• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

« Fëmijët martirë të Kosovës, 1981-1999 » promovohet në Strasburg

December 11, 2019 by dgreca

Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh promovoi librin « Fëmijët martirë të  Kosovës, 1981-1999 »/

Nga Fotaq Andrea/

Në mjedisin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Strasburg-Kelh, zbukuruar me motive, simbole e objekte historike kombëtare, në prani të mjaft bashkatdhetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj., u bë këto ditë promovimi i librit « Fëmijët martirë të Kosovës » me autorë Hanëmshahe Iliazi e Nusret Pllana.

Fjalën e hapjes e mbajti anëtari i Kryesisë Shoqatës Z. Ilir Shqipnia i cili, pasi falënderoi të pranishmit, përfaqësuesit diplomatikë nga Konsullata e Kosovës dhe e Maqedonisë, si dhe autorin Pllanaj, ardhur posaçërisht nga Kosova për promovimin e librit, vuri në dukje se libri është një dëshmi tronditëse e rrënqethëse për masakrat serbe në Kosovë në vitet 1981-1999, kur humbën jetën e tyre të njomë qindra fëmijë nga mosha një muajshe deri në moshën 17 vjeçare, në lulen e tyre të rinisë. Po ashtu, Z. Ilir theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Shoqatës me diplomatin Gani Veseli dhe Kadri Dokën.

Të pranishmit u përshëndetën më pas nga Z. Fotaq Andrea i cili, tek përgëzoi autorët Iliazi e Pllana për botimin e librit “Fëmijët martirë të Kosovës”, ngriti lart vlerat e këtij libri madhor që sjell të freskët në kujtesë martirizimin e Kosovës dhe tragjedinë e rëndë që përjetoi brezi i saj i ri në vitet heroike të Luftës së Kosovës, e cila u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së saj, një ngjarje kjo e shënuar dhe e paharruar në historinë e mbarë kombit shqiptar. Duke u ndalurmë pas, në punën e kryer për një vit me radhë nga kjo Shoqatë e re kur, para së gjithash, u është ndenjur pranë dhe u është gjindur konkretisht me ndihma e strehim emigrantëve shqiptarë, familjeve që kanë humbur të afërm të tyre për të dërguar në Kosovë trupat e pajetë,  autori i këtij shkrimi vlerësoi aktet humanitare e solidarizuese të Shoqatës si dhe theksoi objektivat e saj për të ardhmen, sidomos në fushën e kulturës, kur Shoqata synon të çelë më 15 shkurt 2020 Shkollën e parë shqipe në mjediset e saj, tek ka shpallur tashmë që në fillim të dhjetorit fushatën për regjistrimin e nxënësve. Në të njëjtën kohë, Z. Andrea nënvizoi se Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh do të mbajë lart emrin e saj të nderuar “Skanderbeg-Nënë Teresa”, dy figurat madhore historike me të cilat nderohet e krenohet kombi shqiptar, Skënderbeu, si themeluesi i shtetit të parë të Arbrit dhe Babai i Kombit, dhe Nënë Teresa, Shenjtorja shqiptare që nderohet nga bota mbarë.

Në vijim të veprimtarisë së promovimit të librit “Fëmijët martirë të Kosovës” përshëndetën miq e të ftuar, si dhe vetë autori Pllana, i cili vuri në dukje vlerat e larta të kësaj vepre të rëndësishme që qëndron si monument përkujtimi e përjetësie për 1432 fëmijë kosovarë  të martirizuar dhe për rreth 20.000 nëna e gra kosovare që u dhunuan e u masakruan nga pushtuesi serb edhe shtatzëna e me foshnje në gji. “Është fjala për një genocid të ashpër, pa precedent, tepër tragjik në kohët moderne, genocid ndaj ardhmërisë, ushtruar sistematikisht e me vetëdije për të mbytur vetë të ardhmen e popullit kosovar nëpërmjet vrasjes e masakrimit të fëmijëve, nënave e grave të Kosovës”, theksoi ndër të tjera Dr. Nusret Pllana, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me faktin se ky genocid është ende i padënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe vazhdon të mbetet në Kosovë një plagë e hapur që kullon gjak.

Në vazhdim, u shfaq edhe një dokumentar i përgatitur me këtë rast, që trondit rëndë, që në fillim, sepektatorin, me simbolikën e qarjes së një foshnjeje, jo “qarje gëzimi” për ardhjen në jetë, por “qarje trishtimi, tragjizmi, martirizimi”, në një atmosferë plot lot të hidhur, si vetë realiteti i hidhur i Kosovës martire të fundshekullit XX-të.

Filed Under: Mergata Tagged With: Fotaq Qndrea- Femijet Martire te Kosoves- Strasburg-Nusret Pllana

Ministri e përbashkët e Diasporës për të gjithë shqiptarët në mërgim

December 3, 2019 by dgreca

nga K.P.Traboini/
Nga Kolec P. Traboini Ministria e Diasporës duhet me qenë e përbashkët dhe jo e ndarë mes dy shteteve shqiptare. Edhe Shqipëria edhe Kosova janë shtete shqiptare në Ballkan. Çdo version tjetër i shpikësve të kombeve, është i panatyrshëm e shkon kundër dëshirës popullore. Histori me Esat Toptan, që donte një Shqipëri sa pëllëmba e dorës, me ca troje përqark Tiranës nuk funksionon në kohërat moderne. Shqiptarët janë zgjuar tashmë. Veç kush jeton ende me mendje në Mesjetën feudale apo kush e konsideron Atdheun e përbashkët si një çiflig të vetin privat mendon asisoj. Atdhe kemi një dhe ai i tejkalon ndarjet në kufij shtetesh. Mund të ndash tokën, fushat, malet, lumenjtë por nuk e ndan dot popullin. Shqiptarin nga shqiptari. Albin Kurti duhet ta ketë parasysh se krijimi në mënyre paralele i ministrive të Diasporës janë jo produktive e sjellin ndasi e ftohje mes shqiptarëve në mërgim. Në këtë drejtim dy kryeministrat duket të mirëkuptohen dhe Pandeli Majko të jap dorëheqjen, se dy ministra për të njëjtën punë është luks i madh për shqiptarët e varfër këndej e andej kufirit shqiptar-shqiptar, kufi i cili në fakt duhet të zhduket një orë e më parë. Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një ministri të përbashkët dhe kjo ti lihet në zgjedhje të një ministri në Qeverinë e Kosovës. Le t’ia nisim pak e nga pak. I pari Dikaster i përbashkët. Ai duhet të quhet Ministria Kombëtare e Diasporës Shqiptare, sepse shqiptarët jashtë i përkasin shqiptarisë e jo ndarjes se hartave gjeo-politike, kudo qofshin jashtë trojeve të veta bijtë e shqipes. Dhe mos na e shënoni në hartat që përdorim ne shqiptarët atë vijë kufiri Kosovë-Shqipëri. Atë vijë ndarëse, qoftë dhe administrative, e urrejmë prej një shekulli. Dhe urrejtja shekullore është tepër e rëndë, për të mos thënë traumatike, në psikikën e një Kombi. Duke fuqizuar shtetin gjermanët e arritën bashkimin e kombit. Le të nisim ta bëjmë edhe ne. Dhjetor 2019

Filed Under: Mergata Tagged With: Kolec Traboini-Ministri e Perbashket-Per te shqiptaret e Mergimit

400 Bashkatdhetare nga Diaspora Vizituan Kuvendin e Kosoves

July 25, 2019 by dgreca

Rreth 400 bashkatdhetarë, për dy ditë, kanë vizituar Kuvendin e Kosovës/

Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili, nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka hapur dyertë për ta.

Me këtë rast, rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës dhe botës, janë pritur nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për fuqizimin e rolit të tyre, si dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave në Kosovë.

Poashtu, ata janë njohur nga afër nga punëtorët e administratës me punën, fuksionin dhe rolin e Kuvendit.

Bashkatdhetarët janë shprehur të kënaqur për mundësinë që ju është ofruar për t’i vizituar hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.​

Filed Under: Mergata Tagged With: 400 bashkatdhetare-Diaspora-Kuvendi

MËRGATA- MËSUESIT VULLNETARË TË SHQIPES NË GREQI,RILINDËS TË KOHËS SONË

September 15, 2018 by dgreca

1 MesusiNga Sylejman Salihu, mësues i gjuhës shqipe në diasporë/1 Dashair ZacePasi iku në amshim mësuesi Dashmir Zaçe, miku i tij, publicisti dhe gazetari Abdurahim Ashiku, ende pa mbirë mirë bari mbi varrin e tij, i shkroi librin këtij mësuesi atdhetar, që një jetë të tërë e shkriu për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Kush ishte në fakt Dashmir Zaçe? Ai ishte një mësues, një arsimdashës, një atdhetar, një intelektual, një gojëmbël e mbi të gjitha një njeri. E njoha në takimet e seminareve për mësuesit e diasporës dhe pastaj u bëmë miq. Por në qoftë se atëherë nuk arrita ta njihja sa duhet këtë njeri, libri i Abdurahim Ashikut ma jep këtë mundësi madje në një dimension tjetër disi më të veçantë. Përse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu sepse që nga faqja e parë kur i hyra leximit të librit dhe duke vazhduar pastaj nëpër gjithë brendinë e tij, e njoha portretin e tij më shumë, më ndjeshëm, më thellë, më mirë dhe më fuqishëm. Miku i tij, që tashmë është edhe autor i monografisë për të, na e jep në këtë libër voluminoz personazhin e tij gjerësisht në një shtrirje nga të gjitha anët dhe nga të gjitha fushat, nëpër të cilat Dashmir Zaçe eci dhe shpërfaqi aktivitetin e tij mësimor, kulturor, pedagogjik, patriotik e poetik. Duke shpalosur faqet e librit “Dashmir Zaçe, një rilindës i kohës sonë”, ai na del një njeri i mbrujtur me virtyte të larta njerëzore e atdhetare, me të cilat me dinjitet dhe me profesionalizëm eci trimërisht dhe ballëhapur duke qenë gjithmonë një shërbëtor i urtë në shërbim të shkollës shqipe, nxënësve, dijes dhe atdheut në përgjithësi. Përmes këtij libri Dashmir Zaçe shfaqet kudo duke lënë gjurmët e tij: në Përmetin e tij që e deshi pafundësisht shumë, në Përmetin e luleve, në Përmetin e Laver Bariut, me të cilin këndoi ndonjë këngë apo edhe përmbysi ndonjë gotë, ku kaloi fëmijërinë dhe ku u mbrujt me këngët e bukura përmetare, të cilat janë perlat e vërteta qytetare shqiptare, shumë nga të cilat edhe i botoi vetë në librin ” A kanë ujë ato burime”. E gjejmë Dashmirin para nxënësve si mësues, por edhe e gjejmë para kolegëve të tij si drejtues shkolle, që drejton dhe ndihmon, jo me arrogancë dhe fodullëk por me urtësi, bujari e dashamirësi e profesionalizëm. Dashmir Zaçe këtu na shfaqet përmes shkrimeve, skicave, dialogëve, polemikave, monologëve, intervistave, bisedave, rrëfimeve, kujtimeve, korrespondencave. E gjejmë dhe e shohim pothuajse në çdo seminar mësuesish të diasporës, që nga Durrësi, Struga, Mitrovica, Prishtina, Peja, Berati, Shkodra e kudo tjetër gjithnjë i qeshur, i dashur. Por këtu ai shfaqet me punën dhe misionin e mësuesit në qytetin e bukur të Selanikut teksa ligjëroi gjuhën e bukur shqipe përpara fytyrave të qeshura e të virgjëra të fëmijëve shqiptarë. Derisa po shëtisnim njëherë në perëndim të diellit buzë Drinit të Zi në Strugë, Dashmiri më rrëfente për hallet dhe vështirësitë që kanë mësuesit në Greqi, të cilët nuk kishin asnjë përkujdesje as nga shteti grek jo e jo por as nga shteti amë, por që mësuesit e bënin detyrën e tyre të mësuesisë me shumë dashuri, vetëm që gjuha shqipe të jetonte dhe të mos vdiste në gojët e vogëlushëve shqiptarë, që po kërcënoheshin fuqishëm nga asimilimi pa fajin e tyre. Puna e tij pedagogjike në Shkollën Shqipe të Selanikut, është njëherit edhe guri i parë themeltar i kësaj shkolle. Ai mbajti orën e parë të saj, duke dhënë edhe emocionet e para nxënësve dhe prindërve shqiptarë përmes vargjeve të rilindësve shqiptarë dhe kështu për t’ u shndërruar edhe vetë më vonë një rilindës i kohë sonë. Para nxënësve dilte i qeshur dhe i dashur, sado ditëve të punës bënte punë të rënda fizike, për të siguruar bukën e gojës. Fliste ëmbël, butë, qartë, qetë dhe fjalët e tij tingëllonin si nota të ëmbla në një pentagram muzikor para nxënësve dhe kolegëve të tij. Por nganjëherë dinte edhe të “trazohej”. Kur, si dhe me kë? Jo me miqtë, jo me nxënësit, jo me kolegët, por me pushtetarët e Tiranës, që nuk denjuan asnjëherë të ishin pranë mësuesve të Greqisë, apo vinin vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve për të zhvatur ndonjë votë prej këtyre mërgimtarëve hallexhinj. Nuk ngurronte ndonjëherë t’ i quante edhe me emrin e vërtetë si: horra, maskarenj, të cilët jepnin ca premtime false dhe iknin. Por edhe kur ishte i zemëruar nuk nxirrte helme nga goja e tij, sado ndonjëri edhe e meritonte. Të tillëve ua mbyllte gojën urtësisht pa e prishur terezinë me fjalën dhe metaforën e bukur dhe të urtë se : “s’pyet mali me dëborë nga balta që ju doni të hidhni”. Në librin e tij Abdurahim Ashiku na e jep mikun e tij dhe mësuesin e përkushtuar Dashmir Zaçen jo vetëm me fjalë, por si një publicist i mirë që është, ai e pasuron librin edhe me fotografi nga fototeka e tij, të cilat flasin vetë sa mijëra fjalë. E shohim Dashmirin në moshë të njomë, në mesin e shokëve, në mesin e nxënësve, në ambiente shkollash, në klasa me nxënës. Dashmirin e shohim edhe me miqtë në ahengje, në shëtitje, në punë, në mesin e familjarëve të tij dhe në mesin e kolegëve, me të cilët ndau momente të jetës dhe të punës. Në libër nuk kanë mbetur pa u thënë edhe vlerësimet e miqve dhe kolegëve të tij, që i dhanë për këtë mësues të vyer e të përkushtuar, i cili mbeti një pishtar rreze drite i fëmijëve tanë në Greqi e veçanërisht i Shkollës Shqipe të Selanikut. Ku e shohim gjetiu Dashmirin? Atë e shohim te Burimi i Drinit të Bardhë, në Prekaz me vëllain e komandantit, Adem Jashari , në Prizren para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Berat duke bërë promovimin e një libri apo në Dushkajë me shkrimtarët dhe shkencëtarët bashkë. Por Dashmir Zaçen e shohim edhe duke drejtuar ndonjë seancë pune gjatë punimeve të seminarit për mësuesit e diasporës dhe me mikrofon në dorë duke dhënë mendime, pikëpamje, gjykime, vlerësime, propozime. Ai pra ishte kudo, ku e kërkonte detyra e mësuesit , poetit dhe e intelektualit. Dashmir Zaçe një jetë të tërë nuk deshi dekorata, nuk deshi lëvdata, nuk deshi mirënjohje, nuk deshi fjalë të mëdha, se ato i merrte nga gojët e njoma dhe të ëmbla të nxënësve të tij, prej të cilëve çdo fjalë shqipe ishte një mirënjohje, një trëndafil, një falënderim, një dekoratë, një përqafim, një kujtim. Edhe atëherë kur do të ikte nga kjo botë ai nuk do të donte lot, vlerësime e përgjërime:”

“Kur të iki miqtë e mi,
Më këndoni këngët e dashurisë,
Nuk dua lot e vlerësime,
Koha jonë vlerëson vetëm horrat,
Unë do të jetoj se përmendoren ia ngrita vetes,
Në zemrat e nxënësve të mi, do të mbetem kujtim,
“Kur të vij” do të thonë,
“Kemi pasur një…
Që në kurbet,
Na mësonte gjuhën e bukur të nënës…”
E unë prapë do të jem gjallë.
Kush do që ta njohë më mirë këtë mësues, le ta shfletojë librin e Abdurahim Ashikut, që është një kontribut i mirë për këtë rilindës dhe për gjithë mësuesit e diasporës shqiptare.

SYLEJMAN SALIHU

Mësues i gjuhës shqipe në diasporë

Filed Under: Mergata Tagged With: Mesuesit vullnetare, ne diaspore, Sylejman Salihu

Kosova ka nevojë për investimet e mërgatës

June 8, 2018 by dgreca

-Kryeparlamentari Veseli takoi diasporën shqiptare në Vjenë/

1 ok Veseli diaspora

Vjenë, 8 Qershor 2018-Gazeta DIELLI/  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar në Ambasadën e Kosovës në Austri dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët, si dhe për mundësitë e lehtësirave që shteti mund tu ofrojë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u njoftua nga bashkatdhetarët për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës.Kryeparlamentari Veseli theksoi se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i mëtejmë ndërkombëtarë i tij, do të thotë mbështetje më e madhe edhe për bashkatdhetarët të cilët tashmë jetojnë në vende të tjera, siç është Austria.

Veseli tha se Kosova tani ka nevojë për investimet e mërgatës së saj në Austri dhe gjetiu, e cila ka konsoliduar biznese në lëmenj të ndryshëm, si dhe për arritjet akademike të të rinjve, të shkolluar në universitete prestigjioze austriake dhe të tjera ndërkombëtare.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, e mërgatës, Kosova ka nevojë, për investimet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT