• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dosjet sekrete dhe tranzicioni i Shqipërisë

September 27, 2015 by dgreca

Intervistë me dr.Lori Amy mbi diktaturën, dosjet sekrete dhe tranzicionin e Shqipërisë/

Dr.Lori Amy, pedagoge në Universitetin e Georgias, është duke shkruar një libër të ri mbi Shqipërinë, kujtimet traumatike dhe identitetin nën regjimin komunist dhe gjatë tranzicionit.Për librin e saj ajo po mbledh gjithë historitë që i treguar shqiptarët mbi komunizmin dhe tranzicionin, në mënyrë, që sic thotë, bota ta kuptojë se sa shumë kanë vuajtur ata.“Për 50 vjet në regjimin komunist, afro gjysëm shekulli izolim, dhe e shtypur brutalisht, Shqipëria pësoi vuajtje të mëdha. Shqiptarët po vuajnë ende nga pasojat e komunizmit, por gjysma e popullatës nën 30 vjeç po vuajnë përsëri gjatë tranzicionit” – thotë ajo.

Kjo është, sipas saj, një tjetër përvojë traumatike, ndonëse varfëria e thellë tani ndryshon shumë nga varfëria e regjimit komunist.“Në atë kohë ishin të gjithë të varfër. Ndërsa tani pak njerëz kanë pasuri të përqëndruar fort në duart e tyre, ndërsa pjesa tjetër e popullit po varfërohet vazhdimisht. Diktatura shkatërroi besimin dhe çdo mundësi për besim” – thotë zonja Amy.

Një tjetër pasojë traumatike që regjimi ia përcolli tranzicionit është se tani njerëzit nuk kanë më besim që mund të arrijnë diçka me përpjekje, sepse besimi i tyre u tradhtua dhe u shkatërrua, por në 25 vjetët e fundit pak njerëz flasin për vlerat dhe shumica flasin vetëm mbi përfitimet, thotë dr. Lori Amy.

“Ekziston një boshllëk i madh midis përvojave dhe kujtimeve ndërmjet brezave të vjetër, të mesëm dhe të rinj. Kanë ndodhur shumë ngjarje të dhunshme, që nuk po përcillen si informacion nga një brez në tjetrin dhe zhvillimet e vërteta po harrohen pa u ndriçuar plotësisht”- shtoi ajo.

Sipas saj, është e kotë frik se gjoja hapja e dosjeve do të shkaktojë tension tek njerëzit që do të mësojnë kush i spiunoi, dhe ata mund të zemërohen dhe të kundërveprojnë.

Në vitin 2010 dr. Amy intervistoi shumë të burgosur politikë në Shqipëri dhe mblodhi shumë histori.

Prej tyre doli se këtu të gjithë viktimat i njohin gjyqtarët që i dënuan, prokurorët dhe dëshmitarët.

Ajo mendon se koha kur ata mund të sulmonin persekutorët e tyre ka kaluar, ndërsa nëpër dosjet e Sigurimit të Shtetit janë pa u zbuluar informatorët e niveleve të ulëta, në atë pjesë materialesh që kanë mbetur, sepse shumë prej tyre janë shkatërruar.

“Kur të nisë leximi i atyre të dhënave, unë pyes a kemi mundësi të ndalim një çast dhe të interesohemi jo se çfarë ka ndodhur, por pse dhe si ndodhi që pati aq shumë informatorë. Nëse ne do të studiojmë si ndodhi, atëherë ne do të zbulojmë strukturën e terrorit” – thotë dr. Ami.

Ajo mendon se çdokush në atë sistem ishte, në një mënyrë a në një tjetër, viktimë e dhunës së asaj strukture. Njerëz të ndryshëm e pësuan atë dhunë në mënyra të ndryshme.

Sipas saj, nëse njerëzit merren me pjesët e vogla të secilës ngjarjeje, atëherë do të humbin pamjen e plotë që duan të zbulojnë. Pastaj edhe lustrimi është çështje me rëndësi.

“Publiku e di mirë se kush ishte në zyrat e larta të regjimit komunist dhe më vonë gjatë 25 vjetëve tranzicion. Ata kishin në dorë gjithë dokumentat sekrete për veten e tyre dhe i shkatërruan ato. Ata nuk mund të linin pas dokumenta që njollosnin figurën e tyre. Kjo nuk është një çështje që zbulohet nga dosjet” – thotë ajo, duke shtuar se njerëz të regjimit komunist nuk duhet të mbajnë poste shtetërore në sistemin e ri, por kjo është një detyrë e vështirë.

Dr. Amy është gjithnjë pro që dosjet të hapen për arsye studimore, për të parë historinë e vendit, sepse qytetarët nën 30 vjeç nuk e dinë as nga vijnë. Hapja e dosjeve duhet të jetë një proces analizash kritike pse ndodhi ajo dukuri.

“Nëse mendojmë se hapja e dosjeve do të sjellë drejtësinë, – thotë studiuesja – ne mund të tradhtohemi përsëri, ne mund të zhgënjehemi përsëri. Drejtësia nuk do të vijë për shkak të hapjes së dosjeve. Drejtësia do të vijë kur secili prej nesh të përballet me të vërtetën për çfarë ka ndodhur në të kaluarën”.

Sipas saj, hapja e dosjeve është vetëm një përmasë e përballjes me të vërtetën, por hapja e dosjeve ka rrezik të keqpërdoret për konsum dhe për pushtet, si ka ndodhur për 25 vjet.

“Pyetja nuk është a duhen hapur dosjet, por si duhen hapur ato. Nuk është aq e thjeshtë; hyn aty, marr dosjen, e hap dhe e lexon çfarë ka brenda. Dokumentat duhen sistemuar, skeduar, arkivuar, dixhituar dhe ndarë në mënyra shkencore; këto procese nuk janë aspak të lehta” – tha dr. Amy.

Ajo mendon që hapja e dosjeve do të thotë analizë e tyre, çfarë, si dhe pse ndodhi. Sipas saj, kjo analizë është themelore, sepse shumë nga funksionet e atij regjimi vazhdojnë të zbatohen edhe tani.

“Kur të kuptojmë se çfarë ndodhi nën atë regjim, ne mund të përdorim analizën për të parë se si dhe pse strukturat e totalitarizmit vazhdojnë edhe sot. Përfitimi i vërtetë është se si të përfshihemi në mënyrë të frytshme në procesin e hapjeve e dosjeve” – thotë ajo.

Dr. Amy thotë se kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë gjeti një vend kaq të pasur me histori, arkeologji dhe minerale, por që kishte një popull aq të varfër.

Libri i saj shpjegon se si kaloi Shqipëria nga Lufta e Ftohtë, nga e cila Shqipëria ende ka pasoja, në kohën e re.

Studimi përpiqet të shpjegojë se si mbërritën shqiptarët deri këtu, a munden ta ndryshojmë këtë trajektore dhe si mund të jetojnë më mirë në këto rrethana.

Dr. Amy thotë se ky libër u drejtohet brezave të rinj në Shqipëri, që ata të mësojnë dhe të kuptojnë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre, sepse vetëm kështu ata mund të përfytyrojnë të ardhmen e tyre.(Intervistoi:Ilirian Agolli- VOA)

Filed Under: Interviste Tagged With: dosjet sekrete dhe tranzicionin e Shqipërisë, Dr. Lori Amy, Ilirian Agolli, Interviste

Partia Demokratike hapi fushatën e zgjedhjeve vendore

May 21, 2015 by dgreca

Nga Ilirian Agolli/
Partia Demokratike e opozitës çeli zyrtarisht sonte në mbrëmje fushatën e saj për zgjedhjet vendore, duke paraqitur së bashku të gjithë kandidatët e vet për 61 bashki të reja të vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në tubim se fushata e opozitës është maratona e çdo qytetari të këtij vendi që kërkon shpresë, punë dhe dinjitet.
Ai theksoi se kjo garë vendore ka edhe rëndësinë e vet politike për të larguar me votë pasigurinë, varfërinë dhe papunësinë që kanë vuan aktualisht shumica dërmuese e shqiptarëve.
“Duhet të çelim me votë një perpektivë të re për ringritjen dhe përmirësimin ekonomik e shoqëror dhe një demokraci të re për qytetarët” – tha zoti Basha.
Sipas tij, papunësia, varfëria, pasiguria, eksodi dramatik i njerezve, largimi i investimeve dhe kapitalit janë rezultatet e dushme të qeverisë Rama-Meta.
“Partia Demokratike ka treguar se di të sjellë zhvillim dhe mirëqenie. Demokratët, opozitarët, gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, që ndajnë me ne shqetësimin për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë Rama-Meta janë të ftuar ta ndëshkojnë atë me votat e 21 qershorit” – tha zoti Basha.
Ai tha se veç të tjerash është i nevojshëm edhe një ekuilibrim të pushtetit qendror me atë vendor, duke krijuar një pol fuqie të qytetarëve pa dallime politike, për të përballuar gënjeshtrat dhe arrogancën e qeverisë. Sipas tij, vendi ka nevojë për PD në pushtet vendor, në mënyrë që ky pushtet t’i shpëtojë asgjësimit të plotë nga shumica e majtë.
Koalicioni qeveritar i paraqiti kandidatët e vet disa ditë më parë në të njëjtën sallë të pallatit të Kongreseve. Kryeministri Edi Rama foli për vlerat e kandidatëve të majtë në 61 bashkitë e reja dhe kërkoi mbështetjen e tyre në zgjedhjet e qershorit.
“Shumica e shqiptarëve e mirëkuptojnë dhimbjen, që shkaktoi reforma, që duhet të kishim bërë vite të tëra dhe që sot janë operacione mbi plagë shumë më të thella seç ishin vite të tëra” – tha zoti Rama në tubim, duke shtuar se më 21 qershor nuk do votohet për politikë, por për të zgjedhur atë që garanton shërbime më të mira në çerdhe, kopshte, shkolla, spitale, qytete.
Zoti Rama tha se rendi dhe ligji janë forcuar në pak muaj, ndërsa punësimi u shtua me 8 për qind, ose 83 mijë persona. Sipas tij, qeveria po paguan mbi 720 milionë dollarë borxhe dhe hoqi disa taksa mbi pagat, duke çliruar portofolin familjar të shqiptarëve.(VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Ilirian Agolli, PD hap fushaten

Aksident rrugor në Mal të Zi

December 27, 2014 by dgreca

Një grua humbi jetën dhe 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë të premten në mbrëmje kur një autobus me 54 turistë nga Shqipëria, që kthehej nga Kroacia doli nga rruga dhe u përmbys disa metra poshtë segmentit Ulqin – Tivar. Ministria e brendshme bëri të ditur se 4 udhëtarë u dërguan me urgjencë në spitalet e kryeqytetit të Malit të Zi, sepse ishin në gjendje më të rëndë, 13 të tjerë po mjekohen në spitalin e Tivarit, ndërsa pjesa tjetër janë jashtë rrezikut për jetën me dëmtime të lehta.
Turistët shqiptarë po ktheheshin në Tiranë nga Dubrovniku, ku ishin për një udhëtim turistik 3 ditor, kur një automjet i vogël me shpejtësi i ka zënë rrugën, duke e detyruar të dalë nga rruga për të shmangur përplasjen. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se rruga në atë segment ishte e ngushtë, pamja e kufizuar nga errësira, ndërkohë që binte edhe shi i rrëmbyer.
Aksidenti përfshiu gati gjysmën e udhëtarëve, dhe autoritetet malazeze po u japin ndihmën e nevojshme. Drejt vend-ngjarjes u nis ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj. Drejtues të policisë së Shkodrës shkuan në vendngjarje për të ndjekur nga afër gjendjen dhe për të marrë më shumë informacion.
Aksi rrugor Tivar -Muriqan, i gjatë afro 30 km, edhepse cilësohet si rrugë ndërkombëtare, nuk i plotëson normat më themelore për qarkullimin e automjeteve. Rruga paraqet probleme serioze dhe është shumë e vështirë për tu përshkuar nga automjetet gjë që shkakton aksidente të vazhdueshme me pasoja tragjike.(Ilirian Agolli, VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Aksident rrugor në Mal të Zi, Ilirian Agolli

Arrestohet Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë së Kamzës

December 20, 2013 by dgreca

Sipas Prokurorise dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme në prokurimin e fondeve për ndërtimin e një rruge./*

Nga Ilirian Agolli/Zeri i Amerikes/

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, dhe një zyrtar tjetër, u arrestuan nga policia e Tiranës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Kamëz dhe një zyrtar tjetër për shpërdorim detyre.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria shqiptare, hetimet provuan se dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme në prokurimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Laknas – Valias i Ri. Komisioni i prokurimit ka shpallur fitues kompaninë “Gj… sh.p.k.”. Kompania ishte skualifikuar nga komisioni i prokurorimit bashkia dhe kishte bërë ankesë. Ndërkohë që shqyrtohej kjo ankesë, sqarojnë burimet zyrtare, rruga kishte nisur të ndërtohej nga një kompani tjetër, e cila nuk kishte arritur ta fitonte këtë tender.

Sektori i krimit ekonomik ka shqyrtuar dokumentat për disa muaj dhe sot është urdhëruar arrestimi i kryetarit të njërës prej bashkive më të reja të vendit, e populluar kryesisht me banorë të ardhur nga zonat periferike të Shqipërisë. Për shkeljet në tendera janë akuzuar edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të administratës qendrore, ish-ministra, ish-drejtorë. Zoti Mziu është ndër të paktët që po akuzohet nga pushtetarët vendorë. Ai është ndër pushtetarët vendorë me disa mandate në atë zonë si bashkiak, dhe më parë ka qenë drejtor në ujësjellësin e kryeqytetit.

Shenimi yne: Media afer opozites kane shkruar se Xhelal Mziu eshte arrestuar sepse nuk i ka dhene tenderin Koco Kokdhimes

Filed Under: Kronike Tagged With: akuza per tender, Arrestohet Xhelal mziu, Ilirian Agolli

Qeveria miratoi plan-veprimi kundër korrupsionit

November 9, 2013 by dgreca

Nga Ilirian Agolli*/

Qeveria shqiptare miratoi gjatë një mbledhje në mbrëmje disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të cilat përfshijnë korrupsionin në kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Këto ndryshime përcaktojnë rregullat e arrestit, kontrollit personal dhe të banesës për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Këshilli i ministrave miratoi edhe disa ndryshime në ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Këto masa të reja parashikojnë sekuestrimin e pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit.
Ndryshimet në Kodin e procedurës penale dhe në ligjin për sekuestrimet u miratuan së bashku me planin e veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas njoftimeve zyrtare për shtypin, ky plan veprimi përmban hapat konkretë që do të ndiqen gjatë muajve në vijim, me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vazhdimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krimit me dëshmi konkrete mbeti si kërkesë kryesore e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria u propozua për të marrë statusin e vendit kandidat. Po ashtu përfaqësuesit europianë kërkuan që forcat politike të vazhdojnë një dialog të frytshëm mbi reformat dhe miratimin e tyre me konsensus. Megjithatë, dialogu mes partive kryesore ka qenë i vështirë pas ndërrimit të roleve në parlament dhe në qeveri. Opozita ka kundërshtuar pothuaj cdo vendim të qeverisë së re socialiste në fushën e rendit publik, administratës shtetërore dhe të ekonomisë.
Partia Demokratike kundërshtoi emërimet e reja në policinë e shtetit, aktin normativ për nënpunësit civilë dhe aktin normativ për shkurtimin e buxhetit. Opozita deklaroi se korrigjimi i buxhetit po sjell pasoja të rënda për mirëqenien e qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomik. Gjatë një takimi me qarqet e biznesit drejtues të PD-së pohuan se shkurtimet e buxhetit zbuluan paaftësinë e qeverisë së re për të përmbushur detyrën. Sipas opozitës, qeveria po bën planifikime ekonomike me rezerva dhe po përkeqëson artificialisht gjendjen e ekonomisë dhe financave publike. Demokratët mendojnë se qeveria po përhap pesimizëm dhe panik në ekonomi duke përshkruar nje gjendje të rëndë dhe një arkë të boshatisur.
Qeveria dhe opozita japin vlerësime të ndryshme për mënyrën se si ekonomia shqiptare i përballoi presionet e krizës botërore dhe rajonale. Ato madje japin vlerësime të ndryshme edhe për ritmin e rritjes ekonomike, të eksporteve dhe të investimeve. Debatet për gjendjen ekonomike pritet të rindizen pas disa javësh kur qeveria të dorëzojë në parlament projekt-buxhetin e vitit të adhshëm dhe kur BE të shprehet lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilirian Agolli, korrupsioni, plani, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT