• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN

June 13, 2025 by s p

Nga Dr. Elmi Berisha

Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” – New York/

Me dhimbje të thellë, por me krenari dhe nderim të lartë, bashkohem me gjithë shqiptarët kudo që janë, për të përkujtuar jetën dhe veprën e njërit prej burrave më të mëdhenj të historisë moderne të Kosovës – Dr. Bujar Bukoshin. Ndërroi jetë një njeri i urtë, një lider me vizion, një mjek i përkushtuar dhe një atdhetar i pakompromis – por la pas një trashëgimi që do të jetojë përgjithmonë në memorien historike të popullit tonë.

Dr. Bukoshi nuk ishte thjesht një emër në radhën e figurave të rëndësishme të kombit – ai ishte një gur themeltar i Republikës së Kosovës, Kryeministri i parë i saj, i cili për nëntë vite rresht udhëhoqi qeverinë në ekzil, në kohërat më të vështira për fatin e popullit tonë. Ai ishte zëri dhe zemra e rezistencës politike shqiptare në një kohë kur vendit i mungonte gjithçka, përveç vullnetit për liri. Nga zyrat modeste të qeverisë në mërgim e deri në takimet me liderë botërorë, Dr. Bukoshi mbeti përfaqësuesi dinjitoz i një populli që kërkonte drejtësi dhe shtet.

I edukuar në frymën e dijes, i diplomuar për mjekësi dhe i përkushtuar ndaj shëndetit të njerëzve, ai ndërroi drejtimin e jetës së tij për të shëruar plagët e një kombi të tërë. Themelues i LDK-së, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bukoshi ishte përfaqësuesi më autentik i frymës institucionale të rezistencës paqësore, dhe një arkitekt i hershëm i shtetësisë së Kosovës.

Ai ishte jo vetëm një strateg i zgjuar politik, por edhe një zë i kthjellët që ftoi gjithmonë për bashkim, maturi dhe pjekuri kombëtare. Kontributi i tij për organizimin e shërbimeve të shtetit të Kosovës të arsimit dhe shëndetësisë, mekanizmave dhe institucioneve të tjera, ishte themelor për mbijetesën e shoqërisë sonë në vitet më të errëta të okupimit serb.

Në mërgatë, veçanërisht në diasporën shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Bujar Bukoshi gëzonte një respekt të thellë. Ai ishte simbol i përkushtimit institucional, i përpjekjes për njohje ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, një lidhje e fuqishme e diasporës me kauzën e Kosovës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” kishte fatin dhe nderin ta ketë mik, bashkëpunëtor dhe shpesh, partner në përpjekjet tona lobuese për çështjen kombëtare.

Sot, kur arkivoli i tij pushoi përfundimisht në tokën e Kosovës së lirë – asaj për të cilën ai punoi një jetë të tërë – ne përulemi me respekt dhe mirënjohje para veprës së tij. Jeta e Dr. Bukoshit është një testament i përhershëm i idealit të lirisë dhe i sakrificës për të.

Kombi ka humbur një figurë që e mbajti gjallë shpresën kur errësira mbulonte gjithçka. Mërgata ka humbur një njeri që e kuptoi më mirë se kushdo rolin jetik të saj në fatin e kombit.

Por historia shqiptare ka fituar një shtyllë më shumë në themelin e saj. Emri i Dr. Bujar Bukoshit do të mbetet i shkruar me germa të arta në librin e lavdisë kombëtare, krahas emrave të njerëzve që nuk jetuan për veten, por për popullin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij të dashur, bashkëpunëtorëve, popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

U prehtë në paqe, në dheun që aq shumë e deshi dhe e nderoi.

Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Bujar Bukoshit!

Filed Under: Politike

12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025

June 13, 2025 by s p

Imer Lladrovci/

Me 12 qershor 1999 hynë trupat e shteteve të NATO-së në Kosovë dhe aty gjetën dy ushtri që e kishin luftuar gjithë kohën njëra-tjetrën: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e Jugosllavisë. Në këtë luftë që drejtohej kundër Ushtrisë së Jugosllavisë, UÇK-ja dhe NATOja ishin në marrëdhënie aleance. Derisa në ajër ishin aeroplanët e NATO-së, në tokë e vetmja ushtri që i luftonte serbët ishte UÇK-ja. Këtë fakt, strategët ushtarakë të NATO-së e vlerësonin jashtëzakonisht shumë. Tre ditë më parë, 9 qershor 1999, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovės mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave për përfundimin e bombardimeve mbi Jugosllavinë-Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo marrëveshje përbën faktikisht kapitullimin e Beogradit ndaj Brukselit. Përfundimi i luftës u prit me gëzim të madh nga të gjithë, sidomos nga një milion refugjatët shqiptarë në rajonë. Filloi kthimi i tyre i shpejtë në atdhe, madje edhe duke i shpërfillur rregullat themelore të sigurisë. Në Prishtinë u formua Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

Sot në 26 vjetorin e kësaj ngjarjeje udhëheqësit kryesorë të asaj kohe gjenden në Burgun e Hagës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi presin shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale, pas njė maratone të gjatë të procesit të hetimeve dhe gjykimit. Siç kanë dëshmuar dhe deputetë të dikurshëm shqiptarë, Gjykata Speciale në Hagë nuk ishte çështje e thjeshtë vullneti politik, por një detyrim ndërkombėtar që, në rast të mosrespektimit, do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë, Ndaj dhe formimi i saj nga Kuvendi i Kosovës u bë në mbrojtje të interesave vitale të shtetit që u shpallë me 17 shkurt 2008. Kush e votoi themelimin e kësaj gjykate i kishte parasysh arsyet shtetërore dhe dhe jo interesat personale. Katërshja e Madhe, siç është bërë zakon të quhet grupi i politikanëve në Hagë, tregoi guxim e vetëmohim kur vendosi që të formojë këtë instiucion juridik sipas të drejtës ndërkombëtare. Urojmë që Gjykata të merrë një vendim të arsyeshëm që rezulton nga provat!

Ne e dimë se Serbia e dërgoi në Hagë gjithë elitën politike tė vendit me synimin për ta pezulluar sovranitetin shtetëror të Kosovės. Gjykimi i dha fund administrimit të provave dhe tani është rradha e shpalljes së vendimit! Si shqiptarë, ne duam shpalljen e pafajsisë së atyre që luftuan për shtetin e Kosovës!

Filed Under: Rajon

NYPD Honors Albanian-American Police Officer for Heroism

June 13, 2025 by s p

The New York City Police Department (NYPD) has awarded Officer Vlora Gjeka the Police Combat Cross, its second-highest honor for bravery in the line of duty, recognizing her extraordinary heroism during a life-threatening off-duty incident.

Officer Gjeka, a proud Albanian-American with roots in Gjakova, displayed exceptional courage while intervening in an armed confrontation alongside Officer Michael Saline. Their swift response helped neutralize a deadly threat, protected innocent bystanders, and exemplified the core values of law enforcement: courage, integrity, and duty.

Officer Saline, of Italian-Calabrian background, also expressed pride in his Albanian heritage, underscoring the strong cultural ties that unite diverse communities in service and sacrifice.

The American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) applauds this well-deserved recognition and calls on the Albanian-American community and all supporters of law enforcement to stand proud and celebrate this historic achievement.

This moment marks a milestone not only for Officer Gjeka and her family but for all Albanian-Americans who serve with honor across the United States.

Filed Under: Komunitet

26 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, VATRA TELEGRAM URIMI

June 12, 2025 by s p

New York, 12 Qershor 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me krenari dhe emocion të veçantë uron mbarë popullin e Kosovës, klasën politike, miqtë e aleatët e kombit tonë me rastin e 26 vjetorit të çlirimit nga okupatori kriminal serb.

Në këtë ditë të veçantë të historisë kombëtare e krenarisë sonë të përbashkët përkujtojmë me përulje, nderim e respekt duke shprehur mirënjohjen e përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-s, komandantin legjendar Adem Jashari, luftëtarëve e çlirimtarëve, martirëve e dëshmorëve të lirisë, presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, batalionin Atlantiku, mërgatën shqiptaro-amerikane, aleatët perëndimorë e çdo shqiptar që ka dhënë kontribut për çlirimin, zhvillimin, lirinë dhe konsolidimin e Kosovës.

Rroftë përjetë e mot Kosova e lirë, e begatë, e pavarur, demokratike dhe euro-atlantike.

Me gëzim të veçantë

Kryetari i Federatës Vatra

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

SHUMË PYETJE TË VËSHTIRA PËR TË DJESHMEN, TË SOTMEN DHE TË NESËRMEN E SHQIPËRISË

June 12, 2025 by s p

KOSTA NAKE/

Duke qenë në vetvete një studim, do të ishte guxim i tepruar të mëtoja të bëja studim për studimin, prandaj rreshtat në vijim janë më tepër një konspekt kapitull pas kapitulli i çështjeve më të rëndësishme. Nga të paktat gjëra që mund të veçoja, do ishte klasifikimi që i bën autori veprës duke quajtur “sprovë letrare”, sepse  e gjitha trajtesa është e zhytur në histori si dhe pezmi që ndjen autori kur konkludon njëlloj si Faik Konica se e keqja e Shqipërisë janë shqiptarët.

Shkrimtari Artan Mullaj ka shkruar në shtypin e ditës para disa vitesh për këtë vepër dhe në të më pëlqeu shprehja “krijues planetar” që romancieri Mullaj e përdor për ta karakterizuar dhe vlerësuar Kadarenë.

Pullat e postës nganjëherë sjellin dëshmi historike. Flamujt janë simbole të kombeve, ne kemi në flamur një shqiponjë që është intrigues krahasuar me shiritat me ngjyra të disa vendeve me shumë histori e kulturë. Himni është simboli tingullor i një kombi, po ky yni ka një problem në tekst se një strofë e tij nuk këndohet.

“Se Zoti vet’ e tha me gojë

Se kombe shuhen përmbi dhe,

Por Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne.”

Pse nuk këndohet? Mund të justifikohet vetëm për një fashë kohore, kur Shqipëria socialiste u kthye në të vetmin vend ateist në botë. Te vargu i dytë fjala është “kombe” apo “kombet”, sepse një shkronjë e vetme në fund e ndryshon kuptimin e mesazhit. Janë bërë konkurse për ta ndryshuar himnin tonë kombëtar, po s’kanë prodhuar produkt.

A do të bëhet Shqipëria? Ka një pengesë nga vetë shqiptarët. Në vitet ’90 p.sh. në Korçë qarkullonte si opinion naiv “më mirë të na marrë Greqia”, ndoshta në Durrës thuhej “më mirë të na marrë Italia”, ndoshta në Shkodër thuhej “më mirë të na marrë Serbia”. Njëlloj si Haxhi Qamili dhe Dervish Biçoku me parrullën “Dum Babën.”

A ka mundësi që të krijohen 5 shtete shqiptare në Ballkan?

Një prirje proturke në ditët tona mund të diktohet nga këto ilustrime:

Futja e Shqipërisë në Lidhjen Islamike, një shkolle iu vu emri “Haxhi Qamili”, në mes të Tiranës u vu shtatorja e një oficeri turk; Kasëm Trebeshina shkruajti romanin “Mekami”, ku u vetëshpall turk dhe Skënderbeun e quajti hajdut kuajsh dhe agjent të Italisë; një kryeministër i Shqipërisë shkoi në dasmën e djalit të kryeministrit turk; në një ceremoni kolegji në Shqipëri vajzat kënduan “sulltani im, sulltani im”, nëpër kafene shtrohet pyetja: A ishte vërtet i keq sundimi turk? Vizitat e delegacioneve turke shoqëroheshin me kujdesin që të hiqej ose të mbulohej busti i Skënderbeut.

Duke filluar nga kapitulli IV vëmendja kthehet nga Skënderbeu. Çështje e ndjeshme: Skënderbeu ka një varr, po nuk eshtra në të. 

Rivlerësimi i rolit të Skënderbeut ka filluar nga viti 1940 e këtej:

Një shtatore u vu në sheshin Albania të Romës më 1940 në prani të Benito Musolinit, shtatoret e para në Shqipëri u vendosën në Krujë dhe në Tiranë më 1968, shtatorja e Skënderbeut u vendos në Prishtinë dhe në Shkup, por në Maqedoninë e Veriut pati reaksion ndaj saj,

Në kapitullin VI Kadare i klasifikon shqiptarët e fillimshekullit të kaluar në tre lloje: 

Ata që nuk e pranuan paktin me turkun duke mbajtur shqiptarinë dhe kryqin,

Ata që e hodhën kryqin për gradat dhe armët, 

Ata që e shitën për përfitime vetjake.

Turqia e la Shqipërinë 500 vjet pa shkolla shqipe, duke e bërë të vetmen gjuhë të ndaluar. Ato 500 vjet ishin pushtim apo sundim? 

Pas shpalljes së Pavarësisë Shqipëria u ndodh në “trekëndshin e Bermudës”: Turqi, Greqi, Serbi.

Në kapitullin VII shpërthen pezmi i autorit ndaj “albanologëve të rinj” dhe  dy grupimeve të sotme të polemistëve – strehsat dhe mohsat.

E fillon me Fatos Lubonjën, që, duke bërë opozitarin me të gjithë, thotë edhe gjëra që e dëmtojnë çështjen shqiptare. Duke iu bashkuar grupit që kërkon çmitizimin e Skënderbeut, Lubonja paska zbuluar se nëna e Gjergjit është serbe, zbulim që e rimori edhe Muç Nano. Këtu Kadare i bie kambanës së alarmit: “…e di se ç’krisje e pariparueshme mund të ndodhë në shpirtrat e miliona adoleshentëve, nëse  e vërteta që ata dinë për popullin e vet do të shpallet e pavërtetë… e di ç’do të thotë për një komb që ka keqkuptim me vetveten, t’i shuhen befas shenjat, qokat, pikat e orientimit…” (f.78-79)

Kadare i rikthehet edhe një herë figurës së Kasëm Trebeshinës që u trumbetua si disident dhe u fut shpejt në tekstet shkollore promemorja e tij drejtuar Enver Hoxhës.  Sadik Bejko dhe Vasfi Baruti hynë në Arkivin e Shtetit dhe botuan përkatësisht librat “Disidentët e rremë” dhe “Nega totum” (asgjë e vërtetë). 

Çfar’ zbuloi poeti Sadik Bejko? Kasëmi ka qenë oficer në Ministrinë e Brendshme, ka  qenë zëvendës komisar batalioni, domethënë shef i zbulimit të batalionit, nuk ka qenë thjesht oficer zbulimi, po një nga themeluesit e tij, ekzekutoi me plumb pas koke Zaho Kokën.

Çfar’ zbuloi historiani Vasfi Baruti, Doktor i Shkencave? Dashuria e Ramize Gjebresë me Zaho Kokën ishte pretekst përderisa ajo u pushkatua dhe djali u fal, skenarin e asaj vdekjeje e përgatiti Nexhmije  Xhunglini për arsye xhelozie, pjesëmarrës në gjykimin e Ramonës ishin Hysni Kapo, Manush Myftiu, Bilbil Klosi, Shefqet Peçi dhe D. Hekali. Dushan Mugosha bezdisej nga prania e Ramonës sepse ajo e kishte nënën nga Kosova.

Kapitulli IX i rikthehet çështjes së miteve dhe çmitizimit të tyre si dhe raportit mes miteve dhe historisë, raporteve mes mendimit dhe gjuhës duke mbajtur në fokus figurën e Skënderbeut. Sudiesit zvicerian Oliver Schmitt i jepet një dokument për një darkë diplomatike në vitin 1454 dhe ai arrin në përfundimin se Skënderbeu nuk luftoi kundër Turqisë për liri, por për hakmarrje. 

Në kapitullin XII autori kthehet te mitet e Skënderbeut për kalin dhe për shpatën, pastaj veprat e artit dhe botimet kushtuar atij. Ja miti i shpatës sipas Nolit: “Gjergji, kur lindi, kish në krahun e djathtë një shpatë të shkruar.” (Noli, vepra 4, f.87)  “Shpata e tij bënte çudira. Me një të goditur të saj ia preu kokën një demi të egër që shkretonte arat e së motrës… Në rrethimin e Krujës me një goditje të shpatës i coptoi më dysh të vëllanë e Ballaban pashës me të birin…” (po aty f.284) Në tekstet e leximit letrar të shkollës 8-vjeçare ka qenë një pjesë që e mësonim përmendësh: “Në mur, përsipër vatrës, varej një shpatë e kohëve të vjetra që nuk e ngre dot njeriu i sotëm as me dy duar… Turqit e plaçkitën kështjellën, po shpatën nuk e nganë, se asnjë s’qe i zoti ta përdorte…” Vetë Noli e ka bërë çmitizimin e shpatës kur tregon kërkesën e sulltan Muratit drejtuar Skënderbeut për t’ia dhuruar shpatën e tij. Heroi ynë ia dërgoi menjëherë dhe sulltani e pa se nuk ndryshonte nga shpata e tjera, pastaj dëgjoi për shpjegimin e Skënderbeut: “I dërgova shpatën e mirë, po s’mund t’i dërgonja edhe krahun bashkë!” (po aty f.284) 

Ja dhe miti i kalit sipas Nolit: “Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte kali luftëtar i Skënderbeut, që vajtonte të zotin. Mihte dhenë me tërbim, rënkonte si i plagosur për vdekje, drithërohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, çfrynte avull e lëshonte lotë si njeri. Që ku u shtri Skënderbeu në shtrat, u sëmur edhe ay; dhe kur vdiq, u egërsua, s’qaste njeri tjetër që t’i hipte, s’deshte më të hante, s’deshte më të rronte, e u shtri e vdiq pak ditë pas të zotit.” (Po aty, f.197)

Kadare nuk e përmend mitin e trupit, por “albanologët e rinj” zbuluan që Skënderbeu, edhe pse eshtrat e tij nuk u gjetën, ishte më pak se 170 cm i gjatë. Ja sipas Nolit: “I gjatë, i hijshmë, me një trup të derdhur prej statuje, me sy të squar, që nxirrte shkëndija, ishte… një ëngjëll bukurie dhe madhështie mashkullore… Krahë më të bukur burri s’ishin parë gjer ahere.” (Po aty, f.88)

Kam një përgjigje vetjake për shtatin e shkurtër dhe forcën e krahëve të Skënderbeut duke sjellë rastin e Bidos së Sulit nga Devolli që ishte gjallë deri gjysmë shekulli më parë. Herkulit i janë numëruar 12 trimëri, kurse një shoku tim mblodhi dhe publikoi 35 akte force mbinjerëzore të Bidos. Skënderbeu, si Anteu, mund ta ketë patur këtë dhunti nga natyra ose nga Zoti.

Kapitulli XIII dhe i fundit i rikthehet idesë fillestare për fatin e kombit shqiptar. Dy herë Shqipëria është gjendur në kohën e duhur në qendër të historisë: e para, me qëndresën antiosmane të Skënderbeut, e dyta, pas rënies së komunizmit. Me harmoninë fetare ajo dëshmoi qëndresë ndaj shprishjes. Ajo mund të vazhdojë të rrojë sipas përcaktimit të himnit tonë kombëtar, kur, përveç gjakut dhe baltës, duhet të kemi vullnetin për të qenë bashkë.

(Sprova letrare “Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” e Ismail Kadaresë, Tiranë, 2011)

Filed Under: ESSE Tagged With: kosta nake

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 467
  • 468
  • 469
  • 470
  • 471
  • …
  • 2950
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT