Dr. Hasan Bello/
Një përmbledhje dokumentare ku përfshihen materiale nga tre dosje lidhur me këto personalitete të historisë dhe politikës shqiptare. Këto materiale janë tërhequr nga Autoriteti për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) pas deklasifikimit të tyre në përputhje me ligjin, duke u bërë objekt studimi për lexuesit dhe historianët. ***Në dosjen e Sigurimit për Mbretin Zog gjenden informacione lidhur me veprimtarinë e Mbretit dhe të emigracionit politik; përpjekjet e tij e të drejtuesve të grupeve të ndryshme në kushtet tepër të vështira në të cilat ndodheshin si dhe organizimit të tyre kundër regjimit komunist. Sipas këtyre dokumenteve provohet se Sigurimi i Shtetit ka tentuar helmimin e Familjes Mbretërore.***Fan Noli është një subjekt tjetër i survejuar nga Sigurimi i Shtetit. Në një biografi të përgatitur enkas për këtë dosje, e cila ishte për përdorim të brendshëm, pavarësisht raporteve formale që ekzistonin mes Nolit dhe regjimit komunist, artikulohet hapur pikëpamja që kishte Sigurimi dhe drejtuesit më të lartë të shtetit duke e konsideruar atë si “Politikan i vjetër dhe në shumë raste dallaveraxhi”.