Nga Mimoza Dajçi/
Besojmë se opinioni i gjerë në diasporën shqiptare është njohur tashmë me Rev. Que English, e cila është një nga Pastoret e palodhura në shërbim të komuniteteve për Klerin Katolik Amerikan që vepron në Zonën 36-të në Bronx. Ne shpesh kemi folur e shkruar edhe në shtypin shqiptaro-amerikan për Rev. Que English, e cila është mbështëse kryesore edhe e organizatës së Gruas “Hope & Peace” në New York. Ajo është aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut dhe ka punuar shumë për parandalimin e trafikimit njerëzor në New York. Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Hope & Peace” ndihet e privilegjuar që ecën përkrah kësaj zonje, që përcjell vetëm pozitivitet tek çdo njeri qoftë i ri, moshuar apo fëmijë.
Me rastin e takimit që Rev. English kishte organizuar për të respektuar forcat e rendit në Zonën 47-të në Bronx, nderuan me pjesëmarjen e tyre personalitete të larta të shtetit dhe policisë amerikane në New York, mes tyre edhe Komisari i Lartë i Policisë William Bratton.
Komisioneri Bratton, do ta niste me këto fjalë bisedën e tij në këtë event të rëndësishëm: “Komunikimi mes qytetarëve dhe forcave të policisë është Numër.1, për rendin e qetësinë publike dhe parandalimin në kohë të krimit. Pasi kontaktet, bisedat dhe komunikimet me forcat e rendit shtojnë qetësinë e sigurinë e jetës në çdo zonë të vendit”. Gjithashtu në fjalën e tij ai tha: “Sipas statistikave të kohëve të fundit, krimi dhe dhuna në New York ka shënuar ulje krahasuar me vitet e mëparshme dhe ne dëshërojmë që, jeta të jetë e njëjtë kudo dhe e sigurtë si në Manhattan, Bronx , Queens, Brooklyn e kudo në Amerikë. Njerëzit mos të ndihen të friksuar tha ai, por të lirë të zgjedhin e të jetojnë e punojnë ku të dëshërojnë. Bashkëpunimi dhe komunikimi me ne është Numër.1, për siguri e harmoni në qytet”.
Ndërsa Rev. Que English e quajti si kusht të domosdoshëm vendosjen e urave lidhëse midis policisë dhe popullsisë vendase, gjë që i shërben më mirë kësaj kauze për të mirën e popullsisë, edukimit të fëmijëve nëpër shkolla, kopshte dhe ambjente kulturore e sportive.
Me të njëjtan tone dashamirëse e paqësore foli në këtë konferencë që u mbajt pak ditë më parë në Gun Hill Road në Bronx, pranë Kishës Katolike që drejtohet nga Rev. Que English dhe Rev. Tim English, edhe Shefi i Komosariatit Nr. 47-të në Bronx Ruel Stephenson, Shefja e Community Affairs Joanne Jaffe, Larry Nikunen – Shef i Patrullimit Policor në Bronx etj. Ishte ky një takim i Stacionit Policor me banorët e Zonës 36-të në Bronx dhe personaliteteve të larta të policisë në New York, me rastin e vlerësimit të programeve të ndryshme të policisë që ndihmojnë për një komunikim të mirë mes qytetarëve dhe punonjësve të rendit. Inisiatore e këtij programi ishte Rev. Que Eglish, e cila si gjithmonë me shumë ide në punën e saj për rendin, të moshuarit, të rinjtë, gratë, vajzat e reja dhe fëmijët aplikon dhe zbaton programe me institucione të ndryshme të Shtetit në New York. Moderuan aktivitetin Rev. Que English dhe Rev. Dr. Divine Pryor.
Duhet së pari të vendoset besimi mes qytetarit dhe forcave të rendit u tha në këtë takim të rëndësishëm nga Shefja e Policise NY, (Community Affairs) Joanne Jaffe, ne jemi të ndërgjegjshëm se shumë njerëz nuk duan të kenë të bëjnë me policinë ose nuk na duan, e ne nuk mërzitemi për këtë, pasi kemi plot njerëz që na duan, na respektojnë dhe bashkëpunojnë me ne, e ne e vlerësojmë dhe e mirëpresim komunikimin, bashkëpunimin me banorët, pasi kështu do të kemi një zonë të qetë e pa probleme.
Stacioni Policor me Shef Komisariati Nr. 47-të në Bronx Inspektorin Ruel Stephenson po ashtu ka shënuar ulje të krimit, ai është një stacion shembull policor, ku për çdo fund viti ndan ushqime, gjela deti për banorët në nevojë si dhe mjete didaktike për shkollat përreth zonës. Sipas referuesve u mësua se policia për ti ardhur në ndihmë popullatës ka hartur një sërë programesh me efekt bashkëpunimi, një prej tyre është edhe progami i ri i ofruar edhe nga Rev. Que English, që gjeti zbatim në Rajonin Nr. 47-të të policisë në Bronx, ku sapo u diplomuan 50 kuadrot e para të policisë për këtë Zonë, të cilët u vlerësuan me medalje respekti e mirënjohje nga vetë Rev. Que English. Dhe për këtë ajo ndihej shumë krenare dhe e lumtur. Rev. Que Enlgish tani së fundi ka hedhur kanditaturën për Senatore e New York-ut. Shpresojmë të fitojë, kërkojmë bashkëpunim e mbështetje për fushatës e saj elektorale, pasi kemi besim se ajo do ti gjindet kurdoherë pranë komunitetit tonë në New York.
Dhe vërtetë komunikimi është çelësi Nr.1, i suksesit. Mos komunikimi shënon disfatë të padiskutueshme…