• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR DIELLI LIND I DYZUAR

November 24, 2013 by dgreca

Tregim nga Vjollca Tiku  Pasku/

Ngjyra e vjeshtës përhapte aromën e gjetheve të thata në të gjithë pejsazhin e zbehtë e të ftohtë.Gjethet  e verdha i ngjiteshin ngado Zhuljetës. Shakullima e erës e rrethoi në mënyrë spirale Zhuljetën, si një tornado gjethesh,që nuk e linin të  shkonte në shtëpi.Doli me të shpejtë nga ai rrethim i zbehtë  burgosës , dhe rregulloi flokët mbi supe.Ajo ishte mësuese biologjie e ciklit 9-vjeçar.Kishte  një dhimbje koke të fortë dhe kishte marrë leje që mos t‘i zhvillonte dy orët e fundit.Ishte rreth të pesëdhjetave, por  me  një fytyrë të lëmuar që e tregonte shumë të re në moshë. Teksa po nxitonte cepi i syrit i zuri bashkëshortin e saj të  ulur në një kafene me një grua të re në moshë.Zemra i rrahu me nxitim.’cila mund të jetë mendoi’. Ngadalësoi hapat dhe u mundua të shquante tiparet e saj.Ishte e re, me flokë të verdha.Dukej si një nga statujat e perëndeshave që ishte jetëzuar në epokën e sotme.Nga gjestet e bisedës dukeshin sikur ishin të afërt me njëri-tjetrin.Papritur ata të dy u ngritën dhe u drejtuan në portën e një shtëpie të re. Një djalë shtatëvjeçar u hodh në krahët e bashkëshortit të saj  dhe e përqafoi. Gruaja e re buzëqeshte  dhe më pas puthi djalin …Të gjithë farefisin e tij e njihte , po ashtu edhe të njohurit. ‘Kush mund të jetë vallë  ajo grua?.mendoi Zhuljeta. Në atë orë të drekës ai duhej t’ë  ishte në punë.Kishte një magazinë  shumice me vegla pune.Mbante gjithmonë edhe dy punëtorë…..Zhuljeta nuk i ndjente pikat e imta të shiut, që binte shtruar.U ul në një kafene paksa larg nga porta e asaj shtëpie , me qëllim që të vëzhgonte  çdo lëvizje të tyre.Një  shpresë e vakët e mbante “s’e ndoshta ajo nuk ishte…”Porositi një kafe të fortë.Nga porta e shtëpisë doli gruja e re me djalin  për dore duke u drejtuar për nga shkolla aty pranë. Viktori çuditërisht nuk po dilte.Zhuljeta pa përsëri siluetën e gruas së re tek kthehej vetëm nga shkolla dhe hyri në shtëpi .Diçka u thye brenda shpirtit, si thyerja e një blici drite.Pagoi, u ngrit, e mori rrugën drejt shtëpisë ku banonte.Shiu i zmadhoi pikat e diametrit të lëngshëm. Teksa ecte e menduar, s’ndiente s’e po lagej.Kur hyri në shtëpi ndeshi vështrimin e habitur të dy djemve të saj.Njëri ishte njëzetëvjeçar dhe studionte për ekonomi. I dyti ishte maturant i shkëqyer. Gjithmonë ndihej krenare për të dy djemtë. Kishte edukuar dhe mësuar vërtet djem të mirë.”Më zuri shiu në rrugë” u përgjigj vështrimit të djemve.Jeta e Zhuljetës kishte rjedhur monotonisht.Të gjitha zaret e viteve  rrotulloheshin në ruletën e qetësisë kur papritur zari bie në një rreth enigme.. mos ndoshta  me  ngjyrën e tradhëtisë…Lotët i rrëshkisnin si shiu acid, duke  tretur gjithë energjinë e qënies  së saj.”Ç’farë i kishte munguar  atij?”…

Mirëkuptimi, çelësin e martesës ishte munduar ta mbante gjithmonë në syçelësinë e ditëve. “Besnikëria është virtyti që e shenjtëron martesën”.Tani dyshimi i tradhëtisë është zhurma më e madhe e mendimeve dhe si tryel po i hapte dhimbjen më të madhe në  jetë.Para syve i shfaqeshin skena të  ndryshme dashurie të burrit tradhëtar me gruan tjetër, duke përfunduar me aktin final te divorcit tësaj. Në  këto momente zinte sytë me dorë,por një shpresë e vakët, ia shpërbënte skenat e fantazisë…I kujtohej njohja e parë me Viktorin..Të dy studentë, të dy ndjenë dridhjet e para të dashurisë, të dy shijuan orët e lumturisë, dhe vendosën të lidheshin me kurorën e margaritarëve të martesës.Më pas, ndihej mbretëreshë që i kishte falur dy djem, pasardhësit e tij.Kur Viktori erdhi në darkë,si zakonisht bëri dush, darkoi dhe po shihte televizion.Me një qetësi, si heshtja e stuhisë para se të shpërthejë me retë e ngarkuara, ajo e pyeti;
-Kishte lëvizje në punë?
– Si zakonisht-u përgjigj ai.
-Po kafenë me kë e pive sot?
Ai u drodh i befasuar  nga kjo pyetje,dhe  u përpoq të ruaj qetësinë.Vështroi thellë  brenda syve të Zhuljetës për të hetuar…Por ajo kishte vënë një  maskë të shtirur dhe sytë i kishin lëshuar një hark të zi. Vetëm tani ndjeu peshën e hijeve të zeza të formuara rreth  syve të saj.
-Si gjithmonë- tha ai me zë të shqetësuar.
“Ç’farë ka mësuar ajo “mendoi me vete Viktori.
“Eshtë e vërtetë, ka bërë jetë të dyfishtë, më ka gënjyer” mendoi ajo.Të dy u shtrinë të flinin . Megjithëse ishin në një krevat ndiheshin  se i ndante një  distancë si poli i veriut me të jugut. Ajo  u përpoq të flinte, por nuk i përtypte dot mendimet  e pëshpërimat e të tjerëve. Me siguri të gjithë e dinin. Ajo e zbuloi ‘rastësisht’ këtë mister shkatërrimi.U mundua të flinte,  të flinte edhe vuajtja jetike për pak orë. Sapo e zuri gjumi, iu duk sikur ra në një humnerë.Edhe atje poshtë, ajo ishte e frikësuar.Rojet fantazma qeshnin me troditjen e zhgënjimeve  reale dhe përnjëherësh trupi iu drodh. Ai e ndjeu, por bëri sikur flinte gjumë. I vinte keq, që ishte shkaktari i gjendjes së saj.Të nesërmen, të dy bashkëshortët shkuan secili në punët e tyre.Zhuljeta pyeti me shumë kujdes, një kolege e cila banonte aty pranë,  për zonjën që kishte atë shtëpi me një arkitekturë të bukur, tepër të veçantë, me shtëpitë e tjera. Kolegia i tha  se “gruaja quhej Miranda  bashkëjetonte , me një  burrë…  flisnin që ai ishte i martuar”. Kjo ishte një goditje e dytë për Zhuljetën.Nuk duroi, shkoi në magazine tek Viktori, dhe ia përplasi  të vërtetën në fytyrë;
-Ki burrërinë dhe pranoje, që ti ke një fëmijë me zonjën Miranda-tha ajo.
Ai kërceu si thëngjilli i kuq në vatër:
-Si- tha ai për të mbledhur veten-.po, është e vërtetë. U njohëm para tetë vjetësh. Ajo ngeli shtatzanë dhe unë  ndihesha fajtor.
-Nuk ndiheshe fajtor s’e më tradhëtoje?
E kuqja u ndez më shumë në fytyrën e Viktorit nga bombardimi i predhave të fjalëve të Zhuljetës.
-Nuk doja të lëndoja kurrë.
-Po, por më ke lënduar tetë vjet rresht!
Ai priste faturën e shkruar nga zemra e plagosur, për dënimin e fajeve të fshehura.
-E kuptoj, nuk dua të ulërij, për dashurinë e vdekur, për  premtimet e vrara, për shpirtin që ma krodhe në dhimbje, për dyfytyrësinë e tetë viteve.Je i lire,shko dhe jeto me atë!
Ai u step për një çast.Njësoj sikur mori njëmijë goditje shuplakash.Shpirti iu ngërthye nga korrieri i papritur i fatit.Ai ndodhej në mes të dy dashurive.Zhuljeta i siguronte ëmbëlsinë e qetësisë. Miranda ishte sheqerka e pasionit që kishte nevojë jeta.
-Duhet të mendohesh mire, para se të marrësh një vendim –tha ai me gjysëm zëri.
-Hë, ke guxim të më këshillosh! Kur të vish në shtëpi,mblidhi dhe ik.
Zemra e Viktorit u nda më dysh. Vetëm me gjysëm zemre ai mori vendim se duhej të vazhdonte me  Mirandën.Tani s’kishte asnjë  mundësi të vazhdonte jetën e mëparshme.
Për Zhuljetën ishte njësoj si të mbytej në pellgje ajri pa të ardhme.Heshtja evokonte vetmin e trishtuar. Qielli i mbyllur nga gurë mbarsur me topa resh gri,mpihte ditët në vazhdim.Piskat e shpirtit nuk ia dëgjonte asnjë.Melasa e dashurisë ishte  tradhëtia , të  cilën nuk e honepste dot.Jeta kishte ndryshuar krejt papritur.Nuk kishte menduar asnjëherë që jeta  të ndryshonte krejt papritur.Ndoshta me kalimin e kohës , do fashitej plaga.. Tani ajo digjej në zhaurimën e sulmeve të mendimeve. ‘Përse duhej të arrinte deri këtu’. Ai ishte tërhequr pak nga jeta seksuale. Ajo e kishte pranuar në heshtje, pa menduar  “s’e diçka  nuk shkonte”. Shkoi në shtëpi e dërrmuar dhe shihet në pasqyrë. Lëkura e bardhë e fytyrës i ishte  venitur, kapakët e syve ishin ënjtur sikur mbanin lotët e qiellit.Flokët e gufuar ishin tulatur pas qafës. Ishte tepër nervoze dhe hera herës shpërthente në ngashërime të mbytura. Dy djemtë ishin ngushëllimi i saj.  Ata përpiqeshin t’i qëndronin pranë. Vendimi i babait nuk u prit mirë  prej tyre, por ai kishte vendosur. Atë  mbrëmje ai u shpërngul tek Miranda.I erdhi keq për Zhuljetën, por duhej t’i  përmbahej detyrimeve me Mirandën. Ajo ishte shtatzënë, priste fëmijën e dytë.Po hynte në një derë të re të jetës. Nuk kishte menduar ndarjen , dhe fillimin e një jete tjetër. Miranda ishte  tridhjetë vjeçe,e  re, e bukur , magjike, shpërthyese në shtrat.Edhe me hirin e dashurisë ajo mund të ndizte thëngjinj, e më  pas zjarr përvëlues.
Megjithëse ai ishte pesëdhjetë vjeç , përjetonte një rini të dytë.
Miranda e dinte që ai do ishte i turbulluar nga ndarja. Vendosi t’i përgatisë një mbrëmje romantike.Bleu verën më të mirë, dhe gatiti  pansetat më të shijshme.Qëllimet i realizoi.Më në fund kishte arritur,atë që dëshironte. Burrin  të cilin e donte dhe e kishte pritur tetë vjet radhazi e kishte tërësisht për vete. Çdo plan  kishte funksionuar si sahat që nuk i lëvizi  minuti.. Shtatëzania, skena e kafesë e parë prej Zhuljetës ,me ndihmen e koleges e cila e kishte lajmëruar“s’e  Zhuljeta mori leje të  ikte në shtëpi”,  ndarja …dhe në fund fitorja.E paduruar Miranda iu hodh në qafë dhe i tha:
-Qiellin e kam ulur në shtratin tone, dhe në kurrizin e tij do formojmë yjet e kuq.Do krijojmë  yjësinë tonë nga rruga e qumshtit deri në kashtën e kumtrit.
Ai u mundua të buzëqeshte.
Buzët e saj ishin plotë  afsh pasioni që kërkonte të shuheshin në burimin mashkullor. E elektrizuar nga gëzimi, ajo ledhatoi çdo centimetër të lëkurës së tij.Yjet e gjeneruar nga puthjet e tyre binin në djersën e poreve të dashurisë. Ai notonte  plotë pasion në qiellin që dinte ta krijonte vetëm ajo,  duke tretur qenien e saj si karamele ,e t’i dhuronte ëmbëlsinë në lartësinë e parajsës.Kjo ishte lumturia e prekur trup-shpirt në dashurine informe të jetës.Mrekullia e afruar ishte magji e qarkut elektrik të  zemrës së re.
Ditët kalonin, e rjedha e mjaltit  qiellor  pikonte duke i kaluar si në ëndërr.Viktori e kishte  lënë në një cep të ndërgjegjes Zhuljetën.Djemtë i takonte, megjithëse ata i rrinin ftohtë.Ai i përgjigjej gjithmonë ekonomikisht nevojave të tyre dhe kjo ishte një fije lidhëse me ta.Me Armandin djalin shtatëvjeçar, kalonte shumë kohë  pas pune ,në mënyrë që të zëvendësonte mungesën e gjatë të viteve të vegjëlisë tij…Dita e lindjes së fëmijës së dytë të Mirandës erdhi.Një djalë faqekuq dhe plotë shëndet ishte një tjetër gëzim…Me Mirandën diçka nuk shkonte. Pas lindjes nuk ndihej mirë. Një trompozë e papritur e shkëputi nga ditët e lehonërisë së jetës.
Ai ulëriu sa ngjethi ajrin e gjithë atmosferës.Lumturia u ekzekutua në  mënyrën më të keqe.Misteri i fatit ndërpreu rjedhën e ëmbël për ta zëvendësuar me ujvarën e helmit.Ai u privua nga ajo ndjenjë që e bënte të lumtur. Shpirti iu ftoh,dhe dhimbja i  rrinte pezull. Gratë zakonisht vishen me të zeza. Ai veshi shpirtin me zi.Këtë dhimbje ia shtonte  e qara  e vogëlushit sikur të kuptonte  “që nëna e tij nuk  jetonte”.Në vakumin e kësaj dhimbje  mendonte se; “ishte një dënim për tradhëtinë dhe divorcin me Zhuljetën”.Për të zbutur  sado pak cëcërimin  e dhimbjes ai vendosi të bisedonte me Zhuljetën. Ajo ishte shpirtmirë dhe e dhimbsur. Për të përmbushur qëllimin e tij ai mori edhe vogëlushin. Ai do ishte referenti engjëll që do t’ja pushtonte shpirtin Zhuljetës. Ishte tepëri vogël, një zë qiellor,  që donte ngrohtësi e përkujdesje.
Në darkë trokiti tek ajo derë ku njëzetëedy vjet radhazi s’e kishte ndier asnjëherë nevojën për diçka  të tillë..Derën e hapi Zhuljeta..
-Mirëmbrëma Zhuli..
-Mirëmbrëma-i tha ajo ftohtë, por zemra po i rrihte me shpejtësi nga kjo vizitë e papritur.
Ajo pa një shndërrim të madh në pamjen e tij.I mbledhur, i kërrusur, pa rruar , me sytë e veshur  me dhimbje, me flokët e zbardhura krejt brenda pak ditëve, të linin pështypjen e një njeriu të madh në moshë.
Ai hyri pa e ftuar në sallon. E mbështeti me kujdes vogëlushin në kolltukun e madh,thirri dy djemtë , të cilët filluan të përkëdhelin vëllanë e vogël, e nisi bisedën.
-Si ke kaluar-thotë ai.
– Tani që provove se ç’farë është dhimbja, pothuaj njësoj s’i ty, megjithëse e përjetojmë në mënyra të ndryshme.Unë  ndarjen nga njeriu i zemrës, që jetova njëzetëedy vjet, dhe ti po atë ndarje , por nga Zoti.
Ai kapërdiu lëmshin që i sollën këto fjalë, dhe vazhdoi:
– Më fal që të kam lënduar, duke menduar vetëm për vete, më  fal në emër të asaj  dhimbje që duhet zbutur.Të vrasësh shpirtërisht , ndoshta është më keq  se të vrasësh fizikisht.Sëbashku këtë dhimbje mund t’a fashitim..
E qara e foshnjës ndërpreu bisedën e tyre.Ajo u afrua bebes…sytë e Zhuljetës filluan të puthnin flokët e zinj të butë, si push lepurushi, faqet e lëmuara me rreze engjëjsh, sytë që  qanin e qeshnin njëherazi. Një bebe i  vogël ka furnizimin e gjithë qiellit me energji tërheqëse, në  mënyrë që të gjithë t’a duan.Zhuljeta  nuk kishte guxim ta përkëdhelte  me  dorë,pasi u frikësua se ajo krijesë e vogël ,do e përqafonte dhe nuk do e lëshonte asnjëherë.
Në dridhërimën e çasteve ai hetonte çdo lëvizje të gruas. Shpesonte ta merrte atë krijesë të pafajshme në krahë, dhe të bëhej nëna e tij.Shpirti i dukej si një tendë e çarë, të cilin vetëm Zhuljeta mund ta rikuperonte.. Këto çaste ishin vendimtare për  të.
-Zhuli,a mund të jetojmë te gjithë bashkë?- thotë ai.
-Ndjej akoma dhimbjen e tradhëtisë, dhimbjen e ndarjes. Shpirtin ma theve, dhe copat mi hodhe në një hon dhimbjeje pa shërim. S’i më kërkon t’ë bëhem nëna e dy fëmijëve, që më kujtojnë  vuajtjen time? Ata janë  engjëj..Por  unë, s’mund ta kapërdijë..Po të jetonte nëna e tyre, ti kurrë nuk do të ktheheshe. Nuk erdhe tek unë për hir të dashurisë , por për hir të nevojës – tha ftohtë Zhuli.
Sa do të  donte të thoshte ‘po’, por ndoshta i duhej  të kapërcente vetveten.Ai burr i dikurshëm kurrë s’kishte për  ta kuptuar shpirtin e saj…
-Unë vërtet u tregova  i dobët para pushtetit të një gruaje. Atherë kur mendova s’e kisha një lumturi të dytë fati më dënoi.Duhej ta paguaja të kuptoja se nuk ngrihet lumturia mbi dhimbjen e një personi tjetër, aq më keq të afërt.Për ty ardhja ime këtu është një prove. Mirësia e njeriut është pa limit, por hijet e vuajtjes të paskan errësuar aktin e mirësisë.U gabova që erdha.
– Kurrsesi nuk gëzohem me fatkeqësinë tënde, por  kërko brenda shpirtit tënd. Aty do kuptosh qëndrimin tim- i tha ajo.
Sytë e tij fikën atë dritë të vogël shprese,  që kishte pak më parë.Nuk e dinte nëse ajo kishte të drejtë.U përshëndet me djemtë, mori foshnjën dhe iku i dëshpëruar.Jeta e tij ishte lidhur me nyje enigmash , që nuk i zgjidhte dot..Mori në  telefon motrën që i gjendej në  çdo nevojë. …Ai mendoi  se “pranvera  e  sapoçelur nuk po e tregonte shpirtin altruist të saj, lulet kishin ngjyrë trishtimi”.

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: diell i dyzuar, Tregim, Vjollca Tiku Pasku

MOZAIKU I MALLKIMIT

November 12, 2013 by dgreca

Nga Vjollca Tiku PASKU/

Sapo isha kthyer nga emigrimi për disa ditë pushimi.Doja  të shijoja gjithë kuitancën e ditëve të pranverës dhe të  ngopesha  me ajrin e vendlindjes.Shtëpia ime  atërore ishte njëkatëshe me avlli,  e mbajtur mire. Ajo ishte si kërthiza e vendqëndrimit e të gjitha motrave të mia.Kudo që shkonim ktheheshim aty, dhe ata gurë na prisnin buzagaz.Në hapsirën rreth e qark  me pemë të ndryshme  doja të inçizoja zërin më të thekshëm të zogjve, të filmoja gjithë  bukurine e luleve me sytë e mi, të fiksoja në flegrat e hundës gjithë aromën e tyre.Këtë koktej pranvere doja ta ruaja në tabakanë e kaltër të qiellit, dhe kujtesa të ma servirte sa herë ndihesha e malluar në emigrim.Përkëdhelja çdo gur të avllisë që koha e kishte grryer me stuhitë tranzite apo me puthjet e përvëluara të diellit.Ndjenjat e fëmijërisë më pushtuan dhe doja të hidhesha të kërceja , të marrosesha bashkë me ajrin.Syri  më zuri disa tulla të hequra duke formuar nje vrimë të madhe katrore me shtëpinë fqinjë. Ajo vrimë dikur e vogël  më lidhte me miken time më të mirë në vogëli. Para disa vjetësh e kishin shitur shtëpinë, e cila ishte blerë nga një familje tjetër. Teksa po sistemoja tullate avllisë dëgjoj një ngashërim të mbytur. Hapa sytë  kureshtarë dhe pashë një vajzë të vrarë nga dhimbja.Lotët e saj ridhnin si tufat e shpendëve të zinj, dhe krahët e ujta viganë nuk lejonin të depërtonin  grimca drite, e më pas gremiseshin  për tu shkrirë në marshin funebër që luante shpirti.  Më erdhi keq  u afrova ngadalë dhe i thashë;
-Më  fal që hyra nga muri. Jam fqinja përbri.Më quajnë Jeta.Shtëpia e blerë prej jush ishte e shoqes sime të fëmijërisë.  Të gjithë janë  jashtë vendit. Mund të të quaj si miken time,megjithëse jam më e madhe në moshë.Një profesor thotë ;çdo problem ka zgjidhje në jetë , veç vdekjes.
-Mirë e the , veç vdekjes- tha ajo
-Nuk të kuptoj, mos vallë je e sëmurë?
Ajo ngriti sytë e përlotur,sikur donte të depërtonte në retinat e mia.Ishte shumë e dobët.Thuajse  një tis lëkure mbështillte një grumbull kockash.Sytë e tërhequr në dy gropëzat e thella dukeshin si dy ullinj të kalbur të rrethuar nga qeskat e zeza të mbyllura të vuajtjes.Lëkura e fytyrës tregonte formën e saj ovale.Kur ishte e shëndetëshme duhej të kishtë qënë  e bukur,ndërsa tani ajo dukej si lule e tharë, nga thëllimi i papritur.E mora prej dore dhe u ulëm tek dy stolat e gurit pranë pemës me lule molle.-Po të tregoj historinë time,-tha ajo- ato kujtime nuk i ngre qielli, dhe nuk ulen as në tokë.Isha vitii parë në gjuhë-letërsi atherë.Isha  e bukur.Më pëlqente të tërhiqja vëmëndjen e të tjerëve.Megjithëse shoqet e mia kishin nga një të dashur, dhe kishin hyrë në rrugën e kënaqësisë trupore, unë mendoja se kur të dashuroja me zemër do ti jepja edhe shpirtin tim.Nuk kaloi shumë dhe një djalë me emrin Laert, ndeshte gjithmonë në rrezen e vështrimittim. Një ndjenjë e rrufeshme më zgjoi nga mbretëria e përgjumur e ndezi lulezjarri në zemrën time.Mu duk sikur banoja në mbretërinë e valëve të kuqe të ndjenjave.Shpirti im mori në dorë spektrin e dashurisë e jetoja në botën që unë shndërroja si me  shkopin magjik të Zanës.Kambanorja e ndjenjave nuk pushonte asnjëherë së rrahuri. Agjentët e ajrit më vishnin sytë.Të gjitha shoqet e mia më thanë ‘kujdes , nuk flasim mirë për atë djalë’  por mua arsyeja më dukej demon.Ai ishte përmua idhull, tempull, Perëndi.Ai ishte mesatar, me sytë të qeshur të mëdhenj e me flokë  të  drejtë, që I shkëlqente gjithmone me brilantinë,i veshur gjithmonë shik, me një fjalë simpatik.Një  ditë pas leksionit m’u afrua dhe më tha’
-Përshëndetje Lindita. Më quajnë Laert. Dita ime vërtet  lind nga sytë e tu.Madje edhe natën më je futur në  ëndrrat e mia. E kam të pamundur  mos të shoh, mos të mendoj për ty, mos të shkel në hapat e tua.Do të dëshiroja të njihemi më nga afër.Natyrisht, unë pranova.Në një nga ditë në vazhdim, ai  më shprehu dashurinë e tij, me fjalët magjike’të dua’.Shikimi i tij ndeshi në fortifikatën me dyer të hapura të syve të mi.E kuptoi që unë isha tërësisht e dashuruar pas tij , si shigjeta e busullës ku tregon vetëm një drejtim.Zemra ime bubullinte tik-taket e saj, dhe u strehua në gjoksin e tij ,për të kërkuar simetriken e lumturisë.Nuk flisja dot. Më dukej sikur isha në një ëndërr e s’mund , të rendja, isha si e ngërthyer nga një stuhi e zjarrtë.Ai vazhdoi,
-Nëse nuk më do, atherë nuk do më shohësh më. Kur dëgjova këto fjalë  zemra më ngriu. Kush vallë e ka këtë forcë dhe këtë fuqi kaq të madhe sa nga njëri çast në tjetrin zhegu përvëlues i diellit të ngrijë si akullnajë.,fjala apo ndjenja?Me shpejtësi i thashë –Edhe unë të dua. Sytë e tij ndriçuan si të tigrit.Atherë më puthi lehtë, cdo puthje lindte një fidan i cili rritej  dhe çelte një lule.Dashuria mi zuri sytë. Vegimet e saj më shfaqnin qiellin me vesën transparente të ndjenjës.Një copëz e këtij qielli më shëtiste në yjet e kuq dhe tokën me gjelbërim.Në njërën  prej këtyre netëve u bëra gruaja e tij në shtratin e vezullues të hënës.Mendoja se isha në krahët e dashurisë që nuk do më lëshonin kurrë. Arkitekte e ëndrrës, ndërtoja mure të njomë shtëpie, fëmijë, profesionin e adhuruar e mbi të gjitha projektoja dritë mbi rrugën e jetës.Një ditë ai erdhi vetëm në shtëpinë time dhe më kërkoi dorën..U justifikua për prindrit e tij se nëna ishte e sëmurë,ndërsa i ati nuk largohej,pasi i shërbente asaj. U habita sepse nuk më kishte thënë diçka të tillë  Prindërit e mi, ma kishin ënë në dorë fatin tim.Edhe pse nuk u pëlqeu shumë zgjedhja ime, ata pranuan.Laerti tani që siguroi fejesën, më bindi të punonim të dy sëbashku jashtë vendit,pasi ekonomia jonë nuk do të rregullohej asnjëherë me rroga shteti.Shkollën mund ta vazhdoja me korrespondencë.Bleu dy viza dhe udhëtuam me avjon në drejtim të Belgjikës.Pasi arritëm morëm një taksi dhe ndaluam tek një ndërtesë e madhe.Diçka të keqe ndjeva në shpirt.Hajde –më tha- e më tërhoqi prej krahu, dhe u futëm në portën e madhe të rrethuar me hekura. Më ndolli mendimin e një burgu.Dy njerëz erdhën drejt nesh, më kapin me forcë dhe më mbyllën në një dhomë.U tmerrova,nuk e mblidhja dot mendjen , se ç’farë  kishte ndodhur.Nuk doja ta besoja, mos vallë …jo…ai ishte dashuria ime…Teksa mendoja një njeri i veshur me lëkurë të zezë dhe mustaqezi  m’u hodh sipër si një dem ieksituar, më shqeu rrobat …kundërshtova me të gjitha forcat  …Ai hoqi rripin prej lëkure të pantallonave të tij dhe filloi shumë  herë të binte fuqishëm mbi trupin tim.Rrëpirat e gjakut i lëpinte me qef, si vampirët që ndjejnë ekstazë kur thithin gjak.-Klithmat e mia dukeshin sikur e kënaqnin.Çdo goditje nxirrte një mllef.Një film  horror që luhej në realitet.Kur mbaroi punë, tha—Do të punosh për mua bukuroshe, i dashuri yt të shiti. Do nxjerrësh të gjitha paratë e shitjes dhe fitimin tim. Kur dëgjova këto fjalë e alivanosur prej rrahjes dhe poshtërimit pësova psikozë akute.Nuk e di sa kohë isha e pavetëdijshme dhe ç’bënë me mua.Di që kur u përmenda më dhanënjë kapsulë me forcë. ‘drogë ‘ekstazia’Kështu filloi skëterra e jetës sime.Shihja panteonin e shpirtit të dhuruar. Hija e zezë e kishte ngërthyer në sarkofagun e kyçur hermetikisht të humnerës, ku u hodha.Fati im mbante vulën e të dënuarës.Edhe po të egzistoj ferri, aq më bënte.Më  zi se ferri i kësaj toke nuk mund të ketë.Era e keqe dhe kupat e bardha që derdheshin mbi trupin tim më  tmerronin. Endërroja të vdisja, por s’kisha asnjë mundësi.Mumja e trupit tim lëviste për inerci të drogës.Një herë kur isha me mendje të kthjellët, u afrova mustaqeziut dhe i shërbeva. Pasi u kënaq prej shërbimit tim e pyeta’
-Përse gjithë ky mllef kundër femrave?
– Sepse të gjitha jeni kuçka,tha ai.
-Diçka duhet të të ketë ndodhur ;-i thashë
– Askujt s’ja kam thënë, e çuditshme që po ta them ty.Kur isha i ri  doja marrëzisht një vajzë. Do bëja gjithshka për të Edhe qiellin po të ma kërkonte do t’ja ulja poshtë.Mendoja që do emigroja dhe do t’i siguroja të gjitha kushtet për të krijuar një familje.Kur ju afrova edhe i thashë ç’ndjeja, ajo më tha ‘ ik ore bythë grisur’ . Bota m’u nxi.Vendosa, me ç’do lloj mënyre të pasurohesha, dhe të hakmerresha.Punova në të zezë dhe vura pasuri. Ajo u bë  gruajae një tregtari.Pasurinë e përdora për ta falimentuar. Burri i saj tregtar i madh vari veten. Pagova të gjithë qytetin mos të gjente punë.Erdhi dhe më  lëpiu këmbët, mua ‘bythëgrisurit’. E poshtërova dhe nuk i dhashë asgjë.Lyp dhe ushqehet në koshat e plehrave.
-Eshtë e dhimbshme të ofendosh dhe të lëndosh dashurinë –i thashë unë. Shija e hidhur e saj nuk  zhduket prej gjuhës, të infekton pa dashur.
– Mirë bëri, ndoshta po të mos ishte ajo nuk do isha kaq i pasur- u zgërdhi mustaqeziu.
– Po unë që dashurova pastërtisht.
-Ashtu ishte shkruar fati  yt.
-Kam një lutje…nëse ma plotëson do punoj dyfishin e kohës time..
-Ç’farë –m’u drejtua duke skërmitur dhëmbët..
-Lejomë të shoh prindërit e mi, për pak ditë, kam mall.Për një moment m’u duksikur një erë e zezë u lirua prej tij dhe fluturoi larg. U mendua për një moment dhe tha;
-Mos më merr për budalla,
-Jo, por zëre se është dëshira ime e fundit para egzekutimit. Në çdo epokë , të dënuarit me vdekje pyeten për dëshirën e fundit.
-Mos të shkon në mendje të hakmerresh… zotëria na ka bërë shërbime të tjera.Natyrisht është paguar.Do të lejoj, por të kthehesh përsëri këtu, ti e di që kemi njerëz kudo. Edhe në vrimë të miut të futesh do të gjejmë, mendo pasojat.Nëna dhe babai yt s’do bëjnë hije mbi dhe.
-Mos ki merak i thashë e lehtësuar.Mora avionin e parë dhe erdha. Nëna nuk ubesonte syve kur më pa bashkë me babain.Ardhja ime shkaktoi më tepër vuajtje tek ata.Natyrisht nuk dinë ku punoj, dhe ç’farë bëj , dinë vetëm se jam ndarë  nga i ‘fejuari.Më mirë mos të më kishin pare,kështu si jam katandisur.Erdha të përmbush betimin që i bëra shpirtit  tim të vrarë.Kërkova ylberin e rremë me stemë prangash, që më lidhi e vazhdon të më  godasi me shigjeta  rrufeje të helmatisura,deri sa të më mari edhe atë pak frymë që më ka ngelur.Kur i preva rrugën Laerti më vështroi i habitur si një eklips,ku u errësua papritur.Për momentinm’u duk sikur shpirti më doli nga gryka dhe po e mbysja.Në atë moment isha si një armë, ku nga çasti në çast do shkrepesha ti mirrja jetën.Sa e kisha pritur atë çast.
– Mos u tremb i thashë, do ishte fare e lehtë të tërhiqja këmbëzën dhe të vrisja. Nuk do ta jap këtë kënaqësi.Tani mezi ndalon të më dëgjosh. Gjithë kjo kamje,, shtëpia, dyqani , jeta e rehatshme është paguar nga trupi im dhe i ndonjë tjetre që mashtrove. Sa të kam dashur. Do bëja gjithshka për ty. Më thanë, u martove,  me mblesëri,i pazoti për të gjetur një vajzë. Ti i shkathëti.A të do gruaja jote, po aq sa unë dikur. Për ty jepja edhe jetën time. Por gruaja jote a do ta jepte zemrën po të nevoitej?A do ti dhuronte sytë  po të verboheshe.Hë..një grua e mirë për ty,që veç fjalëve, nuk besoj se ka ‘dashurinë e madhe’  Me atë fuqi që të desha me atë fuqi të mallkoj.Ai u drodh dhe vuri dorën përpara sikur donte të më thoshte‘ndal’.Buzëqesha me ironi. Shpirtin tim ta dhurova ty. Ti e shite, për një grusht euro.A ka më keq  në këtë  botë të jesh pa shpirt? Tani unë jam e pashpirt.Të mallkoj të ndjesh dhimbje në çdo qelizë të trupit, të mos kesh kurrë prehje në këtë tokë. Të mallkoj ta kërkosh vdekjen, dhe  mos të marri.Çdo rrahje zemre të të shtërngojë,të mbysë, të errsoftë trurin.Errësira mbuloftë sytë e tu, e grimcat e ajrit  t’u bëfshin  gastare shpuese në çdo frymëmarrje.Klithmat e mia t’u bëfshin melodia e veshëve të tu,dhe ngulçet eankthit unaza e fytit tënd.Çdo natë këtej e tutje qoftë një hap drejtë fundit  përpëlitës.. Të mallkoj edhe përjetët e tjera që i shite,Mallkimet e mia të zeza, shpresoj të shuajnë dritën e shpirtit tënd, që ti  të mos shuash jetë të tjera.Ç’të ndodhi mostër mashkullore, mos e humbe gjuhën. Ai tmerruar sikur kishte parë djallin me sy , belbezonte ‘jo, jo;Nga fryma e këtyre mallkimeve  qielli u mbyll dhe  toka u bë gur. Piktakimi qiell- tokë u bashkua dhe formoi një unazë të zezë mjergulle sipër kokës së tij.Për momentinhija e tij u shkatërrua si hiri dhe më pas u mblodh kruspull.Më pas zuri veshëtme duar dhe thërriste ‘mjaft’…. iku  metë shpejtë duke hedhur hapat si i dehur.Lotët I binin si  topa qelqi e thyeshin rrugës.
-Më beso, atë çast që kisha ëndërruar për ditë me radhë, u ndjeva sikur edhe unë qëllova me të njëjtën përcëllimë ere që më qëlluan edhe mua, megjithëse ai ishte autori i fatit tim të zi.Ndihem keq, ndaj nuk më lënë lotët.
Isha tërësisht e tronditur nga ai rrëfim i dhimbshëm. E përqafova atë  jetë të drobitur dhe i thashë;
– Lindita do bëj ç’mos të ndihmoj, do shfrytëzoj gjithë njohjet e mia.Je e re dhe do e marrësh veten shumë shpejt. Mos u kthe më kurrë atje. E di,… kam të njohur e mund të ndihmoj të fillosh një jetë të re me një emër të ri, mos tëgjejnë kurrë.Nuk besoj se ata do hakmerren me nënën dhe babain tënd.
– Faleminderit Jeta, je njeri i mirë, por jeta ime është e djegur.Rrjeti i tyre  është i hapur në shumë  vende.Janë të pa shpirt.Përpara syve të mi kanë kaluar shumë egzekutime. Kur vajzat nuk mund ti përdorin më, egzekutohen me një plumb në kokë.Më pas i dërgojnë të mbyllura hermetikisht nëper shtëpitëe tyre, nën pretekstin e një sëmundje të keqe në kokë.Këto raste i bëjnë shembull, të rrimë urtë.
– Lërmë të mendohem, një zgjidhje do ketë patjetër. Nuk e besoj se kjo botë është vetëm e errët.
Sa për atë njeri të paskrupullt, të jap fjalën se do paguaj çdo gjë që ka bërë.U ndava nga Lindita ,me lotë të plagosur që ridhnin nga qënia ime.Të nesërmen e kërkova përsëri Linditën.E ëma më tha ‘se kishte fluturuar në shtetin ku punonte’….U interesova dhe pagova një dedektiv privat të mbidhte prova për fajësinë e atij njeriu pëbindësh. .Dedektivi më tha’’se do bënte çmos, por asnjëherë në vendin tonë nuk është bërë, një gjyq i tillë, pasi luan  paraja.Në ngjarje të tilla njerzit marrin vetëgjyqësinë në dorë.’Vazhdo punën,pastaj të shohim ç’mund të bëjmë i thashë.’
Ditët kaluan dhe më duhej të kthehesha në vendin fqinj.Ajo ngjarje ishte një vurratë,në qetësinë e jetës time..Nuk kisha asnjë, mundësi komunikimi me Linditën.Lajmi famëkeq i vdekjes së saj më erdhi pas tre muajve.Pikërisht ashtu si e kishte parashikuar fundin e vet. Më dukej vetja fajtore, që  isha e pafuqishme për ta shpëtuar.Kur u ktheva përsëri në qytetin tim të lindjes,pyeta dedektivin si vazhdonin hetimet.Ai i kishte ndërprerë tërësisht.Hapa sytë dhe i kërkova  shpjegim.-Eja me mua- mëtha ai. …Vajtëm në një shtëpi trekatëshe ku luksi binte në sy menjëherë.Hymë  në njërën nga dhomat e shumta..Një njeri imbledhur kruspull i zbehtë si limoni, pa bebëza përceptuese të shikimit,me një grumbull eshtrash plehra ku i mbulonte një tis lëkure si thes i endur përpëlitej nga dhimbjet.Atoj ishin të padurueshme.Qetësusesit nuk e mbajnë përshumë kohë –më thotë  infermierja. Agonia e gjatë ishte këllëf i shpirtit të errët.Qante me lotë të thatë. Gjuha e tij  e trashë si e shkretëtirës, ku ka vetëm gjembaçë belbëzonte, dhe pas pak çastesh ulurinte mbytur..Ka  tumorr ne koke-tha dedektivi. Dola nga ajo atmosfere  mbytëse të marr frymë  lirisht.Porosita një kurorë për varrin eLinditës dhe shkrova’Nëse nuk egziton drejtësia njerëzore, egziston drejtësia më e madhe, ajo hyjnore.’

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Mozaiku i mallkimit, Vjollca Tiku Pasku

“DAMKOSJA E ENGJËJVE”, MODEL I ARKITEKTURËS LETRARE

September 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Vjollca Tiku Pasku/

Romani ”DAMKOSJA E ENGJËJVE”, një model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet , vuajtjet, me shkreptimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato. Kur Heminguejin e pyetën: Cila është përgatitja më e mirë për një shkrimtar? Ai u përgjigj: “Një fëmijëri fatkeqe.” E tillë ishte fëmijëria edhe për autorin, përfaqësuar këtu me personazhin Besniku. Që në moshë të njomë, sistemi diktatorial i burgos babanë mësues, për një ëndërr të pafajshme që u kishte treguar kolegëve të tij. Më pas sistemi i mohon familjes bukën e gojës nëpërmjet heqjes së triskave. Damka e zezë u ishte ngjitur në shpinë si “pjellë e reaksionarit”, kur njomëzakët ishin vetëm engjëj pa krahë dhe përndjekja diabolike, do bëhej stampë mbi vështrimet e tyre… Fëmijëria, mosha më e pastër dhe më e pafajshme u kalit në farkën e vuajtjes. Shpirti i njomë i heroit lirik të romanit, kishte një central përbrenda, që duke u rritur, do të gjeneronte dritë poezish dhe romanesh. Por çdo përpjekje për tu ngjitur në jetë, nëpërmjet shkollimit, ishte si ti afroheshe llavës së zjarrtë që shpërthente nga gjuha e marjonetave moniste. Damka e zezë ishte një hendek, ku dëshirat dhe pasionet e tij veniteshin herë pas here. Por sa më shumë vuajtje dhe pengesa t’i vinin këtij njomëzaku, aq më shumë nxitnin dritëzat e intelektit që i ngazëllenin shpirtin, për t’i kapërcyer ato. Me shpresë të siguronte një punë aq të nevojshme për jetesën, bashkohet me avanguardën e“Aksioneve vullnetare” të tipit monist që kishin në qendër shfrytëzimin e krahut të punës pa pagesë. Por ai sistem i kuq, fermentonte për të, vetëm varfëri deri në qelizat më të imta të trupit. Periudha e dashurisë i dha një kuptim të ri jetës së tij. Ishte 17 vjeç kur ndjeu regëtimën e parë të magjepsjes së ndjenjës. Çaste dhe orë që pulsojnë ndjenja pa reshtur, të cilat ndrydhen në mbështjellësen e zemrës. Sytë, buzëqeshja shpirti, reflektonin vetëtimat më të bukura të jetës. Pengesat bëheshin male, që i sheshonte vetëm hajmalia e dashurisë. Dashuria e dy të rinjve bashkohej në tingujt e një kambane të vetme. Ajo ishte si një eliksir që përmbante esencën e pranverës në vuajtjet e vazhdueshme, qe i krijonin gjuhët e errëta të rendit në fuqi. Teksa rendja e dy jetëve drejtohet përfundimisht nga çelësi i qiellit që flakëronte zemrat tyre, duke i kurorëzuar me lindjen e fëmijës së parë, Mondës së vogël.Ajo hyri në jetën e tensionuar nga zakonet dhe lufta klasore, si paqja errjedhshme e kroit , ku i mblodhi të gjitha zemrat e alfabetit të urrejtjes, nëalfabetin e dashurisë. Ajo ndriçoi si një margaritar i bardhë në pyllin e gjelbëruar. Më pas do të priste edhe vëllezërit e saj. Nëna është një nga njerëzit më të dashur për zemrën e Besnikut dhe ngrihet në piedestal prej tij ,sepse pikërisht aty e ka vendin. Rezidenca e zemrës së saj është e mbushur me dashuri dhe mirësi. Shpirti i saj, kur thyhej prej varfërisë, shtronte në sofër bukë me ëmbëlsi nëne. Një shpirt i bekuar me zambakun e mirësisë dhe durimit.Gjithmonë ndrydhte brenda saj varfërinë, me lot të fshehura prej dritës së hënës dhe diellit. Duart e nënës provuan punët më rënda, për ti rritur me nder të shtatë zogjtë e saj, ashtu si u rritën në të vërtetë, ku në dejet e secilit prej bijve, spikasnin talente të lindura. Jeta e saj prej vuajtjeve e mundimeve nuk e pa të qeshurën e pranverës, ashtu si një jetë që duhet të kalojë nëpër ciklet e stinëve, por vetëm për epërsinë e dimrit. Nuk pranoi kurrë të ndahej nga bashkëshorti i saj i dashur për shkak të politikës, dhe i qëndroi besnike deri në fund të jetës. Poezitë që personazhi i ka kushtuar nënës, janë si yjet që qëndrojnë pranë hënës. Ikja e saj e para kohe nga kjo botë, është borxhi qëi ka sistemi i kaluar kësaj nëne të mrekullueshme. Autori e rënkoi këtë ikje metë gjitha gjethet e kësaj toke. Heroi vazhdon përpjekjet për të rrezatuar gjithë dritën e krijimtarisë letrare. Me shpirtin prej divi, ai kapërcen pengesa humnerash, ku ka ditur të ngrihet duke dhënë libra me poezi dhe romanetë fuqishme. Ky shkëlqim i veprave letrare, bën që itenerari i rrugës së tij të punojë në detyrën, si redaktor i revistës “Ylli” në Tiranë. Por me pas ndodh rrokullisja për shkak të “biografisë”duke përfunduar si disenjator, përsëri andej nga kishte ardhur. Megjithatë, përpjekjet e tij për të thithur etjen e plotë të arsimimit, u kurorëzuan shkëlqyeshëm në fakultetin e gjuhë-letërsisë, ku dha shembullin e një njeriu, i cili, veç talentit mbizotëronte edhe pasioni drejtë lartësimit të dritës së diturisë. Ndonëse venat e tij kullonin talent, binomi ngritje- ulje e ndjek pas kurdoherë. Me shumë vështirësi botohet romani “Ujësinor”me një tirazh 15 mijë kopje. Një cikël poezish recitohen në televizion, më pas si një rrufe në qiell të kaltër, shkrep cerknaja e shkrimit në gazetën partiake: “ Përse duhet të recitohen poezitë e këtij autori, kur dihet cili është ai nga përbërja politike”. Kjo errësoi përsëri rrethin e qiellit me njollën e zezë të damkës. Më pas teksti i autorit,në këngën e kompozuar nga Agim Krajka ”Të kërkoj” nuk përmendej më me emrin etij. E gjithë rruga e jetës së tij përshkohet nga dritë-hijet e sistemit monist, ku montoheshin pengesat e ngritura nga marjonetat injorante. Jeta është përshkuar si me kamera, ku projektimi i dritës së talentit dhe inteligjencës që ishte në genet e tij, bëri të mundur jo vetëm mbijetesën , por edhe shkëlqimine pandërprerë si diamanti në llumrat e egra të farsave komuniste. Duelet ishin të përhershme me njerëzit e Partisë , me figura pa ngritje kulturore, pa intelektin e zhvilluar, pa arsimimin e duhur , me një aftësi të kufizuar, vetëm për t’i shërbyer kastës moniste. Bota e dhimbjes dhe terrorit psikologjik mbaroi me ndërrimin e sistemeve. Miti gjigant u përmbys. Damka e zezë u shkri si stërkalat e baltës nga shiu i kulluar i qiellit dhe dielli i frymëmarrjes së lirë, filloi të mbushte alveolat e mushkërive të panginjurara për vite me radhë. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e autorit: “Gjithësekush i modeluarnga Krijuesi i madh për të njëjtin qëllim, duhet t’i jepet një shans për të jetuar si njeri mes njerëzve. Nuk ka tokë të cilën duhet ta zotërojnë disa, dhe nuk ka qiell të cilin duhet ta fitojnë vetëm disa. ” Damkosja e Engjëjve ështënjë model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet, vuajtjet, me shkrepëtimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Damkosja e Engjejve, i arkitektures letrare, modeli, Vjollca Tiku Pasku

LIBRI “HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA

May 23, 2013 by dgreca

Nga Vjollca Tiku Pasku/

Kam gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra shpalosen ne këtë  përmbledhje me tridhjetë  tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen… Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.
Dora e prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme…me një kthesë 360 gradë. 
Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.
Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë. 
Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten. 
Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Vjollca Tiku Pasku, Vullnet Mato

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…
  • ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*
  • Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the UN Security Council meeting on Ukraine
  • Martin Camaj nëpërmjet një letërkëmbimi
  • AT KARLO  SERREQI O.F.M.
  • Eight IRA Mistakes That Can Cost You a Fortune
  • Mbi veprën e Musine Kokalarit: “Dasmë… Sa u tunt jeta”
  • 6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ
  • Dalip GRECA, -Ti shkrove për të gjithë…ike… dhe na le ne në borxh…
  • SHTETI PËRBALLË KRIZAVE; SHQIPËRIA NGA SHEMBJA E KOMUNIZMIT DERI TE LUFTA E KOSOVËS
  • NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
  • Celebrating 100-year anniversary of Albania – US diplomatic relations
  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT