• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!

May 7, 2026 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Sot së bashku me Prof Selaundin Sinanin dhe Erjon Telin realizuam një vizitë në Hagë tek heronjtë e luftës të Pavarësisë.

Sot ishte një ditë me emocione të forta dhe të veçanta, pasi pas gjashtë vitesh pata mundësinë të çmallem më në fund me çlirimtarin e Kombit tonë, Gjeneral Rexhep Selimi në Hagë.

Surpriza ishte e madhe kur takuam edhe Shqipe Selimin, zonjën e hekurt.

Është thellësisht e dhimbshme të përjetosh burgosjen e atyre burrave që dhanë gjithçka nga vetja për t’i sjellë Kosovës dhe kombit shqiptar atë që është më themelorja për çdo popull: lirinë dhe pavarësinë.

Sot, në zemrën time u ndërthurën dhimbja dhe krenaria. Dhimbja për padrejtësinë që po përjetojnë, por edhe krenaria për sakrificën, qëndresën dhe historinë e tyre të lavdishme.

Ata nuk e meritojnë këtë padrejtësi. Përkundrazi, meritojnë admirim, respekt dhe mirënjohje nga çdo shqiptar që e ndjen veten pjesë të këtij kombi.

Ju presim me padurim të riktheheni pranë familjeve tuaja, por edhe pranë nesh, njerëzve që nuk do ta harrojnë kurrë kontributin dhe sakrificën tuaj për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin kombëtar shqiptar.

Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!

Filed Under: Emigracion

Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

May 5, 2026 by s p

Autoriteti i Dosjeve/

✍️“𝐴ℎ 𝑚𝑜𝑗 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖, 𝑘𝑢𝑟 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑚𝑒̈ 𝑗𝑎𝑝𝑒̈𝑠ℎ 𝑙𝑒𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑓 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑓 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑛 𝑡𝑒𝑚𝑒. 𝐽𝑢 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑒̈𝑑ℎ𝑒𝑙 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑒𝑚𝑒̈𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡 𝑠𝑒𝑛𝑡𝑖𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑠𝑎 ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑣𝑖𝑛𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒. 𝑁𝑑𝑜𝑠ℎ𝑡𝑎 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡’𝑚𝑒̈ 𝑗𝑎𝑝𝑖𝑛 𝑙𝑒𝑗𝑒𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑖𝑡𝑒̈”!

🕵️‍♀️Këto fjalë Nexhmie Zaimi shkroi në letrën dërguar vëllait të saj në Tiranë në vitin 29 Janar 1980. Një letër që nuk mbërriti kurrë në dorën e tij dhe që u zbulua për herë të parë në në dokumentin “Fondi Emigrantet Ekonomik, Dosje nr. 2183, “Nexhmije Zajmi”, pjesë e arkivës së Autoritetit për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Historia e shtetases shqiptaro-amerikane Nexhmie Zaimi, shkolluar në Amerikë (1930), e cila u punoi si gazetare e CNN, shpallur non grata nga Qeveria Shqiptare (1986), është pjesë e studimit “𝑵𝒆𝒙𝒉𝒎𝒊𝒆 𝒁𝒂𝒊𝒎𝒊, 𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝒎𝒃𝒆𝒕𝒖𝒓 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒓𝒊𝒕𝒆̈ 𝒉𝒊𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒌𝒐𝒉𝒆̈𝒔”, përgatitur për Konferencën Shkencore “ Dritë Hije”, nga Ajkana Toni.

Nexhmie Zaimi lindi në Shqipëri në 14 maj, 1917 dhe vdiq në Amerikë në 18 Prill, 2003 në Amerikë. Ajo ka qënë presidente e Federatës Pan –Shqiptare Vatra. Ka intervistuar lider të Egjyptit dhe Palestinës, si dhe artikuj për probleme e refugjatëve Palestinezë.

Ka publikuar librin autobiografik ‘Bija Shqiponjës” (1938). Ajo ishte një zë shumë aktiv kundër regjimit komunist. Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, kur ishte 80 vjeç, ajo mori në kujdesin e saj tre fëmijë shqiptare të Kosovës, të cilët kishit pësuar plagë gjatë luftës.

Në Nju-Jork Nexhmie Zaimi njihej si “Zonja e parë e Shqipërisë” ndërkohë që Italia ( ku ajo kishte punuar për një kohë) i ka dhënë titullin “Kalorës Kommander i Kurorës së Italisë” .

Filed Under: Emigracion

Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë

May 2, 2026 by s p

May be an image of text that says "ALBANIANS FOR AMERICA PUBLIKIM Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolute SHBA-ve Kosovë Washington, Vazhdimin /Prishtinë Pranisë maj Organizata Albanians Kongresmenin Zach ushtarake amerikane America (AFA) paraqitjen Bashkuara nga Kongresmeni Keith shpreh mbështetje fugishme misionit Kosove Dhomen Self, vazhdimin Rezoluta thekson rëndësinë dhe tensionet gendrueshme ushtarake efektive rolit udheheqes SHBA-ve KFOR dhe njeh sfidat Ballkanin Perëndimor. nevojën KFOR mbetet . Gjithashtu, rezoluta qëndrojë thirrje fortë personeli ushtarak amerikan vendosur misionit, duke theksuar rëndësinë kohe pasigurie gjeopolitike dhe përpjekjesh riafirmon Shteteve Bashkuara dhe gjithe angazhimi Albanians dhe dhe stabilitetit garantues America shpreh mirënjohjen Latimer, lidershipin iniciative vlerëson gjithashtu çështjeve America sigurinë stabilitetit rajonal"

See insights and ads

Boost post

All reactions:

1212

Filed Under: Emigracion

Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO

May 1, 2026 by s p

April 30, 2026

Press Release

Congressman Keith Self (TX-03), alongside Congressman Ritchie Torres (NY-15) and Congressman Mike Lawler (NY-17), introduced a House resolution expressing strong support for the integration of Kosovo into the North Atlantic Treaty Organization (NATO).

The resolution affirms that Kosovo’s democratic governance, civilian oversight of security forces, and multiethnic coexistence demonstrates a compelling case for NATO membership. Furthermore, as adversarial forces continue to destabilize the region, adding Kosovo to the NATO alliance would serve as a necessary counterweight to discourage such hostile efforts and prevent another global catastrophe from unfolding in the Balkans.

Kosovo declared independence in 2008 and has since been recognized by over 100 countries, including the United States and a majority of NATO members. However, the absence of unanimous recognition within NATO remains a central barrier to its integration into the Alliance.

Four NATO member states—Greece, Romania, Slovakia, and Spain—that have not yet recognized Kosovo’s sovereignty. Because NATO operates by consensus, this lack of recognition presents a significant obstacle to Kosovo’s ability to formally advance toward membership, including participation in key accession mechanisms such as the Partnership for Peace and the Membership Action Plan.

Congressman Self’s resolution urges these four Allies to reconsider their positions, emphasizing that broader recognition of Kosovo is essential to unlocking its path to NATO integration and closing a strategic gap in Southeastern Europe that adversaries seek to exploit.

“Kosovo has demonstrated a clear commitment to regional stability and strategic alignment with NATO countries, but its progress toward alliance membership is being held back by a lack of recognition from a small number of Allies,” said Congressman Self. “Adding Kosovo to the alliance is essential to countering the growing influence of adversaries in Europe. The United States must encourage Greece, Romania, Slovakia, and Spain to reconsider their positions and ensure Kosovo has a credible and achievable pathway to membership.”

Adding Kosovo to the NATO alliance is essential to safeguarding the national security interests of the United States in Southeastern Europe.

Filed Under: Emigracion

Letra e Hasan Prishtinës drejtuar Udro Uillson, botuar në gazetën “Albania”, 15 janar 1919

April 28, 2026 by s p

Shkruan: Mehmet Prishtina/

Sesioni i dytë, nr. 8 (19), 15 janar 1919,

SHQIPËRIA, revistë dymujore për mbrojtjen e interesave shqiptarë

Çmimi i numrit: 15 qindarka

Adresa: Fahu. P.nr. 17393, Lozanë, stacioni hekurudhor

Një zë nga Shqipëria

Jemi të lumtur që sot para miqve tanë, por edhe para lexuesve dashamirës të Shqipërisë, mund të prezantojmë këtë dokument, i cili ka për qëllim të vërë gjërat në vendin të vet, të bindë ata mes nesh, besimi i mirë i të cilëve është shfrytëzuar nga intrigantë cinikë, si edhe të përgënjeshtrojë e të demaskojë ata të mjerë që, duke iu bindur interesave të ulët materialë, me vetëdije kanë kryer veprime, të cilat janë shumë afër kufirit të asaj që mendohet se është tradhti. Në thirrjen e fuqishme fisnike dhe patriotike që do të lexoni këtu, do të dëgjoni se si kumbon zëri i popullit shqiptar, i cili për shekuj të tërë është i etur për liri dhe pavarësi. Në kushtet e sotme, populli ynë nuk mund të gjente interpretues më besnik dhe më të vërtetë sesa grupi i patriotëve të mbledhur rreth z. Hasan bej Prishtinës, nënshkrues, në emër të tyre, të kërkesës drejtuar z. Uillson. Dëshirat e vërteta dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar shpallen këtu dhe paraqiten qartë e pa asnjë mëdyshje, sepse këto dëshira dhe këto aspirata mbështeten, deri në hollësitë më të vogla, mbi të drejtat e patjetërsueshme dhe të pacenueshme të popujve, ashtu siç i proklamonte me aq vendosmëri dhe autoritet Presidenti Uillson. Ne ende e ndiejmë ndjenjën legjitime të sadisfaksionit patriotik, për faktin se sot kemi mundësi t’u ofrojmë atyre që kanë ende dyshime, dëshmi të pakundërshtueshme, ajo që kemi mbrojtur vazhdimisht në faqet e botimit tonë modest përputhet pikë për pikë me ndjenjat autentike dhe reale të popullit tonë, sepse çdo fjalë e z. Hasan bej Prishtinës vërteton qartësisht atë që ne, madje kohët e fundit shumë shpesh, kemi mundësi ta vërtetojmë përmes këtyre rreshtave, e kjo është: “Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar”.

Pas kësaj thirrjeje nuk është më e nevojshme të denoncohen veprimet kriminale antipatriotike të grupit të mjerë të nënshkruesve të Factum de Geneve, as edhe të stigmatizojmë përpjekjet e tyre të turpshme për t’u paraqitur si zëdhënës të besueshëm të ndjenjave të një populli, që prej dekadash nuk i njeh më si të tillë dhe me të cilët nuk i lidh më as lidhja më e vogël morale ose materiale. Pikërisht ky qëndrim i bën të pavlefshme kërkesat që qeveria e z. Sonino vazhdon të marrë nga disa prej bashkatdhetarëve tanë, të cilët ajo i mban nën pushtetin e saj në Itali, madje edhe nga disa shqiptarë të Shqipërisë, ku karabinierët së bashku me civilë të tjerë dhe agjentë ushtarakë në Romë i nxitin me kujdes dhe zell për t’u nënshtruar ndaj zgjedhës së huaj. Këtu në vazhdim do të paraqesim fjalë për fjalë, kërkesën që është i dërguar, në emër të tij, zotit President Uillson, në Paris, më 18 dhjetor të vitit 1918:

Zoti President, Ju jeni duke u përgatitur që të merrni pjesë në kongresin që duhet të rikonstruktojë Europën sipas parimeve të së drejtës së popujve për të vendosur vetë për fatin e tyre, parime për të cilat lavdia e të shënuarit në flamurin e njerëzimit ju takon juve. Në këtë çast solemn, ne, përfaqësuesit e dy milion e gjysmë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, ju drejtohemi Juve me lutje që t’i shqyrtoni dëshirat e popullit tonë për paanshmëri të plotë, gjë që ju dallon shumë nga të tjerët dhe të na mundësoni që këto dëshira t’i parashtrojmë në Konferencën e Paqes. Për shekuj të tërë, pavarësisht vështirësive të panumërta me të cilat është përballur dhe është detyruar të luftojë populli ynë, ai ka ruajtur gjuhën e vet, origjinalitetin e vet, traditat dhe zakonet e veta. Pesë shekuj të plotë populli ynë me një rezistencë të fuqishme i kundërvu presionit otoman dhe, në fund, ia mori pushtetit turk të gjitha ato arritje të mëdha me rënien e tij në vitin 1912. Është e vërtetë që në takimin e ambasadorëve në Londër në vitin 1913 u krijua Shqipëria e Pavarur, por pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe e tokave shqiptare mbetën jashtë kufijve të këtij shteti. Prandaj, proklamimi juaj në lidhje me të drejtat e popujve, që të merrnin në dorë fatin e vet, populli shqiptar e priti si porosi të një shpëtimtari. Nuk dyshojmë se Ju, zoti President, së bashku me aleatët Tuaj të kombit shqiptar, do t’i mundësoni popullit shqiptar të njëjtat të drejta, siç i gëzojnë armenët, çekët, jugosllavët dhe kombet e tjera. Kombi shqiptar, i cili dha aq shumë jetë njerëzore për realizimin e idealit të vet kombëtar, ideal për të cilin derdhi aq shumë gjak, mbetet i bindur se Ju dhe aleatët Tuaj do t’u jepni fund vuajtjeve në emër të së drejtës dhe barazisë. Të bindur në këto premisa, ne Ju drejtohemi me lutje, z. President, që të shfrytëzoni ndikimin tuaj gjatë kohës së bisedimeve në lidhje me ardhmërinë e Shqipërisë, që në Konferencën e Paqes të ftohet për pjesëmarrje edhe delegacioni i popullit shqiptar, që të paraqesë dhe të arsyetojë dëshirat dhe kërkesat e kombit shqiptar. Ju drejtohemi, z. President, me respektin tonë të thellë. Në emër të kombit shqiptar (nënshkruar) Hasan Bej Prishtina Do të ishte një përdhosje e vërtetë tentimi që të bëhet një krahasim i kësaj kërkese patriotike dhe dinjitoze dhe të atij dokumenti servil të nënshkruar nga grupi i pikëlluar i Gjenevës, të udhëhequr nga nëntëdhjetëvjeçari Turkan Pasha.

Në vazhdim do të prezantojmë disa fjalë për personalitetin e z. Hasan bej Prishtinës, që të shfaqim më qartë dallimin e thellë mes atyre të nënshtruarve që nënshkruajnë dokumentin e përpiluar nga një agjent që kërkon përfitime për imperializmin të huaj, dhe patriotëve që luftojnë për shpëtimin e atdheut dhe popullit të vet. Bashkatdhetari ynë i shquar, i cili rrjedh nga familja Berisha, ka lindur para dyzet vjetësh në Vushtrri, qytezë e vogël që gjendet mes Prishtinës dhe Mitrovicës, në atë pjesë të Shqipërisë Veriore, të cilën Konferenca e Ambasadorëve në Londër, duke shkelur mbi të drejtat e patjetërsueshme të popujve dhe në kundërshtim flagrant me të gjitha normat e së drejtës dhe barazisë, pati dobësinë t’ia linte këtë pjesë Serbisë, këtij fëmije të lazdruar të carizmit rus. Hasan Beu shumë herët është dalluar për patriotizmin e tij të zjarrtë dhe veprimtarinë e tij të dendur për çështjen shqiptare. Nuk u zmbraps para asnjë sakrifice: shpeshherë, kur ishte e nevojshme, ai i ka paguar shpenzimet për të gjitha veprimtaritë patriotike nga xhepi i vet.

Në vitin 1909, kur në Elbasan u themelua Shkolla e parë Normale Kombëtare, z. Hasan bej Prishtina u kujdes që të dërgonte dhe mbështeste, me shpenzimet e tij, tridhjetë të rinj nga kjo krahinë, ku kishte lindur vetë. Ai u zgjodh deputet nga rajoni i Prishtinës në parlamentin e parë turk. Hasan bej Prishtina me vetëdije u radhit në anën opozitës, kundër shovinistëve të fuqishëm të Komitetit të Bashkimit dhe Progresist, të cilëve ua kuptoi vizionet e verbra panturke. Gjatë verës së vitit 1912 ishte shumë aktiv në kryengritjen shqiptare, e cila lëkundi themelet e fuqisë turke në Europë. Pas disfatës dhe tërheqjes së ushtrisë turke në Mitrovicë, Prishtinë (23 korrik 1912) dhe Kaçanik, si dhe pas çlirimit të të gjithë vendit, Hasan Beu së bashku me udhëheqësit e tjerë të shquar ishte në krye të ushtrisë prej 30 000 luftëtarësh shqiptarë, të cilët hynë në Shkup (në fillim të gushtit të vitit 1912), gjë që solli kapitullimin e ushtrisë xhonturke në Stamboll. Më pas Hasan Beu u bë ministër në qeverinë e përkohshme të Vlorës, ndërsa kur u krijua qeveria e rregullt në Durrës, ai ishte anëtar në kabinetin e ministrave.

Lufta e Parë Botërore e gjeti në Shqipëri, të cilën nuk dëshironte ta linte. I përndjekur nga serbët dhe malazezët, të cilët pushtuan vendin në vitin 1915, ai i shpëtoi vdekjes falë shokëve të tij të përkushtuar, te të cilët ishte strehuar. Okupatorët e rinj të vendit tonë, pas dështimit të regjimit serb, nuk ishin aspak më të mirë kundrejt bashkëkombësit tonë të shquar, dhe patriotizmi i tij i flaktë mbeti arsyeja për dyshim dhe mosbesim tek ai. Pas akuzave shpifëse, u arrestua, u burgos dhe për një kohë të gjatë nuk kishte asnjë lajm nga ai. Madje për këtë arsye, kishte momente kur ishim tejet të shqetësuar, sepse sipas thashethemeve të ndryshme, bëhej fjalë për dënimin me vdekje të tij. Për fat të mirë, e vërteta dhe pafajësia e tij më në fund dolën në shesh dhe Hasan bej Prishtina u lirua. Tashmë kishte mundësi që t’ia kushtonte veprimtarinë e tij çështjes së shkollave kombëtare, duke inkurajuar çdo nismë fisnike dhe vrull bujar në këtë drejtim. Ngjarjet e fundit në Prishtinë e trazuan dhe mes shumë vështirësive arriti t’u shmangej kërkimeve dhe përndjekjeve të shërbimeve serbe. Sapo doli jashtë rrezikut nga armiqtë e përbetuar të popullit tonë, z. Hasan bej Prishtina nxitoi t’i dërgonte presidenti Uillson kërkesën patriotike që sapo lexuam.

Gazeta L’Albanie. 15 janar, viti 1919

Dok. nr. 1

Artikulli “Zëri i Shqipërisë” rreth fjalimit të Hasan Prishtinës drejtuar presidentit Udro Uillson, botuar në gazetën “Albania”. 15 janar 1919

FAKSIMILE

Ky tekst është marrë nga libri i autorit Mehmet Prishtina, me titull “Lëvizja revolucionare-kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike 1922-1928”.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 197
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit
  • Kërkohet një Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
  • Mira Murati, krenari për femrat shqiptare
  • Nga Cancuni në Zvernec e Sazan
  • Senator Bob Dole, një përkujtim e mirënjohje në ditëlindjen e tij
  • PASLUFTAT E MIA
  • Shqiptarët mahnitës në pikturat e ushtarak austriakut, Rudolf Otto von Ottenfeld
  • Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” – Filadelfia ju fton në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar
  • Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani
  • Politika në trojet shqiptare
  • Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT