• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtesë-18 vjet më parë- Fëmijët e refugjatëve shqiptarë në Fort Diks

September 18, 2017 by dgreca

NGA ALBANA M LIFSCHIN/

1 Children Of Kosova

Rrefime te femijeve refugjate te Kosoves, nga baza ushtarake e Fort Diksit , N.J. 1999 (USA)/

1 albana KlintonKoha që punova në Fort Diks, Nju Xhërsi, me refugjatët e Kosovës, për mua do të mbetet e paharruar. Jam e sigurtë se shumë prej atyre të cilëve i u dha kjo mundësi mund të thonë të njëjtën gjë. Gjithësesi, për mua ishte diçka e veçantë. Së pari, sepse mu besua që të përgatisja një program radiofonik të përnatshem për “miqtë”,(kështu ishim porositur t’i quanim refugjatët) gjë që më kujtonte profesionin tim në Shqipëri.

Së dyti, dëgjuesit e programit nuk ishin të zakonshëm. Ata ishin të etur për lajmet; ata nuk dëgjonin por përpinin çdo lajm për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, ku kishin mbetur pjestarë të familjeve të tyre, por edhe për gjithë Ballkanin. Prisnin me padurim të dëgjonin që forcat e Natos hyjnë në Kosovë. Më kujtohet një mbrëmje kur e hapa transmetimin me lajmin “ Kisha ortodokse serbe kërkon dorëheqjen e Millosheviçit, u dëgjua një thirrje gëzimi e menjëherëshme dhe e fuqishme. Zërat e tyre depërtuan përmes dritares në studion e transmetimit. U rëngjetha. E kam ndjekur reagimin e tyre në çdo transmetim që bëja. E dija kur gëzoheshin, e dija kur hidhëroheshin. Jetoja me ndjenjat e tyre. Ndonjëherë, ata nuk prisnin sa të vinte koha e transmetimit, por më pyesnin sa herë më shihnin jashtë studios: Ç’farë lajmesh kemi sot?
Për ditën e 4 korrikut, ditën e Indipendencës së Amerikës dhashë një program të veçantë në qendër të të cilit vura pjesë nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar idenë që në një shtet të vertetë demokratik , njerëzit kanë të drejtë të zevëndësojnë qeverinë që nuk i përmbush interesat e popullit…
Gjithësesi, atë ditë pjesa me interesante e programit tim ishin fëmijët. Ata e mbushën këtë program me këngë, vjersha, e biseda të sinqerta. Mjaft amerikanë që punuan në Fort Dix, kërkonin të dinin se çfarë thoshin këngët apo vjershat e kosovarëve të vegjël.
Vetë jeta e refugjatëve, e secilit prej tyre, kishte diçka tragjike. Por në këngët e vjersha të fëmijëve apo të rinjve e kuptoje që tragjikja qe trashëguar nga e kaluara. Këngët e lirisë, këngët e trimave ishin të parat këngë që mësuan fëmijët kosovarë. Ata mësuan të jetonin me dhimbjen si pjesë e pandarë e jetës. Mësuan të jetonin një jetë të jashtëzakonshme duke e marrë atë si të zakonëshme. Fëmijët nga 10- 14 vjeç, ishin fëmijë të lindur në kohën kur qeveria e Beogradit ua hoqi autonominë (1989) bashkë me të drejtën e gëzimit të jetës dhe u a zëvendësoi atë me ankthin e persekutimit. I mësoi fëmijëve eksperiencën e hidhur të luftës, kur dikush nga familja mund të mungojë në çdo kohë- mund të vritet , të persekutohet apo emigrojë. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin këngët e lojrat e fëmijërisë mësuan ato të mërgimit, lëngimit për liri e për atdhe, këngët e trimërisë.Ata kënduan për heronjtë e Kosovës, ata recituan për ata që u burgosën nga sërbi vetëm e vetëm sepse donin lirinë. Këngët e tyre ishin për emigrantët që u detyruan ta lenë vendin e tyre të bukur për shkak të pushtetit serb. Fëmijët e sollën këtë thesar në programin tim. Diçka që më beri përshtypje e që s’do ta harroj kurrë ishte fakti se askush prej tyre nuk këndoi as edhe një këngë fëmijësh, këngë lojrash të moshës së tyre, siç bëjnë fëmijët e lirë kudo në botë. Jo sepse atyre nuk u pëlqenin lojrat e moshës se tyre , por sepse ata u u lindën e u rritën gjatë persekucionit serb. Ajo qeveri u mbylli shkollat që ata të mos e mësonin kurrë historinë e tyre, kulturën e popullit të tyre. Fëmijët e Kosovës para se të mësonin të emërtonin lodrat e tyre, mësuan fjalët “liri “,” burg” dhe “mërgim ». U mësuan të përballojnë diskriminin ashtu sikurse prindërit e tyre. Ata u bënë të fortë si prindërit e tyre. Per më tepër ata u bënë poetë të dhimbjes. Më kujtohet një mbrëmje dikush më solli në studio një vajzë të re me një një vështrim të menduar.
“Jam 14 vjeç,- tha, quhem Makbule Qerimi. Ajo recitoi një vjershë vargjet e të cilës po i citoj më poshtë.
Pse kështu?
Pse u larguam kështu?
Të jem në mërgim e përmalluar
Pse u largova nga foleja ime?
Të jetojë mërgim si jetime?
Mua më kishte vdekur nëna
Por prapë kisha një nënë
Kisha Kosovën me diell e me hënë
Ndodhem ne Amerikë
Në kazermat ushtarake
Për Kosoven time
Lotët më shkojnë për faqe..
Kur mbaroi, e pyeta se kush e kishte shkruar atë poezi. Mu përgjegj thjesht: Unë. Atë mbrëmje biseduam gjatë. Ishte jetime. Ishte e pjekur tej moshës së saj. E pyeta nëse dëshëronte të rrinte në Amerikë. Ajo ishte e talentuar, e zgjuar dhe Amerika do t’i jepte shumë mundësira. “Jo, më tha, Amerika ka plot njerëz të zgjuar e të talentuar. Amerika nuk ka nevojë për mua. Kosova ka nevojë”.
Nuk e di pse, por atë moment më erdhi ndër mend ai episod i bukur i përcjelle si mesazh i atdhedashurise brez pa brezi. E kam fjalen për zakonin e vjetër të arbëreshëve në brigjet e Italisë kur prindi e ngrinte lart fëmijën e porsalindur duke e kthyer atë me fytyrë nga Adriatiku për të mos harruar kurrë nga kishin ardhur.
Do të shtoja këtu disa fjalë për Alban Berishën 12 vjeçar dhe vëllain e tij Arlin. Albani ishte i pari fëmijë me të cilin u njoha në Fort Diks.
Ishte pasdite tek bisedoja me një grup fëmijësh. Doja të dija se çfarë dëshëronin te degjonin ne programin e tyre. Sigurisht isha përgatitur të dëgjoja kërkesa fëmijësh. Njeri nga fëmijët ngriti dorën duke kërkuar leje të fliste.
– Unë dua të dëgjoj që Kosova u çlirua nga serbët!.
-Si të quajnë? e pyeta
-Alban- mu përgjigj.
I thashë Albanit që edhe unë e prisja me padurim atë lajm dhe spjegoja që përveç lajmeve në programin e mbrëmjes do kishim edhe nje minutazh të caktuar vetëm për ata, fëmijët. E pyeta në se i pëlqenin vjershat.
-Po, më tha, dhe u ngrit duke marrë drejtqëndrim për të recituar. Ndër të tjera vjersha e tij thoshte: “ Më rrahën /më keqtrajtuan/ Më kërcënuan me burg e ferr. Por une s’friksohem /E çfryj zemrën e s’kam dert!
-A e di se kush shkruar këtë poezi, Alban? Djali nuk foli, por i vëllai i tij më i vogël, Arlini bëri me kokë nga ai:
-E ka shkruar vetë.
U mësova të mos habitem më kur dëgjoja që fëmijët e Kosovës i kishin shkruar vetë poezitë që recitonin apo në ndonje rast edhe këngët.
Ishte vështirë ta kërkoje fëmijërinë tek këta fëmijë. Ajo ishtë e përzierë me luftën.
Ata më treguan historitë e tyre, ashtu si e kanë përjetuar ata krimin serb të fundshekullit dhe ato une i perfshiva ne librin tim ne anglisht” Children of Kosova-stories of horror”
Albana Lifschin ,shtator 1999
—————.
Ne vazhdim,ketu po insert disa rrëfime të luftës nga fëmijët kosovarë, te cilat u perfshijne ne liber.
Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
Ushtarët serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën sërbisht:
-Dilni jashtë! Shpejt!
Ishin të gjithë të armatosur me automatikë.
-Dilni jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!
Pastaj shanin me fjalë të ndyra..
Ne dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me automatik nga të gjitha anët Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s’është e juaja, është e jona!”
Ushtarët serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara por nuk na tregonin se ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni…
Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.
Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Natoja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. “Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!” Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.
Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit (Vajza e kopertines se librit me flamurin kuq e zi ne gjoks)
Në familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim nga shtëpita jonë e nga Kosova të ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte nje kolonë e gjatë njerëzish para e pas nesh. Ne po udhëtonim me traktor. Mbi kokat tona fluturonte helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e babait tim po mbante në krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb goditi foshnjën, në kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke menduar që fëmija i vdiq në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd. Ajo quhej Nexhmije Azemi.
Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
Ishim mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim nëpër podrume. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata. E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani ndodhet në Stankovec.
Shkabjan Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
E para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdheruan të ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi reth e qark ishte kthyer në llucë.. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi pritë autobuzin që te na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S’kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte.Nuk e dinim se ku ishte. Vonë Kryqi i Kuq na njoftoi se ai kishte hyrë në Shqipëri.
( Libri “Children of Kosova-Stories of Horror” u vleresua nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut si tekst shkollor,per studimet sociale, kl.6-12.) Ky liber me dha privilegjin per t’u takuar me presidentin Bill Klinton e mora pergezimet e tij .

Filed Under: Histori Tagged With: Albana M. Lifschin, Fëmijët e refugjatëve, në Fort Diks, shqiptare

SHQIPTARË, MOS KINI FRIKË NGA IDENTITETI JUAJ

July 21, 2017 by dgreca

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/ DIELLI

“Jeta është e shkurtër e studimi është i lodhshëm, njeriu është përtac nga mendja, publiku është i durueshëm dhe perdja është e siguruar kundrejt vërshëllimave, kështu që përse dikush të shqetësohet për faktet, kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?”  Kjo thënje e të urtit Faik Konica m’u kujtua ndërsa po lexoja në shtypin shqiptar të ditëve të fundit, pohime sulmuese dhe reagime në lidhje me identitetin e nenës së Gjergj Kastriotit-Skenderbe.

Ia lëmë fajin muajve të verës, pasi politikanët janë në pushime dhe si rrjedhim ka shumë pak lajme për të shkruar e për të diskutuar nga anlaistë e komentatorë, pasi duhet mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve m debate.  Por, a duhet që në këtë mungesë aktivitetesh politike të kësaj vere – me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike — t’i kushtohet një diskutim i tillë një personaliteti të kombit siç është figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbe dhe etnicitetit të nënës dhe babait të tij.   Është ky një debat i mbrendshëm dhe i pa nevojshëm midis shqiptarëve por për më tepër është shumë i dëmshëm, pasi sjellë ujë në mullirin e atyre që historikisht dhe sidomos viteve të fundit, kanë  venë në pikëpyetje jo vetëm rolin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve, por edhe identitetin dhe madje edhe historinë e shqiptarëve në përgjithsi, të cilën ata kanë kërkuar  dhe kërkojnë që ta ndryshojnë, sipas interesave të tyre.  Këta protagonistë, shqiptarë dhe të huaj — të kësaj fushate për tjetërsimin e historisë së kombit shqiptar, ose të pakën për hedhjen e dyshimeve ndaj fakteve historike — nuk janë as historianë, as akademikë, por janë politikanë të huaj dhe veglat e tyre shqiptare për të cilët,     Faik Konica ka shkruar se nuk shqetësohen aspak për faktet historike, “Kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?”   Përsa u përket të huajve, kjo nuk është për tu habitur, kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë të jetë qëndrimi I tyre ndaj historisë së kombit shqiptar dhe Heroit Kombëtar Gjergj Katsrioti Skënderbe.  Por që shqiptarët, të luajnë kartën e të huajve duke hedhur dyshime mbi historinë dhe herojtë e vet, kjo është pak e rëndë dhe e papërgjegjshme.  Në të vërtetë, ky ka qenë dhe është objektivi përfundimtar i të huajve, që të mbjellin dyshime në vetë radhët e shqiptarëve mbi identitetin e tyre kombëtar dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre.  Kujt i intereson që në këtë moment të historisë të sulmohet figura e kombit shqiptar, sidomos nga njerëy që nuk kanë të bëjnë me historinë, por të cilët mund të kenë një platformë për të përhapur dyshime.

Mohimi i historisë dhe i identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt, historikisht, nuk është një subjekt i ri.  Në kohë të caktuara është bërë dhe bëhet për qëllimet e tyre anti-shqiptare.  Ne shqiptarët që kemi jetuar nën ish-Jugosllavinë e dimë mirë këtë lojë të armiqve të shqiptarëve, ndërkohë që regjimet e asj kohe bënin ç’mos që të ndryshonin identitetin e shqiptarëve në trojet e veta, me ndryshim emrash e mbiemrash, por edhe toponimesh.  Por që kësaj fushate t’i bashkohen vet shqiptarët, kjo është diçka e re.  Këto mohime të historisë dhe të heronjve kombit shqiptarë, përfshirë Gjergj Kastriotin Skendërbe dhe familjen e tij, i kemi dëgjuar vazhdimisht  nga qarqe politike, akademike dhe fetare, kryesisht nga qendrat historikisht anti-shqiptare: Beogradi, Stambolla e Athina.  Këta kanë mohuar dhe madje kanë kërkuar zyrtarisht edhe ndryshimin e historisë së shqiptarëve sipas orekseve të tyre politike, fetare, ideologjike dhe historike, të momentit. Këto pretendime disa prej udhëheqësve më të lartë të këtyre vendeve i kanë shprehur madje edhe zyrtarisht, jo vetëm nga larg por edhe gjatë vizitave zyrtare në Kosovë e në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe Presidenti turk Erdogan në disa raste, ndërkohë që udhëheqsit shqiptarë nga të dy anët e kufirit  heshtin ndaj këtyre pretendimeve dhe sulmeve kundër historisë së shqiptarëve autoktonë në torjet e veta me mijëra vjetë.   Për arsye që nuk dihen dhe mbeten të pashpjegueshme, përfaqsuesit e kombit shqiptar sot — përballë këtyre sulmeve të vazhdueshme, të jashtme dhe të mbrendshme, ndaj historisë kombëtare dhe veçanërisht fushatat e herë pas hershme kundër Gjergj Kastriotit Skenderbe — nuk mbrojnë historinë, figurat historike dhe identitetin e kombit shqiptar.

Mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtar si Gjergj Kastrioti dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar janë çështje të shënjta të sigurimit kombëtar, të vet ekzistencës së kombit.  Përgjegjësia numër një e një shteti dhe e përfaqsuesve të tij është që të mbrohet historia dhe identiteti kombëtar ashtu siç do të mbrohej kufiri, në rast të një sulmi ushtarak.  Mbrojtja e interesave kombëtare historike dhe të identitetit kombëtar, kur ato sulmohen pa të drejtë dhe pa fakte nga kushdo qoftë, nuk është shprehje nacionalizmi, por është vet-mbrojtje e ekzistencës së një kombi. Kombi shqiptar nuk ka krizë identiteti dhe udhëheqsi shqiptarë nga të dy anët e kufirit duhet të mbrojnë interesat kombëtare madje edhe para udhëheqsve të huaj – para të cilëve shpesh bëjnë temena.

Sikur Shqipëria nuk ka probleme të tjera për të cilat analistë dhe komentuesit e gazetarët duhet të ndihmojnë në propozimin dhe gjetjen e  zgjidhjeve, në vend që të merren me  historinë  dhe identitetin e kombit.  Me historinë të merren historianët. Por me të gjitha këto halle të vet shkaktuara, shumica e shqiptarëve e dinë se cili është identiteti i tyre, cila është historia dhe kush janë heronjtë e saj, si dhe cili është roli i Gjergj Kastriotit Skennderbe në historinë e shqiptarëve ndër shekuj.  Shpresojmë se Shqipëria do të jetojë përgjithmonë me identitetin e saj unik në zemrat e bijve dhe bijave të saj më të mirë, të atyre shqiptarëve që sipas At Gjergj Fishtës nuk janë vetëm shqiptarë me fis e me trup, por që janë shqiptarë me shpirt.  “Shqiptarët me shpirt” të At Gjergj Fishtës, sot më shumë se kurrë, duhet të ruhen e të kenë kujdes  interesat kombëtare nga sulmet e “zuzarëve” të Faik Konicës që “u lindën në Shqipëri”, por të cilët luajnë lojën e dikujt tjetër

E fillova me fjalët e urta të Faik Konicës dhe po e mbaroj me Faik Konicën. O shqiptarë, nëqoftse nuk kini çka u bëni të hujave që sulmojnë historinë dhe heronjtë e kombit shqiptar, përfshirë Gjergj Kastriotin Skenderbe – atëherë Konica porositë shqiptarët që të pakën t’i luftojnë ata që janë të “lindur shqiptarë” por që punojnë kundër interesave të kombit, pasi “Eshtë turp prej kësi krimbash,Të mundohet një komb trimash!”


Tema: Poezi Për Atdheun

Flamuri

Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.

Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.

Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.

Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë

Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.

Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!

Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!

Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,

Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë

E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,

O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,

Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.

Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!

Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,

Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,

Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,

Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë

E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,

S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë

Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!

Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!

Faik Konica

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, MOS KINI FRIKË, NGA IDENTITETI JUAJ, shqiptare

Shqiptarë, mjaft e turqizuat Shqipërinë

July 10, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

1) Sheshi Maltepe, Stamboll, të dielën më 9 korrik. Qe i tëri një gumëzhimë njerëzore. Opozita priste liderin e saj, Kemal Kılıçdaroglu. Ai kishte ecur më këmbë nga Ankaraja në Stamboll. Për njëzetë e pesë ditë. Në shënje proteste karshi presidentit të vendit si urdhëruesi i arrestimeve dhe burgosjes së gazetarëve, oficerëve, apo politikanëve kundërshtarë.

Sipas raportuesve të agjensisë Returs, Umit Bektas dhe Humeyra Pamuk, nga Stambolli, ai i tha masës se, ne, duhet të rrëzojmë muret e frikës. (We will be breaking down the wall of fears.) E gjitha një protestë për kapjen e shtetit nga një individ me emrin Rexhep Taip Erdogan. Pasi që nga i ashtuquajturi grusht i shtetit, korriku 2016. Rezultojnë plot 50 mijë njerëz të arrestuar. 150 mijë nëpunësa shteti, si arsimtarë, ushtarakë, jurist etj., të pezulluar.
Një terror i hapur shtetëror karshi administrates, opozitës dhe fjalës së lire. Po sipas Reuters, ai e mbylli fjalën e tij, duke u thënë turqëve se, nga sot të jemi të gjithë bashkë kundër një njeriu që do gjithçka. Veç për vendin, për demokracinë.
2) Kjo ndodhte kur, Erdogani, priste në rezidencën e tij kryeministrin e Shqipërisë. Vendin të cilin Turqia e sundoi për pesëqind vjet. Dhe po t’i referohesh kohëve. Në raport me pushtimin austro-hungarez. Apo periudhën italiane nga koha e mbretërisë e deri në kapitullimin e Duçes. As që çohen nëpër mend të krahasohen investimet e bëra. Pra pesëqind vitet e Turqisë, me ato të austrohungarezëve dhe italianëve. Në këto pesë shekuj Turqia nuk ndërtoi asnjë rrugë. Asnjë lloj vepër tjetër publike. Përkundrazi e mbajti nën një trysni përça e sundo. Mes pashallarësh dhe vilajetesh. Aq sa sot pikërisht për shkak të këtij sistemi. Kësaj forme administrative, Shqipëria u nda si plaçkë tregu. Jo si Shqipëri. Por si një Turqi e vogël. Po sipas këtyre metodave. U ndërroi besimin. Bëri ca pashallarë me shumicë. Ca hajna, të cilët i la të sundonin me shpatë e kuran vëllezërit e tyre. Ndërsa për vete mori në Stamboll mëndjet e ndritura. Madje i degdisi deri në shkretëriat e Nilit. Me tituj e poste. Pasi vetëm me ata mund të shtonte sa më shumë sundimin.
Kjo është Turqia. Sa sot edhe pse një komunitet i madh atje, shqiptarët nuk kanë asnjë lloj të drejte. Madje kudo ndihen. Kudo. Veç në Turqi nuk shohim aktivitete shqiptarësh.
Ata sot janë turq dhe ndofta sundojnë me Erdoganin.
3) Pasi përcolli dishepullin e tij, arnautin bohem, Erdogani i kërkoi liderit të opozitës. Atë që drejtësia, reformat, shteti, bëhen në parlament dhe jo në rrugë.
Në fakt e trembte turma. Kurrë Maltepe nuk qe aq i tejmbushur sa dje. Dhe vemendja botërore aq e fokusuar në Stamboll. Lideri i opozitës i kujtoi se rruga ishte e vetmja alternative. Pasi, kuvendi, shteti, kushtetuta, drejtësia, media ishin të kapura. Dhe se ai zgjodhi rrugën si pjesë e sovranit, motorit të demokracisë.
Mua më shkoi mendja tek lideri i opozitarizmit në Shqipërinë time. Tek akulli, ngrirja. Apo shkrirja. Lojrat e fjalëve me marr unë përgjegjësitë. Apo ato urdhrat me sy, që, jepi një dru të mire atij legenit që na çau bythën. Sa keq që vendi im nuk e ka një të tillë. Kush do të ecte nga ata 400 klm në këmbë. Sa i bie…, Shkoder Sarandë. Apo më pak. Megjithëse me ato rrugë përgjysmë. Me ato nën e mbi kalime shkretane. Shkoder Sarandë i bie 400 mijë kilometer. Lulit do i prishej jo vetëm xheli i flokëve. Por edhe xheli i opozitarzimit të humbsave. Kurse Monikën, do ta ndalonte statuti i zonjës së parë. Kush pra mund të ecte në këmbë për ata?. Për të drejtat civile. Për fundin e një varfërie ekstreme. Për marrjen fund të kulturës partiake mbi ekzistencën intelektuale. Drejtësinë e pavarur dhe shtetin e ligjit të forte? Për firon e gjakut shqiptar. Për informalitetin total. Për mbylljen e gropave të zeza të përqindjeve nga tenderimet? Askush…
4) I lumtur dishepulli i Erdoganit…, kryeministri i vendit tim, saktësisht atë kohë kur Turqia vet kish dalur në shesh. Kundër njëshizmit. (One man-rule.) Kundër grumbullimit të pushtetit. Komunikonte në FB me shqiptarët se, kishte marrë premtime për para. Për ndërtimin e aeroportit të Vlorës etj. Kaq i lumtur, sikur t’ua jepte aty në çast. Nga dritarja mbrapa. Se përpara protestonte Turqia. T’ua hidhte me dy duar. Para qielli. Jo si një borxh më shumë për kokë. Ndërkohë që paradoksalisht, një aeroport si ai i Kukësit rri mbyllur. Dhe shqiptarët fluturojnë për në botë, përmes Shkupit, Prishtinës, Beogradit. Nga që çmimet e Rinasit janë më te kripura se ato në aeroportet më me emër në botë.
Kjo është Shqipëria e pashallarëve dhe e dishepujve të Erdoganit.
Nuk e di se çfarë vlerash njerëzore mbart ky komunikim. Me një lider që manipulon, vret, burgos, syrgjynos etj. Çfarë vlerash miqësie e afrimiteti. Eshtë njësoj si të shkosh sot në Korenë e Veriut. Të dalësh në platenë e paradave me Kim Yongun. E t’i mburresh popullit. Apo një lloj eksopezeje ashtu…, siç dilte Enveri me Stalinin. I lumtur që siguronte ndonjë vapor me thekër a grurë. Pasi shqiptarët vet nuk dine as të prodhojnë e as të tregtojnë.
5) Me ardhjen e demokracisë, menduam se epoka e ndihmave. Epoka e miqësive për inat, do të merrte fund. Të paktën në investimet publike. Në krijimin e fondeve. Si arsyetim normal i një ekonomie tregu.
Ka vende më të vegjël se ne, por janë sot në mos superfuqi. Investitorë të pare në investimet e tyre publike. Të konsoliduar.
Kurse ne, fatkeqësisht akoma jo.
Liderët tanë fluturojnë drejt lëmoshës.
Sikur një lubi t’ua e ketë prerë duart shqiptarëve.
I duan të gatshme të gjitha.
Sidomos ky…, I do të gjitha nga Turqia.
Vdesin të marrin ca nga atje.
Për rrjedhojë shqiptarët janë sot aq të turqizuar, sa kanë mbytur veten me ferexhe e mjekra. Nga Tirana, Prishtina, Shkupi etj. Rrugët janë plot të tilla, mjekrra dhe ferexhe.
Dovleti që ia lëroj nënën fustanellës shqiptare. Apo kostumeve që ne mburremi. Eshtë sot më prezent se kurrë.
Me iftarë e falje në sheshe publike. Me dhunën e lirisë së shprehjes. Dhe të të menduarit. Një lloj Turqie erdoganiste, pushtimi i dytë otoman…
Bijë nënash, shqiptarë, mjaft e turqizuat Shqipërinë.

Filed Under: Politike Tagged With: e turqizuat Shqipërinë, Ilir Levonja, Mjaft, shqiptare

Gjaku Ynë – Piana degli Albanesi: Miti kushtuar kulturës arbëreshe dhe shqiptare

June 17, 2017 by dgreca

1-Zef-Chiaramonte-250x300

Nga Zef Chiaramonte/*

-Dje, mbas dite, në Sallën e Muzeut të Qytezës Hora e Arbëreshëve / Piana degli Albanesi, në Sicili u zhvillua programi i Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin kushtuar kulturës arbëreshe dhe shqiptare.

– Të pranishëm: Prefekti Xhankarlo Romanjoli dhe Kyetari i Komunës Rozarjo Peta

-Kumtuesi i parë, Prof. Zef Kjaramonte, zbërtheu domethënien e stemës historike (1817) të Qytezës arbëreshe ku, në njerën anë shkruan NOBILIS PLANAE ALBANENSIS CIVITAS = QYTETI FISNIK I HORES SE ARBERESHEVE, kundrejt emërit zyrtar, të asaj kohe, PIANA DEI GRECI. Kumtuesi shpjegoi se si, asokohe, pati nje kompromis midis fiznikut feudal, që i shikonte Arbëreshët si grekë per shkak të rritit kishtar bizantin/ortodoks që ndjeknin, kurse popullata e ndjente veten arbër.

-Fjala i kaloi mandej Prof. Zef Skiro Di Maxho-s i cili dha një pasqyrë të re mbi jetën dhe veprën e Pater Gjergj Guxeta-s si mendimtar dhe themelues i objektit ku mbahej programi, nje banes si punë manastiri për priftrat arbëreshë beqarë, si dhe themeltar i Seminarit për Arbëreshë në Palermo, porsi një univesitet autentik për ruajtjen dhe zhvillimin e kultuës kombëtare.

-I treti, papasi Dr. Nikola Kuçi, foli mbi përshtatmërinë e futjes në kalendarin liturgjik të Kishës Arbëreshe të festës së Shën Memë Terezes. Duke u nisur nga origjina e perbashkët dhe kaluar te vepra madhështore e Shenjëtes, papa Nikola ftoi njerëzit vullnet-mirë që të angazhohen rreth hartimit të teksteve dhe të muzikes percjellëse sipas rritit të Kishës Arbëreshe, për krijimin e një Shërbese dinjitoze në perkujtim dhe nderim të Mëmes sonë Shën Tereza Gonxhe Bojaxhiu.

– Para deshmisë familjare nga shtërrnipi i Mëmë Terezës, djali i vajzës së Lazar Bojaxhiut, me banim në Palermo, fjalën e mori Prof. Fabio Russo i Universitetit të Triestes, i cili beri nje krahasim midis Pater Gjiergj Guxeta, që flitet për të lumnim, dhe Nenë Terezës.

Palermo, 16 qershor 2017

  • E dergio per Diellin-Zef Chiaramonte

Filed Under: Emigracion Tagged With: Cultura arereste, miti, Piana degli Albanesi, shqiptare, Zef Chiaramonte

MUZIKA QYTETARE: AVANTGARDA E MUZIKES TRADICIONALE SHQIPTARE

April 12, 2017 by dgreca

1 ok Spiro Shituni

Shkruan:Prof. Dr.  SPIRO J. SHETUNI/

Universiteti Winthrop/Rock Hill, South Carolina-U.S.A./

Parashtrim/

Muzika tradicionale qytetare është dialekti i muzikës tradicionale shqiptare që bën jetë në mjedise etniko-socialo-gjeografike qytetare të Gegërisë e Toskërisë.  Nga pikëpamja tipologjike, ajo ekziston thjesht në një dialekt të vetëm, pra, pa nën-dialekte të caktuara muzikore.  Sidoqoftë, për lehtësi studimi, muzika tradicionale qytetare sërish mund të ndahet në dy grupime muzikore kryesore:  grupimi muzikor qytetar monofonik;  grupimi muzikor qytetar polifonik.  Ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar monofonik, lejomëni të përmend:  stilin muzikor të qytetit të Shkodrës, stilin muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), stilin muzikor të qytetit të Beratit, etj.  Kurse, ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar polifonik, më lejoni të ve në dukje:  stilin muzikor të qytetit të Përmetit, stilin muzikor të qytetit të Vlorës, etj.  Midis tipareve themelore dalluese të muzikës tradicionale qytetare, lejomëni të përmend veçanërisht:  1)  përbërja, në shumicën e rasteve, nga një linjë melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit, zakonisht, nga një kёngёtar ose instrumentist i vetëm, individualisht, solistikisht;  përbërja, në disa raste, nga dy ose tri linja melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave meloldike, çka nënkupton edhe të interpretuarit nga shumë kёngёtarё ose instrumentistё, kolektivisht, në grup;  2)  sistemi modal/tonal herë pentatonik, herë diatonik, herë kromatik;  3)  metrika/ritmika herë-herë e matur, e qartë, e përcaktuar, herë-herë e pamatur, e paqartë, e lirë, ose kapriçoze, delikate, e stërholluar;  4)  shoqërimi me instrumente muzikore shpesh herë moderne (fjala është për muzikën tradicionale zanore qytetare), etj.

Nëse ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar polifonik u vunë në dukje vetëm dy prej tyre–stili muzikor i qytetit të Përmetit dhe stili muzikor i qytetit të Vlorës–, s’duhet harruar se, përsa i takon sistemit modal/tonal, përkrah tyre qëndrojnë një radhë stilesh të tjera muzikore.  Kështu, krahas stilit muzikor të qytetit të Përmetit, qëndrojnë:  stili muzikor i qytetit të Pogradecit, ai i qytetit të Korçës, stili muzikor i qytetit të Ersekës, ai i qytetit të Leskovikut, etj., pra, tërë stilet muzikore të harkut të qyteteve të Shqipërisë Juglindore.  Sakaq, krahas stilit muzikor të qytetit të Vlorës, qëndrojnë:  stili muzikor i qytetit të Tepelenës, ai i qytetit të Delvinës, etj., pra, tërë stilet muzikore të harkut të qyteteve të Shqipërisë Jug-perëndimore.  Mund dhe duhet të përmend, gjithashtu, stilet muzikore qytetare të Myzeqesë:  stilin muzikor të qytetit të Lushnjes, atë të qytetit të Fierit, etj.

Përsa i takon origjinës, kohëlindjes, moshës, muzika tradicionale qytetare duhet vështruar si një dukuri kulturoro-artistike disi më e vonshme ose shumë më e vonshme, në krahasim me muzikën tradicionale fshatare.  Diferencimi midis tyre u krye gradualisht, dalngadalë, si pa kuptuar, nën veprimin e kushteve ekonomiko-shoqërore e kulturoro-artistike.  Ky diferencim s’u bë në të njëjtën kohë dhe as në të njëjtën masë në të gjitha qytetet.  Më parë diferencimi u krye pikërisht atje ku bëhej një jetë ekonomiko-shoqërore e kulturoro-artistike më e zhvilluar.  Sakaq, brenda vetë muzikës tradicionale qytetare, nga pikëpamja e origjinës, kohëlindjes, moshës, grupimi muzikor qytetar monofonik përfaqëson shtresimin kulturoro-artistik disi më të hershëm ose shumë më të hershëm, kurse grupimi muzikor qytetar polifonik–shtresimin kulturoro-artistik disi më të vonshëm ose shumë më të vonshëm.  Zanafilla e grupimit muzikor qytetar monofonik duhet t’ju takojë shekujve XVII-XVIII të Erës Sonë, ndërsa zanafilla e grupimit muzikor qytetar polifonik duhet t’i takojë periudhës së fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Nga pikëpamja e përmbajtjes ideo-emocionale, muzika tradicionale qytetare shqiptare është më tepër e një natyre lirike.  Ndërkohë, herë-herë, ajo bart edhe nota epike, heroike, dramatike, tragjike, etj.  Përftimi i një përmbajtjeje ideo-emocionale me natyrë lirike, herë-herë, është parë, madje edhe nga studiues, si një mangësi, si një pikë e dobët, si Thembra e Akilit.  Pa dyshim se mendime të tilla nuk marrin parasysh thelbin estetik të muzikës tradicionale qytetare shqiptare.  Eshtë interesante të shënohet se, edhe në rrafsh botëror, muzika tradicionale qytetare shquhet për një përmbajtje ideo-emocionale më tepër lirike.

Përsa i takon sistemit modal/tonal, muzika tradicionale qytetare (grupimi muzikor qytetar monofonik) afron mjaft sidomos me muzikën tradicionale gege:  në të dyja rastet, sistemi modal/tonal është i dyfishtë:  herë diatonik e herë kromatik.  (Në muzikën tradicionale qytetare, herë-herë, ai mund të jetë edhe pentatonik.)  Vetëm se natyra kromatike ose kromaticizmi i muzikës tradicionale qytetare shfaqet në një shkallë disi më të ndjeshme ose shumë më të ndjeshme, në krahasim me natyrën kromatike ose kromaticizmin e muzikës tradicionale gege.  Përveç sistemit të përbashkët modal/tonal, një afri tjetër midis këtyre dy dialekteve muzikore, ndonëse s’është aq thelbësore, shfaqet përcjellja instrumentore e muzikës tradicionale zanore.  Duke qenë e përbashkët për të dy dialektet, një veçori e tillë, ndërsa, brenda muzikës tradicionale qytetare, arrihet kryesisht me instrumente muzikore moderne (klarinetë, violinë, kontrabas, llautë, kitarë akustike, fizarmonikë, piano, dajre, etj.), brenda muzikës tradicionale gege, materializohet më tepër me instrumente muzikore tradicionale (bilbil, fyell, curle, çifteli, sharki, lahutë, lauri, dajre, lodër, etj.).  Ndërkohë, nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, muzika tradicionale qytetare (grupimi muzikor qytetar polifonik) afron mjaft, qoftë me muzikën tradicionale toske (si, p.sh., stili muzikor qytetar përmetar, etj.), qoftë me muzikën tradicionale labe (si, p.sh., stili muzikor qytetar vlonjat, etj.).  Në këto raste, sistemi modal/tonal shfaqet, ose pentatonik, ose pentatoniko-diatonik.

Të kuptuarit e mënyrës së ekzistencës së muzikës tradicionale qytetare është një proces bukur i vështirë!  Ç’është e vërteta, gjatë viteve të para të studimeve të mia, unë, thuajse qetësisht, mendoja se muzika tradicionale qytetare–zanore o intrumentore, monofonike o polifonike—ekziston thjesht si një dukuri kulturoro-artistike e pandashme në njësi, pra, si një dialekt muzikor që nuk degëzohet në stile muzikore!  (Në atë kohë, unë arsyetoja pak a shumë në këtë mënyrë:  “Përse duhet që muzika tradicionale qytetare të ekzistojë në stile muzikore?!  Çfarë kuptimi do të kishte një dukuri e tillë?!  Apo mos ndoshta ajo do të ishte thjesht një dëshirë subjektive e studiuesit etnomuzikolog?!”)  Mirëpo, me kalimin e kohës, duke dëgjuar këngë tradicionale të qyteteve të ndryshme, gradualisht, dalngadalë, si pa kuptuar, vura re se muzika tradicionale qytetare ekziston në stile muzikore mjaft të shquara.  Kështu, për mua, filloi të bëhet përherë e më e qartë ideja se qytete, si:  Shkodra, Tirana, Durrësi, Kavaja, Elbasani, Prizreni, Gjakova, Peja, Berati, Përmeti, Vlora, etj., ndërsa këndojnë brenda të njëjtit dialekt muzikor, sërish dallohen muzikalisht njëri nga tjetri.  Që të mund të shprehem në një mënyrë tjetër, arrita në përfundimin se dialekti muzikor qytetar i muzikës tradicionale shqiptare ekziston në stile të ndryshme muzikore, sipas qyteteve të caktuara.  Megjithse duket e tepërt, sërish përmend faktin se një ligjësori e tillë—prania e vazhdueshme e stileve muzikore–, karakterizon të katërt dialektet muzikore themelore të muzikës tradicionale shqiptare:  dialektin muzikor geg, dialektin muzikor tosk, dialektin muzikor lab, dialektin muzikor qytetar.

Repertori

Muzika tradicionale qytetare shqiptare ka një repertor mjaft të pasur.  Mund të shprehem pa ndrojtje se çdo stil muzikor qytetar përfaqësohet nga këngë të një niveli artistik, krijues e interpretues, me të vërtetë mjeshtëror.  Disa ndër krijimet muzikore më të shquara tradicionale qytetare, të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndoshta do të ishin:  “Shegë e ambël, shegë e butë,” “Pranvera filloi me ardhë,” “Marshalla bukurisë sate,” “Po ti, çka i ke thanë dikuj,” “Bishtalecat palë-palë,” “Ti je krejt si një gonxhe,” “Si dukat i vogël je,” “Në zaman t’njasaj furi,” “Pranvera me dalë ka fillue,” “Lule borë,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Shkodrës);  “Qënke veshun me të bardha,” “Valizakja,” “Më shikon me buzë në gaz,” “Vika deti tallaz-tallaz-e,” “Për midis pazarit Durrësit,” “Aty ke shtatë zymbylat,” “Me gëzim po shkoj në punë,” “Zjarr në male, zjarr në kodra,” “Bubullin ke Shkëmbi i Kavajës,” “Çohi djema, shaloni hatin,” etj. (brenda stilit muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme—Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan);  “Asaman, trëndafil çelës,” “Kur hyj në Mangalem,” “Bilbili që këndon mbi rrasa,” “Edhe gurët e sokakut,” “N’ato kulla, n’ato penxhere,” “Mora përpjetë Kalanë,” “Në fushë të Uznovës,” “Çupë, thyej ato gjylpëra,” “Mora mandolinën,” “Bijë e Tares,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Beratit);  “Gjethezë,” “Mora rrugën për Janinë,” “Zura një bilbil me vesë,” “O dhëndër, ku vete kështu,” “Vetullat si napolonë,” “Çupë gjashtëmbëdhjetë vjeç,” “Seç të bie erë floku,” “Moj kunadheja leshverdh-o,” “Do marr çiftenë, do dal për gjah,” “A kanë ujë ato burime,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Përmetit);  “Thëllëzat që hedhin valle,” “Ç’të ndrijnë leshrat, moj Esma,” “Çupë, kush ta bleu fustanë,” “Hanko pelivaneja,” “Sokakut më shkoje,” “Jelekun prej kadifeje,” “Pse m’i mban sytë mbi mua,” “Dy thëllëza në një portë,” “Më thërrasin djemtë e fshatit,” “Aromë portokalli,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Vlorës).

Të medituarit mbi bukurinë e rrallë estetike të krijimeve më të shquara të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, natyrshëm, sjell në kujtesën time muzikore kryevepra të artit muzikor qytetar botëror, si:  “O sole mio” [“Dielli im”] (Itali), “Parla più piano” [“Folë ëmbël”] (Itali), “Malagueña” (Spanjë), “Guantanamera” [“Vajza e Guantanamos”] (Kubë), “Bésame mucho” [“Më puth shumë”] (Meksikë), “Granada” (Meksikë), “Qielli i lumturisë” (Meksikë), “El cóndor pasa” [“Shqipja e Andeve”] (Peru), etj.  Pa pasur aspak frikë se mund të bie në nacionalizëm, e pranoj me bindje të plotë se këngët më të bukura qytetare shqiptare qëndrojnë  denjësisht përkrah tyre.  Një mendim i tillë nuk është kurrsesi deklaratë e thjeshtë, por bindje e thellë profesionale.  Të ndërgjegjshëm për vlerat e shquara estetike të muzikës tradicionale qytetare, dëgjuesit shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo që jetojnë e punojnë, ndjehen thellësisht krenarë për ‘të.

Roli i grupeve etnike me ngjyrë

Si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera ballkanike e europiane, lindja, rritja, zhvillimi dhe kristalizimi i muzikës tradicionale qytetare, i detyrohet shumë rolit që kanë luajtur grupet etnike me ngjyrë:  romët.  Siç pranohet nga mbarë opinioni shkencor, grupe të tilla erdhën nga India.  Historikisht, ata u vendosën në Europën Lindore gjatë shekujve XIV-XV, për t’u shpërndarë ngado në Gadishullin e Ballkanit dhe në rajone të tjera europiano-lindore.  Në gjuhën shqipe, grupet etnike me ngjyrë shpesh quhen:  jevgj ose evgjitë dhe arixhinj ose gabelë, kurse në gjuhën angleze, dhe, për pasojë, në literaturën etnomuzikologjike, ata quhen:  rom, roma, romanies, ose gypsies.  (Dihet se popuj të tjerë, midis të cilëve përmend sllavët e Jugut, u vendosën në Ballkan gjatë shekujve V-VII të Erës Sonë.  Ata erdhën nga Lindja e kontinentit europian për të themeluar më vonë shtete, si:  Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovinë, etj.  Dihet, gjithashtu, se Hungaria përfaqëson një shtet në zemër të Europës, i cili u themelua nga fiset magjare në shekullin IX të Erës Sonë.  Studiuesit mendojnë se djepi i magjarëve dhe i gjuhës së tyre duhet të ketë qenë, ose rajoni i Uralit, ose rajoni i Azisë Qendrore që sot njihet me emrin Turkestan.)  Eshtë interesante të vihet në dukje se, ndërsa muzika zanore, monofonike ose polifonike, e Gegërisë apo e Toskërisë, u lëvrua tërësisht nga popullsia e bardhë vendase, muzika instrumentore në përgjithësi dhe zhanre të caktuara të saj në veçanti (si, p.sh., pjesët muzikore instrumentore të ahengut qytetar, kabatë, etj.), u përdorën më tepër nga grupe etnike me ngjyrë.  Një dukuri e tillë është tipike, si për të gjitha vendet e Ballkanit, ashtu edhe për vende të tjera të Europës Lindore, ku kanë jetuar dhe vazhdojnë që të jetojnë romë.

Disa veçori themelore të grupeve etnike me ngjyrë të Shqipërisë ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë:

  • ata parapëlqejnë gjithmonë që të jetojnë në qytete: shumë rrallë gjen individë ose familje të grupeve të tilla që të jetojnë në fshatra;
  • grupet etnike me ngjyrë, po ashtu, parapëlqejnë që të jetojnë më vete, të veçuara nga popullsia e bardhë vendase;
  • grupe të tilla i kryejnë fejesat e martesat, përgjithësisht, brenda tyre;
  • grupet etnike me ngjyrë, në përgjithësi, ushtrojnë profesione zanatçinjsh, si: kovaçë, hekurpunues, bojaxhinj, berberë, këpucarë, llustraxhinj, punonjës transporti, shoferë, etj.;
  • sakaq, një profesion kryesor i tyre është pa dyshim muzika, përdorimi me mjeshtëri të veçantë artistike i instrumenteve muzikore, traditë e sjellë, siç duket, nga vendi i origjinës–India:  instrumentet muzikore ata i përdorin, si për të fituar të ardhura, ashtu edhe për të argëtuar veten e tyre në familje;
  • grupe të tilla janë shquar vazhdimisht për natyrën e tyre miqësore ndaj popullsisë së bardhë vendase: historikisht, në asnjë rrethanë, ata s’kanë krijuar konflikte shoqërore.

Për shkak të paragjykimeve raciale të popullsisë së bardhë vendase, historikisht, statusi shoqëror i grupeve etnike me ngjyrë ka qenë vazhdimisht i ulët, pa dyshim gjithmonë më i ulët në krahasim me statusin e popullsisë së bardhë.  Një dukuri e tillë është parë që të jetë e vërtetë për të tëra vendet europiano-lindore ku emigruan dhe vazhdojnë që të jetojnë grupe të tilla.  Vetë profesioni i tyre si instrumentistë popullorë ka qenë vazhdimisht i përbuzur nga popullsia e bardhë vendase.  Në një mënyrë vërtet të pa-orthodokstë, popullsia e bardhë, ndërsa, nga njëra anë, dëshironte që të argëtohej me artin e mrekullueshëm muzikor të grupeve etnike me ngjyrë, nga ana tjetër, e përbuzte profesionin e tyre!  Sidoqoftë, historikisht, siç u vërejt, grupet etnike me ngjyrë janë treguar bujarisht miqësorë ndaj popullsisë së bardhë vendase.  Një natyrë e tillë sikur e përforcon faktin se ata vinin pikërisht nga India, nga vendi i Mohandas Karamchand Gandhi (1869-1948), i njohur më shumë me emrin Mahatma Gandhi.  Udhëheqës i shquar i Lëvizjes Nacionale në Indinë e kolonizuar nga Britania e Madhe, Gandhi e mbështeste filozofinë e tij shoqërore mbi dy parime kryesore:  parimin e së vërtetës dhe parimin e mos-përdorimit të forcës.

Ndikimi i kulturës së Lindjes së Mesme

Sundimi shumë-shekullor i Perandorisë Romake të Lindjes (shekulli III i Erës Sonë—viti 285, deri në shekullin XV—viti 1453), e cila kishte si qendër zyrtare të saj qytetin e Bizantit, Kostandinopojën e mëvonshme ose Stambollin e sotëm, ndikoi në mënyrë të ndjeshme, si nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore, ashtu edhe nga pikëpamja kulturoro-artistike, ndaj jetës së popujve të Gadishullit të Ballkanit në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti.  Duke lënë mënjanë rrjedhojat e këtij sundimi, duhet vënë në dukje se pushtimi pesë-shekullor i Perandorisë Otomane të udhëhequr nga turqit, i cili erdhi historikisht më vonë (shekulli XV—viti 1468, deri në shekullin XX—viti 1912), gjithashtu, s’ishte thjesht një pushtim ushtarako-administrativ, por, në të njëjtën kohë, edhe një pushtim kulturoro-artistik.  Ky lloj pushtimi solli si pasojë ndikime në një radhë aspektesh:  në arkitekturë, në arsim e fe, poezi, muzikë, etj.

  • Së pari, në rrafsh arkitekturor, shprehje e ndikimit të kulturës së Lindjes së Mesme, kryesisht turke, ishin ndryshimet, përshtatjet, modifikimet që pësoi mënyra e ndërtimit të qyteteve shqiptare. Gjatë kësaj periudhe historike shumë-shekullore, arkitektura e tyre iu nënështrua ndryshimeve të përfillshme në një radhë drejtimesh.
  • Së dyti, në rrafsh arsimor e fetar, tregues i ndikimit të kulturës së Lindjes së Mesme, kryesisht turke, ishin dukuri, si: hapja e shkollave fetare (medreseve) të kategorive të ndryshme; prania e institucioneve fetare, si:  xhami, teqe, hamame, etj.  Duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit XV, pjesa më e madhe e shqiptarëve u konvertua nga kristianizmi në myslimanizëm, dukuri që shpreh strategjinë e Perandorisë Otomane të udhëhequr nga turqit për të islamizuar popujt e kësaj perandorie.  Për këtë arsye, në ditët tona, 70 përqind e popullsisisë së Shqipërisë është e besimit mysliman.  (Për të sjellë një shembull të ngjashëm, nga pikëpamja e besimit fetar, në ditët tona, 90 përqind e popullsisë boshnjake të Bosnje-Hercegovinës është, gjithashtu, e besimit mysliman.)  Nëse gjatë sundimit të sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste (1944-1991), institucionet fetare–xhamitë, teqetë, hamamet, kishat, manastiret, etj.–, u mbyllën, me fitoren e sistemit politiko-shoqëror demokratik, ato nisën që të rifunksionojnë.  Sot, në Shqipëri numërohen bukur mbi 400 xhami!
  • Së treti, në rrafsh poetik, shprehje e ndikimit të kulturës së Lindjes së Mesme, kryesisht turke, ishte letërsia e bejtexhinjve, rrymë letrare e cila lulëzoi gjatë shekullit XVIII. (Origjina e fjalës bejtexhi vjen nga fjala turke bejte, që do të thotë vjershë.)  Ajo u zhvillua në qytete shqiptare të mëdha, si:  Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë, etj., por edhe në mjedise më të vogla, si:  Kolonjë, Frashër, Konispol, etj.  Qendra e saj ishte qyteti i Beratit.  Siç është vënë në dukje nga studiuesit shqiptarë, kjo lloj letërsie e shkruante shqipen me alfabet arab.  Ajo u bë e njohur vetëm me anë dorëshkrimesh ose duke u përcjellë thjesht në mënyrë orale.  Ndonëse u ndikua në një masë nga poezia e kultura orientale, letërsia e bejtexhinjve sërish mbetet pjesë e pandarë e kulturës së popullit shqiptar.  Në tërësi, poezia e bejtexhinjve, me krijimet e saj më të mira, i dha shtysë lëvrimit të këngës qytetare shqiptare.  Midis emrave të mirënjohur bejtexhinjsh, në historinë e letërsisë shqipe, përmenden:  Ibrahim Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) (1690-1750), me origjinë nga fshati Frakull i Fierit, i cili e zhvilloi pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij në qytetin e Beratit;  Sulejman Naibi ose Sulejman Ramadani (vdekur në vitin 1783), nga lagjia “Murat Çelepi” e Beratit;  Hamid Sefedin Vokopola (1860-1920), gjithashtu, nga qyteti i Beratit;  Hasan Zyko Kamberi (?-?), nga fshati Starje i Kolonjës;  Dalip Frashëri (?-?), Shahin Frashëri (?-?), nga fshati Frashër i Përmetit;  Zenel Bastari (?-?), nga fshati Bastar i Tiranës;  Tahir Gjakova (?-?), nga Gjakova;  Murat Kyçyku (?-?), nga Konispoli, etj.  Poezi të ndryshme të rrymës letrare të bejtexhinjve, natyrshëm, hynë në repertorin e këngës qytetare shqiptare dhe vazhdojnë që të këndohen edhe në ditët tona.
  • Së katërti, në rrafsh muzikor, ndikimi i kulturës së Lindjes së Mesme, kryesisht turke, është i pranishëm në një pjesë të përfillshme të këngëve, pjesëve muzikore instrumentore dhe valleve tradicionale të ahengut të qytetit të Shkodrës, të ahengut të qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) e të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), dhe, deri-diku, të ahengut të qytetit të Beratit. Sistemi modal/tonal i tyre mbështetet mbi makame të caktuara (mode ose shkallë të muzikës profesioniste turke).
  • Së pesti, poqese, në rrafsh muzikor, ndikimi i kulturës së Lindjes së Mesme, kryesisht turke, është i pranishëm në qytetet shqiptare të mësipërme, ai shfaqet thuajse tërësisht i papërfillshëm, si në shumicën e qyteteve të tjera, ashtu edhe në mjedise shoqërore fshatare, të Shqipërisë. Kështu, në muzikën e qytetit të Përmetit, atë të qytetit të Vlorës, etj., nuk ndihen kurrsesi elemente turke, qoftë brenda muzikës zanore, qoftë brenda muzikës instrumentore.  Në një plan më të gjerë, kaba-ja, p.sh., që përfaqëson një zhanër instrumentor tipik për mjaft qytete të Toskërisë (Pogradec, Korçë, Ersekë, Leskovik, Përmet, Berat, Lushnje, Fier, Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Konispol, etj.), nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, mbështetet në muzikën tradicionale vendase të zonave etnografike fshatare.  Si në rastet që si instrument udhëheqës i sazeve–orkestrinave tradicionale që luajnë kabanë–shërben klarineta, ashtu edhe në rastet që si instrument udhëheqës i tyre shërben violina, nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, kabaja nuk i largohet asnjëherë muzikës tradicionale vendase fshatare.

                                                                 Nocioni aheng

Nocioni aheng, i cili vjen me origjinë nga gjuha turke–akord, harmoni–, në historinë, jetën dhe kulturën e popullit shqiptar, përdoret me tre kuptime kryesore:

  • Kuptimi i parë simbolizon një veprimtari shoqërore të caktuar: argëtim, qejf, dëfrim.  Një veprimtari e tillë zhvillohej në mjedise shoqërore qytetare, individuale ose publike, si:  shtëpi, restorante, klube, pijetore, hane, etj.  Riti kryesor brenda të cilit lulëzoi ahengu qytetar shqiptar ishte dasma.  Zakonisht, ahengu fillonte në mbrëmje dhe mbaronte në orët e para të mëngjezit të ditës së nesërme.  Nga pikëpamja e mënyrës së zhvillimit, ai ishte një lloj veprimtarie mjaft e organizuar.
  • Kuptimi i dytë simbolizon një repertor muzikoro-artistik të caktuar:  tërësinë e këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve tradicionale, etj., që interpretoheshin e ekzekutoheshin në mjedise shoqërore qytetare, individuale ose publike.  Duke qenë pak a shumë i përcaktuar, repertori i ahengut qytetar, në të njëjtën kohë, ishte i hapur ndaj krijimeve, që, si rregull, bënin jetë në mjedise shoqërore fshatare, ose në rite të caktuara, si, p.sh.:  ditëlindje, fejesa, martesa, ceremoni fetare e laike, etj.
  • Kuptimi i tretë simbolizon një formacion instrumentor të caktuar: aheng, grup, saze, okestrinë, orkestër, ansambël, etj.  Një formacion i tillë instrumentor, zakonisht, luan tre role:  ose përcjell muzikën zanore, ose shoqëron vallet, ose thjesht luan pjesë muzikore instrumentore.  (Megjithse duket e tepërt, sërish e ndjej të nevojshme të ve në dukje se kuptimi konkret i nocionit aheng do të dalë vetëm brenda qerthullit të përdorimit.)

Instrumentet muzikore si shprehje e tipareve nacionale

Eshtë interesante të shënohet se, në plan universal, instrumentet muzikore në përgjithësi dhe instrumentet muzikore kryesore në veçanti, janë shprehje e tipareve dalluese nacionale të kulturave të ndryshme muzikore.  S’është aspak e rastit që, brenda muzikës tradicionale të një  kombi, populli ose grupi etnik të caktuar, të përdoren edhe instrumente muzikore kryesore solistike të caktuara.  Kështu, brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare shqiptare (aheng, grup, saze, orkestrinë, orkestër, ansambël, etj.), si instrument kryesor solistik përdoret më shumë klarineta dhe pas saj violina;  brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare greke, si instrument kryesor solistik përdoret më tepër buzuku;  brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare bullgare, si instrument kryesor solistik përdoret më shumë klarineta;  brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare rumune—harpsikordi;  brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qyetare serbe—fizarmonika;  brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare spanjolle e latino-amerikane–kitara;     brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare hebraike–violina dhe pas saj klarineta;  brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare indiane–sitar-a (brenda dialektit muzikor të Indisë së Veriut, të ashtuquajtur Hindustani) dhe veena (brenda dialektit muzikor të Indisë së Jugut, të ashtuquajtur Karnataka Sangeeta), etj.

Histori e shkurtër

Mund të pranoj me bindje të plotë se historia e regjistrimit, notizimit, botimit, studimit të muzikës tradicionale qytetare shpreh në mënyrë të qartë vetë natyrën e sistemeve kryesore politiko-shoqërore që njohu Shqipëria gjatë shekullit XX:  monarki, diktaturë, demokraci.  Duke e krahasuar me muzikën tradicionale fshatare–gege, toske, labe–, muzika tradicionale qytetare nisi të bëhej historikisht më shpejt objekt i veprimtarisë së studiuesve e krijuesve:  zanafilla e lëvrimit të saj i takon bukur gjysmës së parë të shekullit XX.  Mirëpo, në vazhdim të shekullit,për arsye politiko-shoqërore, përparësi mori lëvrimi i muzikës tradicionale fshatare!

Për fat të keq, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, periudhë e cila afërsisht përkon me kohën e sundimit të sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste në Shqipëri (1944-1991), nga shumë pikëpamje, gjendja e muzikës tradicionale qytetare paraqitet me të vërtetë e mjerë.  Brenda një periudhe të tillë historike, ndaj saj, u mbajt një qëndrim nënvlerësues, nënçmues, mohues.  Kështu, muzikës tradicionale qytetare iu kufizuan ose ndaluan tërësisht të drejta të tilla themelore, si:

  • regjistrimi, notizimi, botimi, studimi sistematik;
  • dhënia, transmetimi, popullarizimi në radio, televizion, kinematografi;
  • përfaqësimi në festivale folklorike: lokale, kombëtare, ndërkombëtare;
  • ruajtja e integritetit të repertorit, etj.
  • Që të mund të shprehem në një mënyrë tjetër, thelbi, bërthama, zemra e repertorit të ahengut muzikor qytetar shqiptar u godit pa mëshirë nga Partia Komuniste e Shqipërisë–udhëheqësja e jetës ekonomiko-shoqërore dhe politiko-kulturore të vendit.  (Sikur Ciceroni të ishte gjallë, para një gjendjeje të tillë, ai sërish kishte për të thënë:  “O tempora!  O mores!”)

Nga pikëpamja teorike, mbajtja e një qëndrimi nënvlerësues, nënçmues, mohues ndaj muzikës tradicionale qytetare, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, solli rrjedhoja të dëmshme në një radhë aspektesh, si:  historia, përfaqësuesit më të shquar, stilet muzikore më të spikatura, sistemi i saj modal/tonal, etj.  Asnjë dëshmi e shkruar nuk ekziston për krijuesit (vjershëtorë e kompozitorë) e muzikës tradicionale qytetare!  Asnjë dëshmi e shkruar nuk gjendet për interpretuesit (këngëtarë e instrumentistë) e muzikës tradicionale qytetare!  Asnjë artikull i vetëm

nuk u shkruajt për stilet muzikore më të spikatura të muzikës tradicionale qytetare!  Asnjë studim i vetëm nuk u ndërmor për të parë lidhjen që realisht ekziston midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare dhe asaj gege!  Ose:  midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare shqiptare dhe asaj të popujve të tjerë ballkanikë, etj.  Shkaqet që sollën dukuri të tilla e kanë burimin në faktorë, si:  sistemi politiko-shoqëror i kohës;  vetë-izolimi i pashembullt i popullit shqiptar nga kombe, popuj, grupe të tjera etnike dhe kulturat përkatëse të tyre;  diskutimet për ngarkesën etniko-kombëtare të muzikës tradicionale qytetare, etj.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, muzicienët e qyteteve shqiptare, herë-herë, njohën vështirësi dramatike për të bërë të njohura krijimet e tyre artistike.  Muzicienë të mirënjohur tregojnë se, më shpesh, këngët qytetare të kompozuara prej atyre vetë, ata ua paraqisnin Këshillave Artistikë të qyteteve si këngë burimore të marra e të regjistruara ndër qytetarë të thjeshtë!  Në raste të tilla, zakonisht, Këshillat Artistikë të qyteteve pranonin që ato të ekzekutoheshin në skenë.  Por, nëse do të jepeshin kompozitorët e vërtetë, kishte shumë mundësi që Këshillat Artistikë të gjithë-pushtetshëm të mos lejonin ekzekutimin e tyre!  Frika ndaj ndikimeve të huaja në art e kulturë, që Partia Komuniste e Shqipërisë e mbante vazhdimisht të ndezur për qëllime të caktuara politike, i shtynte organizmat artistike kudo, në qytet e në fshat, që të shihnin me një lloj dyshimi, mosbesimi, zhbirimi çdo krijim artistik që bëhej nga individë të caktuar.  Kurse krijimet me autorësi kolektive, në përgjithësi, nuk shiheshin në këtë mënyrë.  Ato sikur e kishin më të lehtë që të ekzekutoheshin, të botoheshin e të bëheshin të njohura në masa.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, brenda strategjisë së përgjithshme të Partisë Komuniste të Shqipërisë për të rivlerësuar trashëgiminë kulturoro-artistike të së kaluarës, tekstet poetike të këngëve tradicionale qytetare, ashtu sikurse edhe ato të këngëve tradicionale fshatare, iu nënshtruan një masakrimi të vërtetë.  Megjithse duket e tepërt, sërish nënvizoj se redaktimi i thellë i teksteve poetike, duke pasur si kriter ideologjinë marksiste-leniniste, vetëm se i përthau, vetëm se i xhveshi, vetëm se i denatyroi ato, nga pikëpamja e përmbajtjes.  Tekstet poetike të këngës tradicionale pasqyrojnë një epokë të caktuar historike në jetën e një kombi, populli ose grupi etnik.  Nga një këndvështrim i tillë, ato në asnjë mënyrë nuk duhet që të redaktohen nga pikëpamja e përmbajtjes—ato mund të redaktohen vetëm nga pikëpamja gramatikore!  Se sa shumë kishte për të ndryshuar atmosfera ideo-emocionale e këngës elbasanase, “Te selvitë e Namasgjasë,” nëse teksti i saj poetik do të “pastrohej” thellësisht, deri në palcë, nga fjalët turke, të ashtuquajtura turqizma, këtë më mirë le t’ia lë gjykimit të paanshëm të vetë lexuesit:

“Te selvitë e Namasgjasë,

Rreth e qark ç’e kan’ hijshu!

Bani hise fukarasë,

T’kujtosh Zotin, fol me mu!

F’tyra jote si dymleku,

Jeretis i Perëndisë!

Ku ta gjej un’ mereqepin,

                        T’i shkruj harfet e buk’risë?!

— Mora rrugën për Qafë-Krrabe!

— Mirëmbeç, o m’re xhanan!

Mos u qell ma shum’ se i jave,

T’na vish prap’ në Elbasan!”

Kompozitorë, poetë, këngëtarë, instrumentistë

Midis kompozitorëve të shquar të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, një vend të nderuar në historinë e lindjes, rritjes, zhvillimit dhe kristalizimit të saj zënë:  Palok Kurti (1858-1920) (Shkodër), Isuf Myzyri (1881-1956) (Elbasan), Shyqyri Fuga (1883-1962) (Berat), etj.  Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, dolën muzicienë të tjerë të përkushtuar, popullorë ose profesionistë, që luajtën një rol të veçantë në ecurinë e saj, si:  Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, Sheuqet Kruja, Namik Mithi, Adil Ujkashi, Jonuz Gushta, Preng Jakova, Tish Daija, Simon Gjoni, Çesk Zadeja, Leonard Deda, Zef Leka, Mark Kaftalli, Pjetër Gaci, Zef Çoba (Shkodër);  Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Mexhid Xhediku, Ramazan Zyberi, Agim Krajka (Tiranë);  Mustafa Beqiri (Durrës);  Rexhep Hasimi (Kavajë);  Alfons Balliçi, Rustem Serica (Elbasan);  Nexhmedin Doko, Sotiraq Konçi, Asqeri Kadëna (Berat);  Themistokli Mone, Reshat Osmani, Haxhi Dalipi (Vlorë);  Bajram Lapi (Ersekë);  Josif Minga (Korçë), etj.

Si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, lejomëni të përmend, në radhë të parë, bejtexhinj të lavdëruar, si:  Ibrahim Nezim Frakulla (ose Nezim Berati), Sulejman Naibi ose Sulejman Ramadani, Hamid Sefedin Vokopola, etj.  Ndërkohë, është intersante të shënohet se, shpesh, si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, kanë shërbyer vetë kompozitorët e saj.  Në qytetin e Shkodrës, p.sh., kompozitorë të mirënjohur, si:  Palok Kurti, Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, për të përmendur vetëm disa emra, janë, në të njëjtën kohë, edhe autorë poezish.  Njësoj ndodh edhe në qytete të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan):   Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Muharrem Xhediku, Ramazan Zyberi, etj., shfaqen, sa kompozitorë, aq edhe autorë poezish.  Në qytetin e Beratit, Shyqyri Fuga, Kadri Fuga, Riza Nebati, midis të tjerëve, kanë qenë, gjithashtu, kompozitorë e poetë.  E njëjta dukuri vërehet pak a shumë edhe në qytetin e Përmetit.  Në qytetin e Vlorës, kompozitori i mirënjohur, Reshat Osmani, ishte edhe autor poezish, etj.  Ndihmesa e dyfishtë e personaliteteve të këngës tradicionale qytetare shqiptare, edhe si kompozitorë, edhe si poetë, vjen kështu si një dukuri e rëndësishme e procesit të saj krijues.

Ndër interpretuesit e muzikës tradicionale qytetare, më lejoni të përmend vetëm këngëtarë të pavdekshëm, si:  Bik Ndoja, Luçije Miloti, Naile Hoxha (Shkodër);  Fitnete Rexha, Hafza Zyberi (Tiranë);  Albert Tafani, Demir Zena, Medi Zena (Elbasan);  Shyqyri Fuga, Floresha Debinja (Berat);  Xhemal Dalipi (Ersekë);  Hafize A. Leskoviku (Leskovik):  e mbiquajtur kështu—Leskoviku–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si këngëtare;  Sulejman Lame, Jorgo Çulli, Ilia Nasi (Përmet);  Reshat Osmani, Kostandin Thana, Meliha Doda, Kleopatra Dokle-Skarço (Vlorë), etj.

Sakaq, ndër instrumentistët e muzikës tradicionale qytetare, lejomëni të përmend vetëm mjeshtra të talentuar, si:  Remzi Lela–Çobani (Tiranë):  i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien;  Rustem Serica (Elbasan):  i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien;  Naxhi Berati e Sybi Berati (Berat):  të mbiquajtur kështu—Berati–pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë;  Asllan H. Leskoviku e Selim A. Leskoviku (Leskovik):  të mbiquajtur kështu—Leskoviku— pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë;  Vangjel Janushi (Leskovik):  i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien;  Medi Përmeti (Përmet):  i mbiquajtur kështu—Përmeti–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien;  Riza Meko, Laver Bariu, Lefter Nurka (Përmet):  të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë;  Vasil Mastora, Demir Sulejmani, Teme Dule (Gjirokastër):  të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë;  Bilbil Vlora (Vlorë):  i mbiquajtur kështu—Vlora–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien, etj.  Duke u përvijuar gjallërisht nga njëra epokë historike në tjetrën, jeta artistike nxori mjeshtra të tjerë të talentuar, si: Hekuran Xhambali (Tiranë), Sopot R. Serica (Elbasan), Novruz Nure–Lulushi (Korçë), Arqile Çuni (Tepelenë), Spiro V. Mastora (Gjirokastër), etj.

Përfaqësuesit më të shquar të muzikës tradicionale qytetare—kompozitorë, poetë, këngëtarë, instrumentistë–kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të shërbejnë si modele, si shembuj të vërtetë, si udhërrëfyes për muzicienët e ardhshëm të qyteteve shqiptare.  Pa dyshim se jeta, veprimtaria, përvoja, roli, ndihmesa e tyre në ecurinë e muzikës tradicionale qytetare meritojnë që të bëhen objekt i veçantë studimi.

Studiues shqiptarë e ndërkombëtarë

Albanologë të ndryshëm, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishme jashtë-muzikore të kulturës materiale e shpirtërore të qyteteve shqiptare.  Midis tyre, lejomëni të përmend studiues, si:  Zija Shkodra, Selami Pulaha, Alfred Uçi, Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji, Spiro Shkurti, Johann Georg von Hahn, Mary Edith Durham, Martin Urban, etj.  Studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishme muzikore.  Midis tyre, më lejoni të përmend muzikologë, si:  Pjetër Dungu, Gjon K. Kujxhia, Kolë Gurashi, Ramadan Sokoli, Hysen Filja, Kosta Loli, Sokol Shupo, Vasil S. Tole, Eno Koço, etj.  Të shpresojmë se studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë, do të bëjnë emër pikërisht duke iu përkushtuar hulumtimit të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi dhe asaj qytetare në veçanti.

  Përmbyllje

 Muzika tradicionale qytetare është pjesë e rëndësishme e historisë, jetës dhe kulturës së popullit shqiptar.  Atë e karakterizon një përfytyrë e spikatur lëndoro-substanciale e strukturoro-formale.  Në ditët tona, prirjet kryesore të së ardhmes së mbarë muzikës tradicionale shqiptare i tregon më së miri, në radhë të parë, pikërisht muzika tradicionale qytetare.  Ndonëse lindi historikisht disi më vonë ose shumë më vonë sesa dialektet e tjera të muzikës tradicionale shqiptare—dialekti muzikor geg, dialekti muzikor tosk, dialekti muzikor lab–, muzika tradicionale qytetare sërish ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë avant-garda e saj.  Sa me bukurinë e rrallë estetike, aq edhe me çështjet e rëndësishme teorike që ngërthen, pa dyshim se ajo do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të përkushtuar–shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë–, duke i ftuar ata në diskutime akademike, sa të bukura, aq edhe të vështira;  sa të vështira, aq edhe të domosdoshme;  sa të domosdoshme, aq edhe intriguese!

 

Filed Under: Kulture Tagged With: MUZIKA QYTETARE: AVANTGARDA E MUZIKES, Prof. Dr. SPIRO J. SHETUNI, shqiptare, tradicionale

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT