• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA NDERON ISMAIL KADARENË ME URDHRIN “HASAN PRISHTINA”

June 8, 2023 by s p

Vjosa Osmani/

“Mbledhja jonë në këtë sallë nga shqiptarë të të gjitha zonave të Ballkanit tregon këtë triumf të gjatë shekullor të kombit shqiptar. Nga një triumf i tillë asnjë komb nuk heqë dorë. Ky është një triumf për veten e vetë, për lirinë e vetë, për gëzimin e vetë, për të ardhmen e vetë. Me një fjalë është një triumf për atë që quhet qytetërim njerëzor universal i kësaj bote ku jetojmë.”

Me këto fjalë, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, pranoi sot Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, të cilin pata nderin t’ia ndajë në emër të popullit të Kosovës. Ky Urdhër i është ndarë për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës, shprehur gjithandej veprave të tij, për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës, si dhe për vlerat letrare e intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë dhe me të cilat e ka lartësuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar.

Filed Under: LETERSI

Festohet mbyllja e vitit mësimor të shkollës “Gjuha Jonë” në Philadelphia

June 8, 2023 by s p

Rudina Bani, nënkryetare e Shoqatës “ Bijtë e shqipes”/

4 Qershor 2023 nuk mund të konsiderohej për gjithë komunitetin shqiptar të Filadelfias thjesht si Dita e mbylljes së vitit mësimor 2022-2023 në shkollën “Gjuha jonë” , por si dita që do mblidhte bashkë : anëtarë dhe jo anëtarë të shoqatës mbarëshqiptare “ Bijtë e shqipes”. Të gjithë së bashku për të mbështetur dhe inkurajuar nxënësit e shkollës dhe të kontribuar për ndërtimin e godinës së re të shkollës.

Përkushtimi, vullneti , puna e mësuesve dhe nxënësve në performancën e tyre shkëlqeu edhe më shumë nga përkrahja e komunitetit dhe bizneseve, sportistëve, prindërve, gjyshërve dhe të ftuarve të nderit. Bashkëpunimi i punës së Kryesisë së shoqatës , mësuesit, nxënësit , me bizneset dhe vullnetarët do të sillnin një atmosfere feste dhe optimizmi. Në skenën e dekoruar aq bukur nën drejtimin e znj Altea Kola u ngjitën të parët fëmijët. Feste pa valle nuk ka. Shkëlqenin sytë e prindërve dhe gjithë të ftuarve teksa shikonin fëmijët e tyre, të lindur e të rritur USA, të kërcenin kaq bukur nën tingujt e këngës: “Jam shqiptar dem baba dem”. Në këtë skenë të bukur ngjiten fillimisht nxënësit e klasës së pestë: Jayden Caka, Enid Bezhani, Oria Bushi, Klea Pajollari , Arbër Hazizaj të cilët do të ishin prezantuesit e këtij aktiviteti. Ata përcollën idenë se në në shollën shqipe , ata nuk mësuan vetëm gjuhën dhe traditat shqiptare , por mësuan se i përkasin këtij komunitetit dhe do jenë ardhmëria e tij.

Në përshëndetjen e tij drejtuar të gjithë të pranishmeve , Kryetari i Shoqatës mbarëshqiptare” Bijtë e shqipes”, z. Dritan Matraku falenderoi mësueset e shkollës “ Gjuha jonë” : Irini Zenelaj, Afërdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rajmonda Bardhi dhe Rudina Bani dhe të gjithë nxënësit e shkollës për punën gjatë këtij viti mësimor. Ai i ftoi të gjithë të bashkohen nismës së madhe për të ndihmuar në ndërtimin e godinës së re së, shtëpisë së shqiptarit. Ai theksoi se kjo shtëpi duhet ndërtohet nga të zotët dhe do të jetë një siguri për vazhdimësinë tonë. Z. Dritan Matraku vlerwsoi se shoqata do të vazhdojë punën e nisur 20 vite më parë në promovimin e vlerave tona nëpërmjet aktiviteteve.

Emocione të forta do të përcillnin nxënësit e klasës së dytë me poezitë e tyre si: “ Fjalët e qiririt”, “Atdheu”. Salla do të elektrizohej nga zërat e të gjithë nxënësve që këndonin : Shqipëri,( Kosovë) o nëna ime, ndonëse jam i mërguar/ dashurinë tënde, zemra kurrë, s’ka me harrue. Bashkë me ta kënduan të gjithë të pranishmit. Nxënësit e klasës së tretë do të sillnin bukur poemën e të madhit Tahsim Gjokutaj “Kush e hëngri akulloren?”, ndërsa nxënësit e klasës së katërt do të sillnin gëzimin, harenë e fëmijëve të festës së 1 Qershorit ,së natyrës. Kënga e 1Qershorit e kënduar nga nxënësit e klasës së dytë do të plotësonte tablonë e festës.

C’festë ka klasa jonë , a e gjeni dot?…… kënga e njohur e abetares u këndua kaq bukur dhe sinqerisht nga gjithë vogëlushët e klasës së parë dhe u duartrokit pafundësisht. “O e bukura More”, tingujt e kësaj kënge të njohur arbëreshe u interpretuan me shumë emocion nga nxënësi i klasës së pestë me violinë. Malli për atdheun shumë larg gjeografikisht u përcoll me këta tinguj në shpirtin tonë.

Secila festë e shoqatës “ Bijtë e shqipes” ka miqtë e vecantë të ardhur nga larg, Zonja Valentina Haliti, Kryetare e Qarkut Dibër do të përcillte krenarinë për vazhdimësinë e vlerave shqiptare në brezat e rinj nëpërmjet punës së shoqatës. Kryesia e shoqatës do ta vlerësonte me cmimin “ Mikja e shoqatës” zonjën Valentina Halitin për mbështetjen që ajo i jep shoqatës. Nuk ishte mikja jonë e vetme që vinte nga Shqipëria jonë në këtë aktivitet. Stërnipi i Krijuesit të shtetit shqiptar, njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë , Ismail Qemali, zoti Qamil Vlora, do të përshëndeste gjithë shqiptarët duke shprehur emocionet dhe besimin e patundur që shqiptaria vazhdon edhe pse shumë larg nga atdheu nënë. Edhe pse pamundësisht të papranishëm fizikisht në aktivitet, ishin të pranishëm me përshëndetjen e tyre dhe kontributin për të ndihmuar ndërtimin e shkollës së re, miqtë e devotshëm të shoqatës sonë, Kryetari i Qarkut Kukës, z. Abdulla Domi dhe cifti Korini: Sanije dhe Arian Korini, drejtuesit e institucioneve arsimore “ Arkos”

Energji, gëzim, besim do të përcillte ekipi shqiptar i futbollit Illyrian FC të Philadelphias të drejtuar nga anëtari i kryesisë Bujar Cela. Nuk mjaftoi përshëndetja e këtyre djemve që na bëjnë krenar me fitoret e tyre, por edhe ndihmesa monetare që ata dhuruan shoqatës. Të gjithë prindërit që u vlerësuan nga Kryesia e shoqatës me certifikatë mirënjohje përcollën thirrjen se shkolla “Gjuha Jonë” është vendi ku duhet të vijnë gjithë fëmijët shqiptaro-amerikanë për të transmentuar në të ardhmen gjuhën dhe traditat tona.

Shpërndarja e deftesave , certifikatave të mirënjohjes dhe dëshmive për të gjithë nxënësit e shkollës u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore të ndihmuar nga bizneset e pranishëm në këtë aktivitet. Pas thirrjes së Kryesisë dhe promovimit të vlerave të bizneseve shqiptare në Philadelphia në emisionin “Albanian Dreams” të realizuar me shumë profesionalizëm nga gazetarja e palodhur Eva Dorri, njëkohësisht anëtare e kryesisë, bizneset shqiptare ofruan ndihmën e tyre. Miracle Home Care me pronarë Sokol Serjani dhe Fabio Xhemali, lulet e bukura nga biznesi i znj Desareta Resuli dhe Selena Belulaj, torta e abetares e përgatitur nga Anxhi Dessert me pronare Anxhela Ndreko , ëmbëlsirat dhe ushqimi i sjellë nga “One Pound Cheese Stake” me pronarë Shpëtim dhe Fatbardha Resuli dhe Solly Pizza me pronare Andi Goxhaj librat e dhuruara nga z. Sadik Elshani dhe bluzat “ Ne jemi Bijtë e Shqipes” të sponsorizuara nga vëllezërit Osmanollaj do ta mbushnin gjithë sallën me shumë jetë , do të sillnin ndjesinë e shtëpisë dhe gëzimit të të qënit së bashku . Mirënjohje për ndihmën vullnetarëve, kryesisht prindërve të nxënësve, dhe zonjave Lirie Koboci, Drita Sopaj , z. Milot Rukiqi dhe I riu që kishte ardhur nga Shqipëria, Denis Gjoka që gjendeshin kudo në sallë kur kërkohej ndihmë.

Nga degët e vjetra, dalin degë të reja. Shqiptaria do vazhdojë me shkollën “ Gjuha Jonë” , me shoqatën “ Bijtë e shqipes”. Të gjithë së bashku të ndërtojmë shtëpinë e shqiptarit

Filadelfia, 4 qershor 2023

Rudina Bani, nënkryetare e Shoqatës “ Bijtë e shqipes”

Filed Under: Opinion Tagged With: rudina bani

“Kundërofensiva e fitores së shenjtëruar nga Ukraina dhe Perëndimi”

June 8, 2023 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar dhe përgjegjësi shtesë rreth 500 ditë luftime më Ukrainë, duke ndarë këndvështrime strategjike në “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut dhe Institutit të Luftës në Washington; panele me Ekpertë/personalite të sigurisë në Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Bukuresht, Sofie, Prishtinë, Varshavë, Kolegjin e NATO-s Romë, etj”.

Në pamundësi për tu dhënë përgjigje të dedikuar sejcilës nga mediat e interesuara, për specifikisht pritshmëritë e kundërofensivës dhe bashkë me të për fatin e luftës në Ukrahinë në vijim po paraqes një përmbledhje të përditësuar nga rrreth 500 ditë të përballjes stoike të Ukrainës si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE) në fushbetejën me të keqen e përbashkët:

Para 16 muajsh, më 24 Shkurt 2022, regjimi i Putinit j’u rikthye aventurës kriminale së pushtimit të një shteti sovran nëpërmjet fuqisë armëve, duke sfiduar njëkohësisht rendit global të sigurisë, si dhe duke kërcënuar statusquonë gjeopolitike jo vetëm në rajon.

Kështu, mbas 16 muajsh, është bërë edhe më e qartë se Rusia-Putiniste e nisi agresionin ushtarak, jo vetëm me riciklimin e një ndërmarrje të përgjakshme (si lufta), por edhe me konceptet, armatimet dhe mëndjet e ndyshkura.

Udhëheqës të deformuar nga paranojat e (mbi) pushtetit dhe nostralgjik të “lavdisë së ushtrisë së kuqe” në Kremlin; kamikazë anti-perëndimorë; gjeneralë të vetë(de)graduar; sekserë të interesave të oligarkisë dhe analist/pagatorë të gjithëditur në mbarë botën (përfshi në Shqipëri, etj), e (mbi)vlerësuan fuqinë ushtarake të Rusisë me peshoren tradicionale [numur tankesh, Mig/29 (pothuaj ekujvalent me F-35), mbushje/arm bërthanore, etj]. Për pasojë parashikuan skenarin më ogurzi: “në mos punë javësh, maksimumi muajsh do ta celebronin me “këng e valle” fitoren e lavdishme të pushtimit të Ukrainës si dhe triumfin ndaj Aleancës Transatlantike në një paradë madhështrore në Kiev në 9 Maj 2022”.

Falë gjakut, rezistencës heroike dhe sakrificave sublime të Ukrainës martire, asgjë nga këto nuk ndodhi. Por çfar është arritur (?) dhe kush është situata mes palëve ndërluftuese mbas 16 muajsh?

Pavarësisht progresit në nivel taktik [për ri-marrjen e objektivave (teritoreve) apo përpjekjeve të dëshpëruara, së fundmi edhe përshkallëzimi me sulme terroriste ndaj digës së Hidrocentralit në Kakhovka apo tubacionit ndërkombëtar të amoniakut, në Kharkiv, me qëllim për të penguar kundërofensivën e përforcuar dhe të bekuar nga Perëndimi, Rusia – Putiniste ka (keq) dështuar për të arritur objektivat strategjike (pushtimin), për të mbajtur epërsinë operacionale si dhe moralin e ushtrisë.

Në të kundërt, në 16 muaj luftime të përgjakshme, Rusia rezulton e humbur në të gjitha aspektet: “rreth 30% të teritoreve të pushtuara dhe të shpallura me referendumet nën bajoneta si pjesë të Mëmës-Rusi; 200 mijë të vrarë në fushbetejë; rreth 5 Trilion €, ose 3 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022 (1.7 trilion €); rrënuar moralin e ushtrisë, kohezionin dhe prestigjin e kombit Rus; epërsinë operacionale si dhe iniciativën strategjike”!

Nga ana tjetër, 16 muaj luftime, vërtetuan katërçipërisht, se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vlerave perëndimore si dhe ndaj interesave të Aleancës Euro-Atlantike (USA/UK/NATO/BE)”.

Mbas 500 ditë luftimesh të përgjakshme është vërtetuar po ashtu, (ndoshta me 2-3 përjashtime nga aktorë kontravers por pa intuitë strategjike), se Rusia -Putiniste e ka humbur edhe betejën/shpresat për të testuar kohezionin mes 31 vendeve të NATO-s, duke përdorur gazin “si armë gjeopolitike” apo duke kërcënuar (si shtet terrorist) me fuqinë bërthamore !

Mbi 100 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, zgjerimi i NATO-s në kufijt e Rusisë me vendet Skandinave (Finland & Suedi), etj janë prova të forta që demostrojnë për kohezionin e përforcuar të Alancës në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, për mbrojtjen e statuskuose dhe interesave të Aleancës Transatlantike në rajon.

Kështu, mbas 16 muaj lufte të përgjakshme Rusia – Putiniste gjendet edhe më e izoluat nga mbarë bota: “nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete e njohën në këtë aventure neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe “urdhër arresti nga gjykata ndërkombëtare” për Putinin dhe me tej për të gjithē listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve ose “kriminelëve të luftës” rreth Tij, flasin me fortë se kërcëllimat e Mig-29, Tankeve dhe të raketave në fushbetejë.

Nga ana tjetër, përkundër ngërdheshjeve cinike të pjellës së KGB-së, dorën e gjakosur të Putinit e refuzojnë edhe autokratët e Azis Ju-lindore, ndërsa si aleat i kanë mbetur vëtëm regjimet terroriste, siIrani, Korea e Veriut & Junta e Malit.

Nga ana tjetër, duhet thënë fatmirësisht, Rusia – Putiniste keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të diskretituar dhe zyrtarëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo për të ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar duke kërcënuar “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi … !!” jo vetëm sovranitetin teritorial të Republikës së Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it me mision në terren ?!

Po ashtu, 16 muaj luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, gjithësesi treguan se përtej sakrificave sublime të Ukrainës fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga fuqia e kohezionit si dhe mbështetja me armatime moderne nga Perëndimi.

Në terma financiare, paketa e mbështetjes nga Perëndimi, USA, UK, Gjermani, Norvegji dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, Avion, etj) e konfirmuar në prag të kundëmësymjes strategjike arrin në mbi 100 miliard €.

Nga ana tjetër, Samiti Historik i BE dhe vizita e Presidentit të SHBA, Joe Biden në Kiev; pritja dhe mesazhet mbresëlënse të Presidentit Zelensky në të gjitha kancelaritë, Institucionet dhe forumet Euroatlantike, demostrojnë vëndosmërinë e palëkundur të Perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën, deri në fitoren përfundimtare ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.

Po ashtu, duhet risjellim në vëmëndje se në “përpjekjen e mënçur” për të shmangur gjakderdhjen, Ukraina në akordancë me Perëndimin “ofruan” një qasje të moderuar në raport me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E thënë me thjesht, Shtëpia e Bardhë, Londra, Berlini, etj fillimisht “negociuan Ukrainën neutrale ose si buffer zone” mes NATO-s dhe Rusisë. Ndërsa, mbas 16 muaj luftimesh të përgjakshme, Ukraina, përsëri në sikron me Perëndimin i është rikthyer zyrtarisht aspiratës së anëtarësimit në NATO, ndonëse Sekretari Përgjithshëm Stoltenberg i është përgjigjur “me kohën administrative/burokratike = të mbas luftës)”.

Me fjalë të tjera, të gjithë faktorët po projektojnë njē paqë të qëndrueshme mbas përfundimit të luftës. Kështu jo shumë von shpresoj ta shohim Ukrainën në tavolinën e Brukselit mes 32 vendeve anëtare të NATO-s. Ndërsa e thënë në gjuhën popullore, nëpërpjet kësaj aventure gjakatare Rusia – Putiniste: “në vënd të vinte vetulla nxorri dhe sytë” duke u vetë-rrethuar dhe çuar kufijt e NATO-s jo me shumë larg Moskës.

Në përmbyllje të sa më sipër, mendoj se me mbritjen 90 % të paketës së armatimeve të gjeneratës së fundit nga SHBA, UK, Gjermania dhe nga pothuaj të gjitha vendet e NATO-s (tanke Abrams, Challenger, Leopard, sistemeve Patriot, Dronëve Bajraktar, Avion luftimi, etj), është koha strategjike e duhur për të nisur kundërmësymjen e fitores së merituar nga gjaku, qëndresa heroike dhe sakrificat sublime të Ukrainasve por edhe të mbështetur dhe të bekuar nga Perëndimi.

Nga ana tjetër, kjo kundërofensivë do të shënojë vetëm fillimin fundit të rrokullimës pa ndalim të Rusisë – Putiniste, e cila jo vetëm po e humbet me turp luftën por, sigurisht do të gjynjëzohet në përballjen me fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar, vlerat demokratike dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)!

Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim dhe ndihemi krenar, për rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e perfomancës dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; për solidaritetin dhe mbështetjen e pa kushtëzuar të qëndrimeve, vendimarrjeve dhe angazhimeve të USA/NATO-s si dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës martire.

Në shtesë, nga cilësa e ekpertit të sigurisë do t’i këshilloja faktorët politik dhe aktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë, mbetet një rrethanë e favorrshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut;

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Histori

“Kosovë-Serbi” mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti

June 8, 2023 by s p

Ilir Meta/

Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti.

Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate.

Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën.

Z. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.

Foto: BBC news.com

May be an image of text

See Insights and Ads

Boost post

Like

Comment

Share

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Meta

Ujrat e Syrit të Kaltër do futen në tubacione drejt Italisë

June 8, 2023 by s p

Gezim Zilja/

Shtypi Puglies shkruante më 31.05,2023: “Acquedotto dall Albania alla Puglia via libera all progettto da un miliardo. Il governo albanese ha dato il via libera all’ acquedotto che colleghera Argirokastro in Albania….” Fjala është për burimin e Syrit të Kaltër. Është një project italo-shqiptar i detajuar që fillimet i ka në vitin 2001 me qeverinë e Fatos Nanos. Aty ishte parashikuar që me realizimin e një vepre të tillë të transferohet në Puglia nga burimet ujore shqiptare një prurje e vazhdueshme jo më e vogël se 4m3/sek që do të thotë 120 milion m3/vit, e drejtuar drejtpërdrejt në rezevuarin ekzistues të Galugnanos nga i cili do të shpërndahet duke përdorur rrjetin ekzistues atje. Sipas studimeve kostua do të ishte 2.000 miliard lireta. Tubacionet pas një përshkimi prej 100km në territorin shqiptar, me tuabacione ujorë prej 85 km kalojnë kanalin e Otrantos, në një thellësi maximale 855 metra. Projekti parashikon tërheqjen e 5.5 m3/sek ujë nga Syri i Kaltër. Destinacioni përfundimatr në brigjet e Puglies do të ishte jo më pak se 4m3/sek. Në project ishin parashikuar disa degëzime në shërbim të qendrave nga kalojnë tubacionet dhe të zonave bregdetare që janë të destinuara për zhvillim turistik me një prurje prej 0,7 m3/sek, pothuaj asgjë. Në projektin e ri është parashikuar të transfrohen 150 milion m3 ujë në vit, që do të thotë që edhe ajo sasi (një curril) uji e parashikuar për zonat nga kalojnë tubacionet të jetë hequr fare. Përfitimet e rajonit të Puglias, një rajon shumë i varfër në rezerva ujore, që po shkojnë drejt shterimit të plotë do të jenë shumë të mëdha prandaj qeveria italiane për këtë investim të ri një miliard dollarësh, që do të realizohet për katër vite, është shumë entuziaste. Si zakonisht qeveria shqiptare ashtu si dhe në bisedimet me kompanitë amerikane para një muaji për ndërtimin e depozitave dhe impiantet e karburanteve në Vlorë e përfaqësuar nga Alket Hyseni, mban heshtje të plotë. Kjo heshtje dhe fshehje e kontratave ashtu si me portin e Durrësit, atë të Vlorës, fushat e naftës, ato minerare e tj, bën të dyshosh se pasuritë shqiptare të nëntokës e mbitokës po shiten ditën për diell për interesa të një grupi të vogël njerëzish. Kurrkund nuk gjen të dhëna të plota (kontratat) për koncesionet apo dhëniet me qera për ato pasuri që përmendëm më lart. Por ç’ndodh nëse Syri i Kaltër kjo mrekulli natyrore dhe shumë tërheqëse për turistët futet në tubacione dhe kalon në Italinë e Jugut?
Së pari: këto zona përfshi Gjirokastërn, Përmetin Delvinën Tepelenën, Himarën, Karaburunin, Zvërnecin, Nartën etj, janë të varfra në burime ujore në krahasim me Veriun dhe Veri-Lindjen e Shqipërisë. Pra nuk ka ujë për të shitur në këto zona. Për rezervat e Ujit të Ftohtë që derdhen në det dhe Buronjat e Kuçit ka tratativa të tjera për ta shitur ujin, kur Vlora digjet në verë për një pikë ujë.
Së dyti: Futja e ujit në tubacione do të sjellë një katastrofë ekologjike për gjithë zonën që laget nga Syri i Kaltër. Ky veprim do të bëjë që në zonën e Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës, që lagen nga ky burim të mungojë uji, duke përfshirë dhe ujërat e përroit të Viroit në Gjirokastër që ushqehet nga Syri i Kaltër. Me realizimin e këtij projekti flora, fauna por edhe bujqësia e blegtoria e gjithë kësaj zone do të varen nga moti. Gjithë lugina ka të ngjarë të kthehet në një tokë të thatë. Gjithashtu Lukova e Ksamili nuk do të përfitojnë asgjë nga ky project. Nuk ka asnjë parashikim për gadishullin e Karburunit, një gadishull krejtësisht i thatë. Sipërfaqja e tij është më e madhe se sipërfaqja ku shtrihet qyteti i Vlorës sot. Nëse do të kishte ujë aty mund të priteshin mbi 500.000 turistë në vit. Ky ujësjellës nuk ka parashikuar asnjë pikë ujë për Karaburunin, mbi shpinën e të cilit do të ndërtohen dy rezervuar gjigandë nga 250.000 m3 secili, njëri në mesin dhe tjetri në fundin e tij. As fshatrat turistikë dhe mjaft tërheqës të Zvërnecit dhe Nartës që vuajnë mungesën e ujit nuk do të përfitojnë nga ky project.
Së treti: përse qeveria nuk shpall këtë aferë dhe të thotë se cilat janë përfitimet nga shitja e ujit të Syrit të Kaltër?
E fundit: komuniteti që laget nga ujrat e Syrit të Kaltër nuk është pyetur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë.
PS. Në project është dhe jetësimi i një marrëveshjeje për djegien e mbeturinave të qytetit të Milanos në Shqipëri. Skandali i inceneratorëve e ka bërë të pamundur deri tani një veprim të tillë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Gezim Zilja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1833
  • 1834
  • 1835
  • 1836
  • 1837
  • …
  • 2980
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT