• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKRIMTARI ROMANO TREGON PSE E SHKROI LIBRIN”BESA” DHE DOMETHENIEN E KODIT TE SHENJTE TE SHQIPTAREVE

November 15, 2012 by dgreca

Louis Romano: Pse e shkrova librin “Besa” dhe domethënia e “BESES”, si një betim e botës njerëzore!/

 Intervistë me shkrimtarin amerikan, Louis Romano, autor i librit “BESA”/

NE FOTO; Shkrimtari Louis romano dhe shkrimtarja Raimonda Moisiu me 11 nentor 2012 ne takimin e shkrimtareve Shqiptaro-amerikane, ku z.Romano deklaroi edhe anetaresimin e tij/

Shkrimtari Louis Romano është lindur dhe rritur në Bronx, New York. Ai ka jetuar për vite në lagjen “Little Italy”, një bllok banesash të Bronx-it, në qytetin e New York-ut. Mbas një karriere të suksesshme në biznes, ai u dha mbas pasionit të hershëm të tij për të shkruar. Rezultati debutues i parë i tij do të ishte romani, “Fish Farm” (Rezervati i Peshkut)”. Ndërsa në pranverën e vitit 2011, botoi vëllimin me poezi; ”Foleza e ankthit” “ Kohët e fundit shkrimtari amerikan, Louis Romano botoi librin ‘fiction’ në gjuhën angleze,të titulluar me fjalën më domethënëse në gjuhën shqipe: “Besa”. Një histori mjaft e bukur dhe e shkruar mjaft mirë me talent e përkushtim. Për realizimin me sukses të këtij romani, shkrimtari Lous Romano studioi kulturën shqiptare për vite, veçmas i intriguar ato c’ka ai lexonte për ngjarjet nga GJAKMARRJA. Autori nuk ngurron të bëjë krahasimin me “Vendetta siciliane”. Ashtu siç është e vështirë të shpjegohet koncepti “Vendetta Siciliane” po ashtu është e vështirë për të shpjeguar këtë koncept për njerëzit që nuk e kuptojnë fenomenin e GJAKMARRJES. Meqenëse fjala “BESA” është e vështirë të përkthehet në gjuhën angleze dhe për të shmangur konfuzionin, disa miqtë e tij shqiptarë dhe amerikanë i sugjeruan që shkrimtari duhet të provonte një titull tjetër. Por shkrimtarit Louis Romano, termi ”BESA” ju duk tejet domethënës dhe se fjala “BESA” është shumë e rëndësishme në gjuhën shqipe. Libri “BESA” është më tepër në lidhje me fjalën e nderit, kodi i respektit dhe i premtimeve të mbajtura, më shumë se- hakmarrje. Autori Louis Romano ka njohuri të mira të kulturës dhe historisë italiane. Kjo edhe për shkak të origjinës së tij. Është një rrëfimtar shumë i mirë e i zoti, di sa ta tregojë e shkruajë atë. Ai shfaqet autentik dhe i sinqertë. Shkrimtari amerikan Louis Romano tashmë në të 60-a ka filluar karrierën e tij për të shkruar vonë. Ai ka një histori të suksesit në industrinë e energjisë, përfshirë këtu edhe pozicionet menaxheriale të mëparshme me kompani të tilla si “Hess & Castle Oil”. Aktualisht drejton biznesin Informa Energy, Inc. Dhe një partner ne firmën e konsumimit të energjisë. Në këtë bisedë, Louis Romano shpalos historinë e tij, se çfarë e frymëzoi atë personalisht, një shkrimtar amerikan, për të shkruar në lidhje me kodin e shenjtë shqiptar “BESA”.

Intervistoi: Raimonda MOISIU

Na tregoni kush është shkrimtari Louis Romano? Ku jetoni? Kur keni menduar për herë të parë, t’i përkushtoheni artit të të shkruarit?
Unë jam nga Bronx, New York, aktualisht jetoj në Neë Jersey. Unë gjithmonë jam shquar për të shkruar, kështu që kam filluar të shkruaj që nga shkolla e mesme e në kolegj. Në fakt vëllimin me poezi” Foleza e ankthit” (ANXIETY’S NEST) që u botua në pranverën e vitit të kaluar ishin poezi të shkruara kohë më parë që në vitet ’60-‘70s. Ndërsa unë e familja ime u kujdesëm për të ngritur biznesin tonë, unë kam pasur pak kohë apo aspak, për t’iu përkushtuar artit krijues. Jo se nuk do të shkruaja por nuk do të ishte e njëjta gjë si të shkruash një libër. Por gjithsesi unë i premtoja vetes time se kur unë të mundem do të shkruaj një ditë. Dhe premtimin e mbajta në moshën 58 vjeçe, katër vjet të shkuara fillova t’i përkushtohem artit kreativ.
Besoj se kjo zgjuarsi vjen nga diku në gen….A ka qenë ndonjë nga prindërit të cilët kanë shkruar? Kush iu ka inkurajuar ju, të shkruani?
Prindërit e mi kanë qenë shumë punëtorë, dhe nuk kanë pasur kohë për të shkruar. Unë kam studiuar në një shkollë të mesme katolike dhe ka qenë mësuesi im ai që më ka inkurajuar i cili pëlqente shumë essetë e mija me rreth 500 fjalë. Tema e një esseje njëherë ishte një personazh real e i paharrueshëm i jetës time. Mësuesi im pat qenë Kapiten ne Ushtrinë e SHBA-ës, kështu që kur unë shkrova për vëllain tim më të madh Anthoni i cili ishte ushtar në Vietnam në atë kohë, mësuesi e lexoi atë duke u lotuar. Në fakt unë nuk kisha vëlla më të madh ushtar në Vietnam. Ajo c’ka unë shkrova ishte krejt imagjinatë. Mësuesi im kurrë nuk e morri vesh që ishte fantazi dhe për vite me radhë më pyeste për “vëllain tim, Anthony”, ndërsa unë vazhdoja të fantazoja histori të ndryshme për të. Në atë kohë unë mbeta jo vetëm në atë kurs, por dhe në disa lëndë të tjera. Mësuesi iu tha mësuesve të tjerë që më kishin ngelur në klasë, se Lou nuk është aq i mefshtë sa ju e mendoni. Kjo është mëse e vërtetë.
Të shkruarit ishte instinkt i brendshëm apo ju e ndjenit se duhet të shkruanit?
Është mëse e vërtetë! Ngjarjet dhe poezia lindën krejt papritur te unë. Unë kurrë nuk e detyroja veten për të shkruar. Kam qenë në klinikën e një doktori, kur u frymëzova dhe kam shkruar një nga poezitë e mija më të mira, vetëm duke soditur një çift që ishin në dhomën e pritjes.
Sapo keni nxjerrë nga botimi librin tuaj të fundit “BESA”. Pse e keni titulluar librin tuaj në gjuhën shqipe dhe si keni arritur të realizoni botimin e tij?
Fillimisht librin e kam botuar vetë. Por më pas ka qenë Shtëpia Botuese; 9ine Inc Publishing. që e botoi atë. Për realizimin me sukses të këtij romani kam studiuar kulturën shqiptare për vite, veçmas kam qenë i intriguar ato ç’ka unë lexoja për ngjarjet nga GJAKMARRJA. Ashtu siç është e vështirë të shpjegohet koncepti “Vendetta Siciliane” po ashtu është e vështirë për të shpjeguar këtë koncept për njerëzit që nuk e kuptojnë fenomenin e GJAKMARRJES. Meqenëse fjala “BESA” është e vështirë të përkthehet në gjuhën angleze dhe për të shmangur konfuzionin, disa miqtë e mi shqiptarë dhe amerikanë më sugjeruan që duhet të provoja një titull tjetër. Por termi ”BESA”më dukej tejet domethënës dhe zbulova se “BESA” është shumë e rëndësishme në gjuhën shqipe. Libri “BESA”
është më tepër në lidhje me fjalën e nderit, kodi i respektit dhe i premtimeve të mbajtura, më shumë se- hakmarrje.have written. What are you writing now

 

 

 

Çfarë ka qenë e dobishme në lidhje me atë eksperiencë për ju? Cilat ishin impresionet tuaja të para?
Orët e leximit dhe të hulumtimit kanë qenë tejet instruktive e ndriçuese për mua. Koha që kam kaluar me miqtë e mi shqiptarë në shtëpitë e tyre, zyra, dasma dhe funeralet e tyre kanë ndikuar shumë te unë. Ashtu sikundër ne italianët, shqiptarët janë njerëz të ndjeshëm, bujarë, mikpritësa, të gjallëruar, flasin me zë të lartë, të zëshëm, të vetëdijshëm dhe seksi. Unë ndjehem si në shtëpinë time me ta…
Nga ku i keni marrë subjektet? Ishte e vështirë për të arritur në ato gjëra që ju shkruani në lidhje me to? Që ku fillon ky libër?
Subjektet e mia i morra të gjithë rreth e rrotull meje – në rrugët e New York City.
A e keni ndërmarrë ndonjë studim për kulturën shqiptare, apo keni qenë frymëzuar nga diçka tjetër?
Një nga klientët e mi të biznesit më dhuroi Kanunin. Kam lexuar atë dhe ri-lexuar atë. Ky ka qenë një “terren” trajnimi për mua.
A keni miq të tjerë që ju dhanë idenë për rrëfimin “Besa”?
Po. Rick dhe Shpresa Metalia Elezi janë ata që kanë influencuar me ndihmesën e tyre. Miku im i dashur Hamdi Nezaj dhe miku im i golfit, Dino, anëtar i Bordit,- kanë qenë një ndihmesë e madhe.
Libri “Besa” ka një strukturë veçanërisht interesante. Si e keni realizuar atë?
Unë jam prozator- rrëfimtar i ngjarjeve. Dhe ky është një rrëfim.
A ka ndonjë diçka tjetër që ju ka ndihmuar në atë periudhë të ngarkuar teksa ju ishit duke shkruar romanin?
Po është mëse e vërtetë! Besnikëria, mikpritja dhe inkurajimi nga miqtë e mij të shtrenjtë shqiptaro-amerikanë dhe anasjelltas. Gjeja kohë të qetë për të shkruar, në zyrë, në shtëpinë time . por pjesën më të madhe të librit e kam shkruar gjatë pushimeve për të luajtur golf në Republikën Domenikane dhe Meksikë. Gjithmonë gjej kohë për të shkruar.
Kanë thënë se libri “Besa”, i Louis Romanos dëshmon të jetë një histori e vërtetë. A është ky libër i bazuar në fakte të vërteta?
Ka disa fragmente realë brenda rrëfimit por libri është kryesisht fantazi.
Cilat ishin ankesat e redaktorëve?
Fjalët shqiptare ishin një sfidë për ta, por siç e theksova më lart ne kemi punuar me ndihmën e miqve të mi, shqiptaro-amerikanë..
“Besa” ishte konceptuar fillimisht si një dramë jo si një komedi. A jeni përpjekur për të riformuar botën politikisht, atëherë?
“BESA” nuk ka asnjë lidhje me komedinë. Unë jam përpjekur për të treguar se hakmarrja është diçka që ne kemi nevojë për të lënë pas nesh.
A keni menduar ndonjëherë për ta shkruar skenar filmi? A do të jeni në gjendje ta bëni atë?
Nuk kam tentuar deri më tani për të shkruar një skenar filmi. David Armstrong, një shkrimtar mjaft i njohur për filmat Sci-Fi,ka shkruar skenarin e “Besa” dhe ka fituar çmime. Kjo po do të bëhet një film.
Zakonisht sa një përshkrime regjisoriale mund të bëjë një shkrimtar për të realizuar një skenar-filmi?
Sipas mendimit tim regjisori ka nevojë për të parë filmin, dhe volumin e faqeve të librit. Kjo mund të dëmtojë regjisorët gjatë procesit krijues.
Nëse kjo do të ndodhë, si do të ndiheni ju në rast se “Besa” që ju keni shkruar, bëhet film, por dikush tjetër do të jetë regjisori i saj, a do ta mendoni se kjo do të jetë krijim i juaji?
Patjetër. Historia e “Besa” është baza që skenari i filmit do të ndërtohet. Unë shpresoj dhe do të ndihmoj me çdo mënyrë që mundem.
A janë shkrimet tuaja, essetë,novelat poezitë janë të sajuara apo origjinalet tuajat? Për mua që i kam lexuar kam mendimin se ato janë emocionet tuaja origjinale…
Keni të drejtë. Gjithçka është nga brenda meje. Emocionet e mia nuk janë të sajuara, por janë ndjenjat origjinale..
Pse shkruani?
Pse artisti pikturon një pikturë ose një skulptor bën një skulpturën e tij? Të shprehurit e ndjenjave, dashuria për njerëzit, dashuria njerëzore dhe dashuria për të komunikuar me botën njerëzore..
Ju jeni amerikan, italian në origjinë…Cilat janë ndjenjat tuaja për Kosovën dhe kulturën shqiptare në tërësi?
Unë pëlqej shumë traditat tuaja, muzikën, dhe dashuria për jetën, ushqimet, respektin dhe nderimin që ata tregojnë për prindërit, familjen, miqësinë dhe bujarinë veçmas me të huajt. Brenga ime e vetme është që nuk jam në gjendje të flas gjuhën tuaj të bukur shqipe.. A ka shkolla të gjuhës shqipe në New York City? Besoj se ka, por unë mbase jam i moshuar për ta kapur e mësuar atë. Ashtu si trashëgimia e kulturës sime siciliane dhe trashëgimia e kulturës shqiptare është një kulturë që u mënjanua nga kulturat e tjera. Por zemrat e sicilianëve dhe zemrat e shqiptarëve kurrë nuk mund të ndryshojnë e të mënjanohen.
Si do ta interpretoni krizën e tanishme ekonomike globale? Është fantazi apo një realitet i dhimbshëm?
Unë e shoh atë si një riciklim të biznesit. Ky i fundit, jo ndryshe nga depresioni i madh është globale dhe më gjerë dhe me sa duket e pamundur për t’u zgjidhur. Unë besoj në rrugën kapitaliste të jetës për të mirën e njerëzimit dhe do ta refuzoja kategorikisht komunizmin, socializmin dhe teorinë marksiste. Unë akoma shpresoj se do të dalin udhëheqës të zotë për të na nxjerrë nga kjo krizë e vështirë globale..
Na tregoni diçka rreth librave të tjerë që keni shkruar. Çfarë jeni duke shkruar tani?
Libri im i parë në zhanrin e prozës është “Rezervati i Peshkut” (Fish Farm). “Besa” është libri im i dytë në këtë gjini, me të cilin mendoj se kam bërë një punë shumë të mirë. Jam në proces të redaktimit të një libri tjetër dhe gati më shumë se gjysma e tij është redaktuar. Ky libër është në lidhje me një vrasës serial. Jam në proces të një libri me foto për një burrë 82 vjeçar i cili jeton në Bruklin dhe kurrë nuk ka pasur ujë të ngrohtë apo ngrohje në shtëpinë ku ai jeton edhe sot e kësaj dite. Mjerisht ky është një libër rreth një individi që është abuzuar me të dhe aspak imagjinar.
Një mesazh për komunitetin e shkrimtarëve shqiptaro-amerikan?
Madhështia e popullit shqiptar duhet t’i rrëfehet botës. Jo vetëm gjendjen e Shqipërisë dhe Kosovës përmes viteve të shtypjes, por atë që është në zemrat dhe mendjet e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Unë shoh Rilindjen italiane dhe pyes veten se çfarë po ndodhte në Shqipëri gjatë asaj periudhe. Pse kaq pak kreativitet nga njerëz të tillë të shkëlqyer, të ndjeshëm dhe të talentuar. Unë besoj se arti, arti i të gjithë popullit shqiptar gjatë asaj periudhe u përpoq ta ndriçonte historinë në njëfarë mase por ndodhi edhe ajo që arti u persekutua prej tyre… Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë më në një Shqipëri të lirë. Ajo çfarë shqiptaro-amerikanët kanë arritur në 50 vitet e fundit në SHBA-ës në biznes e tregëti është vërtet impresionuese. Ajo çfarë komuniteti i shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë do të bëjë –do të mbetet EPIKE! Së pari, ne duhet të inkurajojmë të gjithë shqiptaro-amerikanët për të lexuar librin “BESA”! Jo sepse shqiponja me dy koka është në kopertinën e parë, por për shkak se ata duan për të pasuruar veten me fjalët dhe mendimet.

Intervistë me shkrimtarin amerikan, Louis Romano, autor i librit “BESA”

Shkrimtari Louis Romano është lindur dhe rritur në Bronx, New York. Ai ka jetuar për vite në lagjen “Little Italy”, një bllok banesash të Bronx-it, në qytetin e New York-ut. Mbas një karriere të suksesshme në biznes, ai u dha mbas pasionit të hershëm të tij për të shkruar. Rezultati debutues i parë i tij do të ishte romani, “Fish Farm” (Rezervati i Peshkut)”. Ndërsa në pranverën e vitit 2011, botoi vëllimin me poezi; ”Foleza e ankthit” “ Kohët e fundit shkrimtari amerikan, Louis Romano botoi librin ‘fiction’ në gjuhën angleze,të titulluar me fjalën më domethënëse në gjuhën shqipe: “Besa”. Një histori mjaft e bukur dhe e shkruar mjaft mirë me talent e përkushtim. Për realizimin me sukses të këtij romani, shkrimtari Lous Romano studioi kulturën shqiptare për vite, veçmas i intriguar ato c’ka ai lexonte për ngjarjet nga GJAKMARRJA. Autori nuk ngurron të bëjë krahasimin me “Vendetta siciliane”. Ashtu siç është e vështirë të shpjegohet koncepti “Vendetta Siciliane” po ashtu është e vështirë për të shpjeguar këtë koncept për njerëzit që nuk e kuptojnë fenomenin e GJAKMARRJES. Meqenëse fjala “BESA” është e vështirë të përkthehet në gjuhën angleze dhe për të shmangur konfuzionin, disa miqtë e tij shqiptarë dhe amerikanë i sugjeruan që shkrimtari duhet të provonte një titull tjetër. Por shkrimtarit Louis Romano, termi ”BESA” ju duk tejet domethënës dhe se fjala “BESA” është shumë e rëndësishme në gjuhën shqipe. Libri “BESA” është më tepër në lidhje me fjalën e nderit, kodi i respektit dhe i premtimeve të mbajtura, më shumë se- hakmarrje. Autori Louis Romano ka njohuri të mira të kulturës dhe historisë italiane. Kjo edhe për shkak të origjinës së tij. Është një rrëfimtar shumë i mirë e i zoti, di sa ta tregojë e shkruajë atë. Ai shfaqet autentik dhe i sinqertë. Shkrimtari amerikan Louis Romano tashmë në të 60-a ka filluar karrierën e tij për të shkruar vonë. Ai ka një histori të suksesit në industrinë e energjisë, përfshirë këtu edhe pozicionet menaxheriale të mëparshme me kompani të tilla si “Hess & Castle Oil”. Aktualisht drejton biznesin Informa Energy, Inc. Dhe një partner ne firmën e konsumimit të energjisë. Në këtë bisedë, Louis Romano shpalos historinë e tij, se çfarë e frymëzoi atë personalisht, një shkrimtar amerikan, për të shkruar në lidhje me kodin e shenjtë shqiptar “BESA”.

Intervistoi: Raimonda MOISIU

Na tregoni kush është shkrimtari Louis Romano? Ku jetoni? Kur keni menduar për herë të parë, t’i përkushtoheni artit të të shkruarit?
Unë jam nga Bronx, New York, aktualisht jetoj në Neë Jersey. Unë gjithmonë jam shquar për të shkruar, kështu që kam filluar të shkruaj që nga shkolla e mesme e në kolegj. Në fakt vëllimin me poezi” Foleza e ankthit” (ANXIETY’S NEST) që u botua në pranverën e vitit të kaluar ishin poezi të shkruara kohë më parë që në vitet ’60-‘70s. Ndërsa unë e familja ime u kujdesëm për të ngritur biznesin tonë, unë kam pasur pak kohë apo aspak, për t’iu përkushtuar artit krijues. Jo se nuk do të shkruaja por nuk do të ishte e njëjta gjë si të shkruash një libër. Por gjithsesi unë i premtoja vetes time se kur unë të mundem do të shkruaj një ditë. Dhe premtimin e mbajta në moshën 58 vjeçe, katër vjet të shkuara fillova t’i përkushtohem artit kreativ.
Besoj se kjo zgjuarsi vjen nga diku në gen….A ka qenë ndonjë nga prindërit të cilët kanë shkruar? Kush iu ka inkurajuar ju, të shkruani?
Prindërit e mi kanë qenë shumë punëtorë, dhe nuk kanë pasur kohë për të shkruar. Unë kam studiuar në një shkollë të mesme katolike dhe ka qenë mësuesi im ai që më ka inkurajuar i cili pëlqente shumë essetë e mija me rreth 500 fjalë. Tema e një esseje njëherë ishte një personazh real e i paharrueshëm i jetës time. Mësuesi im pat qenë Kapiten ne Ushtrinë e SHBA-ës, kështu që kur unë shkrova për vëllain tim më të madh Anthoni i cili ishte ushtar në Vietnam në atë kohë, mësuesi e lexoi atë duke u lotuar. Në fakt unë nuk kisha vëlla më të madh ushtar në Vietnam. Ajo c’ka unë shkrova ishte krejt imagjinatë. Mësuesi im kurrë nuk e morri vesh që ishte fantazi dhe për vite me radhë më pyeste për “vëllain tim, Anthony”, ndërsa unë vazhdoja të fantazoja histori të ndryshme për të. Në atë kohë unë mbeta jo vetëm në atë kurs, por dhe në disa lëndë të tjera. Mësuesi iu tha mësuesve të tjerë që më kishin ngelur në klasë, se Lou nuk është aq i mefshtë sa ju e mendoni. Kjo është mëse e vërtetë.
Të shkruarit ishte instinkt i brendshëm apo ju e ndjenit se duhet të shkruanit?
Është mëse e vërtetë! Ngjarjet dhe poezia lindën krejt papritur te unë. Unë kurrë nuk e detyroja veten për të shkruar. Kam qenë në klinikën e një doktori, kur u frymëzova dhe kam shkruar një nga poezitë e mija më të mira, vetëm duke soditur një çift që ishin në dhomën e pritjes.
Sapo keni nxjerrë nga botimi librin tuaj të fundit “BESA”. Pse e keni titulluar librin tuaj në gjuhën shqipe dhe si keni arritur të realizoni botimin e tij?
Fillimisht librin e kam botuar vetë. Por më pas ka qenë Shtëpia Botuese; 9ine Inc Publishing. që e botoi atë. Për realizimin me sukses të këtij romani kam studiuar kulturën shqiptare për vite, veçmas kam qenë i intriguar ato ç’ka unë lexoja për ngjarjet nga GJAKMARRJA. Ashtu siç është e vështirë të shpjegohet koncepti “Vendetta Siciliane” po ashtu është e vështirë për të shpjeguar këtë koncept për njerëzit që nuk e kuptojnë fenomenin e GJAKMARRJES. Meqenëse fjala “BESA” është e vështirë të përkthehet në gjuhën angleze dhe për të shmangur konfuzionin, disa miqtë e mi shqiptarë dhe amerikanë më sugjeruan që duhet të provoja një titull tjetër. Por termi ”BESA”më dukej tejet domethënës dhe zbulova se “BESA” është shumë e rëndësishme në gjuhën shqipe. Libri “BESA” është më tepër në lidhje me fjalën e nderit, kodi i respektit dhe i premtimeve të mbajtura, më shumë se- hakmarrje.
Çfarë ka qenë e dobishme në lidhje me atë eksperiencë për ju? Cilat ishin impresionet tuaja të para?
Orët e leximit dhe të hulumtimit kanë qenë tejet instruktive e ndriçuese për mua. Koha që kam kaluar me miqtë e mi shqiptarë në shtëpitë e tyre, zyra, dasma dhe funeralet e tyre kanë ndikuar shumë te unë. Ashtu sikundër ne italianët, shqiptarët janë njerëz të ndjeshëm, bujarë, mikpritësa, të gjallëruar, flasin me zë të lartë, të zëshëm, të vetëdijshëm dhe seksi. Unë ndjehem si në shtëpinë time me ta…
Nga ku i keni marrë subjektet? Ishte e vështirë për të arritur në ato gjëra që ju shkruani në lidhje me to? Që ku fillon ky libër?
Subjektet e mia i morra të gjithë rreth e rrotull meje – në rrugët e New York City.
A e keni ndërmarrë ndonjë studim për kulturën shqiptare, apo keni qenë frymëzuar nga diçka tjetër?
Një nga klientët e mi të biznesit më dhuroi Kanunin. Kam lexuar atë dhe ri-lexuar atë. Ky ka qenë një “terren” trajnimi për mua.
A keni miq të tjerë që ju dhanë idenë për rrëfimin “Besa”?
Po. Rick dhe Shpresa Metalia Elezi janë ata që kanë influencuar me ndihmesën e tyre. Miku im i dashur Hamdi Nezaj dhe miku im i golfit, Dino, anëtar i Bordit,- kanë qenë një ndihmesë e madhe.

Libri “Besa” ka një strukturë veçanërisht interesante. Si e keni realizuar atë?
Unë jam prozator- rrëfimtar i ngjarjeve. Dhe ky është një rrëfim.
A ka ndonjë diçka tjetër që ju ka ndihmuar në atë periudhë të ngarkuar teksa ju ishit duke shkruar romanin?
Po është mëse e vërtetë! Besnikëria, mikpritja dhe inkurajimi nga miqtë e mij të shtrenjtë shqiptaro-amerikanë dhe anasjelltas. Gjeja kohë të qetë për të shkruar, në zyrë, në shtëpinë time . por pjesën më të madhe të librit e kam shkruar gjatë pushimeve për të luajtur golf në Republikën Domenikane dhe Meksikë. Gjithmonë gjej kohë për të shkruar.
Kanë thënë se libri “Besa”, i Louis Romanos dëshmon të jetë një histori e vërtetë. A është ky libër i bazuar në fakte të vërteta?
Ka disa fragmente realë brenda rrëfimit por libri është kryesisht fantazi.
Cilat ishin ankesat e redaktorëve?
Fjalët shqiptare ishin një sfidë për ta, por siç e theksova më lart ne kemi punuar me ndihmën e miqve të mi, shqiptaro-amerikanë..
“Besa” ishte konceptuar fillimisht si një dramë jo si një komedi. A jeni përpjekur për të riformuar botën politikisht, atëherë?
“BESA” nuk ka asnjë lidhje me komedinë. Unë jam përpjekur për të treguar se hakmarrja është diçka që ne kemi nevojë për të lënë pas nesh.
A keni menduar ndonjëherë për ta shkruar skenar filmi? A do të jeni në gjendje ta bëni atë?
Nuk kam tentuar deri më tani për të shkruar një skenar filmi. David Armstrong, një shkrimtar mjaft i njohur për filmat Sci-Fi,ka shkruar skenarin e “Besa” dhe ka fituar çmime. Kjo po do të bëhet një film.
Zakonisht sa një përshkrime regjisoriale mund të bëjë një shkrimtar për të realizuar një skenar-filmi?
Sipas mendimit tim regjisori ka nevojë për të parë filmin, dhe volumin e faqeve të librit. Kjo mund të dëmtojë regjisorët gjatë procesit krijues.

Nëse kjo do të ndodhë, si do të ndiheni ju në rast se “Besa” që ju keni shkruar, bëhet film, por dikush tjetër do të jetë regjisori i saj, a do ta mendoni se kjo do të jetë krijim i juaji?
Patjetër. Historia e “Besa” është baza që skenari i filmit do të ndërtohet. Unë shpresoj dhe do të ndihmoj me çdo mënyrë që mundem.
A janë shkrimet tuaja, essetë,novelat poezitë janë të sajuara apo origjinalet tuajat? Për mua që i kam lexuar kam mendimin se ato janë emocionet tuaja origjinale…
Keni të drejtë. Gjithçka është nga brenda meje. Emocionet e mia nuk janë të sajuara, por janë ndjenjat origjinale..
Pse shkruani?
Pse artisti pikturon një pikturë ose një skulptor bën një skulpturën e tij? Të shprehurit e ndjenjave, dashuria për njerëzit, dashuria njerëzore dhe dashuria për të komunikuar me botën njerëzore..
Ju jeni amerikan, italian në origjinë…Cilat janë ndjenjat tuaja për Kosovën dhe kulturën shqiptare në tërësi?
Unë pëlqej shumë traditat tuaja, muzikën, dhe dashuria për jetën, ushqimet, respektin dhe nderimin që ata tregojnë për prindërit, familjen, miqësinë dhe bujarinë veçmas me të huajt. Brenga ime e vetme është që nuk jam në gjendje të flas gjuhën tuaj të bukur shqipe.. A ka shkolla të gjuhës shqipe në New York City? Besoj se ka, por unë mbase jam i moshuar për ta kapur e mësuar atë. Ashtu si trashëgimia e kulturës sime siciliane dhe trashëgimia e kulturës shqiptare është një kulturë që u mënjanua nga kulturat e tjera. Por zemrat e sicilianëve dhe zemrat e shqiptarëve kurrë nuk mund të ndryshojnë e të mënjanohen.
Si do ta interpretoni krizën e tanishme ekonomike globale? Është fantazi apo një realitet i dhimbshëm?
Unë e shoh atë si një riciklim të biznesit. Ky i fundit, jo ndryshe nga depresioni i madh është globale dhe më gjerë dhe me sa duket e pamundur për t’u zgjidhur. Unë besoj në rrugën kapitaliste të jetës për të mirën e njerëzimit dhe do ta refuzoja kategorikisht komunizmin, socializmin dhe teorinë marksiste. Unë akoma shpresoj se do të dalin udhëheqës të zotë për të na nxjerrë nga kjo krizë e vështirë globale..
Na tregoni diçka rreth librave të tjerë që keni shkruar. Çfarë jeni duke shkruar tani?
Libri im i parë në zhanrin e prozës është “Rezervati i Peshkut” (Fish Farm). “Besa” është libri im i dytë në këtë gjini, me të cilin mendoj se kam bërë një punë shumë të mirë. Jam në proces të redaktimit të një libri tjetër dhe gati më shumë se gjysma e tij është redaktuar. Ky libër është në lidhje me një vrasës serial. Jam në proces të një libri me foto për një burrë 82 vjeçar i cili jeton në Bruklin dhe kurrë nuk ka pasur ujë të ngrohtë apo ngrohje në shtëpinë ku ai jeton edhe sot e kësaj dite. Mjerisht ky është një libër rreth një individi që është abuzuar me të dhe aspak imagjinar.
Një mesazh për komunitetin e shkrimtarëve shqiptaro-amerikan?
Madhështia e popullit shqiptar duhet t’i rrëfehet botës. Jo vetëm gjendjen e Shqipërisë dhe Kosovës përmes viteve të shtypjes, por atë që është në zemrat dhe mendjet e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Unë shoh Rilindjen italiane dhe pyes veten se çfarë po ndodhte në Shqipëri gjatë asaj periudhe. Pse kaq pak kreativitet nga njerëz të tillë të shkëlqyer, të ndjeshëm dhe të talentuar. Unë besoj se arti, arti i të gjithë popullit shqiptar gjatë asaj periudhe u përpoq ta ndriçonte historinë në njëfarë mase por ndodhi edhe ajo që arti u persekutua prej tyre… Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë më në një Shqipëri të lirë. Ajo çfarë shqiptaro-amerikanët kanë arritur në 50 vitet e fundit në SHBA-ës në biznes e tregëti është vërtet impresionuese. Ajo çfarë komuniteti i shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë do të bëjë –do të mbetet EPIKE! Së pari, ne duhet të inkurajojmë të gjithë shqiptaro-amerikanët për të lexuar librin “BESA”! Jo sepse shqiponja me dy koka është në kopertinën e parë, por për shkak se ata duan për të pasuruar veten me fjalët dhe mendimet.

INTERVISTOI:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Louis Romano, Raimonda Moisiu

NATA SHQIPTARE” PER 100 VJETORIN E PAVARESISE NE UNIVERSITETIN” WILLIAM PATERSON” NJ

November 15, 2012 by dgreca

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda” dhe u bë prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga piktori Leonard Voci./

NGA BEQIR SINA New Jersey/

PASAIC – NEW YRSEY : Të martën mbasdite date 13 nëntor 2012 në orën 19.00, në William Paterson University – në New Jersey, në kuadrin aktiviteteve të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.
Me këtë rast në tempullin e dijes universitetin “William Paterson” – në New Jersey, nën kujdesin e professor Bruce Williams, u bë edhe prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga zoti Leonard Voci. E bija e skulptorit të madh shqiptarë Floriana Paskali- drejtore Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë në një bashkëbisedim me auditoriumin foli së bashku me zotin Voci për jetën dhe veprën e Odhise Paskalit si edhe lexoi disa poezit të tij.
Ndërkohë, që këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë e përshëndeti edhe Konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë në New York zoti Dritan Mishto, dhe Dr. Bruce Williams PhD..
Përveç studentëve të universitetit “William Paterson” profesorëve të saj – në këtë veprimtari morën pjesë edhe dhjetra aktivistë të dalluar nga : Këshilli Shqiptaro Amerikan, shoqata Fondi i Përbashkët, Shkolla dhe Grupi i këngëve e valleve të fëmijëve të Fondi i Përbashkët, Xhamisë dhe klubit të futbollit Vëllazërimi të Patersonit
Këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e drejtojë professor Bruce Williams, i Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave., një “filo” shqiptarë, i cili ka një njohje të vjetër me kulturën dhe artin shqiptarë, të cilën tha ai e ka nisë prej vitit 1970.
Dr. Bruce Williams Ph.D. nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, është Professor dhe drejtor diplomuar në Departamentin e Gjuhëve dhe Kulturave në Universitetin e William Paterson në New Jersey. Ai ka botuar gjerësisht në fushat e historisë të kinemasë, teoria e filmit, kinemaia e Amerikës Latine dhe evropiane, gjuha dhe kinema. Interesat e tij kërkimore përfshijnë, dhe Sociolinguistikë e kinemasë, kineman aktuale shqiptare; kinemasë si një mjet për ndërtimin e vendit në Korenë e Veriut dhe Shqipërisë, lidhjet mes kinematografisë së Brazilit dhe Bashkimit Sovjetik,.

Mbas shfaqjes së dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, zoti Leonardo Voci – piktor i Rrymës moderne Abstrakte, i cili ka mbaruar specializime në Gjermani, Itali dhe Hollandë, prezantoi në hollin e universitetit William Paterson, disa piktura dhe fotografi të Nënë Terezes dhe 10 artistëve më të famshëm shqiptarë.

Në fund ai foli gjatë dhe u përfshi së bashku me zonjën Floriana Paskali në një diskutim mbi prezantimin e Librit “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare”, biografi, esse, dhe me përmblëdhjen e punëve më të mira të skulpturave të laurentit për Filozofi në Universitetin Mbretëror – Odhise Paskalit.
Voci tha se ” Odhise Paskali, lindi më 1903 dhe vdiq në vitin 1985 nga një vdekje e cila “ende mbetet e dyshimtë”. Paskali vijojë ai është autori i 523 veprave, ai ka qenë poet, esseit me 810 esse, përkthyes, botues, Akademik(1973) dhe fitues i çmimit Nderi i Kombit në vitin 2003.
Një vend të veçantë në këtë auditorium Leonardo Voci dhe Floriana Paskali ia kushtuan rolit dhe kontributit të Odhise Paskalit, veprave të tij – kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit nga Plaku i urtë dhe i mençur Ismail Bej Qemali.
Nuk dua të jem i përsëritur gjatë artikullimit të fjalëve të mija, tha zoti Leonardo Voci, kur flitet për Ismail Qemalin, rolin e tij në Shpalljen e Pavarësisë dhe për sfondin historik dhe rrethanat në të cilat u krye ky akt.
“Ismail Qemalin, Paskali, e konfiguron, tha Voci në suazat e konturimit, të portretizimit të diplomatit që u rropat ndërmjet perandosrisë otomane në ikje, dhe Konferencave që zhvilloheshin në kryeqendrat e Perendimit”.

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Beqir Sina, nata Shqiptare, ne William Paterson, NJ

NEW YORK- HUMB JETEN NE AKSIDENT 28 VJECARI NICHOLAS KCIRA

November 15, 2012 by dgreca

Funerali do të zhvillohet në shtëpinë mortore Farenga Brothers Funeral( 920 Allerton Avenue Bronx, NY 10469 (718) 654-0500) Orari i vizitave do të mbahet të enjten, 15 nëntor nga 02:00-mabs dite deri në orën 21:00./

Sipas njoftimeve nga komuniteti – Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – thuhet se Nicholas Franush Kçira, është nipi i Dom Anton Kçirës( djali i djalit të vëllait) hyri në jetën e përjetshme në moshën 28 më 12 nëntor 2012./

CLARKSTOWN NYS: Një djalë 28-vjeçar nga Kosova – i cili jetonte në SHBA, ka vdekur të hënën duke gdhirë e marta pas makina e tij u përplas fillimisht në mbrojtësen e hekurt – parmakun, anës rrugës në autostradën New York Thruway Statet. Viktima e këtij aksidenti ndaloi dhe doli nga makina e tij – për të parë dëmtimin në momentin që ai u godit fatalisht nga një makinë tjetër – automjetit i cili u u ndalua në vendgjarja, tha policia e shtetit.

Ndërkohë, menjëherë pas këtij aksidenti policia shtetrore (New York State Police) ka bërë të ditur emrin e viktimës, i cili quhet Nicholas Franush Kçira, banorë i qytezës Road Fletcher – Monsey – në Pennsylvania. Viktima e këtij aksidenti u deklarua i vdekur pas orës 03:37 të pasmesnatës së hënë duke gdhirë dita e martë.

Polica ka bër hetimin e aksidentit ku sipas saj thuhet se përplasja ndodhi në korsin southbound pranë Exit 14, tha Sergent. John Antonelli zëndhësi policisë së shtetit.
Sipas hetimeve paraprake mendohet se Kçira si shka i një mjegulle të dendur ka pasu vështërsi në shikim dhe fillimisht humbi kontrollin teksa drejtonte një Honda Civic prodhim i 2003 – gjatë kushteve të një moti të ligë me mjegull dhe të errët, kur e e goditi parmakun – mbrojtësen e hekurt të rrugës,

Zëdhënsi i policisë shtetrore theksoi se e gjetën makininën e rrotulluar nga një krah i autostradës në krahun tjetër deri sa përfundoi në korsinë e majtë megjithëse ai udhëtonte djathtas, tha ai.

Sipas, Sergentit John Antonelli zëndhësi policisë së shtetit, automjeti që ka goditur fatalisht ka qenë një autovetur Lexus e 2008, e cila shkonte në drejtim të jugut të autostradës, kur goditi Honda Civic 2003 dhe Kcira, duke e rrotulluar atë nëpër parmak në një korsi tjetër në atë të veriut, Antonelli tha.

Kçira, një banor i qytezes Road Fletcher, i cili udhëtonte së bashku me dy kushurinjët e tij teksa ktheheshin nga një ndeshje basketbolli – mbasi kushuri i tij i parë luan për NCCA, ka përplasja e dytë kur u goditi nga Lexsus 2008 – pësoi lëndime në kokë dhe u shpall i vdekur në orën 3:37 një orë pas aksidentit në dhomën emergjente të spitalit Nyack , tha Antonelli.

Policia e Shtetit, pas aksidentit është ka ndërtuar skemën e aksidentit dhe është duke hetuar atë – ndërkohë që një ekip hetuesish – tha policia shtetrore po merren me aksidentin. Ekipi i hetuesve është nga axhensia Investigator Skylar King në Tarrytown. Ata fillimisht intervistuan shoferit tjetër dhe një pasagjer, dhe disa dëshmitarët, tha Antonelli

Ai shtoi se shoferi i automjetit që goditi rëndë Honda Civic ku mbeti i vdekur Nicholas quhet David Li, 23 vjeç, nga Albany, ai u dërgua me dhimbje prapa kokës dhe tnë kurriz, dhe u dërgua në Spitalin Nyack së bashku me pasagjerin tij.

As Li as pasagjeri i tij, Fernando Londono, 22 vjeç, nga New Rochelle, nuk patën lëndime të rrezikshme për jetën, tha ai.Policia tha se aksidenti është raportuar nga një tjetër shofer sikurse dy Korsi u mbyllën deri në 07:30, deri sa hetuesit vazhduan hetimit për aksidentin.

Hetuesit thonë se moti mund të ketë luajtur një rol, sepse në momentin e përplasjes mjegulla ka qenë e dendur në kohën e aksidentit.

Sipas njoftimeve nga komuniteti – Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – thuhet se Nicholas Franush Kçira, është nipi i Dom Anton Kçirës( djali i djalit të vëllait) hyri në jetën e përjetshme në moshën 28 më 12 nëntor 2012.

Funerali do të zhvillohet në shtëpinë mortore Farenga Brothers Funeral( 920 Allerton Avenue Bronx, NY 10469 (718) 654-0500) Orari i vizitave do të mbahet të enjten, 15 nëntor nga 02:00-mabs dite deri në orën 21:00.

Mbas funeralit për Nicholas Kçira do të mbahet një mesh të premten, 16 Nëntorë në Kishën Shqiptare Katolike Zoja e Shkodres në orën 11:00

Varrimi do të ndjekë në kompleksin e varrezave civili Porta e qiellit në Hawthorne, New York.(Kortezi  Beqir SINA)

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: humb jeten, Nicholas Kcira, nip i Anton Kcires

STRUGANËT, ME KALË DREJT VLORËS ME 28 NËNTOR

November 15, 2012 by dgreca

STRUGË – Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë disa atdhetarë nga Struga do të udhëtojnë simbolikisht me qerre me kalë nëpër disa qytete shqiptare, ndërsa destinacioni i fundit do të jetë Vlora, qyteti ku u shpall pavarësia e Shqipërisë. Iniciuesit e këtij projekti tregojnë se marshi ka për qëllim të kujtojë dhe njëkohësisht të vlerësojë kontributin e çmuar që ka dhënë Struga dhe Ohri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912
Sipas organizatorëve, pjesë e marshit do të jenë 100 djem dhe vajza të reja që do të simbolizojnë 100 vjet pavarësi, e mes tyre do të jenë edhe të burgosurit politikë, ish ushtar të UCK-së, familjarë të nënshkruesve të pavarësisë nga Struga si dhe qytetarë të shumtë.
Karvani strugan i marshimit, do të udhëtojë fillimisht drejt Elbasanit për të qenë pjesë e manifestimit që do të zhvillohet më 25 nëntor në sheshin e qytetit, ku do të ngrihet Flamuri Kombëtar dhe do të vendoset busti i Aqif Pashë Elbasanit.
Dukë patur parasysh se në Elbasan, gjatë ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë më 1912 nga Aqif Pashë Elbasani, kanë qenë edhe disa delegate strugan, qytetarët e Strugës këtë marrshim e quajnë “Shtigjeve të patriotëve të 1912”.
Nga Elbasani, karvani “Marshi i Pavarësisë”, do të vazhdojë rrugëtimin drejt qytetit të Fierit, ku do të parakalojë nëpër qytet me qerre me kalë, që të nesërmen të vazhdojë rrugën drejt Vlorës, për të dhënë kontributin modest të qytetarëve strugan për manifestimin madhor të festës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar në Vlorë./ Kortezi- B.Sina/

Filed Under: Kulture Tagged With: 28 nentor, drejt, me kale, Struganet, Vlores

100 VJET- PAVARËSI: PRITJE NË MINEAPOLIS

November 15, 2012 by dgreca

Festë mes miqsh, dhe ish-armiqsh. Diçka e veçantë: Në këtë pritje i pranishëm një sërbo-amerikan që falenderon dhe uron për festën e shekullit të pavarësisë shqiptare-/

Nga Shefqet Meko-Minesota/

Në Minesota, komuniteti Shqiptaro-Amerkan, është i “shkrirë” ndër liqenet e Minesotës. Këtu nuk ka ndonjë “lagje me shqiptarë”, por ndërkohë shqiptarët i gjen gjithandej, duke filluar nga Universiteti i Minesotës dhe deri tek bizneset e përditshme. Një komunitet i ri, shpërthyes, plot energji dhe këndveshtrime të kthjellëta. Djem të rinj, pa “metastazat” komuniste, të gjallë dhe të shkathët, që kanë kapërcyer oqeanet në moshën e artë. Ata janë një model i ri shqiptari që toleron, që dialogon dhe flet për të ardhmen. Ata janë djem që kanë martuar vajza amerikane, sikurse dhëndurrë nga Minesota që janë martuar me bukoroshe shqiptare. Nuk ka një shtet tjetër që ta “gatuajë” kaq zellshëm një komunitet ku fshatareskët ngelen në Karaborun, apo brigjeve në Vlorë, ose në majë të Korabit, ndërsa njerëzit moderrnë ecin para dhe bëhen pjesë e një shoqërie të avancuar demokratike siç është Minesota.. Kjo është Minesota moderrne, ku vlera e individit ka vlerën e universit…
Në këtë mjedis kaq progresiv, përherë jemi përpjekur të bashkohemi. Kemi afruar vlerat, jo thjesht “meqë jemi shqiptar” por në emër të një të nesërme pa koncpete fshatareske shqiptare. Pa atë xhelozi, cmirë dhe bukëshkalje dibrane, pa atë “grop-gjoksin lab”, pa ato cene të cinizmit idojtkesk vlonjat. Dhimbje, por malokësia ka zbritur deri këtu, e kamufluar, zvarranike, por është e parnishme. Diku e fshehur, pas “filaxhanit të kafese”, e zezë si kafeja në Nokomis, por pa fuqi të ndalë atë vrull shiptarësh në këtë demokraci të lirë. Ne jemi të lirë nga të ligjtë në këtë shtet të “10 mijë liqeneve”.

“100 vjet Pavarësi me 10 miq të mirë” ishte një pritje modeste, organizuar nga AAIRC- Instituti Shqiptaro -Amerikan për Marrdhënie dhe Kontribute. Nderim për ata që e bënë të mundur këtë shekull të parë, nderim për ata breza që u flijuan dhe sakfirikuan, për ata breza që dhanë aq shumë në të gjitha planet. Njerëz të thjeshtë, të mëdhenj, bejljerë dhe agallarë, bujq të thjeshtë dhe yzmeqarë me dashuri të madhe për Shqipërinë. Nderim për mbretin, për “afërmbretër” dhe njerëz diku larg, larg mbretërive dhe zyrave lluksoze, aty ku shpalostet jeta e sinqertë dhe tradicionale shqiptare. Nderim për të gjithë që e bënë të mundur shekullin e parë të Pavarësisë…. Nderim për babain tim dhe babain tënd. Nderim për komshiun dhe atë burrë që nuk e njohëm kurrë. Nderim për të gjithë burrat e mirë shiptarë,për të mençurit dhe trimat, për bujarët dhe punëdashësit, për të varfërit dhe të pasuirt patriotë, që ditën ta shpëtonin Shqipërinë përmes “tornedove” ballkanike. Dhe bashkohen në një mjedis të ngrohtë shqiptarë nga Prishtina, Tirana, Pogradeci, Tepelena, Vlora, Elbasani, Tropoja, Lezha, Gjirokastra, Ulqini… Për vite me radhë kjo organiztë ka mbledhur së bashku shqiptarë, por kësaj radhe, ishte një ide ndryshe: Pak dhe saktë! Pa injoruar vlerat e populizmit, në këtë shekull të parë të pavarësisë në Minesota, nuk kemi nevojë për brohorima dhe thirrje joshëse, kemi nevoje të reflektojmë thellësisht në historinë e një kombi shumëshekullor, që dhimbshëm feston shekullin e parë të shtetit të vet të pavarur.Kemi nevojë për një dialog mes vetes dhe jashte vetes. Një dialog mes vetes dhe ish-armiqve. Një dialog moderrn amerikan. Kjo ndodhi këtë radhë në Mineapolis.

Duket se Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi janë ulur në këtë sofër dialogu. Kanë ardhur aq sa duhet të vijnë: Shqiptarë të mbarë:Xhevat Berisha, Imer balidemaj, Uljan Cobo dhe Zana Cobo,Vilma Topuzi, Bledi Shehu dhe Katlyn Shehu, Ben Tomini, Ridvan Hajrullahu, Altin Niklekaj dhe Randy Niklekaj, Ilir Skendaj dhe miq të tjerë…
Nuk ka fjalime, apo thirrje patriotike. Ka një dialog brezash. Xhevat Berisha nuk rri do pa e ngritur zërin duke thënë: “Ta duani Shqipërinë djema.. Ta duani Atdheun tuaj. Ky është një amanet i brezave që e ka artikulluar qartë doktor Mitrush Kuteli…” Dhe fillon një gumëzhitje. Ca pyetje. Ca debate të rastit… Nga ana tjetër Dr. Imer Balidemaj kërkon të japë shpjegimin e vet. Kështu në këtë pritje, si jo në çdo pritje, bisedat rrëshaqsin tek njëra tjetra. Dialog ballkanik shqiptar, zhurmë ballkanike, përplasje tipike ballkanike që përfundon me “përplasje gotash: “Gëzuar”!. Sepse në atë Balkan të trazuar mbijetuam dhe jetojmë virtutshëm. Aty, ku kulturat dhe kombet kryqëzohen me njëra tjetrën. Aty pimë dolli dhe shëndete.. Aty vajtuam fatkeqsitë tona, dhe ndamë gëzimet tona… Ballkan i trazuar. Ballkan i brengosur nga vetvetja…

Por bukuria e kësaj pritje ishtë një “armik” në festë. Një armik historik, por që erdhi pa asnjë ndrojtje në festën tonë të 100 vjetorit. Një sërbo-amerikan iu bashkua kësaj pritje, pa asnjë lloj ndrojtje. Ai është Aleks Stejmenoviç. Një sërb autentik, por me një këndveshtrim moderrn për fatet e të dy kombeve. Aleksi erdhi në këtë festë të Flamurit Shiptar pa komplekse , pa mëdyshje se aty do të gjente shqiptaro-marikanë që kanë një pikvështrim bashkëkohës për të ardhmen e të dy kombeve drejt Europës së bashkuar. “Ne jemi sa armiq, aq edhe miq…Ne ndajmë të njëjtin fat dhe presim të njëtin fat: T’i bashkohemi Europes…. Nuk jam zëdhënës i asnjë rryme, jam Aleksi, që nuk jam shqiptar, por jam sërbo-amerikan. Por uroj fat të bardhë për fqinjët shqiptarë…Ne kemi vuajtur të njëjtin pushtim për 500 vjet, nën perandorinë Turke..Pra 500 vjet se bashku kemi qënë “një perandori” …Nuk urrej shqiptarët. Kosovën dhe Serbinë dua t’i shoh në BE. Kjo do te jetë “Happy end” për të dyja palët..” Aleks është një përfaqsues i bezit të ri sërb, që vështron larg dhe ndryshe… Ai është nja “ballkanas ndryshe”ose thënë shqip “Ballkanas i amerikanizuar”…
Ai lirshëm futet në bisedë me Xhevat Berishën, nga Prishtina, Imer Balidemaj nga Mali i zi, apo Ridvan Hajrullahu. Është befasuese të dëgjosh bashkëkomabsin tënd të flasë lirshëm Sërbo-kroatisht dhe tjetri të të thotë “Nuk e dalloj do që është kosovar”. Por shokuese është kur audeinca natyrshëm pranon çdo lloj bisede. Në këtë kuptim pritja në Minneapolis ishte një hap përpara në festimet tona të këtij shekulli. Personalisht mendoj se për një shekull, gjithë fajin ua lamë armiqve tanë. Natyrisht ata janë, jo pa faje në vuajtjet tona kombëtare. Ata e kanë bërë të dhimbëshme mbijetesën tonë. Kjo është e vërtetë historike. Por tani nuk ka arsye të kërkojmë fajtorë dhe viktima. Në këtë shekull të mbijtesës kombëtare, është moment të reflektojmë në mënyrë realiste: Cili është “mëkati” ynë? Cila është përgjegjësia jonë? Si mund të fuqizojmë një frymë pozitive breda vetes? Si të jemi kudo dhe kurdoherë njerëz të mirë? Shqiptarë të mirë. Shqiptarë pozitivë dhe progresivë, qytetarë dhe të emancipuar? Kjo është sfida jonë e ardhshme. Boll me “topin në fushë të kundërshtarit”. Shekulli i dytë do jetë sfida e vetvetes.

Ne jemi shqiptarë. Ne kemi pasur historikisht komshinj serbë, grekë, malazezë, bullgarë, italianë… Nuk i injorojmë dot. Nuk e zgjedh dot komshiun. Mund të zgjedhësh mikun, por jo kombin komshi… Ky shekull që iku mabse ishte shekulli i “kungullit në derë të komshiut”, por ky shekull i ri i pavarësisë nuk mund të jetë i tillë. Ky duhet të jetë “shekulli i vetvetes” që do të thotë: Përgjegjesi, qytetari, progres brenda kombit dhe vendit tënd… Moral dhe principe për të gjithë brenda kombit. Barazi dhe qytetari për të gjithë brenda kombit tënd. Respekt dhe qytetari brenda kombit tënd. Ky me sa duket është misioni qytetar ndërsa troksim drejt shekullit të dytë të pavarësisë dhe mëvtesisë shqiptare…
Bisedat në këtë pritje ishin shpërthyese dhe krijuese. Ato kapërcenin “klishtetë” e deritanishme dhe vinin si një risi e shekullit që po trokasim. Dialog me vetveten dhe komshinjtë. Dialog për progres shumëplanësh… Në këtë pritje pati një manifest të brendshëm me mision të qartë: Përpara.Nuk pati thjesht “këngë e valle”, pati biseda të thella, diskutime interesante, dialog që të frymëzon për nesërmen dhe përtej së nesërmes..
Kjo na duhet. Dialogu në këtë shekull. Sado që duam të fajësojmë të tjerët, ne jemi përgjegjës për të ardhmen tonë. Ne nuk mund të ribëjmë kufij, dhe harta, ne mund të ribëjmë veten tonë duke përurar kudo emrin e mirë shqiptar… Ne jemi shqiptraro-amerikanë në Minesota. Ne jemi njerëz të mirë. Pritja në Minneapolis ishte nje model. Të gjitha dialoguan për këtë shekull të parë, duke këndvështruar shekullin që vjen.
Në mbyllje të kësaj pritje, të vjen në mendje ajo thënie e Frashëllinjve shqiptarë: “Lum kush të rrojë, ta shikojë Shqiperinë zonjë..”
Kjo pritje përcolli pikërisht këtë mesazh, duke pasur “mysafir” edhe një “armik” të kombit…Një sërbo-amerikan, me emrin Aleks!
Jetojmë në Amerikë. Festojmë së bashku. Gëzuar 100 vjetroin e Pavarësisë Shqipëri e dashur. Të urojmë nga Minneapolis! Gëzuar dhe paç shekuj të pafund festimesh !

Minesota, 15 Nentor 2012

Filed Under: Reportazh Tagged With: 100 vjet, feste ne Minesota, pavaresi, Shefqet Meko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5701
  • 5702
  • 5703
  • 5704
  • 5705
  • …
  • 5723
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MIRËNJOHJE PËRJETË PËR SENATORIN BOB DOLE, MIKUN E MADH TË KOSOVËS E KOMBIT SHQIPTAR
  • “Dijetari i fshehtësive”, një film befasues për Hasan Tahsinin
  • VEPRA E AKADEMIKUT MARK TIRTA DO MBETET GJATË NË KUJTESËN E ATYRE QË E DUAN KULTURËN SHQIPTARE
  • Dr. Riza Sadiku dhe kontributi në dokumentimin e historisë kombëtare
  • Kur pushteti humb besimin e qytetarëve
  • Karl Gurakuqi, mjeshtër i shqipes
  • NUMRI QË ASKUSH NUK E KA NUMËRUAR…
  • KUJTIM BUZA – NJERIU QË MA RRËFENTE SHKUPIN
  • Letter of Support for Prof. Dr. Bekim Sejdiu’s Nomination for President of the Republic of Kosovo
  • BEKIM SEJDIU PËR PRESIDENT – A PO I KTHEHET KOSOVA PROFILIT INSTITUCIONAL?
  • ANTON ÇEFA – NJË JETË NË SHËRBIM TË FJALËS SHQIPE DHE KUJTESËS KOMBËTARE
  • Kur dija hesht, konformizmi flet…
  • Albanians for America Welcomes the SRBIJA Act and Calls for Accountability from Serbia
  • “Malësia – studime e hulumtime”
  • Ago AGAJ – Vlonjati që e mori Kosovën me vete deri në vdekje!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT