Archives for December 2015
Ambasadorja e SHBA viziton Ulqinin
Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara zhvilloi të martën një vizitë në Ulqin. Ajo vizitoi Kriporen e Ulqinit dhe Ullishten e Valdanosit, të cilat shihen si dy nga burimet më të njohura të këtij qyteti, për të vazhduar me vizitën në Xhaminë e Krythës pastaj në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në zyrën e përbashkët të Biznes Klubit Ana e Malit me Diasporën shqiptare në SHBA. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, e njohu ambasadoren me aktivitetet e pushtetit vendor por edhe me atë që ai e quajti “krizë të këtij pushteti” si pasojë e mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës të forcave politike shqiptare. Në zyrën e përbashkët me Diasporën shqiptare, kryetari i Biznes Klubit, Kabil Kurti e njohu ambasadorenme format e bashkëpunimit dhe të organizimit. Ambasadorja Uyehara foli për mundësitë më të mëdha të bashkëpunimit dhe të investimeve nga diaspora dhe bëri thirrje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundshëm.
Akademi kushtuar Martin Camajt në Gjermani
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë /
Ne foto pamje nga akademia kushtuar Martin Camajt/
– Martin Camaj: “Ndonëse të ndarë më shumë se gjysmë shekulli, unë jam i juaj, ju jeni të mitë”, 7 mars 1992./
M.Çuni,kujtim, “Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”./
M.Jupolli “N’udhëtim shekujsh e para Bible/
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male/ Shqip/ Shqiponjë/ Shqipëri/.. Themelohet konkursi i vjetor i poezisë “Penda e Artë – Martin Camaj”, fituesi i parë i saj poeti, Mentor Thaqi,
Me pjesëmarrjen nga disa shtete të krijuesve e shkrimtarëve shqiptarë u organizua Akademi përkujtimi kushtuar figurë madhortë kombit shqiptar,Martin Camaj. Vet emri i tij zgjon gjithë kureshtjen e lindur nga leximet dikur e tani mbi një figure madhore kombëtare siç ishte Martin Camaj. Vet jeta e tij është enciklopedi me bashkudhëtarin, veprën letrare, artistike, shkencore e filozofike. Me këtë rast nga përfaqësia diplomatike e Kosovës në Gjermani përshëndeten Valmire Musliu dhe Ajvaz Berisha si dhe aktivistja Donika Gervalla. Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”. Musa Jupolli, mbajti fjalën rreth jetës së Martin Camajt, kurse Fran Tanushi lexoi kumtesën e Hans Joachim Lanksch dërguar Akademisë, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë me titull, ”Gjuha dhe struktura poetike e Martin Camajt”. Migena Arllati doli me kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”. Martin Çuni rikujtoi bisedat që kishte me Martin Camajn kur ai i kishte të kufizuara kontaktet me të tjerët për shkak të shëndetit. Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla, hapi akademinë në rolin e nikoqirit duke i falënderuar pjesëmarrësit. Nga mysafirër dhe referuesit po nxjerrim disa rreshta nga fjala e tyre.
Valmire Musliu: “Martin Camaj është një figure të ndritur, synonim i mërgimtarit intelektual, por edhe i mërgimtarit në kuptimin e plotë të fjalës, asnjëherë gjatë krijimtarisë së tij nuk zbrazi mllefin në adresë të vendit të tij të origjinës, përkundrazi, ai arriti që këtë origjinë ta mveshë me petkun e dijes dhe shkencës. Le të na shërbej neve të gjithëve si shembull”
Prof.Dr.Ajvaz Berisha, “Martin Camaj ishte një ambasador i kulturës kombëtare në Evropë dhe jo vetëm familja e tij, por Shkodra e Shqipëria janë krenar me këtë figurë të madhe”. Kumtesën rreth jetës dhe krijimtarisë së Martin Camajt e mbajti veprimtari e poeti Musa Jupolli, (Francë) Ai mes tjerash tha: “ Lindi në Temal të Shllakut (Dukagjin) më 21 korrik 1927 nga e ëma Terezë dhe i ati Kolë Camaj . Aromë malësori, shpirt lirik, në frymëzim të kësaj natyre, ku drita dhe ujë janë ushqim shpirti, e ardhmja e një pene që do të lë emër të njëshëm në letrat e bukura shqipe ! „ Kam lindë në një vis të egër ‘ ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit, kaq thyeshëm ashtë ky vend“ pra në Temal, një katund i zonës së thellë malore të Dukagjinit , shprehet me shkrim Martin Camaj vetë ! Pas studimeve të suksesshme, Martin Camaj emigron në Itali, ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë , gjuhë italiane, filologji romane dhe asaj të letrave shqipe, i ndihmuar nga i devotshmi Ernest Koliqi mentor, ku edhe mbrojti tezën e doktoraturës mbi „MESHARIN“ e Gjon Buzukut .Sukses i pa kontestueshëm i Martin Camajt, veq veprave, këkimeve gjuhësore është edhe Dega e albanologjisë në Munih , të cilën e udhëheqi për 20 vite më radhë! Po shënojmë disa vargje nga poezia e Musa Jupollit, me titull
Martin Camaj
……………………………..
Shpirt ndezur në mërgim ,
Penë që thërret në zgjim ,
Penë që thëret në takim ,
Penë e Nëntorit të Tretë ,
N’udhëtim shekujsh e para Bible
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male »
Shqip
Shqiponjë
Shqipëri,
Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj” .”Në këtë studim timin jam përpjekur të përfshijë disa risi në gjithë ecurinë e studimeve kushtuar jetës dhe veprës së Marin Camajt.Martin Camaj është poetë, prozator, dramaturg, ai është shkrimtarë i letërsisë bash kohore shqiptare. Në opusin e vet letrar, ka zënë vendin e merituar në historinë e letërsisë shqipe. Vlera artistike e veprave poetike, por edhe ajo e krijimtarisë në gjinitë e tjera letrare, rëndësia e studimeve të tij filologjike, e radhisin atë ndër shkrimtarët dhe studiuesit më të shquar të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Ai është frymëzuar nga figura e De Rades dhe ajo mënyra si e ka shfrytëzuar thesarin popullor, por edhe si e ka realizuar artistikisht krejt këtë në veprën e tij. Dhe, ta ndjekim me vëmendje formulimin e tij: “De Rada me veprën e tij”, thotë, “është poet i shquar shqiptar, por edhe evropian dhe botëror. Ky formulim vlen për Martin Camajn duke pasur parasysh arritjet në fushën e studimit e krijimtarisë letrare, por edhe të atyre punimeve për letërsi”.Migena Arllati (Kos),mbajti kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”
“ Në të gjitha veprat e Martin Camajt, poezia e tij, edhe pse e shkruar në mërgim dhe pa shumë shpresë për t’u lejuar të njihet nga bashkatdhetarët e vet, pavarësisht për prirjet për të shqiptuar dhimbjet dhe përjetimet e përbotshme, metët fund e krye që i dedikohet lexuesit shqiptar, si lexuesi i parë të cilin ai gjithmonë e deshti.
Martin Çuni, revokim kujtimesh. “Pasi nuk kisha telefon në shtëpi, dola në rrugë (kabinën telefonike) dhe solla numrin e Martin Camajt. “Martin i dashur, këtu je në vend të huaj, ruaju e mos thirre vonë me telefon se nuk iu vjen mirë. I kuptoj shqiptarët që janë aq të kujdesshëm në respektimin e ligjeve, zakoneve e rregullave të të tjerëve në vendet e tyre, për çka kam respekt, nuk i kuptoj shqiptarët që po i pranojnë rregullat e zakonet e huaja gjithfarë sorollopi e na sorollatet me kanun në vendin tonë. Pse ai mentalitet? Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”.
Gafa e Erion Velisë me gjobën dërguar PD-së
Opinion nga Beqir SINA-New York/
Datë 15. 05. 1997
3. Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë (komunës) në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë apo komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
Për shkeljet e vërejtura punonjësit e policisë së bashkisë dhe të komunës kanë të drejtë të gjobitin në vend personat përgjegjës në masën 500 deri në 5000 lekë.
Kundërvajtësit janë të detyruar të paguajnë gjobën brenda 5 ditëve nga data e dhënies. Për çdo ditë vonesë gjoba paguhet me kamatë 2 për qind. Me kalimin e afatit njëmujor, gjoba vilet sipas rregullave të përcaktuara në ligjin “Për kundërvajtjet administrative”.
Për Moikomin dhe vëllimi poetik “Zodiac”
NGA PIRRO DOLLANI/Ka pak kohë që ka dalë nga shtypi në dy gjuhë—anglisht e shqip—vëllimi poetik “Zodiac” i Moikom Zeqos, me një përkthim tejet të mirë të Anastas Kapuranit dhe të Wayne Miller.
Çdo libër i ri—natyrisht, I MIRË—duhet të jetë një shkak për ta festuar! POR, kur bëhet fjalë për një vepër të një niveli të tillë artistik, siç është “Zodiaku” i Moikom Zeqos, botimi duhet të shndërrohet në një ngjarje, veçanërisht, kur kjo vepër ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga autorë të shquar amerikanë. Për çdo lexues dhe adhurues të librave të Moikomit, si edhe për ne, shokët e miqtë e tij, botimi në gjuhën angleze i këtij libri në një periudhë jo shumë të këndshme për të, na gëzon dhe na shton besimin se Moikomi do ta kalojë me sukses këtë periudhë e do ta mund atë sëmundje të flamosur, pasi Moikomi ende s’i ka thënë të gjitha. Madje, edhe ato vargjet e bukura në mbyllje të poezisë së brishtë të Robert Frostit, “Stopping by the Woods on a Snowy Evening”, duket sikur janë thënë më
tepër për Moikomin: “The woods are lovely dark and deep/ But I have promises to keep/ And miles to go before I sleep/ And miles to go before I sleep! Po i dashur Moikom: “Kemi edhe shumë milje për të bërë përpara se të biem të flemë!”
Para disa ditësh mora një email nga shkrimtari i njohur amerikan, Richard Powers, autori i romanit “Jehona e Kujtesës”, i cili sapo kishte mbaruar librin “Zodiac”. Ja si shkruan:Jam mjaft i gëzuar që me jepet rasti të falenderoj Moikomin nëpërmjet teje për këtë vepër të shkëlqyer dhe për frymëzimin që më jep mua ndërkohë që po punoj mbi librin e ri. . . Dhe falenderimet e mia më të përzemërta për poezinë frymëzuese dhe të shkëlqyer, e cila tashmë po rimbjell dhe po ripërhap vetveten në veprën time.”
(“I’m overjoyed to have the chance to thank Moikom, through you, for the magnificent work and the inspiration it gives me as I work on my new book. . . And most of all, my heartfelt thanks for the exuberant and inspiring poetry, which is already replanting and re-Ja disa citime nga këta autorë amerikanë që kanë bërë vlerësime maksimale për këtë libër:
Ja si shkruan, Ilya Kaminisky, poet, kritik vlerësuar me shumë çmime:
“Në këtë kohë, është një gjë e rrallë të gjesh një poet që vërtet është i madh e kompleks dhe që krijon jo thjesht një portret njerëzor, një komunitet apo një refleksion, por një kozmologji të tërë, ashtu siç ishte para së gjithash edhe “Komedia Njerëzore”, një kozmologji—njësoj si “Duino Elegies” i Rilkes apo “Four Quartets” i Eliotit”, apo në kohën tonë, ndoshta si “Cántico Cósmico” i Ernestro Cardenales”.
(“It is rare these days to find a poet who is truly large and complex, creating not just a human portrait, or a community or a reflection, but a whole cosmology; the way Divina Commedia was, first and foremost, a cosmology—like Rilke’s Duino Elegies or Eliot’s Four Quartets or, in our time, ndoshta Ernesto Cardenal’s ““Cántico Cósmico”.)
Ja një citim tjetër nga Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime“Zodiaku” është një libër i mrekullueshëm që është sjellë në jetë për anglisht folësit me një përkthim të fuqishëm të Wayne Miller dhe Anastas Kapuranit.
(Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime: Zodiac is a marvelous book, brought to life for readers of English by Wane Miller’s and Anastas Kapurani.
- « Previous Page
- 1
- …
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- …
- 94
- Next Page »