• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zëri shqiptar dy ditë në Volkstheatrin e Vjenës

March 5, 2014 by dgreca

Fatos Kongoli, Joachim Rohm, Andrea Grill, Stefan Çapaliku, Alfred Trebicka dhe aktorë e regjisorë shqiptarë u prezantuan me sukses dy ditë në skenën e njohur të Volkstheatrit të Vjenës. Shqipëria e 12-ta në “Die besten aus dem Osten”. Edhe pse ishte paraparë që Ismail Kadare të lexon nga “Piramida”, kjo nuk u realizua./

 Hazir MEHMETI, Vjenë /

Në Volkstheatrin e njohur të Vjenës ku dikur u shijua zëri dhe loja e përsosur e Aleksandër Moisiut, për dy ditë me radhë u prezantuan shkrimtarë e aktorë shqiptarë. Përkrah tyre përkthyesit e njohur në gjermanisht Joachim Rohm e Andrea Grill. Ky aktivitet ishte pjesë e “Die besten aus dem Osten” i përkrahur nga Ministria për Çështjet Europiane, Ministria e Mësimit, Artit e Kulturës së Austrisë dhe traduki. Prezenti ishin edhe diplomat nga ambasada e Shqipërisë dhe ambasada e Kosovës, veprimtarë, student e intelektual.  Shqipëria ishte pasuesja e 12- të e radhës së projektit. Organizatori prezantimin e fillon kështu:” Për “Land der Skipetaren” vendin e shqiptarëve si vend pasqyrimi në romanet e Karl-May-it, akoma mund të duken të fundit “njollat e bardha”  në hartën e Evropës. Edhe pas shkatërrimit të vazhdueshëm prej  40 vjetësh nga diktatura  staliniste e Enver Hoxhes, Shqipëria gjendet në një rrugë të mundimshme drejt  normalitetit të saj si shtet me synime bashkimin me shtetet evropiane.” Pasditja e parë filloi  me temën “Rruga e gjatë letrare në Shqipëri pas përmbysjes”. Për këtë temë foli përkthyesi të njohur gjerman Joachim Rohm i cili dha një pasqyrë të krijimtarisë letrare pas diktaturës, vështirësitë dhe sfidat aktuale. Ai është njohës i mirë i rrethanave në Shqipëri si përkthyes i veprave të Ismail Kadares, Fatos Kongolit etj. Ai njoftoi auditorin lidhur me literaturën dhe krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe me theks të atyre krijuesve nga të cilët ai përktheu në gjermanisht. Shkrimtarja austriake Andrea Grill, e cila është njohëse e gjuhës shqipe, lexoi nga krijimtaria e saj. Trupa e “Teatrit Metropolit” nga Tirana dha komedinë   “Tri mendje në ankand”  nga dramaturgu Ferdinand Hysi me aktoret: Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, Doriana Çaushi. Udhëheqëse Suela Konjari. Regjia nga Elma Doresi, skena nga Beqo Nanaj, dritat nga  Julian Llukani dhe kostumet nga Edlira Qyshka.  Një komedi mjaftë e suksesshme e cilësuar nga Teatri Konvencional Europian si njëra nga paraqitjet e kohës në mesin e njëqind e njëzetë më të mirave në kontinent. Përkthimi në gjermanisht e bëri shkrimtarja Andera Grill. Salla anësore e Volkstheatrit- Hundsturm ishe e mbushur me spektatorë të shumtë për të cilët u dha koktej rasti.  Në ditën e dytë lexoi nga krijimtaria e tij shkrimtari Fatos Kongoli nga romani i tij “Lëkura e Qenit”, kurse në gjermanisht nga “Hundhaut” lexoi përkthyesi Joachim Rohm. Ai dha para auditorit biografinë dhe rrugën letrare të shkrimtarit që nga koha e diktaturës deri në ditët e sotme. “Deri më tani Fatos Kongoli ka shkruar disa romane nga të cilat dy janë të përkthyera edhe në gjuhën gjermane dhe në disa gjuhë tjera”- tha mes tjerash. U zhvillua edhe një bisedë e shkurtër me publikun. Në vazhdim u dha pjesa teatrale nga  zhurnalistja, politologia dhe përkthyesja gjermane Jonila Godole  me titull “Der Sandmann” me të cilën e në vitin 2009 e fiton” konkursin europian “Talking About Borders”. Kur edhe  prezantohet në Burgtheater të Vjenës me pjesën teatrale ku si subjekt ka fatin e Robertit, i  riu shqiptar emigrant i cili fatin e kërkon në botën e jashtme. Një ditë kthehet në atdhe pas rrethanave konfliktesh të përmbysjes së kriminelit diktatorial Enver Hoxha. Babai e tij e kishte humbur kujtesën “Moskujtesa është e dhembshme sikurse kujtesa”, mendon babai i tij, kur tani shet trëndafila ku dikur kishte vrarë njerëz. Roberti kërkon të mëson për fatin e përgjakshëm të familjes së tij. Nisur nga ky motiv, aktorët e Volkstheatrit u prezantuan me një pjesë e zgjedhur nga aktori Hans-Joachim Lanksch në gjuhën gjermane. Regjia na Nicolas Charaux, aktorët: Hanna Binder, Erwin Ebenbauer, Anselm Lipgens, Roman Schmelzer dhe Günther Wiederschwinger. Loja e aktorë u përcoll me duartrokitje nga publiku i cili mbushte sallën.

    Programi vazhdoi me monodramën “Fausti prej Tirane” një parafrazë nga Goette, e shkruar nga  Stefan Çapalikut i cili bëri edhe regjinë bashkë me Alfred Trebickën. Aktori Alfred Trebicka, luajti me mjeshtri duke fascinuar publikun. Zëri i tij i fuqishëm dhe melodioz të kujtonte zërin e Aleksandër Moisiut dikur që tani ruhet i vlerësuar në fonotekën muzeore të Vjenës.   Ai edhe vet i emocionuar nga duartrokitjet e pareshtura me  lot suksesi prej aktori, falënderoi publikun artdashës. Drama si subjekt ka peripecitë e brezit të intelektualëve shqiptarë pas thyerjeve të mëdha të viteve nëntëdhjeta.  Pjesa teatrale dha edhe një shtytje drejt kuptimi se Fausti i Goettes është një fenomen gjithëpërfshirës botëror, pra edhe shqiptar. Aktorë tjerë mbështetës ishin edhe Besmir Haliti e Julinda Emiri, muzika nga Agron Shala, skena e kostumet nga Adian Isufi. Animimin e punuan Elis Gjoni, Besmir Cani, Simon Dobërdaku e Albin Çifliku. Programi nga “Die besten…” përfundoj me koncertin e suksesshëm muzikor nga Orges – The Ockus-Rockus e Rrugëve. Grupi muzikor me përvojë u prit mjaft mirë nga publiku i cili e mbushte sallën. Projekti vazhdon me shfaqjet dyditore në qytetin e Gracit, qyteti i dytë në Austri pas Vjenës.(Ne Foto:Aktoret pershendesin publikun)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dy dite, Hazir Mehmeti, ne Volkstheatrin e Vjenes, Vjene, zeri shqiptar

Artikujt e fundit

  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE
  • Këngët e Lefter Çipës, perla që nuk e humbasin kurrë shkëlqimin
  • Epikë biblike
  • Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
  • Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!
  • Ndërtesa ku u shpall Pavarësia?
  • Super-K: Miti i Henry Kissingerit
  • Shqipëria e pavarur rreth flamurit me një frymë, një besë e një lutje Zotit
  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT