Ing. Bledi Stefa/
Pedagogjia e Prof. Kolonjes eshte unikale. E pakrahasueshme e mbi te gjitha e demonstruar me levizjet karakteristike te Prof. Yllit e shoqeruar kjo edhe nga zeri i tij i veçante. Nuk ka rendesi nese ishe ulur ne banken e pare apo te fundit, ne sallen e leksionit. Interpretimin artistik e profesional te leksioneve te Prof. Yllit do ta merrnin njesoj te gjithe studentet. Menyra e shpjegimit te tij ndikonte ne dy karakteristika shume te rendesishme. E para Prof. Ylli çfaredo lloj leksioni te veshtire te shpjegonte, studenteve do t’ju mbetej patjeter diçka e vlefshme apo diçka qe; edhe pa i hapur fare librat, ti mund te ishe ne gjendje te riprodhoje leksionin e tij. Se dyti, salla e leksioneve me Prof. Yllin ishte perhere plote. Studentet vinin dhe e degjonin me shume zell menyren se si shpjegonte dhe duhet te kishin nje arsye te forte te mungonin gjate leksioneve te tij. Keto dy karakteristika por jo vetem, do ta rendisin Prof. Ylli Kolonjen nje nder pedagoget me te shquar te Universitetit Politeknik Shqiptar.
Pr. As. Dr. Yli Kolonja, i ditëlindjes 11. 08. 1937, kryen studimet në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Gjeodezi. Formimi profesional dhe aktiviteti i tij fillon menjëherë pas diplomimit në vitin 1962. Fillimisht ka punuar pranë Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit Nr. 2 Berat, duke mbajtur pozicionin e Kryetarit të Degës Teknike. Më pas, në vitin 1968 ushtroi detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Topografisë pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Bonifikimeve, në Ministrinë e Ndërtimit.
Prof. Kolonja vjen nga një karrierë e gjatë pedagogjike. Në vitin 1971 fillon të ushtrojë detyrën e pedagogut në Universitetin Politeknik të Tiranës, lektor në lëndën “Gjeodezia Inxhinierike” në Degën e Gjeodezisë. Në vitet 1988-1992 ushtroi detyrën e Përgjegjësit të Katedrës së Gjeodezisë Inxhinierike, ku në vitin 1990 do të ushtronte edhe detyrën e Zëvendës Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Karriera profesionale e Prof. Yllit vazhdon edhe në vitin 2005 si drejtues i punimeve Topografiko-Gjeodezike në ndërtimin e Terminalit të Ri, në Aeroportin “Nënë Tereza” Tiranë. Në një periudhë të gjatë kohe drejton Shoqatën e Gjeodetëve të Shqipërisë duke dhënë një kontribut shumë të vlefshëm për të. Largohet me dëshirën e tij nga drejtimi i SHGJSH-së në vitin 2010. Veprimtaria Shkencore e Prof. Ylli Kolonjës rendit një numër të kosiderueshëm botimesh universitare. Në vitin 1982 boton librin “Gjeodezia” (ushtrime) i cili do të pasohet me tre botime të tjera me tituj “Gjeodezia Inxhinierike I, II dhe III”. Ndër të tjera, gjënden botime dhe artikuj të ndryshëm profesional të cilët, u kanë shërbyer dhe ju shërbejnë brezave të studentëve të Gjeodezisë dhe degëve të tjera.
Kualifikimet dhe vizitat e punës si brënda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, janë për tu admiruar. Nisin me kualifikimin pranë Universitetit Politeknik të Torinos. Vizita punë në Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melbourn, Australi, Universitetin Teknik të Athinës, Universitetin Teknik të Vienës si dhe vizita të ndryshme punë në Kosovë, Maqedoni etj. Në vitin 1985, me vendimin Nr. 125 merr Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave” dhe që prej vitin 1994 gëzon Titullin Shkencor,” Profesor i Asocuar”. Prof. Ylli Kolonja ka marr pjesë në një numër të madh studimesh dhe projektimesh në fushën e Gjeodezisë dhe Topografisë. Sot, Prof. Kolonja, me plot gojën mund të kosiderohet si një ndër personat me kontribut mjaft të gjërë në Inxhinieri i cili, u dha dije, jo vetëm brezave të tërë studentësh por edhe Kombit Shqipëtar.
Drejtimi i Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë, nga Prof. Ylli Kolonja ka një vlerë të madhe përsa i përket rifreskimit të bazës juridike si Akti i Themelimit, Statuti dhe Regjistrimi në organet kompetente të Shtetit Shqiptar. Ai së bashku edhe me kolegë të tjerë hodhën themelet e grupimit më të madh profesional nën emrin Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë. Në bazë të statutit gëzon titullin më të lartë, si një ndër anëtarët themelues të këtij grupimi inxhinieresh.