren! E gjitha ka qene nje sukses per ty dhe per ne! Të perqafoj!”
Edvik shkruan: “Për ne je dhe mbetesh Deputetja jone ideale me nje potencial më të lartë se çdo kandidat tjeter Shqipetare, do te jene turp per ne nese perfaqesohemi nga përfaqesues socialiste. Te urojm çdo të mirë ne jetë dhe do jemi gjithnjë me bashkëpunime je përfaqësuesja e jonë Kombetare JEMI NJE”.
Gëzimi shkruan: “Ti je deputete per te gjith ata qe te njohin jemi shum krenar qe patem fatin te mbeshtesim ne keto zgjedhje te urojme gjith te mirat dhe suksese ne radhet te tjera respekte”
Ansela shkruan : “Edhe pse nuk u zgjodhe deputete, ti do mbetesh e perkryer, e pa arritshme. Veç vazhdo kështu .dhe na e meso edhe ne qe jemi fillestare për jeten në emigracion. Na mëso rrugen që ndoqe…respekte.”
Besjan shkruan: “Hajde kush mos ki dert kryesorja asht se ja ke arrit qellimit të hedhesh kandidaturen ne mes të Brukselit . Ti prap se prap mbetesh fituese.”
Elona tërhoqi shumë vëmendje të shtypit Shqiptar, Kosovar, në New York, në Diasporë e atë të shtypit Belg. U paraqit në disa kanale televizive e radio në Shqipëri ku ajo ishte e ftuar e kërkonte mbështejen e votës të besimit. Gjithshtu u shfaq dhe ne Televizionet e radiot këtu në Belgjikë.
Humbja nuk do të thotë se Elona do ti ndalet rrugës të politikës aspak dëshra për të vazhduar i është shtuar më shumë.
Elona shprehet “ Se këto zgjedhje nuk i përkisnin vetëm asaj. Unë kam punuar e do vazhdoj të punoj për komunitetin shqiptar jo veç atë të Brukselit por të gjithë Belgjikës”.
Duke shkruar këto fjalë më vinë ndër mend fjalët e bukura të Nënë Terezës: ” Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Nëse ndonjë ditë mendon se gjithçka në këtë botë është e tmerrshme dhe dëshiron të dorëzohesh, mendo për njerëzit të cilëve iu është thënë se kanë edhe pak kohë për të jetuar. Ata asnjëherë nuk dorëzohen.

Filed Under: Mergata Tagged With: deputete, Elona Zhana, nuk, zgjidhet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • …
  • 112
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA PUSTECI NË ULQIN – KUR SULMOHEN SIMBOLET, GJUHA DHE IDENTITETI SHQIPTAR
  • Prof. Agim GJAKOVA – Mjeshtri i Rrëfimit dhe Vjershëtorit të Paepur, midis të Mundshmes dhe të Pamundshmes!
  • Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?
  • Shqipëria do të rihapë bastet por ‘fati’ po u buzëqesh operatorëve të huaj
  • VATRA TELEGRAM URIMI JOE DHE SHIRLEY DIOGUARDIT ME RASTIN E MARRJES SË SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • “Beyond the Runway”, stilistja Lejda Troci: “Pas çdo veshjeje është një histori, një dhimbje, një lot, një buzëqeshje”
  • NJOFTIM PËR REGJISTRIMET E VITIT TË 20-TË MËSIMOR AKADEMIK 2026–2027 TË SHKOLLAVE SHQIPE “ALBA LIFE”, NEW YORK DHE ONLINE
  • Rihapja e Shkollës Shqipe VATRA në 26 Shtator 2026
  • “Vilajeti i Kosovës (1877–1912): Rrethanat politike, shoqërore dhe kulturore”
  • “Sokol’s Garden”, një kopsht në hyrje të Parajsës
  • Ali Hashorva, gjirokastriti që ngriti shkollën shqipe përtej kufijve të Shqipërisë
  • MUÇO QULLI (1887–1915), GAZETARI E ATDHETARI QË E VURI DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • Më 24 gusht 1913 u botua numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”
  • MESAZHI I UNITETIT NË NJË KOHË PËRÇARJESH
  • MBAHET FESTIVALI FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “RAPSHA 2026” NË VITOJË TË TUZIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT