• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pretash Zeka Ulaj, Flamurtari famëmadh i Kojës së “vogël” me shqiptari të madhe

September 23, 2021 by s p

Nga Ndue  BACAJ

Hyrje

Malësia e Madhe, simbol i shqiptarisë ndër shekuj, ku trojet dhe banorët janë sinonim i njëri-tjetrit. Të mëdha janë malet në Malësi, po më të mëdha janë vlerat e banorëve për atdhedashuri e civilizim Evropian. Vlerat jetësore e njerëzore të Malësisë si besa, bujaria, mikpritja , nderi, trimëria e patriotizmi janë te njohura e vlersuara jo vetëm kombëtarisht, por edhe ndërkombëtarisht… Emrat e atyre burrave e burrneshave që i dhanë “mbiemrin” e Madhe- Malësisë me veprat e tyre patriotike ndër mote e shekuj  janë të shumtë, sa vetë historia e këtyre trojeve nga më shqiptaret dhe europianet e Shqipërisë Etnike. Nga kjo plejadë malësorësh patriot, që u lanë nderë e lavdi trojeve shqiptare e shqiptarisë, mendova të portretizoj Pretash Zeken Ulaj, Flamurtarin (Bjaraktain) famëmadh të Kojës së “vogël” me shqiptari të madhe.

Një curriculum i vogël për Flamurtarin e Madh Pretash Zeka Ulaj

Pretash Zeka lindi në në Kojen e “vogël” me shqiptari të madhe në vitin 1882, Ishte djali i Zekë Nikë Ulaj-t, shtepisë së njohur e me famë për besë, burrëri, bujari, urti, trimëri e mbi të gjitha për  atdhedashuri. Ndër mote kjo shtepi ka qenë shtepi prijësish e vojvode të Kojës e trashiguar kjo nga njëri brez në tjetrin. Kjo shtëpi e fisit Ulaj të Kojës ka qënë shtëpi piramidë e kufirit shqiptaro- malazez. Pretash Zeka kishte lindur vetëm katër vite mbasi Europa plakë kishte “ligjërue” me kongresin e Berlinit 1878, dhënien e trojeve etnike shqiptare të Malësisë Madhe – Malit të Zi, ku këtë “fat” të zi e kishte pasur edhe Koja, edhe pse kjo trevë e Malësisë ishte ajo çfarë kishte “tepruar” nga treva e madhe etnike shqiptare -Kuqi-Kuçi, që edhe ky i ishte dhënë më  heret Malit të Zi. Pretash Zeka Ulaj, do të rritej e burrërohej me traditat më të mira patriotike të shtëpisë dhe fisit Ulaj të Kojës, si dhe me traditat fisnike të Malësisë së Madhe me themel besen e atdhetarinë.. Pretash Zeka Ulaj do të burrërohej si patriot trim e i urtë me shkollen e votres familjare dhe në kuvendet e burrave të Kojës e Malësisë. Pretash Zeka do të trashigonte patriotizmin e shquar të burrave më atdhetar të fisit Ulaj, burra të cilët ndër mote kishin qënë pushkë e ngrehur në mbrojtje të trojeve shqiptare, të lirisë, të drejtave njerzore, shoqërore e zakonore , të gjuhës dhe  traditave më të mira të Malësisë e Shqiptarisë, në përballje diplomatike e luftarake me lakmues e pushtuese të trojeve shqiptare, si turqit , serbo-malazezët e tjerë. Ai që në moshë të re do të dallohej për urti e trimëri , por edhe pë fjalen e matur e me vend.  Për këto cilësi e virtyte burrash malësor e shqiptar, do të terhiqte vemendjen e kojasve e më gjërë, të cilet nuk do të vononin t’i besonin detyren fisnike e patriotike, por edhe të vështirë të Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës. Pretash Zeka në detyren e flamurtarit nuk i zhgënjeu asnjëherë kojasit , perkundrazi me veprimtarinë e tij shoqerore, “shtetrore” e patriotike i nderoi, u shtoi famën dhe lavdinë kojasve, Kojës e Malësisë, derisa Prertash Zeka këtë detyrë ja dorzoi  djalit tij  Gjokë  Pretash Ulaj…

Pak retrospektivë nga institucioni i  Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës , deri te Pretash Zeka:

Për trashigimin e Flamurtarit (Bajraktarit) të Kojës, në librin “Koja ndër Shekuj” të autorit Fran Gjeloshaj cilësohen  edhe disa  informata  të shkruara nga historiani  Stevan Duçiq në vitin 1931, nga i cili mësojmë se : “Preçot  Gjeloshin  e trashigoi Nikë Preçota i cili u vra…Niken e trashigoi vellai i tij Vatë  Preçota , pas tij bajraktar u bë  Preç  Vata  të cilin e vranë…. Preç  Vaten e trashigoi nipi i tij  Mirash  Luca ….”, Ndersa pas  Mirash Luces bajraktar u bë  Pretash Zeka Ulaj…1.  

Nëpër veprimtarinë patriotike të Pretash Zekës ndër vite…

Gjatë viteve që trojet shqiptare ishin në zgrip të mbijeteses Pretash Zeka do të ishte njeri ndër atdhetaret më të flaktë e të kulluar të shqiptarisë, si në luftën me pushkë dhe në atë me pendë për të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta etnike. Veçojmë nga kjo veprimtari atdhetare , pjesmarrjen aktive e heroike të Pretash Zekës në kryengritjen kundër turke-osmane të vitit 1911 të udhëhequr nga trimi i urtë i shqiptarisë, heroi i popullit Dedë Gjon Luli me shokët e tij të atdhetarisë. Pretash Zeka Ulaj do të ishte një ndër “pushkët” e para të trimërisë që do të rrjeshtohej në frontin e parë të malësorëve trima në kryengritjen kundër turke-osmane , duke qënë edhe  udheheqësi i çetës heroike  të Kojes e cila  me 6 prill 1911 rrezoi  per tokë bajrakun (flamurin) e turkut në Deçiq , per ti leshuar vendin flamurit autokton kombetar shqiptar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Ngritja e flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbe në Bratile të Deçiqit me 6 prill 1911, do të bënte që ky flamur të valvitej i lirë në driten e diellit, për herë të parë pas 432 vitesh errësirë turke-osmane.. Pretash Zeka gëzonte autoritet ne Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjese tjera të Malësisë. Vlenë të shënohet se nga kryengitësit trima të Kojës të udhëhequar nga flamurtari Pretash Zeka Ulaj, me 6 prill 1911, dhanë jetë si me lindë shtatë dëshmorët të flamurit, që nuk po mundem pa i ua cilësuar emrat:  Dokë Preç  Kërcaj, Tomë Ucë Ivanaj, Marash Lucë Gjokaj,  Cak Ucë Ivanaj,  Gjeto Tomë Kolçaj, Kolë Dokë Marashaj dhe Gjeto Gjekë Ivanaj , gjaku i të cilëve i shtoi ngjyren e kuqe flamurit kombëtar të ngritur në Deçiq…2.  Interesant është edhe “historia” e Flamurit të ruajtuar nga Pretash Zeka (bajraktari i Kojës), flamur të cilin Pretashi ja kishte nxjerrë e tregua prej arkët në vitin 1942 Prekë Grudës, duke i thënë se këtë flamur të shejtë ja ka dhanë Leandro Kastrioti në Kotorr dikur babës tij Zekë Nikës, dhe me këtë flamur gjak shqiptarësh e pati mësye Koja Majën e Deçiqit (me 1911). 3.  Pretash Zeka edhe pas kryegritjes kundër turkeosmane 1911 me jehonë kombëtare e ndërkombëtare , kryengritje që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Vlora (28 nëntor 1912), nuk qendroi i “qetë” , por tinzash shtetit malazez ku Koja bënte pjesë dhunshëm që nga kongresi i Berlinit, u mundua të ndihmonte mbrojtësit shqiptar të Shkodres nga ushtria pushtuese malazeze 1912-1913. Pretash Zeka Ulaj  ishte nga ata burra flamurtarë malësor , (mjersisht të paktë në atë kohë), që nuk u gënjyen aspak nga propaganda apo dhuratat e Kral Nikolles së Malit të Zi, me pretekstin se gjoja rrethimi i Shkodres  nga ushtaria Malazeze nuk kishte për qellim pushtimin e Shkodrës, por çlirimin e saj nga ushtria turke, gjë që nuk ishte e vertet, dhe këtë propogandë mashtruese e kishte denoncuar që në fillim Pretash Zeka , si dhe trimi i urtë i shqiptarisë Dedë Gjon Luli etj… Gjithashtu Pretash Zeka priti me indinjatë , por edhe i gatshëm të rrokë armët në mbrojtje të trojeve shqiptare nga vendimet famëkëqia të konferencës së Londres 1913 dhe veçanarisht të konferencës së fshehtë të Londrës 1915, që do të coptonin akoma më shumë trojet etnike shqiptare në favor të fqinjëve shoven e hileqarë.4.  Pretash Zeka do të shquhej për organizimin e malësorëve (nën kufirin politik të Malit të Zi) edhe në luftën mbrojtëse nga invazionet serbo- malazeze  , të njohur në histori si Lufta e Koplikut 1920. Në historinë e kësaj lufte mbrojtëse kundër shovenëve fqinjë, përkrahë organizatorëve dhe udhëheqësve të forcave vullnetare mbrojtëse të Malësisë Madhe si : Deli Meta, Lucë Nishi, Zef Prel Martini, Palok  Traboini, Tomë  Nikollë Hasanaj, Kolë Maçi–Hot, Gjokë Dodë  Preçi, Gjelosh Gjoka, Gjeto  Daka ,  Dedush Marashi –Kastrat, Zef Martin Ivezaj dhe Prekë Dedë Gjolaj-Grud do të shquhej edhe  Pretash Zeka Ulaj-Kojë.5.  Sipas trashigimive gojore të asajë kohe, për marrjen e informatave të fshehta e të nevojshme nga brenda armikut (Malit të Zi) , kishin deportuar forca zbuluese shqiptare në prapavijen e ushtrisë serbo-malazeze. Për arritjen e këtij  “objektivi” një ndihmë të madhe jepinin malësorët shqipatarë që kishin mbetur e banonin  (në trojet e veta etnike) andej kufirit të 1913, si grudasit, trieshjanët e veçanarisht kojasit të primun nga flamurtari i njohur i tyre Pretash Zeka Ulaj e tjerë.6. U dalluan gjatë luftimeve në luftën e Koplikut  shumë trima , prijes e flamurtarë të Malësisë , ndër keta edhe Pretash  Zeka Ulaj…7.  Edhe pas perfundimit të Luftës së Koplikut (14 shkurt 1921), Pretash Zeka me malësorët e Kojës e më gjërë edhe pse në Malin e Zi e Jugosllavinë , ato nuk hoqen dorë kurr nga të drejtat e tyre kombetare e jetësore. Edhe pse per këtë qëndresë , Pretash Zeka , Kojasit e tjerë u  përballën me një persekutim të egër sllavë, ata ruajten e trashiguan me “fanatizem” , identitetin, gjuhën, doket, etnografinë, historinë e zakonet fisnike  malësore e kombëtare shqiptare. Shembull i kësaj rezistence me permasa heroike ishte flamurtari i Kojës Pretash Zekë Ulaj, i cili shtepinë e tij e kishte kthyer në një “vatër kulture” e traditash shqiptare , ku dyert e kësaj shtepie ishin të hapura në çdo kohë, e veçanarsiht në raste festash fetare e kombëtare shqiptare, ku pritej, gostitej,  festohej e përcillej vetëm shqiptarisht , madje në këso rastesh perveç tjerave dhe veshjeve kombëtare , në ketë shtepi valvitej flamuri kombëtar shqiptar i ruajtur në arkat e traditës malësore… sigurisht jo lehtësisht nga syri vigjilent i spiunëve serbo-malazez… Me 6 prill vitin 1941 pushtuesit fashist Italian pushtojnë edhe Malin e Zi dhe Jugosllavinë, ku bënte pjesë pa emër që nga nentori i vitit 1918 Mali i Zi. Në keto kohë gjysma e Malesisë së Madhe lengonte nën pushtimin e Malit të Zi, që kishte filluar të pakten që nga kongresi i Berlinit e “finalizuar” me konferencen e Londres (1913).. Në keto kushte paria e kësaj gjysme të Malesisë Madhe (nën Malin e Zi) per të shpetuar çfarë mundë të shpetonte ( edhe pse perkohesisht), kishte vendosur të “therrasë” në ndihmë të keqen e përkohëshme, pushtuesit fashist… Pikirsht per ketë me daten 12 maj 1941; Hoti, Gruda,Trieshi, Koja, Tuzi,Vllana, Vrana dhe Matagushi u dergojnë autoriteteve qeveritare fashiste në Tiranë një Memorandum ku u kerkojnë bashkimin me Shqiperinë nënë të trojeve shqiptare të lëna padrejtesisht nën Malin e Zi. Memorandumi fillonte me disa levdata (të pa merituara) per fashistet, por ske çi bënë pasi ky është haraçi që duhet të paguash kur kerkon ndihmë nga një pushtues… Pastaj memorandumi vijonte..: “ Jemi shqiptar dhe duam Shqipninë. Me Malazezet kemi kenë dhe jemi armiq të perhershem, na ndanë kombesia, gjuha, traditat, doket, ligjet, pra na ndanë jeta… Piramidat e kufijëve të vume padrejtësisht mbi vorret tona qysh me 1878 e mbrapa lypim që të zhduken fare, tue kenë se viset e syperthanuna janë kenë edhe duhet të jenë pergjithmonë, në prehen të Nanes së vet Shqipnisë Natyrale… Rrnoftë Shqipnia… Këtë memorandum e   nënshkruajnë  perfaqesuesit e popullit të Hotit, Grudës, Trieshit, Tuzit, Vllanës, , Vranës  , Matagushit e Kojës. Në mes ketyre nënshkruesve patriot  që u ishte zhuritur zemra për bashkimin me nanën Shqipni ishte edhe patrioti i njohur  Pretash Zeka Ulaj… 8. Pushtuesit fashist italian edhe per qellimet e  veta propogandistike me dekretin e 7 gushtit të vitit 1941 shpallin ribashkimin e trojeve shqiptare që i mbanin të pushtuara Serbo-Malazezet…9.  U bashkuan me Shqiperinë shumica e trojeve të Kosoves, Dibres ,Tetoves,Gostivarit e më gjërë, u rikthye Malesia e Madhe Etnike, ku qendra e Nenprefektures kaloi nga Kopliku në Tuz… Në keto kushte per të ruajtur trojet e Malesisë së Madhe (Etnike apo natyrale) të ribashkuar, nacionalistët malësor i kishin venë vehtes per detyrë të mbronin kufijet etnik të rifituar.. Per të realizuar këtë detyrë atdhetare në Malësi u formuan 13 çeta vullnetare të armatosura..: Në Hot kishte tre çeta që komandoheshin; nga Smajl Haxhia ato të Drumes e Nënhelmit, nga Prekë Gjeto Marku çeta e Rapshes, kurse ajo e Traboinit nga Tomë Nika…Gruda kishte dy çeta që i komandonte Nikollë Zefi e tjer.. Shkreli kishte një çetë që komandohej nga Pjeter Gjoka. Kastratit një çetë që komandohej nga Pjeter Doda, Boga një çetë e cila komandohej nga Tomë Gjeri, ndersa çeta e Trieshit ishte nën komandë të kapidan Nikë Zekes, Fundnat i komandonte Selman Beqiri, Kojen e komandonte Flamurtari Pretash Zeka  Ulaj, Tuzin Sherif Hyseni , ndersa Vrana dhe Vllana kishin komandant Ali Zekun.., ndersa Kelmedi komandohej nga Prekë Cali etj…10.  Në vijim të ruajtjes të ribashkimit të trojeve shqiptare të Malësisë së Madhe, si dhe rendit e qetsisë për në kohë lufte , prijës, flamurtarë e burra patriot të urtë e trima malësorë do mblidheshin në kuvende e do të ndermerrnin beslidhje për të ruajtur sa më shumë nga Malësia , nga ajo që mund të ruhej në kohë luftrash me pushkë e ideologji… Me 23 mars 1943, Malsia e Madhe do të dergonte në Tiranë perfaqesuesit e vet me në krye Mul Bajraktarin per të paraqitur nevojat më të nguteshme të popullit … Kjenë mbledhe ne qytetin e Tuzit rreth dymijë vetë, ku kishin ardhur edhe të derguemit e qeverisë. … Ketu u mbajten fjalime të bukura nga burrat e urtë të Malsisë. Ndër folsat u shquen e do të mbeten të permendur Tomë Nika i Trabionit me shprehje aq burrnore, Prekë Cali i Kelmendit me aq flakë atdhedashunije, Nikollë Gali i Trieshit me baza historike, Mark Toma i Selces folës kreshnik, Pater Leonard Tagaj (pater Zefi) me thirrje të zjarrta shqiptareve per bashkim, Ndue Gjon Rapuka i Kelmendit tue i porositë vllaznisht njerzit e papunë,që të mos fusin hundet me prishë qetësinë e Malsisë, Marash Ujka i Grudes tue theksue detyren e shqiptareve me u bashkua per shpetimin e kombit. Folen shumë bukur edhe Ali Zeku i Vranjes, Pretash Zeka Ulaj i Kojes, Lucë Maxhi i Luharit, Dokë Martini i Tuzit, Mehmet Murati i Mileshit, Selman Juku i Dinoshes, Nikë Gjeloshi i Kastratit, Llesh Marashi i Shkrelit, Prekë Gruda dhe Pjeter Pretashi të Grudes. Pjetri në fjalim e siper u drejtua kah Deçiqi dhe i parashtroi bukur e me hollesi luftnat e Malsisë Madhe per liri të atdheut,tue thirrë Deçiqin Vlonë e Vlonen Deçiq, e tue vertetue çdo thanje me fakte historike mbasi Deçiqi me burra fatosë të Malsisë, në prill 1911 i hapi rrugen me guxim martiresh Vlones per lavdinë e Flamurit të Kastriotit në nandor 1912…”11.  Në Malësi të Madhe , në Tuz , do të mbaheshin disa kuvende e beslidhje si ato të 30 majit 1943, 19 qershorit 1943…12.  Per të vijuar me kuvendin  e 26 korrikut  (1943) në Çesme të Koplikut që në histori njihet me emrin “Lidhja e Çesmes”.13.  Vlenë të kujtohet se Malesia e Madhe gjatë pushtimit fashist nuk kishte qenë një “Ishull” i izoluar nga trojet e tjera shqiptare , pasi Malësia kishte pasur edhe perfaqesuesin e vetë, Pater Lekë Luli nga Kastrati…14.  Ndersa Beslidhja tjeter e më të gjerë, e cila u realizua me daten 12 nentor (1943) , ku pjesmarrësit u betuan: “Betohem në emën të Perendisë, mbi nderin tem dhe mbi flamurin kombëtar, se do të zbatoj me perpikmeri të gjitha pikat e beslidhjes dhe të program-veprimit të Malcisë Madhe, Rranxave e të Postribës, per mbarvajtjen e vendit, per nderimin e gjakut derdhur prej të parëve tanë, per liri dhe per të mirën dhe të mbaren e atdheut. Në Beslidhje u muaren disa vendime që duheshin zbatuar nga të gjithë dhe në marrveshje. Per ndjekur e zbatur vendimet e Beslidhjes u miratua Keshilli i Pergjithshem i perberë nga: Smajl Haxhia (Hot), Kolë Zefi (Grudë), Gjokë Doda (Kastrat), Prekë Cali (Kelmend),Pjeter Gjoka ( Shkrel), Nik Zeka (Triesh ), Pretash Zeka Ulaj (Kojë), Jonuz Sokoli (Reç),Osman Haxhia (Postribe)… Ky keshill mbeshtetej edhe nga disa forca vullnetare…15.  Kjo Beslidhje në Pranveren e vitit 1944 ishte perkrahur edhe nga Trevat e Dukagjinit, Gurit Zi, Anes Malit, Malit të Kolajve dhe thuajse nga e gjithë Nenshkodra me në krye Berdicen e Trushin.. Shkodra me 13 maj 1944 shpallë Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet “Lidhja e Shkodrës” të drejtuar nga patrioti i klasit parë Ndoc Çoba (ish kryetarin e konferences se Pezes)..16.  Data 28 nentor 1944 shenon Beslidhjen e fundit më të madhe per nga shtrirja teritoriale, e cila parashikonte edhe organizimin e luftes në mbrojtje te trojeve etnike shqiptare të Malësisë së Madhe nga rikthimi nën Malin e Zi e Jugosllavi…17.  Vlen të kujtohet se Beslidhjeve të trevave të Shqiperisë veriore e më gjerë u ishte bashkuar edhe Kosova martire që me kuvendin e saj historik të 16 shtatorit 1943, që u quajt “Lidhja e dytë e Prizrenit”, me në krye nacionalistet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhafer Deva e tjer…18.  

Malësorët në luftë me Çetnikët dhe partizanet Jugosllav: 

Kuvendet e beslidhjet e Malësorëve të Malesisë së Madhe, viheshin në zbatim duke mbrojtur kufijët etnik shqiptar , si nga çetnikët dhe nga partizanët malazezo-jugosllav të Titos, të cilët herë pas here sulmonin befasisht trojet shqiptare që ishin bashkuar me Shqëpërinë nanë. Veprimeve represive të çetnikëve dhe partizanëve komunist malazez-jugosllav (që nuk dallonin në antishqiptarizmin e tyre), u pergjigjeshin flakë për flakë trimat atdhetar malësorë të udhëhequr trimërisht e mençurisht nga prijësit e flamurtarët e tyre, ku veç të tjerëve do të dallohej flamurtari i Kojës Pretsh Zeka Ulaj.  Nga këto beteja mbrojtëse mendova të “veçoj” vetëm  dy, atë të datës 3 Nentor 1944, kur partizanet e Titos tue shkelë premtimet e bame, i kishin pas rrethue me tri brigade naten tinzisht, Kojen e Luharin tue mendue se në këso netesh të veshtira dorzohen pa kushte. Mirpo burrat e ketyne dy krahinave të vogla shqiptare të prime nga Pretash Zeka Ulaj  nuk kanë ndigjue për të gjallë me u nënshtrue. E kanë fillue luften e qitë kushtrimin per ndihmë  maleve te tjera… Partizanet e Titos  u thyen e u vunë në ikje, pa e pritë i pari të mbramin. Përsëri me 4 nentorit 1944, çetnikët, por edhe partizanët e Titos sulmojnë trojet shqiptare. Darsem pa mish nuk ka, humbje kemi pasur edhe ne, porse jo sa malazezet. Kah ana jonë u gjeten të vramë edhe Gjekë Preçi i Kojes dhe i riu guximtar Marash Ujkë Lulgjuraj…”.19. 

Në vend të epilogut !  

Pretash  Zeka i Kojes,  ndonse një prijës i madh, i fjalës dhe i veprës , ai kurr  sukseset dhe meritat si në kuvende burrash apo në luftë nuk ja dedikonte vehtes , por trimave të Kojës që i besonin , e donin , e dëgjonin dhe e respektonin. Ka mbetur proverbiale  nga një kuvend burrash në Kojë fjala e Pretash Zekes , kur atë e pyeten Bajraktar (Flamurtar)  prej ka vjen gjithë kjo fuqi e jotja ? –“Shumë lehtë , me që jetoj në mesin atyre burrave , sepse secila shtepi kojase mund të japë nga një bajraktar (flamurtar)”- u pergjigj Pretashi me buzqeshje”.20.  Edhe mbas luftës së dytë botërore dhe rikthimit të kufirit të viteve 1878-1913 , Pretash Zeka Ulaj ka qënë shembull e simbol i një burri patriot , i një burri të vertet të urtë e trim , që ruajti me fanatizem virtytet , vlerat , zakonet , doket e jetën fisnike të malësorve shqiptarë. Këtë ai e demostroi sa ishte gjallë në raste , festash , dasmash, fejesash,  gëzimesh , hillërimesh dhe në jetën e perditshme. Ai runate me  « fanatizën» në shtëpinë e tij flamurin kombëtar shqiptar, si dhe veshjen kombëtare të malësorëve , veshje me të cilën edhe u varros kur vdiq në vitin 1962…. Në perkujtim e nderim të vepres patriotike të flamurtarit të Kojës Pretash Zekës Ulaj , në Kojë, që nga viti 2004 i është ngritur një shtatore madhështore , ku aty pranë janë të perjetsuar edhe shtatë dëshmorët kojas të Flamurit të Deçiqit-1911… 

REFERENCAT :

1.Fran Gjeloshaj , “Koja ndër Shekuj” ,fq.149. 

2.Ndue  Bacaj ,Kryekryengritja e Malësisë së madhe kundër perandorisë Turkeosmane 1911, ,fq.35, botim i dytë, Fiorentia-Shkodër 2019. 

3.Prekë Gruda, sa kam shpresë kam shpirt, Ditari i një Zemre të Lendueme -1-, fq.205, Tirane 1995.  

4.Ndue Bacaj, Rrethimi i Shkodrës 1912-1913 dhe Malësorët, i pamë në rrethanat e atyre kohëve, Fiorentia-Shkodër 2019. 

5.Ndue Bacaj ,Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë…fq.96, Fiorentia- Shkodër 2020. 

6.Ndue Bacaj, Lfta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, fq.103-104.  

7.Ndue Bacaj , Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë, fq.107-108.  

8.Më hollësisht me emrat e plotë të nënshkruesve shih : At Marin Sirdani “Ndricime te historise,kultures dhe artit shqiptare,fq.61-62. Prishtinë 2002. 

9.Fletore zyrtare 7 gusht 1941. 

10.Mul Deli Bajraktari,Beslidhjet e Malësisë, kujtime 1939-1945, fq. 32.Shkodër 2004. 

11.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.232-233.  

12.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.238-243.  

12.Prek Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme…(1937-1975), pjesa e parë,fq.238-243.  

13.Mul Delia “Beslidhja e Malesise Madhe”,(kujtime 1935-1945)fq.45-54.

14.Uran Butka “Mukja shans i bashkimit,peng i tradhtise”,fq.25-29.Tiranë 1998.  

15.Mul Delia,po aty…fq.79-81, plus edhe deshmi gojoretë  mbledhura nga N.B.

16.Uran Butka “Ringjallja “,fq.116-117. Tetovë 1996.  

17.Lazer Zadeja “Dom Ndre Zadeja”,vepra.2.,Shkoder 1996,fq.137.  

18.Serge Metais “Historia e Shqiperise, nga Iliret deri tek pavaresia e Kosoves”,fq.319-320. Tiranë 2006. 

19.Prekë Gruda,Ditari i nje Zemres se Lendueme -1- 1937-1975,fq.329-330.  

20.Gjekë Gjonaj ,Gujrmëve të  kohës, fq.102-103 ,botim i vitit 2008 –Lezhë.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj, Pretash Zeka Ulaj

NË GJURMËT E HISTORISË SË KRYEQYTETIT REZERVË TË ILIRISË, MEDUNIT ILIRO-SHQIPTAR

September 20, 2021 by s p

Ndue  BACAJ

Kushdo  që  deshiron të njohë historinë mijera-vjeçare  të trojeve autoktone ilire , ku ka banuar fisi Ilir i Labeateve ,është i ”detyruar” të “takohet” ndër shekuj me emrin famemadh të keshtjelles e qytetit të Medunit. (I njohur në histori edhe si kryeqyteti rezervë i Ilirisë).  Perkunder fames së  shkruar apo trashiguar  nepermes gojdhenave, sot, si deshmi të ketij qytetrimi mbi dymijë vjeçar mund të shohim disa  mbetje arkeologjike të ruajtura nëper muze apo të fiksuara në celuloid ,si dhe muriet e rrenojat që gjinden në krahinen shqiptare të Kuçit të mbetur (fatkeqesiht edhe të ndergjegjesuar) nën kufirin politik të Malit Zi , por jo të mbetur nën kufirin historik , pasi ai na perket në perjetsi ne shqiptareve , trashigimtar  të ilireve..

“NJOFTIME”  MBI  LASHTESINË  E  MEDUNIT

Në trojet Ilire ,si në ato Europiane  të kohes tyre kanë lulezuar qytete e keshtjella  të ndertuara nga banoret vendas , Ilirët.  Keto ndertime e fortifikime  kanë pasur vlera qytetrimi ,zhvillimi ,por edhe  mbrojtje  nga sulmet e fiseve e mbreterive të ndryshme , që lakmonin  keto troje të Ballkanit. Meduni (si shumë  keshtjella e qytete ilire) ka qënë në  vemendjen e  studiuesve ,historianeve ,gjeografëve dhe albanologeve  që në kohet e lashta e deri sot ,por ne menduam ta fillojme me  Milan Shuflajn , albanologun dhe historianin që u ekzekutua nga falangat e jabanxhinjeve sllavo- serbë ,vetem se  shkruante  të verteten dhe vetem të verteten  historike të të parëve  banorë të Ballkanit (iliro-shqiptar..).Nga ky shkencetar i albanologjisë  citojmë  : “Si tip të një keshtjelle të vjeter ilire mund të marrim Medunin  në krahinen e Kuçit ,në lindje të Malit Zi , e cila  deri në kohen me të re ka qënë një fortesë me rendesi , me mure ciklopike  dhe me një shkallë shumë të vjeter të gdhendur brenda në shkemb. Meduni është  një nga keshtjellat e rralla të botes , që kanë një histori më teper se dymijevjeçare. Kjo është keshtjella  Medeon , Meteon që permend Polibi dhe Livi…”.1.  (Kujtojmë se Historiani Polibi (Palybios ) nga Arkadia ka jetuar rreth viteve 200 deri ne 120 para lindjes Krishtit , dhe  vepra e madhe e tij  është “Historia”, ndersa  Tit Livi (Livius) ka qenë  historian nga Padova (Itali) ,dhe ka jetuar nga viti 59 para Krishtit deri në vitin 17 mbas Krishtit , kryevepra e tij njihet ajo me titull “Ab  Urbe Condida”). Ne librin e XLIV  Tit Livi  ndër të tjera shkruan : “..Perseu i Maqedonisë  , të cilin kopracia nuk e linte  tu jepte fund marrveshjeve që kishte me Gentin, mbretin e Ilirisë , per ta bërë per vehte ,si pa se romaket hyne ndër qafat , e se po afrohej ora e fundit vendosi të mos e zgjaste  më dhe me anë të Hipisë , delegatit vet i premtoi mbretit të Ilirisë treqindë talente të argjendta. Pasi u moren vesh të shkembenin pengjet  në natyrë dergoi Pentauhun , një nga miqtë më besnik per ti dhenë fund marrveshjes. Pentauhu u takua  me mbretin e Ilireve në Meteon të Labeateve…”.2.   Duke u bazuar në historianet që siprcituam mesojmë se  Meduni në nivel qyteti dhe keshtjelle  është njohur  të pakten  mbi  njezet e tre  shekuj  më parë.. Meduni pereveçse qender e rendesishme e fisit të Labeateve , ka qenë edhe Kryeqyteti rezerv i Ilirise. Per ketë  Polibi e Livi shkruajnë se Meteoni (Meduni..) është qytet në token Labeate ( Meteon Labeatidis terrae ). Dhe ketu në vitin 168 (para Krishtit) legati romak Perperna zuri  rob të shoqen e Gentit (mbretit ilir)  Etleven me dy djemt  , Skerdilaidin dhe Pleuratin  dhe  vllanë e Gentit , të cilet i derguan në Romë , per të kurorzuar  triumfin e fitores mbi Iliret.. 3.  Një historian i njohur i fundit  të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX shkruan se ; “… Në zonen karstike  disa keshtjella  që nga periudha Ilire e deri në  ditet e sotme sherbenin perherë si fortesa , si Medeoni  në krahinen e Labeateve …Medonum në dokumentet e shekullit XV. Edhe sot ekziston Meduni i mirnjohur  ,një keshtjellë e ngritur lartë  me mbetjet e mureve  ciklopike  dhe shkallet shkembore të sterlashta  në një shkemb të bardhë në krahinen e fisit të Kuqit ..”.4.  Vlen të “nenvizojme” se  ky njohes i shkelqyer i historise së sllaveve të jugut (Konstandin Jirecek), krahines së sllavizuar edhe në toponim  (Kuçit) ja shenon emrin ne shqip  KUQI , siç e ka në të vertet..   Mjaft Interesant është edhe studimi i një  shqiptari nga Trieshi i cili shkruan se ; qyteti i Medunit shtrihet në pozicion të pershtatshem gjeostrategjik , ku gjatë historise  ka luajtur rolin eksluziv  në pikpamjen  ushtarake-strategjike , në kombinacion edhe  si stacion tregtie në drejtim të rruges kah lindja–Dardani.   Legjenda nga koherat mitologjike thotë se qytetin MEDUN  e kanë ndertuar Dardanet , dhe se ka qenë kryeqytet rezervë i shtetit ilir. Vargu i liticave shkembore poshtë qytetit emrohen (Peuta) Teuta –mbreteresh e ilireve. {e cila filloi te mbreteroi ne vitin 231 para Krishtit}. 5.  Vetem themelet  qiklopike të keshtjelles së vjeter ilire  M e d u n  u bënë ballë  të gjithë shekujve. Në periullen e mesjetes  kjo keshtjellë formonte  “kyçin e dy Zetave  ,në fillim të Zetes Siperme”.6.  Edhe pas pushtimit romak , Plini … verteton  se fisi Ilir Labeat ka vijuar të populloj jo vetem Medunin , por edhe qytete të tjera Ilire si Ulqinin (Olcinium ,Ulcinium ) dhe  Budua-n (Bouthon) që paraqitnin një tip të veçantë të keshtjellave  më të moçme Ilire…7.  Nenvizojmë se Gai Plin Sekundi ka jetuar në shekullin e parë mbas Krishtit ,dhe është autor i vepres madhore “Historia e Natyres” ku shkruan  mbi luftrat Iliro-Romake… Meduni mbas pushtimit romak , e veçanarisht pas ndarjes së kesaj perandorie në dy pjesë (viti 395 mb.Krishtit),ku tashma provinca  Ilirie mbeti nën perandorin romake të lindjes  (Bizantin) ,duket se e humbi disi rendesinë ,pasi pushtuesit e perdoren më shumë si një keshtjellë apo kala per të  strehuar  ushtrinë dhe familjet e hierarkeve të lartë të tyre. Është pikrisht kjo aresyeja që shkruhet se  ndër kohnat e despotit  serb  Gjergj  Brankoviq (shek.XIV)  ajo permendet si  qytezë me emertimet Medomun  ose  Modon . Nga studiuesi dhe albanologu Xhuzepe Valentini në mesojmë  se në vitin 1426 në keshtjellen e Medunit  u realizua një pakt në mes (pushtuesve) venedikas dhe Gjergj Brankoviçit ,me qellim  mbrojtjen e perbashket nga invazionet  otomane që tashma ishin bërë një rrezik real..8.  Ndersa një pershkrim (i mëvonshem ) venecjan atë e quan “thjeshtë” vetem një keshtjell me një kullë të vogel  ku mezi mund të banojshin komandanti me disa rojtarë. Ende  në vitin 1456 atje komandonte Miloshi ,një vojvodë i despotit ,por shpejt u futen në Medun turqit… Për këtë qellim madje muar edhe nje top prej venedikut Ateherë  Stefan Cernojeviq i Malit Zi desht tju a rrembente ketyre ketë çeles, por u mundua kotë…9.  Fortesa vuajti shumë  në kohen e luftrave me turqit  në shekullin e XVI…10.  Mariano Bolizza, një aristokrat prej Kotorrit , shkruante me 1614 se Meduni ishte një kala e pamarrshme ,por e shkaterruar (mal gurdata  e quasi destrutta) me 200 banorë  e një aga ose dizdar turk per komandant. Dihet se çfar rendesie ka pasur ky vend edhe në historinë më të re per Malazezet. Sidoqoft Meduni është një ndër qytezat e pakta të Europes, historia e  të cilave  shtrihet pertej  njezet shekujsh…  11.  Keshtjella u rrënua fare mbas disa kohesh ,sepse në vitin 1693 fisi shqiptar i Kuçit  i kerkoi ndihmë  Venedikut per të ndertuar një kullë  në kodren e Medunit, e cila zotron rrugen që perdornin me fort turqit per invadime…Të dyja linjat nepermjet seleksionimit  të keshtjellave me rezistente u bënë djepi i formimeve  të qyteteve të pastra të mesjetes..por që fuqia e natyres dhe dora e barbareve i shkaterruan plotesisht ,gjë që e shohim me sy në një qytet antik…12.  Meduni ndër shekuj ka qënë edhe një  qender e rendesihme e hierarkisë  kishtare të besimit katolik  ,ketë e “verteton” edhe ipeshkevi famemadh i shekullit XVII  Pjeter Bogdani i cili në një relacion të tij të dates 24 mars 1684 ndër të tjera shkruan: “Peshkopata e Medunit… është e shkretë dhe pa bari (Peshkop) qyshse vendi iu shtrua sulltanit.  Peshkopata e Medunit fillon nga  peshkopata e Kotorrit  dhe duke mbajtur  drejt  lindjes  neper lumin  e Gentes , perfshinë  Genten e Siperme  dhe popujt shume trima  të Kelmendit , Grudes , Hotit , Piperit, Palbardhit dhe Kuçit.. 13.  Ky relacion i fundit të shekullit XVII tregon jo vetem per rendesinë historike të qytetit dhe kshtjelles së Medunit  shqiptar ,por tregon se trevat e siperpermendura  shqiptare  kishin ruajtur deri ateherë edhe besimin kristian të ritit katolik.. Një studiues i kohes sonë nga trojet  shqiptare të Malesisë së Madhe  të mbetura nën kufirin politik të Malit Zi  e “vlerson” Medunin si një  tip të qytetit  fisnor ilir …në rrethin e Kuçit të sotem në pjesen perendimore të Kojes e Trieshit..14.   Per qytetin e keshtjellen e Medunit kanë shkruar dhe shkruajnë edhe shumë autor të tjer vendas e të huaj , por unë mendova t’u “referohem” dy arkeologeve austriak; Kamilo Prashniker dhe Arnold Shober, të cilët kanë vizituar Medunin e më gjërë në vitet e luftës parë botërore (1914-1918).  Studimi  mban titullin “Kerkime arkeologjike  në Shqiperi dhe në Mal të Zi”. (Botimi është autorizuar  nga Akademia Austriake e Shkencave…). Nga ky studim  citojmë : “…Me 29 dhe 30 maj 1919 gjurmuam Medunin , të cilin Evans dhe Pac , nisur  nga ngjashmeria e emrit  , e paten identifikuar si qyteti i vjeter ilir  Meteon… Meduni ndodhet në verilindje të Potgorices , 9 km në vije ajrore. Një rrugë e keqe kalon… buzë malit të Kakarriqit (Kakarricka gora) dhe me tej rrezë masivit  malor të quajtur Doljani… i cili mund të shkapercehet vetë në një shpat të pjerrët përballë fushës së Podgoricës, prej ku mund të arrihet në luginen malore të Medunit… Në pjesën shkembore, mund të ngjitesh  nëper një rrugë të vjeter kalldremi, pranë të ciles  aty ketu , kemi vënë re gjurmë të një rruge antike të gdhendur në shkemb. Lugina e vogel malore e Medunit  ndahet në dy pjesë të  pabarabarta , nga nje kurriz shkembor që zhvillohet në forme s-je dhe që pret luginen terthorazi në drejtimin verilindore. Në poljen e vogel jugor pa dalje gjendet fshati Donji Medun , shtepitë e pakta  të të cilit i ngjeshen shpatit jugor të kurrizit shkembor. Më në veri me një peisazh akoma më karstik, shtepitë e Gorni Medun. Kodra shkembore e siperpermendur ka një maje të gjërë në pjesen perendimore, një zbritje në formë lugu në qender dhe një kokë shkembore  nga lindja , 586 m  mbi nivelin e detit , tri faqet e së ciles  janë pothuajse perpendikulare. Në pjesen më të lartë  me shpate të thikta gjenden muret e punuara  me gurë të thyer të një çitadele të vogel…  Në shtepitë e Donji Medunit shpesh herë vihen re blloqe të mëdhenjë të punuar në formë kuadratike. Pasi lë shtepitë e fundit  ngjitesh lartë drejtë lugut dhe do të gjendesh në një rrugë antike të punuar në shkemb e cila ,pas dy kthesash të forta ,të çonë siper në koder. Rreth 2 m e gjërë , ajo kapercen pjerresinë e shpatit me ndihmen e shkallareve të  shumta , 0.70 m deri 0.90 m të larta ,të gdhendura në shkemb. Gjurmë të kesaj rruge dallohen ende më lartë , në shpatin perballë çitadeles  në anen jugore të kreshtes shkembore. Në kthesen e parë të  rruges ndeshen gjithashtu  mbeturina të murit antik. Ketu rruga futet brenda murit rrethues të Meteonit antik , në krahun jugor të të cilit  është ruajtur faqja  e një porte, e dëshmuar në dy blloqe të medhenjë in situ. Prej ketu ndjekim linjen  jugore të kodres  drejt shpatit perendimor , buzë të cilit aty-ketu  shihen shkembinjë të punuar per murin me një deri në dy rreshta guresh kuadratik.  Në të shumten e rasteve muri është shembur  bashkë me shkembin. Gjurmë të pakta deshmojn se muri qarkonte pjesen perendimore pak a shumë të shtrirë, e vetmja hapsirë  per shtepitë e qytetit.  Linja e murit vazhdon pastaj gjatë në pjesen veriperendimore. Dhe veriore me pak të pjerret.  Një grumbull germadhash ,brenda të cilave fshihet  një kullë e ndofta një portë , deshmon per vazhdimin e murit ,aty ku rruga mesjetare  per në çitadelë  bënë një kthesë të fortë. Më tej muri ndiqet per gjatë rrezes veriore të kodres ,ku dallohen tri kulla të vendosura në distancë pak a shumë  24 m larg njera-tjetres , ndersa në mesin e kodres  muri është shumë i shkaterruar dhe së shpejti ka gjasa të zhduket tersisht. Në gjysmen lindore ,në krahun e ngushtë të shkembit të çitadeles ,perpara Kishes, majtas mund të shihen shembinj  të punuar  që kanë sherbyer  si bazament per vendosjen e murit ,çfar deshmon  se edhe në lashtesi çitadela  ka qënë zona qendrore e tërë vendbanimit ,akropol.  Akropoli dhe qyteti i poshtem kanë qënë  rrethuar nga një murë dhe brenda kesaj siperfaqe akropoli vetë do të ketë qënë hapesirë e veçuar dhe e  fortifikuar.  Një ndarje tjeter shihet në zonen e siperpermendur në formë shale.. Ketu gjendet trakti me i ruajtur  dhe më madheshtor i murit antik të Medunit, 7 m i gjatë dhe 2 m i lartë  i cili niset nga porta e siperpermendur  dhe pret terthorazi shpinen e kodres ,duke e mbyllur  atë. I punuar me gurë të medhenjë 1.50 m  të gjatë dhe 1.15 m të larte ,ai perfundon ne krahun jugor me nje shpatull me profil anesor te gdhendur ,dhe buzë rruges merr kthesë  nga lindja. Mund të pranohet se ketu në rrugë ka qenë një portë  dhe se per të shkuar në akropol duhej kaluar neper tri porta. Teknikisht ky murë perputhet në të gjitha aspektet me muret e Lissosit…(Lezhes ,pra me ato Ilire, N.B.). Matriali ndertimore është gurë gelqeror vendas. Zakonisht janë ruajtur  një deri në dy rreshta guresh dhe vetem në një rast pesë. Kemi të bejmë me të njejtin sistem pseudopoligonal ,që është karakteristikë në Lissos ,të kombinuar në kulla e  muratur  katrore.  Kullat janë të lidhura me murin ,kanë dalje jashtë murit 4-5 m dhe faqe ballore në gjersi mesatare  9 m. Të gjitha qoshet e kullave kanë një linjë të profiluar, perpendikulare , të punuar mirë ,të gjërë plus-minues 0.08 m.   Brenda mureve nuk është ruajtur asnjë germadhë -banese ,as nga germimet nuk shpresohet shumë ,mbasi kudo shihen  qartë shkembinj të zhveshur.   Në fund duhet permendur një  nishe e madhe votive , gdhendur në shkemb ,në shpatin perendimore të akropolit ,djathtas rruges , poshtë kulles rrethore veriperendimore të çitadeles. Në siperfaqen e lemuar të shtrojes duken pjesë të thelluara  ovale që sherbenin per vendosjen e objekteve votive.15. 

Datimi i mureve të Meteonit behet duke krahasuar ato drejtperdrejt me muret e Lissosit …Keshtu edhe muret e Meteonit i perkasin  shekullit IV-III  para Krishtit…Datimi mbështetet dhe nga fragmente  të pakta qeramike me vernik të mirë të zi kryesisht me prodhime të importit grek ,të cilat i kemi gjetur në boshlleqet  brenda murit...  Në rrezen veriore të majes perendimore të kodres shtrihet një  nekropol i dystë , i cili sipas eksperiencës  sonë (Shober-Prashniker N.B.) mund të ishte një varreze mesjetare ,apo akoma më heret. Varret kufizohen nga unaza të rregullta në formë ovale që shkojnë në katerkendesh ,të formuar nga gurë shkembore natyrore ,të papunuar ,të vendosur pranë njeri tjetrit  pa ndonjë lidhje të veçantë. Varreza të ngjashme kemi gjetur në zona të ndryshme të shkelura nga ne ,të cilat janë perdorur deri vonë si nga banoret e kristianë ashtu edhe nga ata muhamedan. Me që  banoret e Medunit nuk dinin asgjë mbi periullen e shfrytezimit  të ketij nekropoli , Shober hapi njerin nga varret , pozicioni i të cilit  precizohej mirë permes unazes së ruajtur të gureve. Unaza kufizuese perbehej nga kater blloqe të medhenj të vendosur në anet gjatesore dhe nga tre gurë të vegjel në pjeset e ngushta. Rezultati  ishte i habitshem. Në anen jugore të gurëve  ,pra jo në qender të unazes ,në thellesi 0.8 m  u gjënd një skelet i shkaterruar me kokë nga lindja. Djathtas  e çelur , i cili fatkeqesisht ishte demtuar aq shumë  nga lageshtia e tokes , saqë nuk mund të shpetohej. Paretet ruanin akoma gjurmë të vernikut zi. Djathtas  pranë kembeve një kupë e vogel me baltë natyrore dhe parete të hollë , pranë femurit të majtë një shishe e vogel, me parete mjaft të trasha dhe të ashpra, me trup sferik dhe qafë të gjatë dhe të drejtë. Inventari e daton skeletin rreth shekullit III para  Krishtit, pra në periullen e kalasë  së Meteonit. Po në çfar raportesh ndodhet varri i germuar nga Shober me tërë nekropolin ?.  Që i gjithë nekropoli i perket periulles antike nuk mund të thuhet , perpara se hapja  e varreve të tjer të jepte deshmi per ketë…”..16.  

RRJELLOJAT E  “EMRIT”  MEDUN 

Toponimi i qytetit apo keshtjelles ka një histori me vlera të dukshme  Iliro-shqiptare ,pasi me gjithë stuhitë e vershimeve e pushtimeve që kaluan mbi keto troje nuk  munden të ndryshojn , asgjesojn apo të lekundin  aromen autoktone  ,të “rrenjes”  të “emrit” që nga Meteoni , Medonum ,Modon e deri tek Meduni…  Gjithsesi ne po e fillojmë  me një legjendë , e cila thotë  se qyteti  mban emrin e  Medes legjendare ,gruas së agronautit  Jazon , i cili me ndihmen e një princeshe  rremben leshin e artë  nga thonjet e një perbindeshi. Jazoni duke mbajtur premtimin  u martua me princeshen. Me të marrë vesh Medea per hakmarrje  vret dy djem e tij  e të sajë.   Ekzistojnë  mendime  që qyteti  ka fituar emrin  sepse  ka qënë  fron i mbreterve – Medont …Duke ditur se onomastika  ilire nuk bazohet  kryesisht në mite  e legjenda ,por ka burime në karakteristika topologjike natyrore të vendit…mendohet se gjeneza e toponimit  vjen nga bimet medicionale , si per-shembull Medra ,ose mendra-pelini ,menta që permban  veti  sheruese ,që iliret  ja njihnin keto veti me ndikim hyjnor , meqense iliret adhuronin perendeshen  e shendetesisë  MEDAUR …17.  Nga  studiues e albanolog të ndryshem mesohet se  MEDAUR (Medaurus) ka qenë  Perendi (pagane) e Ilireve , ku herë citohet si perendi e shendetesisë ,herë si perendi e mbrojtjes dhe herë si perendi e luftes e tjer.Ketë e perforcon edhe studiuesi “Ilirolog” Aleksander  Stipceviç , i cili shkruan se: “MEDAURUS –Hyjni-Ilire, e njohur si  mbrojtese ,por edhe si hyjni e Mjeksisë,që vjen nga rrenja  Med=Mjekoj..”.18.   Edhe sipas mendimit tonë  “emri” i qytetit të Medunit ka gjasa që të kenë në themel emrin e prendisë pagane  Medaur , pasi vet pozicioni ku është ndertuar qyteti apo keshtjella  ploteson “kushtet” e vendit  të shendetshem (klimaterik) ,  e vendit  me favore mbrojtese natyrore ,qoftë kjo mbrojtje  edhe  duke luftuar.. Është interesant se  në defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodres  të vitit 1485 gjinden  toponimet Medon që shkruhet  fshat ,por të varur nga  Kalaja e Medunit (fq.135),ndersa në një faqe  tjeter të ketij defteri e gjejmë të rikonfirmuar  perseri  toponimin Medoni por ketu paraqitet si qender e rendesishme administrative , ku varej  fshati Fupos..(fq.390). Ndersa në regjistrimin e 12 viteve më vonë (kur futet në defterin osman per herë të parë Kelmendi) del  i shkruar qartë toponimi Meduni , kur tregohet per rrugen që kalon prej kalasë ( Medunit) në malet e Kuçit dhe zbret në Plave ,dhe thotë u shkrua me 5 mars 1497. 19.  Pavaresisht nga zevendesimi i ndonjë shkronje (ndër mote e shekuj) që na ka sjellur “ndryshimin” nga  Medaur në Medun ,rrenja tingellon gjithnjë e pandryshuar ,gjë që jo vetem e kanë vënë re  fallsifikatoret sllav, turq e tjer ,por e kanë pasur të pamundur  ta ndryshojnë e aq më pak ta “sllavizojnë” toponomastiken e Medunit deri sot në fillimet e shekullit XXI…

“BANORET”  E  MEDUNIT  DHE  DISA  NGJARJE  HISTORIKE… 

 Perkunder fames  të qytetit e kalasë së Medunit ,ka fare pakë dokumente që  tregojnë  per  banoret apo shtepiat e kesaj qendre urbane-qytetare ndër mote e shekuj.. Pjeserisht per statestikat e popullsise së Medunit e rrethinave fillojmë ti  mesojmë fare vonë ,veten  nga fundi i shekullit XV. Në defterin e regjistrimit  të sanxhakut të Shkodres të vitit 1485 të bërë nga pushtuesi otoman , gjejmë  disa të dhëna që flasin “indirekt” per Medunin. Konkretisht shkruhet: … Fshati Medon , që varet nga kalaja  e Medonit  në kazanë e Potgorices ,është varosh i kalasë  së permendur më lart.  Ketu jepen emrat e  15 kryefamiljareve  që korespondojne me  15 shtepia ,si dhe të ardhurat nga taksat, 20.    Nga ky defter  mesojmë se fshati me emrin FUPOS varej nga Medoni, por shkruhet se nuk erdhen per tu regjistruar ,prandaj u muaren nga defteri i vjeter. Ketu janë të regjistruar  emrat e 7 kryefamiljareve që do të thotë 7 shtepia, dhe të ardhurat perkatese që vilte shteti otoman.21.  Vlenë të  thuhet se emrat dhe mbiemrat janë në pergjithsi në të dy rastet me tingellim ortodoks ,por jo sllav( pasi u mungon edhe prapashtesa viç ose viq). Ketë të vertet historike na e perforcon edhe  një studiues sllav siç ishte Gerbiçiqi , ku kuçasit i quan  malesorë kryengrites që janë nën udheheqesinë e ushtarakeve turq në Medun, dhe thotë se janë të fesë katolike  me 490 shtepi dhe me 1500 ushtare…22.  Gjithashtu duhet të sqarohet se  ortodoksia  kishte filluar të fitoi një farë statusi nën pushtetin e Osmaneve ,ndersa Katolicizmi konsiderohej ende armik i patolerueshem i perandorisë aziatike ,ndaj per ti shpetuar persekutimit dhe privimeve të pafundme ,shqiptaret katolik kishin  filluar “perqafimi” e ortodoksisë ,që  të “pakten” ishte besim kristian e jo si ai i pushtuesit… Gjithsesi  në disa dokumente  që bejnë fjalë per historinë e Shqiperisë të viteve  1593 – 1602   shkruhet se  shqiptaret janë një kombë që  banojnë  prej maleve të Shqiperisë deri  në Danub. Prej ketyre  ,ata që janë në Dardani dhe më afer maleve që u thanë ,mund të bejnë  shumë levizje  dhe keta janë : Piperit ,Kuçasit , Kelmendasit ,  Palbardhasit dhe të tjer në vendet e Plaves  ,ndër të cilet janë shumë shqiptare që jetojnë  sipas ritit romak (Katolik N.B.). Dhe keta janë  ata që , meqë kanë  vende të forta ,dhe prej natyre janë shumë të eger  akoma nuk kaë lejuar të nenshtohen prej armeve të sulltanit… Po ketu mesojmë perseri se disa shqiptar rrojnë sipas ritit latin ,disa sipas ritit  grek (ortodoks).  Por që të gjithë jetojnë … në atë pjesë që quhet Shqiperi .. 23.  I shkruam keto duke pasur parasysh se  qyteti apo keshtjella e Medunit ,ishte edhe kryeqendra e treves historike të Kuçit… Pavaresisht rrokopujave historike  mbas  pushtimeve otomane  në gjejmë disa konfirmime të dokumentuara se  në keto troje vijonin të ishin zoter të vendit tyre , banoret  autokton shqiptar që me qendresë dhe sakrifica kishin ruajtur jo vetem identitetin kombetar ,por edhe atë  fetar (kristian-katolik). Në vitin 1614 relatori Mariano Bollizza  e quan (Medunin) një fortifikatë  pothuajse të shkaterruar “piazza mal guardata e quasi destrutta” dhe kishte vetem 200 banorë.. 24.  Meduni mendojmë se kishte arritur në ketë gjendje të mjerueshme pas  Kuvendit nderballkanik të Kuçit të zhvilluar me 15 korrik të vitit 1614 ,ku kishin marrë pjesë 44 krerë  shqiptar dhe ballkanas të tjer , dhe kishin vendosur të luftonin pa kompromis kunder pushtuesve të perbashket  turq. Meduni ka vijuar të jetë një keshtjellë historike gjatë gjithë qendreses antiotomane të shekullit XVII të shqiptareve dhe aleateve të tyre ballkanik dhe europian. Disa nga  “dokumentet” që  vertetojnë qendresen dhe luften antiotomane që kanë lidhje me  keshtjellen e Medunit  ,po i rendisim si më poshte:

Me 6 tetor 1683  në pragun e kundersulmit të ushtrive  austriake ,mesojmë se Malet e veriut të Shqiprisë ishin në aleancë me ketë fuqi europiane  antiotomane, dhe  kishin arritur të ishin të lira. Në mes disa keshtjellave të rendesishme (si në Kelmend , Piper , Pult , Gash ,Mirditë ,Pukë e tjer ) që perllogariteshin si  pengesa per kalimin e ushtrive turke ,per  Kuçin rikonfirmohet keshtjella e Medunit.25.  Me daten 2 prill 1688 jepet një deshmi në lidhje me luftimet e zhvilluara kunder Sulejman pashes së Shkodres  dhe të tjereve  komandant osman . Malsoret  njoftohet se kanë shtenë  në dorë  fortesen e Medunit dhe presin të çlirohet Shqiperia…26.  Një leter e dates 26 qershor 1688 e senatit venedikas drejtuar proveditorit të pergjithshem  flitet per suksesin e luftimeve të Kuçit  ,Grudes dhe Kelmendit , ashtu edhe per forcimin e garnizonit  të (keshtjelles) Medunit..27.    Ndersa nga një relacion i Nikolo Ericos , proveditor i jashtezakonshem i Kotorrit  i dates 1 mars 1692  ,mesojmë se banoret e Kuçit (me  keshtjellen e Medunit N.B.)   të gjithë janë të ritit roman (katolik),dhe pas ketyre në veri janë piperasit e palabardhasit  ,të ritit grek (domethenë kristian ortodoks ,por jo sllav,N.B.). Të gjithë kapen në dhjetëmijë  e shtateqind  frymë  që japin një trupë prej dymijë e treqind  burra nën armë..28.  Në vitin 1717 perseri Kuçi ( pjesë e rendesishme e së ciles ishte Meduni) ishte në axhendat “Europiane” të luftes antiotomane. Per ketë konfirmohet se Kuçi së bashku me  Piperin , si troje safi shqiptare i ofronin Venedikut  3000 burra nën armë…Rusia dhe Austria  arriten në njeren nga marreveshjet e tyre të shumta , dhe sëbashku i shpallen  luftë Turqisë me 1788 , duke shpallur së qellimi  i tyre ishte  t’i  jepnin  fund  sundimit të  sulltanit. Së toku ata nxiten  malazezet të krijojnë  incidente kufitare me Turqinë. Mirpo me që nuk u besonte malazezeve  , i derguari austriak shkruante: “ Ne mund të mbeshtetemi shumë me fort tek besa dhe te guximi i shqiptareve  katolik të Berdes ,tek ata janë të shumtë  në numer si Palbardhet ,Piperet , Kuçet , Vasojeviqet  ,malsoret e Kelmendit  ,Hotit e tjer , që mund të  nxjerrin një forcë prej njezetmijë  luftetaresh, fortë më trima se sa malazezet”. Ky është një pasazh që paraqet mjaft interesë ,sepse shumë  nga keto fise shqiptare  kanë rënë sot nën sundimin malazez ,janë sllavizuar…dhe janë  perfshirë në kishen ortodokse..29.  Kuçi në organizimet “shtetrore” të ketyre koheve  paraqitet si Nahi (Komunë), por në organizimet e formave më të medha (rrethe apo diçka tjeter),ai bente pjesë me Nahi apo komuna të tjera të Malit të Zi.30.  Politika e dhuneshme ,por edhe joshese otomane  gjatë ketyre viteve kishte bërë të “mundur” që me organizimet dhe  ç’organizimet  e saja  keto treva safi shqiptare ,dhe nga më qendrestaret ti lërë në doren e jabanxhinjeve sllavo-ortodoks  malazez .Ortodoksia me gjithë qendresen  antiotomane ,kishte fituar një status të veçantë  me ndihmen e  Rusisë së asaj kohe. Per ketë aresye  Kuçi si disa treva të tjera shqiptare të ketyre aneve ,duke u perballur tashma me dy armiq të eger ,kishte menduar ti “shmangej” njerit. Fatkeqesisht  zgjedhja e Kuçit per tu “miqesuar” me Malin e Zi  kishte qënë   fatale…  Kuçasit katolik shqiptar duke menduar se ortodoksia si besim ishte kristian ,(pra i afert me besimin e tyre) ,ata u ortodoksizuan per ti shpetuar islamizimit. Mjerisht ortodosia  dalngadal nuk u muaren vetem besimin katolik ,por edhe kombesinë…Deri ne vitin 1878 Kuëi perseri dallohej qartesisht si komunitet autokton shqiptar ,madje edhe në dokumentet e Malit Zi  shenohej i till.31.  Studiuesja  angleze Edit’h  Durham ,shkruante se që nga lufta e viteve 1876 -1877 Kuçi është futur brenda kufijeve politik të Malit Zi. Por per herë të parë ai holli shortin me Malin e Zi në 1835 ,por bashkë me Piperin ,një fis tjeter , i cili pjeserisht është patjeter shqiptar , dhe ngriti krye me 1845 kur princi (malazez) Danillo u perpoq ti detyronte të paguanin taksa…32.  Ish konsulli i Frances në Shkoder , Hekardi ,tregon per një ngjarje afersisht të till (në shekullin e XIX) ,kur thotë se princi  malazez i  dha  urdher Mirkos të terhiqej ,dhe po shpresonte se kjo çeshtje nuk do të kishte pasoja. Por  pashai i Shkodres  urdheroj mbylljen e pazareve dhe u dergoi perforcime Kuçasve. Keta pushtuan Medunin ,ku gjendeshin  dhjetë malazez ,të cilet i vranë ose i zunë rober ,pastaj dogjen  të gjitha shtepitë e mbetura në kembë ,me pretekstin se ato u perkisnin perkrahesve  të princit (te Malit Zi) Danillo..33.  Me gjithë  stuhitë e rrebeshet e panumerta mbi keshtjellat e qytetrimin e tyre ,autoktonia mijera-vjeçare ,ndonse shpesh  u lekund nuk humbi kurrë… Gjithsesi traktatit i Shen Stefanit (3 mars 1878) e veçanarisht  kongresi i Berlinit (15 qershor…1878) kishin “vulosur” në një farë menyre grabitjen e “ngadalshme” të shumë trevave shqiptare nga fqinjet e vonë sllav.  Kjo vihet re  edhe  në relacionet e viteve 1901-1902 kur  Jezuitet e misionit fluturues (hierark të besimit kristian-katolik), shkruanin se Kuçasit  tashma ndiheshin  duke folur  si një tribu (fis) malazez  ortodoks  shumë i fuqishem…34.  Është interesant se me gjithë  ndergjegjen e ruajtur  të  Kucasve  shqiptar ,gjatë shekullit  XIX e fillimt të atij të XX, ka pasur një luftë të tmerreshme  në mes Kuëit  dhe fiseve të tjera Shqiptare ,ku veçanarisht dallohet “lufta” e eger (sigurisht per zotrime bjeshkesh e trojesh) ,me Fisin apo malin historik të Grudes ,sa edhe sot kur ka grindje të medha në mes njerzëve , familjeve apo me gjere perdoret ”shprehja” se shkojnë keq si “Kuç  e Grudë..”  Në bjeshket e Kuçit  në vitin 1833  kishte lindur  vojvoda famemadh i Malit Zi  Mark  Milani. Ky luftetare  trim në krye të ushtrive malazeze , luftoi  në shumicen e kohes edhe kunder shqiptareve.  Por kur Mark Milani mendonte se ishte në kulmin e lavdisë , në moshen 49 vjeçare (ne vitin 1882) , Knjaz Nikolla e largoi nga oborri i tij ,duke e derguar (thuhet si të internuar) në Medun. Në ketë keshtjellë historike  Marku kaloi plot 19 vite , deri sa vdiq në vitin 1901. Gjate ketyre viteve  vojvoda  më i shquar i të gjitha kohrave të Malit Zi shkroi kater vepra  të cilane janë : “Fisi i Kuçit  në kenget dhe  tregimet popullore , Kujtime nga Lufta ,  Shembuj trimerie dhe burrnie  dhe  Jeta  e Zokonet e Shqiptareve.”.  Mark Milani  në keto “testamente” hellë dritë per shumë ngjarje të atyre kohëve (megjithse një pjesë e ketyre librave sot nuk gjinden).  Ketu ai  pranon edhe origjinen e tij malësore e shqiptare.  Ndersa  në librin e botur  edhe në shqip  “Jeta dhe Zakonet e Shqiptareve”   Mark Milani  vlerson e nderon maksimalisht trimerinë , burrerinë , besen  e bujarinë e shqiptareve , edhe pse për-rreth një çerek-shekulli “gjuha  me të cilën kishte folur e marrë vesht”  me shqiptarët-malësor  Marku  ka  qenë “gjuha” e luftës  me “fjalorin” e jataganit e pushkës… Sot duke shkuar per në Medun  ,në një ndertesë dykatëshe  (ish ndertesë e  një  qeveritari lokal turk) “takon”  muzeun që i kushtohet Mark Milanit . Në ketë muze  janë të ekspozuara  veshje ,armatime , enë ,vegla muzikore popullore , dorshkrime , fotografi e tjer ,disa nga të cilat  i perkisnin vetë Mark Milanit dhe veprimtarisë së tij ,por në muze kishte edhe veshje dhe “eksponate” të tjera shqiptaresh malesor e më gjërë…

Pakë fjalë në vend të një epilogu

Megjithë rrokopujat  e historisë gjatë shekullit XIX , që kanë  lënë padrejtesisht Medunin  nën shtetin  e vogël të Malit Zi  , (mjerisht  edhe me bekimin e “Europës plakë”) , ai  është aty ku ishte rreth 2400 vite më parë ,ku e ndertuan të parët tanë – Iliret . Sot  Meduni (keshtjellë apo qytet i moçem shqiptar) është i “plakur” e rrenuar ,por edhe keshtu  ai fletë dhe do të flasë vetem shqip dhe kurrë  nashke… Ndaj e ndiemë per detyrë të bëjmë ketë shtegtim të shkurter  në gjurmët historike të Medunit  Iliro-Shqiptare i cili ka qënë dhe  do të mbetet në histori si  kryeqyteti rezervë i mbretërisë  Ilire të Agronit , Teutes dhe Gentit…

Referencat:

1.Qytetet dhe Keshtjellat e Shqiperise ,kryesisht ne mesjet ,fq.13.  

2. (Iliret dhe Iliria te Autoret Antike ,fq.127-128.  

3.A.  Degrand , Kujtime nga Shqiperia e Eperme ,fq.7.  

4.Konstandin Jirecek ,Historia e Serbëve ,pjesa e parë ,fq.46. 

5.Preloc Margilaj ;Iliret kane folur shqip ,shqiptaret flasin ilirisht ,fq.82. 

6.Milan Shuflaj ,po aty ,fq.48.  

7.Prof.dr. Jahja Drancolli ,Iliro-Arberit  në Mal te Zi gjatë antikitetit  dhe mesjetes, botuar në librin ,”Në një cep të Ilirisë”, fq.12.  

8.Xhuzepe Valentini Il Diritto delle Comunita ,fq.364.  

.  9.Dr. Konstantin Jirecek ,Shkodra e Krahina e  saj në mesjetë ,botuar ne librin ;Vezhgime  Iliro-Shqiptare ,fq.112.  

10.Milan Shuflaj ,po aty ,fq.49.  

11.Dr.Konstantin Jirecek ,po aty.  

12.Milan Shuflaj ,po aty.   

13.Dokumente  te shekujve XVI – XVII per Historinë e Shqiperisë , fq.31 , pergatitur nga  Injac  Zmaputi dhe Selami Pulaha.

14.Lulash N. Palushaj ,Malesia e fiset e saj pj.I. fq.63. 

15.Kamilo Prashniker , Arnold Shober ,“Kerkime arkeologjike  në Shqiperi dhe Mal të Zi”, fq.3-7, Tiranë 2003.  

16. Kamilo Prashniker , Arnold Shober, po aty fq.7-8. 

17.Preloc Margilaj ,po aty ,fq.83.   

18.Aleksander  Stipçeviç , Iliret ,Historia ,jeta , kultura ,simbolet e kultit, fq.213.   

19.Defteri i Sanxhakut të Shkodrës, fq.135  dhe 434.  

20.Më hollesisht shih fq.135 te defterit të Sanxhakut Shkodres  1485. 

21. Defterit të Sanxhakut Shkodres  , po aty , fq.390.   

22.Lulash N. Palushaj ,Malesia dhe fiset e saj vll.I. fq.375.  

23.Dokumente  të  shek.XV -XVI , fq.231 -223,perg. nga Injac Zamputi..  

24.Në një cep të Ilirisë ,monografi e shqiptareve në Mal të Zi ,po aty… fq.12.  

25.Dokumente të shekujve XVI-XVII ,per historinë e Shqiperisë ,Vll.IV -1675-1699, perg.nga Injac Zamputi dhe Selami Pulaha  ,fq.20.   

26.Dokumente  të shekujve XVI-XVII..po aty ,fq.99-104.  

27.Dokumente të shek.XVI-XVII.. ,po aty ,fq.130-131. 

28.Dokumente të shek.XVI-      -XVII ..po aty fq.401-411. 

29.Edith  Durham ,Brenga e Ballkanit ,fq.322-323.  

30.Xhuzepe  Valentini ,po aty …fq.294. 

31.Xhuzepe Valentini ,po aty…fq.294-295.

32.Brenga e Ballkanit ,fq.127.  

33.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme  ,ose i Gegerisë ,fq.102.  

34.Xhuzepe Valntini ,po aty fq.295.   

Filed Under: Histori Tagged With: Iliria, Meduni shqiptar, Ndue Bacaj

NË VËMENDJE: 385 VJETORI I LIBRIT “SKËNDERBEU” TË FRANG BARDHIT

September 12, 2021 by s p

Nga Ndue BACAJ

Hyrje
Ky shkrim-kumtesë i kushtohet një vepre të ndritëshme të atdhetarit e fetarit të madh nga Zadrima e Lezhës , Frang Bardhit (1606 -1643)- Ipeshkvit , humanistit , shkrimtarit , etnografit , studiuesit , leksikografit , folkloristit dhe rilindasit arbënor , i cili ndonse jetoi pak (vetëm 37 vjet) , vepra e tij është aq e madhe sa vlen shekuj të pambarimt. Këtë vit (2021), vepra monumentale Skenderbeu-Apologji të shkruar në vitin 1636, mbush 385 vite mendova që në ketë shkrim-kumtesë të perqendrohem në këtë libër apo më saktë vepër të shkruar nga Frang Bardhi , …Veper me të cilen mbron me argumente , llogjikë të fuqishem e dokumentare origjinën Arbënore-Shqiptare të Skenderbeut nga fallsifikimet sllave. Kjo apologji apo mbrotje ndonse ka 385 vite që është shkruar , ajo jo vetem ka vlera historike të pakundershtueshme , por edhe tingëllon aktuale kundër fallsifikimeve sllavo-ortodokse e tjer , sot e nesër…
Frang Bardhi dhe vepra e tij Skenderbeu – Apologji
Rreth 168 vite pas vdekjes të Gjergj Kastriotit , do të bente “bujë” libri apo më saktë vepra – Skenderbeu –Apologji- e klerikut Frang Bardhi , vepër që i kushtohej mbrojtjes së origjinës dhe identitetit Arbënor e Shqiptar , të kryeheroit të Arbërisë e qytetrimit pernedimor të Europës të shekullit XV , Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo apologji ishte shkruar per një kohë rekord (prej 15 ditësh) nga rilindasit i shquar arbënor Frang Bardhi . Libri i kundervihej me argumente e dokumente , libërthit të një prifti të njohur sllav (Peshkop në Bosnje) me emrin Joan Tomko Margnaviç , i cili më perpara kishte shkruar një libërth , me të cilin Gjergj Kastriotin Skenderbe mundohej ta bënte me origjinë sllave , madje nga fisi i tij (siç pretendonte ai) i Margnaviçëvet nga Nishi.. Në atë kohë nuk ishte e lehtë të besohej një liber apo vepër që kundershtonte apo pergënjeshtronte (edhe pse me argumente), një autor si Joan Tomko që vet Frang Bardhi e vlerson si burr ndër të tjer të shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri. Joan Tomko pretendonte se libërthin e tij e kishte shkruar të bazuar kryesisht në “diploma” të kohës “Skenderbegiane” , si dhe në trashigimi gojore të të parëve të tij , të fisit të Margnaviçëve nga Nishi , fis që sipas Joan Tomkos rridhte nga trashigimtarët e perandorit “romak” Kostandinit të Madh prej Nishit (Nassiusi-t), që me ketë rast edhe Kostandinin e Madh , Joani mundohej ta bënte sllav edhe pse dihej botërisht se Kostandini i Madh ishte me origjinë Ilire nga Dardania (Kosova) dhe jetoi rreth katër shekuj përpara se të parët sllav të Joan Tomko Margnaviç, të zbrisnin nga Uralet e largëta për në trojet e Ballkanit… Shkrimi im –kumtesë , per veprën madhore të Frang Bardhit , “Skenderbeu-Apologji” , nuk do të kishin kuptim nëse unë nuk do ta “ilustroja” me citime nga kjo vepër me vlera të mëdha e të “perjetshme” historike. Por më perpara mendoj të theksoj ,se vepera ka një stil shumë interesant , pasi Bardhi në apologjinë e tij vlerson kundershtarin sllav në dituri, gjë që ja rritë vlerat Frang Bardhit dhe veprës së tij. Gjithashtu Bardhi në vepren e tij vë perballë “argumentat” e kundershtarit sllav Joan Tomko , me argumentat , dokumentet , autorët , arsytimin dhe gjykimin e tij , si dhe “lënë në doren” e lexuesve gjykimin e argumentëve se në të cilën anë peshon e verteta…

Citime nga vepra Skenderbeu – Apologji e Frang Bardhit , (botim i tretë , Tiranë 1999) .!
“Pata vendosur që të lë menjanë gjithçka botoi ketu e tre vite më parë per familjen e Margnaviçëvet Joan Tomku , burr ndër të tjerë i shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri , dhe të merrem menjëherë me ato që po ky autor , ndermjet dokumentave lidhur me lashtësinë dhe fisnikërinë e familjes në fjalë , botoi per Skenderbeun apo Gjergj Kastriotin , princ të Epirit , por mua më mposhten lutjet e miqëve , deshirat e të cilëvet nuk është e udhës dhe e drejtë t’i marrësh neper kambë. Këta më luteshin pa pushim dhe me ngulm që unë të çfaqja mendimin tim per familjen e Margnaviçëvet , perpara se të nisesha nga Roma për në Epir , për të marrë persipër detyrën e vyer të peshkopit. Kështu me vështirsi munda t’i hyjë punës per të paraqitur botërisht disa mendime të miat… (Frang Bardhit Skenderbeu – Apologji , fq.24-25, botim i tretë , Tiranë 1999). Pas kesaj “hyrje” Frang Bardhi fillon të “analizoi” faqet e libërthit të Joan Tomkos, si vijon: Që në faqet e para të ketij libërthi , që është per t’u flakur , dy gjëra rreth të cilave perqendrohet gati gjithë diskutimi ynë duhet hellur poshtë. Pas pershkrimit të gjatë që i bënë Nisës (Nishit N.B.) , per të cilën pohon se është quajtur edhe Nesë apo Naisë , kundershtari ynë e quan për të sigurt mendimin , megjithë se nuk mund ta vertetojnë në mënyrë serioze , se familja e Margnaviçëvet e ka fillin e origjinës saj më tej se princët e Nisës. Keshtu ai ndjekë mendimin e atyre që pretendojnë se kjo familje rrjedhë nga Kostandini i Madh , perandori më besnik i Krishtit (në vitet 306-337 mbas Krishtit). Siç është vertetuar historikisht sllavëve të Joan Tomko Margnaviçit u janë dashur edhe më shumë se tre-katër shekuj kur filluan të zbresin nga Uralet per në trojet e Ballkanit , duke perfshirë edhe Nisen apo Nishin Dardan , ku kishte lindur Kostandini i Madh N.B.). Ja fjalët e Joanit në fq.8 të liberthit tij:”Pastaj per princët e kësaj duhet çmuar autoriteti i Bogomilit apo Theofilit…sepse sipas ketij autoriteti , është plotësisht e qartë që pasardhësit e Kostandinit , në kohen e perandorit Justinian (527-565 mbas Krishtit) , kanë zotëruar qytetin që zumë në gojë… Pas ketyre fjalëve ai (Joani) , shton menjëherë një far fragmenti si mos më keq , të njerrë nga një diplomë, të cilë gjoja , siç thotë ua paska lëshuar stergjyshërve të tij mbreti i Hungarisë Mathia , per sherbime ushtarake që i kishin bërë me besnikëri..”. Ndersa Bardhi i “pergjigjet”: Unë do të them hapur atë që mendoj , sikurse është d.m.th. një gjë fund e krye falso dhe sigurisht kundër të vertetës ta paraqitesh familjen e Margnaviçëvet , se e ka fillimin e saj…. nga princët e Nisës, po ashtu është krejt qesharake dhe e paqelluar të mendosh se e njëjta familje rrjedh nga Kostandini i Madh…(Frang Bardhit, po aty , fq.26-27). Tomku pra e nxjerr zanafillen e familjes tij nga Stanisha , per të cilin në faqen 8 , ka thënë se mund të quhet në gjuhen latine “Kostandin”. Por se me sa besim na e radhitë ketu kundershtari vargun e gjatë të të parëve të tij, mund të provohet në mënyrë të mjaftueshme nga korruptimi i shëmtuar i vetë emrave. Sepse kush do ta shpjegonte emrin Stanisha . qoftë edhe kur e zotron mesatarisht gjuhen Ilirike (keshtu është quajtur në atë kohë edhe gjuha serbe…N.B.) , me fjalen latine Kostandin ?… Unë nuk mund të mos e admiroj autorin per ketë gabim të tij ,megjithse na e heqë vehten si shumë të rrahur në gjuhen e vet dhe ka botuar disa libra në gjuhen e tij amtare…. Joan Tomku pra duke u mbështetur në autoritetin e diplomës në fjalë , nxjerrë si perfundim se Stanisha që permendet më lart është quajtur arkond nga Niqifor Foka dhe nga Manueli , perandor të Kostandinopojës (Stambollit), i pari në vitin 963 dhe i dyti në vitin 1133 (në fakt në vitin 1143, N.B.) mbas Krishtit…. Atëherë unë se di se si mund të ngjiste që ky Stanishë të jetë nderuar me titullin e arkondit nga të dy keta perandor , veçse po të themi se ky jeri ka pasë jetuar permbi njëqindë e shtatëdhjetë vjet….Por në rast se Tomku i shpikë me kaq lehtësi të parët e vet ,atëherë ai do të ishte kujdesur ndoshta më tepër per familjen e tij , po ta kishte nxjerrë vehten si bir të Aferditës bashkë me Eneun…(Frang Bardhit, po aty , fq.29-31). Tomku …. është perpjekur të provojnë se sundimi i Nisës ka qenë në duart e njerzve të tij gjer në kohë e Nemanias, i cili thotë kundershtari e rrembeu atë nga duart e Stanishës , të Stanishës dytë , që Tomku e shpiku per familjen e tij. Por e verteta është se Nemania (Zhupani Stefan Nemania 1130-1196 N.B.), nuk e rrëmbeu Nisën nga Stanisha , por nga perandorët e Stambollit…. Këtë e deshmon qartë Tagenon Patavini…(Frang Bardhit, po aty , fq.33) ,(Shkrimtar bashkohës i barbarosës dhe i Nemanias , i cili shoqëron perandorin në ekspediten e tij të lindjes). Tomku e akuzon italianin Tagenoni per mungesë eksperience per punet në Serbi… Tagenoni ka jetuar në kohen e ketyre ngjarjeve , kurse Tomku po jeton bashkë me ne pas 430 viteve nga pushtimi i lartpermendur i Nisës…. Lexonjësi i mençur mund të gjykojë vetë në ketë rast se kujt i duhet dhënë më tepër besim , Tomkut që pa e vrarë mendjen dhe pa asnjë bazë , por duke u munduar vetem per çeshtjen e vet , e quan të paditur një autor kaq të shquar si italianin Tagenon , që ka qenë deshmitar konseguent… Tagenoni jo vetem që ska gabuar , kur pohon se Nisa i është rrëmbyer perandorisë së Stambollit….. Sepse familja e atyre që vazhdojnë të quhen gjer më sot Margnaviçë ,as ka ekzistuar gjëkundi në atë kohë , e as ska sunduar….(Frang Bardhit, po aty , fq.35-37). …Tomku në librin e tij në fq.22 shkruan se Joani është quajtur nga bashkombasit tanë Juan dhe Juanis , zotëronte Arbërinë dhe në të Krujen , Lison , Sfetigardin dhe kështjellen e re (Elbasanin N.B.) bashkë me Kosturin …dhe pak më poshtë shton : Juani pati shumë femijë dhe qe më se i lumtur , por u detyrua t’ia japë peng ,mbrettit të turqëve , Muratit , e prandaj qau e vajtoi per ta , se u shkëput nga dhembshuria dhe dashuria atërore . Mbas vdekjes së tij , Gjergji njeri nga të bijtë i quajtur Skenderbe , d.m.th. Aleksander Zot , burrë me virtyte të admirueshme e mbajti sa qe gjallë principaten e babës që e shtiu në dorë me mjeshtri të mrekullueshme , duke korrur fitore të shkelqyera kundër armiqvet… Se sa i kobshëm dhe i urryer është në ketë rast gabimi i kundershtarit tonë Juan Tomko , konstatohet në mënyrë të majftueshme… Por kjo do të dalë edhe më qartë në dritë më poshtë kur unë (Bardhi) të parashtroj më tepër gjëra per Juanisin në fjalë dhe do të provoj se prindi i Gjergj Kastriotit , të quajtur zakonisht Skenderbe , nuk ka qenë Juanisi , i biri i Vukashin Margnavës , por një tjeter Joan (që në shqip i themi Gjon) Kastrioti , epiriotas edhe nga origjina , edhe nga vendi i lindjes. Per ketë të vertet do të sjellë deshmi nga shumë shkrimtar si nga Orbini , Barleti , Kalkondili (Laonik Klakondili 1430-1490 , kronikan i shquar bizantin) dhe Leunklavi , nga të cilet do të provohet se prindi i Skenderbeut ska pasur ndonjëherë në zotrim Lison , as qytetin e Kosturit . Prandaj pohimi i kundershtarit (Joan Tomko) se Kastriotët janë quajtur keshtu nga qyteti i Kosturit është i rremë…. (Frang Bardhit, po aty , fq48-50). Por le të kalojmë tek ato që Tomku ka perhapur per Skenderben apo Gjergj Kastriotin. Keto ne i kemi lënë menjëanë gjer tani , me qellim që këtë çeshtje ta shqyrtojmë me kujdesin dhe vemendjen më të madhe pa u shperndarë në shumë drejtime , duke patur sigurisht më tepër parasysh të vertetën sesa atdheun. Kur pra kundershtari (Juan Tomko) shqyrtonte më lart çeshtjen e pasardhësve të Vukashinit , nuk u skuq të pohonte , megjithse nuk e vertetoi dot, se Skenderbeu ka qenë bir i Juanit ose (siç thotë ai vetë) i Juan Margnaviçit . Dhe që ta bëjnë lexonjësin per vehte dhe ta mbështesë trillimin e tij në një farë autoriteti , ka nxjerrë në ketë mes sipas zakonit që ka , një farë diplome gjoja , siç thotë , të mbretit të Hungarisë Mathia dhe kështu me qellim që siç thonë “me një gur të vrasë dy zogj” , na ka parashtruar dy argumenta shumë të favorshme per të , por qesharake dhe boshe si ngahera. Sepse dikush do të mund ta mohonte me plotë të drejtë se principata e Nisës u perket sot Margnaviçëvet si trashigimtar të ligjshëm të asaje principate , edhe sikur të mund të pohonte se kjo principatë ka pasë qenë trashigim i vjeter atëror i familjes së Margnaviçëvet , para ardhjes së turqëve në Europë…. (Frang Bardhit, po aty , fq.68-69). Do të duhet pra të shqyrtojmë vleren e kësaj diplome … të cilen kundershtari ynë e ka si (thembren) e Akilit e vetëm të tij dhe e peshon si i thonë fjalës me kandarin e argjendarit. Po të permbyset ky themel atëherë e gjithë ndertesa margnaviçiane apo tomkiane do të rrëzohet per tokë e do të mbulohet nën gërmadhat e saj…. (Frang Bardhit, po aty , fq.70-71). Që në fillim mund të shihet në është kjo diplomë pjellë e së vertetës apo trillim fantazie e Juan Tomkos. Na e quajtka këtu Skenderbeun Gjergj Juanoviç me qellim që sigurisht të besohet keshtu më lehtë se ai ka lindur nga Juanisi , bir i Vukashin Marganaviçit . Por kjo është një gjë absurde , sepse është në kundershtim të urryer me traditat e pergjithshme jo vetëm të epiriotëve dhe të ilirikëve , por edhe të gjithë orientit, si dhe me kujtimet e çdo shkrimtari (me perjashtim vetëm të diplomavet tomkiane). Sepse ç’gjë tjetër perveçse trillimeve mund t’i quash ato që serviren ketu per të ripërtritur shkëlqimin e margnaviçian tashma prej kohësh të shuar? Por le të vazhdojmë më tutje. Gjergj Kastrioti quhet ketu zot i Ohrit dhe i Kosturit etj. vende të cilat thuhet se i kishte ripushtuar duke ua hequr nga duart turqvet. Por ketë e pohon Tomku në një vend tjeter , në faqen 23 kur thotë: “janë quajtur Kastriot nga qyteti i Kosturit që e kanë pasur nën sundimin e tyre të parët e tij”… Por sigurisht është edhe më e sigurtë se prindi i Skenderbeut tonë nuk e ka pasë mbajtur kurrë nën sundimin e tij Kosturin dhe Ohrin . Rrjedh pra në mënyrë fare të qartë se Juanisi , i biri i Vukashin Margnaviçit nuk ka se si të ketë qenë babai i Skenderbeut…. Ska njeri që të dyshoj se Gjergj Kastrioti Skenderbeu , jo vetëm që ua shkuli nga duart turqvet gjithë mbertërinë atërore të tij , por edhe e shtoi dhe e zgjeroi më tepër vendin ku sundonin të parët e tij. Per këtë mund të shihet sidomos Joan Baptista Pigna (1530-1575) dhe Marin Barleti…(Frang Bardhit, po aty , fq.81-82). Dhe tani besoj se këto majftojnë per diplomen në fjalë . Por unë nuk e quaj pa vend të them edhe diçka per familjen , atdheun dhe origjinen e Skenderbeut ose Gjergj Kastriotit. Duke u mbeshtetur pra në autor shumë të sprovuar e të dëgjuar , unë do të provoj (që kundershtari të skuqet t’i dalë perpara numrit të madh të historianëvet fort të shquar), se familja e Kastriotëve ka ekzistuar në Epir apo në Arbëri , dhe se Kastriotët nuk e kanë me asnjë mënyrë fillin e tyre nga i biri i Vukashin Margnaviçit….. Duket mjaft qartë se familja e Kastriotëvet numrohet si më e vjetra ndër familjet e tjera më fisnike të Epirit apo Arbërisë , prandaj ajo nuk e ka zanafillen e saj nga Juanis Margnaviçi . Perveç kësaj , prindi i Skenderbeut quhet ketu fare hapur Dibra (Joan-Gjon Dibra) ose Dobrensi , keshtu që ai duhet të thuhet epiriotas d.m.th.i lindur në Epir , veçse po ta shkëputësh Dibren nga Epiri. Më në fund edhe vetë Joani (Gjoni) , prindi i Skenderbeut thuhet se e ka origjinen nga Kastriotët , pra jo nga Margnaviçët , veçse po ta quash Vukashinin në mënyrë absurde Kastriotas. Në favor të këtyre është edhe Bartoldi i cili në “jetën e Skenderbeut” ,shkruan keshtu :”Gjergj Kastrioti ka lindur nga Joan Kastrioti , princ i Epirit dhe në radhë të parë i Krujës “….Le të shtojmë menjëherë pas kësaj Vladislavin , mbretin e Hungarisë e Polonisë , i cili në një letër që i dergon Skenderbeut , thotë sipas Barletit keshtu: “Kur yt atë , Joan Kastrioti, i rrëmbyer nga fati i zi , një princ siç dëgjoj , që ka merituar me plotë të drejtë mirnjohjen e të gjithëve etj.”. Dhe që të mos zgjatem duke cituar autorë , të gjithë ata , që bëjnë fjalë per prindin e Skenderbeut , e quajnë atë Joan Kastrioti. Shiko per këtë analet Turke , analet e Venedikut , të Raguzës , Marin Biçikemin , Joan Nikollë Doglionin , i cili bënë veçanarisht fjalë per të dy , edhe për Juanisin e Tomkos edhe per Juan Kastriotin, prindin e Skenderbeut , Joan Karol Saraçenin (shkrimar italian i shek.XVI), vepren e Jakov Gordonit (skocez, 1541-1620) të shoqërisë së Jezuitëve , Çezar Kampanën (historian italian 15040-1606) ,dhe shkrimtarë të tjerë shumë të kujdesur . Ketyre mund tu shtojmë edhe vetë Barletin ….(Frang Bardhit, po aty , fq.91-94). Pastaj Ferdinandi (mbreti i Napolit) , para se të ndahej me Skenderbenë , thirri në një mbledhje të gjithë krerët dhe kapidanët e ushtrisë dhe u foli kështu: “Megjithse unë i jam falur emrit tënd o princ i ndritur Skenderbe , megjithëkëtë unë po të falem ty sidomos sot , sepse unë pashë tani dhe provova vetë me sytë e mi , në punë e sipër , më shumë dhe më tepër nga ç’thonë dhe nga ç’tregojnë zakonisht per ty . E s’është çudi , kur ti e ke zanafillen nga stëgjysher e nga një vend i tillë , siç është Epiri i pamposhtur apo Arberia …. në të cilën kanë luftuar e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit , sa e sa udhëheqës e kapidanë nga më kryetrimat e më energjikët , të cilë duke luftuar me rreptësinë më të madhe , shtruan edhe mbarë botën. Ketyre ua zunë vendin me radhë paraardhësit e tu dhe ti , o princ i pathyeshëm , i derguar nga Zoti dhe i zbritur si të thuash nga qielli , me qellim që bëje gjithë keto vepra të ndritura dhe gati të pavdekshme për çeshtjen e krishterimit…(Frang Bardhit, po aty , fq.96-97). Ndersa shkrimtari e historiani italian nga Roma , Francisk Sansovini (1521-1583) , në “Historinë e pergjithshme mbi origjinen dhe luftrat e turqëve” , fletë kështu : “Ndëmjet popullit arbënor , i cili luftoi me trimëri të rrallë kundë turkut , kanë qenë shumë princë fisnikë e të mëdhenj , të cilët në keto kohë të fillimit të rritjes të otomanëvet , u vunë perballë me të gjitha forcat e tyre kundër perpjekjeve të turqvet. Por ndërmjet ketyre të gjithëve ka qenë njëri , zoti Skenderbe , që është më fisniku dhe më i denji per t’u mbajtur mend për jetë , sepse ky njëri e mbrojti trimërisht besën e krishterë në këto anë për shumë vjet dhe prandaj meritoi të bëhet mbret i Epirit. Veç kësaj ai bëri që të shkelqejë persëri ky komb i shtypur per shumë vjet nga ironia e fatit “. Keshtu thotë Sansovini pas të cilit do të permendë edhe Lazar Soranxin (poet , jurist e historin , shek.XVI-XVII), në vepren e tij historike per Turqinë “Otomanida”ku thotë: “E megjithëse ka qenë një kohë , kur arbënorët u treguan shumë trima kundër turqvet dhe veçanarisht në kohen e Gjergj Kastriotit , tani ata s’mund të tregohen të tillë…”. Kurse shkrimtari italian Bartholome Dionizi në kapitullin 187 të “Kopshti i gjithë historive të botës” e permendë Skenderbeun keshtu: “U shqua në kohen e vet dhe Gjergj Kastrioti arbënor…”.(Frang Bardhit, po aty , fq.1012-103). Ja se sa unanimisht Skenderbeu thirret e konsiderohet arbënor apo epirotas. Në analet turke e quajnë atë “Armatum” ,d.m.th. epirotas …. Kardinali Petro Bembi (lindur në Venedik në vitin 1470, filolog dhe humanist i dëgjuar në kohen e tij , ka shkruar vepra letrare dhe një histori per republiken e Venedikut në 12 libra) , e quan Skenderbeun epirotas… Po ashtu nuk nuk dyshon ta quajnë Skenderbeun arbënor edhe abati , Tuberoni Dalamtas që shkroi per historinë e periullës 1490 gjer me 1522 në 11 libra … Po lë gjithaashtu menjëanë që të mos merziteni, shkrimtarë të tjerë të panumër e të shquar , sidomos italjanë , dhe poetë si Joan Baptista Marini (poet i shquar italian 1569-1625) , gruan fisnike Margarita Sarroki , (poete që ka jetuar në gjysmen e dytë të shekullit XVI dhe ka vdekur në vitin 1618), e cila bëri të pavdekshem emrin e saj në historinë e letersisë me poemen e saj prej 23 këngësh për Skenderbenë të cilen e ka titlluar “Scanderbeide” , d.m.th. kënga e Skenderbeut… Ajo ka hartuar me shumë mjeshtri dhe derguar në shtyp libërzë per lavdinë e Skenderbeut , ku e quan vazhdimisht kryetrimin tonë arbënor.. Ndersa poteti Joan Jakov Rici , (bashkohës i Sarroki-t) në librin e tij të titulluar : “Argëtimet e Parnasit”, rimë dhe prozë etj.dhe e botuar po në atë vit , shkruan keshtu per Skenderbeun , në librin 5 , num.649 ;
Beteja e Herkulit dhe e Skenderbeut
“Por me gëzim të madh e me furi ,
Skenderbeu epirotas i pathyeshëm ,
Sulmon kreshnik n’betejë e del ngallnyeshëm ,
Shpirtmadh , i vrullëshem e plot fuqi.”
(Dhe më poshtë):
“Frenon Aleksandri (Skenderbeu N.B.) , nga Epiri dalë ,
Atin e lartë , lindur aq krenar ,
Në vrap i lehtë ,e azgan për kundershtar ,
Po aq me armë shterngue e ball për ball ,
Parzmore prej lëkure t’ashpër ka ,
Shigjetë e shtizë permbi hark , hata ,
U hollen shtizat me të shpejtë prej harkut ,
Arbnori n’krye , i sjellun kah Tebani ,
Tjetër topus përdor nga Herkuljani…” (Frang Bardhit, po aty , fq.105.).
Po me qellim që të zhduket çfar do aresye dyshimi , per atdheun dhe origjinën e Skenderbeut , do të sjellë ketu disa autor të shquar dhe nga çdo anë më të mëdhenj… Nga këta Gjergj Bartoldi …prej Prage …në hyrje të veperzës per Skenderbenë , fletë kështu per prindin e tij Joan : “Baba i SkenderbeutJoan Kastrioti ka qenë princ i shkelqyer i Epirit dhe Arbërisë . Ky e ka origjien e tij nga fisi bujar dhe mbretëror i mbretit të Epirit Pirros… Kurse Joan Tarkognati , historian italian , (lindur në fundin e shekullit të XV dhe ka vdekur në vitin 1566), në pjesën e dytë të librit 17-të ,të “Historisë së botës” , kur shkruan per veprat e Muratit , sulltanit të turqëve… Shënon (per prindin e Skenderbeut Joanin) Joan Kastrioti Arbënor….Por le të dëgjojmë dëshminë e shënuar të vetë Skenderbeut , i cili në pergjigjen që i bënë princit të Tarantos Joan Antonit , i shkruan kështu per origjinrn e fisit të vet , sipas kujtimeve të Papa Piut II : “Pastaj ti e perbuzë fisin tonë dhe Arbënorët i quan gati bagëti. Sipas zakonit tënd , ti fletë me perbuzje dhe duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë. Të parët tanë kanë qenë epirotas , nga të cilë ka zbritur ai Pirroja me nam , sulmin e të cilit me veshtirsi munden ta durojnë romakët dhe i cili Taranton e shumë vende të tjera të Italisë i pushtoj me armë”…. (Frang Bardhit, po aty fq.107-109). Ndersa Frang Bardhi duke “mbyllur” vepren e tij thotë: Ato që trashigojmë nga etërit dhe gjyshrit , ua lëmë me lehtësi pasardhësve tanë , sidomos kur është fjala për gjëra të shquara e që meritojnë të mbahen mend , sipas fjalës : “Pyet babanë tënd dhe do të tregoi të parë e tu”. Këtu është nevoja të merret parasysh se , që nga koha e Skenderbeut e gjerë tani nuk ka kaluar aq kohë sa që të jetë shlyer e harruar çdo kujtim i tij (Skenderbeut) dhe njerzëve të tij nga bashkëkombasit tanë . (Sepse keta e kanë zakon që të këndojnë gjithmonë nëpër gostitë e tyre , ashtu siç bënin të vjetrit , per origjinen dhe veprat e paharruara të burravet të tyre të shkelqyer….).(Frang Bardhit, po aty, fq.118-119). Dhe vazhdimisht gjer në ditet e sotme bashkëkombasit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë , siç thamë , dhe e quajmë Skenderbeun tonë…me emrin e shquar “Kulçedra e Arbënit” ,d.m.th. Dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen keto fjalë . kuptohet vetëm Skenderbeu..
Pastaj në rast se ndryshimi i shenjavet apo i diademavet tregon ndryshimin e një familje , atëherë edhe nga kjo pikë kyçe do të mund të konstatohet se Skenderbeu ynë nuk ka rrjedhur me asnjë mënyrë nga familja e Margnaviçëvet . Siç del qartë nga Barleti dhe nga privilegjet e familjes imperiale të Flav Engjellit , ky princ shumë i fuqishem perdorte një shqipe dykrenore mbi një fushë të kuqe . Ketë stemë Skenderbeu e pat prej të parëvet dhe stergjyshërve të tij. Familja e Margnaviçëvet , perkundrazi ska patur aspak shenja të tilla dhe kjo duket qartë nga Orbini në “Gjenealogjinë e Margnaviçëvet” . Por kjo duket edhe nga vetë Tomku , i cili thotë per vehten e vet se ka qenë po prej kësaj familje të Margnaviçëvet dhe prandaj ka perdorur shenja të saj dhe është kujdesur me një mënyrë , që s’është parë gjer më sot , të pikturohen në tiarën e tij.(Tiarë =mbulesë e stolisur koke , diademë , mitër peshkopi etj.).
Nga të gjitha keto që kemi thënë del pa tjetër ky konkluzion : Nëse nuk gabon Tomku , kur thotë se Skenderbeu ka qenë sllav , atëherë gabojnë kaq e kaq shkrimtarë , princër e mbretër , kur thonë që Skenderbeu ka qenë epiriotas ose Arbënor . Por në gabojnë tërë këta shkrimtarë shumë të rëndësishëm e të dëgjuar , tërë keta mbretër të ndritur e të fuqishëm , që kemi permendur , dhe mbi të gjitha në gabon mendimi i pergjithshëm i kombit tonë , apo gabon Tomku që punon per qellimin e vet , këtë ska njeri që të mos e shohë… (Frang Bardhit, po aty , fq.123-125).

Pak fjalë , kush ishte Frang Bardhi ?
Frang Bardhi Lindi në Kallmet të Zadrimës (Lezhë) në vitin 1606. nga një familje e njohur… Frang Bardhi studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Në vitin 1635 u emërua peshkop i Sapes dhe i Sardës. Bardhi me punën e vepren e tij u njohë edhe si humanist , shkrimtar , studiues , leksigograf , folklorist dhe etnograf . Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe (i cili kishte rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip) , si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqiperisë. “Fjalorin latisht-shqip , Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Frang Bardhi në fjalor sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Në fund të fjalorit, në një shtojcë, ka perfshirë edhe material gjuhësor, si emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqipërisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër. Ketu janë përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera , ku ndër keto “spikatë ajo që thotë : “Tek shkel turku, nuk mbin bar“. Kjo e bënë që Bardhi të jetë edhe leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar … Në veprimtarinë e tij Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t’u çliruar nga zgjedha e turko-osmane , zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe. Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t’a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri , ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në një relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: “Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …“. (https://sq.wikipedia.org/viki/Frang Bardhi)
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj… Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari fetar , por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t’i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar shqiptarë, dhe per këtë kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin në dorë edh drejtimin shkollave… Vdiq në vitin 1643 , por ndonse vdiq i ri në moshen 37 vjeçare ai la vepra sikur të kishte jetuar 370 vite…
Epilog:
Vepra e Frang Bardhit , Skenderbeu (Apologji) që në atë kohë që u shkrua ishte jo vetëm vepra më dinjitoze dhe më e vlefshme , kundër falsifikimit të origjinës Arbënore –(Epiriote) Shqiptare të Gjergj Kastriotit Skenderbe , nga prifti sllav Joan Tomko , por ishte e pazevendësueshme edhe kunder falsifikimeve të tjera sllave e më gjërë , që do të “mbinin” ndër vite e shekuj deri në ditet e sotme… Është “interesant” të cilësohet se në shekullin e XVII (kam lexuar dikun…) , se një prift sllav kishte arritur të fuste në arkivat e Selisë së Shenjtë në Romë një dokument falsifiluar , apo “diplomë” (siç e quanin në atë kohë një shkresë (akt) të autoriteteve kompetente , me anën e të cilës ndokujt i ngakohej zyrtarisht ndonjë funksion , ose i akordohej ndonjë privilegj) , me qellim “ndryshimin” e orgjines së Skenderbeut nga Arbnor –Shqiptar në sllavo-serb , dokument që u zbulua si i falsifikuar. Unë nuk e di nëse ai prifti që ka futur ketë dokument apo “diplomë” falso në arkivat e Selisë Shenjte ka qenë sllavi Joan Tomko Margnaviç , apo ndonjë tjeter, por zbulimi i ketij dokumenti falso do të merrte shkas nga kjo vepër e Frang Bardhit edhe pasi ai nuk jetonte më.. Vlerat e veprës -Skenderbeu (Apologji) edhe sot pas 385 viteve që është shkruar janë një “armë” e fuqishme dhe e pakontestuar , kundër falsifikimeve të “viçëve” sllav dhe filoviçëve , të tjerë siç është historiani zviceriano-gjerman i kohëve tona Oliver Jens Schmitt , apo edhe i atyre që mbajnë pasaportë shqiptare, si historiani sllavo-komunist Paskal Milos etjerë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Frang Bardhi, Ndue Bacaj, Slenderbeu

SHËNIM NË PËRKUJTIM TË 5 VJETORIT TË SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZES

September 5, 2021 by s p

Nga Ndue  BACAJ

Si sot 5 shtator të vitit 1997 nga planeti Tokë u shua një yllë mbi yje që sillte dritë, paqe, harmoni e shpresë për jetën. U shua nga kjo botë e përkohëshme për t’u ngjitur lart në Qiell, në atë Botë të amshueme që pushojnë shpirtërat e pafund të njerëzve që përcuallën mijëra e mijëra vite, të mjeruara e lumturuara. U shua Nënë Tereza, duke na lënë si kujtim veprat e saja të kryera për njerëzit në nevojë thuajse në çdo cep të globit tonë, duke na lënë në këtë tokë trupin të cilin e kishte marrë përkohësisht, ndërsa shpirti i saj e ka vendin në Parajsën që rrinë Engjëjt. E ne veten tani e kuptojmë se Nënë Tereza nuk kishte qenë një njeri i kësaj toke, por kishte qenë një Engjëll i vërtetë që vetë Zoti ja kishte falë përkohësisht kësaj bote halleshume. Është fat i paçmuar për Racen tonë Iliro-Shqiptare që vetë Krijuesi zgjodhi bijën tonë për ta shenjtëruar, pasi në trupin e saj kishte dërguar shpirtin e shenjtë, duke e bërë shenjtore të kësaj bote ndoshta në zgrip të besimit se Zoti e kishte “harruar” njerëzimin që e kishte falur vetë… si shëmbëlltyrën e tij. Zgjedhja e bijës sonë Nënë Tereza për ta bërë shenjtore nuk kishte qenë e rastësishme, pasi nga Raca jonë ndër dy-mijë vitet Kristianizëm, i kishim falur këtij besimi jetdhënës rreth 600 shenjtorë e martirë, që gjaku dhe veprat e tyre janë në themelet e këtij besimi e qytetërimi, frutet e të cilit i gëzojnë edhe ata që nuk e duan sot në shekullit XXI. Gjithsesi kur besimi dhe qytetrimi Kristian i Europës ishte në zgrip në shekullin XV, vetë Krijuesi bëri emër që po nga raca jonë të lindë “Mesia” Gjergj Kastrioti, i cili me shpatën e shenjtë mbrojti qytetrimin dhe besimin e Arbërisë dhe vetë Europës plakë… Siç e thamë më sipër, përsëri nga raca jonë në shekullin e XX lindi një Shenjtore tjetër, fama dhe shenjtëria e së cilës u shpërnda në të gjithë Botën. Ajo lindi në vitin 1910 në një lagje të Shkupit nga prindërit shqiptarë Kolë e Dranne Bojaxhi, dhe emri i saj si krijesë e brishtë e kësaj bote kishte qenë GONXHE, dhe këtë emër e mbajti derisa kjo gonxhe çeli lulen e shenjte, që pas thirrjes shpirtërore nga vetë Jezu Krishti, kjo bijë e racës sonë ju përkushtua me sakrifica besimi e ndjejave njerzore, për të sjellë shpresë tek të dëshpëruarit, për të sjellë jetë tek ata që po vdisnin, për të sjellë shërim tek të sëmurët, për të sjellë besim tek të paorinetuarit. Nënë Tereza këtë emër e mori gjatë misionit të saj të bamirësisë, tek motrat Loreto e pastaj krijoi misionin e saj që e përhapi në 123 vendet e botës, ku India e Largët ishte epiqendra e deri në atdheun e saj të sapo çliruar nga diktatura komuniste. Misioni i shpresës së bamirësisë së Nënë Terezës ishte aq i madh sa e njohën jo vetëm shtete e qeveri, por edhe vetë Vatikani. Misioni i Nënë Terezës zgjati mbi 60 vite, kohë që e bëri të thirrej bijën tonë Moter, Nënë e më në fund Shenjëtore, të të gjithë botës. Bota e civilizuar jo vetëm ja njohu veprat e bamirësisë e mëshirës për njerëzit në nevojë, por e vlerësoi Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe mbi të gjitha Çmimin NOBEL për Paqe me 1979,  ndërsa mjerisht shteti komunist në ato kohë e anatemonte dhe nuk e lejonte të vinte as tek varret e njerëzve të saj të dashur në Tiranë (Nënës e Motrës). Shqip “Ne” duke i mbyllë dyert bijës sonë, Nënë e Botës e paqes dhe bamirësisë , ne i mbyllëm vetvehtes shpirtin e Shenjtë që Zoti kishte dërguar mbi ne… Gjithsesi Nënë Tereza na fali ne shqiptarëve, sepse e dinte se nuk jemi ne populli që e përbuznim e mbyllnim dyert, por ishin djajtë e kuq që na kishin kapur për fyti (ndoshta si sprovë nga vetë Krijuesi). Nënë Tereza lutej për të gjithë popujt e botës që vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtësia si dhe sëmundjet e Epidemitë, dhe ndër lutjet më të fuqishme duket se kishin qenë edhe ato për popullin e saj shqiptar që lëngonte nga epidemia e kuqe. Zoti duket se i dëgjoi lutjet e bijës sonë Nënë Tereza, dhe bëri emër që lëngata e kuqe të rrëzohet nga froni sundimtar, duke na futur në rrugën e pluralizmit, lirisë e demokratisë dhe besimit në Zot, dhe në vlerat tona të mohuara për dekada. Në pak vite që i kishin mbetur mbi këtë tokë bijes sonë të Shenjtë Nënë Terezës, ne e nderuam e respektuam si asnjë popull tjetër në botë, ndërsa bija jonë hyjnore na fali e na njohu si “GJININË” e saj, shpesh mëkatare jo për fajin tonë… Me 5 shtator 1997 i madhi Zot thirri pranë vehtes në Qiell bijën tonë Nënë Tereza, së bashku me shpirtin e Shenjtë që vetë ja kishte dërguar për dhjetëra vite… Fatësisht vetë selia e shenjtë me anë të ish Papës Famëmadh Gjon Pali II falenderoi kombin tonë për këtë bijë të shenjtë që i dhamë kësaj bote halleshume, ku ndër të tjera do të thoshte: “… Edhe në kohën e Izolimit të plotë të Shqipërisë kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë Boten. Në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë, pasi ky ishte misioni i saj dhe i gjithë atyre ndjekësve të vërtetë të Krishtit dhe Apostujve të tij që përhapnin dashurinë dhe jetën mbi dhembshurinë e kësaj bote. Për këtë ju falenderoj sot (Ju shqiptarëve) në emër të Kishës Katolike, që i falët botës këtë bijë të madhe të tokës e popullit tuaj…” Vatikani me 19 tetor 2003 nisi proçesionin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, procesion  që “kulmoi” me firmosjen e dekretit të shenjtërimit të Nënë Terezes  me daten 4 shtator 2016 nga Papa Francesku, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes saj (5 Shtatori), që njihet edhe si dita e festës së saj.  Është me vlera të thuhet se, në shtetin e Nju Jorkut (USA), Senati dhe Asambleja e këtij shteti kanë shpallë  (në 2017) , 4 shtatorin  festë zyrtare që  do njihet  si të gjitha festat e tjera të veçanta. Neper  Botë në përgjithësi e në trojet etnike Shqiptare në veçanti filluan t’i kushtojnë shumë vepra arti e emërtime të ndryshme, ku spikat ndertimi  i Katedrales kushtuar Shenjtores Terezë në Prishtinë (Kosovë) , shugurimi i të cilës u bë me 5 shtator 2017 , me rastin e 20 vjetorit që Nënë Tereza ndërroi jetë. Vlenë të shënohet se në Shkodër para disa viteve  pas shumë vështirësive (që suallen disa  gjykime me mendësi   antieuroperëndimore) , u bë e mundur që në qendër të qytetit të kemi “truporen” e saj , e cila me sa duket do të zëvendësojë për Shkodrën e Malësinë Zojën e Shkodrës, të larguar nga rreziku i aziatikëve (turko-osman) që në vitin 1467… Nënë Tereza , sot Shën Tereza na ka lënë të shkruar edhe qindra shkrime e vargje me fjalë shpirti, të cilat i perkasin filozofisë toksore e hyjnore, ku me këtë rast mendova të citoj atë me titull Himni i jetës:

“ Jeta është bukuri, admiroje.

Jeta është një shans, kape.

Jeta është lumturi, shijoje.

Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.

Jeta është detyrë, kryeje.

Jeta është lojë, luaje.

Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, ruaje.

Jeta është dashuri, dhuroje.

Jeta është mister, zbuloje

Jeta është premtim, plotësoje.

Jeta është trishtim, kaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është betejë, pranoje.

Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është lumturi, meritoje.

Jeta është jetë, mbroje”.

Duke i ardhur fundi këtij shënimi të vogël, me rastin e 5 vjetorit të madhnueshëm të shenjtërimit të Nënë Terezes, mendova të kujtoj fjalët domethënëse të shkruara nga dora e saj në gjuhen shqipe, Oslo, 10 dhjetor 1979: “Unë gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i luti Zotin që Paqja e Tij te vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Lutim shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”

Faksimile e letres së shkruar nga Nënë Tereza, dhe publikuar nga Ministria e Jashtme , Oslo 10 dhjetor 1979.

Ndersa edhe unë si autor i këtij shenimi përkujtimor, kam një lutje për Shë Terezen, shenjëtorns tonë:

“SHENJTA TEREZA LUTU PËR NE MËKATËNOR TË KTHEHEMI NË SOFRËN EUROPERËNDIMORE TË LARGUAR PREJ KOHËSH PADREJTËSISHT DHE PA DËSHIRËN E SHUMICËS SË SHQIPTARËVE…. Lutu Shenjtorja jonë të na kthehet Shenjtëria, paqja dhe Harmonia, aq të nevojshme për të gjetur rrugën e begatisë e mirëqënies… LUTU.” 

Malësi e Madhe, 4-5 shtaator 2021

Filed Under: Featured Tagged With: Ndue Bacaj, Nene Tereza, Vatikani

KRISTIANIZMI NGA SHEK.IV-VIII, NË TROJET SHQIPTARE TË MALËSISË SË MADHE E MË GJËRË

September 4, 2021 by s p

Ndue  BACAJ 

Hyrje 

Kjo kumtesë e vogël perballë vepres së madhe të kishës Kristiane në Malësi të Madhe , Shqiperi e më gjërë i ngjanë një rreze të vogel drite që perpiqet të ndriçoj  sadopak hershmërinë e përhapjes së kristianizmit në trojet tona. Kristianizmi ka qënë kurdoherë i “shoqëruar ” edhe me ndertimet e objekteve më të hershme  kristiane të kohës, (si Kisha, famulli, manastire  etj.). Ndertimi i objekteve të kultit kristian dëshmohet edhe në trojet e Malësisë së Madhe (Shqipëri) dhe në  zonat kufitare të fqinjës sonë Malit të Zi (Ish troje etnike shqiptare). Kisha Kristiane, vazhdimisht ka qënë fitimtare mbi errësiren e shekujve, duke perhapë qyteterim zhvillim e dritë. Sot kemi më nevojë se kurr të “zbulojmë” rrënjët e kësaj kishe, rrënjët e besimit dhe identitetit tonë Europerendimorë , rrënjë që u ngulitën në trojet tona që në shekujt e parë të përhapjes së Kristianizmit, dhe u konsoliduan nga shekulli i IV, kur me Ediktin e Milanos (viti 313) perandori i Romës, Kostandinit të Madh do të ndalonte persekutimin e përndjekjen e atyre që perhapnin e perqafonin besimin  Kristian… 

Histori e shkurtër e kristianizmit në Iliri…!  

Në  rrugëtimin e gjatë  të besimeve politeiste  (pagane), shoqëria njerëzore shkoi deri në atë pikë rëndje sa të sundohej nga veset e këqia dhe morali tepër i ulët. Në këto kushte vetë Krijuesi (Zoti) bëri emër që të lindë Jezu Krishti në Betlehem, siç edhe ishte paralajmëruar… Ai, para njerëzimit solli e përhapi doktrinën shpëtimtare të Kristianizmit. Kristianizmi nuk hyri lehtë si Fe e si Besim. Të parët tanë duke qënë nën sundimin e Romakëve nuk e kishin të lehtë të përqafonin këtë Fe e Besim që predikonte për atë si Shëlbohet njeriu, por edhe për atë si jetohet në këtë Botë. Kristianizmi kërkonte që rendi i ri social të bazohet në parimet morale të paraqitura në ligjin e Moisiut, në Dhjetë Urdhërimet e Tenzot. Kristianizmin në Iliri nuk e përhapën as misionarë Latin e as Grek, atë në trevat tona e përhapi njëri ndër Apostujt e Jezu Krishtit , Shën Pali i cili në letrën e tij derguar romakëve thotë: “Kështu qysh prej Jeruzalemit e përqark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”.1. Një dëshmi tjetër vjen edhe nga historiani i Kishës, Daniele Farlati , i cili pohon se  bashkësia e Durrësit ishte më e vjetra në Shqiperi , e formuar nga Apostulli  Pal , gjatë predikimeve të tij . Gjithashtu  ai vuri në dukje se në vitin 58  në  Durrës kishte 70 familje të krishtera , të cilat kishin si peshkop njëfarë Cezari apo Apolloni.2.  E ndersa perhapej me shpejtësi besimi Kristian, persekutimi e përndjekja e atyre që e perhapnin e perqafonin këtë besim vijonte…Përndjekjet e pergjakshme   nga perandoria romake janë të shumta , ku nga këto po kujtojmë ato nga koha e Decit (249-251) që zgjaten deri në kohën e Dioklecianit (284-305).3.  Kristianizmi si besim u lejua zyrtarisht vetëm nga Perandori Ilir, (nga Nishi i Dardanisë), Konstandini i Madh, në vitin 313, me Ediktin e Milanos, ku ky edikt ndër të tjera theksonte: “…Tash e tutje kush dëshiron të besoj në atë Fe mund  ta bejnë atë lirisht  ,hapur dhe pa pengesa…dhënien e të gjitha lirive të krishterëve për kryerjen lirisht të riteve të tyre…4.  Kostandini jo vetem e  zbatoi me perpikmeri Ediktin e tij ,por ndërmori edhe një seri masash të efekshme që e nxori krishterimin  nga katakombet në dritë të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madhështore , ndër  ndertesat më të bukura që njerzimi kishte parë deri atëherë…5.  Pas kësaj në fakt pati një përhapje më të gjerë kjo Fe e ky Besim, e pikërisht disa studiues vendas e të huaj shkruajnë se Shqiptarët (Ilirët) u bënë në të shumten të Krishterë në shekujt e IV-V-të. Në këto kohë filloi edhe ndërtimi i tempujve e kishave ku ketë e verteton zbulimi i rrenojave dhe trashigimisë kristiane që janë gjetur në tërë territoret  Shqiptare, kuptohet edhe të Malësisë Madhe e më gjërë. Përhapja e Krishterimit në Iliri i përket historisë së shekujve të parë të këtij besimi. Gjurmet e paganizmit ilir zbehen shumë herët dhe zevendësohen nga të dyja kishat me motive të krishtera…6. Edhe pas vitit 395 kur perandoria e Romës u nda në dy pjesë , Kisha katolike shqiptare mbeti në mvarësi të Kishës së Romës.. Koncilet e këtyre kohëve dhe organizimi kishtar i më vonshëm, (si dhe fillimini ndarjes së kishes…) është kapitull në vehte, por nuk ndryshoi thuajse asgjë nga besimi. Kur Iliria (Shqipëria), u nda në provinca, ajo veriore u quajt edhe Prevali që shtrihej nga lugina e Zetës dhe Maricës në Veri, se bashku me Dardaninë e deri në lumin Shkumbin në Jug,  Doklea muar organizimin e qytetit  si “municipium”(bashki) romake  prej perandorit  Vespasian ose të bijëve..7. Dioklea është i qytet , ku mund të përvijohen deri në njëfarë mase linjat e urbanizimit  antik dhe topografia e re kristiane , që krijohet në brendësi të rrethimit të saj.8. Me krijimin e provincës së Prevalit, dhe me mjaft gjasa , aty nga fundi i shek.IV, Shkodra del për herë të parë në dokumentacionin burimor si një Peshkopatë. Më vonë bëhet e qartë , se ajo ka qënë seli kryesore peshkopale  dhe kryeqendër e provinces.9.  Si seli ipeshkvnore primare (deri në vitin 602), në Shqipëri duhet të konsiderohen  edhe Dioklea , Sarda, Shkodra…10. Historiani (Jirecek), si dhe disa studiues të tjerë shkruajnë; se qyteti i Dioklesë u rrënua në kohrat e stuhishme të shekullit VII, por emri nuk u harrua kurrë. Ai thotë  se këtu duket ka banuar një popullsi e vogël , ndonse ka qënë qytet i famshem…dhe seli e peshkopit të Diokleas…11.  Është interesant se ndonse për Dioklen si qytet thuhet  u shkaterrua  në shekullin e VII , si qëndër e rendesishme qytetare e fetare kjo vijon të njihet per disa  shekuj më vonë… Interesant duket pasi  Keshilli  i Dalmacisë  që u mblodh në shekullin e IX shpalli Dioklene  Kishë  mitropolitane , dhe i dha  si sufragane (të varur ) Shkodren.  Po nga ky burim  mesojmë se në vitin 877 Tivari tashma një seli peshkopesh  ishte nën varesinë e mitropolise së Dioklese…12. Madje studiuesi Hekardi, shkruan : “..Peshkopata e më vonë  kryepeshkopata  e Dioklesë , titullari i të ciles ishte metropolit i Shqiperisë, deri në vitin 927, kur ky qytet u shkaterrua nga  Simeoni i Bullgarisë. Kryepeshkopi i fundit i  Dioklesë quhej Gjoni , i cili (pas shkaterrimit të selisë ) u strehua në Raguze , ku u bë peshkop i ketij qyteti, duke  ruajtur  megjithatë  titullin e kryepeshkopit ,selia e metropolisë u  transferua në  Spalato (Split)..13. Ndersa Abanologu dhe historiani  i njohur Milan Shuflaj  shkruan: “ Qytetet romane  Dioklea , Sarda , Skampa , Apollonia , Amantia , Bylis , me kalimin e kohës  u shkatërruan pjesërisht nga sulmet armike dhe pjesërisht nga “kënetëzimi” i ngadalshëm, porse ipeshkviat e tyre nuk u zhduken , por pësojnë vetem një metamorfozë . Ndoshta ipeshkvi  i Dioklesë  e kishte rezidencen  e tij per një kohë të gjatë tek rrënojat  e ketij qyteti , porse tashma është jashtë çdo dyshimi , fakti  që në shek.XI  trashigiminë e tij e mori ipeshkvi i Tivarit…”.14. Vlenë të cilësohet se nga Dioklea kemi edhe një dëshmi tjetër mjaft interesante  paleokristiane , të ashtuquajturën “kupa e Podgoricës”. Kjo kupë qelqi e zbuluar rret vitit 1870, është botuar pë herë të parë nga Dumont në vitin 1873. Që atëherë ajo është marrë në dorë nga studiues të ndryshëm. Megjithatë ajo mbetet edhe sot një gjetje mjaft interesante e periudhës së hershme kristiane…15. Dëshmi të ndryshme të objekteve kristiane janë gjetur në varrezat e Kalldrunit (zbulim i viteve 1962-1963), ku perveç të tjerave janë gjetur edhe dy kupa qelqi të gjelbërt…16, si dhe në varret e gërmuara është gjetur  kryesisht një lëndë arkeologjike të shek.III-IV, të erës sonë me motive kristiane… Në Koplik (dhe sigurissht në rrethinën e gjërë të tij) janë parë rrënoja ndertimesh dhe se aty u gjetën , midis të tjerave një figurë e vogël bronzi e Hyut Lar, një togëz e rrumbullakët bronzi e perandorit romak Gordian III (vitet 238-242) etj…17. 

Pak Fjalë për persekutimin e Kishës ndër shekuj 

Shqipëria, Greqia dhe Dalmacia bëjnë pjesë tek vendet e vjetra të krishtera, të cilat u shkatërruan  nga dyndjet e sllavëve barbarë më pak se vendet e tjera , dhe në shek.IV-VI  kishin një topografi me emra shenjëtorësh  shumë të pëhapur. Në mesjetën e vonë hasim në mbetje të një kulture shumë të vjetër kishtare. Në emra korridoresh të dokumentuara takojmë edhe emra shenjtorësh dhe gjurmë të fshira kishash  të vogla, të ndërtuara dikur  mbi vende tempujsh paganë.18. Gjithsesi gjatë shekujve “..Fortuna  e  stuhia e detit , krisma e furia e ferrit janë perpjekur bashkë per t’i  perpirë kishat tona..”.19.  E mjerisht jo pak edhe kanë arritur , ndaj jemi “kështu”. Edhe kleri kristian u trajtua shumë  ashpër e dhunshëm., veçanarisht gjatë pushtimit turko-osman.  Meshtarët merreshin peng, e  prej tyre nxirreshin shperblime të majme , veçanarisht kur në “rrjetë”  binte ndonjë Ipeshkëv…20. Nëse ky shterngim i  lakut nuk do të jepte frutet e prituna , atëherë mund të vijohej me zbulimin e çative të kishave , per me pengue zhvillimin e riteve fetare , veçanarisht në dimër , ose do tu kerkohej  respektimi i rregullave  turke , të cilat nuk lejonin kisha ose ndertesa kulti  deri në largësi sa iu rrokte syni  autoriteteve turke.21. Janë  pikrisht  keto fortuna e stuhi që ndër shekuj  na kanë shkaterruar jo pak edhe nga dokumentacioni i hershmerisë  kishtare , duke na detyruar shpesh të marrim  referenca disi të vonëshme… 

KISHA TË SHEK. V  TË  ZBULUARA NË TROJET ILIRO-SHQIPTARE TË  MASLËSISË SË  MADHE… 

Nga mesi i dytë i shek.II deri në përndjekjet nga Diokleciani (303), kisha gëzon një fare paqeje , falë politikës së tolerances së ndjekur nga perandorët pasardhës të Valerit…. Në perendim themelohen njëqindë kisha , të shpërndara në një territor që shtrihet nga Iliria… deri në Spanjë.22. Në trysninë e lëvizjes së popujve dhe të forcave të natyrës në shek.VI dhe VII u zhduken shumë seli dioqezave  dhe nën sundimin e Justinianit u krijuan qytete të reja të fortifikuara , të cilat në atë kohë ose jo shumë më vonë paten edhe ipeshkvinjtë e tyre; paganë e sllave  futen me forcë në krahinën e  dikurshme të diokleatëve ilir…23. Megjithë këtë në trojet e Malësisë së Madhe janë zbuluar rrënoja të Kishave të Lashta si vijon:

 KISHA NË LOHE TË  SIPËRME: Në Lohe , si në  trevat e tjera Ilire të Malësisë së Madhe, besimi Kristian është perhapur e perqafuar që në shekujt e parë . Ketë e tregon më së miri edhe zbulimi i një  Bazilike trenefeshe  në fshatin Lohe e Sipërme . Sipas autorit të germimit (Zamir Tafilica), kjo  bazilikë është ndertuar mbi një varreze  të shekullit III. Në hapsiren e germuar pranë kësaj bazilike u gjetë edhe lendë arkeologjike …. Pjesen më të madhe  të kesaj lënde  e perbën qeramika , veçanarisht ajo e ndertimit , si copa tullash e tjegullash …  Mjaftë të pranishme janë edhe fragmentet e enëve të perdorimit të perditshëm… si enë tryeze  të llojeve e varianteve të ndryshme … Fragmente  vorbash që u perkasin shekujve  IV-V (mbas Krishtit)… Fragmente tasash tipesh të ndryshme , që mund të datohen në shek. II-III  mbas Krishtit. Kurse motivi zbukurues në një fund tasi  e vendos perdorimin e tij  ndermjet viteve  340-470 mbas Krishit.24. Gjithashtu u gjeten edhe kryqe e copa të kryqeve, të skalitura në gurë apo matriale rrethanore…

KISHA E  SHEK.V-të  NË HOT : Prej kohësh në Hot të Malësisë Madhe  (në një vend me toponimin e vjetër Kirza), nga banorët vendas “thirrej” edhe  Gomila e Kishës, thuhej se ka pas ekzistuar një kishë shumë e  vjetër e mbuluar nga gurët , dheu , shkurret , ferrat e drurë të ndryshem pyjor… Nga eksplorimi i rrënojave të kësaj Kishe në Hot u zbulua një “inventarë i bollshëm” i eksponateve apo copave arkitektonike si: kapitele dhe kollona guri të zbukurrara me gëdhëndje. Copëza (kolonash) prej guri, me gdhendje me motive florale -bimore, shpendësh dhe kafshësh (të egra). Copa dhe copëza me zbukurim me gdhendje me motive të ndryshme. Nga gëdhendjet në gurë bie në sy kryqi , me një simetri perfekte e mjaftë impozante.  Copëza të kapiteleve të dritareve, të kapiteleve për shtylla e pilastra  si dhe copëza të pllakave ndarse të nefeve. Copa të baptisterit  apo kthine ku bëhej pagëzimi. Copza nga lteri , copëza me skalitje apo gëdhendje të ndryshme në matrial tjegulle e tulle. Si dhe ndonjë copëz amfore qeramike. Gjithashtu shohim copëza nga “mozaiku” me gëdhendje në gurët e dyshemes (shtrojes) , ose veshjeve ansore , të brendësisë së kishës. Në “inventarin” e eksponateve të zbuluara të kishës ka copza që ngjasojnë me ato të “ikonostaseve”. Duke vrojtuar me kujdes ndonjë copëz pllake  na duket se   ngjason sikur të ishte mbetje nga ndonjë pllakë sarkofagu…  Nuk mund të mohohet se nga “inventari” i gjetur ka ndonjë copëz urne apo stele etjer. Për aq murë sa dallohet qartësisht , ai ngjason me murin ilir…25. 

TRASHIGIMI  (të shkruara e gojore) DHE TOPONIME  KISHASH, NË  MALËSI…    

Në Grudë (Dinoshë),  për shekuj , perveç ndertimeve urbane (qyteza etj..) ka pasur të ndertuar një ndër kishat më të hershme e më të njohura të trojeve të Malesisë Madhe e më gjërë , Kisha e  Shën Mhillit , themelet e të ciles i perkasin të pakten shekullit të pestë…(Kjo e pa eksploruar deri tani). 

Në krahinen e  Hotit… gjendet një Gërmadh që ndodhet në anen perendimore të lugines së Spinjës , ku nga Qafkisha  ose Qafa e Kishes  lejon kalimin  mbi kodren që ndanë  luginen e Spinjes me fushen e Tuzit.  Rrenojat i kanë dhënë emrin e Qafes. Ato njihen nga rrëfimet si mbetje të një Kishe… Megjithatë  mbetjet e mureve , per aq sa duken sipër tokës nuk lënë ta dallosh karakterin e asaj ndertese. Ajo formon një  drejtekendesh me gjatsi 14 hapa dhe gjerësi 5 hapa , anët e ngushta  të të cilit janë në formen e një Apside Kishe…”.26. 

Në Koplik, është një tokë që quhet me emrin popullore Amull (afer liqenit të Shkodres,) ekziston toponimi KISHET , çfarë tregon se në këtë vend para qindra vitesh  kishte të ndertuara një Kishë apo më shumë , që i sherbenin  qendrës urbane të banuar të  Koplikut , i cili siç dihet shtrihej që nga  Kalldruni e vijonte në drejtim të Shkodres së kohes.. Ketu janë gjetur  matriale të vjetra ndertimi ( tulla , tjegulla , gurë, llaç gelqereje e tjer). Gjithashtu  janë konstatuar themele kishash   dhe varresh  me simbole të qarta kristiane (kryesisht katolike) ,si dhe mbetje të ndertimeve të tjera civile.. Gjithashtu në varret e identifikuara, janë gjetur edhe  rrasa guresh në të cilat dalloheshin skalitje të  kryqeve  dhe figurave  të ndryshme shenjetoresh.. Është interesant të theksojmë  se toponimi  Kishej (Chisagno) ka ekzistuar edhe si emer i një qendre të banuar apo fshati i varur nga Arqipeshkevia e Shkodres, madje një studiues  shkruan se Kisha e Shkodres kishte shumë martirë , dhe i pari per të cilin flitet është Marku, famulltar i Kishajt , fshat që sot  nuk ekziston…27.  Ndoshta në ketë kompleks  kishash duhen kerkuar kishat e njohura që u kushtoheshin  Shen Marisë  e  Shen Lukes etj..  Po në Koplik mbi vendin e quajtur Godeja njihet edhe sot  toponimi Kisha e Qerkut  (disa i thonë kisha e Çardakut ). Këtu  deri vonë  mbahen mend  edhe themelet e një kishe katolike  dhe shumë varre  përreth saj. Këto varre kujtohen se kanë qenë të sistemuara me matriale dhe rrasa guresh  dhe simbole kryqi.. Gjurmet e fundit të ketyre vlerave historike (të pa eksploruara nga specialist të kesaj fushe ), janë “zhdukur” në vitin 1968 ,kur kooperativa bujqesore me mjetet e kohes punoi , germoi e rrafshoi këto vlera… Një toponim tjeter  që perdoret edhe sot  është ai  që quhet Kisha e Ograjes . Në ketë vend  mbahen mend edhe themelet e një kishe  të vjetër (shumshekullore), si dhe disa varre perreth. Varret e Kishes së Ograjes  anash ishin të ndertuara me mure guri , si edhe me matriale prej rrasash guri. Edhe ketu nuk mungojeshin simbolet kristiane, si kryqe e tjer…28. Sipër qytetit të sotëm të Koplikut  ekziston edhe toponimi Kisha e  Prozhmit , mbi lagjen e sotme Llazan të  Koplikut, ku ky vend dikur ka qënë pyllë apo prozhem… 

Në Fshatin Maçovilë deri para 50-60 viteve kanë ezituar disa rrënoja që identifikoheshin nga banorë me një Kishë shumë të vjetër. 

Në Bajzë të Kastratit disa rrënoja shumë vjetra edhe sot identifikohen me emrin Kisha e Çartun. 

Në Zagorë (Shkrel) njihet toponimi , Kryqi i Kolajve, në fshatin Vuçë (Shkrel) ka pak rrenoja që dallohen ku edhe sot këtij vendi i “therrasin” Te Kisha. 

Në Vukël-Kelmend, trashigohet emri i vjetër i Kishës së Shën Klementit, 

“Gjurmë” të tilla toponimesh kristiane mund të “takohen” në Malin e Maranajit etj.  Por gjurmë të “kishave” të lashta (shek.IV-VIII e më të vonshme) mund të gjiden  në Kalatë , qytezat apo qendrat urbane të hershme të Malësisë së Madhe e më gjërë, si ajo e Marshejit, Podgorës, Hotit, Medunit (kryeqyteti rezervë i Ilirisë) e deri te ajo më e vonë si Ballaza e Rrjollit etj. Të gjitha këto të pa eksploruara nga arkeolog e specialist të kësaj fushe…

Lashtesia e krishterimit ndër Iliro-Shqiptarë dëshmohet edhe me antroponimet e shumta kristiane   

Lashtesinë e krishterimit ndër shqiptarë e dëshmojnë edhe me antroponimet e shumta kristiane , të cilat janë përhapur bashkë me fenë e Krishterë që në mijëvjeçarin e parë. Ndër emrat më të vjetër kristian , me përhapje në Veri e në Jug , janë : Gjon, Gjin, Gjergj, Shtjefen, Pjetër, Ndue (Anton), Lukë, Mark, Nikollë, Kolë, Llesh (Aleksandër), Mhill, Tomë, Mateo, Andrea, Nikë, Kostandin, Mri, Marie, Prenë, Luke , etj.29. Siç shihet emrat më të spikatur Kristian, me të cilët pagëzonin fëmijët, Iliro-Shqiptarët  pas perqafimit të besimit Kristian ishin ata të apostujve e shenjëtorëve Kristian. Vlenë të cilësohet se edhe ndër popujt e tjerë që përqafuan besimin Kristian, duke përfshirë edhe fqinjët tanë Malazez muarën mjaft emra kristian të shenjëtorëve të ketij besimi apo kësaj feje monoteiste, pavarësisht nga “tingëllimi” i këtyre emrave në gjuhen e tyre. Por ama historia e Kristianizmit (shpesh) na bashkoi, edhe pse së “voni” edhe na ndau, në besim e qytetrim. Rrënjët e besimit e qytetrimit Kristian (që po mundohemi t’i ridimensionojmë…) duhet të na sherbejnë jo pak për një fqinjësi më të mirë për të sotmen e të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian…

Referencat: 

1.Bibla, letrat derguar Romakëve 15;19. 

2.Edwin  Jacques ,Shqiptarët , fq.159 , botim nga fondacioni Abraham Linkoln 1995.

3.Zef Mirdita; Gjashtë shekujt e parë të Kristianizmit  në trevat Iliro-Shqiptare, Krishtërimi ndër shqiptarë,simpozium ndërkombëtar Tiranë, 16-19 nëntor 1999, fq.36, botua Shkodër 2000.

4.“ILIRIA BIBLIKE” ….pergatitur  nga Nikollë  Loka e Gjet  Kola , fq.25. 

5.Iliria  Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet  Kola , po aty, fq.24. 

6.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.25 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj.  

7.Dr.Konstantin Jirecek [Shkodra e krahina e saj ne mesjet] Vezhgime Iliro-shqiptare,fq.109. 

8.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë,simpozium ndërkombëtar Tiranë, 16-19 nëntor 1999, fq.76, botua Shkodër 2000.  

9.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë, po aty fq.69. 

10.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke , fq.28.  

11.Konastantin Jirecek ,po aty fq.111. 

12.Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë, fq.51 + fq.420.   

13.Hyacinthe  Hecquard , po aty, fq.413.  

14.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,fq.32 , botime Franceskane , Shkoder 2013. Perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj. 

15.Gëzim Hoxha , Procesi i kristianizimit në Provimncën e Prevalit deri në fillimin e shek.VII, Krishtërimi ndër shqiptarë, po aty fq.82. 

16.Skender Anamali dhe Damian Komata ; Varrezat e Kalldrunit , Kumtari i   Muzeut popullor të Shkodres (3-4),fq.96, 1978. 

17.Skender Anamali dhe Damian Komata, po aty fq.104. 

18.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke , po aty fq.122. 

19.Kuvendi i Arbenit 1703,  fq.35 , botim i Shpresa Prishtine 2003. 

20.Letër  e dom Nikollë Gjorgës e 29 dhjetorit 1748 , Italo  Sarro , kontribut  per historinë kishtare të Shqiperisë së Eperme  shek.XVII-XIX  ,fq.12 ,botime Franceskane ,Shkodër 2015. 

21.Relacion  i  ipeshkvit  Pal Kampsi mbi vjetin 1757 , Italo Sarri ,po aty fq.40-41. 

22.Michel Lemonnier O.P. , HISTORIA  E  KISHES, po aty, fq.66. 

23.Dr. Milan fon Shuflaj ,Situata të Kishës  në Shqiperinë paraturke ,po aty fq.31… 

24.Zamir  Tafilica , Muzeu  Historik i Shkodrës , Kumtari-6- fq.43-51, Shkodër 1993. 

25.Kisha u Ekplorua nën drejtimin e arkeologut të njohur, Prof. Gëzim Hoxhës, si dhe në kuadër të projektit: “Rritja e bashkëpunimit, antikitetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit” ,  financuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar IPA Shqipëri – Mal i Zi. E zbatuar nga Dioqeza e Budimjes dhe Nikshiqit, në bashkëpunim me  ACA – Albania Community Assist (Asistencë për Komunitetin në Shqipëri), Muzeun Polimlje – Berane, dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Arkeologjisë-Tiranë , si dhe në  bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe. Konferenca e promovimit u organizua në Hot te vendi i rrënojave të  zbuluara të bazilikës , kishës paleokristiane dhe e drejtuar nga Znj.Holta Koçi , drejtore e Asistencës për Komunitetin në Shqipëri. është promovuar në Hot me 27 shtator 2019. 

26.Theodor  Ippen ,SHQIPERIA E VJETER, Studime gjeografike ,etnografike e historike…fq.259.  

27.Hyacinthe  Hecquard, po aty ,fq. 421. 

28.Gojdhëna të mbledhura nga unë N.B. , të cilat qarkullojnë edhe sot nga banorët vendali të Koplikut.   

29.Kolec  Topalli, Lashtesia e krishterimit ndër shqiptarë sipas dëshmive të gjuhës shqipe,  Krishtërimi ndër shqiptarë, fq.405-407. 

*. Voo: Kjo kumtesë ka qënë pergatitë për t’u mbajtur nga autori, në simpoziumin shkencor të zhvilluar në Berane të Malit të Zi nga dt.03-05 gusht 2021. Simpozium është mbajtur nën kujdesin e Ipeshkëvisë Budinje-Nikshiq, por për aresye objektive autori i  kesaje kumtese ( i ftuar si kumtues në këtë simpozium) nuk e kishte të mundur të merrte pjesë fizikisht.

Filed Under: Histori Tagged With: Krishterimi, malesia e Madhe, Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT