Me 20 nëntor 2023, në Çikago, në ambiente te QENDRëS ISLAME SHQIPTARO-AMERIKANE, u përurua vepra: SALI RAMADANI – KËRÇOVA, deputeti i krenarisë kombëtare.
Pas ekzekutimit të himnit Kombëtar shqiptarë dhe himnit Amerikan, për këtë vepër folën referuesit: Afrim Shabani, Feti Mehdiu, Ilaz Kadriu dhe autori Shaban Dalipi.
Referuesit iu qasën veprës nga këndvështrime të ndryhsme, ashtu siç ishte personazhi kësaj vepre: Sali Ramadani – deputet i pavarur nga Kërçova, në Parlamentin e Maqedonisë në mandatin 1994-1998. Këta veçuan segmente të veçanta të veprimeve të deputetit Sali Ramadani në parlamentin e Maqedonisë. Dalluan shpalosjen e flamurit kombëtarë shqiptarë në foltoren e parlamentit dhe fjalimin e tij pa pranënë e deputetëve maqedon, të cilët kur filloi deputeti S. Ramadani fjalën e tij në gjuhën shqipe ata lëshuan sallën e parlamentit, kurse Saliu vazhdoi fjalën e vet deri në fund që e mbylli me shprehjen: ju mund talëshoni sallën e Parlamentit e mund të shkoni edhe në Bulgari, por këtu do të flitet edhe gjuha shqipe – kjo është e garantuar me të gjitha normat.
Feti Mehdiu theksoi se historia e Flamurit Kombëtarë, pas datës 8 korrik 1997, kur e shpalosi deputeti Sali në Parlamentin e Maqedonisë, nuk do të jetë e plotë pa këtë veprim të Sali Ramadanit.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Refik Ramadani.
Përurimin e kësaj vepre e ka nderuar, me pjesëmarrjen e tij edhe konzulli i Republikës Maqedonisë së Veriut, zotëri Petrit Musliu, si edhe sekretari i Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në Çikago z. Ismail Mehmeti.
Botimin e veprës Sali Ramadani-Kërçova e financoi mërgata shqiptare në SHBA.
Galib Feza, 22 nëntor 2023.
Like
Comment