• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAPA FRANCESKU NË TIRANË,KOMBI NË FESTË

September 21, 2014 by dgreca

Mirëserdhe Papa Françesku- Mbërrin në Tiranë Ati i Shenjtë!
TIRANË, 21 Shtator/- Papa Françesku mbërriti të Dielën paradite, rreth ores 08.55 te mengjesit ne Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, në këtë vizitë të parë në Shqipëri, të pritur me padurim nga shqiptarët.
Në këtë vizitë historike, Ati i Shenjtë u prit me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës dhe përfaqësues të Kishës Katolike etj.
Kjo është vizita e parë që Papa Françesku zhvillon në Europë, dhe e dyta për një Papë që viziton Shqipërinë, pas Papa Gjon Palit të II në vitin 1993.
Papa Françesku zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në sallën VIP të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të pagëzuar me emrin “Marubi Lounge”. Ky emertim, “Marubi Lounge” i eshte dhene pasi Marubi, njihet si figura më përfaqësuese e kulturës shqiptare në Ballkan dhe më gjerë si ndërthurja mes së shkuarës dhe modernes.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama i dhuroi Atit të Shenjtë një kupë nga dheu shqiptar, të cilën e publikoi një ditë më
Shtegtimi Apostolik i Papës Françesku në Tiranë, është i dyti i një pape në vend. I pari ishte ai i Gjon Palit II (25 prill 1993), dy vjet pas rënies së diktaturës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë. Shtegtimi, që zgjati 14 orë, arriti kulmin në Shkodër. Katedralen e Qytetit të martirizuar të Veriut, kthyer nga regjimi komunist në pallat sporti (1967), kushtuar vetëm pak kohë para Shtegtimit Apostolik, Papa Vojtila kremtoi Meshën, bekoi gurin e parë të themelit, mbi të cilin do të lartohej, për të tretën herë, Shenjtërorja kombëtare e Zojës së Këshillit të Mirë”(ndërtuar në shekullin XV, rrënuar nga turqit më 1479, rindërtuar më 1895, rrënuar përsëri më 1967) dhe shuguroi katër ipeshkvijtë e parë, ndërmjet të cilëve, imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i sotëm i Tiranë-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Papa Françesku mban Meshën e Shenjtë: Paqe në Kombin tuaj!

“Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur si asnjëherë nga mijëra qytetarë.
Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Pjesëmarrësit kanë zënë vend në shesh që prej orëve të para të mëngjesit.
Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza
Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të kumtuar mbretërinë e Hyjit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim”Paqe në këtë shtëpi”. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj
Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për ti’a u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.
Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria , bënin ç’ështe e mudnur që të dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe troejt e Shqipërisë së sotme.
Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit. Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, tju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.
Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë: për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër e ta përforconi shpresën në ju e rreth jush: t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.
Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë.
Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!
Engjëlli i Tënzot
Të dashur vëllezër e motra, para se ta përfundoj këtë Kremtim, dëshiroj t’ju përshëndes të gjithë ju, që keni ardhur në Shqipëri nga vendet fqinje. Ju falënderoj për praninë e për dëshminë e fesë suaj.
Në veçanti ju drejtohem ju të rinjve. Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin: Kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën (shih 2 Tm 2,13). Jezusi na njeh më mirë se askush tjetër; kur gabojmë nuk na dënon, por na thotë: “Shko, por tani e tutje mos mëkato më” (Gjn 8,11). Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni ‘jo’ idhujtarisë së parasë, ‘jo’ lirisë së rreme individualiste, ‘jo’ varësive e dhunës, e t’i thoni ‘po’ kulturës së takimit e të solidaritetit, ‘po’ bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta, ‘po’ jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë.
Po i drejtohemi tani Virgjëreshës Nënë, që e nderoni sidomos me titullin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nisem shpirtërisht për në Shenjtoren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë , e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar , në veçanti familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju drejtoftë për të ecur së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.

Papa Françesku: Ruani me kujdes bashkëjetesën paqësore e bashkëpunimin mes feve
“Ruani me kujdes bashkëjetesën paqësore e bashkëpunimin mes feve”, deklaroi Ati i Shenjtë në fjalën e mbajtur në presidencë.
Më poshtë fjala e plotë e Atit të Shenjtë:
Zoti President,
Zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik,
Shkëlqesi, zonja e zotërinj
Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat të vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore.
Ka kaluar tashmë gati një çerek shekulli që kur Shqipëria e gjeti përsëri udhën e mundimshme, por edhe joshëse të lirisë. Kjo udhë i krijoi mundësitë shoqërisë shqiptare të niste ecjen e rindërtimit material e shpirtëror, të vinte në lëvizje shumë energji e nisma, të ishte e gatshme për bashkëpunim e shkëmbim me vendet afërta të Ballkanit e të Mesdheut, të Evropës e të mbarë botës.
Liria, të cilën e gjetët përsëri, ju ka lejuar ta shikoni ardhmërinë me besim e shpresë, të nisni projekte e të rilidhni marrëdhënie miqësore me kombet e afërta e të largëta.
Respektimi i të drejtave njrëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të një vendi.
Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët.
Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje; e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.
Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për persiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij.
Askush të mos mendojë se mund të përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!
jo që ndodh në Shqipëri tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht. Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm.
Është vlerë që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitetet specifike të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve duke e njohur dhe nderuar njëri- tjetrin.Ështe dhuratë që duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit , në lutje. Uroj që Shqipëia ta vijojë këtë udhë duke u bërë për shumë vende shembulll frymëzimi.
Zoti President, pas dimrit të izolimit e të përndjekjeve , erdhi më në fund pranvera e lirisë. Përmes zgjedhjeve të lira e strukturave të reja insitucionale është përfocuar pluralizmi demokratik dhe kjo ka ndihmuar në rihapjen e veprimtarive ekonomike. Shumë vetë, veçanërisht në fillim të shtyrë nga kërkimi për punë e kushte më të mira jetese, morën rrugën e emigrimit dhe ndihmojnë si e sa munden për përparimin e shoqërisë shqiptare.
Shumë të tjerë i gjetën arsyet për të ndenjur në atdhe e për ta ndërtuar nga brenda . Mundimet dhe flijimet e tyre kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.
Kisha Katolike nga ana e vet mundi të rinisë jetën normale duke rindërtuar hierarkinë e saj dhe duke rilidhur fijet e një tradite të lashtë.
U ndërtuan ose rindërtuan vendet e kultit, ndër të cilët spikat Shenjëtorja e Zonjës së Këshillit të Mirë në Shkodër, u hapën shkolla dhe qendra të rëndësishme edukimi e asistence në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prania e Kishës dhe veprimi i saj shikohen me të drejtë, prandaj jo vetëm si shërbim ndaj bashksëisë katolike, por ndaj mbarë kombit.
E lumja Nënë Terezë bashkë me martirët që e dëshmuan fenë me heroizëm -atyre u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – sigurisht galdojnë në Qiell, për punën e burrave e të grave vullnetmira në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës në Shqipëri.
Mirëpo tani paraqiten të tjera sfida , që presin përgjigje. Në një botë që priret ndaj globalizmit ekonomik e kulturor, duhet bërë çdo përpjekje që rritja e zhvillimi të jenë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë. Gjithashtu ky zhvillim nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk do të jetë i përballueshëm dhe i barabartë, dmth nëse nuk do t’i ketë mirë parasysh të drejtat e të varfërve dhe nëse nuk do të respektojë mjedisin.
Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e shtetit me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen.
Falenderoj me gjithë zenmër secilin prej jush për mikpritjen e ngrohtë dhe si Shën Gjon Pali i II , në prill të 1993 , i lutem Marisë , Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe i besoj asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar. Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!.

Atmosferë festive në sheshet e Tiranës, Ati i Shenjtë shpallet “Qytetar Nderi”

Entuziazëm dhe atmosferë festive në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit shqiptar, ka mbizoteruar sot , teksa Papa Françesku përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përshëndeteti qytetarët që kishin mbushur bulebardin kryesor te Tiranes.
Ati i Shenjtë, nga makina e tij e bardhë, përshëndeti dhe bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në Shqipëri.
Makina e tij ka lëvizur ngadalë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, dhe me 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëve që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar.
Ndërsa ecte drejt altarit ku u zhvillua Mesha e Shenjtë, Papa Françesku u përcoll nga thirrje gëzimi dhe mijëra duar që e fotografonin dhe filmonin pa pushim me celularë.
Emocionues ishte veçanërisht momenti kur Ati i Shenjtë ndaloi makinën dhe bekoi dy fëmijë që ndodheshin mes turmës së njerëzve në sheshin “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbajë edhe Meshën e Shenjtë.
Pamjet madhështore ku qindra e mijëra besimtarë, pa dallim feje e kombësie janë mbledhur për të pritur Atin e Shenjtë, e kanë shndërruar sot Tiranën në kryeqendrën katolike të botës.
Një tjetër moment i rëndësishëm në ceremonialin për pritjen e Papës ishte edhe nderimi i Atit të Shenjtë me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili i dorëzoi Atit të Shenjtë “Çelësin e Tiranës”.

Filed Under: Reportazh Tagged With: KOMBI NË FESTË, PAPA FRANCESKU NË TIRANË

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn filluan vitin e ri mësimor 2014-2015

September 20, 2014 by dgreca

Bilbili i Gjuhës Shqipe Rafael Gjona m’u përgjegj se: “Dakord që mund të dali nga shkolla jonë një president për në Amerikë, por mund të kemi dhe një president të ardhshëm për Shqipërinë, pse jo”?…/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Brooklyn në një nga qytetet historike dhe ndër më të populluara të Nju Jorkut si dhe në Amerikë nxënësit shqiptarë filluan shkollën Shqipe.
Në mjediset e shkollës publike amerikane nxënësit shqiptarë të lindur në Amerikë u ulën për të filluar vitin shkollor akademik 2014-2015. Ishte një ditë e bukur shtatori me fllad Oqeani një ditë që do të ngelet përgjithmonë në kujtesën e nxënësve. Shumë prej tyre njiheshin nga vitet e mëparshme dhe takoheshin me mall, sepse ishin me sezonin e pushimeve dhe kishin pothuajse gjithë verën që nuk ishin takuar, ngase dikush kishte shkuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Dibër, Çamëri ose vende të ndryshme të botës që ata i tregonin me aq mbresa dhe bukuriza fëminore.
Disa prej tyre uleshin për herë të parë në bangat e shkollës dhe që më të mëdhenjtë tregoheshin tepër të kujdesshëm për t’u dhënë ngrohtësi dhe dashuri si më të “vjetër” të shkollës shqipe. Nxënësit erdhën të shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët me emocion dhe mirënjohje tregonin kujdes të posaçëm që ata të dëgjonin mësueset e tyre dhe të mësonin sa më shumë SHQIP.
Në ceremoninë e hapjes së fillimit të vitit shkollor përshëndeti Dr.Valbona Zylo Watkins zv/presidente e Shkollës Shqipe dhe bashkëthemeluese e saj e cila iu uroi mirëseardhjen të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësueseve të shkollës. Dr.Watkins bëri një prezantim të shkurtër të historikut të shkollës shqipe “Alba Life” shkollë që operon në Staten Island, Brooklyn dhe së shpejti do të kemi Shkollë Shqipe dhe në Manhattan. Ajo vazhdoi se shkolla ka hyrë në vitin e shtatë të saj dhe së bashku me stafin jemi krenarë që fëmijët tanë këtu në Diasporë po mësojnë Gjuhën Shqipe, kulturën dhe traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar. Sivjet shkolla shqipe në Brooklyn është shtuar me një klasë më shumë çka tregon për rritjen e saj dhe seriozitetin e punës së mësuesëve. Prindërve të mëparshëm dhe të rinj u ka prezantuar programin shkollor, abetaren unike dhe librat qëdo të përdorin nxënësit, të cilat janë të miratuara nga të dy ministritë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Aktivitetet e ndryshme që organizon shkolla Shqipe si festën e Pavarësisë, festat e fundvitit, 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, Festivalin e Shkollave Shqipe që u organizua vjet për herë të parë nën drejtimin e Konsullatës së Kosovës me ish Ambasadorin Bekim Sejdiu dhe me Keshillin Organizativ do të vazhdojë çdo vit, si dhe mbylljen e vitit shkollor janë aktvitete që nxënësit marrin pjesë gjallerisht dhe që ata paraqiten denjësisht për të demonstruar kulturën shqiptare në New York në metropolin e botës. Në fund ka falënderuar mësueset e shkollës në Brooklyn si Altiona Stefanllarin e cila për arsye pune, pasi jep mësim dhe në mbasdite nuk do të marre pjesë këtë vit dhe Aferdita Kacubaj te cilat punuan me përkushtim për vitin akademik 2013-2014. Ndërkohë ka prezantuar para nxënësve dhe prindërve dy mësueset e reja zonjat Marjana Bulku dhe Armela Shehaj të cilave iu ka uruar mirëseardhjen dhe punë të mbarë në vitin e ri shkollor. Ajo i ftoi ato para audiotorit ku mësuese Marjana tha se kam tre vje që kam ardhur në Amerikë dhe shprehu me emocion bashkëpunimin me stafin e Shkollës Shqipe dhe tha se unë kam një përvojë të konsiderueshme në arsim pasi në Shqipëri kam dhënë mësim në shkollë të mesme dhe do të mundohem të përshtatem dhe këtu me nxënësit e kësaj moshe. I shprehu falënderimin dhe themeluesit të shkollës shqipe z.Qemal Zylo për bashkëpunimn dhe përkushtim që do të vazhdojnë me të gjithe stafin për ecjen e shkollës shqipe. Mësuese Armela Shehaj tha se ka mbaruar për mësuesi në Shqipëri dhe tha kam vetem tre muaj që kam ardhur në Amerike. E falënderoj Shkollën Shqipe për ngrohtësinë që më krijuan dhe për kërkesën që më miratuan për të dhënë mësim, detyrë që do ta kryejë me dinjitet dhe devotshmëri.
Në fund të ceremonisë iu ka uruar mirëseardhjen z.Qemal Zylo të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësueseve të vjetra si Altionës dhe Afërditës si dhe mësuese të reja Marjanës dhe Armelës që u treguan te gatshme për këtë mision fisnik. Gjithmonë e kam ndjerë për detyre karshi Atdheut dhe Diasporës që me mundësitë tona si familje të hapim shkollat shqipe këtu në Diaspore që femijet tanë të mos e harrojnë kurrë Gjuhen Shqipe dhe rrënjët nga kanë ardhur. Pa bashkëpunimin e ngushtë tuajin si prindër, si dhe shoqatave të ndryshme ne nuk do të kishim sukses në hapjen e shkollave shqipe, pasi vetëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi bëjnë gjithcka të mundur dhe për këte ju shpreh mirënjohjen time. Z.Zylo falënderoi te gjithe prindërit si dhe nje falënderim special ka qenë për nxënësit e rinj që u ulën për herë të parë në bangat e shkollës. Është kënaqësi që Shkolla Shqipe “Alba Life” përdor mjediset e Shkollës publike amerikane dhe për këtë falënderoi drejtoritë e shkollave amerikane si dhe Bordin e Edukimit të New Yorkut që i lejon ligjërisht për të vazhduar programin e mësimit shqip. Pasi u bënë regjistrimet, dhënia e librave, nxënësit grupe-grupe u ndanë sipas klasave dhe vazhduan programin mësimor. Duke kaluar në korridor pranë çdo klase nuk ka se si të mos ndjesh emocion kur dëgjon fjalën e ëmbël shqip nga fëmijët e Diasporës, të cilët të japin një kënaqësi krejtësisht të veçantë.
Ndërsa dëgjoja Shqip, kishja hyrë në rezonancë si në një muzike me tingëllim të fuqishem aktual me vargjet për Gjuhën Shqipe të Martirit të Kombit Gjergj Fishtës i cili shkruan:
“Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini/ gegë e toskë/ malci e qyteta/ gjuhën t’uej kurr mos ta lini/ mos ta lini sa t’jetë jeta/ por për tê gjithmonë punoni/ pse, sa t’mbani gjuhën t’uej/ fisi juej, vendi e zakoni/ kanë me u mbajtë larg kambës s’huej”…
Pasi i përfundova nën zë së brendshmi këto vargje hymn, ndalova një çast tek klasa e Marjanës dhe ju thashë mirë se erdhët dhe punë të mbarë. Ja përshembull mesuese Marjana i thashë se ç’kam një parandjenjë që nga kjo shkollë mund të dali ndonje president i ardshëm në Amerikë, ndërkohë nxënësi Rafael Gjona, Bilbili i Gjuhës Shqipe m’u përgjegj se: “dakord që mund të dali nga shkolla jonë një president për në Amerikë, por mund të kemi dhe një president të ardhshëm për Shqipërinë, pse jo”?… Nxënësit e miratuan duke qeshur. Folëm me sy me mësuese Marjanën dhe u largova me një buzëqeshje dhe me një mendim të thellë në kokë…
Bota e tyre gjithmonë më ka magjepsur si mësuese me një përvojë të gjatë midis dy kontinenteve, por dhe si prind, si gjyshe dhe si shqiptare.
Në muajin e shtatorit në Ditën e parë të Shkollës Shqipe, në Bruklinin historik ndër qytetet më të populluara amerikane që njihet më së shumti me urën e famshme me të njejtin emër dhe që futet në mrekullitë moderne të botës, Bruklini dëgjoi shqip, jehona e saj do të dëgjohet sa të ketë frymë shqiptari.

19 shtator, 2014
Brooklyn, New York

Filed Under: Reportazh Tagged With: Alba-Life, Keze Zylo, nisi mesimi, shkolla

Nga Nju Jorku në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i Arbrit

September 16, 2014 by dgreca

Nga Sergio Sejdi Bitiçi/
Në mëngjesin e bukur të 26 nëntorit 2011, shoferi na solli nga Cosenza (Kozenca) në Frascineto, për një orë, duke kaluar nëpër fushat, luginat dhe malet piktoreske, të zbukuruara me shtëpi të arkitekturës mesjetare, me vreshta të gjëra përreth autostradës Cosenza- Sorrento dhe kodra të tëra të veshura me gështenja ose ullishte, të mbjellura me estetikë, si dhe fusha me limona e portokaj. Eshtë hera e parë që ndodhem mysafir në Calabrinë panoramike, që i përngjan aq shumë viseve të Shqipërisë.
Frascineto është një qytezë e hijshme, me një popullsi prej 30000 banorësh, rrëzë mali, matanë të cilit shtrihet krahina e Campanjës (La regione di Campagna), ku më 1430 janë dyndë kolonitë më të para të shqiptarëve. Nga maja e malit shihet Vlora, ndërsa shqiptarët në Frasnitë kanë ardhur më 1480, ku gjenden deri sot.
Po sa taksia hyri në qytet, dalluam shenjën e parë, tabelën, ku shkruhej: Frascineto (Frasnitë), më vonë pamë emrat e tjerë të shesheve (piazza) dhe rrugëve, të shkruara në gjuhën shqipe, apo arbëreshe, siç i thonë vendasit, madje edhe website i bashkisë është në dy gjuhë, italisht dhe shqip. Në hyrje të kishës treqindvjeçare arbëreshe, Shën Maria e Butë, grupi i madh muzikor, Banda di Doria, priste mysafirët me muzikë tradicionale.
Kisha ishte mbushur plot atë mëngjes, për ta celebruar 50 vjetorin e priftërimit të Papas Antonio Bellusci. Ishte një festë e përgatitur me kujdes në këtë kishë madhështore, që dukej se posa ishte restauruar për rastin në fjalë, me program të pasur, që zgjati tre orë. Mikpritësit na prijnë drejtë karrigeve të rezervuara dhe na ulën në dy vendet e para. Nuk vonoi shumë dhe Papas Antonio Bellusci erdhi plot mirësi, na përshëndeti duke na përqafuar me ngrohtësi, e duke na uruar mirëseardhjen. Mikëpritja bujare arbëreshe prekej gjithkund. Pas pak një burrë elegant i moshës mesatare, m’u afrua dhe me buzeqeshje m’u drejtua, me një theks të kulluar arbëresh:
– Bitiçi?
– Po, – i them.
– Tommaso Bellusci jam, u prezantua ai. Nuk jemi takuar ndonjëherë, por unë ju njoha menjëherë, sapo ju pashë, ju njoh nga fotografitë që na ka treguar Papas Bellusci.
U përqafuam si të njohur të vjetër.Na dëshiroi mirëseardhje.Ceremonia e festimit kishte një program të pasur fetar dhe kombëtar. Skena e mbushur plot, ofronte një spektakël me petkat klerikale dhe tradicionale, që gjithë kësaj ia shtonte bukurinë grupi i të rinjve dhe të rejave, veshur me kostume kombëtare të mbarë krahinave shqiptare. Kostumet kombëtare të femrave ishin të qendisura me flori.Më ra në sy bukuria fort e rrallë e kostumeve arbëreshe. Aty mësova se arbëreshët i paskan kostumet më të bukura në mbarë Italinë! Po ashtu këta janë i vetmi grup etnik, që kanë ruajtur doket, zakonet, ritet dhe traditat e origjinës shqiptare.
U njoha me Ipeshkvin Ercole Lupinacci, i cili sapo me takoi thirri hareshëm:
– Oh Vatra! Vatra ka bërë aktivitet të madh kombëtar me 1969, kur ishte 60 vjetori i gazetës “Dielli”.Kam qenë në Boston, shtoi më tutje.
Kryetari i Bashkisë së Frasnitës Francesco Pellicano më foli rrjedhshëm në gjuhën arbëreshe. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Tommaso Ferrari, me profesion inxhinier, na shoqëroi deri në mbrëmje vonë, fliste kthjellët gjuhën arbëreshe. Duke ndjekur bisedat, vërejta se me Papas Antonio-n, të rinj e të vjetër flisnin vetëm në të folmen arbëreshe, si duket ishte standardi, që kishte vendosur vetë Bellusci. Tek Liturgjia solemne e Shenjtit Jani Krizostomit që u mbajt në Frasnitë të shtunën 26 nëntor 2011 morën pjesë episkopi arbëresh, Monsinjor Ercole Lupinacci, arbëresh nga katundi i Jul Varibobës (Mbuzati-S.Giorgio Albanese) bashkë me 35 priftërinj arbëreshë, të cilët kishin ardhur për të nderuar 50-vjetorin e priftërisë së Antonio Belluscin. Liturgjia e shenjtë u mbajt në ritin bizantin-grek dhe me këngët në gjuhën greqishte, sipas zakonit, dhe disa pjesë në gjuhën arbëreshe.Kori i kishës u drejtua nga prifti arbëresh Arcangelo Capparelli nga katundi Firmoza.Ishin të pranishëm gjithë banorët e katundit me kryetarin Francesco Pellicano. Kishin ardhur dhe nga Roma dhe nga Reggio Calabria shumë miq për të nderuar dy priftërinjtë A. Bellusci, famullitari i kishës së Shën Mërisë së Fjetjes në Frasnitë, dhe ish-famullitarin Vincenzo Scarvaglione. Episkopi E.Lupinacci, kryetari i Bashkisë Ngjisk Pellicani dhe të tjeret, krahas dhuratave, vunë në dukje rolin e madh të A.Belluscit, famullitar në Frasnitë, dhe priftit V.Scarvaglione, ish-famullitar, për ruajtjen dhe mbatjen gjallë të kulturës arbëreshe dhe të traditës kombëtare. Antonio Bellusci, famullitar i Frasnitës, duke marrë fjalën në fund të Liturgjisë falenderoi jo vetëm besimtarët e pranishëm, por edhe vëllaun shqiptar Sejdi Bitiçin, vëllezërit e tij, dhe gjithë shqiptarët në Amerikë dhe në Canada, të cilët, siç u shpreh ai, gjatë udhëtimëvet të shumta të Papas A. Belluscit për çështjen e Kosovës dhe për studime etnografike, e kanë ndihmuar dhe i kanë dhënë mikpritje të madhe në vatrat e tyre. Falenderoi edhe anëtarët e Vatrës historike në Boston dhe në New York.
Pas ceremonisë u shtrua një drekë për më shumë se njëqind mysafirë, në lokalin më të mirë të vendit.Moment emocional ishte surpriza që më ofroi Papas Antonio Bellusci, i cili solli priftërinjtë tek tavolina ime dhe ata kënduan në kor këngën e Vektores.Para se të largohemi nga salla, më sollën nga një tavolinë në tjetrën, ku këndoheshin këngë arbëreshe.Kush e ka provuar aromën e këngëve arbëreshe, e ka të lehtë të kuptojë emocionet e fuqishme që përjetuam ato çaste.Zonja Rina, motra e Antonios, i dinte tekstet e të gjitha këngëve dhe u printe në shumicën e rasteve. Në grup dallohej çifti i ri; Vincenzo Frascina dhe Silvana La Rocca, që kishin zëra të bukur dhe këndonin me ngazëllim. I dëgjoja me radhë të gjitha këngët dhe zemra më flladitej nga aroma arbëreshe. Me vete thashë: Gjaku i arbërit rron dhe nuk shprishet. E lashta, gjuhë e ëmbël arbërore, rron mes vëllezërve dhe motrave të gjakut tonë! Në bllokun tim të shënimeve shkrova titujt e këngëve që u kënduan: Skënderbeg; Lule,lule; Kopile, moj kopile; Vajzë, moj vajzë. Nga fundi për të ma plotësuar dëshirën kënduan këngën “Moj e bukura More”, për të cilën, dikush që kisha afër më tha, se i pëlqente më fort versioni modern, që e transmeton Radio Tirana. Unë duke menduar se e njohin i prina këngës “Moj Korçare sa e bukur je”, ku më përcollën bukur. Në pasditen e vonë vajtëm tek lagja e vjetër e Frasnitë, ku familja Bellusci jeton me breza të tërë, për të vizituar Bibliotekën Internacionale A. Bellusci, themeluar nga vetë ai.Kjo bibliotekë është një muze, monument i vërtetë i historisë dhe kulturës shqiptare, që gjindet në shtëpinë ku ka lindur i ati. Shtëpinë e ka rindërtuar me duart e tij i vëllai, Tommaso, me material tradicional, gurë e beton, duke i ruajtur trarët dhe dërrasat origjinale të shtëpisë. Biblioteka ka më se 10000 libra në dy tre katet e shtëpisë, që mbetet gjithmonë e hapur dhe është e vetmja bibliotekë që funksionon. Në njërën nga odat e shtëpisë janë të instaluar vegje antike, ku motra e tij Rina thur basma e pëlhura artizanale të cilësisë së lartë. Papas Antonio bashkoi gjithë familjen e tij duke përfshirë edhe nipat Danile, avokat në Romë dhe Alessandro, ekonomist në Milano, të cilët janë të përgatitur ta trashëgojnë këtë thesar. Papas Antonio filloi ceremoninë duke valëvitur flamurin kuq e zi, me fjalime të matura për rastin, të gjitha të vëna në dukje me video dhe foto. Si surprizë, në shenjë mirënjohje, për pritjen që i kemi bërë Sabit Bitiçi dhe unë me vëllezër e familje, disa herë qysh më 1989, për përkrahjen e ndihmën materiale në restorantet tona, në Manhattan: Minetta, Grand Ticino, Toscana dhe Chelsea Trattoria Italiana, ku unë isha bashkë pronar me Mustafën dhe Sabitin. Përmendi gjithë antarët e AACL (Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane të formacionit të vitit 1989, në krye me Joseph Dioguardin.) Zoti Antonio Bellusci, i rrethuar nga i vëllai Tommaso, nga e motra Rina dhe nga nipërit Alessandro e Daniele si edhe bashkëshortet e tyre Benedetta e Francesca, më nderoi me: “Urdhërin nderi Kulturor “Lidhja/L’Unione” për kontribut të shquar në zhvillimin të bashkëpunimit dhe të vëllazërimit të Diasporës shqiptare në SHBA me arbëreshët në Calabri, me këtë Bibliotekë Shqiptare dhe me revisten time “Lidhja”, për pavarësinë e Kosovës dhe për “Përparimin e Shqipërisë”, Frasnita më 26.XI.2011. Presidenti dhe themelluesi Antonio Bellusci, prift arbëresh me shtetësi shqiptare, gazetar shkrimtar etnolog”. Kjo ceremoni përfundoi me nënshkrimin tim të Librit të Biblotekës, ku pata nderin edhe unë të kem pjesëmarrje dhe pjesënë libër, që kanë nënshkruar intelektualët më të njohur të kombit, nga mbarë bota. Nënshkrimi im u shndërrua në koment e dedikim me hapsirë një faqe, ku shfaqa vetëm një pjesë të ndjenjave që kam për Belluscin si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin.Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam njohur vetëm Tahir Kërrnajën, i cili po ashtu ka punuar vetëm për interes të kombit.Bellusci me dedikimet e veprat tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare. Ai më tregon me pasionin e studiuesit: arbëreshët që jetojnë në Calabri kanë ardhur nga gadishulli ballkanik në Calabri që në fund të shekullit XV pas vdekjes së Skënderbeut. Veçanërisht janë larguar nga jugu i Shqipërisë së sotme: Epiri, Himara, Dibra, dhe nga krahina të Helladhes, veçanerisht nga Peloponezi. Ne arbëreshët në Calabri, tha ai, nga e folmja, kostumi dhe mbiemrat, kemi prejardhje nga toskëria.Siç dihet toskëria, nga pikëpamja fetare, ishte ortodokse me ritin bizantin-grek dhe nën juridiksionin e Mitropolitit të Ohrit, i cili ishte nën juridiksionin e Patriarkut në Kostandinopojë. Papas Bellusci përdor të folmen arbëreshe, që i tingëllon bukur: “Kur Atrat tanë kanë emigruar këtu në Itali, – shton ai-, kishën priftrat si udhë-heqës e si kapedanë, të cilët i kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar dhe kanë mbrojtur grupet e emigrantëve prej pushtetëve të vendit. Atrat tanë kanë gjetur strehë në vende të humbura dhe të shkatërruara, afër maleve, dhe atje ata për shekuj e shekuj kanë punuar dhe ripopulluar vendin. Dhe si besimtarë ata kanë mbajtur dhe ruajtur gjithmonë ritin bizantin-grek të Atravet të tyre si edhe gjuhën dhe zakonet e prindërve.Italianët të vendit ishin fetarë katolikë me ritin roman-latin, dhe ne arbëreshët ishëm fetarë katolikë me ritin bizantin-grek.Dhe kështu, duke luftuar shumë për ruajtje të identitetit tonë lindor, kemi mbajtur ritin bizantin, gjuhen dhe zakonet deri në ditën e sotme”, shpjegon ai.
Më pas ai më tregoi se “Papa Benedikti XV, në vitin 1919, ka themeluar dioqezën arbëreshe me ritin bizantin-grek në katundin Unger, italisht Lungro (Cosenza), dhe ka emëruar një episkop arbëresh, i cili sot ka juridiksion në disa katunde arbëreshe në Calabri dhe në Basilikata.Frasnita (Frascineto-Cosenza) është një nder ata katunde arbëreshë që ka mbajtur që nga viti 1490 (viti i themelimit) deri sot ritin bizantin-grek e Atravet tanë, gjuhën dhe zakonet arbëreshe. Afër Frasnites janë edhe këta katunde arbëreshë: Ejanina, Cifti, Shën Vasili, Ferma, Ungra, Firmoza.”
U larguam nga Biblioteka A. Bellusci me kujtimet më të prekshme dhe ai bashkë me vëllain Tommaso dhe tjetrin Tommaso Ferrari na përcollën me makinë, natën vonë. Tek Arbëreshët, në Calabria, përveç traditës, gjuhës e zakoneve ekziston edhe bujaria shqiptare, për të cilën jemi kryelartë.(Dielli-arkiv)

Filed Under: Reportazh Tagged With: atje ku, gjaku i Arbrit, Nga Nju Jorku në Frasnitë, Papas Antonio Bellusci, rron ende, sergio bitici

Mbyllet me sukses faza e parë e stërvitjes “Albanian-Lion-2014”

September 16, 2014 by dgreca

Forcat shqiptare të Rojes Bregdetare, Trupave Speciale dhe të Forcës së Sigurisë në Kosovë treguan bashkëpunim e profesionalizëm në këtë stërvitje/
Nga Shefqet KERCELLI/
Më datën 13 shtator u zhvillua në bazën e Kepit të Palit, ceremonia përmbyllëse e fazës së parë të stërvitjes “Albanian-Lion-2014”.{DVD, dita e vizitorëve}. Në këtë ceremoni morrën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura zoti Bujar Nishani, Ministrja e Mbrojtjes e RSH, zonja Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Zoti Canon, Kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e RSH, zoti Spartak Braho, ushtarakë të lartë britanikë, drejtues të stërvitjes, ushtarakë të lartë të FA, Komandantë Forcash, atasheu ushtarak i SHBA, n/kolonel Ralf Shield dhe atashe të vendeve aleate, përfaqësues të medias si dhe trupat pjesmarrësë në këtë stërvitje, ato britanike, shqiptare dhe FSK. Mbas ekzekutimit të Hymneve Kombëtare të Britanisë dhe Shqipërisë, Nën/Admiral R.K.Tarrant, Komandant i Forcave të Marinës Mbretërore dhe operacioneve në kuadër të BE, prezantoi rezultatet e arritura nga trupat britanike dhe ato shqiptare, në fazën e parë të stërvitjes “Albanian-Lion-2014”. Ai vlerësoi bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar në cdo skenar të stërvitjes në det, tokë dhe ajër mes ushtarakëve të dy vendeve. Në fjalimet e mbajtura, Presidenti i Republikës zoti Nishani dhe Ministrja Kodheli shprehën gatishmërinë e shtetit shqiptar për zhvillimin e këtyre stërvitjeve, si një tregues i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve dhe në kuadër të NATO-s, sidomos mbas detyrave të Samitit të Uellsit dhe situatave të krijuara në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Këto stërvitje i shërbejnë më së miri trajnimit dhe ndërveprueshmërisë së trupave e mjeteve ushtarake të dy vendeve, por dhe shtimit të kapaciteteve operacionale në raste krizash, theksoi Ministrja Kodheli. Në vijim trupat britanike dhe shqiptare duke shfrytëzuar terrenin dhe objektet e bazës së Kepit të Palit demonstruan fazën finale të zbarkimit të trupave nga mjetet detare në tokë, kapjen e kryeurës nëpërmjet mjeteve të blinduara dhe forcave speciale, kapjen dhe asgjesimin e grupeve terroriste në godina, evakuimin e të plagosurve dhe popullsisë civile nga rajoni i luftimeve, etj. Për mëse dy orë trupat britanike, shqiptare dhe FSK demostruan ekselencë e veprime praktike të ngjashme me një situatë luftarake të vërtetë. Ata merituan përgëzimet dhe urimet më të mira nga të gjithë pjesmarrësit. Në fund ushtarakët britanikë i dhuruan personaliteteve të larta shqiptare {VIP}, librin “Historia e Marinës Mbretërore Britanike”. Ndërkohë dhe ne i dhuruam ambasadorit Canon librin “Antologji e Detarisë Shqiptare”, i cili na falenderoi përzemrësisht për këtë dhuratë të cmuar, por patëm rastin ti tërheqim dhe dy mendime për stërvitjen. Ambasadori vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe frymën e bashkëpunimit që po karakterizon cdo etapë të saj. Është dicka e vecantë kur ushtarakë britanikë e shqiptarë ndajnë vlera të vecanta gjatë kësaj stërvitje e cila sjell elementë të rinj dhe zhvillohet në terren tjetër nga ai i vitit të kaluar, nënvizoi ambasadori. Kështu nën këtë spektakël të munguar prej shumë vitesh, në bazën e Kepit të Palit u mbyll faza e parë e stërvitjes “Albanian-Lion-2014” për t’ja lënë vendin fazës tjetër “Dragon Hamer”, e cila do përqëndrohet kryesisht në rajonin e Bizës. Tematika e strvitjes do vazhdoj të fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, “Non-Combatant Evacuation Operations”, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Theksojmë se gjatë kësaj faze të “Albanian -Lion-2014”, nga data 30 gusht deri më 16 shtator 2014, Forca Detare mori pjesë aktive me personel dhe mjete detare. Fillimisht një oficer yni i degës operacionale të FD, KapitenLt Emrush Bejdo, u imbarkua më datën 3 shtator në bordin e anijes “HMS Bulwark”. Në zbatim të urdhërit të Komanadantit të FD, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, Dega Operacionale e FD, drejtuar nga Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj, në bashkëpunim me komandën e Flotiljes Pashaliman dhe vendbazimet Shëngjin, kepi i Palit dhe Palermo, hartuan një program të vecantë për mjetet dhe personelin pjesmarrës si dhe veprimet taktike që do kryenin në bashkëpunim me palën britanike. Veprimet që kryen anijet tona dhe ato britanike përfshinë gjithë bregdetin shqiptar, por vecanërisht rajonin Kepi i Rodonit, Kepi i Palit, pra gjirin e Lalzit. Paraprakisht specialistët tanë të Degës Operacionale, Kapiten i Rangut të II-të Qazim Hoxha, Kapiten i Rangut të III-të Gjergji Koco dhe KapitenLt Alfred Velaj në bashkëpunim me Komandantin e Task Forcës britanike N/kolonelin Kanadez, Perry Jacques, detajuan me saktësi cdo veprim e aksion të mjeteve tona në teatrin detar. Kështu, sic na shpjegon Kapiten Gjergji Koco, në këtë stërvitje morrën pjesë 4 mjete të Forcës Detare, anija “Oriku”, P-132, me komandant KapitenLt Ilir Cobo, “Lissus”, P-133, me KapitenLt Silvan Boni, Arcanghel-04, me Kapitenlt Ervin Mucka dhe skafi i “Lissusit” me komandant tetar Artan Kojtari. Në zbatim të këtyre detyrave anija “Lissus” siguroi lundrimin e konvojit të mjeteve detare britanike dhe transportoi në rajonin Palermo mjete zbarkuese bashkë me personelin marins. “Oriku” siguroi rajonin e zbarkimit të mjeteve britanike në gjirin e Lalëzit, ndërsa “ArchAngel-04” bashkë me skafin e “Lissusit” kishin një rol tepër të vecantë, sepse ato imituan mjetin terrorist që do pengonte zbarkimin e mjeteve britanike. Katër anijet tona kryen veprime të shpejta e të shkathta në teatrin detar si, sulme, bllokim e zmbrapsje të kundërshtarit, lundrim e patrullim të sigurt, ndjekje objektesh detare, zbulim detar, sigurim konvoji, etj. Këto veprime u vlerësuan nga oficerët britanikë të pranishëm në bord por u përshëndetën dhe nga marinarët e anijeve të tjera në det. Nga bordi i “ArchAngel-04” me ekuipazh kapiten Ervin Mucka, n/oficerët Sabri Idrizi, Skënder Elezi dhe Sokol Pjetrushi, bashkë me N/Kolonel Perry Jachues, në një det 4-5 ballë ndoqëm veprimet sinjifikative të anijeve tona. N/koloneli ka marrë pjesë dhe në stërvitjen “Albanian-Lion-2013” në Vlorë. Shoh më tepër cilësi e profesionalizëm tek marinarët tuaj në krahasim me vitin e kaluar, më tha N/koloneli. Faleminderit!- ja kthyem bashkë më kapiten Gjergjin. Kur dëgjon të tilla vlerësime nga ushtarakë të huaj, e sidomos nga marinarë britanikë, respekti dhe krenaria për marinarët tanë të shtohet dhjetë fish. Por detarët tanë më datën 14 shtator realizuan dhe një stërvitje me tematikë tjetër në anijen e transportit “Anvil Point London”. Ata nuk ishin vizitorë të thjeshtë në këtë anije, por nën drejtimin e n/toger Jetnor Ballës, bënë bordimin e saj, kontrollin fizik, kontrollin e dokumentave, kontrolluan ekuipazhin dhe gjetjen e mallit kontrabandë. Mbas këtij kontrolli anija e transportit “Anvil Point London” u lejua të bregëzohej në portin e Durrësit, ndërsa detarët tanë të sigurt, po përgatiten për patrullime e stërvitjen e radhës. Është i treti vit që Forca jonë Detare dhe trupa nga Focat e tjera të Armatosura zhvillojn stërvitjen e koduar “Albanian–Lion” me Marinën Mbretrore Britanike dhe Forcat Speciale të saj. Mbas viteve 1990 stërvitje të tilla janë kryer me Forcat e SHBA, Hollandës e vendeve të tjera të NATO-s.

Filed Under: Reportazh Tagged With: “Albanian-Lion-2014”, e stërvitjes, Mbyllet me sukses faza e parë, Shefqet Kercelli

APES ME PRESIDENTIN E ZVICRËS, Z.DIDIER BURKHALTER ….

September 12, 2014 by dgreca

….KRIZA UKRAINASE & IDENTITETI ZVICERAN I DIALOGUT DHE KOMPROMISIT…/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ/
Këtë vit takimi i gazetarëve të APES – l’Association de la presse étrangère en Suisse, me presidentin e Zvicrës u zhvillua në Gjenevë, në Pallatin e Kombeve. Ky takim është i përvitshëm. Herë zhvillohet në Bernë, e herë në Gjenevë, por për shkak të mandatit një vjeçar, presidenti ndryshon çdo vit. Pra Zvicra nuk ka presidentë me mandat 4,5 ose 7 vjeçar, apo që qëndrojnë në këtë post për dy mandate rresht. Presidenti i Zvicrës zgjidhet nga radhët e Këshillit Federal, që luan rolin e ekzekutivit, i përbërë nga shtatë anëtarë, ministra, të cilët përfaqësojnë pesë partitë kryesore në Parlament mbështetur në konkordancën, pra e kanë në themel marrëveshjen, ku karrikja e presidentit ndërrohet me rotacion çdo vit. Aktualisht Këshilli Federal përbëhet nga tri gra e katër burra. Gruaja e parë presidente e Konfederatës ka qenë zonja Ruth Dreifuss më 1999, pastaj Micheline Calmy-Rey më 2007, Doris Leuthard më 2010, Evelinë Widmer-Schlumpf më 2012 dhe më 2015 presidentja e Zvicrës do të jetë zonja Simonetta Sommaruga, që drejton aktualisht Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë.
APES është organizata më e vjetër dhe me emër në Zvicër. Selinë e ka në OKB. Aty janë mbledhur pjesa më e madhe e gazetarëve, si përfaqësues të agjencive, gazetave dhe mediave kryesore botërore. APES dhe institucionet e Zvicrës kanë një komunikim të shkëlqyer reciprok, bilateral, i cili vazhdon pa u ndalur prej 85 viteve. Shprehje e këtij komunikimi permanent janë aktivitetet e ndryshme. Natyrisht takimi i përvitshëm me Presidentin e Zvicrës është ngjarje e rëndësishme për APES.
Z. Didier Burkhalter, presidenti aktual i Konfederatës Helvetike është shefi i Departamentit të Punëve të Jashtëme dhe këtë vit edhe kryesuesi i OSBE-së. Që do të thotë një vit i ngarkuar, nisur edhe nga ngjarjet si brenda dhe jashtë, në lidhje me raportet Zvicër-BE, sidomos pas referendumit të shkurtit, emigracioni apo kriza Izrael-Palestinë, ajo e Ukrainës, ku z.Burkhalter në krye të OSBE-së ka rolin e ndërmjetësuesit.
Pikërisht me këto tema u hap edhe konferenca për shtyp e organizuar në Sallën Lozana të Pallatit të Kombeve,e cila drejtohej nga Presidentja e APES, Emilia Nazarenko, gazetare nga Ukraina, që ndërkohë është duke përgatitur një udhëtim të gazetarëve të organizatës tonë në Odesa.
Në fjalën e hapjes z.Burkhalter nënvizoi rolin e Zvicrës si një vend i hapur, duke e cilësuar me të drejtë Gjenevën si zemrën e botës. Zvicra e ka kulturë dialogun, ndërtimin e urave.
Takimi i APES me z.Burkhalter bëhej menjëherë pas deklaratës së tij për të mos izoluar Rusinë. Zvicra nuk është anëtare e NATO-s, por Burkhalter mori pjesë në samitin e NATO-s në Wales si shefi i rradhës i OSBE-së, ku u diskutua edhe për armëpushimin e nënshkruar më 5 shtator midis Kievit dhe seperatistëve. Një nga temat e konferencës me gazetarë ishte pikërisht armëpushimi, për të cilin ai nuk është optimist dhe nuk e konsideron të mjaftueshëm, duke nënvizuar si të domosdoshëm rolin e dialogut. Kirsi Hyytiäinen, një kolege finlandeze shkruante se OSBE e drejtuar nga presidenti i Zvicrës kërkon t’i vendosë në tryezë negociatash Putinin dhe Poroshenkon. Ndërkaq Ukraina ka bërë kërkesë anëtarësimi në NATO dhe presidenti i saj pritet të fluturojë në Washington D.C. për t‘iu drejtuar Kongresit dhe kërkuar ndihmën Amerikane.
A nuk duket sikur bota po i ngjan një topi futbolli gati për të plasur diku. A nuk tha kështu Papa Francesco gjatë vizitës së tij në Azi, se jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore, 100 vite pas asaj të parës dhe 75 vite pas paktit Paktit Molotov-Ribbentrop. Nisur nga konflikti Ukrainë-Rusi, a nuk jemi në prag të luftës pyeti një nga gazetarët veteranë të APES, Gordon Martin, nga The Daily Telegraph dhe Radio Vatikani.
«Duhet të jemi realistë», tha shefi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtëme. «Nuk dua ta ushqej këtë psikozë, 100 vjet pas shpërthimit të Luftës të Parë Botërore. Ka probleme të vjetra, të rrënjosura thellë, që përbëjnë vështirësi në arkitekturën e sigurisë europiane. Por kjo nuk do të thotë se unë ndaj idenë e një lufte të re botërore. Mendoj se mund të gjendet një zgjidhje, duke diskutuar me Rusinë. » Pastaj duke iu rikthyer sanksioneve ai theksoi idenë e shprehur disa ditë më parë se “problemet nuk zgjidhen vetëm me sanksione, të cilat mund të jenë të dobishme për t’i sjellë të gjitha palët në tryezë për negociata».
NATO, nga ana e saj mban qëndrim të prerë, duke i bërë thirrje Rusisë që të largojë trupat nga kufiri ukrainas, por disa vende anëtare të NATO-s i kanë të lidhura interesat ekonomike me Ariun rus. Ekonomia zvicerane me statusin e shtetit neutral, që i është bashkuar OKB-së më 2002, është e shëndetëshme. Kjo ekonomi është konfirmuar për të gjashtën herë radhas si ekonomia më konkuruese në botë. Në klasifikimin e bërë nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra paraprin, e ndjekur nga Singapori, SHBA që zë vendin e tretë, Finlanda të katërtin, e pesta vjen Gjermania, e gjashta Japonia e me rradhë.
«Kultura e konsensusit dhe kompromisit i jep shans paqes», e citon Tribune de Geneve shefin e diplomacisë zvicerane, njëkohësisht President i Zvicrës. Alain Jourden, për Tribune de Geneve, do të shkruante: «se Burkhalter i hodhi kartat në tavolinë“.
Zakonisht, shkruan Jourden, takimi i përvitshëm midis presidentit të Konfederatës Helvetike dhe shtypit të huaj është një shkëmbim diplomatik qytetërimesh, që do të thotë se nuk përbën lajm. Paçka se nuk përbën lajm, si APES, ashtu edhe Zvicra i jep rëndësi këtij takimi. Presidenti shoqërohet me zyrtarët më të lartë të Departamentit nga vjen, nga Ambasadorë dhe drejtues të institucioneve kryesore.
Por takimi i sivjetshëm bëhej në kohën e krizës në Ukrainë, ku z.Burkhalter kryeson misionin e OSBE-së. Pavarësisht kësaj, Zvicra është një vend që merr vazhdimisht inisiativa të tryezave ndërkombëtare. Gjeneva është një Metropol ku dialogohet gjithmonë për Paqe.
Ndërsa Olivier Grivat,gazetar dhe esseist zviceran për l’AGEFI që në titull e cilësonte qendrimin e z.Burkhalter si « Një ekuilibrizëm me dy këmbë në tokë ». Grivat shkruan se « kriza ukraine dhe kultura politike zvicerane ishte edhe menyja » e drekës të pasur e cila u servir në sallën me emrin Gjeneva aty ngjitur ku u zhvillua konferenca për shtyp, në katin e tetë të Pallatit të Kombeve, buzë me një taracë fantastike nga ku shihej liqeni, i cili shfaqej i madhërishëm nën rrezet e një dielli vere, i qetë, i patrazuar dhe me kontraste tamam si shkruan për të tek Childe Haroldi – Lake of Geneva – Calm – i madhi Lord Byron.
Në tavolinën e drekës presidenciale ne ishim bashkë me Lisa Schlein, nga ABC News dhe Zëri të Amerikës, me zyrtarë të departalentit federal të punëve të jashtme dhe Tom Miles nga Reuters, kolegun e mikut tonë Bob Evans. Ne gazetarët a nuk flasim vetëm për politikë. Kështu edhe kësaj here, pak a shumë. Folëm pak nga të gjitha: për luftën në Siri, për ISIS, për mercenarët nga Ballkani, shqiptarët, flm Zotit një numër i pakët, i krijuar jo për arsye ideologjike, për shkak të varfërisë dhe papunësisë, por prapë assesi nuk duhet ta tolerojmë. Pastaj folëm për referendumin në Skoci. Kush e ka lexuar Sir Walter Scott, monumenti i të cilit, më i madhi në botë i një shkrimtari, që ndodhet në zemrën e Edinburgut apo kush ka lexuar poezitë e Robert Burns, My Heart’s In The Highlands, e di se skocezët mezi e kanë pritur këtë ditë, për të votuar. Për Skocinë e pavarur ka qenë gjithmonë Sir Sean Connery, pavarësisht titullit të Kalorësit dhënë nga Mbretëresha Elisabeth II. Ish-agjenti 007 tani është 84 vjeç dhe thonë se vuan nga Alzheimer, por presupozohet se do të ishte i pari që do të shkonte në kutitë e votimit. Ndërkohë një lajm tjetër ka përfshirë botën, ku rreth 2 milionë kanë zbritur në Barcelonë, duke kërkuar mbajtjen e një referendumi për t’i thënë « Good bye Spain » dhe kërkuar shkëputjen e Katalonës.
Jo takimi nuk ishte i elektrizuar, ishte më i gjallë se zakonisht. Nuk ishte aspak monoton.
Olivier Grivat në shkrimin e tij më tutje shkruan se “presidente e Asosacionit të gazetarëve të huaj në Zvicër është gazetarja ukrainase Emilia Nazarenko, por shoqata ka edhe gazetarë rus. » Mëse e vërtetë ky fakt. Në tavolinën kryesore, bashkë me z.Burkhalter ishte Emilia nga Ukraina dhe një gazetar rus nga agjensia ITAR-TASS. Por ky është stili zviceran në fund të fundit.
Për krizën në Ukrainë, z.Burkhalter foli edhe gjatë drekës. Ai iu referua edhe Ballkanit. Ndofta nisur nga prania jonë, e dy gazetarëve që kanë rrënjët prej andej. Janë kriza, nënvizoi shefi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme që janë krijuar me kohë, jo sot, sepse një grusht njerëzish grumbullojnë në duart e tyre gjithë pushtetin politik. Pastaj ai iu referua temës së tij të preferuar, të rinisë, që e ka përcaktuar si prioritet të mandatit të tij.
Pas drekës me APES, po në pallatin e Kombeve presidenti i Konfederatës dhe shefi i diplomacisë zvicerane do të takohej me një grup prej 150 të rinjsh, pjestarë të konkursit «1914-2014» në kujtim të Luftë të Parë Botërore,konkurs ky i lançuar pikërisht nga z.Burkhalter në fillim të vitit të tij presidencial. Po në Pallatin e Kombeve dhe në të njëjtën ditë, ai do të nderohej me një çmim nga Fondacioni për Gjenevën, një nder që i bëhej për herë të parë në historinë e fondacionit një zyrtari të lartë në detyrë.
Rinia, e ardhmja e saj është refren i z. Burkhalter. Promovimi i paqes dhe demokracisë, mbrojtja e të drejtave të njeriut, lufta kundër varfërisë, mbrojtja e ambientit gjithçka është në funksion të ardhmërisë dhe rinisë. Këto tema i hapin edhe tek ne politikanët shqiptarë, por vetëm gjatë fushatave elektorale, si sloganë hipokrizie, shplarje trush, sepse i harrojnë menjëherë posa marrin pushtetin. Në Zvicër demokracia është realitet, kujdesi për rininë është realitet. Natyrisht nuk është parajsë, por një model për t’u ndjekur.
Dreka bashkë me desertin dhe kafenë espresso kërkonte një mbyllje shpenguese, nonchalante, informale. Burkhalter foli pak për foton e tij publikuar këtyre ditëve në Twitter duke pritur trenin si qytetar i zakonshëm në stacionin e Neuchatelit, qytetit të tij të lindjes. Pastaj si kryediplomat dhe shef i OSBE-së nuk kishte si të mos fliste prapë për krizën, duke evokuar kësaj here fjalët e presidentit Amerikan Barack Obama, se « në një marrëveshje apo akord nuk ka as fitues dhe as të humbur ». Tamam në stilin zviceran. «Barak Obama duhet të vijë në Zvicër e ta shpallë me zë të lartë : Ich bin ein Schweizer, je suis un Suisse, jam një zviceran»

Filed Under: Reportazh Tagged With: ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ, identiteti zviceran

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 151
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT