Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, shprehet se është krenar që i është bashkuar thirrjes së kryetarëve të komiteve për politikë të jashtme dhe 56 deputetë të disa vendeve evropiane drejtuar Brukselit dhe Uashingtonit që të rishqyrtojnë qasjen ndaj Serbisë për shkak të rolit të saj në tensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës.
Në postimin e tij Senatori Menendez shkruan “politika për Ballkanin me Beogradin në qendër” nuk do të funksionojë.
“Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë për Ballkanin me Beogradin në qendër” nuk do të funksionojë”, shkruan Senatori Menendez.
Photo by: politico.com