• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT- Kushtime poetike nga Anton Cefa

May 15, 2017 by dgreca

Kushtime poetike/

1 anton Cefa2

NGA ANTON CEFA/

Pax Vobis !*/

“Pax Vobis’, kufoma jetësh të zhgënjyeme !”/

Pëshpërisin gjuhët e blerta të selvive/

E shelqeve u ranë gojët/

Në litani mortore pa mbarim./

Mbi eshtna martirësh randojnë/

E dridhen prej pezmi gurët e zajeve,/

Kullojnë helm kaltërsitë./

*U kushtohet atdhetarëve të pushkatuem mba mureve të Rmajit, në Zall të Kirit.

Martirët *

Martirë të absurdit Kain

Nga brigjet e vdekjes

Më vjen rënkimi i dheut

Ku keni ra.

Martirë të absurdit Kain.

Si kjo orë e vdekshme

Që kalon në amshim

Shpirtnat tuej do të lusin

Lindjen e dritës e të dashurisë.

*U kushtohet martirëve të pushkatuem nga diktatura komuniste.

Nën kupola shpellash

(At Pjeter Bogdanit)

1 Pjeter Bogdani

Mbi Atdheun natë e gjatë,

e ngrirë,

prushi i fjalës feks

në errësirë.

Nën kupola shpellash strukesh viteve,

mbi tryeza rrasash, si  mbi tabernakuj,

ua shpupurish thinjat fjalëve plaka,

në kujtesë të kombit jeh të ri u kallë.

Mbjell filiza prilli

n’zagna dijesh,

sharton sytha flake

n’brazda gjaku.

Shprish shkrumbin e netëve

nën kupola shpellash,

qumshti i hanës të ban dritë nga qielli,

Gjysmëhëna të kërcënon nga toka.

  • “Mos e leni gjuhën e dheut me u vdarë lëshon vikamën në “Çetën e profetëve.”

“Më ka zënë shqipja”

(Fan Nolit)

FAN-NOLI-2

Fjala shqipe si zjarri i shejtë

në gjoks të digjte.

Gjuhët e botës te fjala shqipe.

Me zjarr të shejtë ngroh e ndriçon

skutina të errta gjoksesh të plogshta.

Të zuni shqipja me anarkitë,

na zuni ne zi e ma zi,

antropofagë, kolltukufagë

zi e ma zi.

Prej përtej dallgëve vjen idhnake fjala

1-lazar-taci-gjeniu-faik-konica

(Triptik për Faik Konicën)

I

.                 Kritika

Prej përtej dallgëve vjen idhnake fjala.

Ndërgjegjja e kombit shkundet,

Kah turmën me zulu e zallahi

Mundshton, godet, shpotit.

Turmën me zulu e zallahi!

“Nuk jeni Zululand,

Por Kopsht shkëmbor n’lulëzim,

Lexoni në Trumpetë, në Diell e n’Albani!”

Prej përtej dallgëve vjen idhnake fjala.

               II

Mohimi

Si një afishe vdekjeje

Shpallet mohimi :

“Im bir ti s’je.”

Sa kob!

Mbi dhimbjen lak të kombit

Rri pezull frika.

S’i skuqet fytyra turpit,

Krimit s’i dridhet dora,

S’i erret nata tmerit.

“Im bir ti s’je.”

Sa kob!

     III

Apoteoza

Ajrin dalldisë me erna jaseminësh

e krizantemash

begatojnë eshtnat – si lutjen mbramja.

Qiellnajesh të shpërbamë nga era

Homazhet e Atdheut i rrinë kunorë(Shkrue me rastin e dërgimit të eshtnave të Konicës në Atdhe).

Ku ta ve epitafin ?

1-gjergj-fishta-276x300-250x272

(P. Gjergj Fishtës)

Ku ta ve epitafin, bre burrë i dheut ?

Shkërbetë pa vorr të lanë,

po i gjalli vorr nuk ka,

se vorri gropë harrimi asht

e Ti harrim nuk njeh.

Thonë:

Afshi i zjarrtë i zajeve e ka mbajtun gjallë

e flladi i verës e ka flladitun zhegjeve,

thonë

në stinë të ngrime e ka ngrohun rrezja e diellit

e valët e Drinit ashtin ia kanë lëmue.

E vërteta asht

se zemra e kombit e ka përjetësue.

A s’ia ndigjon pezmin

kur shanë e shilon Europën

tue ba mriz në logun e zanave ?

E për nji lule vjeshte

lotin pikon, t’ madhnueshëm ?

A s’e sheh atë copë qielli

që si çati e kaltër

Atdheut i rri përsipri ?

Atje, po,

hidhet në vallet e Parrizit.

Po shpesh e ma shpesh

tu kulla e Gjetës e  gjen,

apo pranë sofrës  së ngurtë

lahutës i bie n’ malësi,

kuvend të urtë

ndan me pleqnorë kanuni.

Zbardhun nga brengë e fjalës

1-eqerem-cabej

(Prof. Eqrem Çabejt)

Krrusun nga peshë e fjalës

Ballin rrudhë mbi shpatet e maleve,

mbi pëllambët e fushave

mbledh vetullat,

zbardhun nga brengë e fjalës.

“Sa të gjalla emërtimet ilire!”

Këtu korrigjon Majerin,

aty miraton Joklin.

 

Fjalët e shqipes

Në rrathët e ullijve të premë nga kohnat.

“Sa e re Formulë e Pagëzimit!”

 

Mbi nji gur vorri nji sufiks asht zbehun

Në natën e gjatë me gjysmëhanë,

Këtu shkëlqen ende si smeraldi

Syni i dritës indoeuropiane t’nji rraje.

Gatuen bukën e trojeve

Në magjen ilire

Mbi brumin e ardhun të shqipes.

Si e mësove gjuhën e gjarpnit *

200px-Martin_Camaj

(Martin Camajt)

Si e mësove gjuhën e gjarpnit ma parë,

fluturove mbi bjeshkë

me pëllumba

e zune vend me hyjzit e natës

e ndrite

si hana kur në Temal

pinte qumsht ndër vedra.

Mandej u nise pa pritmas

Si dallëndysha në shtegun e vetëm

Me u ba e bardhë.

Na mbetën ndër duer krizantemat.

  • Shkrue kur mësuem lajmin e vdekjes

Ike mbas dyersh mermeri

Frederik Rreshpja

 

                   (Frederik Rreshpes)

Ike mbas dyersh mermeri

e rrasash të ftohta,

i le muret e vetmisë së botës.

I heshtun në nji botë të huaj.

për ty mbajnë jazë

zogjtë e drujtë,

të qajnë lotët e hanës në netët e vjeshtës.

Do të kujtojnë kalldramet e Shkodrës

nën shinat qi s’pushojnë.

Me nji ndriçim dëshire

1 faruk myrtaj (2)

     (Faruk Myrtajt)

Me nji ndriçim dëshire

mbi hijet që randojnë mbi mue

stinësh t’harrueme,

kërkoj nji shok, nji mik

e mendja m’shkon tek ti,

zemra më rreh pa pritmas

se jeta s’asht e vorfën

kur ke nji mik si ti.

Vertet nji pajë të fisme

Stinëve u jep miqësia.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: - Kushtime poetike, nga Anton Cefa, Sofra e Diellit

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT