U PERKUJTUA NICK MRNACAJ NE DITEN E LIRISE SHQIPTARE NE NJU JORK

Në nderim të tij, flamuri Kuq e Zi – u valvit në shtizën ngjitur me flamurin e SHBA, ndërsa bashkia e Yonkersit, nderojë me Proklamat aktin heroik të Nick Mrnacaj, me motivacionin :”Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”-Nga Beqir SINA/
WESTCHESTER NY: Të dielën me 1 Maj 2016, në, mesditë, në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 26-të, – Vjetorit të rënies, së tij.
Ky manifestim i përvitshëm, që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit në New York, organizohet nga Familja Mrnaçaj, në bashkëpunim me Shoqaten Kulturore Artistike Kelmendi dhe autoritetet e Prefekturës Yonkers në New York.
Zyrtarët e lart të Yonkersit, zonën ku banon Familja Mrnaçaj, për 25 vjet me radhë, me një Proklamat në nderim të aktit heroik, ngrejnë flamurin Kuq e Zi – të valvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur këtë ditë “Dita e Lirisë Shqiptare ” dhe nderuar atë me Proklamatën “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”
Me këtë rast, Shoqëria Kulturore “Kelemendi” nga Nju Jorku, tre vjetët e fundit, e pasuron këtë tubim përkujtimorë, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, ato kushtuar Nick Mrnaçaj, dhe vendlindjes së tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e Nick Mrnaçaj.
Në këtë aktivitet të përvitshëm, perveç pjestareve të familjes Mrnaçaj, marrin pjesë dhjetra bashkëatdhetar, anëtarë të familjeve të presekutura, ish bashkëvuajtës, pjestar të familjes Mrnaçaj, nga Shqipëria, klerikët e kësaj zone, e lider dhe verpimtarë të dalluar të komunitetit, zyrtarët amerikanë, përfaqesues të Prefekturës Yonkers, televizionet dhe gazetat lokale, e ato shqiptare, për të nderuar me këtë rast Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), i cili humbi jetën në një aksident automoblistik me 22 Janar, të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar atëhere në Detroit.
Ky tubmim përkujtimor i përvjetëshm, për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demostratave në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, mbahet në të njëjtin park, Kensiko Dam Palza, shumë afër me Memorialin e Lirisë së Westchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefektuarë, më 11 shtator 2001, dhe Parkun Recreativ, ku në qershor mbahet edhe Pikniku i “Trashgmnisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vjet, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve gjithë veprimtarin e shqiptarve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe jep një mesazh të fuqishm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara në të ardhmen.”
Në kujtim të aktiti heroik të Nick Mrnaçaj, manifestimi u hap me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pasë ai i Shqipërisë, Himnin Amerikan e kënduar nga Angela Preldakaj dhe atë të Shqipërisë nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj, e Pëllumb Naçaj.
Ndërsa, me një minutë heshtje, të pranishmit i kan dhënë një respekt të veçantë të gjithë të rënëve për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt për humbjen e jetës së Nick Mrnaçaj.
Drejtuesit e kësaj veprimtarie përkujtimore, Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj, në fjalën e hapjes, thanë se “Këtë ditë do të përpiqemi t’a kthejmë në një ditë të vërtetë, nderimi e përkujtimi. Duke shtuar se “Jemi mbledhur edhe sot në shenj të nderimit në ditën tradicionale të përkujtimit; të nji Kelmendasi, të nji malësori, në pranverën e këtij viti, që është 26 vjetori, që dha jetën në aksident, në lule të rinisë, Nikë Marash Mrnaçaj, dëshmori i demokracisë”.
Ndërsa, duke përkujtuar këtë akt heroik të vdekjes së birit të Kelmendit, në Amerikë, drejtuesit e këtij manifestimi mes të tjerave, ata thanë se :” Sa herë të vijë Pranvera, më këtë datë, ne së bashku do të mblidhemi, për të nderuar e respektuar keto vlera.Të djelmoshit Kelmendas rritur në mërgim, Nikë Marash Mernaçaj, i cili vdiq me shpirt e përkushtim!Me vendosmëri, kurajo e besim, për të ardhmen Shqiptare me shumë guxim! Për vlerat njerëzore, për demokracinë, për të vërtetën! Aushtu si ishte i vendosur, e i pa kursyem, deri sa dha jetën Nick Marash Mrnaçaj”.
Kurse, për të bekur e përshendetur këtë ditë përkujtimore, në kujtim të Nick Mrnaçaj, kësaj rradhe foli Diokon Marash Shkreli, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
Ndërsa, për të përshëndetur manifestimin përkujtimorë nga zyra e Prefekturës, Westchester County Executive , në emër të kryetarit Rob Astorino, lexojë Proklamatën, që jepet me këtë rast, nga kjo Prefekturë, e cila e ka shpallur me Proklamat “Dita e Lirisë Shqiptare”, zyrtarja e lart e nga zyra e Kryetarit, zonja Lisa Mrijaj.
Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, manifestimin e përshëndeti, kryetari i saj, Dr. Gjon Bucaj.
Kjo veprimtari u vazhdojë me programin e Shoqërise Kulturore Artistike “Kelmendi”, e cila si çdo vjet e pasuroi edhe më shumë programin përkujtimor në nder të 26 vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt
Shoqëra Kulturore Artistike “Kelmendi”, kësaj përkujtimore në tre vitet e fundit, ia ka shtuar edhe më shumë vlerat e saj me një program të pasur artistik, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, duke shpalosur bukurinë e folklorit shqiptar nga kjo trevë më veriore e Shqipërisë.
Martiri Nik Mrnacaj në 26 vjetorin e vdekjes së tij, edhe kesaj radhe u kujtua me këngë dhe vargje të shkruara nga poetët dhe rapsodët e kësaj treve, ku kënga për Nik Mrnacaj me tekst të Gjovalin Lumës, muzika Pllumb Naçaj, kënduar nga Luigj Tinaj dhe Ylli Sufaj, hapi programin e kësaj shoqërie kulturore.
Më pas programi i tyre vazhdojë me “Këngën e Madhe ne Bjeshket e Kuqe”, të cilën e kenduan Luigj Tinaj, Pllumb Nacaj, Ylli Sufaj dhe recituar nga Sebastian Tinaj. Vallja e Logut të Bukur, e cila hidhet neper breza, nga banoret e kesaj treve, u luajt ne çifteli nga instrumentistët Lek Lumaj, Anton Peraj dhe Emanuel Hysaj, ndërsa kërcyen para pjesmarrësave valltarët e këtij grupi, Gjok Rexhaj – Vera Preldakaj, Sebastian Tinaj – Kristina Tinaj, Zef Pllumbaj – Laura Pllumbaj, Denis Vukaj – Alexandra Hysaj, Klement e Artoneta Bujaj.
Ndërkohë, që motër e vëlla, nga ky grup Antoneta e Klement Buja u shpërblyen me duartrokitje për vallet e bukura, shoqeruar nga një duet fëmijësh të cilët kënduan e kërcyen se bashku, mjaft bukur me grupin e fëmijëve.
Kjo veprimtari në përkujtim të 26 vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt, mbyll nga drejtuesit e saj Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderim për të gjithë pjesëmarrsit, nga SH.K.A. Kelmendi si dhe mbarë familja Mrrnacaj.
Manifestimi përkujtimor në nderim të Nikë Mrnaçajt, u përshëndetet, edhe me falenderimet e perzemrta, dhe një mirënjohje e respekt të thellë, në emër të gjithë pjestarëve të familjes, Mrnaçaj, babait Marash Mrnaçaj, e nanës Mrija, me fëmijë, Pjeter Mrnaçaj, me familje, familja e Nikoll Marnaçaj, e cila ka kaluar ferrin e vujtjeve nën regjimin e Enver Hoxhës, drejtuar fillimisht zyrës së Prefektit te Qarkut, Westchester, dhe personalisht kryetarit të saj zotit Rob Astorino, dhe të gjithë pjesëmarresve në këtë përkujtimore – duke kujtuar Ditën e Lirisë Shqiptare – në Yonkers New York.
Nik Mrnaçaj nje anti-komunist i vendosur…..!
—- I biri i Marashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jeten me 22 Janar, te vitit 1990, ne moshen 31 vjeçare. Vdekja ndodhi ne nje aksidenet automobilistik, ne rrugen maxhistrale qe lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin. I ndjeri po kthehej ne shtepine e tij ne Yonkers – Nju Jork, s’bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre nje dite me pare, pjese ne nje demostrate, kunder regjimit komuniste te Tiranes ( vizites ne SHBA te presidentit te fundit komunist Ramiz Alise), i cili po merrte goditjet e fundit dhe po gerrmisej me veshtersi, si vendi i fundit nga ish vendet e kampit te Europes Juglindore.
—- Nga ky aksident anti komunisti i oreve te para ne diaspore Nik Marnaçaj – i biri i nje familje, patriote dhe kundershtare e vendosur e atij regjimi, humbi jeten, duke mbetur i vdekur ne vend. Ngjarja tragjike u percoll me hidherim te madh, sa qe edhe shtypi amerikan, shkroi, per kete ngjarje tragjike. Shtypi, i asaj kohe ne Amerike, shkruante” Nika, ishte njeri i demostratave anti qeveritare ndaj qeverive komuniste, si asaj te Tiranes e Beogradit. Ai gjendej kudo ku e kerkonte patriotizmi, atdhedashuria, liria demokracia, dhe lumturia e popullit shqiptare, ne te gjitha trojet etnike, deri sa u be fli. Ai, u nise kesaj rradhe me 20 shok te tjer, per t’u mos kthyer me, per te marre pjese ne nje demostrate anti-komuniste, qe i drejtohej at’here kundra Qeverise se Tiranes, e cila ne ate kohe udhihiqej nga Ramiz Alia.
— Ne shenje respekti per Niken, para zyres se bashkesis ne White Plains – Nju Jork, ne maj 1990 u ngrite per here te pare, flamuri shqiptare ne shtizen e Bashkise. Kjo ceremoni tash eshte bere e perviteshme, e shoqeruar me fjalime te rastit. Ajo vitet e fundit zhvillohet ne nje nga parqet kombetare, te bashkise se qytetit, ne shenje respekti e perkujtimi per “Heroin e Demokracise” Nik Mrnaçaj.
Qe nga viti 1991 shefi egzekutive – Prefekti i Zones Westcheter, e ka shpallur kete dite me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes çdo pervjetor i jepet nje proklamat. Ne çdo pervjetor perveç pjestareve te familjes e bashkeatdhetarve te tjere, marrin pjese edhe zyrtaret amerikane, perfaqesues te larte te institucioneve te kesaj zone. Televizonet dhe gazetat lokale.
Shkolla e Mesme ne Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) mban emrin “Nik Mernaçaj”
— Zyrtaret amerikane Nik Mrnaçajn, e kane quajtur” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes – ne vendin kampion te Lirise”. Ne Nju Jork ku ndodhet edhe “Statuja e Lirise” – “Statue of Liberty”. Ndersa, bashkekombasit e quajne “Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit”. Dhe Shqiperia e lire dhe demokratike, me 1993, i akordoi me vendim te posaçem nga ish Presidenti i pare demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracise” me morivacionin. :” Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per liri e demokraci”. Nje shkolle femijesh te ciklit te mesem ne Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) ka marre emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”
Ne Shqiperi, nje nder vendet me te egra te regjimeve komuniste ne Europen Jug-Lindore, kurrsesi, edhe sot, 25 vjet mbas renies se komunizmit, trashegimtare politike, te PPSH-se, ose njerez qe ishin ne poste ne kohen e diktatures, nuk kan kurajon as moralin jo vetem t’i denojne krimet e komunizmit, kryer per me shume se gjysme shekulli diktature ose t’u kerkojne falje viktimave. Dhe as qe t’i kujtojne ata ndonjeher me ndonje perkujtimore, si ajo e ngritur ne Uashington – Memorialit per Viktimat e Komunizmit.
Ndersa, ketu ne SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit(Westchester), kane si simbol anti komunistin shqiptaro – amerikan Nik Mrenaçajn, duke e quajtur ate dhe ” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes”. Kjo prefekture, ku ai ka jetuar ne zonen e Nju Jorkut, ka nje dite perkujtimore dedikuar “Dites se lirise shqiptare -Nik Mrnaçj.” Me kete rast, ne shtizen e bashkise se ketij qyteti flamuri shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan dhe kryetari i prefektures jep nje Proklamate. Bashkekombasit(atdhetaret, patriotet, demokratet, miq shok dhe anetarë te familjes) e kujtojne kete dite, duke quajtur ate “Deshmori i pare i Mergates shqiptare ne lufte kundra komunizimit”. Çdo vit ne javen e fundit te muajit prill, ne Nju Jork – (Kensico Dam – Valhalla, Westcheter), kujtohet shqiptaro amerikani, Nik Mrnaçaj.
Mogherini në Kosovë, flet në seancë solemne të Kuvendit
PRISHTINË, 4 Maj 2016/ Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhjet nesër në një seancë solemne, një ditë pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.
Adresimi i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë /Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është e vetmja pikë në axhendë.
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nisë në orën 16:00./b.j/Foto-Arkiv
“GJYKATËSI I NDERSHËM”
“Si shkon kjo botë, të jesh i ndershëm do të thotë të jesh i zgjedhur mes dhjetëmijë vdekësorësh”-/
William Shakespeare “Hamleti”/
Shkruan:Eugjen Merlika/
Një lajmërim vdekjeje në një derë pallati, në një rrugë të Tiranës së re, më shkaktoi një drithërimë në zemër e më ringjalli kujtimin e një periudhe të pazakontë të jetës sime. Emri dhe fotografia e lajmërimit mortor të Bashkim Cakës, më solli parasysh një ndodhi, tashmë të largët në kohë, të ngjarë 36 vjet të shkuara. Në një qendër të vogël bujqësore e blegtorale, rreth dy km. larg qytetit të Lushnjës, punonja si ndërtues në një objekt që ngrihej çdo ditë. Ishte mëngjez dhe po fillonim punën e përditëshme. Papritmas dy makina Gaz 51, të mbushura me oficerë dhe policë, i a behën mes nesh.
Shefi mustakoç i Sigurimit të rrethit i u printe dhe m’u drejtua me këto fjalë : “Ti je i nipi i Mustafa Krujës ?” Përgjigjes sime pohuese ai i shtoi shprehjen, mjerisht tepër të njohur : “Në emër të popullit je i arrestuar!”. Mbas dy orësh isha në një qeli, së bashku me një njeri tjetër. Ishte një praktikë e njohur dhe kjo, që shërbente për të nxjerrë ndonjë gjë nga i sapo arrestuari. Mbas disa orësh erdhi polici i shërbimit, më lidhi duart e më shoqëroi lart, në zyrën e hetuesit, që do të merrej me proçesin tim.
Ishte një djalë i ri në moshën 27 vjeçare. Nuk e kisha njohur më parë, e kisha parë atë mëngjez në grupin e njerëzve që kishin ardhur të më arrestonin. Takimi i parë me Të qe befasues për mua. “Ti nuk më njeh, por un të njoh shumë mirë ty. Quhem Bashkim Caka, dëshira ime është të shkojmë mirë, pavarësisht roleve që kemi.” Kjo qe njohja e drejtpërdrejtë dhe ato fjalë të pakta shkaktuan një pështjellim mendimesh në trurin tim. Me ecjen e ngadalëshme të proçesit u binda se fjalët e takimit të parë, apo të njohjes vetiake, ishin të sinqerta.
Djaloshi hetues nuk ngulmonte të nxirrte të dhëna të tjera, veç atyre që kolegët e Tij të Sigurimit i kishin sjellë, nëpërmjet një proçes – verbali të gjatë padije, të hartuar prej vetëm një njeriu. Bashkimi, vullnetarisht, e kufizonte punën e Tij, në atë të një “noteri”, i cili duhej t’a kthente atë dokument padije në një tjetër ballafaqimi, me të cilin duhej të mbrohesha un vetë nga akuzat e një paditësi të vetëm, për më tepër të një shoku tim. Në Shqipërinë komuniste ishte zhdukur institucioni i avokatisë, nga i cili përfitojnë edhe kriminelët më të rrezikshëm në gjithë botën. Ai quhej i “kotë” dhe i “panevojshëm”, mbasi hetuesitë dhe gjykatat ishin “mbrojtësit” më të mirë të qytetarëve shqiptarë !!!
Hetuesia nuk ishte një bisedë vetëm dy palëshe ndërmjet meje dhe atij djali. Në të ndërhynin edhe të tjerë personazhe t’asaj bote mizore, në të cilën zotëronte filozofia e dhunës, e shpalosur në format e veta më të ndryshme. Kështu, gjatë atyre tre muaj e gjysmë qëndrimi në qelitë e degës së punëve të brëndëshme të Lushnjës, m’u desh të ballafaqohesha me mizorinë proverbiale të Kapllan Shehut, kryetar i saj, me dinakërinë e hetuesit të ministrisë, me trashësinë deri në naivitet të prokurorit për çështjet hetimore, me vendosmërinë e dëshmitarit paditës për të vërtetuar akuzat. Bashkimi ishte gjithënjë i pranishëm, por fizionomia e Tij ndryshonte simbas çastit dhe njerëzve që vinin aty për t’u ballafaquar me mua.
Thelbi i mesazhit që më përcolli n’ata muaj dramatikë për mua, që kisha lënë një familje me shumë probleme e me një fëmijë një vjeçare të sëmurë, nëpërmjet bisedave kokë më kokë, ishte ai i ndërgjegjësimit të sinqertë të gjëndjes sime të vërtetë juridike. Me pak fjalë, herë mbas here Ai më pohoi se faji i vërtetë i imi nuk qëndronte n’atë për të cilën paditesha, por në mbiemrin që mbanja. Nuk ishte diçka e re, madje përkonte me të vërtetën zyrtare, që “fajin” e njëshit e inkuadronte në “gjynahet” e katër brezave të shkuar. N’ato rrethana e n’ata çaste shërbente për të larguar nga vetja kompleksin e “fajit”, pasojat e të cilit rëndonin mbi familjen e, si të tilla e shumfishonin dhimbjen, por bënin të strehohesha në fatalitetin e pashmangshëm, që më jepte qetësinë e nevojshme për të shtyrë një nga një ditët e netët e qelisë.
“Po të ishte një tjetër” – më thonte – “do të ishin mjaftuar me një demaskim publik, shumë shumë me ndonjë shpullë, e do t’a kishin çuar në shtëpi.” Aftësia e Tij psikologjike për të hyrë në thellësi të problemeve që mundonin trurin dhe ndërgjegjen e bashkëbiseduesit, i kalonte kufijtë e së zakonëshmes. Kur prokurori vinte të bisedonte me mua e të bënte propagandën e tij të dalë boje, për të paditur ndonjë shok apo njeri tjetër, Bashkimi buzëqeshte dhe mbasi largohej ai shtonte : “Mos i ven re se ç’thotë ai se i them un që na ka dhënë diçka. Ti vazhdo punën tënde.” Çdo bisedë me Të n’ata muaj më çonte në fjalët e para të njohjes. Ai e dinte mirë se çfarë ankthi e cfilitje shpirtërore kisha kaluar në dy vitet e fundit para arrestimit, për të kryer atë që më kërkonte prokurori me fjalë të buta, por që të tjerët e mëtonin me trysninë më të papërfytyrueshme. Thellë në vete Ai respektonte atë që kisha mundur të shpëtonja nga ajo luftë për dinjitetin, ndërgjegjen time, ndershmërinë. Duhej t’ishte vetë i ndershëm të çmonte tek tjetri, për më shumë tek “armiku” atë cilësi.
Ishte kjo nyja e padukëshme që na lidhte, që nuk e dinte askush e që buronte nga vlerat morale të forta me të cilat ishte mbruajtur. Në bisedën e ngushullimit me bashkëshorten mësova një fakt shumë interesant. Ai ishte njohur e dashuruar me Naunkën, mbasi kishte qënë i pranishëm në dëshminë e saj në mbrojtje të katër njerëzve, të cilët partia e fshatit donte t’i bënte fajtorë pa faj. Ajo kishte pohuar të vërtetën mbi pafajsinë e tyre e si “shpërblim” nga partia kishte marrë punën e krahut në fushë, edhe se ishte një agronome e lartë. Me këtë agronome të “deklasuar” Bashkim Caka ishte dashuruar e kishte lidhur jetën. Ky fakt, i mësuar pak ditë më parë, më forcoi bindjen e krijuar 36 vjet të shkuara mbi brumin me të cilin ishte formuar ky njeri.
“Do të mundohem të mos marrësh më shumë se shtatë vjet si dënim” më tha një ditë kur hetuesia po mbyllej. Prokurori nuk ishte i atij mendimi, kërkoi edhe një vit më shumë e gjykatësi e miratoi atë kërkesë, që qe shpëtimtare, mbasi amnistia e 15 nëndorit 1982 më këtheu në familjen time, si i internuar në Grabian. Për të plotësuar mirësinë e Tij, Bashkimi më organizoi një takim me familjen, dhe ai shumë i dobishëm, mbasi veç të tjerëve, pashë për herën e fundit gjyshen time të shtrenjtë, që më mbante dorën mes duarvet të saj …
Gjithë kjo histori, e ngulitur thellë në trurin tim, u ringjall kur pashë atë lajmërim. I përjetova me dhimbje ata çaste, sepse figura e Tij në përfytyresën time, me kalimin e kohës, rritej e plotësohej. E kam takuar në vitin 1995, në ndërtesën e Kuvendit, në veshjen e deputetit të PS. Kishin kaluar 15 vjet nga ndarja e jonë. Jetët tona nuk ishin puqur më, por ajo nyja e padukëshme, e krijuar në mjedisin e zymtë të qelisë dhe zyrës së Tij, vazhdonte të jetonte. “Nuk kandidohem më” – më tha – “nuk është për mua kjo jetë.” E mbajti fjalën, sepse ishte njeri i fjalës. U kthye në profesionin e Tij të gjykatësit e të mësuesit, duke arritur maja si antar i Gjykatës së Lartë e si pedagog i Shkollës së lartë të Magjistraturës, deri në frymën e fundit.
Një mikja ime, nëpunëse në Këshillin e Evropës në Strasburg, më thonte për Të, se ishte ndër të paktit përfaqësues të respektuar të Shqipërisë atje, kur e sillte puna që të shkonte. Nëpërmjet një miku të përbashkët më kërkoi që të takoheshim. Në gushtin e shkuar, kur isha në Shqipëri, nuk qe e mundur, mbasi ishte jashtë Tiranës me pushime. Shpresonja t’a shihnja në këtë muaj të prillit po, fatkeqësisht, gjeta lajmin e hidhur se Ai ishte ndarë nga kjo botë.
Duke e kujtuar gjithmonë me mirënjohje e dashamirësi, për sjelljen e qëndrimin kundrejt meje, shpresoj e uroj që ai qëndrim të ketë qenë një kostante e vazhdueshme e jetës së Tij, duke vërtetuar një fakt të rëndësishëm, se njeriu i shëndoshë moralisht, i pajisur me cilësi të çmuara njerëzore, edhe në kushtet më përshkallëzuese të së keqes, mund të japë ndihmesën e tij, për të kufizuar forcën e saj të verbër. Mendoj se dukuri të tilla duhen mbajtur parasysh në shqyrtimin e bëmave të një epoke të gjatë e tepër të dhimbëshme për kombin tonë. Vlerësimi i shfaqjeve të së mirës njerëzore edhe në kuadrin e zi të së keqes zotëruese, do të ishte dëshmi e evolucionit tonë shpirtëror e mendor, e afrimit me respektin ndaj së vërtetës dhe arsyes së mirëfilltë.
“Vlerësimi vlen më shumë se sa nami, konsiderata më shumë se fama, nderi më shumë se lavdia.” Ky gjykim i një shkrimtari të shquar francez të më shumë se dy shekujve të shkuar, Sebastien Chamfort, besoj se do t’i shkonte për shtat “Gjykatësit të ndershëm”, Bashkim Caka, atij që un njoha në një ditë të zezë prilli të vitit 1980, por që mbeti në kujtesën time si një krijesë njerëzore që lehtësoi ditët e netët e periudhës më të vështirë të jetës sime.
“DAJA” YNË, QË LEJUAM TË NA QEVERISË
Nga Enver Robelli/
I.
Në frazeologjinë e gjuhës shqipe daja luan rol të rëndësishëm. Daja është i paprekshëm, i pasur, i armatosur, nganjëherë madje edhe i «bardhë si pëllumbi». Studiuesi i gjuhës shqipe nga Londra Agim Morina solli sot disa margaritarë nga urtia popullore shqiptare, për çka si lexues duhet t’i jemi shumë mirënjohës. Ndërsa kujtojmë me mllef dhe jo pa humor Dajën e Zi të Kosovës, Azem Sylën, ia vlen një shëtitje nëpër frazeologjinë e gjuhës shqipe: «Bëri selam dajës!» – s’ka gjë prej kësaj pune. «Dajës i lulon bahçja në dimër» – atij i vijnë të mirat edhe kur s’i pret fare, atij i shkojnë punët mirë e mbarë gjithmonë (sinonim «i bën gjeli ve», «atij i pjell edhe viçi», «atij i këndon gjeli në samar») (Nga Mehmet Gjevori, Fjalor frazeologjizmash, 1988). «N’e paç zotin dajë, maj uzdajë; mos e paç zotin dajë, ik e çaj» (fjalë e urtë nga Kosova). «Daja për nipin asht pushkë për sy» (Lurë, Dibër). «Kush a ma i bardhë se pllumbi? Nipi te daja» (Shkodër). «Keq ke halla, keq ke daja» (Kavajë).
II.
Në prill të vitit 1999 forcat serbe kanë vrarë qindra shqiptarë, kanë dhunuar shumë gra, kanë masakruar fëmijë, kanë djegur mijëra shtëpi. Kush e ka menduar se në prill të vitit 2016 do të bëhen bashkë – shikistë, pdkëistë, lugovistë, ldkëistë dhe sllobistë për ta shqyer këtë vend si ujku kur i bie kopesë! Sot, përndryshe, është dita kombëtare e personave të pagjetur. Rastësi apo jo: kjo ditë e vërteton sërish një fakt: se e vetmja parti që është konsekuente kundër këtij sistemi të kalbur e të korruptuar deri në palcë mbetet Lëvizja Vetëvendosje! Natyrisht nuk është parti për ata që lodhen pasi vrapojnë 100 metra dhe çdo mëngjes kanë qejf të bëjnë dush me ujë të nxehtë! Beteja për Kosovën tjetër kërkon konsistencë! Nëse flasim si në Mallakastër apo Skrapar: shoqëria e Kosovës duhet të ndahet në qëndresëtarë dhe lapërdharë! Betejën do ta fitojnë ata që qëndrojnë!
III.
Ku është Azem Syla? Kjo është pyetje e parëndësishme. Pyetja e vërtetë është kjo: ku ishim ne qe 17 vjet që lejuam ta mbajë pushtetin kjo kastë aq e tmerrshme dhe aq grabitqare? Kjo kastë që herë mashtron Zvicrën, herë Brukselin, e më së shumti shoqërinë e Kosovës. Kjo kastë që lirinë e keqpërdor pa hesap, që vulgarizon jetën publike, njollos kulturën, grabit resurset kryesore ekonomike. Kjo kastë që kandidon për deputetë figura që janë kandidatë për burg, kjo kastë që vlerën e Kosovës e kufizon në gurthyes, tenderë, vreshta, fabrika të privatizuara me mesazhe kërcënuese telefonike. Ku ishim ne që nga 12 qershori 1999? Kjo pyetje, natyrisht, nuk vlen për të gjithë. Pse ishim kaq pak që i dolëm përballë së keqes? Dhe pse shumica hesht, nënshtrohet, frikësohet, dridhet – kur ky popull nuk dridhej as para makinerisë vrastare serbe? Ku ishim ne kur këta, siç shkruante Ardian Klosi për sivëllezërit e tyre në Tiranë, ia hedhin kujto, të gjithëve «ua hedhin», ligjit ia hedhin, kulturës dhe punës, me shtetin tallen se shteti janë vetë. Shiko, vazhdonte Klosi, si fshijnë ngjyrat, shiko si ndërrojnë vulat, s’lënë send pa ia hedhur, ia futur dhe dredhur, ia hedhin Shqipërisë, fëmijëve të tyre, ia hedhin dhe hidhen, përcëllohen, përhidhen. «Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët». Këtë klithmë do e përsëriste sot jo vetëm Ardian Klosi që tragjikisht iku pa thënë lamtumirë, sepse atë e kishte vrarë Shqipëria e keqe, siç po i vret pandërprerë mijëra shqiptarë të Kosovës – Kosova e keqe, Kosova e Dajës së Zi.
IV.
Në zgjedhjet e fundit Azem Syla ishte kandidat i PDK-së, madje lart në listë – në vendin e 11-të. Në zgjedhjet e mëhershme mbante vende edhe më prominente. Të ketë bërë vaki kjo pa dijen e udhëheqësve të partisë? Sot mund të lexonim se si aksionin policor kundër mbi 50 të dyshuarve për krime të llojllojshme e përshëndeti edhe ish-kryetari i PDK-së, tani në post të ri. A ka ironi më të madhe, a ka tallje më të madhe me qytetarët kur sundimin e ligjit e përkrah ish-kryetari i PDK-së, bash ai që e ka bërë deputet Azem Sylën dhe shumë azema e syla të tjerë? Ndërkohë kryeministri nga Brukseli dërgoi këtë haber: «Sapo përfundova takimin sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Rruga europiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta. Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së. Europa është shtëpia e qytetarëve tanë». Me cilat vlera mund të krenohej sot Isa Mustafa në Bruksel? Me vlerat e bashkëpartiakut të tij Sabedin Haxhiu, i cili ka qenë drejtor në kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore dhe i cili u arrestua sot? Vërtet, a i respekton BE këto vlera sabediniane dhe haxhiane? Apo Brukseli kërkon vlera të tjera, të cilat Isa Mustafa, duhet pranuar, nuk i paskësh përfaqësuar kurrë. Andaj nën drejtimin e tij LDK po shkon sigurt drejt fundosjes, nëse nuk zgjohet elektorati dhe nuk e ndëshkon këtë kastë udhëheqëse, që duke imituar urtësinë rugoviane është zhytur thellë në korrupsion e krim. Shumë piskamën e pati lëshuar LDK kur Lëvizja Vetëvendosje e shkarkoi nga posti Sabedin Haxhiun.
V.
Qytetarët e Kosovës kanë shumë të drejtë të jenë të mllefosur jo vetëm me kastën sunduese politike, por edhe me shumë diplomatë që janë treguar tepër tolerantë ndaj udhëheqësve që për çdo ditë po vrasin shpresa dhe për çdo ditë po e plaçkitin arkën e shtetit. Por sot qytetarët e Kosovës duhet t’i duartrokasin ambasadorit britanik Ruairi O’Conell, i cili, për dallim nga kolegët e tij cinikë, bëri apel që prokurorët dhe gjykatësit t’i luftojnë të paprekshmit. Ai tha se heronjtë e sistemit të drejtësisë janë ata që luftojnë krimin e korrupsionin. A ka Kosova heronj të tillë? Duhet të ketë… Por në këtë betejë kosovarëve u duhet edhe ndihma e diplomatëve siç është Ruairi O’Conell. Ndryshe Kosova rrezikon të humb shtetësinë dhe të shndërrohet në KBD – Kombinati Bujqësor i Dajës. Në një vend të tillë do të jenë të rrezikuara edhe kafshët, jo vetëm njerëzit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 596
- 597
- 598
- 599
- 600
- …
- 903
- Next Page »




