• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbajtja ne arrest e Haradinajt eshte paradoks

January 5, 2017 by dgreca

-Ministri Hoxhaj flet ne telefon me homologun Francez/

-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht/

Former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, right, is rushed by police officers inside the Colmar courthouse, eastern France, Thursday Jan.5, 2017. Haradinaj is facing possible extradition to Serbia to face war crimes charges after being arrested at a French airport. (AP Photo/Jean-Francois Badias)
Former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, right, is rushed by police officers inside the Colmar courthouse, eastern France, Thursday Jan.5, 2017. Haradinaj is facing possible extradition to Serbia to face war crimes charges after being arrested at a French airport. (AP Photo/Jean-Francois Badias)

Mbajtja ne arrest e Haradinajt eshte paradoks/

PRISHTINË, 5 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Mbajtja në arrest e Ramush Haradinajt është paradoks, deklaroi sot në mbrëmje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në deklaratën thuhet:Vendimi i autoriteteve gjyqësore të Francës që ta mbajnë në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.

Marrja e një vendimi të tillë në bazë të një fletarresti të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një vendim politik e jo gjyqësor.Për më tepër mbajtja në paraburgim e zotit Haradinaj, për t’i dhënë kohë Serbisë për të plotësuar dosjet e saj kundër tij, kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur zoti Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë, është paradoks.Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Francës dhe të Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë gjithë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë, që të distancohet nga ish regjimi i Millosheviqit dhe të heqë dorë nga fletarrestet e kohës së tij.Ne jemi të bindur se vendimi i sotëm për ta mbajtur në paraburgim Zotin Haradinaj do të korrigjohet shpejt dhe në mbështetje me parimet e drejtësisë ndërkombëtare, ai do të lihet i lirë të vazhdoj punën e tij.(AAK )

***

 

Hoxhaj bisedon me ministrin e Jashtëm të Francës, kërkon mbështetje për lirimin e Haradinajt/

-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht/

PRISHTINË, 5 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht. “Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn”, ka thënë Hoxhaj./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, eshte paradoks, Mbajtja ne arrest e Haradinajt

Deputetja Doda-Haradinaj: Protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë

January 5, 2017 by dgreca

Deklaratë e deputetes të PDIU-së, znj.Mesila Doda, në lidhje me arrestimin e Rramush Haradinajt:/12-4-mesila-doda-210x160A jemi 1?/ Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm se ish-kryeministri i Kosoves, kryetar i një partie parlamentare AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunal i Hagës Rramush Haradinaj, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe.Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Rramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura KFOR që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Europës.

Kjo është rrjedhoja e politikës mjerane, të pafuqishme e disfatiste që shqiptarët kanë prodhuar gjatë këtyre viteve. Përgjatë historisë sonë politikanët kanë lëshuar shpesh pjesë të territoreve kombtare për të marrë pushtet…dhe sot e gjejmë Shqipërinë me çerekun e territoreve që do duhet të kishte, sot e gjejmë luftën e luftëtarëve të Kosovës nën akuzë në Tribunal e ngritur me votën e deputetëve shqiptarë të Kosovës, gjejmë Kosovën të shqyer në Mitrovicë, Preshevë e në Mal të Zi, sot vështrojmë pa kurrfarë habie se si një luftë heroike e vetmbrojtëse po demontohet moralisht e ligjërisht dhe po vihet nën akuzë, ndërsa ne mjerisht ose rrimë e kundrojmë pa lëvizur as gishtin, ose i japim votën në parlament…

Tash ka nevojë për veprime e bashkveprime urgjente. Më së pari shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm. Të lemë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë, dhe ti dalim bashkërisht në krah Rramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhëtuar. Së dyti, të nisim një process të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e kombit Kosovar e shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.

Rramush Haradinaj nuk ka nevojë për askënd nga ne. Ja ka dalë bukur fort të tregojë pafajsinë e tij me parë, e ka dalë me ballin lart nga Haga dhe do ja dalë edhe kësaj here. Por sot e kaluara dhe e ardhmja jonë ka nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne, nga politikanët e Shqipërisë, Kosovës, opozita, diaspora, diplomacia dhe ekonomia e fuqishme dhe që vepron njëherazi. Veprime e protesta energjike, ne Francë nga diaspora, në diplomaci nga Tirana e Prishtina, protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm..

Filed Under: Politike Tagged With: Mesila doda, proteste per Haradinajn

Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!

January 4, 2017 by dgreca

Dy deklaratat e Thacit ishin të papritura, të pamenduara, të pamençme, të panevojshme, të ngutshme, të dëmshme, të rrezikshme dhe të frikshme për Kosovën dhe vendin që ajo ze e duhet të zëjë në mesin e kombeve të qytetëruara e të civilizuara euro-atlantike./

1-enver-bytyci-1Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi/1-thaci-erdohanHashim Thaçi bëri para pak ditësh një vizitë në Republikën e Turqisë. Ai u takua me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan dhe në prani të tij deklaroi se “çdokush që është terrorist në Turqi, është edhe në Kosovë”, duke transferuar konfliktin e brendshëm politik të Ankarasë në Prishtinë. Ndërkohë si kompensim i kërkoi presidentit turk që të ndërhyjë te presidenti rus, Vladimir Putin, për të realizuar një vizitë zyrtare të tij në Kremlin. Të dyja këto deklarata ishin të papritura, të pamenduara, të pamençme, të panevojshme, të ngutshme, të dëmshme, të rrezikshme dhe të frikshme për Kosovën dhe vendin që ajo ze e duhet të zëjë në mesin e kombeve të qytetëruara e të civilizuara euro-atlantike. Ishtë sinjali më i keq i mundshëm për ardhmërinë e vendit, sepse me deklarata si kjo Kosova humbet mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s e të Bashkimit Europian, të cilat kontribuan fuqishëm për lirinë e pavarësinë e vendit, gjë të cilën e përmendi gjithashtu ambasadorja e RF të Gjermanisë në Prishtinë.1-thaci-erdohan

Ishtë njëkohësisht një deklaratë që bie në kundërshtim me sakrificat e vetë Hashim Thaçit si dhe të bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse me veprime të tilla Kosova mund të humbasë aleatët e saj të natyrshëm e të fuqishëm në Europë dhe SHBA. Ishte një pozicionim i pakuptimtë përkrah politikave autoritare e autokrate të dhunës së presidentit turk brenda vendit të tij. Madje më tej, pro politikave antiperendimore të presieneti të Rusisë, Vladimir Putin. Kjo deklaratë, ngado që ta analizosh e ta tjerrësh, vetëm në interes të shtetësisë, pavarësisë, mbrojtjes së territorit dhe integritetit të Kosovës nuk mund të jetë, sepse Turqia ishte dhe mund të mbetet një aleat i rëndësishëm i saj, por kurrësesi aleati i vetëm dhe më i sigurti për rrugëtimin e Prishtinës drejt integrimeve euro-atlantike, aq më pak për prosperitetin demokratik të saj. Ndërsa Rusia ishte dhe mbetet pengesa kryesore e shtetësisë dhe ajo mund të hapë rrugën e pranimit të Kosovës në OKB vetëm në marrëveshje me SHBA-të dhe jo me presidentin e Kosovës. Vladimir Putin nuk po prêt në Kremlin as kryeministrin Rama, edhe pse ai po këmbngul për një vizitë zyrtare në Moskë. Nëse presidenti rus do të priste Thaçin ose Ramën, do të kërkonte një koncension të majmë në favor të tij. Ndryshe ai nuk do ta presë asnjërin prej tyre edhe nëse Erdogan do t’ia kërkonte këtë.

Por pse atëherë presidenti i Kosovës u deklarua hapur e njëanshëm në mbështetjen e politikave të brendshme të një krahu politik në Turqi?! Pse ai i quan terroristë të gjithë ata që Erdogan i ka shpallur të tillë, ndërkohë që Europa dhe Amerika kanë përcaktuar standarde e qëndrime të ndryshme me presidentin e Turqisë?! Pse zoti Thaçi kërkon ndihmën e presidentit turk për një vizitë të tij në Moskë me ftesë zyrtare nga presidenti Putin?! Do të përpiqem të jap disa arësye:

Së pari është sindromi ose virusi me emrin Edi Rama. Politikanët shqiptarë, sidomos të majtët, por kjo sindromë nuk përjashton edhe të djathtë, sa herë ndjehen ngushtë në politikat e qeverisjes, sa herë dështojnë për t’u dhënë shqiptarëve perspektivën e zhvillimit demokratik, sa më shumë zhyten në korrupsion dhe afera të ndryshme, fillojnë e konfliktohen me Perendimin, duke mos njohur kufij në mbrojtje të interesit të tyre vetjak. “Miqësia” e ngushtë midis Thaçit e Ramës me presidentin turk, Erdogan, si dhe këmbngulja e tyre për një vizitë zyrtare në Moskë është një lloj miqësie e tipit “Për inat të sime vjehrre po shkoj e flej me mullixhinë”. Ata bëhen bashkë me çdo autokrat e nuk do të hezitonin të bëheshin bashkë edhe me diktatorë, mjafton që të mbrojnë interesat personale që lidhen me pushtet e pasuri. Rama i hodhi Merkelit në sy shashkën e rrezikut rus, “nëse BE nuk do të caktonte një datë për çeljen e bisedimeve për integrim në EU të Shqipërisë”. Thaçi i bëri karshillëk Europës dhe SHBA-së me sipërmarrjen e tij për ta shpallur Fethullah Gylen si “terrorist”, sepse është e njohur tashmë që kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni kanë refuzuar ta shpallin atë sit ë tillë. Gatishmëria e presidentit të Kosovës për të implementuar politikat personale të presidentit të Turqisë kundrejt shtetasve turq në Kosovë, është një lloj presioni ndaj refuzimit që kryeqytetet perendimore i bëjne Thaçit si president. E tillë është dhe kërkesa e tij për vizitë në Rusi. Aq më tepër kur kjo vizitë synohet si hakmarrje për mungesën e ftesave nga vendet euro-atlantike.

Thaçi e ndjen këtë handikap. Nuk e kapërdin faktin se nga të gjitha vendet e BE-së e të NATO-s, vetëm Malta e ka ftuar në cilësinë e presidentit. Dhe nuk duhet të harrojmë se në Maltë janë të stacionuara që në vitet ’50 strukturat e shërbimit sekret serb, të cilat kanë qenë shumë aktive kundër shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX, madje duke tentuar të bëhen edhe qendra të rekrutimit në shërbim të atij shërbimi secret e duke operuar në të gjithë Europën.

Një qëndrim i tillë armiqësor dhe në stilin e hakmarrjes është i njohur për shqiptarët, sepse rasti i diktatorit komunist shqiptar është shënuar si unikal në marrëdhëniet ndërkombëtare. Le të kujtojmë aleancat e tij në stilin e fjetjes me mullixhinë për inat të vjehrrës, pra me stisjen e aleancave pas konflikteve me aleatët e mëparshëm, gjithnjë në mbrojtje të pushtetit kriminal në Shqipëri. Në vend që kjo eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare të mohohej, riaplikimi i saj u rikthen partnerëve ndërkombëtarë mosbesimin ndaj liderëve politikë shqiptarë.

Së dyti, Erdogan në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari gjatë konferencës për shtyp me zotin Thaçi tha se “Nëse një shkollë arsimon të rinj që tradhëtojnë vendin e tyre do të thotë se ajo shkollë nuk e zbaton detyrën kryesore të saj”. Kjo do të thotë se Thaçi, Rama, Putin dhe Erdogan ruajnë të njëjtin koncept ekstrem për nocionin e tradhëtisë. Dmth ata janë të tre të një mendimi se kur kritikohet qeveria ose presidenti, atëherë kritikuesit duhen njësuar me “tradhëtinë” ndaj atdheut dhe kombit. Edhe kjo teoremë është dëshmuar si e dështuar kur është keqpërdorur nga diktatorë të shumtë në botë, të majtë e të djathtë. Dhe nëse shqiptarët nuk reformohen në koncepte rreth këtyre nocioneve, aq më tepër nëse simptomat e këtyre mendësive zgjaten deri te liderët kryesorë, atëherë Shqipëria, Kosova dhe çdo vend tjetër nuk do të mundin të realizojnë atë për të cilën janë përcaktuar: – Demokracinë liberale dhe funksionale.

Format e etiketimeve janë të ndryshme. Erdogan shfaqet hapur kur të gjithë gylenistët i konsideron “armiq” e “tradhëtarë” të Turqisë, ndërkohë që ata janë shpallur kundërshtarë të presidentit turk dhe politikave të tij të aleancës dhe zhvillimit. Por jo më pak “armiqësore” e etiketojnë opozitën gjithashtu Thaçi dhe Rama. Nëse do t’i vinim para pasqyrës ato që deklaron Erdogan kundër kritikëve të tij, do të ngjasonte identikisht me ato që thotë sidomos Rama në etiketimet e tij për kundërshtarët politikë, por edhe zoti Thaçi në Kosovë. Nëse Rama e Thaçi duken më elokuent, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim thelbësor nga mentaliteti i Erdogan dhe i Vladimir Putin.

Në fund të fundit tradhëtia apo besnikëria ndaj atdheut e kombit nuk janë nocione që lidhen me raportet e individit me një individ tjetër, më një president apo kryeministër të një vendi. Fakti që zoti Thaçi ka marrë përsipër të zbatojë ligjet e Erdogan në Kosovë sa i përket shtetasve turq ose invetitorëve turq në këtë vend, dëshmon se presidenti i Kosovës i është bashkuar një kauze antidemokratike dhe antinjerëzore. Ndërkohë që tashmë dihet se një qeverisje antihumane është e prirur të shndërrohet shpejt në një diktaturë politike. Antihumanizmi është tipari kryesor i qeverisjes në Rusi, në Turqi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku sundojnë oligarikitë dhe qeverisjet autoritare e diktatoriale.

Së treti, miqësia e për më tepër konvergimi i politikave deri në përcaktimin hipotetik të terrorizmit e terroristëve direkt ose indirekt vjen në rezonancë me politikat e afrimit të Erdogan dhe të Vladimir Putin. Fakti që presidenti turk shfaqet tashmë hapur si një lider antiperendimor, për më tepër antiamerikn e në të njëjtën valë me të tilla strategji të Rusisë, është i mjaftueshëm që liderët politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo së paku të rezervohen, të mos kapërcejnë kufijtë e të mos i shndërrojnë marrëdhëniet shtetërore në marrëdhënie personale. Fakti që Erdogan ka shpallur si aleat të tij të ngushtë presidentin rus, do të thotë që Erdogan nuk mund të jetë partner strategjik i shqiptarëve, sepse interesat strategjike të shqiptarëve janë cënuar historikisht nga ambicja ruse për të dominuar rajonin tonë. Ata janë bërë bashkë, sepse e ndjejnë që veç e veç nuk mund të rikthehen në Ballkan për shkak të forcës që shfaq NATO dhe Perendimi. E megjithatë liderët tanë kanë vendosur të mos shohin anët e dyshimta, por të përqëndrohen në qëllimin e synimin emergjent: Mbrojtjen me çdo kusht të pushtetit politik, si mjet për t’u mbrojtur edhe nga akuzat për korrupsion dhe lidhje të dyshimta me grupet kriminale. Derisa shqiptarët në tërësinë e tyre janë kundër prezencës së Lindjes në hapësirën ballkanike, liderët tanë politikë kanë për detyrë t’i bashkohen kësaj qasjeje. Por nuk ndodh kështu, sepse pengojnë aferat e liderëve me politikanë oligarkë e autoritarë të lindjes, ndërkohë që qytetarët e vuajnë këtë sindromë.

Së katërti: Politikat e presidentit turk janë politika antikemaliste e si të tilla ato ngjasojnë shumë me konceptet otomane të qeverisjes. Nga historia ne e dijmë se Porta e Lartë kishte si model shpërblimin e shërbesave me pasuri të tundshme e të patundshme. Duke njohur ligjin e përsëritjes së historisë në forma e në rrethana të ndryshme nga e kaluara, vetiu duhet shtruar për diskutim çeshtja se çfarë përfiton zoti Thaçi, ose zoti Rama nga mbështetja që ata i japin presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, nga shërbimi që i bëjnë ata politikave të qeverisjes në Turqi! Këtë dilemë e komplikon fakti që biznesmenë të njohur në Kosovë janë shprehur publikisht për “lojëra nën tavolinë” të kompanive turke atje. Dhe është interesant fakti që sin ë Kosovë, edhe në Shqipëri kompanitë e firmat nga vendet e Lindjes operojnë në investime më shumë se ato të Perendimit. Arësyetimi është i thjeshtë: Kush jep ryshfet, futet në tregun e hapësirës shqiptare! Perendimorët nuk e njohin kulturën e ryshhfetit.

Së pesti, kërkesa e zotit Thaçi, ashtu si dhe kërkesa e mëparshme e zotit Rama ndaj zotit Putin për një vizitë në Kremlin, janë jashtë kohezionit tonë. Moska vuan sanksionet politike, ekonomike dhe financiare të BE-së dhe SHBA-ve, ku dy ose tri shtetet shqiptare duan të integrohen. Të vizitosh Moskën në këtë periudhë konflikti midis saj e Perendimit është sit ë kërkohs të vendosësh vetullat e të nxjerrësh sytë. Por as zoti Thaçi, as zoti Rama nuk kanë ndërmend të nxjerrin sytë e tyre. Ata do të nxirrnin sytë e shqiptarëve. Kjo kërkesë bie në kundërshtim me vokacionin perendimor të shqiptarëve, prandaj dhe dikur, në kushtet e pushtimit e të sundimit të ehër serb në Kosovë, ish-Presidenti Rugova nuk kërkoi dhe nuk realizoi ndonjë vizitë zyrtare në Moskë. Këta nostalgjikë të ideve staliniste mezi presin të shkelin ne qylimin e kuq të Kremlinit, shans të cilin duket se presidenti rus nuk do t’ua japë. Thjesht se ai kërkon që t’i pres të përulur në zyrën e tij madhështore dhe jo në rolin e partnerëve të barabartë!

Filed Under: Politike Tagged With: Aleatët oligarkë, lirinë e Kosovës!, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi, rrezikojnë

Ndërlikimet e pesë fjalëve më të përdoruara të politikës të 2016-tës

January 3, 2017 by dgreca

1-rafel-floqi3Pamflet Nga Rafael Floqi/

Kompania Google procedon trilionë kërkime çdo vit, dhe ne fund të vitit në Mountain View, në Californi  jepet renditja e fjalëve  më të përzgjedhura ne motorët e  kërkimit për vitin 2016. Shumë nga frazat, çuditërisht, pasqyrojnë ngjarje kombëtare, temat e lajmeve dhe fenomenet të cilëve iu  është kushtuar rëndësi gjatë gjithë vitit. Kështu fjala më e klikuar ishte termi “Powerball”, i cili lidhet me çmimin e parë  të lotarisë $ 156 milionëshe në fillim të 2016 që u fituan nga tre mbajtës biletash. Pastaj renditen fjalët  “Prince”, “Hurricane Mateu”, “Pokemon Go” dhe “Slither.io”, që gjenden në pesëshen e parë, ndërkohë që “Trump” dhe “Hillary Clinton” mbyllin listën nga fundi. Lista e plotë ishte 1. Powerball, 2. Prince 3. Hurricane Matthew 4. Pokemon Go 5. Slither.io 6. Olimpiada 7. David Bowie 8. Trump, 9. Zgjedhje dhe 10. Hillary Clinton.

Kjo tregon se për amerikanët dhe për botën anglisht folëse, ikonat e artit Prince e David Bowei. apo lotaria e Powerball e loja “Pokemon Go” janë më të rëndësishëm, sesa zgjedhjet dhe kandidatët presidencialë e fjalët e politikës . Kjo ndodh në SHBA por në Shqipëri nuk ndodh kështu. Politika më e anatemuara mbizotëruan kërkimet për fjalët shqipe. Kështu në mungesë të një sondazhi nga Google nga sitet shqiptare sipas një informacioni kryesojnë, disa  fjalë të huaja që shpesh kanë hyrë me kuptime apo shqiptime të gabuara, që pavarësisht dukjes lidhen ngushtë me  njëra-tjetrën. Le të shohim pesë të parat dhe ndërlikimet e tyre. Përgjithësisht kur ‘Importohet” një fjalë nga një gjuhë e huaj, ajo hyn bashkë me objektin apo  nocionin e ri që sjell, por më vonë i nënshtrohet ligjeve fonetike të shqipes apo të folësve të shqipes që e përtypin, mbllaçitin, shkurtojnë, shartojnë, adaptojnë atë sipas qejfit. Në fillim të shekullit për t’u dukur më modernë dhe për të shmangur fjalët turke u futën në shqip fjalë dhe terma italianë e francezë aq  sa, sot mund të çuditemi pse ne në Shqipëri themi sutjena e reçipeta e në Kosovë i thonë shqip jelek (me zgjerim kuptimi),apo ne themi kanotierë dhe ata majicë.

Por kjo analizë nuk është thjesht gjuhësore, por politiko- socio-linguistike e përtej, si e tillë ka vend për humor.  Të ndalim tek pesë fjalët “e importuara” në shqip nga politika . E para fjalë është “kanabis”, e dyta “vetting”  e treta “hashash”, e katërta “dekriminalizim” dhe e fundit “chek-up”. Ashtu siç kanë hyrë në shqip këto fjalë dhe në përdorimin që kanë marrë, janë transformuar, kopjuar, shabllonizuar, transformuar, madje dhe përdoren me kuptim të zgjeruar e madje deri në kuptim të kundërt nga origjinali. Dëshmi e erudicionit të parisë sonë…

E para fjalë është “kanabis”, e cila ka marrë përdorim të gjerë, madje kësaj qeverisje i takon dhe neologjizmi “kanabizim” ( që ngjan si “kanibalizim” ) që do të thotë ta bësh dhe spinaqin kanabis, të që do të thotë si në atë parullën komuniste, t’u qepemi kodrave e maleve e t’i bëjmë ato më pjellore se edhe fushat  Por boll u morëm me fjalë dhe zhvillimet që ka marrë ajo në kohët e sotme,  por le të shohim bimën fajtore, “Kanabis”, që mbajti me bukë disa mijëra familje ne fshat, që ngjiteshin maleve qysh në orën pesë dhe mbushi xhepat e bosëve te drogës . Po për çudi asnjë bos i kapur vetëm “kultivues të mjerë për 20 mijë lekë dita” të futur në  burg me shumicë sa u detyruan të bëjnë dhe amnisti.  

Në fakt Cannabis sativa është një bimë njëvjeçare barishtore e gjinisë kanabis, një specie e familjes Cannabaceae. Njerëzit e kanë kultivuar kanabis në shekuj. Gjatë gjithë historisë është përdorur si një burim fibrash industriale për thasë, e si vaj farërash, si ushqim, por edhe për qejf, për përdorime fetare dhe shpirtërore, si dhe në mjekësi. Çdo pjesë e bimës korret në mënyra  të ndryshme, në varësi të qëllimit të përdorimit të saj. Si lloj botanik është klasifikuar qysh në fillim nga botanisti Carl Linnaeus në 1753. Po pse “kanabis” kur kemi fjalën e bukur shqipe “ kërp”, që rrjedh nga ( lat. Canabis, it. canapa) me rotacion të ngulitur, që tregon se është fjalë e trungut të vjetër të shqipes. Farat e kësaj bime janë përdorur për të bërë vaj kryesisht, vaj kërpi që mund të përdorej për gatim, për llamba ndriçimi, për llaqe ose për ngjyra druri. Edhe sot kjo ruan emrin e mirë si  kërp industrial,  ai mund të përdoren si ushqim për zogjtë në kafaz,  si një burim të mirë ushqyes për shpendët, si në formë farash kërpi. ( Ju lutem mos u thoni ketë malësorëve të fshatit Dedaj të komunës Shkrel, ku për kërp industrial u prangosën 35 vetë, pasi policia dhe drejtësia nuk e dinte dallimin). Fajin nuk e ka kërpi në vetvete, por vetëm ajo fara e keqe sativa.  Lulja e së cilës (dhe në një masë më të vogël gjethet, rrjedhimisht dhe farat) përmbajnë disa komponime kimike  psikoaktive të njohura, si cannabinoide, që kur konsumohen kanë qëllime rekreative, të dallditjes  të transit shpirtëror. Ka një dallim kur “malli” përgatitet nga lulet quhet (marihuana) kur merret nga gjethet nga nxjerrja e një ekstrakt rrëshinor ( shndërrohet në hashish), që  konsumohen si cigare me të dredhur, me nargjile apo duke e mbllaçitur. Dhe për kuriozitet kjo bimë ka ca si lule mashkullore edhe femërore sa pjellore aq edhe sterile. Shumica e farërave “të femërizuara” janë kthyer artificialisht  në “hermafroditite” femërore pa gjene mashkull, duke e trajtuar bimën me hormone, apo me substancën e thiosulfatit të argjendit. Kështu sugjeroj që kjo bimë të jetë simbol i ylberit LGBT)  Lypset që policia jonë ”e panjollosur “në vend të korrë në male, le të gjejë furnitorët e farërave, madje dhe ata të këtij kimikatit e t’i bëjë të gjitha bimët sterile. Boll i lodhi policët skërkave…

Të shohim fjalën e dytë “Vetting”, siç duket, duhet të ketë ardhur nga anglishtja, kjo folje?

Po të bëjmë në analizë të shkurtër të fjalës, ajo rrjedh nga një shkurtesë “ang. vet” apo si folje (ang. Vetting), që fjalë që kaq shumë u dëgjua në fjalimet e politikanëve. Jo më kot vlerësohet, si fjala e dytë më e përdorur këtë vit, dhe po te kishte një fjalor të plotë të albanglish ( siç ka spanglish)  do të ishte fjala “Vetting”, apo në shqip i përçudnuar “vettingu” me dy “t” dhe me mbaresën “u”, që fjalë për fjalë, do të thotë rishikim, rikontroll, rishoshitje, qëmtim. Kjo fjalë kaq shumë u fol e u shpërfol ne fjalime dhe deklarata politike nga kryeministri e nga politikanët dhe ambasadorët, nga gjyqtarët, ministrat, deputetët sa shqiptarët kuptuan si në kohën e Skënderbeut që duhet pyetur Venecia për ligjin,edhe vendi ynë  e ka kanunin e tij para Magnakartës. Por ajo që populli kuptoi më mirë është se ajo është një fjalë, që të gjithë bëjnë sikur e duan dhe asnjë se do…

Kuptuan se mund të shpallen e shpiken ligje, por kur nuk ka vullnet për t’i zbatuar, nuk kanë për t’u zbatuar kurrë, ose do te kalojnë ne një filtër idiot, si për heqjen e te drejtës për t’u zgjedhur për një mospagimin e një gjobe qarkullimi. Kështu disa njerëz u ndotën nga “vettingu”, të tjerët u anatemuan, por kriminelët ngelën dhe u bënë vetëm subjekte mediatikë. Por ç’ qenka kjo fjalë që gëzuaka e trimëruaka Rilindjen e frikësuaka gjyqtarët e lënka pa frymë opozitën? Por të shohim kuptimin e fjalës- “kuçedër”, sipas fjalorit Merriam-Webster :

Çfarë do të thotë të bësh “ang. vetting” apo “vet” për një kandidat për një pozitë të caktuar? A ka të bëjë kjo folje, diçka me fjalën me veteran “një person me përvojë të gjatë”? Duke pasur parasysh se sa përvojë të gjatë kanë këta gjykatës, kur të ardhurat vetjake i kalojnë me dhjetëra fish të ardhurat nga pagat, ndoshta, por sidoqoftë, sipas fjalorit është tregues se një gjë ose një person është verifikuar, i provuar i pastër, i vërtetë.

Interesante, apo jo, kjo  fjalë nuk është e lidhur fare me kësisoj me veteranët, por me një fjalë tjetër që nuk ka të bëjë aq shumë me njerëzit e njerëzillëkun, por me atë çka janë shndërruar njerëzit sot( në kafshë,) pro me fjalën veteriner, doktor kafshësh, apo siç i quanin me ironi në Kamzë në kohën e universitetit “hajvan doktor”. Amerikanë për gjithësisht janë të drejtë për drejtë kur duan ti bien shkurt. Pra në vend të fjalës “veteriner” shkurt “vet” ”  mjek kafshësh.”  Prej nga ku  folja “vetting”, pra të këqyrësh kafshët, të vizitosh kafshët. U lodh i ziu ambasadori Lu t’ua shpjegonte shqiptarëve këtë fjalë, por më kot.

Kështu “vetting” do të thotë t’i çosh dhe t’i kontrollosh kafshët tek veterineri. Në fakt ky emër u shkurtua në “vet” nga mesi i shekullit të 19-të dhe, brenda disa dekadave, nga emri i shkurtuar ‘vet” për veteriner u kthye në një folje me kuptim “të subjektit (vet i kafshëve) në ekzaminim mjekësor.” Por folja shpejt është aplikuar edhe për qeniet njerëzore, si dhe, me zgjerim kuptimi si një folje a emër foljor që ” tregon një kontroll mjekësor tek veterineri.” Kjo sikur ka lidhje me atë fjalën “ang. chek up”  Deri në fillim të shekullit të 20, kjo fjalë mori në kuptimin figurativ me të cilën njihet sot  “për t’ia  nënshtruar një person një shqyrtim, për t’i zbuluar të metat.” Me pak fjalë për të kontrolluar një soj të ri “kafshësh” të kohëve pas diktatoriale, se për ato para diktatoriale, ka një fjalë tjetër, që këtë vit pak u dëgjua, “lustrim”.

Por të ndalim tek fjala e tretë fituese, po  jo aq e panjohur por këtë vit, edhe në sajë të farave të zgjedhura me cikël të shpejtë vietnamez, në vend të rritej shumë për së larti u rrit për së gjeri. Nuk di pse shqipot i thonë, hashash, ndoshta se bën rimë me kallash, por dhe arabët, nga ku e ka dhe origjinën fjala thuhet “Hashish” që bën rimë me bakshish, apo shish, shtizë si tek fjala shishqebap,  po siç duket kësaj here e kanë gjetur si më kollaj fjalën “hashash”    Fjala arabe ḥashīsh njihet se ka hyrë pak a shumë njëkohësisht me duhanin në Evropë është regjistruar së pari qysh në vitin  1598.

Hashashi është  një substancë pak a shumë e errët që rrjedh nga bima e kanabisit, e përpunuar nga metodat që e nxjerrin rrëshirën me tretës  alkooli dhe me ujë të ngrohje për të krijuar pllaka apo çokollata  ose me edhe me metoda gati për t’u transportuar jashtë shtetit, apo në tregun vendas. Me që hashashi anglez  ishte i zi i pisët (mos marrim në sysh Lazaratin që e ka jeshil të pastër),  si një farë kallëp sapuni. Wikipedia thotë nëse ju doni për të pini hashash të  errët, mund të shkoni në  vende të tilla si  Holanda dhe ta blini atë në një “Koço shop”, më falni një “Coffee shop” një “dyqan kafeje”; dhe pastaj t’ja merrni një këngë të vjetër sarhoshësh-hashashi me titull: “Kuptimi i jetës sipas  “El Saimirit “ apo ”Në gjurmë të Eskobarit, K. Balili”,  thotë :

Tymos hashash, flit hashash

ha hashash, fli hashash

bli hashash, qaj hashash

thaj hashash, shit hashash!

Ju lutem kur ta këndoni këtë këngë, mos ta dëgjojë ministri Tahiri, se do t’u mallkojë që shani policinë, apo zëvendësi i tij sarandjot, Stefan Çipa, që do t’u nxjerrë statistikat që nga koha e komunizmit, kur mbillnin kanabis në Kamëz dhe e shisnin në Itali kontrabandë për të luftuar kapitalizmin e degjeneruar. Dhe mbi të gjitha kujdes se mos prishin namin e mirë që ka kanabisi i Lazaratit.

Por të ndalim tek përcaktimi  fjalës :”Hashish/ hashash  quhet ” Rrëshira e përqendruar e luleve femërore të bimëve si (Cannabis sativa or Cannabis  indica) që tymoset, përtypet ose pihet për shkak të efektit intoksikues të quajtur çaras. Të tjerat i kuptoni vetë. Për më shumë pyesni Ramën në Facebook, pasi edhe ai nuk është pa përvojë tymosje, siç thonë gojët e liga.   Si kjo një anekdote urbane që unë s’e besoj dhe aq.

Kryeministrit tonë ia shkrep ndonjëherë në mes të natës, siç ka thënë vetë, t’ia hipë taksisë dhe të kontrollojë ROGL-të ( më falni ngatërresën në kohë) të vizitojë doganën e Durrësit.  Komandanti i policisë kufitare i kapur në befasi rreshtoi të gjithë policët tok me policin e qenit. Po a mbahej qeni i drogës, me të ndjerë erën tentonte, t’i sulej kujt thoni ju? Gjejeni vetë?

Të nesërmen për sjellje të pa hijshme në publik, qeni u eutanaziua…

Le të ndalim tani tek një fjalë më frikë ndjellëse dhe një çështje më serioze. Një nga çështjet më të mediatizuara për  momentit është ajo “dekriminalizimit” që thuhet se në fund të vitit dha rezultatet e pritura . Nga një kokë për çdo forcë politike, dhe kjo shihet si arritje e PS pasi nga 19 copët e krahut të Ramës, u gjet vetëm një dhe me gjithë dashurinë e kryeministrit për njerëz me shumë emra, ndodhi dhe epilogu i ‘Shkëlqimit të rënies  të z. Roshi”.   Pra, me sa kuptohet, nga ajo që po thonë publikisht ligjvënësit tanë, si i tha dhe z. Rama Lul Bashës, mos më hiqet si i virgjër) se nuk do të ketë më kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie madje edhe në poste të larta të administratës publike me precedent apo ndjeke penale. Por mjafton vetëm të analizojmë fjalën “dekriminalizim” për të kuptuar efektin e saj. Në fillim  kemi parashtesën “de-” që ka origjinë latine dhe në shumë gjuhë, përfshirë gjuhën angleze, merr kuptimin e diçkaje që hiqet etj.; edhe fjalën krim, që do të thotë një vepër penale për të cilën ndëshkohesh. Në një hulumtim në internet www.collinsdictionary.com,  kërkova shpjegimin e fjalës “decriminalization”. Më dolën këto shpjegime: decriminalize ose decriminalise (folje) – to remove (an action) from the legal category of criminal offence (ta heqësh apo nxjerrësh (një veprim) jashtë kategorisë së veprave apo kudravajtjeve penale); me shembull: to decriminalize the possession of marijuana (të dekriminalizosh mbajtjen (posedimin) e marijuanës).

Prapë këtu marijuana, si dreqin lidhen këto fjalë kështu?! Siç duket, e ka fajin realiteti sureal shqiptar, ku Ministria e Rendit është shndërruar në Ministri Bujqësie, për shkuljen e bimëve te këqija, ku policia dërgon helikopterë dhe policë me maska me lopata për të kositur kanabis. (Saimir të paktën jepu ndonjë kosore apo kallë siç i thonë në veri) . Sot në Fjalorin e Shqipes, kanabisi duket se është metastazuar. Duket se qeveria Rama që deklaronte se do te luftonte tregun informal, dhe siguronte 300 mijë vende pune e realizoi këtë me kulturën e kërpit sativa dhe me largimin e mbi 200 mije vetëve në azil për shkak te humbjes se shpresës. Kërkesat e opozitës për dekrimininalizimin pollën një mi. Duket se te gjithë Maliqët tërheqin nga vetja…

Po e pesta fjalë që ka marrë të drejtën e qytetarisë, është fjala e panevojshme angleze “ Check –up”, pse duhet një fjalë anglisht, kur kemi fjalën a togfjalëshin e bukur shqip “vizitë mjekësorë” apo kontroll. Siç duket për këtë fjalë duhet të pyesësh ministrin e mjekësisë z. Ilir Beqja  i cili do të përpiqet të shpjegojë se kjo lindi si fjalë me rëndësi, për të mbuluar disa koncesione, dhe se për vizita mjekësore falas, siç e tha dhe kryeministri ynë në “Mea kulpa”-n e fund vitit”,  gjindja do të vazhdojë të pagojë tek doktori, por për “chek up”, falas, jo kurrsesi.

E kështu lum ne që “Fjalori ynë” na u shtua këtë vit me disa fjalë të reja, në thelb, të panevojshme, dhe humbi një fjalë të lashtë me rëndësi  “shpesa”.  Asnjeri se di ku gjendet, disa thonë prapa diellit, por as dielli s’merret vesh ku lind e ku perëndon. Nejse kjo është histori tjetër, sidoqoftë kryeministri ynë, ende nuk ka mësuar atë që thoshte Napoloni se : “Një lideri vërtetë është një shitës i zoti shpresash”.   

Filed Under: Politike Tagged With: pamflet, pese fjalet me te perdoruar, politika 2016, Rafael Floqi

Listat e falsifikuara dhe realaiteti i tyre në SHBA

January 3, 2017 by dgreca

-Deklaraon Mustaf Salihi Ahmetaj,  Ish Fundraiser dhe mbështetësi i UÇK-së në ish – Fondin “Vendlindja Therret”/
1-salihi
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Ish Fundraiser dhe mbështetësi i UÇK-së në ish – Fondin “Vendlindja Therret” , Mustaf Salih Ahmetaj, ka shkruar një prononcim të tij – dërguar gazetës Bota sot në Nju Jork, një pronocim si thotë ai për opinion mbi atë që Ahmetaj e ka titulluar :”Listat e falsifikuara dhe realaiteti i tyre në SHBA.
Ky prononcim është autorial dhe gazeta Bota sot, nuk merr përsipër debatin që mund të hapet mbasi autori i saj – shkruan se ai disponon dokumentat dhe faktet që mund t’i pergjigjet po ai vet çdo njerit.
Por për më shumë mund të lexoni reagimin e tij publik për opinion ndaj Komisionit Qeveritar si thotë Ahmetaj : “Për Verifikim dhe Njohjen e Statusit te Kombit, Veteranit, Invalidit, Pjesëtarit dhe te Internuarit te UÇK-se”.
Sipas tij :” Ky Komision Qeveritar ka autorizuar një Komision për SHBA dhe Kanada i përbëre nga ish këshillit Qendror te Fondit “Vendlindja Thërret” për të formuar Lista për Veteran Luftëtarë dhe Lista për Veteran Pjesëtar të UÇK-së.”
Ne SHBA përdorej një shprehje : “Follow the money and it will lead you to extortion, bribery and corruption” ‘ i ndjek parat se sepse ato te dërgojnë te mitmarrja dhe korrupcioni” (PENSIONET).
Te nderuar bashkëkombas, si aktivist apo ma mire thënë si insajderi I Fondit “Vendlindja Thërret” ne SHBA dëshmoj këto fakte, argumente dhe dëshmi për publikun:
1. Aktivitetet e Fondit “Vendlindja Thërret” 1998-1999 gjat dhe mbas lufte.
2. Ish Këshilli Qendror I Fondit “Vendlindja Thërret” (Lista për Veteran luftëtare nga 26 vet) pjesa dërmuese e tyre nuk kanë ber as një  kontribut financiar asnjëherë apo aktivitet. Plus, asnjë nga këta nuk kanë qen Ushtar te UÇK-se.
3. Lista për Veteran Pjesëtar te UÇK-se e përberë nga “214” veta, me pak se 10% e këtyre kanë punuar apo  kanë qen te autorizuar gjate luftës ne kuadër te “Fondit Vendlindja Thërret:  Plus, nuk kanë qen asnjëherë Ushtar te UÇK-se. Kjo listë e pa vlere dhe pa merita është bere vetëm për shkak te pritjes dhe përcjelljes  te te ashtuquajturave  e liderëve te PDK-se ne dreka e darka ne SHBA.
4. Aktivistet e mirëfilltë dhe te përkushtuar u  injoruan: Sot qe ne jemi ende jemi gjallë dhe faktet janë shihen dhe preken, ne i dimë si kushë ishin aktivist te mirëfilltë qe merituan dhe meritojnë mirënjohje dhe respekt. E jo ata qe marrin mirënjohje duke pritur e përcielluar e duke shtruar darka:
Kontribut te madhe ne  SHBA dhanë dhe ishin këta bashkekombas: Gjeto Sinishta ne Radio “Zëri I Malësisë”, Ajshe Gjonbalaj, Skender Pali, Bruno Selimaj, Vëllezërit Ahmetaj (Ahmet, Qemajl dhe Shefqet Azllani”, Radio Zëri I Kombit (Xhevat Kukaj, Xhavit Kabashi dhe Mustaf Demalia), Gjek Gjonlekaj, Shpend Haxhaj, Din Salihi Kukaj, Shoqata Atdhetare “Kraja” (Xhevat Kraja) dhe Fondacioni “Plave-Guci”.
5. Mjetet qe u ndan gjat lufte dhe mbas lufte.
Kontributi i ynë ishte bazë kombëtare qe nga  Klubi Isuf Gervala pa  asnjë kompensim por me krenari dhe dinjitet te lart kombëtar..
Keto dy komisione janë te manipuluar dhe te Korruptuara. Ruaj të drejtën që këto çështje ti procedoj për ndjekje penale ne Kosove.
Shkelje ligjore (Ligji Nr. 04/L-261 dhe Ligji Nr. 04/L-054 miratuar nga Kuvendi I Republikës se Kosovës) për falsifikim dhe manipulim me emrin e Listave.
***
Posedoj fakte ne forma te ndryshme (Dëshmitar, Faktuara, Foto, Video, Audio Incizime dhe etj.) lidhur me pohimet dhe deklarimet e mia.
Korrupsioni për pensione deri me shume se 46,000 veteran.
Denoncoj këto dy lista dhe nuk I njohim këto dy Komisione dhe Mirënjohjet e tyre.
Ne Shërbim te Çështjes Kombëtare, dhe përulje para gjakut te Dëshmoreve dhe Veteranëve te Mirëfilltë.
Mustaf Salihi Ahmetaj
New York 30 Dhjetor 2016
P.S
I Autorizar për Grumbullimin e Mjeteve materiale për Fondin “Vendlindja Thërret” 1998-1999.
Prej Vitit 1987 dhe ne moshë te re isha aktiv ne protesta ne SHBA ne mënyra vullnetare duke organizuar Kushëri, Miq dhe shok për mes mënyrave te ndryshme dhe pa mendime apo iluzion  te ndoj mirënjohje, aktiv për mes Albanian American Civic League (Joseph DioGuardi), LDK-ja, Fondacioni “Plave-Guci”, Fondi “Vendlindja Therret” dhe Miqet e TMK-se.

Filed Under: Politike Tagged With: Listat e falsifikuara, Mustaf Salihi Ahmetaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 590
  • 591
  • 592
  • 593
  • 594
  • …
  • 671
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT